EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Shko poshtë

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Empty Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 12.05.14 10:55

Pelasgetë kishinë nje besë te bukur’ e vjershëtore. Besonin gjithe shenjat’ e natyres e trupet’ e qjellit; i faleshinë djellit, henes, yjevet te medhenj, qiellit,revet,eresë,detit e te tjerave. Kjo besë, qe thuhet “mythologji” eshte bes’ e te parevet prinder tanë, pelasgvet.

Sami Frasheri


Mbi simbolin e flamurit shqipëtar, shqiponjës dy krenore të zezë në fushë të kuqe, janë bërë studime të shumta. Studiuesit e lashtësisë, pohojnë njëzëri se, shqiponja është një nga figurat kultike më të lashta, më të fuqishme dhe më jetëgjata. Edhe në ditët e sotme, ajo vazhdon të përfaqësoje gjuhën, kombin, emërtimin e Shqipetarëve, por edhe simbolet shtetërore të vëndeve të tjera, brënda dhe jashtë Europës.

Megjithatë, simboli i shqiponjës nuk ka aritur të trajtohet shkencërisht në domethënien e saj historike. Ka patur shumë hamëndsime, sidomos për qënien e dy kokave të drejtuara në anë të kundërta, përmendja e të cilëve do të hante shumë vend e kohë, dhe mendoj se janë të bazuara thjesht në ngjarjet historike dhe simbolin e dyfishtë, se sa pikërisht në natyrën e saj, si simbol kultik i BESIMIT të Pellazgëve hyjnorë.

Përse Flamuri i shqipëtarëve (dhe jo vetëm ay, tek Kombi ynë) përfaqëson : Historinë e lindjes së besimit, njohjes së natyrës, zhvillimit dhe e organizimit politik, e njeriut të parë në Lashtësi ?

Që t’iu pergjigjemi të gjitha këtyre atributeve të flamurit tonë, duhet të zbulojmë fillimisht se si u krijua emërtimi dhe kulti i shqiponjës dhe domosdoshmërisht të hyjmë në labirinthin e thellësisë së kohrave.


Kur lindi gjuha dhe besimi, tek njeriu primitiv ?

Një prej themeluesve të historisë moderne të besimit, Mircea Eliade (1907-1986) është shprehur se: “Duke qënë një dukuri njerëzore, besimi është edhe një dukuri shoqërore, gjuhësore dhe ekonomike – është i pakuptueshëm njeriu jashtë gjuhës dhe jetës në bashkësi”(1)

Prof. Anxhelo Karkanji (Angelo Carcagni), duke studiuar vizatimet e njeriut primitiv në shpellën Grotta dei Cervi në Porto Badisco (Itali), ka nxjerrë përfundimin se lindja e besimit është e lidhur me lindjen e gjuhës. Shtytja ndaj besimit mund të jetë e lindur, me qënëse e vërejmë në të gjithë botën, por sot mundet të pohojmë nga llogjika e fakteve, se besimi është zhvilluar krahas me gjuhën (si mjet komunikimi), afërsisht 50 mije vjet përpara. (2) Për të shprehur besimin e tij, njeriu primitiv fillimisht ka zhvilluar në formën e mjaftueshme për komunikim – gjuhën, dmth një sasi të caktuar fjalësh. Për këtë arësye në besimin pellazg, por edhe në fetë e reja që lindën prej tij, thuhet se: “E para ishte fjala”.

Prof Angelo Carcagni në studimin e tij “Gjuha dhe mendimi simbolik”, pohon se fjala që krijoi njeriu primitiv, nuk përcaktonte vetëm një send apo dukuri, siç ndodh sot, por shprehte një mendim të tërë. Për rrjedhojë, fjala luante rolin e një simboli : “ Me zhvillimin e të folurit, njeriu primitiv përftoi një mundësi të re të marrdhënieve në komunitet, të shkëmbimit simbolik (fjala-simbol)…Roli i saj zanafillor (i fjalës) është ndërtues në zhvillimin e njeriut dhe duhet të njihet në përbërësit e saj kryesor:

Të vendosë identitetin e grupit, të krijojë një rregull shoqëror të lidhjes dhe të bashk-jetesës,të disiplinojë sjelljet subkoshiente…Kur flasim për shenja dhe simbole të botës neolitike, të jetës neolitike, të qytetrimit neolitik, nuk bëhet fjalë për çështje thjesht emërtimesh…nuk gjëndemi përballë “shënjave” të thjeshta , sepse mbrapa këtyre shënjave, mbrapa këtyre simboleve përcaktuese (fjalës) ndodhen ide, koncepte, këndvështrime mbi botën e deri edhe ndjenja dhe emocione. (3)

Duke kuptuar se gjuha e parë që krijoi njëriu, përbëhej nga fjalë-simbole që shprehnin një mendim të thjeshtë (më vonë edhe ide të kuptueshme vetëm nga “njerëz të zgjedhur”), kemi gjetur ÇELËSIN që hap portën e labirintit të Lashtësisë dhe të besimit pellazg, nga e ka origjinën edhe emri dhe miti i shqiponjës i flamurit tonë kombëtar.

Ku e mbeshtes këtë mendim?

Lieblein, në një paragraf të shkruar në vitin 1884 pohonte se: “ Vete idea e Zotit ishte zhvilluar në një periudhe më të herëshme të gjuhëve sesa gjuha indo-europiane…Kur të kemi arritur deri kaq larg (sa të zbulojme këtë gjuhë zanafillore-shën im), ka shumë të ngjarë, që në këtë gjuhë parahistorike, të gjejmë edhe fjalë që shprehin idenë e Zotit “ (4)

Për lidhjen e fjalës me besimin ka shkruar Ptahhotepi (2400 pk): “Fjala shkruhet me një yll, sepse synohet të përndritet shpirti i lexuesitme një dritë me prejardhje hyjnore”. (5)

Prof Angelo Carcagni dhe studiuesit e tjerë, dëshmuan natyrën simbolike të gjuhës së parë, të krijuar në lashtësi dhe lidhjen e saj me besimin, por nuk kanë mundur ta vërtetojë me fjalorin e gjuhëve të lashta apo të atyre që fliten sot.

Të parët që e kanë faktuar me anën e gjuhës këtë lidhje, kanë qënë studiuesit arbër. Në veprën madhore “Thoti fliste shqip” Xhuzepe Katapano zbërthen emrin e shqiponjës (AIN në arbërisht), duke pohuar filozofinë e besimit Pellazg : A=At,Parimi i Parë, Zot At i Përjetshëm , I=Fjala Krijuese , N= protomateria (lënda fillestare, e parë, prej nga u krijuan të tjerat) (6)

Studiuesi zbuloi tek shkrimet në papiruse, gdhëndjet e gurta të Piramideve apo në emertimet e Perëndive të Egjiptit të lashtë, edhe shumë fjalë/simbole të tjera, të besimit pellazgo-ilir, me anën e gjuhës arbërishte (shqipe).

Ky fakt mbështetet në gjeografinë historike të përhapjes së fiseve pellazgo-ilire dhe të miteve të tyre, një prej të cilave është edhe ay i shqiponjës. Spiro Konda pohon se “Atje ku ka fjalë pellazgjike, atje gjënden edhe pellazgë që banojnë” (7)


Përfundimi i parë : Gjuha pellazgo-shqipe ka natyrë simbolike (ku një fjalë përfshin një mendim apo frazë të tërë dhe ka disa kuptime) gjë që nuk vërehet në gjuhët e tjera të ashtuquajtura në shk19 “indo-europiane”. Për rrjedhojë, gjuha pellazgo-shqipe është gjuha e parë e njeriut primitiv e hapsirës euro-afro-aziatike.

Gjuha shqipe, krahas besimit pellazgjik (sellenizmit), ka një moshë afro 50 mije vjeçare. Shqiponja, që ka përfaqësuar vetë Krijuesin (Zotin) dhe Fjalën e tij, është nderuar si figurë kultike e tij më e rëndësisheme dhe gjuha e krijuar nga njeriu primitiv, u quajt “gjuha e zogut” (e shqipes) dhe ka qënë gjuha e Besimit të parë, që vazhdon të flitet edhe sot nga shqipetarët dhe arbëreshët, në çdo cep të Botës.

E panjohura më e madhe rreth figurës së shqiponjës, sigurisht lidhet me paraqitjen e saj në lashtësi, me dy koka të kthyera në anë të kundërta, e zbuluar edhe në tempullin e parë të Pellazgëve në Dodonë, në vitin 1878.(8) Duhet pohuar, se krahas saj, ka qëndruar edhe trajta e shqiponjës me një kokë.

Deri më sot, nuk është bërë ndonjë lidhje apo dallim midis tyre apo hershmërisë së njërës ndaj tjetrës. Kjo bashkjetesë është pasqyruar edhe në flamujt apo heraldikat, si dhe në çdo krijimtari të traditës së periudhave të ndryshme. Mendoj se shpjegimi më i saktë i qënjes së dy kokave tek shqiponja, duhet kërkuar tek lidhja e saj (e padyshimtë) me shqiponjën njëkrenore – të zogut që përfaqsoi KRIJUESIN.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Vizatimi1
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Empty Re: Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 12.05.14 10:57

Le të kthehemi sërisht tek vizatimet në muret e shpellave, që janë dëshmitë e para materiale që kanë mbritur në ditët tona, nga periudha më e herëshme e njeriut që flet dhe mendon. Në vizatimet e shpellës Grotta dei Cervi, ndërmjet figurave të shumta të botës që e rrethonte njeriun primitiv, duken edhe vizatime abstrakte (ajo sipër), të lidhura sipas studiuesve me besimin.

Vënd të veçante, zë portreti i “shamanit” (më poshtë), drejtuesit dhe organizuesit të parë të një bashkësie primitive. Në figuren në të majtë, është “shamani” prehistorik (në shpellën Grotta di Cervi) dhe në të djathtë, i një periudhe shumë më të vonshme, i një mbreti tokësor të hyjnizuar-Perëndia Bes. (më gjatë tek shkrimi “Si u hyjnizua BESA e arbërve në tempujt e faraonëve”)

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Vizatimi4-150x150Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Vizatimi21-150x150

Emërtimi “shaman” është i shekujve të fundit, por në gjuhën shqipe mund ta shprehim më sakt me emrin “Kreu” apo “Ati”, siç e gjejmë për mbretin-bari të Thesprotisë pellazge (Niko Stillo “Etruskishte Toskerishte”). Pa dyshim se ka qënë, jo vetëm i fortë fizikisht dhe i gatshëm t’i vërsulej kujtdo që mund të rrezikonte jetën e gjinisë së tij, por edhe një verejtës i palodhur i botës që e rrethonte dhe mendimtar, se si te mbrohej prej saj. Duke vërejtur, Kreu mësoi të vlerësojë forcën e natyrës dhe botës shtazore, por dhe të mundësive të njeriut për t’u mbrojtur.

Ky “peshim forcash” e shtyu të kërkojë dhe të shpik, për të mbijetuar, “mjetet”(por edhe me pamjen e tij), për “duelin” me kundërshtarin. Ishte Kreu, që morri vëndin e ndërmjetësit, midis gjinisë së tij dhe rrezikut, të cilin e luftonte por edhe e merrte me të mirë. Shumë shpejt, njeriu primitiv vërejti se vetëm me NJE-rën, nuk mund të matej, bile as ta shikonte formën e saj, as ta prekte dhe as t’ia dëgjonte zhurmën apo zërin.

Fuqia e saj ishte kaq e madhe, sa mund të zhdukte çdo gjë të lëvizshme apo të palëvizshme në natyrë, bile edhe vetë atë e fisin e tij. Kur çfaqej AJO, çfaqej edhe njeriu dhe bota përreth tij, kur largohej, bashkë me të zhdukej edhe bota që e rrethonte njeriun primitiv dhe sundonte vetëm errësira-Terri. Ishte AJO që krijonte gjithshka! Fuqia e saj bënte të mundur të çfaqej e të zhdukej edhe vetë Terrin . Atëhere Kreu dhe njerëzit e fisit, vendosën ta nderojnë, ta marrin me të mirë, t’i kushtojnë valle dhe muzikë, t’i çojnë një pjesë nga gjahu dhe prodhimet e tyre.

Në mëndjen e njëriut primitiv, akoma shumë pranë botës shtazore, AJO ishte DRITA! Studiuesi Jaho Brahaj me të drejtë e emërton “Nëna e Madhe e Dritës së Jetës”. Kështu lindi Besimi i Dritës hyjnore!

Për të mos u zgjatur në këtë pikë, po sjell një dëshmi të përkryer, të studiuesit dhe patriotit Adem Demaçi, me titull “Kush është Zoti ?” ku shprehen qartë të gjitha karakteristikat fizike, kimike dhe filozofike të kësaj dukurie natyrore. Mjafton në vënd të emrit “Zoti”, të vendosni “Drita” dhe do të vëreni se nuk do të ketë mosperputhje, në asnjë përcaktim: “Zoti është i vetëkrijuari dhe krijuesi i gjithësisë e i asgjësisë. Zoti nuk ka formë as fillim, as mbarim. Zoti nuk ka pamje, as formë, as ngjyrë, as shije, as erë të caktuar. Zoti ngërthen në vetvete të gjitha pamjet, të gjitha ngjyrat, të gjitha shijet e të gjitha erërat e mundshme.

Zoti është edhe përtej teheve të gjithësisë e cila edhe më tutje zgjerohet. Zoti i tejkalon të gjitha dimensionet hapësinore e kohore në kuptimin e mendjes së kufizuar njerëzore e cila njeh vetëm kohë njëvijore që mbështetet në kujtesën e vet të vazhduar që përdorë si pikë të brendshme referuese egon e vet.

Prandaj, mendja e kufizuar në kohë e në hapësirë, duke u mbështetur në përvojën e vet, mendon se edhe Zoti edhe shpirti edhe energjia duhet ta kenë një fillim të vetin, duhet ta kenë të kaluarën edhe të tashmen e vet. Në të vërtetë, vetëm mendja dinamike e ka të qartë se Zoti është i amshueshëm, sepse ai është vetëm në të tashmen, vetëm në prezent. Sepse vetëm e tashmja ka të kundërtën e vet… Zoti është gjithkund, sepse Zoti është i gjithëpranishëm. Të gjitha shfaqjet ose manifestimet fizike, bimore e biologjike janë shfaqje,ose manifestime të Zotit. Gjuha e Zotit është heshtja.” (9)

Duhet të sqaroj se, Drita është vlerësuar nga njeriu primitiv, por edhe sot e kësaj dite, me ngjyrën e bardhë, ndërkohë që kjo ngjyrë përftohet nga 7 përbërësit e saj me ngjyra të ndryshme. Në këtë kuptim, mund të themi se nuk ka një ngjyrë të vetën specifike, sepse përmban në vetvete edhe ngjyrat e tjera, pra nuk ka ngjyrë.

Siç dëshmon Mehdi Frashëri, Shqipetarët edhe sot bëjnë be “Për këtë dritë!” (10) Këtë pohim na e sjellin edhe studiues të tjerë si Dhimitër Pilika:“Gurra e stërmoçme na bindin se ylli lutej si perëndia e Dritës” (11) Mark Tirta: “Shqiptarët besonin se flaka e zjarrit është një perëndi, prandaj edhe sot bejne be “për këtë zjarr”, “për këtë dritë” (12) George G. M.James: “Misteret egjiptiane kishin tre nivele studentësh : a)njerëzit e vdekshëm dmth njerëzit në provë b) inteligjentët dmth ata që kishin arritur vizionin e brëndshëm dhe c) krijuesit ose Bijtë e Dritës, të cilët njësoheshin me Dritën (ndergjegjen e vërtetë shpirtërore).” (13)

Spiro Konda pohon se :” Rrënja “di”në sanskritisht do te thote “ndrit” ,shkelqej” (14) Edhe studiuesi arbëresh Xhuzepe Katapano e shikon Krijuesin në këtë këndvështrim: “…Prejardhjen dhe natyrën e burimit të ndritshëm : Zotin, mendimin e tij, të shfaqur brënda relativitetit të asaj kohe dhe hapsire, si “dritë bardhësore”. Prandaj mendoj se shkenca ezoterike e lashtë, e pandryshueshme sepse e sakte ,e mësuar në tempujt e Egjyptit-qëndër e botës-dhe e rrezatuar ngado , është me origjinë « boreale » (ipe-borealet jane dardano-thesprotët – shën im) (15)

Duke nënkuptuar Krijuesin si “dritë bardhësore” emrin “bardhë” e gjejmë në toponime, emra njerëzish dhe fisesh. « Mbreti Dardan Bardhylus, “Ylli i Bardhë”(449?-359?BC) ishte ai, i cili formoi fillimisht mbretërinë e Maqedonisë dhe që e cila më pas, u shndërrua në perandorinë e famshme maqedonase nga Philipi II (359-336 BC)» (16) Historiani,

Dion Kasi, thotë se, “Vendi që quhet sot Maqedoni ish i banuar prej barbarëve: ”Ilirë dhe Bardhë”… » (17) “Në gjuhen e hititëve dhe në atë ilire, fjala “ALP” do të thotë “i bardhë” (18) ,nga vjen edhe emërtimi i vargmalit më të gjatë në Europë, që vijojnë edhe në trevat tona –Alpet. Edhe emri i mbretit të parë të Thesprotisë ka qenë “Alpan” (Alban) (Niko Stillo), si sinonim i mëvonshëm i emrit Bardhyl (bardh+yll – ylli i bardhë). Studiuesit dëshmojnë se Zoti në fillim qe grua, edhe në gjuhën shqipe emërtimi është i gjinisë femërore (Drita) edhe tempulli i parë i institucionalizuar i pellazgëve-Dodona, i kushtohesh një perëndeshe grua (Sellenës/Hëna) emrin e së cilës e mori besimi hënor pellazg “sellenizmi”, (sot i shperfytyruar në përmbajtje – “hellenizmi”). Edhe shqiponja, përfaqësuesja e saj, në gjuhën shqipe nuk ka gjini mashkullore. (19)

Fshehja e emrit të vërtetë të Krijuesit (më sakt Krijueses) në rrjedhën e shekujve është bërë qëllimisht. Fillimisht për ta mbajtur të fshehtë nga fiset e tjera, sepse siç vërejnë studiuesit, besimi lindi si një mjet mbrojtjeje. Në shekujt e më vonshëm, edhe emrat e Perëndive të herëshme prehistorike, nuk tregoheshin dhe autorët e lashtësisë, padrejtësisht dëshmojnë se Pellazgët e gadishullit Ilirik, nuk u kishin vënë emra perëndive të tyre. Që nga kjo periudhë, për Krijuesin u ligjësua që të mos i përmendej emri, ndërkohë u hyjnizuan me emra, “pasardhësit” e saj: Hëna/Sellena, Dielli/Apollon dhe një varg i gjatë Hyjnish e Hyjneshash, të ndër-lidhur ndërmjet tyre, me një fill të ngatëruar farefisnor.


A është shprehur figurativisht Drita hyjnore (Zoti)?

Në Europën jug-lindore në qeramikën neolitike (mijëvjeçari i VII pk) e deri në periudhën e bronxit , dallohen figurina që paraqesin gruan me kokë-zogu, që sipas studiueses Marija Gimbutas (“Il linguaggio della Dea” ) duket se shërbejnë për të njejtin qëllim: “për të shprehur Krijuesen hyjnore”, (20). Ky binjakëzim midis gruas/krijuese dhe zogut/shpendit të lartësisë, ishte shprehje e mënyrës simbolike të përcaktimit, nga ana e njeriut primitiv, të idesë së Krijueses-DRITËS hyjnore, të emërtuar nga studiuesit “Dea-zog” (Hyjnesha-zog), model arkaik i Sfinksit të më vonshëm. Një model i bukur i saj (majtas) ndodhet në muzeun e Prishtinës në Republikën e Kosovës.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Statua2-150x150Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Statua1-150x150

Në krahun e djathtë është një model i saj i më vonshëm (gjysëm grua dhe zog) i shk 3 pk-Antigone. (J.Brahaj “Historia e flamurit shqipetar”)
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Empty Re: Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 12.05.14 11:00

Po përse mendojmë se ky zog, ka qenë shqiponja?

Për tre arësyje: 1) Studimet paleografike e dëshmojnë Shqiponjën mbreterore në Europë, që në periudhën e Pleistocenit të mesëm (800 000-128 000 pk) (rapaces.lpo.fr/aigle-royal/presentation-de-laigle-royal‎) dhe njeriu primitiv e vlerësonte mbi kafshët e tjera, sepse ishte shpendi qiellor më i fortë, fluturonte më lart dhe ushqehesh në tokë.

Pra ishte kafshë e Qiellit dhe e Tokës dhe në këtë drejtim kishte përparësi ndaj luanit. 2) Në periudhat e më vonshme figura e shqiponjës shprehet qartazi tek skulpturat e para të Sfinksit (gruas me krahë dhe këmbë zogu) dhe tek të gjithë Perënditë femërore me krahë dhe shumë më vonë ato mashkullore, si simbol i natyrës së tyre hyjnore dhe 3) Siç pohojnë studiuesit, shqiponja dhe jo ndonjë shpend tjetër është kulti më i lashtë.

Shume karakteristika të mënyrës së jetesës së shqiponjës, u ndoqën nga njeriu zanafillor dhe u kristalizuan në karakterin e iliro-pellazgëve si: lidhja e fortë me truallin dhe familjen e tij, sulmi i furishëm, besnikrija etj. Lidhja e Dritës hyjnore me “të tjerët” bëhej nëpërmjet rrezeve në formën e dorës (në një nga flamujt e përdorur nga shqiptarët, ka patur edhe figurën e dorës). Shqiponja dhe Rrezja (Perëndia Ra tek egjiptianët) personifikonin Krijuesen-Dritë.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Vizatimi5-150x150

Rrezet, si simbole të Dritës hyjnore, u vendosën në formë kurore mbi kokën e Mbreterve duke dëshmuar hyjnizimin e tyre pas vdekjes.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Statua3-150x150Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Statua6-150x150

Në foton e majte, Kostandini i Madh me një kurore rrezesh, shprehje e Hyjnores (fr.wikipedia.org/wiki/Sol_Invictus_(religion) Në të djathtë, kurora mbretërore në formën e rrezeve.

Edhe mbi kokën apo dy kokat e shqiponjës, kemi kurora-rreze, që me kalimin e shekujve u shndëruan në kurora të stilizuara mbretërore, që kishin humbur tashmë kuptimin e tyre hyjnor dhe përfaqsonin pushtetin e mbretit, familjen mbretërore apo fisnikët

Drita hyjnore dhe miti i Shqiponjës

Përpara se të flasimpër mitin e shqiponjës është e nevojshme të përmëndim, një nga pengesat shumë të rëndësishme të Historiografisë : Mosnjohjen e dialekteve të gjuhës pellazgo-shqipe, gegërishtes, toskërishtes si dhe të gjuhësisë historike.

Po sjell një shëmbull pikërisht për emrin e shqiponjës dhe të vendit tonë . Studiuesi Sh.S. duke folur për emerin e popullit “Shqipetar” dhe të vendit tonë “Shqiperi”, pohon se : “Studiuesi me të drejtë u largohet formave romantike dhe madhështuese të shpjegimit të emrit etnonimik të shqiptarëve, përmes një shenje që nuk ka qenë ndonjë herë totem i shqiptarëve, shqiponjës apo formës së shkurtër, shqipes” .( 21) Janë të shumtë edhe studiues të tjerë, që emërtimin “shqipetar” dhe “Shqiperi”, e lidhin me ngjarjet e shk 15 në kohën e Skënderbeut, duke e quajtur si një emërtim të vonët mesjetar.

Por faktet historike pohojne të kundërtën. Arkeologu Hasan Ceka dëshmon se, shqiponja si emblemë kombëtare shqiptare, nuk është as e shekullit tonë, as e kemi trashëguar vetëm nga mesjeta, por ka zbukuruar shpinën e një tok monedhash të Ilirisë, si psh të Lidhjes Epirote, Bylysit, Apollonisë, Orikut (H.Ceka « Monedhat Antike-burim historik », « Shkenca e Jeta »Tirane,1976 nr.4 f27,28) (22)

Gjithashtu, në rast se i drejtohemi folklorit të krahinës së Çamërisë, emërtimi i këtij shpendi dhe i vendit të arbërve i ardhur që nga lashtësia, ka qënë “Ipe” dhe “Iperia”. Sikurse edhe emërtimi në arbërisht “AIN”, ky emër është fjalë/sombol i besimit pellazg. Përdorimi i lashtë i këtij emërtimi, faktohet nga emërtimi “Epir”(Shqipëri) ku dy zanore “i” dhe “e” kanë shkëmbyer vendin tek bashkë-tingllorja e parë “p”, një dukuri e njohur gjuhësore. Kështu nga Iperi, u bë Epiri – Epir. E gjithe krahina e Epirit është një pjesë e Shqiperisë së lashtë, emër i zogut hyjnor të Krijuesit. Sipas R.Bedo, në mburojen e trefishtë të mbretit Geyron,paraqitet shqiponja e zezë, që lidhet me simbolin e lashtë të Epirit. (23)

Në gurën popullore të Çamërisë, në këngët kushtuar Ali Pashë Tepelenës, e gjejmë të përdorur pikërisht në këtë formë. Në një goj-dhënë çame për Ali Pashën, treguar nga një shërbëtor manastiri thuhet: “…Ali, e di se do të bënesh njeri i madh e do të kumandoç gjithë Iperon?…Aliu u bë më i madhi e më trimi në Ipero, pas Pirros” (24) Nuk mund të ri pa thënë, se gjuhëtaret që merren me drejtshkrimin, duhet të mos lejojnë heqjen e gërmave në emërtimet që na vijnë nga të parët tanë.

Emri “shqipetar”, siç shkruhesh në kohën e Rilindasve , sot shkruhet padrejtësisht “shqiptar”, me arsyetimin se “kështu shqiptohet sot”, megjithëse emri i vëndit e ka ruajtur formën e tij. Në këtë formë humbet rrënja origjinale “shqipe”(shqiponjë) dhe sot na mbetet “shqipt+ar”që nuk na thotë asgjë dhe ngatërohet me shpjegimin “shqiptoj qartë” qe s’ka asnjë lidhje historike apo mitike me gjuhën tonë. Sot anglishtja, shqiptohet ndryshe nga anglezët dhe ndryshe nga amerikanët, por shkruhet njësoj, pra drejtshkrimi nuk duhet të diktohet nga e folura e përditshme, që shpesh i shtrëmbëron fjalët, për arësye nga më të ndryshme.

E bëra këtë parashtrim, për të kuptuar, se në mitet pellazge, zogun hyjnor e gjejmë nën emrin “Ipe” dhe me mbaresat e gjuhëve më të vona- Iperione apo Hyperion, etj. Për rrjedhojë, emrat “Shq-ipe-tar” dhe “Shq-ipe-ri” vijnë nga kohët mitike të Lashtësisë dhe nuk fillojnë të përdoren nga periudha e Mesjetës. (Se si u krijua forma “shqipetar” do të flitet në një material tjetër).

Sipas miteve, Iperioni ishte nga fisi i Titanëve (Titanët janë Pellazgë), bir i Tokës (Gea/Dhea) dhe i Qiellit (Uranit), i dashuruar me motrën hyjnore Teia, Thia apo Tia, pati tre fëmije, po titanë : Hënën (Sellena), Diellin (Elios) dhe Agimin (Eos). (Esiodo, Teogonia)- (25) Emri Tia, mendoj se është shtrëmbërimi i emrit Di-a (ose zëvëndësimi i njohur të “D” me “T-Th”të greqishtes) , Diona e mëvonshme, gruaja e Zeusit në Dodonë dhe se përfaqsonte rrezen e Dritës, për këtë arësye e kishte edhe emrin Aria (ajëri ku kalon rrezja). (26) Në periudhat e më vonshme, Diona tek thesprotët pellazgë, apo Aurora tek latinët, do të përfaqësoje Hyjneshën e Tokës-Dhemitrën pellazge dhe Mater Matutën etruske. (27)
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Empty Re: Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 12.05.14 11:03

EOS me krahë shqiponje (si bijë e Ipes) e tërhequr prej kuajve hyjnorë. Tia (Di-a) në mite, cilesohet titane e shikimit dhe e dritës, dmth e Dritës që shikon gjithshka dhe së bashku me Iperione (shqiponjën) përfaqsonin Dritën hyjnore-Krijuesen. (28)Të mos harrojmë, se në hieroglifet egjiptiane, Krijuesi përfaqsohej nga penda e shqiponjës që shprehte gërmën “I” (…ndina “I” do me thene :”Ti je Perëndi!”) (29) dhe ndodhet tek të gjithë emrat që kanë lidhje me dritën.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Qypi

Vasil Tole tregon traditën e shqiptarëve gjatë ritit të vajtimit të të vdekurit: „Populli thotë se kërcet dhoma kur ia marrin një të “qare me bote”, e ja bëjnë të gjitha – i i i „ (30) Në zanafill, kjo „i“ e zgjatur, ishte thirrja që familjarët i bënin Zotit (Krijuesit) për ta pranuar shpirtin e të vdekurit, por tashmë kuptimi i saj është i panjohur për vajtueset. Shumë studiues “Dritën” e kanë trajtuar si simbol të Diellit.

Por siç del nga mitet, për njeriun primitiv, Dielli krahas Henës, Rrufesë, Zjarrit, vetëtimës, etj janë çfaqje të pamjeve të shumta të Dritës hyjnore që u përfaqesua me shqiponjën dhe rrezen/Di-an. Kostandini i Madh-shprehet Xh.Katapano-dhe të gjithë Perandorët e tjerë të Ilirisë ,që sunduan pas tij, nën shenjën e Shqiponjës, janë të gjithë borealë, “Bijë të Dritës”. (31)

Shqiponja ka përfaqësuar shënjtërimin dhe gjatë historisë, shumë figura që kryen vepra të mëdha, u quajtën “shqiponja” duke nënkuptuar emertimin “hyjnorë”. Këtë emërtim nuk e ka marrë vetëm Pirro Burri, por edhe figura të tjera historike si mbreti/Perëndi Horus i Egjiptit apo Tougrul Beig (993 – 1063 era jonë), themeluesi i shteti Selxhuk të Azisë ,etj. (32 )

Edhe në shekujt modernë, tek fiset aziatike shqiponja ishte simbol i Krijuesit. Tek fisi Jakuti i Siberisë , Kreu që luante rolin e ndërmjetësit midis popullit dhe Zotit, emërtohesh “bir i shqipes” në kuptimin e njeriut hyjnor. (33) Shqiptarët, duke trashëguar emrin e simbolit të Krijueses-Ipes (Shqiponjës) e kanë quajtur gjatë shekujve, veten, gjuhën dhe vëndin e tyre “hyjnorë”, e drejtë e ligjeruar (jo nga romantizmi apo nacionalizmi i shk19) por nga mitet mijëravjeçare të Historisë së njerëzimit.

Por, siç ishte në lashtësi zakoni i përdorimit të disa emërtimeve, pellazgo-ilirët u vet-quajtën edhe me emërtime të tjera: Alban (Alpan)-Arbër -Shqipetar, të gjitha të lidhura me periudhën zanafillore të miteve dhe përbëjne emërtimin më të lashtë kombëtar.

Hëna, bij e shqiponjës, Perëndesha që sundoi në Dodonë


Në gjetjet arkeollogjike, simbol të Hënës kemi Perëndeshën Sellena, dhe në mite është bijë e Shqiponjës (Ipes). Dëshmi për natyrën e saj hyjnore (sepse shqiponja ishte përfaqësuese e Krijuesit), janë krahët e shqiponjës (më gjerësisht shiko “Rruga e zbulimit të emrit të besimit Pellazg dhe i vashës krahë-shqiponje”).

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Statua7
Skulptura e Sellenës në Muzeun e Luvrit, gjëndur në Tempullin e Samothrakës.

Në shekujt e mëvonshëm është haruar domethënia mitike dhe është emërtuar me një nga “punët” e saj (Hëna ndikonte në arritjen e suksesit në luftë) dhe statuja e Sellenës u emërtua “Perëndesha e Fitores”. Ky rol magjik i Hënës ishte i njohur edhe në mesjetë nga të gjitha popullsitë euro-aziatike.

Marin Barleti, duke përshkruar rrethimin e Shkodrës, pohon se “Turqit , sipas urdhërit të sulltanit ,ishin rradhitur për sulm ; vetëm ata prisnin , sipas zakonit të vet, që të dilte Hëna e re. (34) Edhe Shqiponja, është përdorur në formacionet ushtarake, si simbol i forcës dhe fitores hyjnore.

Pra Shqiponja me një kokë, për shumë mijëvjeçarë ka përfaqësuar Dritën-hënore, besimin e Pellazgëve hyjnorë (“sellenizmin”), shumë më përpara se të çfaqej shqiponja me dy kokë. Të gjitha Perënditë më të lashta janë hënore dhe kanë, në objektet arkeologjike, krahë shqiponje, duke përfshirë edhe Zeusin vetë, që dëshmonte përkatësinë e tyre ndaj besimit hënor.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Statua8

Këtu paraqitet Kairos, me krahë . Sipas Ione prej Chio, Kairos ishte fëmija i fundit i Zeusit.


Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Empty Re: Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 12.05.14 11:07

Përse besimi i parë ka qënë hënor dhe jo diellor ?

Sipas Marija Gimbutas , në gjetjet e shumta arkeologjike, Hyjnesha zanafillore në besimin e njeriut primitiv, nuk ishte shprehje e femrës riprodhuese, siç ndodhi pas fillimit të bujqësisë, dhe as ai i mëmësisë. Duket më bindës trajtimi i Hyjneshës (Dea) si të plotfuqishme mbi Jetën, Vdekjen dhe Rigjenerimin (rilindjen), tre fazat e kudo-ndodhura të Natyrës. (35) Faktori kryesor që ndikoi në lindjen e kultit të adhurimit të Hënës dhe lindjes së besimit të parë-atij hënor (sellenizmit)- qe ndryshimi ciklik i formës së saj.

Sipas studiuesit M.Eliade, njeriu primitiv vërente se Dielli nuk pësonte ndryshim në pamjen e tij, pra ishte statik, ndërkohë që Hëna çfaqej herë e plotë, herë e përgjysmuar apo vetullore dhe kishte netë kur nuk dukej fare, për t’u çfaqur natën tjetër përsëri e përsëri… Pra ishte diçka që ndryshonte përjetësisht, ishte një objekt i “gjallë”, në lëvizje . Kjo lëvizje e formës së Hënës në tre faza, ishte e ngjashme me jetën e njeriut (lindja-maturia-vdekja) dhe përfaqesonte botën e pavdekshme sepse rilindte në vazhdimsi. (36)

Në traditën e popullit tonë gjejmë këtë “rilindjen” mbas vdekjes, të pasqyruar tek figura e shqiponjës (shpendit kultik i Hënës): “Në një festival folklorik zonal, një i moshuar nga Mërturi i Gurit (Pukë) paraqiti një valle që imitonte shqiponjën në momentin e mbarimit të jetës. Me levizjet e valltarit, duke dridhur gjithë trupin dhe krahët hapur, tregohej se si shqiponja vdes dhe ringjallet përsëri…” (37)

Ndryshimet që pësonte Hëna, sollën lindjen e mitit të saj: Njeriu primitiv kur vinte nata, vëzhgonte i mbërthyer nga kurreshtja, Hënën ngjyrë argjendi rrethuar nga dritëzat e shumta e të vogla (yjet) në qiellin e natës . Ajo ishte gjithëmonë aty lart, shoqëruesja e tyre e pandarë, dhe me driten e saj të zbehtë, nuk linte të zhdukej njeriu dhe natyra përreth tij nga terri i natës.

Prandaj ajo ishte mikeshë e tyre dhe kur përgjysmohej apo hollohej shumë, ata shqetësoheshin dhe mendonin se mos e hante ndonjë përbindësh (gjarpri-bolla) kur largohej dhe shkonte nën tokë, sipas imagjinatës së tyre. Emri i Hënës, vjen nga rrënja shqipe “ha” (ajo së cilës i hanë anën-Hana). Shqiponja, përfaqësuesja e Krijueses-Dritë, i sulej gjarapërit për të mbrojtur fëmijën e vet (Hënën). Shqiponja -vëren Jaho Brahaj- sipas mitollogjisë përfaqëson fuqinë e Dritës, që lufton kundër fuqive të errësirës nëntoksore, e simbolizuar me gjarpërin…në monumentet e lashta të arkeologjisë, të dokumentuara në të gjithë truallin Ilir e më gjerë, paraqitet lufta e shqiponjës me gjarpërin“. (38)

Mendoj se emri “Sellena” është i më vonshëm se sa “Hëna”. Siç dihet, në zanafillë të miteve pellazge, hyjnitë ishin dukuri të natyrës (Qielli, Uji, Toka, Dita, Nata etj) por të pa pasqyruara si figura. Shumë më vonë, forcat dhe dukuritë natyrore morrën pamjen njerëzore, duke u emërtuar Hyjni dhe Hyjnesha. Këtë e dëshmon edhe fakti, se në gjuhën pellazgo-shqipe, emri mbeti në formën e tij mitike zanafillore, kurse në greqisht e ka emërtimin nga Perëndesha “Sellena” (Seleni), i vënë nga shkruesit e lashtë fetarë, që hartuan gjuhën priftërore greke dhe shpreh një fazë më të vonshme të besimit.

Ky fakt dëshmon se gjuha pellazgo-shqipe është gjuhë zanafillore, që studiuesit i emërtojnë “gjuhë natyrale” dhe është më e lashtë se greqishtja dhe latinishtja, që nuk përcaktohen si të tilla. Edhe emri i Diellit e ka burimin nga ai i Hënës.

Studiuesi M.Eliade pohon se në Rodi, “gjatë festimit kushtuar Halieia-s (Diellit) është afruar një karrocë me katër kuaj… ky emër vjen nga “halios” , që është forma dorike e emërtimit Helios (Diellit)”. (Holmberg “Die religiösen Vorstellurgen der altoischen Völkern” (39) Rrënja “ha” e kuptueshme nga mitet mbi Hënën, ndërton emërtimin e Diellit, por nuk ka lidhje me ndonjë mit.

Perëndesha e Henës në mite, kishte kultet e veta më të rëndësishme: shqiponjën, yllin, gjarpërin dhe demin, që simbolizonin forcën e saj magjike rigjeneruese. Si simbole mbrojtëse hënore, në mburojën e Akilit ndodheshin: katër yje-rozeta, të cilat i rinin si kurorë shqiponjës (gjetur në një pjatë të pikturuar në qytetin Vulçi të Etrurisë) (40)
Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget ShqiponjadykrenareHëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Shqiponjanjekrenare

Flamuri shqipetar nga 1914 deri 1920, ku pasqyrohen shqiponja, ylli dhe rrufeja, simbole kultike të Krijuesit (Dritës hyjnore) dhe Shqiponja perandorake e Napoleonit, i cili nuk preferoi shqiponjën dy krenore të Karlit të Madh, i ndikuar në shk15 nga modelet lindore, por atë të besimit hënor dodonas – shqiponjën me një kokë dhe rrufe.

Siç vëren studiuesi Jaho Brahaj “Shqiponjën një krenore në stemat hieraldike familjare, e gjejmë më përpara tek Arbërit, se tek popujt e tjerë të Ballkanit dhe Europës,” (në flamurin e Principatës së Arbërit shk12) (41)

Siç përmënda rastin e shkrimit të fjalës “shqipetar”, edhe për rastin e flamurit tonë, me çdo ndryshim që mendohet, duhet të merren ata studiues, që e njohin historinë e lashtë të popullit tonë.

Duke hequr yllin pesë-cepësh në flamurin shqipetar, i cili është gjithashtu një figurë/simbol i besimit pellazg, pavarsisht që u përdor nga ideollogjia komuniste, sikurse u përdorën edhe shumë simbole pellazge nga nazistët (dhe mund të zëvëndësohej me yllin gjashtë cepësh të Skëndërbeut apo tetë-cepësh të Aleksandrit të Madh), ne zhdukëm me duart tona në flamur, faktet historike të Kombit tonë dhe simbolin e Krijueses- Dritës hyjnore. “Shqiponja dhe Ylli, simbolizojnë që në kohët më të lashta , dritën, shpirtin pra vetë zanafillën e jetës dhe të çdo krijimi, që janë thelbësisht të rendit mendor”. Sipas Moisiut, shqiponja dhe ylli, janë sinonime (42)

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Lekaimadh
Aleksandri i Madh mbi qeleshen e të cilit dallohen qartë simbolet e besimit sellenik: Hëna dhe ylli tetë-cepësh-

Siç vihet re, rrezet me të cilat shprehet ylli, simbolizojne Dritën hyjnore dhe qëndron mbi hënën, sikurse edhe mbi kokën e shqiponjave, në flamuj apo emblema ndër shekuj. Ky ka qenë edhe simboli i Afërditës (një gjysëm-Hënë e vendosur pranë një ylli)(43) si dhe emblemë shtetërore e Epirit antik, gjendur tek një dorëshkrim (shkXVII) i pabotuar deri më sot. (44)

Siç pohon Jaho Brahaj, nga ky simbol i stërvjetër i Dodonës, e kanë burimin stolitë tona me drapër-hëne horizontale, të shoqëruara zakonisht edhe me yllin.Ylli gjashtë cepësh dhe hëna.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Ylligjashtecepesh

Stoli e e përdorur në Malësinë e Madhe.


Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Empty Re: Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 12.05.14 11:11

Përfundimi i dytë: Perëndia e dritës hënore -Sellena, ka qenë përfaqësuese e besimit të parë të institucionalizuar të Dodonës – sellenizmit, i cili zgjati për një periudhe dhjetra- mijëravjeçare.

Përparsia e kultit të Hënës ka ardhur nga krahasimi i çfaqjes së saj (në tre forma) e ngjashme me tre cikle të jetës në Tokë dhe zbulimi shkallë-shkallë shkencor, i ndikimit të saj, në jetën e njeriut dhe mbi natyrën. Kjo shkencë primitive, bazohej në aftësinë e intuitës së njeriut primitiv dhe krahasimit të dukurive në botën që e rrethonte. Shqiponja me një kokë ka përfaqësuar “Dritën hënore” dhe ka qenë më e lashtë se shqiponja dy krenore.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Stemaekastrioteve

Stema e Kastriotëve me trekëndëshin (që në vizatimet e para të njeriut primitiv ka përfaqësuar gruan), yllin 6 cepësh dhe kurorat me rreze të Krijueses-Dritës hyjnore.



Besimi hënor (me shqiponjën me një kokë) përfaqësoi në zanafillë matriarkatin; Besimi diellor (me shqiponjën me dy kokë) patriarkatin dhe forcën ushtarake të pushtetit administrativ.

Pellazgët, nga nevoja jetike apo fati i keq gjatë luftrave me fiset e tjera të një gjinie, (prandaj dhe lufta e tyre quhej “lufta e Titanëve” dhmth “e tanëve”-njerëzve tanë, gjë që faktohet edhe nga mitet ), u përhapën drejt perëndimit, veriut, jugut dhe lindjes, duke mbartur me vete e zgjeruar edhe hapsirën gjeografike të besimit të tyre sellenik (hënor).

Për të ndërtuar historinë e lashtë të paraardhësve të popullit tonë, domosdoshmërisht duhet të studiohen edhe gjurmët që lanë ata në toponime, mite dhe gjuhë, në vëndet ku emigruan. Kjo metodë plotësoi shumë studime mbi lashtësinë, për faktin se shumë gjurmë të tyre, kanë mbijetuar në vëndet ku kaloi apo sundoi raca pellazgjike.

Studiuesi i besimit të lashtë G.Dumezil, pohon se “Pjesa më e madhe e figurave të panjohura të rrjeshtuara nga Wissowa, gjetën shpjegim të kënaqshëm dhe përputhen harmonikisht me të dhënat e dokumenteve, të sjella nëpërmjet paraleleve me popujt e tjerë indo-europian” (45) Duke ndjekur ngjashmëritë në mitet dhe ritet, në Europën veriore (galo-keltët, iberët etj), në Azinë e Vogël (frigët, shumerët, hititët, hurritët, skithet, etj) në Afrikën veriore dhe deri në Azinë e largët, zbulohet edhe rruga dhe koha e lëvizjeve të fiseve pellazge.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Pllaka

Pllakë e Perëndisë Horus (Musée du Louvre | Paris

Kjo pllakë guri e gdhëndur, gjëndej brënda varrit të mbretit të dinastisë së parë « Thinite », Horusit (afersisht 3040-3020 pk). Në këtë monument të lashtë, në kompleksin egjiptian të Abydos, paraqitet një shqiponjë, një gjarpër dhe tre vija paralele në formën e kolonave. Edhe në hieroglifet që pasqyrojnë emrin e tij, kemi figurën e shqiponjës, gjarpërit dhe tre vijat paralele, që i gjejmë si tre simbole të Dhemitres zanafillore, që dëshmojnë vijëmsinë e të njejtit besim sellenik të pellazgeve dhe të shqiponjës me një kokë, në Egjipt. Ky fakt dëshmon edhe vjetërsinë e besimit të Dodonës, krahasuar me atë egjiptian.

Në pllakën mortore të Horusit, këto simbole i përkasin tashmë një figure mashkullore, që dëshmon rritjen e rolit të figurës së burrit, jo vetëm si pushtet tokësor, por edhe atij shpirtëror.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Horusi

Horusi, i mbiquajtur Perëndia shqiponjë (Ḥr), ishte mbret i dinastisë së parë arkaike. Kulti i tij nderohej veçanrisht në qytetin e lashtë Nekhen, që në gjuhën kopte përkthehej “qyteti i shqiponjave”.(Nekhen-wikipedia)

Sipas miteve, Horusi është një shqiponjë hyjnore (emërtim që e mbajti edhe Pirro Burri dhe shumë të tjerë), bir i Osirisit (Perëndia diellore) dhe Isisit (Perëndi hënore) dhe syri i tij i majtë ishte hëna dhe i djathti – dielli. Pikërisht syrin e majtë-të hënës- egjiptianët do ta mbajnë si nuskë mbrojtëse, sepse mendonin se kishte fuqi magjike. Ajo që të bije në sy është bashk-vendosja tek një njeri, i dy kulteve: atij diellor dhe hënor. Në foton më poshtë, keto dy kulte jepen me dy kokat, krahët dhe këmbët e shqiponjës, në trupin e njëriut.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Kokaesepates

Koka e një sepate, Kompleksi i Bactria-Margiana, fundi i mijëvjeçarit III- fillimi i mijevj.II pk-Metropolitan Museum of Art (fr.wikipedia.org/wiki/Abaris_le_Scythe) Domethënia e mitit të shprehur në këtë dorezë dhe drejtimi në anë të kundërta e dy kokave, do të trajtohet në një material tjetër.



Siç vihet re nga miti, “Shqiponja” (e personifikuar nga Horosi) paraqitet si fëmijë e Perëndisë-Diell dhe Hënë, që në mitologjinë e herëshme pellazge, ishte nëna e tyre. Ky mit është përshtatur për dinastitë faraonike tokësore, me qëllimin e afrimit të tyre, si bij të drejtpërdrejtë të Krijueses – Dritës hyjnore. Marrja e simboleve kultike të figurës femërore (Krijueses) nga ana e figurës mashkullore-Faraonit, nuk do të thotë se në besimin sellenik (të emërtuar “hellenik” më vonë) nuk kishte më vend për hyjnesha gra.

Kjo dëshmohet nga vëndi i rëndësishëm që zinte Perëndesha hënore Isis në Egjiptin e lashtë, me Hënën e plotë mbi kokën e saj (dhe jo Dielli, siç shprehen disa studiues) pohuar edhe nga Plutarku: “ ndërmjet statujave të saj me brirë, janë ato me Hënën e re”. Siç vëren edhe Wilkinson Richard H. :“Isis u bë një nga Perënditë më të rëndësishme në Egjipt” (Wilkinson 2003, pp. 51, 146–149) – Wilkinson, Richard H.(2003). The Complete Gods and Goddesses of Ancient Egypt. Thames & Hudson. ISBN 0-500-05120-8. ) (46)

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Perendia2-115x150Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Perendia1-150x150

Perëndesha Isis dhe Kleopatra e Egjiptit me krahët e shqiponjës mbi kokë. (Ancient Egyptian religion – Wikipedia)

Xh.Katapano pohon se “is” në hebraisht ka kuptimin e “Dritës së Parë” (47) Hëna e plotë, brirët e kaut (simbol i Hënës) dhe krahët e shqiponjës, dëshmojnë se ishte një Perëndeshë hënore, sikurse edhe të gjithë perënditë e lashta të mëvonshme mashkullore, përfshirë dhe Horusin, fakt që pohon edhe një herë se, besimi hënor (sellenik) ishte shumë më i hershëm se sa ay diellor.

Simbolet kultike dhe skeleti mitik i ngjashëm, që vërejmë në të gjithë hapsirën euro-afro-aziatike, dëshmojnë jo për kryqëzimin (sinkretizmin) e besimeve të ndryshme, siç lexojmë sot në librat historik, por për shkallë të ndryshme të zhvillimit në kohë, të të njejtit besim pellazg, elementët e të cilit janë marrë dhe dhënë ndërmjet popujve të së njejtës racë (drejtuese-ushtarake). Herodoti (484 – 425 pk), gjithashtu e pohon qënien e të njejtit besim në Egjipt dhe gadishullin Ilirik.

Duke folur për hyjnit e egjiptianeve, ai shkruan : « Nuk kam sigurisht qëllim të tregoj gjithë sa dëgjova për hyjnitë e tyre, përveç emrave të vet, se mendoj që të tërë njerëzit të njejtat (gjëra) besojnë për hyjnitë » (48) Ky fakt vërtetohet me njohjen e hartës gjeografike të përhapjes së fiseve dhe grupeve luftarake Pellazgo-Ilire të kësaj periudhe. Gjithashtu nuk mund të mohojmë pasurimin e skeletit të besimit hënor pellazgjik dhe atij diellor të mëvonshëm, me mite dhe emërtime të ndikuara nga ngjarjet dhe personat historikë (që u quajtën Perëndi, Profetë apo reformatorë të besimit) me elemente të kulturës së hapsirës euro-afro-aziatike.

Simboli i shqiponjës, që në hieroglife emërtonte Horusin, do të jetë emri i parë (faraonët emërtoheshin me disa emra, njër pas tjetrit) në emërtimin e Faraonëve egjiptian si, Kheops, Toutankhamon, Amenhotepin e III etj.(Horus-wikipedia)

Shumë vënde dhe figura historike u mbiquajtën me emrin e shqiponjës, për të dëshmuar natyrën hyjnore të tyre, por Shqiponja, simbol i Krijueses-Dritës hyjnore, mbijetoi në vijëmsi dhe në të gjitha format e shprehjes së saj (komb, gjuhë, vend, traditën kulturore, flamur etj) vetëm tek arbëreshët dhe shqipetarët, që dëshmon përkatësinë e tyre prej Pellazgëve hyjnorë.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Empty Re: Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 12.05.14 11:13

Egjipti i lashtë, është vendi ku iliro-pellazgët sundues, kryen “reformën” e parë të besimit të tyre hënor – sellenizmit.


Kur flasim për besimin e Egjiptit të Lashtë, duhet të kemi parasysh dy faktorë :1) Besimi ishte në “pronësi” të familjes mbretërore, udhëheqësve të lartë fetare e ushtarak dhe drejtonte jetën civile dhe shpirtërore të popullit. 2) Përfaqësuesit më në zë të Lashtësisë egjiptiane, ishin të huaj, me origjinë pellazgjike, e shprehur në mitet, ritet, kultet, toponimet, gjuhësinë, emërtimet dhe biografinë e tyre e dëshmuar në studime të shumta, sidomos ato shqipetare. Studiuesit shqipetarë, po japin një ndihmesë të paçmueshme, duke zbuluar fijet lidhëse të periudhave dhe zhvillimimeve të shoqërisë njerëzore, të errëta deri më sot.

Siç pamë edhe më lart, Horusi-Perëndi dhe mbret tokësor, mbante në emërtim, kultin e shqiponjës, gjarpërit dhe tre vijave paralele të besimit hënor pellazgjik.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Statua9-150x150Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Statua10-150x150

Statuja e Horusit nën kultin e shqiponjës, përpara tempullit Edfou dhe vijimi i mitit të luftës kundër gjarpërit, në Egjiptin e lashtë.

Në Afrikën Veriore, ngritën qytetrime të zhvilluara edhe shumë mbretër të tjerë pellazgë, origjina e të cilëve nuk përmëndet nga historiografija botërore. Sot, si një nga Faraonët më të famshëm (ndoshta pse lidhej edhe me emrin e nipit të tij, Merenptah– Moisiut, krijuesit të besimit të krishter) njihet Ramsesi i II(1304 -1213 pk) i mbiquajtur Ramsesi i Madh. Xh.Katapano vëren se ai mbante emërtimin “Larte” që ishte karakteristik për mbretërit etruskë, fakt që dëshmon origjinën etrusko/trojane të Ramsesit II dhe të Moisiut. (49) Ramsesi i II është pasardhës i një vargu të gjatë faraonësh të racës së tij, përfaqësuesit më të rëndësishëm të të cilëve, i gjejmë në Dinastinë e 12-të (1983 – 1778 pk).

Po ç’lidhje ka Dinastia e famëshme në Egjiptin e lashtë, me simbolin e shqiponjës në flamurin dhe traditën e shqiptarëve?

Kjo Dinasti është pjesa e “humbur” apo “e zhdukur” e Historisë mijravjeçare e Kombit të Titanëve pellazgë , por edhe e origjinës sonë, “e varrosur” nga Historiografia e shk19-të. Kjo periudhë zë fill me bashkimin e Egjiptit dhe mbretërimin e Faraonit, Amenemhat I-rë(1983 – 1953 pk) një administrator, ndërtues dhe luftëtar i shquar, që pranoi i pari bashk-administrimin me djalin e tij, Sessostri I-rë duke krijuar një Perandori të papushtueshme, të begatë dhe të lulëzuar. E gjithë dinastia e tij, që vijoi ndër shekuj, si emër të parë mbante figurën e Shqiponjës hyjnore, kultit hënor dodonas (Horusin).

Diodori (Diodore de Sicile- shk I pk) i sjelle nga studiuesi Niko Stillo (“Etruskishte Toskerishte”), në “Bibliotekën e tij historike” përmend faktin se : “Në vitet e vjetra, mbretërit e Azisë ishin vendës, por nuk kujtohet asnjë veprim i tyre i çmuar dhe as ndonjë emër konkret. I pari mbret që arriti gjer tek ne, në histori dhe kujtesë ishte Ninoja, mbreti i asirëve i cili nënshtroi : Egjiptin, Fenikinë, Sirinë Koile, Kilikinë, Pamfilinë e Likinë, madje Karian si dhe Lidinë, vuri nën skeptrin e vet dhe Troadën e Fringjinë në Helespont dhe Propontiden Bitininë e Kapadokinë, si dhe kombet barbare që banonin në brigjet e Detit të Zi gjer te lumi Tanai (Don)”(50)Ky Mbret-luftëtar, që për madheshtinë e Perandorisë (euro-afro-aziatike) që krijoi, vendosjes së ligjeve, sundimit por edhe të demokracisë së nënshtetasve të lirë, ndërtimin e tempujve si bosht i qyteteve të shumtë që ngriti, zhvillimin e bujqësisë, veprave ujitëse, urave etj, dhe sidomos administrimin e mënçur që vendosi, ju dha vendi i Kryeperëndisë. Miti i tij pas vdekjes, pushtoi hapsira shumë më të mëdha, se sa kur qe gjallë i zoti.



Ky Mbret tokësor, nën emrin e Ninos, mbretit të asirëve, të Sessostri I-rë në Egjipt, Sheshoosit tek pellazgo-ilirët, Tinia tek etruskët, Minosi dhe Heleni në Mikenë, Di-as apo Zeusit mbi Olimp, Dionisit në mite (dhe shumë emrave të tjerë), sundoi në tokë e në qiell, nën hijen e Shqiponjës (të trashëguar nga Ati apo etërit, brez pas brezi), e besimit hënor të vendit të tij të origjinës- Dodonës thesprote në Çamëri. Në Dhjatën e Vjetër, Heroi dhe Mbreti i racës arbërore, më i famshëmi në Historinë njerëzore, është emërtuar Noe (51)

Kush më shumë se Kombi ynë duhet ta çvarrosë këtë Dinasti pellazge, duke lidhur fijet e këputura nga koha dhe ideollogjia? Jo thjesht për të zbuluar origjinën e simbolit të flamurit dhe të emrit tonë kombëtar, por edhe për të përmbysur dogmat e Historiografisë për ardhjen e fiseve “indo-europiane”, “ndikimit” oriental të besimit apo përhapjen e besimit “hellenik” (“sellenizmit”) nga Aleksandri i Madh.

Aleksandri i Madh e ripërtëriti besimin dodonas në fushatat e tij, duke shpallur edhe veten “bir” të familjes hyjnore. Ai ndoqi në gjithshka, shëmbullin e paraardhësit të tij pellazgo-ilir, Sessostrit të I-rë dhe të qytete-shteteve që u krijuan nga ushtarët e tij, të cilët përhapën kudo ku shkelën, (Afrikë -Azi dhe Europë) qytetrimin ilirik. Studimi shkencor i Niko Stillos “Etruskishte Toskërishte” zbulon me hollësi historinë tokësore dhe qiellore, të Hyjnive arbër, të Olimpit homerik.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Statua12-150x150Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Statua11-150x150

Obelisku i Sessostrit të I (1962 pk) në Eliopoli dhe Skulptura e Faraonit Sessostri I
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Empty Re: Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Berti69 12.05.14 11:16

Lartesimi i kultit Diellor –shprehje e forcës së pushtetit tokësor

Për studiuesit e sotëm të besimit, figura më e rëndësishme në historinë mijëravjeçare të Egjiptit të lashtë, që i dha vëndin e Krijuesit- Diellit dhe vetes- Profet të tij, ka qenë Amenhotepi i IV, Faraonit i dhjetë i dinastisë së 18 (sundoi më1355-1338 pk).

Faraoni Akhenaton « heretiku » në të djathtë dhe familja e tij duke adhuruar Perëndinë Aton (Ancient Egyptian religion -Wikipedia)

Faraoni Amenhotepi i IV, i vetëquajtur Akhénaton, pranohet si “reformator i parë i besimit” dhe “krijuesi i besimit monoteist” sepse vendosi besimin Diellor (Aton) si kultin e vetëm shtetëror. Bashkë me kryeqytetin, ai ndryshoi edhe të gjithë administratën e tij, ku vendosi ata që kishin përqafuar besimin e ri.

Në besimin hënor (sellenizmin) që përfaqësonte “matriarkatin”, figura qëndrore e gruas (Diona në Dodone dhe Isisi egjiptiane), në periudhat e mëvonshme mitike, u zëvëndësua nga ajo e mashkullit (Zeusi në gadishullin Ilirik dhe Osirisi, në Egjipt,) që përfaqësonin “patriarkatin”, duke marrë edhe simbolet e saj më të rëndësishme si shqiponjën, demin, gjarpërin, etj. Edhe nën mbretërimin e babait të tij, Amenhotepin e III (sundoi 1391-1353pk). (52) kishte filluar ngritja e simbolit diellor. Por, Faraoni Akhenaton e mohoi dhe e luftoi besimin tradicional hënor, të cilin themeluesi i shkencës krahasuese të miteve, Max Myler (Max Müller 1823-1900) e quan “ hénothéisme “. (hénothéisme -Wikipedia)

Krijimi i perandorive, të mëdha gjeografike të Faraoneve egjiptian dhe hyjnizimi i figurës së sunduesit mashkull, të fortë ushtarakisht dhe me pushtet të pakufizuar administrativ e sidomos zhvillimi i madh i shkencës së lashtë, nxorri në plan të parë rëndësinë e njeriut të ditur – të llogjikës – si mjet pushteti. Filozofi më i madh romak, Plutarku ( viti 46 pk- 125) pohonte se: “Njeriu përbehej nga tre pjesë : trupi (soma) shpirti (psyche) dhe llogjika (nous). Shpirti i njerëzve të drejtë, pastrohej në Hënë, trupi i kthehej Tokës ndërsa llogjika (shkonte drejt) Diellit” (53)

M.Eliade shprehet se “përorfikët (Dielli) është inteligjenca botërore. Macrobio, ia dedikon kultit diellor të gjithë teologjinë dhe i paralelizon me Diellin : Apollon, Liber-Dionysos, Marte, Mercurio, Esculapio, Ercole, Serapide, Osiride, Horus, Adone, Nemesi, Pan, Saturno, Adad e deri Jupiterin” (54) Le të kujtojmë se, që nga shkolla e Thotit në Egjiptin prehistorik dhe deri tek ajo e arbërit, Gjergj Xhemisto Pletones (1355-1452), në Mistra të gadishullit Ilirik, ku mësohesh shkenca e lashtë“që synonte mbruajtjen e njeriut të fortë e të përkryer ; të fuqishëm në trup e mendje” (55), mësimi ishte i rezervuar vetëm për “udhëheqësit” e ardhshëm. Njohja e vlerës së “llogjikës” (dijes), rrjedhojë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, nxiti ndryshimin edhe në kulte, të cilat në lashtësi ishin të detyrueshme sikurse “Kushtetuta” e ditëve të sotme.

Baza e mësimeve të Shkollave të Misterit, qe studimi i ekujlibrave, që e gjejmë edhe në komentet që janë bërë për dy kokat e shqiponjës, si psh femër-mashkull, lindje-perëndim dhe gjithçka që u nda, është e kundërt apo e dyzuar. Këto çfaqje binjake e ndanin shoqerinë në dy klasa themelore: atë femërore, që duke qënë më e fuqishme, zhvillojnë ndjenjat dhe klasën tjetër ku rryma mashkullore përforcon cilesitë mendore. (56)

Edhe sot qarkullonidea se meshkujt janë më të zgjuar se femrat, pasojë e ideollogjisë mijeravjeçare e pushtetit administrativ në Lashtësi. Përdorimi i këtij ekujlibri apo dualizmi, sipas M.Eliade buronte nga traditat e lashta të Hellenëve (Pellazgëve –shën im) dhe njihej edhe nga Platoni (57)

Përfaqësuesi më i madh i këtij ekujlibri, ishte ai midis Hënës dhe Diellit, (dy planetet më të mëdha që shihen nga Toka) e shprehur në simbolin kultik, të dy kokave të shqiponjës. Për të kuptuar zhvillimin e besimit tek njeriu para-historik, shumë studiues kanë gjurmuar besimet e fiseve apo popullsive të sotme, që jetojnë të mënjanuar nga bota moderne. Mircea Elade dëshmon se, në fiset afrikane, simboli i Hënës përfaqësonte matriarkatin ndërsa i Diellit patriarkatin : “Festa e Hënës së re ndiqej vetëm nga gratë, kurse festa e Diellit festohej vetëm nga burrat. ( 58)

Vendosja e pushtetit patriarkal në besimin e Egjiptit të lashtë, pasqyrohet qartësisht në ndryshimin e emërtimit të Krijuesit e zbërthyer nëpërmjet gjuhës arbërishte nga Xhuzepe Katapano (“Thoti fliste shqip”): nga Amon (A-m-on=at+nënë+jonë), në Aton (At-on= at+ynë) (59)

Siç vërehet, është mënjanuar figura femërore që mbisundonte në besimin hënor. Perëndinë Diell-Aton, që deri në atë kohë paraqitej vetëm si hieroglif me kuptimin “dritë”, Akhenatoni e paraqiti si emër të një faraoni. Ai ngriti kultin e Diellit mbi kultet e tjera dhe ndërtoi tempullin Aton në një qytet të ri Akhétaton (Tell-er-Amarna). Nga emri i tij, u hoq emri i Horusit dhe figura e shqiponjës (përfaqësuese e besimit hënor) dhe mbeti vetëm i Perëndisë “Ra” që përfaqësonte Dritën hyjnore.

Reforma e tij, kundër Perëndisë Amon, nuk pati sukses dhe mbas vdekjes së tij, vijuan të adhuroheshin perënditë tradicionale. Megjithëse revolta e Akhenatonit dështoi, ajo gjeti vijues të tjerë në shekujt e mëvonshëm, tashme jo në Egjypt, por në Azinë e Afërme (Mithra), në Gadishullin Ilirik (Apolloni) dhe sidomos në Perandorinë romake, me triumfin e “Diellit fitimtar!”( Sol-Invictus).

Sipas studiuesve, Perset dhe Epirotët ishin të parët që e përdorën, si simbol ushtarak dhe më vonë u bënë emblema të Egjiptit, Perandorise romake dhe të perandorëve të Lindjes dhe Perëndimit.(60)

Sot në përgjithësi, mendohet se kulti i Diellit ishte kryesor dhe më i përhapuri në botë. Në fakt, eruditi gjerman i shk19, Adolf Bastian (1826 –1905,) vërejti se ky kult ishte i përhapur në hapësira shumë të kufizuara të botës, si në Egjipt, në Azi dhe në Europe, vetëm tek disa popujt, me një zhvillim të lartë në lashtësi. (61) Ai u përhap dhe u bë kult shtetëror nga mbretër që përfaqësonin pushtetin ushtarak.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Shqiponjahitite-300x214
Shqiponja hitite (J.Brahaj “Flamuri i Kombit Shqiptar”)



Pikërisht në Azinë e Vogël gjejmë në zbulimet arkeologjike, shqiponjën tashmë me dy koka, shprehje e bashkjetesës së dy kulteve: atij hënor dhe diellor. Shqiponja me dy kokë e zbuluar në Azinë e vogël, sipas studiuesve i përket kulturës së popujve Hititë. Gjithashtu dëshmohet se qytetrimi i tyre kishte patur ndikim të madh nga qytetrimi i mëparshëm i popujve Hurritë (Mesopotami, mijëvjeçari 3 pk). Në ikonografinë e hurriteve, Hëna dhe Dielli paraqiten dëndur të binjakëzuar. Hurritët udhëhiqeshin nga një kastë aristokratike luftëtarësh (62) dhe figura qëndrore e besimit të tyre ishte Perëndia e luftës.(63)

Studiuesi Trevor Bryce në librin e tij “The Kingdom of the Hittitës”,(Oxford 1998) duke ju referuar emrave të mbretërve hititë veren “ se ata kanë prapashtese -ili, mënyrë e cila i identifikonte ata me yllin… Përveç ilireve dhe hititëve, nuk ka asnjë popull tjetër në Azi apo Evrope, që të përdorë prapashtesën -ili pas emrit të një mbreti. Mes gjuhëve semitike, prapashtesa -ili, tregon thjesht Zotin.” Hititët dhe iliret kishin të njëjtën kulturë e qytetërim dhe të njëjtën gjuhe. (64)

Edhe Arif Mati e pohon këtë fakt: “Prijësit Hititë nga ana etnike ishin të përafërt me trojanët, thrakasit ose frigjanët dmth një popull pellazg. Popull i famshëm “i malësorëve me kokë të rrumbullakët“ të cilët kanë shkelur tokën e Lindjes së Mesme rreth viteve 4000 pk” (65)

Pra koha dhe vëndi ku u zbulua shqiponja me dy kokë, lidhet me fiset pellazgo-ilire që nuk e braktisën kurrë besimin hënor, por pranuan ekujlibrin e dy kulteve, nëpërmjet dy kokave të shqiponjës hyjnore.

M.Eliade pohon se, filozofija mistike e indjanëve nuk trajton supremacinë e Hënës apo të Diellit, përkundrazi përpiqet t’i baras-vendosë, sepse kjo formulë (Hëna-Diell), vinte që nga periudha primitive, si shprehje e ripërtëritjes (66) Ky fakt i sjellë nga M.Eliade është një “gjurmë” historike e ndikimit të besimit pellazg, të pushtuesve të parë të Gadishullit Indjan, dhe nuk njihet ndonjë dëshmi që të flasë për të kundërtën (tezën për fiset indo-europiane, shumë studiues e kanë venë në dyshim -A.Mati (67)

Fakti, që pas rënjes së mbretërisë hitite (1180 pk) e deri në periudhën e Perandorisë romake nuk është gjendur asnjë gjurmë e shqiponjës me dy kokë, (68) dëshmon se në Azi, ky simbol nuk ishte vëndës, por kalimtar, i sjellë nga fise luftëtarësh pellazgo-ilir, gjatë pushtimeve të tyre në këtë trevë.

Shqiponja dykrenore ka qenë emblemë e Dyerve fisnike të Gropajve, Muzakajve, Aranitëve, Kastriotëve, dhe shqiponja me një kokë, e Zakariajve dhe Buzëzezëve (69)

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Shqiponja3-150x150Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Shqiponja2-150x150

Shqiponja dy krenore e Perandorëve arbër Paleologë, në Stamboll (Photo © Pythacli) dhe pllakë memoriale për dy kapitenë stradiotë shqipetarë, Don Nicolo dhe Angelo Maipesi. © Napoli.

Përfundimi i tretë: Besimi pellazg hënor u përhap në të gjitha vëndet, që pushtuan dhe sunduan, mbretërit Heronj dhe Profetë të origjinës ilirike: në Europë, Afrikën veriore, Azinë e vogël e deri në Azinë e largët. Ky besim pësoi ndryshime në mite, duke u dhënë rolin kryesor Perëndive meshkuj dhe kulteve të tyre. Kjo dukuri pasqyroi kalimin drejt shoqerisë patriarkale me administrata të fuqishme politike dhe ushtarake, të drejtuara nga mbreti- diell, simbol i dijes, i pushtetit dhe i ligjit. Besimi diellor vendosi në plan të parë forcën e pushtetit, të krahasuar me forcën e ndriçimit diellor.

Një nga dukurite e rëndësishme në mitet, pohon Mircea Eliade, është ay i “heronjve diellore” , sidomos tek blegtorët nomade, fise nga dolën në shekujt e mëvonshëm të ashtuquajtura nacione “që bejnë historinë”…dukuri sidomos e shteteve indo-europiane. (70) Kështu shqiponjës që përfaqësonte Krijuesin-“Dritën hyjnore”, ju shtua krahas kokës së parë “dritës hënore” edhe një kokë e dytë “drita diellore” (një ekujlibër i pranuar me vështirësi dhe nganjëherë edhe me luftë). Prandaj nuk janë të rralla pamjet me tre kurora mbi kokën e shqiponjës dy krenore: dy të vogla, mbi sejcilën kokë dhe një e madhe në mes, që perfaqëson Krijuesen/Dritën hyjnore.

Kjo ka qenë “reforma”e parë e besimit pellaz, shumë kohë përpara se të ndodhte “reforma” e dytë, që shënoi fillimin e një lufte fetare dhe administrative (që zgjati me shekuj), kundër besimit 50 mijë vjeçar të Pellazgëve hyjnorë dhe solli lindjen e Krishtërimit. Besimi i ri, zëvëndësoi kultin zanafillor të Hënës dhe jet-shkurtër të Diellit, me kultin e Njeriut tokësor dhe hyjnor, të lidhur me Krijuesin.



***

Në këtë material, kam hedhur vetëm disa vija, për të skicuar HISTORINË 50 mijë-vjeçare të besimit zanafillor të Pellazgo-ilirëve, e simbolizuar me figurën e SHQIPONJËS dhe Rrezes (Yllit). Njohja e besimit pellazg “sellenizmit”, pohon faktin se ay ka qenë besim monoteist, që ka njohur vetëm një Krijues- Dritën hyjnore.

Pellazgo-ilirët të cilët e krijuan këtë besim, kanë përdorur simbolin e Shqiponjës, të Yllit (Illi-në dialektin çam) dhe të Tokës (Arë), në gjithshka që ka patur të bejë me jetën e tyre: emërtimin e vëndit, gjuhës, vetes, toponimeve, simboleve kombëtare etj. Ata e kanë gdhëndur shqiponjën në gur dhe e kanë kënduar në këngë, duke ju dëshmuar fiseve të tjera, lidhjen që kishin me KRIJUESIN dhe duke e quajtur veten – BIJ TË TIJ HYJNORË.

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Flamurinehene

Flamuri shqipetar në Hënë, gjatë misionit Apollo 14 (1971) vendosur nga astronauti i NASA-s me origjinë shqipetare, Alan Shepard.



Fatbardha Demi


21.06.2013





1- Mircea Eliade. « Trattato di storia dele religioni »,1976 Editore Boringhieri, Torino – www.paxpleroma.it/…/Trattato_Storia_Delle_Religioni_Mircea_Eliade.pdf

2- www.lagrottadeicervi.it/arte-religione-e-magia/

3- po aty

4- f315,316 Martin Bernal « Athina e zeze » Shtepia botuese 55, Tirane 2009

5- f21 “Mesimet e Ptahhotepit -Libri me i lashte i botes” Logoreci, 2006

6- f81 Xhuzepe Katapano, „Thot-i Fliste Shqip“ Botimet enciklopedike, Tirane,2007

7- f391 Spiro Konda, “Shqiptaret dhe problemi pellazgjik” ,UEGEN Tirane 2011

8- E.Jacques “Shqiptaret” f80 marre nga f42 Rasim Bedo Dodona

9- Adem Demaçi: Filozofia e Jetes (II) “Kush eshte Zoti”? – Pashtriku.org, 04. 02. 2013

10- f20 Mehdi Frashëri “Historia e lashtë e Shqiperisë dhe e Shqipetarëve”, Plejad 2012

11- f92 Dhimitër Pilika “Pellazgët origjina jonë e mohuar” Botimet enciklopedike , Tiranë 2005

12- f20 Mark Tirta, « Mitollogjia nder shqiptare »

13- f52, George G. M. James “Trashegimi e vjedhur” Plejad, Tirane, 2009

14- f63 Spiro Konda, “Shqipetarët dhe Problemi Pellazgjik”, UEGEN,Tirane,2011

15- f8 Xhuzepe Katapano (po aty)

16- Maksim Zotaj ,“Origjina dhe simbolet e flamurit shqiptar!”Metropol, 24-01- 2008

17- Shefki Ollomani “Maqedonët dhe Maqedonia Antike” www.ina-online.net/opinione/8965.txt‎

18- Albert Hitoaliaj – Marrë nga sa-kra.ch MNVR | Shqiponja me dy kokë, simboli ynë, më i lashti i botës www.mnvr.org ›

19- f22, Jaho Brahaj „Flamuri i Kombit Shqipetar“, Tirane 2007

20- f11 Marija Gimbutas “Il linguaggio della Dea” Venexia, Roma,2008

21- Prof.dr.Shaban Sinani “Si u bene Albanet –Shqipptare”,Tiranë, 02. 03. 2010 groups.yahoo.com/group/cameria/message/9409‎

22- f33 Jaho Brahaj (po aty)

23-f60 Rasim Bedo, « Dodona Tempulli i lashte i Shqiperise » botim i Sh.K. “Bilal Xhaferi”, Tirane 2007

24- f42 ,43 Dhimiter Pilika “Pellazget, origjina e jone e mohuar” Botimet enciklopedike , Tirane 2005)

25- http://www.miti3000

26- Mitologia greca e latina, Eos, Epafo, Epeo mitologia.dossier.net/eos.html

27-f59 Georgez Dumézil “La religione romana arcaika Miti,leggende, realta”,BUR Saggi, 2011

28- it.wikipedia.org/wiki/Titanomachia

29184, Xhuzepe Katapano (po aty)

30- f35 Vasil S. Tole« Pse qajnë kuajt e Akilit? »Mediaprint ,2011

31- f174 Xhuzepe Katapano (po aty)

32- Albert Hitoaliaj – Marrë nga sa-kra.ch MNVR | Shqiponja me dy kokë, simboli ynë, më i lashti i botës www.mnvr.org ›

33- https://it.wikipedia.org/wiki/Aquila‎

34- f86 Marin Barleti «Rrethimi i Shkodrës » Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1982

35- f316 Marija Gimbutas “Il linguaggio della Dea” Venexia, Roma,2008

36- www.paxpleroma.it/…/Trattato_Storia_Delle_Religioni_Mircea_Eliade.pdf

37- f23 Jaho Brahaj “Flamuri i Kombit Shqiptar”2007

38- f13 Jaho Braho (po aty)

39- f111 www.paxpleroma.it/…/Trattato_Storia_Delle_Religioni_Mircea_Eliade.pdf

40- f10 JahoBrahaj (po aty)

41- f92 Dhimitër Pilika “Pellazgët origjina jonë e mohuar” Botimet enciklopedike , Tirane 2005)

42- f87-88 Xhuzepe Katapano (po aty)

43- f178 Aristidh Kola “Gjuha e Perendive” marre tek“Albanohellenica nr2” 2000-2001

44- f89 Dhimiter Pilika “Pellazget origjina jone e mohuar” Botimet enciklopedike , Tirane 2005

45- f57 Georges Dumézil “La religione romana arcaica – Miti,leggende,realta” BUR Saggi 2011

46- Ancient Egyptian religion- Wikipedia

47- f186 Xhuzepe Katapano (po aty)

48- f77 Niko Stillo “Etruskishte Toskërishte”

49- f194 Xhuzepe Katapano (po aty)

50- f294-297 Niko Stillo (po aty)

51- f286 Niko Stillo (po aty)

52- Nicolas Grimal, Histoire de l’Égypte ancienne, p. 272 –Aton, wikipedia

53- f132 www.paxpleroma.it/…/Trattato_Storia_Delle_Religioni_Mircea_Eliade.pdf

54- f115,116 Mircea Eliade (po aty)

55- f114-15 Xhuzepe Katapano (po aty)

56- Le scuole dei misteri e lo Spirito di emulazione – Insegnamenti …www.rosacroceoggi.org/…/07rays.lescuoledeimist

57- f133 Mircea Eliade (po aty)

58- f126 Mircea Eliade (po aty)

59- f94 Xhuzepe Katapano (po aty)

60- Aigle – Au Blason des Armoirieswww.blason-armoiries.org › Héraldique › A‎

61- f97 Mircea Eliade (po aty)

62- wikipedia Hurriti

63- Zoroastrismo – Corso di Religione www.corsodireligione.it/religioni/…/zoroastr_1.ht…

64- Albert Hitoaliaj- “Shqiponja me dy koka, simboli ynë, më i lashti o botës …” – Sa-Kra www.sa-kra.ch/shqiponjasimbl2.htm‎

65- f.277 A.M. “Mikenët=Pellazg” Plejad

66- f277 “Shqipëria Odisea e pabesueshme e një populli parahelen” Plejad,2007

67- f113 Mircea Eliade (po aty)

68- Aigle listes des fichiers PDF aigle – Yo PDF www.extpdf.com/aigle-pdf.html

69- f50Jaho Brahaj (po aty)

70- f114 Mircea Eliade (po aty)


Fund

Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget Empty Re: Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi