EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteri i fëmijeve me sy te zinj

2 posters

Shko poshtë

Misteri i fëmijeve me sy te zinj Empty Misteri i fëmijeve me sy te zinj

Mesazh  Zattoo 21.02.12 0:59

Misteri i fëmijeve me sy te zinj

Misteri i fëmijeve me sy te zinj Fille_aux_yeux_noirs-600x280

Misteri femijeve me syte e zinj filloi te shtohej ne vitin 1998 kur nje gazetar, Brian Bethel, raportoi nje incident qe ai pati me dy femije me syte e zinj.

Ata ishin te vegjel, nuk duhet te ishin akoma adoleshente, por pak me te vegjel.

Historia fillon me Bethel-in qe gjedet ne parking kur dy femije meshkuj i afrohen makines se tij dhe i kerkojne qe t’i coje deri diku. Bethel pranoi qe ata ishin veshur me stil dhe dukeshin normale, pervec syve te tyre. Ai u mbush me nje ndienje rreziku brenda vetes.

Dy djemte thane se kishin nevoje qe t’i conte deri ne shtepi, dhe Bethel tha qe ata ishin kembengules dhe te merzitur kur ai nuk po pranonte t’i linte ata brenda ne makine. Bethel tha qe papritur ndjeu dicka brenda vetes dhe deshironte tu hapte deren e makines. Por megjithate, sapo pa ne syte e tyre te zinj, pa irise apo pupila, ai u ndje i paralizuar nga frika. Bethel tha se ai arriti ne nje fare menyre qe te kapercente frike e tij te jashtezakonshme mjaftueshem per tu larguar nga parkingu dhe per t’i lene te dy djemte pas.

Kjo nuk eshte historia e vetme qe eshte treguar per femijet me syte e zinj. Shume njerez kane raportuar per femije me syte e zinj qe jane shfaqur ne deren e tyre duke u kerkuar qe te futen brenda per nje arsye apo nje tjeter. Zakonisht thuhet qe femija eshte mashkull dhe eshte ndermjet 12 dhe 17 vjec. Njerez te ndryshem kane raprtuar nje frike qe ju vjen kur djali u flet. Syte e ketyre djemve jane te zinj pa irise apo pa pupila, por djemte jane gjithmone te veshur sipas stilit te atij viti. A eshte kjo nje mister i pashpjegueshem apo nje legjende urbane?

Njerez te ndryshem jane munduar te racionalizojne keto raste duke thene qe djali mund te kete vene lonte kontakti te zeza apo qe njerezit zakonisht kane nje imagjinate shume te zhvilluar dhe aktive. Fatkeqesisht, njerezit qe i tregojne keto histori jane aq te apasionuar mbas kesaj frike te tyren, qe vertet te vejne ne dyshime nese keto histori jane te verteta apo jo. A ekzistoje vertet femijet me syte e zinj, dhe nese po, cfare ose kush jane ata?

Megjithese njerezit kane shpjegime racionale, ka gjithashtu edhe fakte qe nuk mund te injorohen. Njerezit ndjejne nje ndjesi frike kur ata ndodhen ne shoqerine e femijeve me syte e zinj. A mundet qe ata sy te perdoren per te vendosur nje sugjestionim hipnotizues? Eshte e mundur, por njerezit jane ende shume te forte dhe mund ta kapercejne ate ndjesi per t’i lene ata te hyjne neper shtepite e tyre, apo si ne rastin e Bethel-t e makinen e tij.

Ne e dime qe ata nuk mund te jene nje shpirt i keq sepse ata nuk do te hiqnin dore aq lehtesisht kur dikush nuk pranon qe t’i fuse ne shtepine e tij. Megjithate, asnje person nuk I ka pranuar keta femije ne shtepine e tij, apo ka nga ata qe i kane pranuar? Cfare ka ndodhur? Ndoshta ata persona nuk kane mundur ta tregojne historine se cfare ka ndodhur nese lejon qe te futet ne shtepine tende nje femije me syte e zinj.

Ne fakt historia e femijeve me syte e zinj mund te mos jete aq shume nje legjende urbane, por nje mister i vertete i pashpjegueshem. Nese keni degjuar ndonehere historine e Hotel San Carlos ne Phoenix, Arizona, do ju duhej te pyesnit veten nese femijet me syte e zinj ekzistojne vertet dhe cfare mund tu bejne ata juve. Historia ben fjale per nje fotografi ne nje dhome te hotelit. Ne fotografi eshte nje vajze me syte e zinj. Mysafiret qe kane qendruar ne dhome, jane larguar prej hotelit pasi ata raportonin qe ndejnin syte e zinj qe i ndiqnin verdalle. Ata ishin te frikesuar dhe kishin nevoje qe te largoheshin nga hoteli.

Takime te ndryshme me femijet me syte e zinj jane raportuar vazhdimisht. Nje gje eshte e perbashket; keta femije jane shume te sjellshem dhe imponues. Jane te veshur mire, dhe sjellin nje ndjenje ankthi dhe frike.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteri i fëmijeve me sy te zinj Empty Re: Misteri i fëmijeve me sy te zinj

Mesazh  Zattoo 30.09.14 20:02

Shfaqet një vajzë me sy (tërësisht) të zinj!

Misteri i fëmijeve me sy te zinj Si-n-euml-filma-horror-shfaqet-nj-euml-vajz-euml-me-sy-t-euml-r-euml-sisht-t-euml-zinj_hd

Dëshmitarja, që kërkoi të mbetej anonime, pohoi se kishte pasur një takim shumë të pakëndshëm me një vajzë 10 vjeçare, e cila thuhet se ishte zhdukur ndërsa për herë të parë ishte shfaqur 30 vjet më parë, dhe i takon fëmijëve të njohur si “Black Eyed Kids (Fëmijë me sy të zi)”.

Për rrëfimin e gruas nga Staffordshire në Britani të Madhe, e cila shëtitej me të bijën në pyll, u interesua Lee Brickley, autor i shumë librave mbi fenomenet paranormale. Ai vendosi që të merret përsëri me këtë fenomen.

Sipas dëshmitares, në pyll, ajo takoi një vajzë rreth 10 vjeç. Fëmija thuhet se ishte zhdukur ndërsa për herë të parë ishte shfaqur 30 vjet më parë ndërsa i takon fëmijëve të njohur si “Black Eyed Kids”.

Këta fëmijë duken të frikshëm, sepse në vend të syve “bardhë e zi”, ato i kanë krejtësisht të zinj.

"Pasi dëgjova britma të tmerrshme, pata frikë dhe fillova që të shikoj përreth. U ktheva dhe pashë një vajzë jo më të vjetër se 10 vjet, duke mbajtur duart mbi sytë. E pyeta nëse çdo gjë ishte në rregull dhe a bërtiti ajo. Pastaj vajza i lëshoi duart, hapi sytë, të cilat i kishte krejtësisht të zeza. U tmerrova, mora vajzën dhe fillova që të ikë. Kur u ktheva në vendin ku qëndroi vajza e vogël, ajo ishte zhdukur", tha dëshmitarja.

Brickley deklaroi se të njëjtën histori ia kishte rrëfyer edhe kushërira e saj. Ajo thuhet se në vitin 1982 kishte takuar të njëjtën vajzë.

Megjithatë, ekspertët mendojnë se disa njerëz mendojnë që kjo është vetëm një legjendë, ndërsa të tjerët me të vërtetë besojnë në ekzistencën e tyre.

Por është fakt se fëmijët me sy krejtësisht të zinj mund të shihen në mbarë botën.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteri i fëmijeve me sy te zinj Empty Re: Misteri i fëmijeve me sy te zinj

Mesazh  Siroco 01.11.14 1:08

Këta fëmijë nga "bota tjetër" do t'ju trondisin

Misteri i fëmijeve me sy te zinj Black-eyed-ghost-London-video-407893

Britani - Një numër fëmijësh me sy të zinj janë pikasur në rrugët e Britanisë dhe në vende të ndryshme të botës në 30 vitet e fundit. Një video e publikuar nga “Daily Star” tregon disa raste ku kalimtarët janë përballur dhe tronditur nga ky spektër i çuditshëm, fëmijësh, në rrugët e kryeqytetit britanik.

Një kalimtar ka rrëfyer për gazetën se beson se ka parë një fëmijë me sy të zinj “më tepër se një herë në 12 muajt e fundit”. “Për çudinë time, pas shpinës po më qëndronte një vajzë e vogël (jo më shumë se 10 vjeç), me duart përpara syve”, tha ai, duke shpjeguar se qeni i tij filloi të lehte në mënyrë të shfrenuar në momentin kur ai e pyeti vajzën nëse ajo ishte mirë. Mirëpo ajo nuk iu përgjigj dhe pavarësisht se u ndie pak i shqetësuar, ai vijoi të ecte. “Papritmas vajza u shfaq sërish përpara meje. Kësaj here me duart në bel”, shtoi ai. “Pothuajse më ra të fikët kur i pashë sytë e zinj. Sërish, qeni im u frikësua, këtë herë duke më tërhequr në drejtimin e kundërt. Para syve të mi, vajza ishte zhdukur.”

Ekspertët e paranormales kanë raportuar rritje të numrit të këtyre fëmijëve, që prej shfaqjes së një fëmije “fantazmë”, me “sy të zinj pis” në Cannock Chase, Staffs. Ata thonë se këta fëmijë janë figurat më të tmerrshme nga “bota tjetër” dhe se përfaqësojnë “nivelet më të larta të së keqes së pastër”.

Christine Hamnett, medium, ka paralajmëruar që kujtdo që mund t'i afrohet një shpirt i tillë, të mos ndërveprojë, pasi kjo mund ta vendosë në rrezik. “Këto qenie sjellin fat të keq. Ndaj, këshilla ime është të mos ndërveprohet me to, për aq kohë sa nuk e di çfarë janë. Këta fëmijë janë shpirtra të turbulluar dhe nuk vijnë rrotull kot”.

Edhe në Shtetet e Bashkuara ka pasur raporte të ndryshme të shpirtrave që shfaqen në dyert e njerëzve dhe që u kërkojnë të futen brenda. Videoja tronditëse është publikuar teksa bota po pret festën e Halloween-it.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteri i fëmijeve me sy te zinj Empty Re: Misteri i fëmijeve me sy te zinj

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi