Helikopterët e zinj
+5
MARKO
imaginanti
etmond
i panjohuri
Neo
9 posters
Faqja 1 e 1
Helikopterët e zinj
Helikopterët e zinj
Nje helikopter pa shenja identifikimi i fotografuar ne territorine e SHBA-së
Më 7 maj 1994, një helikopter i zi iu qep pas një djaloshi adoleshent për 45 minuta në Harrahan, Louisana. Pamja e jashtme e helikopterit nuk jepte asnjë të dhënë, pasi nuk kishte asnjë shenjë të origjinës apo të pronarit.
Djaloshi nuk u tmerrua aq shumë nga natyra ogurzezë e vetë mjetit, sesa nga qëndrimi kërcënues i atyre që ndodheshin brenda tij, të cilët, më pas, kishin zbritur dhe i kishin drejtuar armët.
Djaloshi nuk kishte as idenë më të vogël pse helikopteri e kishte vënë në shënjestër. Shefi i policisë nuk ishte i gatshëm të përgjigjej dhe la të kuptohej se helikopterët i përkisnin qeverisë amerikane dhe se kjo çështje ishte jashtë përgjegjësisë së tij.
Një javë më vonë, disa persona që udhëtonin me një makinë pranë Uashingtonit, morën të njëjtin trajtim. Edhe ata u ndoqën për disa kilometra prej helikopterit. Nuk ishin në gjendje të bënin asgjë dhe kur shoferi u përpoq të dilte nga rruga, një shkallë me litarë u ul poshtë dhe disa njerëz me uniforma të zeza dhe armë në duar nisën të zbrisnin.
Nuk kishin mundësi tjetër, përveçse të bënin atë që donin njerëzit me uniformë. Shoferi e quajti veten me fat që denduria e trafikut e detyroi mjetin ajror që, më në fund të tërhiqej, por ai nuk dëshiron të mendojë se çfarë do t'i kishte ndodhur nëse rruga do të kish qenë e boshatisur.
Më pas, një helikopter i zi fluturoi mbi fermën e një çifti në Nevada. Duke spërkatur vendim me një substancë të panjohur në atë zonë, ai kishte vrarë dhjetëra kafshë dhe disa muaj më vonë bimësia përreth zonës vijonte të ishte e dëmtuar. Autoritetet zyrtare mohuan të kishin dijeni për ekzistencën e helikopterit.
Helikopterë të zinj misteriozë, janë shfaqur vazhdimisht dhe kanë tmerruar viktima krejtësisht të pafajshme. Shpeshherë ata duket se kanë lidhje me gjymtimin e bagëtisë. Edhe më shqetësues është fakti që pasagjerët e helikopterëve nuk tregojnë aspak se kanë qëllime paqësore dhe janë të përgatitur të përdorin madje, armët dhe mjete të tjera të dhumshme, duke mbajtur të fshehtë identitetin e tyre gjatë gjithë kohës.
Spërkatja e mjediseve urbane dhe rurale me kimikate të panjohura, vrasjet pa asnjë arsye të kafshëve dhe bimëve, bëhen përherë e më të frikshme.
Nuk dihet nëse këta helikopterë mund të kenë lidhje me njerëzit misteriozë me të zeza. Ata që kanë guxuar të fotografojnë helikopterët, thuhet se janë larguar nga zona prej njerëzve me uniforma të zeza dhe janë kërcënuar se po t'i tregojnë ndokujt do të gjejnë vdekjen. Atyre u janë konfiskuar gjithashtu aparatet dhe filmi.
Ne nuk mund të dimë nëse helikopterët e zinj janë një fenomen jashtëtokësor apo nëse u përkasin departamenteve qeveritare. Por e sigurt është se ata nuk vijnë paqësisht dhe nuk janë aspak të përgatitur që t'u përmbahen parimeve themelore demokratike.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Helikopterët e zinj
Une them se ky helikoppter dhe te tjere si ai jane pjellë e terroristeve dhe s'ka aspak lidhje me boten jashtetokesore.
i panjohuri- 33
Helikopterët e zinjë.
Jo, sigurisht që nuk mund të jenë jashtëtokësorë.
Ky lloj Helikopteri mund të jetë fjala e fundit e teknologjisë Amerikane, personat që ranë ndesh me ta, nuk besoj se ishin të zgjedhur posaçërisht për ndonjë eksperiment, thjesht rastësia i solli në rrugën e helikopterit.
Dhe ata japin shpjegimin e tyre ashtu siç mund ta jepte çdo njeri i zakonshëm, i trembur, e i terrorizuar nga një objekt fluturues, aq më keq kur nga ai objekt shfaqen me mënyra nga më të ndyshme, njerëz të armatosur që gjithësesi kurrë nuk mund të jenë miqësor veçëse përkundrazi tepër armiqësor.

etmond- 3
Re: Helikopterët e zinj
Sigurisht kane qene helikopter normal ushtarak por frika e bene te veten.
Gafurr- 5
Re: Helikopterët e zinj
Pse nje operacion "privat" i kesaj natyre nuk ka shqetesuar ndonjehere, qofte qeverite, mediat apo edhe individet?
Sepse paraja blen heshtjen, dhe nese parate nuk jane mjaft efikase, "ndodhin" aksidente.

Odin- 513
Re: Helikopterët e zinj
Si te shqetesoj qeverin, kur ndoshta ajo eshte inciatore qe e ben kete gje, pastaj mediat qe nuk guxojne te bejne ndonje gje rreth ketyre drejtimeve, sepse ato kontrollohen nga qeverit,dhe pastaj individi kur na ka media te shikoj, ku mund te dije per keto,, mendoj qe pas qeveris, fshihen Illuminati,,i cili edhe i ben keto experimente..hokus-pokus shkruajti:Pse nje operacion "privat" i kesaj natyre nuk ka shqetesuar ndonjehere, qofte qeverite, mediat apo edhe individet?
Sepse paraja blen heshtjen, dhe nese parate nuk jane mjaft efikase, "ndodhin" aksidente.
Xhemajl- 187
Re: Helikopterët e zinj
Interesante kjo puna e helikoptëreve,mendoj që njerëzit prapa kësaj janë ndonjë organizat e fsheht policore ose CIA siç tha dikush më lart,kjo e dëshmon për arsye se me sa lexova shfaqen edhe në publik si në autostradë p.sh,dhe nuk vrasin njerëz vetëm u fusin frikën!
Sidoqoft këta helikoptere janë misterioz dhe mbete për ti zbuluar qëllimet e tyre më tutje.

Mumie- 2
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi