EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrjetet sociale kunder botes reale

2 posters

Shko poshtë

Rrjetet sociale kunder botes reale Empty Rrjetet sociale kunder botes reale

Mesazh  Luli 18.06.12 11:11

Rrjetet sociale kunder botes reale

Rrjetet sociale kunder botes reale 94181532_d4cb07c32e

Nuk ka dyshime se media sociale na jep mundësinë të organizojmë marrëdhëniet tonë në botën reale dhe na krijon gjithashtu mundësinë për të njohur njerëz të rinj jashtë dritares dixhitale.

Por rrjetet sociale kanë edhe një efekt të kundërt në kualitetin e jetës sonë. Në një sondazh rezulton se 24% e njerëzve kanë humbur ngjarje reale, ironikisht për shkak se janë marrë me dokumentin e atyre të mëparshmeve në rrjetet sociale.

Në të gjithë botën, përdoruesit e Facebook shpenzojnë 10.5 milionë minuta në ditë duke lundruar në këtë faqe, këtu nuk përfshihet navigimi me anë të telefonit. Kjo do të thotë se 20 vite kohë ditore shpenzohen duke jetuar online dhe jo offline.

Përdoruesit nga India, SHBA, France, Britani, Australi, Zelandë e Re dhe Singapor, mesatarisht kalojnë më shumë se 20 minuta në ditë në Facebook. Portali i shkollimit online Scholls.com, ka publikuar disa të dhëna mbi ndikimin pozitiv dhe negativ të rrjeteve socialiste në botën reale.

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrjetet sociale kunder botes reale Empty Re: Rrjetet sociale kunder botes reale

Mesazh  Neo 10.08.12 21:18

Sot çdo gjë aq e dixhitalizuar, saqë jeta offline ka vdekur

Rrjetet sociale kunder botes reale Internet-of-things

Sociologu dhe teoricieni i rrjeteve shoqërore Nathan Jurgenson pohon që jeta offline, pa qasje ne internet, në fakt nuk ekziston më.

Teknologjia është e integruar në jetën tonë të përditshme, ndërsa interneti është bërë elementi përbërës i shoqërisë moderne, prandaj është e pamundur “të dilet nga rrjeti”.

Nëse nuk zgjidhni mënyrë vetmitare të të jetuarit, në shkretëtirë, larg nga teknologjia, por edhe atëherë dikush do të bëjë reportazh për këtë gjë dhe do ta vërë në internet, kështu që ikje nga dixhitalizimi në fakt nuk ka. Jurgenson, para pak kohe ka publikuar esenë e tij për jetën offline në revistën “The New Enquirer”, në të cilën pohon që njerëzit, të cilët anojnë nga mënyra “jodixhitale” e jetës, jashtë internetit dhe rrjeteve shoqërore, në fakt jetojnë në iluzion, sepse sot është gjithçka aq e dixhitalizuar, sa që jeta offline në fakt nuk ekziston më.

Siç pohon Jurgenson, termi i jetës offline është shfaqur në kohën kur jeta online është bërë realitet, prandaj offline do të nënkuptonte çdo gjë që nuk publikoni në internet. Sot nuk ekziston më dallimi në mes këtyre dy termeve dhe çdo gjë është e varur nga interneti.

“Të fikni telefonin dhe të largoheni nga rrjetet shoqërore, në fakt nuk do të thotë ikje nga rrjeti. Logjika e mediave shoqërore na ndjek edhe pasi dalim nga interneti. Nuk ekziston ajo jetë offline, është vetëm termi i fetishizuar të cilin pohojnë disa individë, që mund ta arrijnë, por gjithmonë fjala është për iluzionin”, shpjegon Jurgenson.

Jeta në rrjet, në fakt, na mundëson shijimin e botës fizike, ashtu siç nuk kemi pasur mundësi në kohën para internetit. Sot, kur e lini telefonin në shtëpi dhe shkoni në shëtitje, jeni të kënaqur që e keni lënë atë copë të teknologjisë në shtëpi dhe që për një kohë do të pushoni nga kontrollimi i mesazheve, e-mail-ve, lajmeve në rrjetet shoqërore.

Ajo ndjenjë e relaksimit mundëson shijim më të mirë të botës fizike, ndërsa ky shijim nuk do të ishte i mundshëm, po të mos kishit ditur se çfarë do të thotë të jeni të lidhur në rrjet.

/shekulli/
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi