Xhindet
Faqja 1 e 1
Xhindet
Xhindet
Ashtu si djalli, xhindet kanë hyrë në demonologjinë shqiptare nga sfera e demonologjisë së feve monoteiste, duke zëvendësuar figura më të hershme të mitologjisë primitive. Xhindet e besëtytnisë popullore shqiptare gjenden natën gjithkund, jashtë në kopsht, apo në tualet.
Vendet ku u pëlqen të mblidhen janë cipat e rrëkeve, aty ku derdhen cikat a gjerbat e shiut nga pullazi. Për po këtë arsye bënin kujdes edhe gratë që të mos hidhnin ujët e nxehtë me të cilin kishin larë kënanë e nuses, se po të digjnin ndonjë xhind, nusja do të shkallohej.
Në krahina të ndryshme besohet se zbresin netëve nëpër përrenj, duke u rënë daulleve dhe duke bërë potere të madhe.
Në Tiranë, kur e fusin foshnjën në djep për herë të parë, nën shtroja i shtinë një gozhdë dhe një qese përplot me fara liri, që kur të vinë xhindet për të marrë foshnjën, të harrohen duke numëruar kokrrat e melit e të mos i bëjnë keq fëmijës.
Kur janë duke kënduar, nuk duhet të thuhet se po këndojnë xhindet, por shtojzovallet (shtoj-zot-vallet). Edhe këta zhduken me të dëgjuar këngën e këndesit: “…këndoi kokoshi dhe ikën xhindet”. Sipas besimit popullor, një njeri mund “të shuplaket po të shkelë në sofër (trevezë) të xhindeve”.
Nisur nga kjo e dhënë, ne na duket se xhindi i besimeve popullore s’është tjetër veçse një zanë e rrëgjuar dhe e kontaminuar.

Odin- 513
Similar topics
» Xhindët si njerëzit
» Xhindët te shqiptarët
» Xhindët në Mitologjinë Shqiptare
» Histori me entitete
» Engjëj dhe Djaj - Xhindët
» Xhindët te shqiptarët
» Xhindët në Mitologjinë Shqiptare
» Histori me entitete
» Engjëj dhe Djaj - Xhindët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi