EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Implantimi Digjital

+5
rebelisistemit
Odin
Zattoo
Equinox
Neo
9 posters

Shko poshtë

Implantimi Digjital Empty Re: Implantimi Digjital

Mesazh  Neo 11.12.09 13:31

IMPLANTIMI DIGJITAL

Implantimi Digjital Puceve10

Vizionet, që dikur qarkullonin, për një rrjet global mes qenieve njerëzore, sot janë realitet. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë digjitale ka ndikuar edhe në proceset e shkencës moderne, duke avancuar disa disiplina të saj, që sot kanë bërë ndryshime radikale në shumë sferat relevante të jetës së përditshme. Se sa do të jenë në shërbim të njerëzimit apo dëm të tij këto të arritura shkencore, mbetët të presim rezultatin e faktorit kohë!

▪ Shumë disiplina shkencore, që në një periudhe kanë luajtur rolë të rëndësishëm në proceset e zhvillimin global, sot pothuajse janë margjinalizuar plotësisht, ose më mirë të themi, kanë mbetur vetëm si dekor në mozaikun e përgjithshëm të shkencës moderne. Gjithnjë e më shumë, po avancojnë disa disiplina shkencore e mes tyre: informatika dhe mikrobiologjia, që viteve të fundit e kanë përshpejtuar dhe ndryshuar pothuajse tërësisht rrjedhën e deritanishme të hulumtimeve.

As zbulimet më të fundit të deshifrimit, pothuajse të përgjithshëm, të gjeneve nga shkencëtari Carig Venter, të cilat mendohet se do të hapin një epokë të re për njerëzimin, nuk do të mund të realizoheshin pa ndihën e mikroprocesorëve, pra kompjuterëve, që sot janë pjesë e pashmangshme e çdo lloj procesi aplikativ, e pa ndihmën e të cilëve bota nuk do ta kishte këtë trend të shpejtë të zhvillimeve që e ka sot.

Kjo përparësi po shfrytëzohet edhe nga mjekësia kirurgjike për transplantimin dhe implantimin e organeve ose objekteve tjera për qëllime shëndetësore, estetike, eksperimentale etj., si dhe kohëve të fundit atyre komunikative.

„Unë do ta kisha pranuar me kënaqësi që fëmijut tim t'i implantohet një çip kompjuterik, për të pasur informata të sakta në çdo kohë rreth vendndodhjes së tij" - u tha gazetarëve në Las Vegas në Consumer Electronics Show, pronari i organizatës së njohur për prodhimin e softuerit SUN (është i njohur programi për byro Star Office, që është konkurrent i programit shumë të njohur dhe te shtrenjtë Office të Microsoftit, por për dallim nga ai, ky ofrohet falas) Scott McNealy.

Menjëherë pasuan reagimet nga më të ndryshmet! Derisa disa e përmbanin këtë ide si proces produktiv në shërbim të njerëzimit, të tjerët paraqisnin tezat e tyre rreth mundësisë së keqpërdorimit, jo vetëm nga organet përkatëse, por edhe nga vetë individi ose prindërit, duke cenuar të drejtën elementare të njeriut për veprime të lira dhe të pavarura.

Organizata SUN, pasi nuk pati sukses të konsiderueshme në projektin „Connectd Family", e zvogëloi edhe interesimin e mëtejmë. Mirëpo, në skenë doli organizata amerikane Aplied Digital Solution, e cila parasheh që deri në fund të këtij viti ta krijoj një prototip të këtij çip kompjuterik që implantohet në trupin e njeriut dhe u quajt „Digital hinge"- grep digjital.

Interesimi i shkencëtarëve për komunikime të tilla daton shumë herët, që nga zbulimi i aparateve të para elektronike e sidomos pas atyre me sistem digjital. Baza e sistemit digjital është procesi binar që përbëhet nga dy shifra 1 ose 0, e që u zbulua nga gjeniu gjerman Gottfried Leibniz që në vitin 1666. Por është interesant të cekim se si erdhe deri te ky zbulim, që disa shekuj më vonë, ndryshoi rrjedhat e përgjithshme të shkencës në drejtim produktiv.

Leibniz, sistemin binar e zbuloi duke u bazuar në librin e vjetër 3000 vjeçar kinez që quhet I-Ging ose në përkthim „Libri i shndërrimeve" (ky libër edhe sot gjen përdorim të gjerë në sferën spirituale) në të cilin Universi me të gjitha fenomenet e veta, paraqitet si një dualitet - ose/ose, si: bardhë-zi, dritë-hije, lartë-poshtë, mashkull-femër etj. Sipas I-Ging-ut, e gjithë materia, qoftë e gjallë apo e vdekur, është e përbërë dhe e përshkuar nga një energji me dy pole: poli pozitiv që quhet „Yang" dhe poli negativ që quhet „Yin". Leibniz-i energjisë pozitive i dha shifrën „1" dhe që reprezantonte për të „Zotin", ndërsa energjisë negative i dha shifrën „0" që simbolizonte „Universin".

Pra, sipas tij, në bazë të „1" dhe „0" u krijua gjithçka. Këtë sistem, më vonë, e përpunoi matematikani britanik, G. Boole që edhe quhet Algjebra e Boole-s, dhe tek disa shekuj më vonë, shkencëtarët bënë kombinimin e formulave të Boole-s me sistemin binar dhe kështu mundësuan krijimin e kompjuterëve digjital të cilët sot ne i kemi në përdorim...

Çip-i kompjuterik „Digital hinge", njësit dërguese dhe pranuese i furnizon me energji elektromekanike. Kështu që mundësohet furnizimi i tij me energji përmes lëvizjeve të muskujve të trupit të personit që e bartë atë. Gjithashtu, duke ju falënderuar sistemit satelitor - Global Positioning System (GPS) , bartësit e këtij çipi janë në çdo kohë të lokalizuar ose edhe të dirigjuar!
Udhëheqësi i grupit, Peter Y. Zhou parasheh zbatime të shumanshme të këtij dërguesi të implantuar në jetën e përditshme e sidomos në kriminalistik dhe në mjekësi.

Para së gjithash, ky çip do të shërbej për interesa mjekësore, thonë krijuesit e tij. Për shkak të ndjeshmërisë së madhe dhe mundësisë së shkëlqyer për kapacitetin bartës të njësive, ky çip do të mund të implantohet tek pacientët me kurime intensive, për të pasur nën mbikëqyrje funksionimin e organeve të tyre vitale e në raste të posaçme edhe ndikimin mbi to.

Gjithashtu, interes të posaçëm ky çip ka zgjuar edhe në qarqet e sigurimeve shtetërore. Ata, përmes këtij çipi të implantuar tek kriminelët që kanë kryer vepra të rënda, do të mund ta kenë në kontroll çdo lëvizje të tyre, e sidomos në raste arratisjeje. Po ashtu, me këtë çip do të pajisen edhe funksionarët e lartë, të cilët në raste kidnapimi, duke ju falënderuar këtij mikrosistemi, do të zbulohen shumë shpjet si dhe do të lokalizohet vendqëndrimi i tyre, e kështu do të mundësohet edhe eliminimi i kriminelëve.

Edhe milionerët i gëzohen këtij çipi, pasi ai u mundëson mbikëqyrje dhe siguri më të madhe se deri më tani. Gjithashtu, interes të posaçëm kanë shfaqur edhe prindërit, të cilët shpresojnë se përmes këtij çipi do të mund t'i kontrollojnë lëvizjet e fëmijëve të tyre, e kështu do të kenë mundësi t'i evitojnë ose dhe eliminojnë sjelljet dhe veprimet e tyre negative etj. Pra, përmes këtij sistemi mundësohet krijimi i një rrjeti global mes qenieve njerëzore, që sot mund t'i përngjaj sistemit telefonik mobil, mirëpo me karakteristika tjera!

Por, siç dihet, medaljoni i ka dy anë, mu ashtu sikurse sqaron edhe I-Ging-u me sistemin Yang-Yin, pra energjinë pozitive dhe atë negative. Derisa, admiruesit propagandojnë vlerat pozitive dhe të dobishme të këtij mikrosistemi për mbarë njerëzimin, kundërshtarët i mohojnë ato, duke e cilësuar këtë mikrosistem si një kreatur në shërbim të diktatorëve, autokratëve, monopolistëve etj. Me këtë sistem - thonë ata, faktikisht, njeriu bëhet qenie e lokalizuar dhe e kontrolluar sipas nevojës së dikujt tjetër, pa pasur mundësi që të kundërshtoj ose rezistoj.

Ky është vetëm hapi i parë në këtë drejtim, kur dihet se sot ekzistojnë mikrosisteme që mundësojnë miliona e miliarda operacione në sekondë, prandaj shumë lehtë mund të implantohen një sistem i tillë edhe në tru dhe kështu individi të kthehet në një robot, por i përbërë nga mishi e gjaku, e i dirigjuar nga dikush tjetër për nevoja ose shërbime të planifikuara - përfundojnë ata. Pra, pasojat nuk dojnë koment!

Megjithatë, shkenca vazhdon të lëviz rrugës së vetë, drejt procesit të pandalshëm, drejt zbulimeve të reja, pavarësisht nga mendimet, gjykimet apo spekulimet që drejtohen në adresë të saj. Ajo është edhe detyra e saj. Çdo zbulim i ri, normalisht që ka edhe defektet e veta. Prandaj, se sa janë produktive apo destruktive të arriturat dhe zbulimet që bënë ajo, do të na paraqesin rezultate e mëvonshme, të cilat faktori kohë do t'i vlerësoj. Por, shkencëtarët duhet të mundohen, që së paku, mos t'u ndodhin puçe nëpër labore, sepse ato nuk i referohen vetëm një „partie" ose një „shteti", por pasojat e atij puçi mund t'i bartë gjithë njerëzimi!

Sabir Krasniqi
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Implantimi Digjital Empty Re: Implantimi Digjital

Mesazh  Neo 11.12.09 13:32

Mikroçip nën lëkurë!




ATA THONE:

Për drejtuesit e njërës prej bashkive më të përparuara teknologjikisht në Europë, asaj të Triakallasë në Greqi, kjo pyetje tashmë do t’i përkasë të kaluarës. Keshilli bashkiak i qytetit apovoi në unanimitet instalimin e një sistemi për verifikimin e orareve të punonjësve të kësaj bashkie.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Trikallas, Jorgos Sturnaras, tashmë ka përfunduar tenderi dhe është përzgjedhur kompania që do të instalojë sistemin e mbikëqyrjes së orarit.

Punonjësit do të kenë të gjithë të instaluar në dorë një mikro chip, i cili do të verifikojë në kohë reale lëvizjet, oraret e paraqitjes në punë dhe ato të largimit prej saj.

Përveç orareve, sistemi do të ketë mundësi të monitorojë edhe funksionet jetike të organizmit të punonjësve dhe do t’i njoftojë ata për ndonjë problem shëndetësor që mund të kenë.

Sipas Sturnaras, instalimi i mikro chipit nuk prek privatësinë e punonjësve, pasi ai është programuar të funksionojë vetëm 5 ditë të javes dhe jo në ditët e pushimit.

Të dhënat e gjeneruara nga sistemi nuk do të përpunohen për përdorim të jashtëm.

Mbështetësit e iniciativës besojnë se respektimi i orarit do t’i detyrojë punonjësit të rrisin produktivitetin e tyre.

Bashkia Trikalla renditet në vendet e para të Europës për përdorimin e teknologjisë së lartë.

Atje interneti është për të gjithë banorët, ndërsa është vendi që instaloi për herë të parë në Europë sistemin e parkimit me celular.

NDERSA NE THEMI:

KY ESHTE VETEM FILLIMI PER TE KONTROLLUAR SA ME LEHTE NJERZIT DHE PASURIT E TYRE.
ME HIRE OSE ME PAHIRE DO TA KENI EDHE JU,NESE SINFORMOHENI NE MASE DHE NUK REBELOHENI!

Burimi: https://www.facebook.com/bota.konspiracionit
rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Implantimi Digjital Empty Re: Implantimi Digjital

Mesazh  Dimitrov Xhunga 16.08.11 22:16

KJO BEHET PER TE RRITUR NDERGJEGJEN DHE KONTROLLIN TEK NJEREZIT.DUHET BERE SA ME SHPEJT PER SHQIPTARET ME QELLIM ZVOGELIMIN E KOHES PER TE KAPUR PERPARIMIN E BOTES.
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Implantimi Digjital Empty Re: Implantimi Digjital

Mesazh  rebelisistemit 17.08.11 10:49

dimitrov xhunga shkruajti:KJO BEHET PER TE RRITUR NDERGJEGJEN DHE KONTROLLIN TEK NJEREZIT.DUHET BERE SA ME SHPEJT PER SHQIPTARET ME QELLIM ZVOGELIMIN E KOHES PER TE KAPUR PERPARIMIN E BOTES.

Ky eshte preteksi i tyre se pas kesaj fshihen plane djallezore,per kontrrollin sa me lehte te njerezimit!
rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Implantimi Digjital Empty Re: Implantimi Digjital

Mesazh  lucio 17.08.11 11:40


Sa here qe perparimi i teknologjise do te shihet me sekpticizem,gjithmone do kemi edhe konspirator dhe konspiracion.A nuk do ishte mire qe nga keto mikrocipe te kishte me vehte dhe ndonje antare i ketij forumi,per ta kontrolluar ne se ai bente ndonje pune ''te zeze''?
lucio
lucio

74


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Implantimi Digjital Empty Re: Implantimi Digjital

Mesazh  rebelisistemit 18.08.11 12:52

rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Implantimi Digjital Empty Re: Implantimi Digjital

Mesazh  Luli 05.02.12 20:29

Mikroçipet RFDI

Implantimi Digjital Rfid_microchip

Në telekomunikacion dhe elektronikë me termat (RFID - Radio Frequency Identification- ose- Frekuenca Radio Identifikimi) nënkuptojmë një teknologji për identifikimin dhe/ose ruajtjen automatike të të dhënave te objekteve , kafshëve ose njerëzve (AIDC Identifikimi Automatik & Regjistrimi i te Dhënave), bazuar në aftësinë për të ruajtur ato nga pajisje të posaçme elektronike.

Për të pasur një ide se sa e përhapur është kjo teknologji,ju bëj me dije se momentalisht mikroçipet RFDI përdoren në:

Pasaportat, kartat e kreditit, biletat elektroniket të udhëtimit, kontrollin e mallrave në magazina, kontrollin e mjeteve te transportit, kontrollin e prenzencave e hyrje-daljeve në shumë institucione, nëpër bilblioteka, në identifikimin e kafsheve, në mjekësi etj....

Deri ketu gjithcka në rregull.......POR......

Imagjinoni një botë në të cilën për të blerë ushqime, ju duhet të keni një mikroçip nën lëkurë. Në këtë botë të gjithë duhet të kenë një mikroçip nën lëkurë.

Imagjinoni sikur ju dilni në rrugë në shenjë proteste, dhe falë mikroçipit nën lëkurën tuaj forcat e policisë mund të bien në gjurmët tuaja.Imagjinoni sikur qeveria vendos të fikë mikrocipin tuaj.........

A nuk është shantazh? Nëse ti bën diçka që nuk më pëlqen,unë mund të fik mikrocipin tënd, dhe ti nuk mund të bësh asgjë, sepse pjesa tjetër e njerëzve nuk do heqë dorë nga "avantazhi" i të pasurit një mikroçip nën lëkurë, dhe askush nuk do të ketë me interes t’ju shesë ushqimin dhe t’ju sigurojë të gjitha shërbimet që një qytetar si ti ka nevoje thjesht per faktin se nuk është i pajisur me një mikroçip!

Këto pajisje mund të përdoren për të identifikuar dhe ndjekur lëvizjet e njerëzve. Për shembull, mendo sikur ju vendosni të merrni pjesë në një protestë apo ndonjë aktivitet tjetër të organizuar. Ne qoftë se oficerët e policisë shpërndajne këto pajisje, secili prej atyre që marrin pjesë do të ndiqet dhe identifikohet më vonë sipas dëshires, duke përdorur nje skaner mjaft te fuqishëm.

Rezultati do ishte akumulimi i pushtetit në duart e një qeverie që gjithnjë e më shume i shpëton kontrollit të qytetarëve. Qeveria praktikisht mund të" shuajë të gjitha të drejtat e qytetarit ", duke shtypur butonin që do të urdhëroj çaktivizimin e mikroçipit tend.

Fantashkencë?!!!
JO,eshte realitet.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Implantimi Digjital Empty Re: Implantimi Digjital

Mesazh  Siroco 13.11.12 23:27

Në qoftë se ne nuk jemi të kujdesshëm, kjo do të jetë ajo që do të na ndodhë - Skenari i mundshëm...

Për arsye të sigurisë ose shëndetit, ne do të jemi të detyruar për të injektuar një mikroçip për të mirën tonë, natyrisht për të na mbrojtur . Ky çip do të përmbajë përbërës teknologjikë që ne nuk do tia dimë përmbajtjen.

Do të jetë një mjet i përsosur për të menaxhuar një diktaturë.
Kundërshtarët kokëfortë të të gjitha llojeve do të nënshtrohen brenda në trupin të tyre!

Mjafton lirimi i një substance të tillë, ose aktivizimi i funksionimit të saj (elektromagnetik?), dhe personi do të vuajë çrregullime psikike apo fizike. Ai nuk mund të bëjë absolutisht asgjë sepse do të jetë tepër vonë, sepse ai ka lejuar që djalli të hyjë në trupin e tij!
Ai do të humb sovranitetin e tij dhe dinjitetin që ishte madhështia e tij.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Implantimi Digjital Empty Re: Implantimi Digjital

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi