EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë u mësojnë filmat vizatimorë fëmijëve?

Shko poshtë

Çfarë u mësojnë filmat vizatimorë fëmijëve? Empty Çfarë u mësojnë filmat vizatimorë fëmijëve?

Mesazh  gjilanasi 17.01.15 18:11

Çfarë u mësojnë filmat vizatimorë fëmijëve? Mickey16

A e dinit se shumë filma vizatimorë për fëmijë përmbajnë skena të papërshtatshme, të mbushura me shaka për të rritur? Disa prej tyre janë vërtet shqetësuese.  

Mund të mendoni se filmat vizatimorë janë një zbavitje “e pafajshme”, por në to ka barcaleta dhe humor për të rritur, të cilat mund ta shkatërrojnë fëmijërinë e fëmijëve tuaj. Për t’i bërë shfaqjet interesante për grupmosha të ndryshme, autorët e tyre përzgjedhin momente të papërshtatshme për mendjen e fëmijëve.

Që prej fillimit të viteve 1900, filmat vizatimorë kanë qenë një dritare arratisjeje për fëmijë dhe të rritur. Ndërsa animacioni i tyre ka evoluar, po ashtu evoluoi edhe përmbajtja. Kanë ndryshuar rrënjësisht skenat e hershme të Mickey Mouse-it (Miushit Miki), për të arritur te Stewie Griffin, i cili krijoi një makinë kohe dhe bëri plane për të vrarë nënën e tij.

Pyetja që ngrihet këtu është, sa larg mund të shkojë industria e kartonëve në thyerjen e limiteve? Videoja tregon vetëm disa prej mesazheve të papërshtatshme të kartonëve për fëmijë, që mund të inkurajojnë zakonet e të pirit, dhunimin e femrave dhe shmangien për të shkuar në Brazil. (duhet ta shihni!)

Studimet tregojnë se 80 për qind e prindërve i shohin filmat vizatimorë me fëmijët e tyre dhe marrin kënaqësi prej tyre, pa e ditur se ata po i shkatërrojnë ata.

Filmat vizatimorë që përmban videoja:
"Dexter’s Laboratory"
"The Simpsons"
“Tiny Toons”
“Pokemon”
“Ren dhe Stimpy”
“Bugs Bunny”
“Hey Arnold”
“Spongebob Squarepants”


gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi