Ç’është Reiki?
Faqja 1 e 1
Ç’është Reiki?
Ç’është Reiki?
Para së gjithash – Ç’është Reiki?
Fjala “Reiki” vjen nga dy fjalë japoneze:
Rei - do të thotë “i gjithanshëm”.
Ki – do të thotë “energji jetësore” ose “fuqi jetësore”.
Reiki – do të thotë “Energjia e gjithanshme e fuqisë jetësore”.
Me fjalë të tjera, ne flasim këtu për energji shpirtërore.
Disa konsiderojnë Reiki si një udhë për rritje personale ose spirituale.
Reiki – shqiptohet si “rej-ki”.
Është një formë e lashtë shërimi me vënien e duarve. Mendohet se është mijera vite e lashtë.
U rizbulua nga Dr. Mikao Usui. Prandaj kësaj forme iu dha emri “Usui Reiki”.
Mund të mësohet nga çdokush, pavarësisht nga feja ose mosha.
Reiki ndihmon të rikrijohet barazpesha brenda trupit. Vepron mbi mendjen, trupin dhe shpirtin.
Mësohet dhe zbatohet shumë lehtë.
Çmimi i Reiki-s para shumë kohe ishte 150 dollarë për nivelin I, 600 dollarë për nivelin II dhe 10.000 dollarë për mjeshtrat e nivelit III. Ky i fundit u dha vetëm rrallë.
Mësues tradicionalë të Reiki-s kërkojnë çmime të larta – ndërsa mësues jotradicionalë kanë braktisur këtë tendencë, për të arritur klasën mesatare punëtore [nganjëherë edhe mësohet falas].
Reiki tradicional filloi në vitet 1800, por Reiki është më i lashtë se kjo. Me kalimin e viteve, zbulohen gjithmonë e më shumë informata, që u shtohen niveleve.
Reiki ndryshon dhe zhvillohet vazhdimisht, që prej kohës kur Mikao Usui e gjeti këtë sistem.
Nuk dihet më se si Jezusi ose Buda mësoi shërimin me duart.
Akti i vënies së duarve mbi trupin e njerëzve ose kafshëve për t’i qetësuar dhe për t’i lehtësuar nga dhembja e tyre është një proces i vjetër dhe instinktiv.
Sipas traditave spirituale të Lindjes dhe Budizimit, ka dy lloje të energjisë së fuqisë jetësore - të brendshme dhe të jashtme.
Energjia e brendshme e fuqisë jetësore është një energji delikate që ekziston brenda trupit dhe mendjes së të gjitha krijesave të gjalla.
Energjia e jashtme e fuqisë jetësore gjendet brenda bimëve, luleve, pemëve, shkëmbinjve, mineraleve dhe kristaleve, dhe kjo energji përdoret shpesh për qëllime shërimi, si në ilaçet “Bach” nga lulet, shërim me kristale, esenca lulesh, homeopati dhe në mjekësinë popullorë bimore. Edhe shëtitjet në natyrë ose qëndrimi në kopshte publike kanë ndikim shërues për shkak të kësaj energjie.
Kur energjia e brendshme e fuqisë jetësore haset me bllokime, ngadalësime ose çekuilibra në trup, ajo në mënyrë të natyrshme dhe pa mundim i tret ose i transformon, dhe e ngrit cilësinë e energjisë sr trupit në nivelin më të shëndoshë që lejohet nga trupi ynë, mendja jonë dhe mjedisi ynë.
Reiki përshkruhet shpesh si vibracion ose energji drite.
Valët e trurit dhe të mendimeve mund të harmonizohen me valët e dritës, kështu që njeriu mund të përdorë mendime dhe synime për të mbështetur dhe përforcuar trajtimet me Reiki.
Ki – energjia e fuqisë jetësore – njihet edhe si “prana” në Indi dhe “chi” në Kinë. Në Kinë përdoret në Tai Chi ose Chi Gong. Të dy janë sisteme me ushtrime për të zhvilluar, mbajtur, përforcuar dhe përdorur energjinë e fuqisë jetësore brenda një personi.
Reiki kombinon vibracionet e valëve të dritës (energjia shpirtërore e gjithësisë) dhe energjinë e fuqisë jetësore për të mundësuar që trupi të shtendoset dhe të shërohet, dhe mendja të bëhet e qetë.
Këtë energji të fuqisë jetësore e kemi në dispozicion nëpërmjet erës, dritës së diellit, dheut, ushqimit, ujit, pemëve, qiellit të hapur (eter).
Energjia universale e fuqisë jetësore hyn brenda nesh nëpër çakrën e majës së kokës [çakrat janë qendrat e trupit për energjitë shpirtërore].
Ndonëse energjia Reiki është e disponueshme prej natyre për të gjitha gjallesat që nga lindja, për shkak të defekteve të ndryshme në jetesë, streseve mendore dhe qëndrimeve negative, rrjedha e saj spontane bllokohet.
Iniciacioni ose harmonizimi në Reiki nga një mjeshtër për iniciacion në Reiki do të thotë që rihapen kanalet e bllokuara energjetike, dhe energjia Reiki rifillon të rrjedhë lirshëm.
Ky proces i iniciacionit e dallon Reiki-n nga format e tjera të shërimit energjetik.
Meditimi është një mënyrë tjetër për t’u zhytur në këtë energji të fuqisë jetësore. Mirëpo, meditimi tërheq energjinë e fuqisë jetësore të quajtur “kundalini”.
Dashuri dhe Dritë të gjithëve!
Nga Angel

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» Mendoni se toka eshte nje top gjigand i rrumbullaket apo eshte e sheshte ?
» Reiki - Energjia e Përendisë
» Reiki
» Hyrje ne Reiki
» Ekuilibrimi i çakrave 2 nga 2 - Reiki
» Reiki - Energjia e Përendisë
» Reiki
» Hyrje ne Reiki
» Ekuilibrimi i çakrave 2 nga 2 - Reiki
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi