EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Izraeli dhe Opsioni i Samsonit të verbër

Shko poshtë

Izraeli dhe Opsioni i Samsonit të verbër  Empty Izraeli dhe Opsioni i Samsonit të verbër

Mesazh  Valtoni 23.08.11 14:42

"Opsioni Samson" është një term që përdoret për të përshkruar strategjinë e ashtuquajtur frikësuese të hakmarrjes masive të Izraelit me armë bërthamore si një "mjet të fundit" kundër kombeve, sulmet ushtarake të të cilave kërcënojnë ekzistencën e tij. Armët bërthamore nga shteti sionist shihen si garant i fundit për sigurinë e tij. Izraeli, nëse do t'i vihej në pikëpyetje ekzistenca e tij, do të mund të përgjigjej me një hakmarrje bërthamore që do t'i zhdukte shtetet kundërshtare.

Politikologët vlerësojnë se për herë të parë në histori, një popull që i ishte nënshtruar shfarosjes ka arritur të ketë fuqinë për të shkatërruar botën. Ndërkaq, Izraeli refuzon të pranojë se ai ka armë nukleare apo të përshkruajë se si do t'i përdorë ato, një politikë zyrtare e ambiguitetit nuklear, e njohur gjithashtu si "paqartësi nukleare".

Ai asnjëherë nuk ka pranuar dhe as ka mohuar se posedon bombë atomike. Izraeli ka thënë gjithnjë se ai asnjëherë nuk do ta përdorë i pari armatimin bërthamor në Lindjen e Mesme dhe gjithashtu ka premtuar se nuk do ta testojë armatimin nuklear. Madje edhe përkundër arsenalit shumë të madh bërthamor, ai është munduar ta mbajë armatimin e tij bërthamor larg syrit të opinionit arab, me qëllim që të mos i nxisë fqinjët e tij për të ndërtuar edhe ata armët e tyre bërthamore.

Analistët, sipas Goldstein, vlerësojnë se arsyeja për zotërimin e armëve bërthamore nga një shtet është pothuaj gjithnjë pengimi i një shteti tjetër që të bëjë sulm ndaj tij, qoftë me armatim bërthamor apo armatim konvencional, duke e kërcënuar atë me hakmarrje. Ky frikësim për të përdorur armë bërthamore do të kishte efekt nëse shtetet e tjera besojnë se kërcënimi i një shteti në rast sulmi është i besueshëm.

Sipas shumë vlerësimeve kërcënimet bërthamore të Izraelit, si një shtet jo i arsyeshëm dhe që s'do t'ia dijë për të drejtën ndërkombëtare, paraqesin problem jo vetëm për Lindjen e Mesme, por edhe për paqen botërore. Shpeshherë udhëheqësit sionistë kanë rekomanduar përdorimin e kërcënimit të Opsionit të Samsonit kundër armikut bërthamor dhe jo-bërthamor. Ata madje kohë pas kohe janë kërcënuar se do të mund t'i përdornin armët bërthamore për qëllimet e tyre të mbrapshta, jo vetëm kundër arabëve por edhe kundër evropianëve dhe popujve të tjerë të botës.

Minachen Begin, kryeministër sionist në vitin 1977, duke iu referuar Opsionit Samson ka thënë se "Izraeli mund ta vizatojë përsëri hartën politike të Lindjes së Mesme."

Ariel Sharon ka thënë: "Ne jemi shumë më të rëndësishëm sesa mendimi (i amerikanëve). Ne mund ta marrim Lindjen e Mesme me vete kurdo që të shkojmë [të shuhemi]."

Një "zyrtar izraelit" me "njohje të dorës së parë të programit të armëve nukleare të qeverisë së tij" i tha Sejmor Hershit për mospërkrahjen e Izraelit nga ShBA në luftën e tij me Egjiptin në vitin 1956: "Ju amerikanët na e përdrodhët ne", "Ne ende mund të kujtojmë erën e Aushvicit dhe Treblinka-s. Herën tjetër ne do t'iu marrim të gjithëve ju me vete."

Martin Van Creveld, një profesor i historisë ushtarake në Universitetin Hebraik në Jerusalem ka deklaruar: "Ne zotërojmë disa qindra mbushje dhe raketa atomike dhe mund t'i lëshojmë ato në shenjë, në të gjitha drejtimet, ndoshta madje në Romë. Pjesa më e madhe e kryeqyteteve evropiane janë në shënjestër të forcës sonë ajrore".

Gjeneral sionist Moshe Dajan ka thënë: "Izraeli mund të jetë si një qen i tërbuar, tepër i rrezikshëm për të shqetësuar...Ne jemi në gjendje që ta shkatërrojmë botën bashkë me ne. Dhe unë mund t'iu siguroj ju se kjo do të ndodhë përpara se Izraeli të shuhet."

Izraeli, i alarmuar nga mundësia e pushtimit nga ana e Egjiptit në luftën e vitit 1973, ishte kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore[5] kundër tij për të inkurajuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për furnizimin me armë dhe për të dekurajuar Bashkimin Sovjetik për të ndërhyrë.

Sot vlerësohet se Izraeli ka armë bërthamore, madje deri në 400 bomba atomike dhe hidrogjenike. Këto mund t'i nisë nga toka, deti dhe ajri. Kjo i jep Izraelit një mundësi të goditjes së dytë edhe në qoftë se pjesa më e madhe e vendit do të ishte e shkatërruar.

Edhe pse Izraeli nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për armatimin bërthamor, SHBA nuk kanë bërë presion mbi të që të nënshkruajë traktatin për mospërhapjen e armatimit nuklear NTP (Nuclear Non-Proliferation Treaty – Traktati mbi Mospërhapjen e Armëve Bërthamore), sipas së cilës vetëm pesë shtete mund të kenë armatim nuklear: SHBA, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia

Izraeli konsideron se arsenali i tij ushtarak nuklear është faktor strategjik për frikësimin e shteteve të tjera kundër shkatërrimit të tij si shtet. Ky armatim dhe mbështetja e pa rezervë e amerikanëve dhe e një pjese të shteteve perëndimore ndaj tij ka bërë që Izraeli të ndikojë në perceptimet, strategjitë dhe veprimet e qeverive arabe.

Sipas Berzezinskit, vendet arabe të naftës janë nën protektoratin amerikan, dhe regjimet e tyre garantohen prej tyre. Regjimet arabe, lojale ndaj politikave perëndimore, nuk ia kanë dalë të bëjnë ushtri të fuqishme përkundër pasurisë marramendëse që kanë për shkak të sasive të mëdha të naftës. Mjerisht, paratë e tyre ose i kanë vendosur në bankat amerikane dhe evropiane, ose një sasi të tyre një pjesë e sheikëve i harxhojnë aty ku s'duhet. Madje vendet e naftës kohë pas kohe ose kanë blerë armatim që nuk ka qenë shumë i avancuar ose është dashur të blejnë armatim për të shpëtuar nga falimentimi fabrikat që prodhojnë armatim në Amerikë.

Shumë prej këtyre regjimeve kukulla e shohin më me rrezik armatimin e Iranit se sa bombat atomike të Izraelit. Kjo sepse Irani dhe Siria, si dy vende që nuk janë nën diktatin amerikan, përkrahin Hizbullahin dhe Hamasin që i prishin punë linjës së shteteve që janë në unision me politikën amerikane dhe që mundohen t'ia venë disi kapakun çështjes së Palestinës.


Sulmi mbi Irakun dhe Sirinë

Shteti sionist, duke poseduar armatim shumë të madh, luan rolin e policit në rajonin e Lindjes së Mesme, madje ka sulmuar Irakun dhe Sirinë për t'i penguar këto dy shtete që të posedojnë armatim nuklear. El Baradei para ca kohe ka përmendur kritikat ndërkombëtare ndaj bombardimit izraelit të reaktorit nuklear irakian në vitin 1981, duke treguar "shkeljen e të drejtës ndërkombëtare" dhe duke theksuar se sulmi në Siri në vitin 2007 ishte i së njëjtës kategori.[10] Izraeli kërcënon vazhdimisht edhe Iranin duke deklaruar se do t'i sulmojë uzinat e tij. Nën këtë pretekst, administrata e Bushit e sulmoi dhe e pushtoi Irakun. El Baradei ka lënë të kuptohet se fuqia nukleare izraelite ka sjellë jostabilitet në Lindjen e Mesme sepse ka nxitur Iranin që të anojë drejt një armatimi të tillë.

Sot ka nisma ndërkombëtare, si dhe nga vendet e Lindjes së Mesme, që bëjnë thirrje që të mos ketë armatim bërthamor dhe shtetet të mos garojnë pas armatimit bërthamor. Shtetet perëndimore mundohen që të ndalojnë shtetet e ndryshme që të furnizohen me materiale të nevojshme, siç janë uraniumi i pasuruar, pajisjet e pasurimit, kohëmatësit elektronikë, dhe të pamundësojnë që ato shtete të kenë kuadro dhe ekspertë që do të kishin njohuri në këtë lëmi, sikurse janë inxhinierët bërthamorë.

Politika perëndimore, e bazuar në standarde të dyfishta, anashkalon dhe hesht vazhdimisht fuqinë e jashtëzakonshme bërthamore të shtetit sionist të Izraelit. Se a do t'i nënshtrohet edhe Izraeli ligjit ndërkombëtar dhe të shndërrohet në një shtet normal sikurse shtetet e tjera, apo do të vazhdojë të sillet si një shtet që s'do t'ia dijë për ligjin ndërkombëtar kjo mbetet të shihet.



Figura e Samsonit

Sipas Biblës, Samsoni që zotëronte fuqi te jashtëzakonshme, vrau dhe copëtoi shumë filistinë dhe bëri kërdi mbi ta, sepse ata e kishin djegur gruan e tij të mëparshme dhe babanë e saj. Pas shumë peripecive krerët e filistinëve arritën ta zbulojnë sekretin e zotërimit të fuqisë së jashtëzakonshme të Samsonit, nëpërmjet tradhtisë së gruas së tij, Dalilës. Përmes rruarjes së flokëve të tij, ata arritën ta lidhnin dhe ta mposhtnin Samsonin. Pasi e zunë atë, ata ia nxorën sytë, e zbritën në Gaza dhe e lidhën me zinxhirë prej bronzi. E vendosën në burg dhe e detyruan të rrotullonte gurin e mullirit. Në burg atij filluan t'i rriten flokët.

Kur një ditë prijësit e filistinëve u mblodhën për t'i ofruar një flijim Dagonit, zotit të tyre, ata të gëzuar kërkuan që të sillej Samsoni, në mënyrë që të dëfreheshin dhe talleshin me të. Ata e sollën prej burgut që të luanin me të dhe e vunë midis dy shtyllave. Samsoni i verbër i tha djaloshit që ta merrte për dore në mënyrë që t'i prekte shtyllat mbi të cilat qëndronte shtëpia, duke i thënë se dëshironte të mbështetej në to. Shtëpia ishte plot me burra e gra. Aty ishte gjithë paria e filistinëve dhe mbi çati ishin 3 mijë veta, burra e gra që e shikonin Samsonin se si po luante para tyre. Samsoni iu lut Zotit që t'ia kthente forcën e mëparshme në mënyrë që t'i hakmerrej filistinëve për dy sytë e tij.

Ai, pasi iu kthye forca, kapi dy shtyllat qendrore që mbanin tempullin, njërën me dorën e djathtë dhe tjetrën me dorën e majtë dhe tha:

"Le të vdes bashkë me Filistejtë!". U përkul pastaj me të gjithë forcën e tij, dhe shtëpia u shemb mbi princat dhe mbi gjithë popullin që ndodhej brenda; dhe qenë më shumë ata që ai vrau duke vdekur se ata që kishte vrarë kur qe gjallë." (Libri i gjyqtarëve: 16/30).

Pikërisht ashtu sikurse figura biblike, Samsoni, e shembi shtëpinë mbi vete e mbi të gjithë të tjerët, ashtu edhe Izraeli dëshiron që armët bërthamore t'i përdorë si mjetin e fundit, nëse një ditë ai do të rrezikohej të pushtohej nga fqinjët e tij arabë. Kjo ishte logjika e Samsonit: që duke vdekur vetë të arrinte të vriste më shumë njerëz se sa gjithë jetës së tij.

Izraeli duke poseduar një arsenal të tillë të armatimit bërthamor, që e radhisin në vendin e katërt apo të pestë në botë, mundohet t'i frikësojë udhëheqësit arabë se një pushtim ushtarak i tij nga ana e vendeve arabe do të ishte me pasoja tragjike dhe shkatërruese për të gjithë ata.

Nëse Izraeli një ditë do të mendonte ta përdorte fuqinë e tij jashtëzakonshme ushtarake, ashtu sikurse veproi Samsoni, me siguri se do të merrte më shumë njerëz, se sa mori gjithë jetës së tij si shtet, ashtu sikurse edhe Samsoni që mori me vete më shumë filistinë se sa ishte gjallë. Ndërkaq, përkundër çmimit të shtrenjtë që do të paguanin palestinezët, arabët dhe muslimanët, megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e tyre do të vazhdonte të jetonte, sikurse ngjau me filistinët.

Padyshim se Izraeli, i kapluar nga ndjenja e mendjemadhësisë dhe kryeneçësisë, po mashtron veten sepse ai duhet ta kuptojë se me veprimet e tij të paarsyeshme mund të shpejtojë shkatërrimin dhe mposhtjen e tij nga vendet arabo-islamike. Ai mund të përfitojë nga rasti i figurës biblike të Samsonit ndjenjën e katastrofës, sepse fuqia e jashtëzakonshme nuk i siguroi atij mbijetesën fizike. Rasti i mitit Samson mund t'i mësojë Izraelit se dëshirat e mëdha paraqesin rrezik dhe mund të jenë me pasoja katastrofale për ekzistencën e tij.

Valtoni
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

39


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi