EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të gjithë jemi nga pak të çmendur

Shko poshtë

Të gjithë jemi nga pak të çmendur Empty Të gjithë jemi nga pak të çmendur

Mesazh  Admin 22.06.08 17:00

Të gjithë jemi nga pak të çmendur

Studimet thonë, por edhe vetë e konstatojmë dellin tonë të budallallëkut

Të zgjuar, apo budallenj? E nëse jemi budallenj, deri ku arrin ky "virtyt"? Jo gjithmonë mund ta marrësh përgjigjen duke dalë përpara pasqyrës e duke i bërë vetes pyetjen e bezdisshme. Të gjithë e pranojmë faktin se jemi paksa të çmendur, por budallenj jo. E në fakt, duke rrëmuar në literaturën shkencore, është zbuluar se të gjithë jemi pak budallenj, kush në një drejtim e kush në një tjetër. Megjithatë, truri është krijuar në atë mënyrë që ta fshehë këtë realitet me një kurë specifike.

Budalla në rrugë

Një bllokim i madh zë në mënyrë konstante rrugët e qytetit dhe autostradës. Statistikat tregojnë se 50% e shoferëve nuk dinë t‘i japin makinës: disa nuk dinë të parkojnë, disa të tjerë ecin me 20km/h, ndërsa të tjerë zënë rrugën sikur të jetë e gjitha e tyre. Por kush nuk di të ngasë makinën nuk i vëren këto defekte, përndryshe nuk do të merrnin as mundimin të ecnin në rrugët e qytetit me makina. Ky shembull është i njëjtë edhe në pistat e skive, në punë e fushat e futbollit. Por kush është ai që është aq i zgjuar sa ta kuptojë që nuk di t‘i japë makinës? Nëse do të lexonit intervistat e disa të aksidentuarve me makinë, do të shihnit se asnjëri prej tyre nuk e pranon se e ka kryer një akt të tillë nga paaftësia. Dhe jo vetëm kaq. 80% e të shtruarve në spital mendon se i përket elitës së shoferëve me aftësi mjaft të mira drejtuese. Po përgjegjësia e aksidentit kujt i mbetet? Nëse është e vërtetë që askush nuk heziton t‘ia atribuojë sukseset cilësive "të mira" që kanë, atëherë janë të paktë ata që e njohin përgjegjësinë e dështimeve të veta.

Por kjo nuk është e gjitha. Imagjinoni tani sikur jeni një katastrofë e vërtetë në një sektor të caktuar, për shembull në pikturë, not, apo statistikë, ose sikur jeni shumë të zgjuar, sa kjo cilësi vërehet nga të gjithë...

Mos e gënjeni kot veten, edhe në këtë rast do të zbuloni një anë budallallëku. "Truri juaj do të reagojë për vështirësitë tuaja, duke zvogëluar rëndësinë e atij sektori dhe kjo mangësi nuk do t‘ju shqetësojë më, sepse truri juaj do ta konsiderojë sipërfaqësore sjelljen ndaj pikturës, notit apo statistikës", shpjegon një studiuese. Pra, me pak fjalë mendojmë se dobësitë tona janë kaq të ngjashme, sa mund të hyjnë në gabueshmërinë fiziologjike humane, ndërsa pikat tona të forta janë të dukshme dhe speciale.

Gabueshmëri njerëzore

A ka ndonjë shpjegim për këtë sjellje? "Ka të ngjarë që dështimi është armiku kryesor i unit tonë, vetëvlerësimit dhe për këtë arsye, truri, një pispilluq i madh, bën ç‘është e mundur për t‘i hapur rrugën këtij "miku" të pakëndshëm", thotë studiuesja.

Nuk duhet të jetë një risi e madhe, pasi që në të kaluarën në ballinën e tempullit të Delfit, në Greqi, ishte shkruar: "Njeri, njih veten dhe do të njohësh universin dhe zotat". Në fakt, të njohësh veten nuk është edhe aq e thjeshtë. Ideja se kush jemi në të vërtetë varion sipas nevojave. Në vitin 1989, dy psikologë u treguan disa kërkuesve të rinj studime false, ku vërehej një sukses i madh i njerëzve të hapur, ndërsa disa të tjerëve u treguan studime, ku vlerësoheshin më shumë njerëzit e mbyllur. Gjithsesi, cilado formë e personalitetit të prezantohej si çelësi i suksesit, studentët pretendonin se i ngjanin. Po informacionet e padëshiruara ku kishin përfunduar? Kujtesa kishte bashkëpunuar në fshehjen apo shkatërrimin e të dhënave të padëshiruara. Megjithatë, po të lëvizësh kujtimet, është një punë me rrezik. Në këtë mënyrë rrezikon të gabosh nga budallallëku dhe të shkatërrosh jetën e karrierën.

Zgjedhje të paqarta

Shumë zgjedhje të rëndësishme janë bërë në mënyrë të paqartë, pa marrë parasysh nëse kemi qenë pro apo kundër, kemi pasur të dhëna të faktuara apo statistika të vërteta. Të martohesh, për shembull, është një vendim detyrues për të gjithë jetën. Po aftësia për të pranuar gabimet tona? Praktikisht kjo pjesë nuk ekziston, sepse të gjithë u qëndrojmë besnikë bindjeve tona. Ajo çka i kërkojmë botës nuk janë sfida të reja ndaj ideologjive tona politike dhe sociale. Preferojmë persona, libra dhe punë të përditshme, që mbështesin vlerat tona të mëdha. Por duke qenë se rrethohemi nga persona përfitues, e lëmë mënjanë mundësinë që opinionet tona të jenë kontradiktore.

Është e kotë të zhgënjehemi

Në sektorë të ndryshëm të kërkimit, shfaqet menjëherë paqartësia: eksperimentuesit janë të prirur ta konsiderojnë një kërkim bindës nëse rezultatet konfirmojnë pikëpamjet e tyre dhe do ta gjykojnë të dobët e të pavlefshme nëse rezultatet nuk korrespondojnë me parashikimet e tyre. Është një fenomen që e zvogëlon shumë përparimin e njohurive. Megjithatë, ky faktor shpjegon edhe pse shpesh është e kotë të tentosh të zhgënjesh atë që është këmbëngulës në idetë e tij të gabuara.

Çdo herë që truri ynë mendon për të ardhmen, përfytyron parashikime vetëm optimiste. Për shembull, jemi të sigurt, kundër çdo dyshimi të arsyeshëm, që do të fitojë partia jonë politike, ose skuadra e zemrës.

Parashikime të tilla vihen re edhe në sferën e basteve, ku njerëzit shpenzojnë para, sepse aftësia e të gjykuarit dominohet nga dëshira e fitores.

E vërteta të dhemb

Pse është ky optimizëm budalla i trurit? Sepse na mbron nga e vërteta e hidhur. Në fakt, ka persona të cilët i afrohen në mënyrë të paimagjinueshme të vërtetës mbi veten dhe botën. Kanë për veten një shqetësim të ekuilibruar, janë të paanshëm kur bëhet fjalë për të njohur përgjegjësit e suksesit e dështimit dhe bëjnë parashikime të vërteta për të ardhmen. Sigurisht është mjaft mirë sikur secili prej nesh të jetë realist, optimist dhe i qetë në të njëjtën kohë, por nuk ka dyshim që pak budallallëk na bën mirë.

G. Sh
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi