Reiki
Faqja 1 e 1
Reiki
REIKI
Dr. Mikao Usui, një mjek japonez, e rizbuloi Reikin në vitet e vonshme 1800. Dr. Usui udhëtoi në Shtetet e Bashkuara dhe hyri në Chicago School of Divinity, ku mbrojti doktoraturën për teologji. Mirëpo nuk gjeti përgjigjen e pyetjes së tij: Si mund ta shërosh trupin? U kthye në Japoni dhe hyri në një manastir Zen. Atje studioi për shumë vite shkrime të lashta budiste, tibetane dhe në sanskritisht.
Dr. Usui kishte përshtypjen se ishte dështuar dhe ia shprehu ndjenjat e tij njërit prej murgjërve. Në Zen nuk thuhet kurrë se ky qenka fundi, “çdo gjë është një fillim. Mos hiq dorë nga kërkimi yt sepse gjithçka që njeriu e njihte mund të bëhet e njohur përsëri. Më në fund gjente në shkrimet e lashta sanskritishten origjinale formulën për shërimin e trupit, por nuk kishte aftësinë ose kuptimin për ta përdorur.
Kështu vendosi për të agjëruar dhe për të medituar. Udhëtoi në malin e shenjtë të Kurijamës. I ngjiti malit, zgjodhi vendin për meditimin e tij, pastaj mblodhi 21 gurë dhe i vendosi përpara tij. Çdo ditë hodhi një gur poshtë malit. Në mëngjesin e fundit, mu para agimit, Dr. Usui pa një rreze drite të bardhë, që erdhi drejt tij. Reagimi i parë ishte të merrte vrapin. Por vendosi për të qëndruar i qetë.
Drita hyri në syrin e tij të tretë, dhe ai humbi vetëdijën. Rrëfeu që pa miliona flluska në ngjyrat e ylberit dhe simbole të vogla, që shkëlqenin në ngjyrë ari. Kur pa secilin prej simboleve, iu dhanë emrat dhe përdorimet e secilit si dhe informacione se si aktivizohet energjia shëruese. Dr. Usui zbriti nga mali dhe përjetoi atë që njihet si mrekullitë.
1. Duke u zbritur nga mali, vrau gishtin e këmbës në një shkëmb dhe ra përtokë. Gishti i këmbës pikonte gjak. Instinktivisht e kapu gishtin e këmbës. Pas pak minutash, rrjedhja e gjakut mbaroi dhe dhembja u zhduk.
2. Dr. Usui kishte agjëruar për 21 ditë dhe pastaj hëngri një mëngjes shumë të madh pa asnjë efekt të dëmshëm.
3. Mbesa e hanxhiut kishte dhembje të forta dhëmbi prej disa ditësh. Dr. Usui vuri duart e tij mbi fytyrën e saj, dhe ajo menjëherë u ndie më mirë.
Dr. Usui filloi të praktikonte Reiki në getot e Kiotos, ku shëronte lypësat falas duke kërkuar vetëm që të fillonin një jetë të re. Punoi shtatë vjet në një strehimore duke trajtuar shumë sëmundje. Mirëpo, ai vëzhgoi që ktheheshin të njëjtit njerëz, të cilët, ndonëse i kishte shëruar nga sëmundjet e tyre fizike, preferonin të jetonin nga lypja e lëmoshave. Dr. Usui ishte thellësisht i tronditur. Kuptoi se kishte harruar diçka shumë të rëndësishme në punën e tij të shërimit: Mësimin e mirënjohjes. Pas kësaj, hartoi parimet e Reikit:
Parimet etike të Reikit
Vetëm për sot mos u shqetëso
Vetëm për sot mos u zemëro
Nderoji prindërit, mësuesit dhe pleqtë
Fito jetesën me ndershmëri
Trego mirënjohje për gjithçka
Para vdekjes së tij, Dr. Usui ia kaloi mësimin e Reikit bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, Dr. Çixhiro Hajashi. Dr. Hajashi hapi një klinikë në Tokio, ku praktikonte Reiki. Këtu erdhi zonja Takata për shërim. Havajo Takata ishte havaiane me prejardhje japoneze. Ishte në Japoni për t’u operuar për shkak të sëmundjes së fshikëzës së tëmthit, apendicitit dhe një tumori.
Në tryezën e operimit, dëgjoi një zë që i tha: “Operimi nuk është i nevojshëm.” U çua nga tryeza dhe pyeti kirurgun se a kishte ndonjë mënyrë tjetër për t’u shëruar. Ai e dërgoi në klinikën e Dr. Hajashit. Brenda katër muajsh, ajo ishte plotësisht e shëruar. Vendosi se dëshironte të mësonte për Reiki, kështu që qëndroi në Japoni dhe u bë një nxënëse e Dr. Hajashit. Dr. Hajashi dinte se po vinte një luftë e madhe dhe vendosi për t'ua kaluar mësimet e plota dy grave: gruas së tij dhe Havajo Takatës.
Reiki është energjia universale shëruese:
Rei = i përgjithshëm, universal
Ki = forca e jetës, forca "çi” [siç e quajnë kinezët këtë forcë], frymëmarrje
Reiki = energjia universale shëruese [japonisht]
Kur harmonizohesh me Reikin, hapesh për energjinë e përgjithshme jetësore. Harmonizimet me Reikin i ngjajnë shumë kapjes së një stacioni të radios. Valët e radios janë atje, vetëm duhet t'i kapesh. E njëjta gjë i takon Reikit. Reiki nuk trajton vetëm vendin ku janë vënë duart e tua, por do të udhëtojë atje ku nevojitet në trup. Intuita është e rëndësishme në përdorimin e Reikit. Lëvizi duart atje ku udhëhiqesh, edhe pse nuk është vendi ku gjendet dhembja.
Kur nuk duhet të përdoret REIKI
Reiki neutralizon shpejt anestezinë, prandaj mos e përdor para një operimi ose punës së dentistit.
Mos e përdor për eshtra të thyer derisa t’i ketë rregulluar një mjek.
Mos e përdor për një gjymtyrë të shkëputur derisa të rilidhet. Energjia mund të mbyllë damarë dhe nerva, gjë që e bën rilidhjen e gjymtyrës të vështirë. Në këto raste është në rregull të trajtosh pjesë të tjera të trupit, si veshkat për shkak të tronditjes.
Në qoftë se je diabetik, Reiki mund të reduktojë sasinë e insulinës për të cilën ke nevojë, kështu që mjeku yt duhet ta mbikëqyrë dozimin.
PËRDORIME TË TJERA PËR REIKI
Trajto me Reiki ushqimin tënd, bimët dhe farërat e kopshtit.
Për kafshët shtëpiake, Reiki shëron edhe kafshët.
Dhuratat që jep. Lodra fëmijësh, batanije foshnjesh etj.
Trajto paret e tua me Reiki për një rrjedhje të shtuar.
Kristale dhe gurë të tjerë shërues.
Makinën tënde, që të ecën më mirë, ose makinën [apo biçikletën] e fëmijës sate, që të jetë më e sigurtë.
Trajto me Reiki gjëndrat e veshkave kur njerëz janë të tronditur.
Pickime bletash dhe insektesh tjera, djegie, prerje, përdredhje dhe vende të mavijosura.
Jepi Reiki dikënd që vdes për ta ndihmuar në një vdekje më të ndërgjegjshme.
Reiki shëron planetin dhe ty çdo herë që e përdor.
Mund ta pastrosh dhomën nga energji negative.
SI NDIHET REIKI?
Mund të jetë çfarëdo nga një pickim deri te energji e ngrohtë, e nxehtë ose e freskët. Disa njerëz nuk ndiejnë asgjë, por megjithatë marrin shërim ose harmonizimin. Sa më shumë e përdor Reikin, aq më i fortë bëhet. Përdore çdo ditë. Përdor Reiki për mendjen dhe trupin tënd dhe për të shëruar të tjerë.
Përdor intuitën tënde, edhe pse mund të duket e çuditshme. Energjia di se çfarë të bëjë, pra mos u shqetëso a e bën mirë, sepse e bën mirë. Nuk mund të bësh asnjë gabim, energjia do të shkojë atje ku nevojitet. Njëra nga gjërat më të rëndësishme është synimi për të dërguar shërim dhe synimi për ta marrë. Dije se ka një arsye se pse u thirre për Reiki. Ke një rol për të ndihmuar për ta shëruar planetin. Mos u lidh me rezultatet e seancave të shërimit. Mos provo ta detyrosh energjinë. Reiki le të rrjedhë atje ku do, dhe le ta bëjë shërimin. Ti nuk e bën shërimin, ti je vetëm një kanal për rrjedhjen e energjisë.
Gjatë harmonizimit tënd:
Mund të ndiesh diçka apo jo. Këtu janë disa prej gjërave që njerëzit përjetojnë: Tingëllime në gjithë trupin, trullosje, pluskim, projektim astral [udhëtim me një “trup shpirtëror], vizione dhe shumë gjëra të tjera. Procesi i harmonizimit nuk është asnjëherë njëlloj dy herë.
Procesi i pastrimit:
Disa njerëz kalojnë një proces pastrimi dhe disa jo. Ai mund të zgjasë nga 1 ditë deri 21 ditë. Ky proces mund të jetë i pakëndshëm për disa njerëz. Efektet që ndien mund të jenë nga acarueshmëria, të qarat, depresioni deri te simptomet si gripi, dhembje gryke etj. Në qoftë se ke këto simptome, duket të kërkosh shërim nga mjeshtri që të ka mësuar Reiki. Nuk ka arsye për t’u brengosur sepse vetëm po çhelmohesh. Kjo është një gjë e mirë. Kjo do të thotë që ndotësit e grumbulluar në çakrat e tua dhe në sistemin tënd energjetik po shërohen.
Pas harmonizimit:
Për mjeshtrin dhe personin që e pranon harmonizimin
Duhet të pish shumë ujë. Të ndihmon për të pastruar sistemin tënd energjetik dhe trupin tënd.
Medito 10-15 minuta çdo ditë.
Fli gjumë herët.
Bëj sport dhe qëndro në ajër të freskët.
Largohu nga turma njerëzish dhe zhurma të larta.
Evito mendime negative dhe njerëz negativë.
Shmangiu lajmeve të mediave.
Jepia vetes çdo ditë një trajtim me Reiki.
ASPEKTE LIGJORE
Së shpejti do të jesh një praktikues i Reikit. Është e rëndësishme që t’i kesh parasysh këto aspekte ligjore kur punon me njerëz. Në shumë vende nuk ke të drejtë ligjore për të shëruar, mjekuar, bërë diagnoza ose receta për ilaçe. Vetëm një doktor i mjekësisë mund të bëjë këto gjëra (priftërinj dhe pastorë mund të shërojnë).
Në vendet me ligje të tilla mund të hysh në telashe sepse praktikon mjekësi pa leje në qoftë se përdor fjalët “shëroj - mjekoj - kurë - diagnozë - recetë mjekësore”. Mund të përdorësh këto fjalë për t’iu shmangur riskut juridik: “praktikues - terapeut - trajtim - lehtësim”.
Ka një arsye tjetër pse nuk i përdorim këto fjalë: ne në fakt nuk shërojmë. Lejojmë që energjia universale (Reiki) të rrjedhë nëpër nesh, dhe energjia universale e bën shërimin, jo ne. Energjia di se çfarë duhet bërë. Vjen nga SYNIMI për të shëruar, dhe njerëzit vijnë nga synimi për t’u shëruar. Mos u kap pas rezultateve. Nuk mund të gabohesh në aplikimin e energjisë. Në nivelin fizik shëron kur prek. .
SI PUNON REIKI
Kur je i harmonizuar me energjinë Reiki, kanalet e tua janë hapur për energjinë universale jetësore. Harmonizimet me Reikin i ngjajnë shumë kapjes së një stacioni të dëshiruar të radios. Të gjithë prej nesh e kanë energjinë universale të forcës së jetës, që është themelore për shëndetin dhe jetën. Të gjithë prej nesh kemi ndonjë energji shëruese, që vjen nga ne. Harmonizimi ndihmon për të shtuar rrjedhën e forcës së jetës nëpër trupin tënd për dobinë tënde dhe të të tjerëve.
Veriu dhe jugu i trupit
Trupi ka një veri dhe një jug. Koka është veriu dhe këmbët janë jugu. Dora jote e djathtë është veriu dhe dora jote e majtë është jugu. Dora jote e djathtë duhet të jetë gjithmonë në veri të dorës së majtë.
Dhënia e një trajtimi me Reiki
Laji duart e tu.
Përfytyro që dhoma mbushet me dritë të bardhë. Luti udhëhqësit e tu shpirtërorë që të të mbështesin gjatë seancës së shërimit.
Sille klientin në dhomë. Pyet se pse ka ardhur për trajtim.
Tregoji klientit ku të ulet ose të shtrihet (një tryezë masazhi është e shkëlqyeshme për këtë).
Klienti le të relaksohet (muzikë me zë të ulët, qiri dhe, sipas mundësisë, aromatizimi i dhomës [në disa vende ka shkopinj që lëshojnë tym të aromatizuar] janë një kuadër i mirë).
Zbato trajtimin standard.
Pastaj klienti rri i qetë për disa minuta. Në qoftë se i merren mendtë, mund të vësh dorën tënde të djathtë në ballin e tij (çakra e syrit të tretë) dhe dorën tënde të majtë në pleksusin e tij diellor [në zonën e stomakut].
Shkëpute lidhjen tënde energjetike nga klienti [p. sh. duke lëvizur dorën tënde si thikë nga lart poshtë midis teje dhe klientit].
Sigurohu që klienti yt është plotësisht i vetëdijshëm para se të ikën. Mos le të ikin klientë të dobët ose me marramendje. Edhe ecja nëpër dhomë i ndihmon për t’u tokëzuar. Në qoftë se ke kohë, edhe mund t’i lësh të flenë pak gjumë.
Pozitat e duarve për të trajtuar veten dhe të tjerë:
Mbaj çdo pozitë për 1 deri 5 minuta ose derisa të zvogëlohet energjia. Këto janë vendosjet tradicionale të duarve, por intuita jote duhet të mbisundojë për vendosjet e duarve të tua dhe duhet të të tregojë se kur të largosh një pozitë.
Fytyra: Vendosi duart të mbledhura si lupë butësisht mbi sytë.
Kjo trajton sinuset, sytë, shikimin dhe zonën e ballit, që njihet edhe si “syri i tretë”.
Faqet: Vendosi duart në secilën anë të fytyrës duke mbuluar butësisht veshët dhe zonën e mollëzës.
Kjo trajton veshët, ekuilibrin në veshin e brendshëm, nofullat dhe dhëmbët.
Maja e kokës: Vendos një dorë në anën e pasme të kokës dhe dorën tjetër mbi majën e kokës.
Kjo trajton kujtime të vjetra dhe sjellje të zakonshme.
Gryka: Vendosi duart mbi qafën ose shumë afër.
Kjo trajton: zonën e grykës. Gjëndrën tiroide. Duar të enjtura. Ndihmon për t’u shprehur sinqerisht ose për t’i bërë nevojat të njohura nëpërmjet të folurit.
Zemra: Vendosi duart mbi zonën e zemrës me majat e gishtërinjve brenda, mbi zonën e gjoksit.
Trajton: zemrën, mushkëritë dhe gjëndrën thymus (çelësi i sistemit tonë imunitar). Ndihmon gjatë mërzisë emocionale ose trishtimit. Përdore pasi qave për të rimbushur energjinë tënde.
Pleksusi diellor: Vendosi duart tre gishta mbi kërthizën.
Trajton: stomakun dhe organe të tjera në mes të trungut. Kjo trajton edhe probleme vetëbesimi.
Kryqet: Vendosi duart afër mesit të eshtrave të ijëve.
Trajton: Zorrët e sipërme, mëlçinë, fshikëzën e tëmthit dhe shpretkën. Kjo është zona ku mund të trajtohet seksualiteti yt dhe marrëdhënia jote me botën në tërësi.
Rrënja: Vendosi duart në çdo anë të ijëve të poshtme, vezoret për gratë.
Kjo trajton zorrën e trashë dhe organet riprodhuese. Është e mirë për probleme para menstruacionit dhe vështirësitë menstruale. Këtu mund të trajtohen reagimi yt i luftës apo ikjes dhe instinktet e tua të mbijetesës.
Gjunjtë: Vendosi duart mbi të dy gjunjtë, njërën mbi secilin. Pastaj vendosi duart nën anët e pasme të gjunjve, njërën nën secilin.
Kjo trajton patjetër kyçet e gjunjve dhe zonat e kërcirit të këmbës dhe ndihmon edhe në çdo lloj problemesh me para dhe mbështetje. Në qoftë se të mungon ndonjë lloj mbështetjeje, do të gjesh se dhembja shfaqet këtu.
Nyjët e këmbës: Vendos një dorë mbi secilën nyjë. Këtu fillon tokëzimi. Kjo është zona jote e lëvizjes. Në qoftë se ndihesh “i ngecur” ose i humbur sa i përket rrugës sate në jetë, kjo nganjëherë jep probleme me nyjët ose përdredhje etj.
Shputat e këmbëve Vendos një dorë mbi secilën shputë të çdo këmbe. Kjo është lidhja jote me “rrënjët”, nënën tënde tokësore, thelbin tënd tokëzues. Në qoftë se nuk je i tokëzuar, do të zbulosh që këmbët e tua vërtet thithin energjinë tënde të Reikit dhe do ta ndiesh sikur të thithej me fshesë korrenti nga duart e tua.
Pasi bëre të gjitha vendosjet e tjera të duarve, i hape çakrat dhe ndihmove në heqjen e bllokimeve të shkaktuara nga probleme lidhur me këto çakra, këto duhet të jenë disa minuta të rehatshme dhe relaksuese, kur rilidhesh me "burimin" tënd dhe lë gjithë kaosin, lëndimet dhe mosmarrëveshjet të rrjedhin nga shputat e tua për në tokë, ku mund të transformohen dhe të kthehen si energji shëruese.
Tokëzohu kur ke dhënë një trajtim. Mund të kesh marrë nga empatia [të marrësh dhe ndiesh automatikisht ndjenjat e një personi tjetër] probleme të mbetura, dhembje ose mundime nga klienti yt. Prandaj stakohu në mënyrën që të duket më e dobishme për të mos ndikuar negativisht në shëndetin tënd.
Bazat e çakrave:
Çakrat janë një koncept të bazuar në filozofinë e Lindjes, që do të thotë që trupat janë të lidhur me Universin nëpërmjet “rrotave” ose “çakrave” të ndryshme. Ky është sistemi yt energjetik. Kur problemet, sëmundja ose stresi shfaqen në jetën e një personi, mund të ndikojnë në ekuilibrin e sistemit energjetik.
Në qoftë se vështirësia ose sëmundja nuk trajtohet dhe vazhdon për njëfarë kohe, çakrat e lidhura me këto probleme mund të bëjnë njërën ose disa prej këtyre gjërave: të mbyllen, të rrotullohen tepër shpejt, të rrotullohen tepër ngadalë, të hapen tepër, të bllokohen plotësisht.
Kur një çakër vuan në njërën prej këtyre mënyrave, kjo tregohet edhe fizikisht, edhe mendërisht. Kur lexon listën vijuese dhe asociimet e çdo çakre, mendo thellë për çështjet që mund të ndikojnë jetën tënde dhe jetën e të dashurve të tu.
Ndoshta mund të marrësh me mend se ku gjenden shqetësimet e tyre në sistemin e tyre energjetik ose në çakrat e tyre. Ndoshta ke vënë re që vendosjet e duarve në Reiki janë ose shumë afër çakrave ose drejt mbi zonat ku gjenden çakrat në trupin e personit.
Në fakt këtë e bën: i hap dhe balancon çakrat, kështu që mund të “qëllosh grushtin” e sëmundjes. Thuhet se sëmundja shfaqet së pari në aurën apo sistemin energjetik (çakrat) e njeriut para se të manifestohet fizikisht. Kjo çon deri tek mendimi që shëndeti i çakrave ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e gjithë qenies. Në Reiki synojmë të balancojmë, të hapim butësisht dhe të shërojmë gradualisht.
Disa çështje ose sëmundje që i bllokojnë çakrat ose i çojnë në çekuilibër kërkojnë kohë për t'u paraqitur dhe për t'u zbuluar. Kjo është normale. Por për këtë shërben dhurata jonë e shërimit. Përdore me intuitë dhe urtësi dhe do të jesh shumë i suksesshëm.
Çakra e rrënjës: Ngjyra është e kuqe, të gjitha nuancat nga e kuqja e thellë, pothuajse e zezë, deri të kuqen jargavani dhe trëndafili. Është çakra që rrotullohet më ngadalë nga të gjitha. Kjo çakër gjendet në zonën midis anusit dhe organeve gjenitale. Sundon: tokën, realitetin fizik, organet gjenitale, mosha e zhvillimit 0-5 vjeçare, të qenët e rrënjosur, pranimi i inkarnimit tënd, vetëmbrojtja.
Kjo është zona e instinktit tënd të mbijetesës. Në qoftë se të mungojnë nevojat bazë të jetës, kjo çakër do të ketë probleme. Strehimi, ushqimi, pirja, veshmbathjet, dashuria, pranimi, seksi, siguria dhe ngrohtësia janë bazat mbi të cilat sundon kjo çakër.
Çakra e kryqeve: Ngjyra është e portokalltë, nga ngjyra e verdhë-portokalli, e kuqe-portokalli deri ngjyrën thellësisht të portokalltë. Kjo çakër ndodhet rreth dy gishta nën kërthizën. Sundon: sigurinë, se si ndihesh me të tjerët, seksualitetin (jo seksin, por mënyrën se si merresh me seksin), krijimtarinë, fuqizimin, sinqeritetin, moshën e zhvillimit 5-8 vjeçare.
Këtu problemet e vetëbesimit fillojnë të shfaqen në sistemin energjetik. Kjo çakër është e lidhur me ujin, shijen dhe trupin eterik [trupi ynë fizik përshkohet dhe rrethohet nga trupa të padukshëm nga energjia subtile, trupi eterik përbëhet nga forca që lidhet më ngushtë me gjendjen shëndetësore].
Çakra e pleksusit diellor: Ngjyra është e verdhë, nga e verdhë e çelur deri të verdhën gjelbëroshe dhe të portokalltë. Kjo çakër ndodhet tamam nën dërrasën e kraharorit dhe shtrihet poshtë deri në kërthizë. Sundon: logjikën, arsyen, opinionin, vetëbesimin, vetësigurinë, vënien e kufive, moshën e zhvillimit 8-12 vjeçare.
Është e lidhur me zjarrin, shikimin, trupin astral [i lidhur me instinktet; me trainim, ky trup mund të dalë nga trupi fizik pa u shkëputur nga ai në të ashtuquajturat udhëtime astrale] dhe veshkat.
Çakra e zemrës: Ngjyra është e gjelbër, çfarëdo nuance, dhe nganjëherë është e larmë duke përmbajtur ngjyrën rozë [që nganjëherë konsiderohet vetë si ngjyra e çakrës së zemrës; pra, kjo çakër ka dy ngjyra]. Gjendet në zonën reale të zemrës, por në mesin e trupit, jo në të majtën.
Sundon: mëshirën, ndjenjat, dhembshurinë, dashurinë e vetes dhe të tjerëve, hyjninë, pavarësinë e brendshme dhe mosha e zhvillimit 12-15 vjeçare. Është e lidhur me ajrin, prekjen, trupin e ndjenjave [trupi subtil i lidhur me ndjenjat], gjëndrën “thymus”.
Çakra e grykës: ngjyra është e kaltër, çfarëdo nuance të purpurtë ose disa ngjyrime gjelbëroshe, edhe ngjyra të argjendta mund të duken këtu. Gjendet në qafë ose në arrëzën e fytit. Sundon: fjalët, shprehjen, përgjegjësinë, komunikimin, të vërtetën universale, të folurit hapur dhe të folurit për nevojat e vërteta si dhe mosha e zhvillimit 15-21 vjeçare.
Është e lidhur me dëgjimin, trupin mendor [trupi subtil i lidhur me mendimet dhe intelektin], elementin e eterit/akashës [që është i padukshëm dhe shërben si baza e elementeve të tjera] si dhe gjëndrën tiroide dhe paratiroide. Kjo është e fundit nga çakrat “fizike”. Këtej e më sipër merremi me çështje spirituale.
Çakra e vetullave ose Syri i tretë: Ngjyra është indigo [e kaltër e errët], nganjëherë e bruztë. Gjendet midis vetullave dhe vetëm pak më lart. Sundon: shpirtin [në kuptim të frymës], plotësimin, frymëzimin, intuitën, depërtimin e kuptimit, dhunti spirituale. Është e lidhur me: elementin radium, trupin e lartë mendor, gjëndrën pineale.
Çakra e majës së kokës: Ngjyra është e bardhë, vjollcë e thellë ose e artë. Gjendet në pjesën më të lartë të kokës. Sundon: shpirtin [psikja në kuptim më të thellë], dorëzimin [diçkaje më të lartë], lëshimin pe, vullnetin, lidhjen me hyjninë dhe universin në frymën e dashurisë.
Shënime personale nga autorja e manualit dhe nga mësuesja jote: Shumë të ashtuquajtur mjeshtra të Reikit thonë se, në qoftë se je harmonizuar në distancë, nuk je një praktikues i Reikit fare. Atëherë mendo për këtë: Dr. Usui nuk kishte “mjeshtër” apo “mësues”, u harmonizua shpirtësisht ose në distancë nga Universi, pra, në qoftë se themeluesi e Reikit e mori në këtë mënyrë dhe, siç duket, funksionoi, atëherë pse të mos funksionojë për ne nxënësit e tij të mëvonshëm?
Reiki funksionon për çdo njeri që ka dëshirën e vërtetë për ta marrë si dhuratë dhe dhunti nga Universi. Mos prano kurrë që të tjerët të diktojnë se çfarë të kesh dhe çfarë të mos kesh. Ty t’u dha kjo dhuratë me dashuri dhe shpresë, dhe ajo është e shenjtë.
Mos lejo që dikush bën që të ndihesh më i ulët sepse nuk ke paguar një shumë të lartë për mësimet e tua ose sepse nuk ishe i pranishëm “personalisht” për harmonizimin tënd. Besomë, në qoftë se Reiki mund të qarkullojë nëpër gjithë globin pa asnjë problem, edhe mund të largohet lehtësisht nga sistemi im energjetik dhe të arrijë tëndin, kudo të jesh.
Sa i përket kërkimi i pagesës për shërime ose mësime, unë ndiej që bota ka një nevojë të llahtarshme për shërues. Reiki duhet të jepet në dashuri dhe të mos blihet dhe shitet si një produkt ose në mënyrë biznesi. Kjo ia heq mirësinë dhe e zëvendëson me lakmi. Hedh një hije mbi diçka të bukur.
Besomë, Reiki ndikon mbi karmën [pasojat e veprimeve të mira dhe të këqia, që realizohen më vonë në këtë jetë ose në një jetë të mëvonshme], dhe do të kërcejë prapa dhe do të të bekojë për secilën herë kur e përdor me një zemër të hapur. Nuk është e rastësishme që e ke gjetur Reikin. Ishte fati, dhe Reiki të ka gjetur TY!
Ti je nxënësi im i përjetshëm [sa i përket Reikit]. Do të kujdesem për mbarëvajtjen e praktikës sate gjatë jetës sate. Kjo është detyra e çdo mësuesi. Pra, nëse ke nevojë për mua, ja ku jam.
Rebecca Doolin & Linda Horton

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» Reiki - Energjia e Përendisë
» Hyrje ne Reiki
» Ç’është Reiki?
» Ekuilibrimi i çakrave 2 nga 2 - Reiki
» Kerkoj shpjegim per dicka qe kam pare kur dikush me ka bere REIKI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi