EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lekture nga Phil Schneider

2 posters

Shko poshtë

Lekture nga Phil Schneider Empty Lekture nga Phil Schneider

Mesazh  Admin 23.05.08 0:37

LEKTURE NGA PHIL SCHNEIDER

Lekture nga Phil Schneider Phil-s10

MAJ 1995

Phil Schnedier, nje njeri shume i guximshem, kohet e fundit humbi jeten e tij si rezulat i asa qe mund te quhet nje ekzekutim me vdekje i tipit ushtarak ne Janar te vitit 1996.

Ai u gjet i vdekur ne apartamentin ku jetonte, me telat e pianos ende perreth qafes se tij. Sipas disa deshmitareve, perpara se ta vrisnin ate e kishin torturuar brutalisht.

Phil Schneider ishte nje ish-inxhinjer i qeverise i cili ishte marre me ndertimin e bazave te nendheshme.

Ai ishte njeri nga tre personat e vetem qe mbijetuan ne 1979 ne shkembimin e zjarrit midis Grive te Medhenj dhe forcave ushtarake dhe ato te inteligjences amerikane ne bazen e nendheshme te Dulces.

Ne Maj 1995 Phil Schneider mbajti nje lekture mbi ate qe ai kishte zbuluar. Shtate muaj me pas ai u torturua dhe u vra nga te njejtet njerez per te cilet kishte punuar me pare. Akti final i ketij njeriu nuk duhet te kaloje pa u vene re.

-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-==-=

“Eshte per shkak te struktures se temerrshme te qeverise sone federale pse une ndihem direkt i detyruar te “mos” flas me te gjithe per permbajtjen e ketij materiali. Se per sa kohe do vazhdoj ta beje kete gje, ju mund ta merrrni me mend vete.

Kjo teme do ndahet ne kater subjekte kryesore. Seicili prej tyre do kete elemante edhe te gjerave ne te cilat ju vete jeni te perfshire, ska rendesi nese jeni apo jo patriote.

Dua qe te dini se keto Shtet e Bashkuara te Amerikes, eshte nje vend i mrekullueshem. Kam qene ne me shume se 70 vende te botes por sme vjen nder mend asnje prej tyre qe te kete kete bukuri dhe po ashtu madheshtine e njerezve qe ka USA.

Sa per tju krijuar nje ide se kush jam une po ju them se e kam filluar dhe e kam vazhduar shkollen me inxhinjerine.

Gjysma e shkollimit tim ishte ne kete fushe dhe e ndertova reputacionin tim si nje inxhinjer gjeolok dhe si inxhinjer strukturash ne aplikimet ushtarake dhe ato aerospaciale.

Kam kontribuar ne ndertimin e dy bazave kryesore ne USA dhe qe kane nje rendesi te madhe per ate qe quhet Rendi i Ri Boteror.

Baza e pare eshte ajo e Dulces, New Mexico. Kam qene i perfshire ne shkembimin e zjarrit me alienet humanoide ne 1979 dhe jam njeri nga te mbijetuarit.

Ka shume mundesi qe te jem i vetmi person qe flas per kete ngjarje. Dy te tjeret mbahen te mbyllur dhe te ruajtur nga afer me roje.

Jam i vetmi qe kam mbetur dhe qe kam dijeni per dokumentat e detajuara te te gjithe operacionit. 66 agjente te sherbimeve sekrete, FBI, Berretat e Zeza dhe te tjere, vdiqen ne ate shkembim zjarri. Kam qene aty.

Subjekti i pare qe eshte pjese e asaj qe dua te flas sot do jete shume shokues. Nje pjese e asaj qe dua tju them mbase do jete shume e pabesueshme por do tju lutesha per dicka, ne vend qe te vini syzet optike, vini syzet e skepticizmit.

Dhe perpiquni te verifikoni vete keto qe po ju them. E di qe Akti i Lirise Se Informacionit nuk eshte kushedi se cfare por eshte i vetmi qe kemi.

Pra nese ju beni kerkimet tuaja do te thote qe jemi vigjilente dhe beni detyren qe ju takon perpara atdheut tuaj.

:::: BAZAT USHTARAKE NE THELLESITE E NENTOKES DHE BUXHETI I ZI::::


E dua vendin tim ne te cilin jetoj me shume sec dua jeten time. Nuk do isha ketu sot para jush duke rrezikuar jeten time nese nuk do besoja ne kete dashuri.

Pjesa e pare e kesaj lekture do jete per bazat ushtarake te nendheshme dhe buxhetin e zi. Buxheti i Zi eshte nje buxhet sekret i cili perdor 25 % te prodhimit bruto kombetar te USA. Aktualisht Buxheti i Zi konsumon 1.25 trilion dollare ne vit.

Te pakten kjo eshte shuma qe perdoret ne programet e zeza si ai qe lidhet me bazat ushtarake te nendheshme. Ne momentin qe po flas jane 129 baza te nendheshme ushtarake ne SHBA.

Ata i kane ndertuar keto 129 baza dite e nate, pa pushim qe nga fillimi i viteve 1940. Disa prej tyre jane ndertuar edhe me pare se kjo date.

Keto baza jane qytete te verteta madheshtore nentokesore te lidhura me trena magneto-leviton te nje shpejtesie te papare qe arrin shpejtesine deri ne Mach 2.

Jane shkruar libra te panumurt per kete fakt. Al Bielek ka kopjen time te vetme te njerit prej tyre. Richard Sonder me doktorature ne arkitekture ka rrezikuar jeten e tij duke folur per kete subjekt.

Ai ka punuar me disa agjensi qeveritare ne bazat e nendheshme ushtarake. Ne zonen perreth, ku jetoni ju, ne Idaho, ka 11 te tilla.

Thellesia mesatare e ketyre bazave eshte mbi 1 milje dhe e perseris jane qytete te plota te nendheshme. Ato jane te gjithe ne nje mase prej 2.66 dhe 4.25 milje kubike. Ata kane makina germuese me lazer qe mund te germojne nje tunel te gjate prej 7 miljesh brenda nje dite.

Projektet e Zeza anashkalojne autoritetin e Kongresit dhe sic e dime edhe ne, kjo gje eshte ilegale. Aktualisht Rendi i Ri Boteror varet nga keto baza.

Nese do e kisha ditur ne ate kohe qe keto baza beheshin per llogari te Rendit Te Ri Boteror, nuk do kisha pranuar te jepja kontributin tim. Por me kane genjyer vazhdimisht.

::::ZHVILLIMI I TEKNOLOGJISE USHTARAKE, INTERESI SPECIFIK I GJERMANEVE NE TEKNOLOGJINE HIPERSPACIALE DHE TE TJERA:::

Ne lidhje me avancimin e Teknologjise, per cdo vit kalendarik qe kalon, teknologjia ushtarake avancon 44.5 vjet.

Kjo shpjegon edhe faktin sesi ushtaraket ne vitin 1943 ishin ne gjendje te krijonin nepemjet perdorimit te teknologjise se tubave me vakum, nje anije e ila zhdukej nga nej vend dhe shfaqej ne nje vend tjeter.

Babai im, Otto Oscar Schnedier gjate Luftes se Dyte Boterore luftoi ne te dyja krahet. Fillimisht ai ishte kapiten i nje anije U-Boat dhe mbasi e kapen e derguan ne Amerike.

Ai u perfshi ne shume eksperimente sic ishin ato per bomben atomike, bomben me hidrogjen dhe Eksperimentin e Filadelfias.

Ai shpiku nje aparat fotografik te nje shpejtesie te madhe dhe me te cilin u bene fotot e proves se pare te bombes atomike ne Ishullin Bikini ne 12 Korrik te vitit 1946.

Kam foto origjinale te testit dhe ne foto po ashtu duken qarte UFO-t qe largohen nga zona e proves me shpejtesi te madhe.

Ne ate kohe ishulli Bikini ishte i mbushur me ato, ne ajer dhe nenuje dhe vendasit kishin shume probleme me gjymtimet e kafsheve. Ne ate kohe Gjenerali Mac Arthur parashikoi qe lufta e ardhshme do bohet me alienet nga bote te tjera.

Me pak fjale babai im ishte nje nga ata shkenctare qe shtroi rrugen dhe teorizoi shume nga eksperimentet e mepasshme perfshi dhe ate te Filadelfias. Por cfare ka te beje kjo me mua?

Asgje pervec faktit qe ai ishte babai im. Nuk jam dakort me ato qe ai ka bere kur ka qene ne krahun tjeter. Por mendoj se pati shume burreri kur vendosi te vinte ketej. Ai urrehej ne Gjermani per kete veprim.

Ka patur nje shperblim prej 1 milion dollaresh te paguar ne flori per ate qe e vriste. Natyrisht ata nuk ja arriten dot por le te kthehemi tek tema jone- bazat ushtarake te nendsheshme.

::::SHKEMBIMI I ZJARRIT NE BAZEN E DULCES::::

Ne vitin 1954, nen drejtimin e administrates se Eisenhower, qeveria federale vendosi te anashkalonte Kushtetuten e SHBA-se dhe beri nje marrveshje me qeniet aliene.

U quajt Marrveshja Greada 1954 e cila ra dakort qe alienet e perfshire ne te, mund te rrembenin disa bageti dhe mund te testonin tekniken e implantimit ne disa qenie njerezore por per kete ata duhet te jepnin raport te detajuar per njerezit e perfshire neper eksperimente.

Pak nga pak alienet ju shmangen marrveshjes deri sa e shkelen komplet ate. Ky ishte realiteti ne vitin 1979, kur komplet aksidentalisht ndodhi shkembimi i zjarrit ne Dulce.

Isha ngarkuar te ndertoja nje shtese ne bazen e nendheshme te Dulces qe ka mundesi te jete me e thella. Shkon poshte 7 nivele dhe pothuajse 2.5 milje e thelle.

Ne ate kohe ne kishim hapur 4 puse te medhenj ne shtratin e shkretetires dhe do provonim ti lidhnim me njera tjetren duke i hedhur ne ere pjeset qe i ndanin.

Puna ime konsistonte ne studimin e materialit shkembor ne brendesi te tokes dhe saktesimi i llojit te eksplozivit qe duhej perdorur per ti hedhur ne ere.

Ndersa futem poshte ne njeren nga vrimat e hapura e gjej veten ne nje shpelle shume te madhe te mbushur plot me aliene nga kozmosi, ata qe njihen ndryshe si Grite e Medhenj.

Qellova 2 prej tyre. Ne ate moment aty poshte gjendeshin 30 persona. Mbasi filloi konflikti aty zbriten dhe 40 te tjere te cilet u vrane te gjithe.

Padashur ne kishim ndeshur ne nje baze te nendheshme ekzistuese aliene. Me pas mesuam se ata ndodheshin aty prej shume kohesh, mbase prej miliona vjetesh. Kjo jep shume shpjegime mbi faktin se cfare fshihet mbas teorise se astronauteve antike.

U qellova ne gjoks nga njera prej armeve te tyre qe ishte nje lloj kutie te cilen e mbanin ne trup. Arma me shkaktoi nje vrime te mbushur me radiacion kobalti. Qe nga ai moment u semura me kancer.

Nuk kisha dhe aq shume interes ne teknologjine e UFO-ve deri sa fillova te punoj ne Area 51, ne veri te Las Vegas.

Dy vjet mbasi u rekuperova nga incidenti i 1979 u ktheva ne pune per llogari te Morrison & Knudson, EG &G dhe kompani te tjera.

Ne Area 51 ata testonin lloje te ndryshme anijesh kozmike. Sa njerez prej jush ketu jane familjar me historine e Bob Lazar? Ai ka qene nje fizikant qe perpiqej te deshifronte faktorin shtytes ne disa prej ketyre anijeve.

::::SCHNEDIER ESHTE I SHQETESUAR PER FRAKSIONET NE QEVERI, VAGONAT E TRENAVE DHE KONTRAKTUESIT E PRANGAVE::::

“Tani jam shume i shqetesuar per aktivitetin e qeverise federale. Ata kane genjyer publikun, goxhduar senatoret dhe kane refuzuar te tregojne te verteten persa i perket alieneve.

Mund te vazhdoj pa pushim te flas per kete fakt. Mund tju them qe ndihem shume i pakenaqur dhe merzitur. Kohet e fundit, njihja dike i cili jetonte ne te njejtin vend me mua, ne Portland, Oregon.

Ai punonte per Gunderson Steel Fabrication, ku prodhohen vagonat e trenave.

Tani, e njoh kete tip prej me shume se 30 vjetesh dhe e di mire qe eshte njeri i qete dhe i ndershem. Nje dite ai vjen dhe me takon dhe me nje ze te dredhur me thote “ata po ndertojne vagona per te burgosur”. Ai ishte shume nervoz.

Gunderson, tha ai, ka nje kontrate me qeverine federale per te ndertuar 107.200 vagona treni te permases se plote, seicila me 143 pale pranga (nga ato qe jane te lidhura ne dyshemene prej metali te vagonave).

Jane 11 nenkontraktues ne kete projekt gjigand. Mendohet se Gunderson ka marre 2 miliarde dollare per kete kontrate.

Bethlehem Steel dhe kompani te tjera te prodhimit te celikut jane po ashtu te perfshira ne kontrate. Ai me tregoi njerin nga vagonat qe ndodheshe ne park ne North Portland. Ai kishe te drejte. Nese shumezoni 107.200 me 143 dhe pastaj me 11 do dali nje shifer prej 15 milion.

Ky eshte mesa duket numri i njerezve qe kundershtojne qeverine federale. Ju smund ti votoni me keta njerez jashte zyrave.

Struktura aktuale e qeverise sone eshte “teknokracia” dhe jo demokracia dhe eshte nje forme feudalizmi. Ska te beje fare me republiken e Shteteve Te Bashkuara.

Keta njerez jane pa zot dhe kane ndaluar lutjet ne shkollat publike. Ju mund te gjobiteni deri ne 100 mije $ dhe 2 vjet burg nese predikoni neper shkolla.

Por besoj se mund te bejme me shume. Po ashtu besoj se qeveria jone federale po vrapon drejt finisht te saj qe eshte skllaverimi i njerezve ne Shtetet e Bashkuara.

Nuk jam shume i afte si foles por sdo e mbyll gojen dhe do vazhdoj te flas papushim deri sa te ha ndonje plumb, sepse ja vlen te flasesh perpara nje grupi degjuesish si ju per mizori te tilla.


Edituar për herë të fundit nga ExplorerX në 23.05.08 0:44, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lekture nga Phil Schneider Empty Re: Lekture nga Phil Schneider

Mesazh  Admin 23.05.08 0:42

:::KONTRAKTORET E PROGRAMEVE TE ZEZA AMERIKANE::::

“Ka dhe probleme te tjera. Po ju paraqes disa fakte interesante nga viti 1993. Ka 29 prototipe te avioneve stealth aktualisht. Plani i buxhetit 5-vjecar nga Kongresi Amerikan per kete projekt eshte 245.6 milion $.

Me kete shume ju smund te blini as pjeset e kembimit per kete program te zi. Pra ne na kane genjyer. Buxheti i zi eshte perafersisht 1.3 trilion dollare cdo 2vjet. Nje trilion eshte nje mije miliard. Nje trilion dollare peshon 11 ton. Kongresi i USA asnjehere nuk e shikon librin e hyrjeve apo daljeve te kesaj mase klandestine ari.

Kontraktoret e programit stealth: EG&G, Westinghouse, McDonnell Douglas, Morrison – Knudson, Wackenhut Security Systems, Boeing Aerospace, Lorimar Aerospace, Aerospaciali ne France, Mitsubishi Industries, Rider Trucks, Bechtel, *I.G. Farben* plus disa qindra te tjere. Kjo eshte ajo qe ne duhet te gelltisim si njerez qe pretendojme qe e duam lirine? Ne me besohet.

::::LUFTA E YJEVE DHE RREZIKU I DUKSHEM ALIEN::::

“Ende 68 % e buxhetit ushtarak eshte ne menyre indirekte i prekur nga buxheti i zi. Lufta e Yjeve mbeshtetet fuqishem ne armatimin stealth. Meqe ra fjala, asnje nga programet stealth sdo ishte i mundur nese ne nuk do kishim rene ne zoterim te pjeseve te disqeve te rrezuara aliene. Asnje prej tyre. Disa prej jush mund te pyesni se cfare “leshon” “leshimi ne hapesire”. Shufra te medhaja metali special qe fabrikohen ne hapesire sepse nuk te prodhohen ne siperfaqen e tokes.

Ata kane nevoje per vakumin e afert ne hapesiren e jashteme te tokes per tu prodhuar. Ne nuk na thuhet as minimumi i te vertetes. Besoj se qeveria jone na ka shitur ne cdo qelize. Deri disa jave me pare isha i punesuar nga qeveria amerikane me nje akses sigurie Ryolite -38, njera nga me te lartat ne bote.

Besoj se programi i Luftes se Yjeve eshte aty vetem qe te sherbeje si mburoje per te ndaluar sulmet aliene dhe ska te beje fare me “luften e ftohte” e cila ishte vetem nje loder per te thithur para sa me shume nga populli amerikan. I gjithe mashtrimi eshte planifikuar dhe ekzekutuar ne 75 vjetet e fundit.

::::TEKNOLOGJIA E AVIONEVE STEALTH E PERDORUR NGA AGJENSITE E U.S. DHE KOMBET E BASHKUARA::::

“Ja dhe nje informacion tjeter per ju miqte e mi. Administrata e Luftes kunder Droges dhe ATF varen nga armet taktike stealth per me shume se 40 % te buxhetit te tyre operativ. Kjo ndodhte ne vitin 1993. Qe nga ajo kohe numrat jane rritur ne menyre te konsiderueshme. Kombet e Bashkuara perdoren avionet stealth ne mbi 28 % te operacioneve te saj ne mbare boten nga viti 1990 ne 1992 dhe keto te dhene jane sipas Qendres se Studimeve Strategjike te raportit te Kombeve te Bashkuara me numer 3092.

::::ROJET E STEALTH DHE ORIGJINA E DELTA FORCE NE KONFLIKTIN E BOSNJES::::

“Rojet e Stealth: Ka te pakten trer klasifikime te dukshme te policeve te cilet ruajne sekretet tona me te medhaja. Numer nje eshte Forcat Ushtarake Taktike te Bashkuara ndonjehere e quajtur Delta Force apo Berretat e Zeza, qe jane nje force multinacionale taktike qe perdoret per te ruajtur mjete fluturuese stealth te ndryshme ne te gjithe boten. Meqe ra fjala, ka 172 aviona stealth te ndertuar. !0 prej tyre u rrezuan keshtuqe numri i mbetur ishte 162.

Para gjshte javesh, Bill Clinton firmosi kalimin e tyre nen administrimin e Kombeve te Bashkuara. Ka patur te dhena qe Delta Force u dergua ne Bosnje ne ditet e fundit te administrates se Bushit, si nje force sekrete snajperash te cilet filluan te qellonin nga te dyja anet ne menyre qe te shkaktonin konfliktin e Bosnjes dhe qe do i vlente administrates se ardhshme per arsye politike.

::::ANALIZA MBI BOMBAT NE SHBA::::

“Jo shume kohe me pare mu kerkua te hartoja nje raport per bomben ne World Trade Center. Mu ngarkua kjo detyre sespe jam ekspert ne me shume se 90 varietete eksplozivesh. Pashe fotografite e marra menjehere mbas shperthimit. Betoni ishte therrmuar dhe shkrire. Celiku dhe rrjeta mbuluese ishte stergjatur deri ne 6 kembe nga gjatesia origjinale. Ka vetem nje armeqe mund te shkaktoje kete gje dhe ajo eshte nje arme e vogel berthamore.

Ajo eshte nje aparature e ndertuar ne formen berthamore. Natyrisht qe kur ata thone qe ishte nje eksploziv me nitrat ai qe shkaktoi demtimin, genjejne 100 %. Madje kam arsye te besoj se i njejti grup qe mbahet ne ruajtje ka patur gisht ne krime te tjera si ne vrasjen e rabinit cifut ne New York. Sidoqofte dua te te specifikoj faktin qe me shperthimin e fundit ne Oklahoma City, ata thone se ka qene bombe fertilizuese me nitrat qe e shkaktoi.

“Fillimisht ata thane qe ishte nje bombe fertilizuese 1 mije paund, pastaj ishte 1500. Me pas 2 mije ndersa tani eshte 20 mije. Por ju smund te fusni nje bombe prej 20 mije paundsh ne nje kamioncine. Tani une asnjehere nuk kam perzjere eksplozivet. Di strukturen e tyre kimike dhe menyren sesi te ndertoj nje eksploziv. Ketu bazohet dhe reputacioni im. Kam dhene ndihmen time ne hapjen e 13 bazave ushtarake te nendheshme ne Shtetet e Bashkuara.

Kam punuar ne projektin Malta, ne Gjermanine Perendimore, ne Spanje, Itali. Mund tju them ju nga eksperienca ime qe nje eksploziv nitrati sado i madh ne sasi nuk do arrinte as te thyente xhamat e nderteses federale ne Oklahoma City. Mbase do kishte vrare disa njerez qe do ndodheshin ne afersi dhe rrezuar njeren nga fasadat e vogla mbi parkingun por kurre sdo te kishte mundur te shkaktonte ate dem qe shkaktoi. Besoj se edhe une jam mashtruar dhe tani sduroj dot me, se mbaj dot me kete lloj mashtrimi mbi vete. Pra ju them qe edhe ju jeni mashtruar.

::::E VERTETA E KONTRATES SE REPUBLIKANEVE ME AMERIKEN::::

“S’mund te them se kemi vetem gjashte muaj jete ne kete vend. Por kijeni mire parasysh se ne jemi shnderruar ne nje turme qesharake perpara gjithe botes sepse po mashtrohemi nga njerez kaq djallezore te cilet drejtojne kete vend. Besoj se ne mund te bejme shume me mire se kaq. Mendoj se njerezit mbi 45 vjec jane seriozisht te shqetesuar persa i perket te ardhmes se tyre. Do ju flas per disa skenare te frikshem. Kontrata me Ameriken.

Permban te njejten teknologji qe Adofl Hitler perdori per te marre sundimin e Gjermanise ne 1931. Besoj se ne mund te bejme shume me mire se kaq. Kontrata me Ameriken eshte perpjekja e fundit qe ben qeveria jone federale per te shmangur Kushtetuten dhe Ligjin e te Drejtave.

::::DISA STATISTIKA PER PRANINE E HELIKOPTEREVE TE ZINJ::::


“Helikopteret e Zinj. Ka mbi 64 mije helikoptere te zinj ne Shtetet e Bashkuara. Per cdo ore qe kalon, prodhohet nje i ri. Kjo eshte menyra e drejte sesi shpenzohen parate? Per cfare i duhen qeverise sone federale 64 mije helikoptere taktik, vetem ne rast se perpiqen te na skllaverojne. Sma ha mendja se komplet ushtrite ne bote kane nevoje per 64 mije helikoptere. Ka 157 avione stealth F-117A te pajisur me LIDAR dhe radar me zmadhim kompjuterik te pamjes.

Ata mund te shikojne ju kur ecni nga njera dhome e shtepise ne dhomen tjeter nese fluturojne mbi shtepine tuaj. Ata shikojne objektet qe keni ne shtepi nga nje lartesi me nje variacion prej 1 inch ne 30 mijie milje. Ja pra sa perfekte jane keto aparatura. Kam punuar per qeverine federale per nje kohe te mjaftueshme dhe e di shume mire sesi i perballojne ata punet e tyre.

::::APARATURA E QEVERISE PER TERMETET, AIDS SI NJE ARME BIOLOGJIKE E BAZUAR NE EKSTREKSIONET ALIENE::::

“Qeveria Federale tashme ka shpikur dhe nje aparature apo mekanizem per termetet. Jam nje gjeolog dhe e di mire se per cfare po flas. Ne termetin Kobe ne Japoni nuk kishte vale pulsuese qe eshte karakteristike per nje termet. Asgje. Ne vitin 1989 pati nje termet ne San Francisco.

Edhe tek ky termet nuk pati vale pulsuese. Kane shpikur nje aparature Tesla qe po perdoret per qellime djallezore. Programet e Buxhetit te Zi e kane tejkaluar me hapa gjigande shkencen qe njohim ne. Shikoni Aids, i shpikur nga Laboratori Kombetar Dekretues i Chicagos, Illinois ne vitin 1972. Ishte nje arme biologjike per tu perdorur kunder popullit te Shteteve te Bashkuara.

Arsyeja eshte e tille sepse kam pare me syte e mij dokumentat ne Zyren e Sherbimeve Strategjike i cili meqe ra fjala eshte akoma operativ nepermjet CDC ne Atlanta. Ata perdoren gjendrat sekretive te kafsheve, njeriut dhe humanoideve aliene per te krijuar virusin. Keta humanoide aliene me te cilet qeveria jone po bashkepunon jane lajmi me i keq. Ne menyre absolute ska asnje lloj mbrojtje ndaj mikrobeve te tyre. Asnje. Ata jane nje arme biologjike me pasoja te temerrshme. Cdo alien ne kete planet duhet te izolohet menjehere.

Me nje arme te tille te ngjashme, Sadam Husein vrau 3.5 milion kurde. Po a e meritojme kete gje, ne, njerezit e ketij planeti? Jo, nuk e meritojme por ne spo bejme asgje kunder kesaj. Per cdo moment qe kalon dhe qe humbasim, ne i bejme sherbimin me te keq njerezve ne kete planet. Ne kete moment jam duke vdekur nga kanceri qe mu shkaktua duke punuar per qeverine federale. Me kane mbetur te jetoj mbase 6 muaj. Mbase jo.

Po dua tju them dicka. Nese vazhdoj te flas ne kete menyre sic po flas perpara jush mbase zoti do me japi jete me shume qe te vazhdoj misionin tim. 11 prej shokeve te mij me te mire gjate ketyre 22 vjeteve te fundit jane vrare. 8 nga vrasjet u konsideruan si “vetvrasje”. Perpara se te shkoja ne Las Vegas per nje mbremje te tille si kjo me ju, cova nje shokun tim ne Joshua Tree afer 29 Palms.

E ngava makinen neper rruget malore qe te arrija ne Needles, California dhe gjate gjithe kohes me ndiqnin dy furgona te qeverise E-350 me targa G-14 dhe ne seicilin prej tyre kishte pasagjere me arme automatike Uzi. E dija me saktesi se kush ishin. Kam mbajtur 19 lektura dhe kam arritur nje audience prej 45 mije vetash. Ngava makinen perpara tyre dhe ndalova ne mes te rruges duke ju prere kalimin. Ata u shmangen dhe perfunduan te gjithe ne gremine.

Pra kjo eshte ajo qe une duhet te bej? E preva karten time te aksesit te sigurise dhe ja ktheva mbrapsht qeverise dhe i thashe atyre se nese do vazhdoja te kercenohesha sic jam kercenuar atehere do ngarkoja 140 mije faqe dokumentash ne interenet qe flasin per strukturen e qeverise dhe te gjithe planin. Sapo e kam filluar ate mision.
“Faleminderit shume.”

Fundi i Lektures se Majit 1995.

Nga Darius
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lekture nga Phil Schneider Empty Luftetari kunder jashtetokesoreve

Mesazh  Estilen 31.05.10 18:35

Luftetari kunder jashtetokesoreve

Phil Schneider është shumë i njohur në disa qarqe si njeriu që vrau dy qenie jashtetokesore.

Lekture nga Phil Schneider Phil_Schneider_1

Historia e tij është kontestuar shumë, por kjo është një nga tregimet më dramatike dhe hutues per kontaktet e njeriut me te huaj që eshte përfshire jo vetem me kontakt, por ka luftuar në mes tij dhe ekstra- terrestrials,por qe nuk është verifikuar.

Phil Schneider deklaroi se ka qenë një inxhinier strukture i punesuar ne nje degë te qeverisë dedikuar nderveprimit në mes njerëzve dhe ekstra-terrestrials.

Duke qenë dëshmitar për bëmat e pabesueshme te inxhinierisë strukturore, ai pretendon se ka qene dëshmitar në një konflikt midis dy te huajve grays dhe forcave nëntokësore në një vend sekret në bazën e forcave ajrore Dulce.

Sipas Schneider,ky konflikt rezultoi me vdekjen e 66 njerëzve dhe të dy jashtetoksorve.. Shnajder thotë se ai ka humbur dy gishta dhe plagët e marra jane të konsiderueshme nga konflikti.

Ne nivelin 3 te verifikimit të sigurisë, ai dhe dy të mbijetuarit e tjerë të konfliktit u betuan se do mbajne te fshehte kete ngjarje deri ne vdekje.

Ai pretendon se bazat nëntokësore te strehimit te një teknologji tjetër të huaj,nuk janë masive. Por mungesa e provave ka sjellë përpara hetimeve shumë skepticizem per të dy rastet,ate te Schneiderit dhe konceptin e zhvillimit të laboratoreve të huaj si një e tërë.

Megjithatë, edhe pse kjo nuk është dëshmi,ka rrethana të çuditshme të vdekjes së Z. Schneider. Fakte mbi detajet e vdekjes se Scheiderit janë të vështira për tu verifikuar, por eshte zbuluar se ai u gjend me një çorape gome përreth qafës së tij tri herë.

Për një kohë të gjatë ky ishte një burim i diskutueshme,por disa here është ndryshuar shkaku zyrtar i vdekjes se SchneiderIT ku ne nje deklarate thuhet se eshtre"goditur."

Por që nga ajo kohe është ndryshuar për vetëvrasje. Të tjerë sugjerojnë se Shnajderi u vra. Përveç kësaj, dhoma e tij u rrënuan dhe disa sende te provave qe ai kishte përdorur në leksion për të mbështetur pretendimet e tij u rrembyen nga ''njerz te panjohur''

Por historia e Shnajderit është një nga më të pabesueshme qe eshte treguar ndonjëherë. Shtrirja e madhe e projekteve per të cilat ai flet janë përtej asaj që veprojne jashtë Zonës 51 apo diçka të ngjashme me ato.

Vizioni ne tregimet e Schneiderit eshte me teper se sa duket por qe mbahen sekret edhe deri ne vdekje per ti mbuluar.

Ai sugjeron se ka një botë krejt të re nën këtë që ndërtohet ne siperfaqe dhe çdo ditë ai ju kushtua studimit të këtyre-terrestrials shtesë dheqe ka nxjerre ne pah konflikte të vazhdueshme midis tyre dhe njerëzve qe punojne ne ato ambjente nentoksore
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lekture nga Phil Schneider Empty Re: Lekture nga Phil Schneider

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi