EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hena

+13
Dimitrov Xhunga
xhemalekovaci
Luli
arbri1994
ari0158
Nikolaos
Zattoo
mistrecja
Elizza
Estilen
Jon
Neo
Admin
17 posters

Shko poshtë

Hena Empty Hena

Mesazh  Admin 20.05.08 2:33

Hena na e ndryshon jeten

Hena Lune510

Fuqinë e jashtëzakonshme të Hënës dhe ndikimin e këtij sateliti në vetë Tokën - paraardhësit tanë kaherë e kanë pasur të njohur, andaj, bazuar në këtë realitet, ata gjithmonë përshtatnin dhe orientonin përditshmërinë e tyre sipas këtij ritmi.

Atë që e dinin gjyshërit tanë - tash është dëshmuar edhe shkencërisht: Hëna ndikon dukshëm në ndryshimin e jetës tonë.

Pas disa vite hulumtimi dhe studimi të bëra në këtë drejtim, Jehona Paunger dhe Tomas Pope, të arriturat e tre kërkimore rreth ndikimit të Hënës në përditshmërinë tonë, këto ditë, me sukses i kanë prezantuar në një artikull të gazetës më të lexuar gjermane "Bild".

Shikimi i këtyre dy studiuesve në lidhje me ndikimet e Hënës, ka ngjallur një interesim të madh tek lexuesit e kësaj reviste prestigjioze me tirazh disa milionësh.
Por, çka do të duhej të dimë fillimisht për Hënën?

KATËR GJENDJET E HËNËS

Hëna në të mbushur shihet dy deri tri herë pas Hënës së re dhe duket si hije e argjendtë në errësirën e natës. Ajo përhap siguri, veçanërisht pas një etape të pesimizmit, me bindje se gjërat, megjithatë, sërish do të ecin para.

Hëna e plotë është si një festë. Dielli dhe hëna qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dhe e marrin tokën në mes, si prindi fëmijën e tyre. Koha është për veprime të mëdha dhe dashuri.

Hëna në të sosur simbolizon aktin e dhënies dhe dhuratat. Koha është për shërim (operacionet) dhe e përshtatshme për mbjellje dhe vjelje të bimëve.

Hëna e re figurativisht simbolizon babanë. Kush agjëron në këtë ditë, ai e pastron mirë trupin nga helmet. Gjithashtu, edhe fillimi i ndonjë diete, çfarëdo nisme e re, biznes, ose farë kurimi për dobësim, në këtë periodë do të mbështetet nga Hëna.

KALENDARI HYJNOR

Hëna që "është ngrënë" pakëson energjitë tona. Trupi është i dërmuar dhe i rraskapitur, ka nevojë për qetësi. Është faza e pjekurisë dhe e gjykimit për spastrimin e keqkuptimeve brenda familjes dhe në profesion.

Operacionet gjatë kësaj kohe kanë më shumë gjasa dhe mundësi të jenë të suksesshme, proceset e shërimit përparojnë, gjithashtu, më shpejt.

Pastrimi, fshirja, larja dhe heqja e peshës bëhen më lehtë. Pastrimi i gjakut përmes çajit të hithit gjatë kohës sa Hëna "hahet", është një mjet shërues i famshëm.

Të vjetrit tanë e dinin mirë se, trupi pas një dimri rraskapitës është si i rrahur, gjë që ndikon në kolesterinën. Në pastrimin e hershëm - "pastrimi i gjakut", në këtë periodë, aktivizon kapacitetin e plotë të funksionalitetit të veshkave.

"Të vjelat" e kopshtit (kose të tarracës): bimë, perime dhe fruta të vilen shkurt pas Hënës së plotë. Ato pastaj kanë shije intensive.

Edhe patatet dhe kërpudhat gjatë kohës së Hënës së plotë kanë aromë të plotë.

Agjërimi ka sukses në humbjen e kilogramëve të tepërt më së miri tri ditë para Hënës së plotë dhe tri ditë pas Hënës së plotë.

Gjatë kësaj kohe sa jeni në dietë, pini së paku dy litra ujë në ditë! Flokët. Ngjyra rri më gjatë, nëse ato përdoren gjatë kohës sa hëna vjen duke u përplotësuar. Larja dhe prerja e tyre preferohet, nëse Hëna është në kuadër të shenjës së Luanit.

Lakrat këputni paradreke vonë, kur vesa tashmë është tharë dhe i magazinoni gjatë kohës kur Hëna "hahet". Kjo shmang mykun, ndërkaq cilësia dhe fuqia ndikuese e tyre mbetet e lartë.

Dashura dhe të qenit të këndshëm (të "ëmbël!") - Hëna e plotë është romantike e madhe. Jo rastësisht dhe jo pa shkas, ajo është pagëzuar edhe si "planeti erotik".

Gjatë Hënës së plotë ndryshohet fusha magnetike e Tokës. Fuqia e diellit dhe Hënës përshkrojnë trupin tonë dhe i bëjnë hormonet t'ia thonë valles.

Nëse Hëna qëndron në rrethin e shenjës së Peshores në Horoskop - është mirë për stërngopje, për ata që janë fizikisht të dobët si dhe për plehërimin e bimëve.

Rekomandimet për ushqim gjatë kësaj periode: Hani më pak, ndërkas pas orës 18:00 mos hani më, nëse agjëroni, atëherë nuk është e mundur ta përballoni.

Pini rreth 2 litra lëngje deri në ora 19.00, pastaj vetëm nëse keni etje.

KUR HËNA ËSHTË E RE - KENI MË SHUMË ENERGJI!

Hëna e re, faza e energjisë: Shikuar në rrafshin astronomik rrëshqet në mes Tokës dhe Diellit, fytyra e saj është zhytur tërësisht në errësirë. Lëreni çdo gjë të shkojë rrugës që është nisur.

Startoni sërisha nga e para - një fillim i ri i mbarë (dieta, shpërngulja...) Në këtë fazë, madje edhe medikamentet, kanë ndikim më të mirë.

Pemët dhe lëngjet natyrore ju bëjnë posaçërisht mirë në periudhën para Hënës së re dhe para Hënës së plotë.
Këshillë: Në këtë periudhë bioproduktet kanë më shumë materie ushqyese dhe aromë natyrore.

Pelingu po u përdor kur është Hëna në të "sosur", e mban lëkurën shumë gjatë të lëmuar dhe të shëndoshë, por edhe të këndshme (lezetshme). Kjo këshillë nuk vlen kur është Hëna nën shenjën e Horoskopit-Peshk.

Kositja e barit. Për rritje të shpejtë bëhet, zakonisht, kur Hëna është duke u mbushur dhe qëndron në shenjën e Horoskopit të Gaforres ose të Akrepit.

PAS HËNËS SË PLOTË RRITET DËSHIRA PËR SEKS!

Seksi: Frytshmëria dhe gjallëria më të theksuara janë tetë ditë pas Hënës së plotë (të gushtit), dhe gjatë kohës sa Hëna është në të "sosur". Kjo periodë është parashenja dhe parakushti më i mirë për pranim të fetusit, ngase dëshira për seks rritet.

Edhe ritmi ditor i organeve gjatë kësaj periode ndryshon. Për shembull, te stomaku vërehet aktivitet i lartë prej orës 7.00 deri në ora 9.00, ndërsa faza e qetësisë, prej orës 9.00 deri në ora 11.00.

Hëna e plotë: Somnambulët (ata që shëtisin natën në gjumë) si dhe ata që flasin në gjumë, do të bëhen më aktiv, sepse në këtë periodë pengesat gjatë të fjeturit janë më të shpeshta.

Në rrafshin astronomik, gjatë kësaj periode. Hëna qëndron prapa Tokës dhe është tërësisht e zënë nga Dielli.

Rrobat lahen më së mirë gjatë kohës sa Hëna është duke u mbushur, dhe ato, menjëherë pas larjes duhet nderen (të shtrihen) për t'u tharë.

Hëna që shkon duke u mbushur rezervon energji. Sa më shumë i ofrohet përplotësimit të saj (Hëna e plotë), aq më i fortë bëhet ndikimi i saj. Kjo periodë është koha optimale për biseda të vështira. Por, keni kujdes! Mos merrni kurrë diçka pësipër si obligim!
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Ndikimi fatal i hënës

Mesazh  Admin 21.05.08 19:05

Ndikimi fatal i hënës

Të gjithë flisnin për të se është një pesëdhjetvjeqar me dukje të një djaloshi. Shokët dhe ata që e njifnin e përshkruanin si njeri shumë të sjellshëm dhe të butë. Fëmijëve u ndihmonte ta kalonin rrugën në vende të rrezikshme, më të vjetërve u a barte torbat, gjithkujt i ndihmonte kur kishin nevojë.

Ai gjithashtu organizonte aksione humanitare dhe merrte pjesë në to, i ndihmonte njerëzit fizikisht, me këshilla dhe jo rrallë edhe materialisht. Pos kësaj ai për ndryshim nga njerëzit e tjerë, të cilët i janë besnik vetëm parasë dhe fitimit, ishte njeri i kallëpit të vjetër dhe shpesh humbej në ëndërrime romantike duke mos u ruajtur as nga të tjerët.

Përveç kësaj, i adhuronte kuajt dhe gjithmonë mundeshe ta gjesh në garat e tyre. Binte në sy se kuajt i donte si qenje të gjalla e jo si mjete për fitim. Pra nuk ishte qudi që 46 - vjeçarin Fransoa Leroj e adhuronin të gjithë.

Për fat të keq më vonë u kuptua se ky njeri i zakonshëm dhe shumë i adhuruar nga të tjerët është një vrasës shumë i rrezikshëm dhe jo bash i përditshëm, sepse u vërtetua se ai i ka kryer shtatëmbëdhjetë krime seksuale-sadiste ndërsa i shtohen në barrë edhe nëntë të tjera!

Policia e kryeqytetit të Francës një kohë të gjatë vuante nga neuroza kolektive për shkak të disa rasteve të pashpjeguara: vinte natën, në mënyrë sadiste shfryhej në to dhe në fund i mbyste. Nuk i zgjidhte viktimat, kështu që vriste edhe vajza të reja të moshës 18 vjeqare edhe plaka të moshës 73 vjeqare. Ai ato i ngulfiste, i rrihte, i shponte me thikë, i dhunonte dhe në fund i vriste në mënyra të ndryshme. Vetëm tri prej tyre nuk i vrau dhe ato i ndihmuan shumë hetimeve të policisë.

Po, Fransoa shpesh dilte vonë nga shtëpia pas mesnate, dhe këtë e spjegonte me nervozën e paspjegueshme e cila e shtyente të dilte dhe të shetiste. Dilte i shqetësuar - thotë Brizhit Varga, e cila me të i kishte kaluar pesë vjet e gjysmë në martesë.

Kundrejt saj ai ishte shumë i kujdesshëm, bile i butë dhe kurrë nuk mundej të kuptohej se ai në të vërtetë ishte një psikopat me kërkesa të sëmura sadiste. Gruaja e dytë e tij, në gjykim thoshte se familja e tij veçanarisht nëna, kurrë nuk e kishin pranuar, sepse nënën e kishte diktator të llojit më të keq e cila në shtëpi nuk e lejonte përdorimin e alkoholit, duhanit bile edhe qeshjen me zë.

Ajo gjithmonë vendoste në emër të tij, bile edhe për gjëra si zgjedhja e pastës së dhëmbëve apo gjatësisë së pejve të këpucës.

Psikiatrët thonë: ajo grua është person posesiv me autoritet agresiv, sjelljet e saj kanë lënë shenja në djalin e saj. Psikiatri prof. Zhak Kozini shkon edhe mëtej duke thënë se nëna e tij ka pasur ndikim fatal në të birin e vet.

Rrethanat vendimtare

Por cila ishte rrethanë vendimtare në formimin e një personaliteti maniakal dhe vrasës?

Si fajtore kryesore u cilësua caku i vjetër dhe i tashëm i çdo romantiku e ajo është HËNA. Sepse, Fransoa Leroji renditej në kategorinë e atyre personave të cilët mjekët i quanin " homme de Lune" pra njerëz të hënës. Ekspertët mjeksorë të cilët e kanë kontrolluar të akuzuarin dhe të cilët e përcillnin gjendjen e tij, mundoheshin që në mënyrë objektive ti tregojnë gjygjit ndikimin misterioz të hënës në sjelljet kriminale të romantikut të akuzuar. Testet e ndryshme treguan se Leroi në mënyrë të veqante sillej kur ishte hëna e plotë.

Për dallim nga personat e tjerë, te ai gjatë kohës së hënës së plotë rritej tajimi i hormoneve, deri sa në gjak kishte sasi senzacionale të adrenalinës. Bëhej i parahatshëm, fillonte të vraponte dhe ti mëshojë me grushta dyerve to Parizit dhe në fund nisej për në shtëpinë e viktimës ose atë e gjente edhe rrugës. Tajimi enorm i hormonit fillonte në mbrëmje të natës me hënë të plotë dhe nuk i binte as pas mesnate. Psikiatrët mendojnë se Leroi natën përjetonte transformim në stilin e dr Xhekillit dhe dr Hajdit, duke u shëndruar në vrasës të cilin as nuk mundesh ta përshkruash.

Ç'farë është ndikimi i hënës

"Tek i akuzuari ekziston një element sekret i ndikimit të hënës të cilën shkenca edhe në shkallën e sotme të zhvillimit ende nuk mundet me spjeguar. Por nuk ka kurrëfarë dyshimi se i akuzuari në kohën e hënës së plotë shëndrrohet në një personalitet krejt tjetër, deri sa në proceset e tij fiziologjike vjen deri te alarmime dhe ndryshimet e mëdha dhe të quditëshme.

Në të vërtet vjen deri te aso tajimesh të hormoneve të cilat ishin dashur të priten te dhjetë njerëz përnjëher e jo vetëm te një njeri i vetëm. Përveç kësaj vjen edhe deri te ndryshimi i tonusit të muskujve të cilat tkurren dhe forcohen e që në medicië janë vërejtur vetëm te disa sëmundje".

Kështu para gjygjtarit u shpreh psikiatri tjetër, prof. Ogist Sharije.

Por në gjyq u kuptuan edhe disa fakte tjera. I akuzuari që në vitin 1962 ishte denuar me 20 vjet burg për shkak të vrasjes së tezes së vet. Mbrojtja e tij këtë e arsyetoi me atë se ai atëherë në moshën 16 vjeqare ishte i traumatizuar me vdekjen e dajës së vet, që ai e donte shumë, si dhe me vetëvrasjen e shokut të tij më të ngushtë nga shkolla.

Gjyqi i ndjeu edhe disa të dhëna se i akuzuari kishte jetuar në një pronë të pasur të fshatit në një rezhim të rreptë ku babai e urrente si vrasës deri sa nëna, fanatik i madh fetar, i rrinte si një "mur i pakapërcyeshëm" duke e ruajtur veqanarisht nga shoqëria me femra.

Edhe psikiatrët edhe mbrojtja e tij thanë se Fransoa Leroi ka qenë viktimë e ndryshimeve patologjike të natës, kur edhe ishte i zoti ti kryente veprimet e veta kriminale, duke u bërë një maniak sadist-mazohist dhe duke e kompenzuar inferioritetin e vet ditor.

Si ndikonte Hëna në vrasësin? A çfaqet shpesh ky fenomen? Çfarë janë ato rreze rë cilat drejtohen nga Hëna dhe futen në njeri?

Në Francë filloi intenzivisht të kërkohet përgjegjja!

Nga Arsim Ajgeraj
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Kriminaliteti dhe ndikimi i hënës së plotë në të

Mesazh  Neo 01.06.08 20:07

Kriminaliteti dhe ndikimi i hënës së plotë në të

Qysh nga kohërat e lashta është i njohur fakti se hëna ka ndikim në njeriun.
Kështu që, me kalimin e kohës, janë krijuar kulte në bazë të të cilave më vonë janë shkruar tregime, e disa prej tyre janë realizuar në projekte filmike, me tema të ndryshme horrori. Në këta filma, të pashmangshme kanë qenë skena me pamje të hënës së plotë.

▪ Në këtë fazë të hënës së plotë, zakonisht shfaqeshin skena me vrasës, dhunues dhe kriminel të ndryshëm. Të gjithë këta, vërehej se ishin të ndikuar nga fuqia e hënës.

Sipas burimeve të Nasa-së, distanca në mes të Hënës dhe Tokës lëvizë prej 356,410 km e gjer më 406,697 km. Distanca mesatare është 384,400 km.
Diametri I hënës është 3,476 km, kurse diametri I Tokës është 12,756 km.
Perimetri I hënës është 10,927 km, kurse perimetri I Tokës është 40,075 km.

Shkencëtarisht është e ditur se hëna ndikon në baticën dhe zbaticën e oqeaneve, detërave, në botën shtazore, bimore e gjithsesi ky ndikim manifestohet edhe tek njerëzit.

Kështu, ndikimi I hënës ka rëndësi të madhe në jetën e përditshme. P.sh. në mjekësi është I njohur fakti se gjakderdhjet (hemorragjitë) gjatë hënës së plotë janë më të mëdha, kështu që kirurgët gjatë përgatitjeve për operacion kësaj dukurie I kushtojnë kujdes të posaçëm.

Dr. Edson J. Andrews nga Asociacioni I Mjekësisë në Florida kishte bërë një hulumtim në 1.000 persona që ishin operuar nga bajamet dhe kishte konstatuar se 82% të tyre kishin pasur gjakderdhje më të madhe pas operacionit në fazën e hënës së plotë. Sipas këtij mjeku, kjo fazë është e rrezikshme për kirurgjinë dhe këto të dhëna duhet të shpërndahen dhe të shërbejnë si bazë për planifikimin e operimeve.

Gjithashtu edhe gjakderdhja gjatë ciklit menstrual në këtë fazë është më e madhe.

Hëna e plotë në mes tjerash, ndikon e dhe në pagjumësi. Somnambulët (njerëzit që hëna ka ndikim në ta, që zgjohen gjatë gjumit dhe kryejnë veprime të ndryshme pa vetëdije) janë një dukuri e njohur, që të gjithë ose I kemi parë ose kemi dëgjuar për ta nga rrethi I ngushtë ose I gjerë.

Ndikimi I hënës vërehet edhe në disponimin e përgjithshëm të njerëzve. Me siguri se e keni vërejtur se në këtë kohë në mbrëmje jeni më të shqetësuar se zakonisht, kështu që iu pengojnë disa imtësi që zakonisht nuk I keni vërejtur.

Duke u nisur nga kjo, shumë shkencëtarë botërorë e kanë studiuar këtë fenomen dhe kanë ardhur në përfundim se hëna e plotë pashmangshëm ndikon në sjelljet e njerëzve. Natyrisht se ka pasur edhe shkencëtarë të tillë që nuk e pranojnë këtë teori, mirëpo shkencëtarët që e përfaqësojnë këtë teori, mendimin e tyre e mbështesin dhe e ilustrojnë me shumë fakte dhe statistika.

Dr. Arnold Lieber pas një studimi 15vjeçar të ndikimit të hënës së plotë në njerëzit ka ardhur në përfundim se:

Gjatë hënës së plotë numri I vrasjeve është më I madh, Lëndimet e trupit janë shumë të shpeshta, Aksidentet rrugore në këtë kohë janë shumë të theksuara, Vetëvrasjet më së shumti ndodhin në këtë fazë.

Ky shkencëtar, si mjek në Klinikën Psikiatrike në Miami kishte konstatuar korrelacionin në mes të hënës së plotë dhe pacientëve në këtë spital. Në këtë korrelacion ishte bindur edhe I tërë personeli mjekësor në këtë spital.

Prandaj që prej atëherë ky fenomen e kishte inspiruar këtë shkencëtar që të merrej edhe më tutje me këtë çështje. Rezultatet e hulumtimit kishin qenë mahnitëse. Numri më I madh I vrasjeve ishte kryer pikërisht gjatë hënës së plotë.

Pse ndikon hëna në njeriun? Kur hëna të arrijë pozitën më të lartë në relacion me planetin e tokës, ajo shkakton baticën dhe anasjelltas kur hëna është më së afërmi planetit tonë shkaktohet zbatica.

Meqenëse njeriu, si edhe toka përbëhet prej 75- 80% nga materia e lëngtë dhe 20-25% nga materia e ngurtë, kur hëna është e plotë në njeriun shkaktohet një “Aksion koncentrik”. Në këtë fazë pasojat që njeriu i përjeton janë: ngushtimi I indeve, edemet (të ënjturit), eksitimet nervore, etj.

Të gjitha këto ndryshime që përjeton njeriu manifestohen në oreks, gjumë, disponim, sjellje, aktivitete trupore, seksuale, etj. Në këtë fazë është vetëvrarë (ose vrarë, pl. i autorit) aktorja e famshme, Merilyn Monro, pastaj është vrarë John Lenon, legjenda e grupit “Beatles”, dhe shumë njerëz të famshëm nga bota e filmit dhe muzikës.

Dr. Lieber së bashku me kolegët e tij, nga Universiteti I Miamit pra, kishin bërë një hulumtim 15 vjeçar. Duke krahasuar numrin e vrasjeve në këtë periudhë, që kishte qenë gjithsej 1887, këta shkencëtarë ishin befasuar më shumë se që kishin pritur, me numrin e madh të vrasjeve që kishin ndodhur gjatë hënës së plotë.

Sipas këtij hulumtimi, sa më shumë që afrohej hëna e plotë dukshëm rritej edhe numri I vrasjeve. Duke dëshiruar të binden për një dukuri të tillë, hulumtuesit bën një studim të njëjtë edhe në Ohajo të Clevelendit. Statistikat gjithashtu treguan se numri vrasjeve është dukshëm më I madh gjatë hënës së plotë se sa në faza të tjera të hënës.

Dr. Lieber dhe kolegët e tij nuk ishin të befasuar edhe aq shumë me këto rezultate. Një raport I mëhershëm I Institutit Amerikan I mjekësisë klimatologjike pranë Departamentit Policor të Filadelfisë, I titulluar “Efektet e hënës së plotë në sjelljet e njerëzve”, kishte zbuluar gjithashtu rezultate të njëjta.

Sipas këtij raporti shenja e hënës së plotë në fazën e saj kulminante rezulton me orientime të ndryshme kriminale siç janë: vrasjet, piromanitë, vozitjet e rrezikshme dhe kleptomanitë. Sipas këtij raporti, po ashtu disa njerëz duken pak a shumë më të gjindosur (krisur) gjatë kësaj faze të hënës së plotë.

Kohët e fundit, regjioni I Sussexit në Anglinë Jug-lindore kishte shtuar numrin e policëve që patrullojnë në rrugë gjatë këtij cikli lunar, pasi që oficerët e tyre kishin konstatuar lidhjen në mes të hënës së plotë dhe krimeve të dhunës.

Hëna e plotë dhe ditët e pagave të rrogës ishin identifikuar si faktorë të rritjes së krimeve të dhunës në mesin e vizitorëve të kafeneve dhe klubeve të natës.

Me dt. 06.06.2007. zëdhënësja e policisë së Sussexit kishte deklaruar:

“Hulumtimet e bëra nga ana jonë tregojnë qartë se ekziston një lidhje e fortë në mes të hënës së plotë dhe krimeve të dhunës”, duke shtuar se, në të ardhmen shumë oficer do të patrullojnë nëpër rrugë, në këtë fazë të hënës.
Duke u bazuar në këtë, Andy Parr I kishte deklaruar Brighton Argus:

“Meqenëse grafikoni I krimeve të dhunës është më I madh në këtë fazë të hënës se sa në jashtë kësaj faze, do të dëshiroja që me këtë dukuri të merreshin shkencëtarët e niveleve më të larta. Kjo do të ishte në interesin e përgjithshëm”.

Gjithashtu edhe prof. Michael Zimecky, nga Akademia Shkencore e Polonisë, duke studiuar qindra raste, ka argumentuar se hëna e plotë, bën ndikim në aktivitete kriminale si dhe në shëndetin e njeriut.

Ndërkaq, hulumtuesi japonez Asaka Fukada, mendon se hëna e plotë ndikon sidomos te piromanët.

Në hulumtimet psikologjike 3 mujore, të bëra në mesin e 1200 të burgosurve, në burgun Armley në qytetin Leeds, në vitin 1998, ishte zbuluar një rritje e krimeve të dhunës në këtë fazë të hënës së plotë.

Por, gjatë fazave të tjera të hënës, është shënuar numër më I vogël I incidenteve, kurse gjatë disa ditëve tjera nuk është shënuar asnjë incident.

Fransua Leroj, ishte një Parisien pesëdhjetëvjeçar me pamjen e një djaloshi, që miqtë dhe të gjithë të tjerët e njihnin si shumë të sjellshëm dhe të butë, me një fjalë e admironin të gjithë.

Mirëpo, për fat të keq, më vonë pasi që I tërë Parisi vuante nga një neurozë kolektive, u kuptua se ky njeri I adhuruar nga të tjerët ishte një vrasës maniak sadist-mazohist, që kishte kryer shtatëmbëdhjetë krime seksuale-sadiste, ndërsa dyshohej edhe për nëntë krime tjera.

Ky kriminel nuk zgjidhte viktima dhe vriste vajza prej moshës 18 vjeçare e gjer te ato 73 vjeçare. Vetëm 3 nga viktimat e tij nuk I vrau dhe pikërisht ato ndihmuan në hetimet e policisë që të zbulohet ky vrasës serik.

Ekspertët mjekësorë të cilët e kishin kontrolluar të akuzuarin dhe që e ndoqën gjendjen e tij, mundoheshin që në mënyrë objektive t’i tregonin gjyqit ndikimin misterioz të hënës në sjelljet kriminale të akuzuarit.

Testet e ndryshme treguan se Leroj sillej në mënyrë të veçantë kur hëna ishte e plotë. Në këtë kohë, te ai rritej sasia e hormoneve deri në atë shkallë sa që në gjak kishte sasi të jashtëzakonshme të adrenalinës. “Niveli I hormoneve të tij arrinte në nivele të cilat mund të jenë të barabarta me ato të dhjetë njerëzve njëkohësisht. Përveç kësaj, edhe muskujt I ndryshojnë, ato tkurren dhe forcohen, dukuri që në mjekësi janë vërejtur vetëm në disa sëmundje”, ishte shprehur para gjykatësit psikiatri, prof.

Ogist Sharije. Sipas këtij psikiatri, shkenca edhe në shkallën e sotme të zhvillimit ende nuk mund ta shpjegojë ndikimin e hënës në njeriun, apo siç quhen në Francë këta njerëz, “Homme de Lune”!

Gjithashtu edhe në Serbi, këtë vit kishte ndodhur një tragjedi e paparë në fshatin Jabukovci, afër Negotinit. Vrasësi Nikolla Radosavljeviq (39), siç shkruanin gazetat në “gjendje të tërbuar”, në mbrëmjen e 27.07.2007. (Pl. i autorit, në fazën e hënës së plotë) kishte vrarë nëntë vendas të tij, dhe kishte plagosur disa të tjerë me pushkë gjuetie. Sipas fjalëve të bashkëshortes së vrasësit Jellena, e cila ishte e plagosur me këtë rast:

“Nikolla më kishte sulmuar pa asnjë arsye dhe isha shumë e befasuar, meqenëse deri më tani nuk kam pasur asnjëherë problem me te dhe nuk më ka sulmuar asnjëherë”. Këta kishin pasur një jetë bashkëshortore shumë të lumtur dhe kishin dy fëmijë, Gordanën (12) dhe Daliborin (13). Së bashku kishin jetuar dhe punuar në Austri, prej nga kishin ardhur në pushim një ditë para krimit.

Të gjithë banorët e kësaj ane ishin çuditur me këtë veprim të jashtëzakonshëm të vrasësit Nikolla Radosavljeviq, që më parë e kishin njohur si një njeri serioz, stabil, të suksesshëm dhe që jetonte dhe punonte në Austri, një jetë me një familje në lumturi të plotë! Vrasësi kishte jetuar në vendin Himberg afër Vjenës dhe sipas fjalëve të banorëve të këtij vendbanimi kishte qenë një “njeri I qetë, që nuk dallohej nga të tjerët”.

Me siguri se raste identike ka shumë më shumë se këta që u paraqitën më lartë. Këto raste në vendet më të zhvilluara të botës, pa dyshim se po hulumtohen nga aspekte të ndryshme shkencore.

Në Amerikë, Angli, Francë, etj, edhe pse është konstatuar dhe argumentuar një lidhje apo ndikim në mes të hënës së plotë dhe njeriut, prapë se prapë një numër shkencëtarësh këtë lidhje e konteston! Në vendin tonë, nga aspekti shkencor një dukuri e tillë nuk është përmendur dhe trajtuar asnjëherë.

Është mirë që kjo dukuri, edhe tek ne, sikurse në botën e civilizuar t’i sfidojë kriminologët dhe shkencëtarët tjerë, që së paku ky fenomen të trajtohet jo si një faktor amnistues por si faktor kriminogjen.

Dihet mirëfilli se, një dukuri e tillë edhe pse nuk është trajtuar në nivele shkencore, ajo në popull është përmendur edhe shumë më herët.

Të gjithë ne e kemi dëgjuar e ndoshta edhe e kemi përmendur fjalën “I përhontë” duke mos menduar se çka në esencë nënkupton kjo fjalë. “I përhontë” e ka kuptimin e njëjtë me atë anglisht “Lunetic” ose frengjisht “Homme de Lune”, d.m.th.

Lunar-Hënor. Kjo fjalë është trashëguar brez pas brezi te ne, por në asnjë mënyrë rastësisht. Dihet se ndër shqiptarët ka pasur dituri dhe dijetarë shumë të fortë, sepse në këto troje ka pasur shkolla të larta (medrese) me traditë mbi 500 vjeçare, dhe se në këto shkolla është mësuar dituri burimore.

Sa i përket nivelit shkencor këto shkolla, dihet se kanë qenë më të avancuara se shumë shkolla të vendeve perëndimore. Pikërisht nga këto shkolla ka dalur kjo fjalë e cila burimin e ka në thënien e profetit Muhamed, paça dhe shpëtimi qofshin mbi te, I cili ka porositë “Agjëroni në netët e bardha” (fjala është për 3 ditë të muajit të plotë).

E dihet se agjërimi I mirëfilltë nuk d.m.th. të përmbajturit vetëm nga ushqimi por edhe nga fjalët e këqija, kacafytjet, cytjet e ndryshme, sjelljet asociale dhe të dhunshme, pastaj neurozat të cilat shkaktojnë rritjen e hormoneve, adrenalinës, e që si pasojë kanë rritjen e krimeve. “Dhe ai (Muhamedi) nuk flet nga dëshira e tij. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet. Atë ia mësoi, Ai fuqiforti” (Kur’an, kaptina 53, verseti 3-5).

Në mesin e efekteve fiziologjike që prodhon agjërimi janë edhe rënia e nivelit të sheqerit dhe kolesterolit si dhe e presionit sistolik të gjakut.

Krahas dobive materiale e fiziologjike, agjërimi ka edhe shumë efekte moralo-shpirtërore. Kështu, agjëruesi si rrjedhojë e kënaqësive shpirtërore të marra nga agjërimi, ka një situatë paqeje dhe qetësie. Urrejtja dhe zemërimi personal është në nivelin më të ulët. Agjëruesit gjithnjë duhet pasur parasysh këshillën Profetike: “Nëse jeni duke të agjëruar, dikush ju ofendon ose ju godet, thuani: “Unë jam duke agjëruar”.

Gjatë agjërimit, vëllimi i gjakut pakësohet. Kjo dukuri i jep zemrës një prehje me rëndësi. Më e rëndësishmja është se, pakësimi i lëngut ndërqelizor shkakton pakësimin e presionit indor. Ky presion indor i quajtur në gjuhën e popullit si presion i vogël, gjatë gjithë kohës së agjërimit është vazhdimisht i ulët, për rrjedhojë edhe zemra është e qetë.

Si përfundim, shkenca e mirëfilltë nuk duhet të merret me paragjykime dhe të mbetet edhe më tutje peng e ideologjive të kaluara dhe dështuara.

Shkencëtari nuk duhet të vuaj nga kriza e identitetit, sidomos atij identiteti që duhet mburret me te. Ai duhet ta ketë guximin që, gjithnjë ta pranojë dhe ta thotë të vërtetën, dhe nuk duhet të ketë kompleks inferioriteti. Shkencëtarë janë vetëm ata dijetarë që e dinë fillimin dhe fundin, janë dijetarë komplet, dijetarë shumëdimensional, përndryshe “dituria” e tyre do të dëshmojë kundër tyre.

Nga Saad R. Gashi
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Çmenduria dhe Hëna e plotë

Mesazh  Jon 07.08.09 14:24

Çmenduria dhe Hëna e plotë

A shkakton vërtetë sjellje të çuditshme Hëna e plotë?

Nëpër shekuj, shumë persona kanë pëshpëritur frazën: 'Duhet të jetë Hënë e plotë atje përjashtë", në një përpjekje për të shpjeguar ngjarje të çuditshme natën. Në të vërtetë, perëndesha romake e Hënës mbante një emër që mbetet i njohur edhe sot: Luna, ose prefiksi i fjalës lunatik - i çmendur.

Filozofi grek, Aristoteli dhe historiani romak, Plakushi Plin thoshin se truri ishte organi "më i lagësht" në trupin e njeriut dhe si rrjedhim më i prekshëm nga ndikimet e Hënës, e cila shkakton dallgët.

Besimi në "efektin e çmendurisë hënore", apo "efekti i Transilvanisë" siç e quajnë ndonjëherë mbizotëroi në Europë edhe në Mesjetë, atëherë kur qeniet njerëzore mendonin shpesh për shndërrimin në njerëz-ujq apo vampirë gjatë netëve me Hënë të plotë.

Edhe sot, shumë njerëz mendojnë se fuqitë mistike të Hënës shkaktojnë çrregullime, shtrime në spitale psikiatrikë, vetëvrasje, vrasje, aksidente në trafik, përleshje, kafshime qensh dhe gjithfarësoj ngjarjesh të çuditshme

Uji ?

Duke ndjekur Aristotelin dhe Plakushin Plin, disa autorë bashkëkohorë, si psikiatri nga Majemi Arnold Lieber kanë hedhur idenë që efektet e hënës së plotë mbi sjelljen vijnë për shkak të ndikimit ndaj ujit. Në fund të fundit, trupi i njeriut është 80 përqind ujë, kështu që ndoshta Hëna vepronë me magjinë e saj, duke prishur reshtimin e molekulave të ujit në sistemin nervor.

Por ka të paktën tre arsye, përse ky shpjegim nuk qëndron.

Së pari, efektet gravitacionalë të Hënës janë shumë të vegjël për të gjeneruar efekte të dukshëm mbi aktivitetin e trurit, jo më sjelljen. Siç thotë një astrolog, një mushkonjë mbi krahun tonë ushtron më shumë tërheqje gravitacionale se sa Hëna.

Së dyti, forca gravitacionale e Hënës ndikon vetëm në trupat e hapur me ujë, si oqeane e liqene, por jo burime të mbyllur uji, si trupi i njeriut. Së treti, efekti gravitacional i hënës është i fuqishëm vetëm gjatë Hënave të reja - kur Hëna është e padukshme për ne.

Nga buron

Nëse efekti i Hënës është thjeshtë një legjendë urbane astronomike dhe psikologjike, përse është kaq i përhapur? Ka disa arsye të mundshme. Sigurisht që mbulimi mediatik luan jnë rol. Shumë filma amerikanë i përshkruajnë netët me Hënën e plotë si skenat e ngjarjeve të tilla si therje, vrasje dhe sjellje psikotike.

Po kështu, studimet tregojnë se shumë njerëz bien pre e një fenomeni që psikologu Jean Chapman e quan "korrelacion iluziv" - perceptimi i një asosacioni që në fakt nuk ekziston.

Për shembull, shumë njerëz që kanë dhimbje të kyçeve këmbëngulin që dhimbja e tyre rritet gjatë kohës me shi, ndonëse studimet e hedhin poshtë këtë. Pak a shumë si mirazhet me ujë që ne vëzhgojmë në rrugë të lira gjatë ditëve të nxehta të verës, korrelacionet iluzivë mund të na bëjnë të perceptojmë fenomene kur këta nuk ndodhin.

Megjithatë, ky shpjegim ndonëse mund të jetë një pjesë e rëndësishme e gjëzës, nuk tregon se si nisi nocioni i Hënës së plotë. Një ide intriguese për origjinën e tij na vjen prej psikiatrit Charles Raison dhe shumë kolegëve të tij. Sipas Raison, efekti i çmendurisë hënore mund të përmbajë një pjesëz të vërtetë në kuptimin që dikur mund të ketë qenë real.

Raison mendon që përpara mbërritjes së ndriçimit të jashtëm në kohët moderne, ndriçimi i madh i Hënës së plotë nuk i lejonte njerëzit që jetonin jashtë që të flinin - duke përfshirë shumëkënd që kish çrregullime mendore.

Për arsye se mungesa e gjumit shpesh herë shkakton sjellje të çrregullta me disa kushte të caktuara psikologjikë, si çrregullimi bipolar (më parë i quajtur depresion maniak), Hëna e plotë mund të ketë qenë lidhur me një rritje të numrit të sjelljeve të çuditshme në një epokë të shkuar. Kështu që, ky efekt, në fjalët e tyre mund të jetë një "fosil kulturor".

Ne mund të mos e mësojmë asnjëherë nëse ky shpjegim është i saktë. Por të paktën në botën e sotme, efekti i çmendurisë hënore duket se i ka shumë të dobëta bazat.

Scott O. Lilienfeld, Hal Arkoëitz
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Ndikimi i henes se plote tek njeriu...!!!!

Mesazh  Estilen 18.03.10 15:18

Ndikimi i hënës së plotë në kriminalitet

Shkencëtarisht është e ditur se hëna ndikon në baticën dhe zbaticën e oqeaneve, deteve, në botën shtazore, bimore dhe në një mënyrë apo në tjetrën ky ndikim manifestohet edhe tek njerëzit

Që nga kohët e lashta është i njohur fakti se hëna ka ndikim tek njeriu, kështu që me kalimin e kohës, janë krijuar kulte në bazë të të cilave më vonë janë shkruar tregime, e disa prej tyre janë realizuar në projekte filmike, me tema të ndryshme horrori. Në këta filma, të pashmangshme kanë qenë skenat e shfaqjes së hënës së plotë.

Në fazën e hënës së plotë, zakonisht shfaqeshin skena me vrasës, dhunues dhe kriminel të ndryshëm. Të gjithë këta, vërehej se ishin të ndikuar nga fuqia e hënës. Sipas burimeve të Nasa-s, distanca mes Hënës dhe Tokës lëviz prej 356,410 km e gjer më 406,697 km, ndërsa distanca mesatare është 384,400 km. Diametri i hënës është 3,476 km, kurse diametri i Tokës është 12,756 km

. Perimetri i hënës është 10,927 km, kurse perimetri i Tokës është 40,075 km. Shkencëtarisht është e ditur se hëna ndikon në baticën dhe zbaticën e oqeaneve, deteve, në botën shtazore, bimore dhe në një mënyrë apo në tjetrën ky ndikim manifestohet edhe tek njerëzit. Kështu, ndikimi i hënës ka rëndësi të madhe në jetën e përditshme. P.sh. në mjekësi është i njohur fakti se gjakderdhjet (hemorragjitë) gjatë hënës së plotë janë më të mëdha, kështu që kirurgët gjatë përgatitjeve për operacion kësaj dukurie i kushtojnë kujdes të posaçëm. Dr. Edson J. Andreus nga Instituti i Mjekësisë në Florida, kishte bërë një hulumtim në 1.000 persona që ishin operuar nga bajamet dhe kishte konstatuar se 82% të tyre kishin pasur gjakderdhje më të madhe pas operacionit në fazën e hënës së plotë.

Sipas këtij mjeku, kjo fazë është e rrezikshme për kirurgjinë dhe këto të dhëna duhet të shpërndahen dhe të shërbejnë si bazë për planifikimin e operimeve. Hëna e plotë, në mes tjerash, ndikon edhe në pagjumësi. Somnambulët (njerëzit që zgjohen gjatë gjumit dhe kryejnë veprime të ndryshme pa vetëdije) janë një dukuri e njohur, që të gjithë ose i kemi parë, ose kemi dëgjuar për ta nga rrethi shoqëror.

Ndikimi i hënës vërehet edhe në disponimin e përgjithshëm të njerëzve. Ndoshta dikush mund ta ketë vërejtur se në këtë kohë në mbrëmje është më i shqetësuar se zakonisht. Duke u nisur nga kjo, shumë shkencëtarë botërorë e kanë studiuar këtë fenomen dhe kanë ardhur në përfundim se hëna e plotë pashmangshmërisht ndikon në sjelljet e njerëzve.

Natyrisht se ka pasur edhe shkencëtarë të tillë që nuk e pranojnë këtë teori, mirëpo shkencëtarët që e përfaqësojnë këtë teori, mendimin e tyre e mbështesin dhe e ilustrojnë me shumë fakte dhe statistika. Dr. Arnold Lieber pas një studimi 15-vjeçar të ndikimit të hënës së plotë tek njerëzit ka ardhur në përfundim se: gjatë hënës së plotë numri i vrasjeve është më i madh, lëndimet e trupit janë shumë të shpeshta, aksidentet rrugore janë shumë më të theksuara dhe vetëvrasjet gjithashtu.

Ky shkencëtar, si mjek në Klinikën Psikiatrike në Miami, kishte konstatuar korrelacionin në mes të hënës së plotë dhe pacientëve në këtë spital. Në këtë korrelacion ishte bindur edhe i tërë personeli mjekësor në këtë spital. Prandaj që atëherë ky fenomen e kishte inspiruar këtë shkencëtar që të merrej edhe më tej me këtë çështje. Rezultatet e hulumtimit kishin qenë mahnitëse. Numri më i madh i vrasjeve ishte kryer pikërisht gjatë hënës së plotë.

Pse ndikon hëna tek njeriu?

Kur hëna arrin pozicionin më të lartë në relacion me planetin e tokës, ajo shkakton baticën dhe anasjelltas kur hëna është më afër planetit tonë shkaktohet zbatica. Meqenëse njeriu, ashtu si edhe toka përbëhet prej 75-80% nga materia e lëngët dhe 20-25% nga materia e ngurtë, kur hëna është e plotë tek njeriu shkaktohet një "Aksion koncentrik". Në këtë fazë pasojat që njeriu përjeton janë: ngushtimi i indeve, edemet (të ënjturit), eksitimet nervore, etj. Të gjitha këto ndryshime që përjeton njeriu manifestohen në oreks, gjumë, disponim, sjellje, aktivitete trupore, seksuale, etj.

Në këtë fazë është vetëvrarë (ose vrarë, pasi çështja e saj mbetet ende e pazgjidhur) edhe aktorja e famshme, Merilyn Monro, pastaj është vrarë John Lenon, legjenda e grupit "Beatles" dhe shumë njerëz të famshëm nga bota e filmit dhe muzikës. Dr. Lieber së bashku me kolegët e tij, nga Universiteti i Miamit, pra, kishin bërë një hulumtim 15-vjeçar.

Duke krahasuar numrin e vrasjeve në këtë periudhë, që kishte qenë gjithsej 1887, këta shkencëtarë ishin befasuar më shumë me numrin e madh të vrasjeve që kishin ndodhur gjatë hënës së plotë. Sipas këtij hulumtimi, sa më shumë që afrohej hëna e plotë rritej dukshëm edhe numri i vrasjeve. Duke dëshiruar të bindeshin për një dukuri të tillë, hulumtuesit bën një studim të njëjtë edhe në Ohajo të Clevelendit. Statistikat gjithashtu treguan se numri i vrasjeve ishte dukshëm më i madh gjatë hënës së plotë se sa në faza të tjera të hënës.

Dr. Lieber dhe kolegët e tij nuk ishin të befasuar edhe aq shumë me këto rezultate. Një raport i mëhershëm i Institutit amerikan të Mjekësisë Klimatologjike pranë Departamentit Policor të Filadelfias, i titulluar "Efektet e hënës së plotë në sjelljet e njerëzve", kishte zbuluar gjithashtu rezultate të njëjta. Sipas këtij raporti, shenja e hënës së plotë në fazën e saj kulminante rezulton me orientime të ndryshme kriminale, siç janë: vrasjet, dhuna, sportet e rrezikshme dhe kleptomanitë. Sipas këtij raporti, po ashtu disa njerëz duken pak a shumë më të xhindosur (krisur) gjatë kësaj faze të hënës së plotë.

Kohët e fundit, zona e Sussexit në Anglinë Jug-lindore kishte shtuar numrin e policëve që patrullojnë në rrugë gjatë këtij cikli lunar, pasi oficerët e tyre kishin konstatuar lidhjen mes hënës së plotë dhe krimeve të dhunshme. Hëna e plotë dhe ditët e pagave ishin identifikuar si faktorë të rritjes së krimeve të dhunshme në mesin e vizitorëve të kafeneve dhe klubeve të natës. Më datë 06.06.2007, zëdhënësja e policisë së Sussexit kishte deklaruar: "Hulumtimet e bëra nga ana jonë tregojnë qartë se ekziston një lidhje e fortë mes hënës së plotë dhe krimeve të dhunshme", duke shtuar se, në të ardhmen shumë oficerë do të patrullojnë nëpër rrugë, në këtë fazë të hënës.

Duke u bazuar në këtë konstatim, Andy Parr i kishte deklaruar Brighton Argus: "Meqenëse grafiku i krimeve të dhunës është më i madh në këtë fazë të hënës se në fazat e tjera të saj, do të dëshiroja që me këtë dukuri të merreshin shkencëtarët e niveleve më të larta. Kjo do të ishte në interesin e përgjithshëm".

Gjithashtu, edhe prof. Michael Zimecky, nga Akademia Shkencore e Polonisë, duke studiuar qindra raste, ka argumentuar se hëna e plotë, ka një ndikim të fortë ndaj aktiviteteve kriminale, si dhe ndaj shëndetit të njeriut.

Ndërkaq, studiuesi japonez Asaka Fukada, mendon se hëna e plotë ndikon sidomos te kriminelët. Në hulumtimet psikologjike 3-mujore, të bëra në mesin e 1200 të burgosurve, në burgun Armley në qytetin Leeds, në vitin 1998, ishte zbuluar një rritje e krimeve të dhunës në këtë fazë të hënës së plotë. Por, gjatë fazave të tjera të hënës, është shënuar numër më i vogël i incidenteve, kurse gjatë disa ditëve të tjera nuk është shënuar asnjë incident. Fransua Leroj, ishte një parisien pesëdhjetëvjeçar me pamjen e një djaloshi, që miqtë dhe të gjithë të tjerët e njihnin si shumë të sjellshëm dhe të butë, me pak fjalë e admironin të gjithë.

Mirëpo, për fat të keq, më vonë pasi i tërë Parisi vuante nga një neurozë kolektive, u kuptua se ky njeri i adhuruar nga të tjerët ishte një vrasës maniak sadist-mazoist, që kishte kryer shtatëmbëdhjetë krime seksuale-sadiste, ndërsa dyshohej edhe për nëntë krime tjera. Ky kriminel nuk zgjidhte viktima dhe vriste vajza prej moshës 18-vjeçare e gjer te ato 73-vjeçare. Vetëm 3 nga viktimat e tij arritën të mbijetonin dhe pikërisht ato ndihmuan në hetimet e policisë që të zbulohej ky vrasës serial.

Ekspertët mjekësorë, të cilët e kishin kontrolluar të akuzuarin dhe që e ndoqën gjendjen e tij, mundoheshin që në mënyrë objektive t'i tregonin gjyqit ndikimin misterioz të hënës në sjelljet kriminale të të akuzuarit. Testet e ndryshme treguan se Leroj sillej në mënyrë të veçantë kur hëna ishte e plotë. Në këtë kohë, te ai rritej sasia e hormoneve deri në atë shkallë sa që në gjak kishte sasi të jashtëzakonshme të adrenalinës. "Niveli i hormoneve të tij arrinte në nivele të cilat mund të jenë të barabarta me ato të dhjetë njerëzve njëkohësisht.

Përveç kësaj, edhe muskujt i ndryshojnë, ato tkurren dhe forcohen, dukuri që në mjekësi janë vërejtur vetëm në disa sëmundje", ishte shprehur para gjykatësit psikiatri Prof. Ogist Sharije. Sipas këtij psikiatri, shkenca edhe në shkallën e sotme të zhvillimit ende nuk mund ta shpjegojë ndikimin e hënës tek njeriu, apo fenomenin "Homme de Lune", siç quhen në Francë këta njerëz. Rastet e çuditshme të këtyre njerëzve, të cilët janë paraqitur në shumë vende të zhvilluara të botës, pa dyshim po hulumtohen nga aspekte të ndryshme shkencore.

Në Amerikë, Angli, Francë, etj, edhe pse është konstatuar dhe argumentuar një lidhje apo ndikim mes hënës së plotë dhe njeriut, prapë se prapë një numër shkencëtarësh këtë lidhje e konteston.

K. B
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Re: Hena

Mesazh  Jon 20.06.10 15:56

Hena dhe te pathenat e saj...

Hena Hena10

Qe nga Antikiteti, njeriu eshte perpjekur te gjeje nje lidhje mes cikleve henore dhe ritmeve natyrale: nga rritja e bimeve, te sjellja e njerezve dhe kafsheve. Sot, bindjet e vjetra po analizohen nga shkenca.

A ka lidhje mes ciklit henor dhe menstrual?


Cikli menstrual, qe zgjat mesatarisht 28 dite, eshte shume i ngjashem me ate henor 29,5 dite. Ky cikel ishte mjaft i njohur ne antikitet. Ne fakt, filozofi grek, Aristoteli, theksonte se menstruacionet shfaqeshin me uljen e henes, ndersa “Maya”-t (dhe shume kultura te tjera), me henen e re. Ne Oqeani ka komunitete qe besojne ende sot se vete Hena ka menstruacione gjate henes se re. Ne fakt, nuk ka deshmi shkencore qe i konfirmojne keto bindje. Nderkaq, studimet e pakta tregojne se kane gjetur nje lidhje mes ciklit henor dhe menstrual, pavaresisht rezultateve kontradiktore.

A ndikon hena ne ritmet jetesore te qenieve njerezore?

Po, dhe e ben permes gravitetit te saj (qe shkakton baticat) dhe drites qe leshon. Baticat jane ngritje dhe ulje te nivelit te deteve qe perseriten çdo 12 ore e 25 minuta. Gaforret e llojit “Carcinus” ose “Uca”, qe perkatesisht jetojne ne Mesdhe dhe tropik, ndjekin kete cikel si per depozitimin e vezeve, ashtu edhe proceset e tjera. Ritme te ngjashme ndiqen edhe nga shume moluske dhe butake qe jetojne ne afersi te brigjeve. Ndersa koralet e llojit “Acropora” kane nje cikel mujor qe lidhet me shkelqimin e henes: fale nje gjeni specifik (Cry2), leshimi i vezeve dhe spermes per riprodhim ndodh ne korrespodence me henen e plote. Per me teper, hena e plote pengon gjahun (minjte dhe lepujt), sepse i ben me te dukshem, nderkohe qe privilegjon grabitqaret. Rezultatet jane nga me te ndryshmet: per shembull, luanet e detit te Galapagosit, ne netet e ndriçuara nga hena notojne me pak, por zhyten me ne thellesi per te ndjekur gjahun qe perpiqet te fshihet.

A ndikon hena ne meteorologji?


eshte e veshtire ta thuash nje gje te tille. Natyrisht qe hena ndikon mbi klimen, duke qene se ne zonat polare temperatura eshte me e larte se 0,55ºC kur hena eshte e plote, siç tregojne edhe vezhgimet diellore. Efektet e mundshme mbi motin jane me te veshtira per t’u percaktuar. Megjithate, ne disa raste duket se ka nje ndikim te vogel.

Nje savane perreth henes paralajmeron stuhi?


Kete e thone marinaret dhe eshte e vertete ne disa rrethana, pra kur drita e shperndare nga kristalet e akullit lart ne atmosfere, shkaktohet nga re stuhish qe po vijne.

Ujqerit ulerijne me shume kur hena eshte e plote?


Ritmet e kafsheve te nates natyrisht qe varen nga fazat henore, por nuk eshte e vertete qe ujqerit ulerijne me shume gjate neteve kur hena eshte e plote. Ne fakt e bejne me shume, pavaresisht se si eshte hena, ne te gdhire dhe gjate perendimit te diellit, pra para dhe pas gjuetise.

Mbushja e shisheve me vere duhet bere kur hena eshte e paplote?


Kete e theksojne njerezit qe merren me kete pune, por nuk ekziston asnje prove shkencore qe e verteton kete. Megjithate, ne çdo rast nuk duhet harruar se sot metodat per prodhimin e veres ndryshojne shume nga ato te vjetrat dhe nuk jane me te lidhura me periodicitetin henor. Keshtu, nese kjo thenie e vjeter vlente ne te kaluaren, sot nuk ka kuptim qe te jete.

A ndikon hena ne rritjen e bimeve? Po ne vjeljen e tyre?


Sigurisht. Permes drites se saj, Hena ndikon ne ritmet jetesore te bimeve, por eshte e veshtire te thuash se ne ç’menyre. Gjithsesi, qe nga fillimi i historise, fermeret kane zhvilluar nje sere parimesh per ta bere me efikase bujqesine, duke i sinkronizuar aktivitetet e ndryshme me fazat henore. Ne kete menyre kane lindur edhe “kalendaret bujqesore”, qe lidhen me disa pika te veçanta: kur hena eshte duke u mbushur, lehteson rritjen e bimeve, ndersa kur hena eshte e paplote, e pengon. Ne fakt, asgje nga ajo qe u tha me lart nuk konfirmohet nga studimet shkencore, qe te pakten deri tani nuk kane hedhur drite mbi keto bindje, pavaresisht faktit se njerezit vazhdojne te besojne.

A mund te ndikoje hena ne sjelljet e njerezve?

Ne fakt, kjo gje nuk mund te perjashtohet, madje shume persona mendojne se eshte keshtu. Pergjegjesi kryesor i ketij ndikimi, nese vertet ekziston, eshte melatonina, hormoni qe rregullon ciklin e gjumit dhe te zgjimit. Jane vezhguar me kujdes variacione te ciklit te melatonines ne lidhje me fazat henore, por jane variacione te vogla dhe nuk eshte e qarte nese shkaktohen nga ndriçimi henor, apo nga nje “ore” biologjike qe ka evoluar me racen njerezore dhe se do te vazhdoje te funksionoje edhe pa henen.

Çfare eshte efekti “Transilvani” dhe a ekziston vertet?


eshte nje nga bindjet me te perhapura mbi henen: fakti qe hena e plote favorizon rritjen e agresivitetit mes njerezve dhe realizimin e nje numri te madh aksidentesh e katastrofash. Fenomeni e ka marre emrin nga fakti se, ne kinema dhe letersi, konti Drakula ne Transilvani ishte me aktiv gjate neteve kur hena ishte e plote. Ne te vertete, ne te kaluaren shume njerez mendonin se Hena mund te ndikonte mbi gjendjen psikike te tyre, aq sa ne shekullin XIX ne Angli prania e henes se plote gjate nje vrasjeje konsiderohej si lehtesi ne proceset gjyqesore. Studimet shkencore lidhur me kete fakt nuk e kane konfirmuar ekzistencen e ketij fenomeni. Ndoshta sepse, siç theksonte nje psikolog amerikan, efekti Transilvani ekzistonte vetem ne te kaluaren, kur nuk kishte ndriçim artificial dhe hena ishte burimi i vetem i nates. Prania e saj mund te favorizonte pagjumesine, qe eshte nje faktor rreziku per kriza agresiviteti dhe epilepsie. Por sot, me shkelqimin artificial, kjo lidhje nuk ekziston me, dhe ne fakt as studimet nuk e konfirmojne kete gje.

Me henen e plote rritet edhe numri i lindjeve?


Edhe ne kete rast ka pasur shume studime, rezultatet e te cilave kane qene kontradiktore. Megjithate, studimi me i kompletuar eshte realizuar ne vitin 2004, ne Karolinen e Veriut, te 550 lindje nga viti 1997 deri ne 2001-shin dhe nuk u gjet ndonje lidhje mes fazave henore dhe lindjeve.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Re: Hena

Mesazh  Elizza 27.06.10 21:28

ANA TJETËR E HËNËS
David Wood



(Është Hëna me të vërtetë sateliti ynë natyror apo mund të jetë diçka tjetër ogurzezë?)

Edhe pas kaq e kaq vitesh, legjenda vazhdon të jetojë mes nesh, nëpërmjet fjalëve të Edgar Keisit, nëpërmjet fakteve të rralla në të dy krahët e Atlantikut dhe nëpërmjet shkrimeve të klasikëve. Po pse u zhyt Atlantida nën det? Pjesë të legjendës thonë se kjo ndodhi si një shpagim hyjnor për shkak se atlantidasit kishin provokuar zemërimin e zotrave. Pjesë të tjera të legjendës thonë se atlantidasit e kishin zhvilluar teknologjinë kaq shumë sa që vuajtën kundërgoditjen për shkak të mbingarkesës.

Sidoqoftë, shkenca mund të ketë një përgjigje të thjeshtë ndaj këtij rebusi. Pra një kontinent i tërë u zhduk pa lënë gjurmë. Ç’gjë mund ta ketë shkaktuar një kataklizmë të tillë? Një përgjigje potenciale për këtë është, nëse shkencëtarët do ta pranonin si të tillë. Gjurmët e dëshmive shkojnë deri 12,000 vjet të shkuara, por ne do ta nisim nga shekulli i 17-të.

Galileu e ktheu teleskopin e tij fillimisht nga Hëna në 1609. 360 vjet më vonë - Eagle u ul mbi Hënë. Ishte vajtja në Hënë “një hap i vogël për njeriun dhe një hap gjigand për njerëzimin” apo kishte një motiv prapamendues në këtë operacion? Shumë njerëz mendojnë se vajtja në Hënë ishte një ushtrim ushtarak. Edhe 25 vjet më pas vazhdon argumenti: Kush na mundi në Hënë?

Ulja në Hënë

Apollo 11 preku Hënën më 20 Korrik 1969 dhe mund të duket sikur NASA vizitoi Hënën thjeshtë sepse ajo është atje. Për shkak se kemi male, alpinistët do t’u ngjiten atyre, por ata nuk do të shpenzonin kurrë 27 miliard dollarë për ta bërë atë. Fakt është se Apollo 11 solli në Tokë shumë pak të reja, atëhere pse NASA vajti në Hënë edhe pesë herë të tjera? Njerëz në botë vdesin nga urija, nga të ftohtit; burimet e Tokës po pakësohen, popullsia e Botës po rritet me shpejtësi; dy të tretat e Tokës janë mbuluar nga uji dhe potenciali i detrave ka mbetur pa u zhvilluar. Motivi në themel të programit të Hënës duket qartë se është një motiv shumë i fortë. Në rast krize lidhur me sigurimin e Tokës, aspekti ushtarak fiton përparësi maksimale.

Ekzistojnë dy teori lidhur me praninë e Hënës. Teoria e shkëputjes nga Toka që thotë se një trup i madh kozmik është përplasur me Tokën dhe ka shkëputur një copë të saj duke krijuar basenin e madh të Oqeanit Paqësor. Copa që u shkëput kaloi në orbit. Fatkeqësisht Hëna është kaq e ndryshme nga Toka në përbërje sa që teoria nuk mund të qëndrojë dot.

Atëhere na mbetet teoria e kapjes nga forca tërheqëse e Tokës. Probabiliteti matematikor tregon se mundësia e kësaj ndodhie ka qënë shumë e ulët. Për analogji kësaj i thonë që të hedhësh një top tenisi nga një lartësi prej 10,000 metrash dhe topi të bjeri në një filxhan çaji. Shansi është fare i ulët, por marifeti ja vlen të provohet.Teoria e dytë bie poshtë menjëherë ashtu si edhe e para sapo që ju të uleni dhe të rikujtoni njohuritë që keni për Hënën. Sa për fillim, Toka është me densitet 5 herë më të lartë se uji ndërkohë që Hëna është vetëm tre herë. Shkëmbinjtë më të vjetër të Tokës datohen të moshës 3.8 miliard vjet. Kampionët e sjella nga Apollo 11 datojnë një moshë midis 4 dhe 4.6 miliard vjet. Me fjalë të tjera, Hëna është më e vjetër. Përveç kësaj, shkëmbinjtë hënor përmbajnë tre komplekse mineralesh që nuk gjenden në Tokë. Këta janë: spineli krom-titan, ferro-pseudobrukite dhe piroxmangite. Pra, Hëna nuk është një copë nga Toka dhe origjina e saj vjen nga tjetër drejtim, atëhere pse ky interesim ushtarak?

Interesi ushtarak

Pra, një pjesë e arsyes së interesimit ushtarak është se askush nuk e di se nga erdhi Hëna. Qysh nga koha e Galileut, njeriu jo vetëm që ka vrojtuar Hënën, por edhe anomalitë e saj të çuditshme. Në 1870, krateri i quajtur Linne u zhduk. Nganjëherë janë vrojtuar re mbi Hënë, mjegull ose tym. Drita nga Hëna na mbrinë në forma, ngjyra dhe përmasa të ndryshme. Më 24 Prill 1874, një objekt i bardhë me shkëlqim verbues lëvizi për gjatë sipërfaqes së Hënës. Në 1887, një trekëndësh i ndritshëm ndriçoi nga krateri Plato dhe gjatë pjesës tjetër të vitit dritë të tjera konvergjonin mbi Plato dhe e ndriçonin atë.

Për qindra vjet njeriu ka parë ngjyrime të kuqërremta vezulluese, pika në formë ylli, ndriçime, pulsime, tufëza drite dhe dy njolla të kuqe që vezulluan për 28 minuta. Janë vënë re drita edhe gjatë eklipseve Hënore.

Në qoftë se të gjitha këto shenja tregojnë jetë inteligjente atëhere nuk ka aspak çudi që është implikuar interesimi ushtarak. Çdo gjë që mund të përbëjë një rrezik për kombin mbulohet me një heshtje sekrete deri në marrjen e përgjigjes së saktë. Por "Ata" nuk janë shfaqur. Një formë jete që mbijeton në një trup pa ajër dhe ujë dhe pa atmosferë dhe me ekstremitete të ashpra temperaturash disponon një teknologji shumë më të zhvilluar se e jona.

Fakti tregon që "Ata" kanë qënë atje për një kohë të konsiderueshme dhe se gjatë kësaj kohe "Ata" nuk janë prezantuar me ne miqësisht. Për këtë shkak mendjet ushtarake i konsiderojnë "Ata" armiqësor dhe një rrezik potencial. Pothuaj 40 vjet më parë, astronomi Morris Jessup ka pyetur: "Kush na ka mundur ne në Hënë?.

Në 1953, një botues shkencor, John O'Neil, raportoi praninë e një ure 18 km të gjatë në skaj të Mare Crisium. Në Prill 1962, Apollo 16 fotografoi disa ura. NASA ka fotografuar gjithashtu kulla shumë më të larta se çfarëdolloj strukture mbi Tokë, ndërtesa, kupola, çati të pjerrta dhe glife në formën e A, X dhe P.

Kamerat kanë fiksuar gjithashtu mjete dhe makineri. Disa prej këtyre mjeteve kanë proporcione gjigande dhe lenë gjurmë të dallueshme në tokën e butë të Hënës. Duket sikur këto mjete angazhohen në procese gërmimesh në miniera të hapura.

Atëhere cilat janë shpjegimet zyrtare për këto anomali? Po e theksojmë se origjina e Hënës është e panjohur, pavarësisht nga çfarë mund të sugjerojnë shkencëtarët. Krateret e panumërt që mbulojnë sipërfaqen e Hënës kanë gjithashtu origjinë të paqartë. Disa prej tyre janë pasojë e veprimit të goditjes së meteorëve, por edhe shkencëtarët e pranojnë se jo të gjithë krateret janë pasojë e përplasjes së meteorëve. Ndoshta disa prej tyre janë formuar nga veprimi i kundërt i asaj që i bën ato të zhduken. Linne nuk ka qënë i vetmi krater që është zhdukur.

Ka dy teori që përpiqen të shpjegojnë retë, mjegullën dhe shkrepëtimat e ndritshme. A do të besonit po të thosha se ato janë rezultat i veprimeve goditëse dhe vullkanike? Reja gjigande e pluhurit që do të pasonte çdo përplasje do të ishte shumë jetëshkurtër sepse pluhuri do të kthehej shumë shpejt mbi sipërfaqen e Hënës për shkak të mungesës së atmosferës. Ndërsa aktiviteti vullkanik dhe tektonik në Hënë ka marrë fund 3 miliard vjet më parë.

Hëna nuk ka fare atmosferë prandaj nuk ka kushte moti. Por për shkak të temperaturave ekstreme, 200 EF (93.3EC) në mesditë dhe - 250EF (- 121.1EC) në mesnatë, veprimi ngrirje/shkrirje mund të shkaktojë çlirimin e gazeve natyrale nga nënsipërfaqja. Megjithatë, sipërfaqja e Hënës ndodhet në vakum dhe gazi në këtë mjedis nuk formon re, por shpërndahet. Po kështu edhe për mjegullën. Një re pluhuri i ngritur do të binte menjëherë poshtë. Grimcat e pluhurit që notojnë brenda një boshti drite diellore dhe që quhet Lëvizja Brovniane, është e pamundur të ndodhë në Hënë për shkak të vakumit.

Pa atmosferë, pa mot, pa erë. Glifet e zbuluara kudo mbi sipërfaqen e Hënës nuk janë rezultat e erozionit. Këto glife janë kaq të mëdha saqë hijet që lëshojnë ato janë të kapshme nga kamerat orbitale. Vakumi do të sigurojë që sipërfaqja e Hënës të mbetet e pandryshuar.

Deri tani, të gjitha këto vrojtime flasin për inteligjencë, ndërtime inxhinjerike dhe disa forma jete. Patjetër ju do të pyesni se çfarë formë jete mund të ekzistonte mbi një trup pa atmosferë, me temperatura ekstreme, pa ushqim, pa ujë dhe nën bombardimin e vazhdueshëm të rrezatimit diellor?

Ju e dini që ka krijesa që jetojnë në fundet oqeanike dhe në Arktikun armiqësor. Ju e dini që ka krijesa që mbijetojnë në diellin e mesditës dhe netët nën - zero të shkretëtirave ekuatoriale. Këto mjedise janë vërtet armiqësore për njeriun, por jo për të gjitha format e jetës.

Kritere të tjera për jetën janë streha, oksigjeni, ushqimi dhe uji. Ndonëse edhe në këtë rast këto janë esenciale për jetën tonë, por kjo nuk do të thotë se janë esenciale edhe për format e jetës që mund të ndeshim. Megjithatë, lidhur me Hënën, tre nga kriteret e mësipërme janë potenciale në Hënë. Streha: qyteti nëntokësor. Përparësitë e të jetuarit nën tokë janë mbrojtja nga rrezatimi diellor, mjedis më i kontrollueshëm dhe fshehje nga teleskopët dhe astronautët. Oksigjeni: duke supozuar se "Ata" kanë nevojë të marrin frymë, shkëmbenjtë hënor janë të pasur me mineral hekuri dhe nga 22 ton mineral mund të nxirret gjatë shkrirjes 1 ton oksigjen. 1 ton oksigjen është e barabartë me tre vjet furnizim për një njeri. Ushqimi: kultivimi hidrofonik kërkon vetëm ujë që na sjell ne te burimi për të.

Në qoftë se Hëna është atje me qëllim, ç’ka për t'u habitur që "Ata" e parkuan atë pranë një planeti me sasira të bollshme të lëndëve të nevojshme për "Ta". Po të vini re dëshmirat e UFO-ve të para në Tokë do të shikoni se në shumicën e rasteve ato janë parë pranë liqeneve. E vërteta është shumë më e çuditshme se edhe vetë fantazitë më të çfrenuara.

Pra Hëna është aty aksidentalisht apo qëllimisht? Shanset që Hëna të ketë mbritur aty për shkak të forcave natyrore janë shumë të vogla. Atëhere le të supozojmë se Hëna është sjellë aty me qëllim, ç’gjë e mbështet këtë?

Kronikat e tibetianëve të vjetër, përrallat sllave dhe tekste të tjera të lashta i referohen një kohe kur nuk kishte batica dhe as Hënë. Nga kjo historianët mendojnë se Hëna ka ardhur aty rreth 12,000 vjet të shkuara.

Katastrofa

Imagjinoni katastrofën që do të shkaktonte një ngjarje e tillë. Beteja gravitacionale, për shkak të hyrjes së Hënës në sistem, do të shkaktonte tëmete, erupsione vullkanike, vërshime dhe kushte ekstreme moti. Do të duheshin shumë vjet përpara se të qetësoheshin dukuritë dhe të riformohej plotësisht i gjithë planeti. Ja vlen të theksojmë këtu se pikërisht rreth 12,000 vjet të shkuara u zhdukën pa gjurmë qytetërimet e Mu dhe Atlantidës. Është pikërisht koha e Përmbytjes Biblike. Por çdo të ndodhte në qoftë se "Ata" do të vendosnin të shkonin më tutje?

Ka edhe çështje të tjera që ne nuk mund t'i shpjegojmë. Disa prej hënave të Jupiterit nuk rishfaqen më nga prapa planetit të tyre primar. Ata humbasin. Në 1672, Cassini zbuloi një hënë në orbitën e Venusit. Astronomët e patën atë nën vrojtim deri në 1764 kur, pas 92 vjetësh, ajo u zhduk. Kujtohuni për Vulkan, që u zbulua në 1762 dhe u vrojtua për 100 vjet. Vulkani nuk shihet më qysh nga viti 1876. Herschel zbuloi Uranin dhe dy nga pesë hënat e tij, por ai pretendonte se kishte gjetur edhe katër të tjera. Fatkeqësisht askush nuk mundi të shoh ato që pa Herschel.

Isak Asimov njëherë ka thënë: "Çfarë dreqin bën Hëna jonë atje? Ajo është shumë më larg nga ç’duhej për të qënë vërtet satelit i Tokës." Sipas teorisë së tij të 'tërheqjes së litarit' Hëna nuk duhet të ndodhet aty ku është. Raporti midis përmasave të saj dhe distancës nga Toka dhe nga Dielli nuk del.

Hëna është një dukuri e çuditshme. Qysh nga ajo ditë e shënuar në Korrik 1969, programi spacial programoi edhe pesë ulje të tjera me njerëz në Hënë: Apollo 12 ( 19 Nëntor 1969), Apollo 14 (5 Shkurt 1971), Apollo 15 (30 Korrik 1971), Apollo 16 (21 Prill 1972 dhe Apollo 17 (11 Dhjetor 1972). Përveç këtyre janë bërë edhe shumë ulje pa njerëz në Hënë si edhe fluturime nga Ranger, Surveyor dhe sondat orbitale. Disa prej këtyre misioneve lanë në sipërfaqen e Hënës aparatura sizmike.

Pajisjet sizmografike mund të tregojnë se kur ndodhin vibrimet, por jo pse. Gjatë të gjithë kohës, janë marrë vlera të larta sizmike. Shpjegimi zyrtar: aktivitet vullkanik. Por a mund të ndodhë që ato të jenë prej aktiviteteve minerale?

Sekretet

Hëna është një anomali. Sipas të gjitha llogarive ajo nuk duhej të ishte aty. Edhe për sa kohë do t'i ruajë ajo sekretet e saj apo ja ka zbuluar disa prej tyre NASA-s? Saturni ka një hënë me lëvizje retrograde, dmth lëviz në kundërshtim me parimet e sistemit diellor. Neptuni ka gjithashtu një hënë kurse Jupiteri ka disa. Shumë gjëra të çuditshme ndodhin në sistemin tonë diellor që sfidojnë të gjitha ligjet e fizikës. Hëna që çfaqen papritur dhe që zhduken po ashtu papritur. Hëna të vonuara në orbit. Re që ekzistojnë në vakum. Drita, gjurmë mjetesh, kratere që zhduken. Kontinente që papritur zhyten në oqean. Ndoshta përgjigjet për të gjitha këto mund të gjenden në pjesën e errët të Hënës.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty HENA

Mesazh  mistrecja 11.08.10 20:19

1-DUKE E PARE HENEN NGA TOKA AJO DUKET SHUME E VOGEL, POR NE TE VERTETE SIPERFAQJA E SAJ ESHTE SA SIPERFAQJA E AFRIKES DHE AUSTRALISE TE MARRA SE BASHKU. HENA ESHTE TRuPI ME I AFERT ME TOKEN.

GJER ME SOT NE HENE KANE SHKUAR SHUME NJEREZ POR TE PARET QE SHKUAN ATJE ME 21 KORRIK 1969 ME ANIJEN KOZMIKE ‘’APOLLO 11’’ ISHIN ARMSTRONG,OLLDRIN DHE KOLLINS.NISJA PER NE HENE U BE ME NEJ RAKETE 36 KATE TE LARTE.KUR JU AFRUAN HENES NGA ANIJA E MADHE U SHKEPUT NJE ANIJE E VOGEL ME EMRIN ‘’SHQIPONJA’’

I PARI QE HAPI DEREN DHE VURI KEMBEN MBI HENE ISHTE ARMSTRONGU. DHE 19 MINUTA PAS TIJ ZBRITI OLLDRINI.I GJITHE UDHETIMI ZGJATI 8 DITE. NDERKOHE QE ARMSTRONGU DHE OLLDRINI QENDRUAN VETEM 30 ORE NE HENE.

2- NJE NJERI NE HENE PESHON 6 HERE ME PAK SESA NE TOKE. NE HENE MUND TE BESH KERCIME 5-6 METRA LARTESI DHE 15-20 METRA NE GJATESI. NATA NE HENE ZGJAT 14 NETE TOKESORE DHE DITA PO ASHTU. NE HENE NUK KA UJE DHE NUK KA AS AJER PRANDAJ NUK KA GJALLESA. NE HENE NUK MUND TE DEGJOSH.NESE NJE SHKEMB RROKULLISET PAS TEJE NUK E NDJEN FARE.. NE HENE SHEH VETEM NJE SKRETETIRE TE PAFUND ME MALE TE LARTE DHE TE ZHVESHUR.

3-NGA HENA MUND TE SHOHESH QE TOKA ESHTE E RRUMBULLAKET POR NUK MUND TE SHOHESH NDERTESAT E LARTA- E VETJA VEPER E NJERIUT QE SHIHET NE HENE ESHTE MURI KINEZ..EDHE SIKUR NE HENE TE KISHTE AJER EDHE UJE PERSERI NUK DO TE JETOHEJ SEPSE DITEN ESHTE SHUME NXEHTE NDERSA NATEN SHUME FTOHTE.
mistrecja
mistrecja

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Re: Hena

Mesazh  Zattoo 21.08.10 18:22

Hëna humbet shkëlqimin, plaket dhe zvogëlohet

Sateliti i Tokës i studiuar nga sonda “Lro”. Mbi sipërfaqen e Hënës janë shfaqur rrudhat e para

Ashtu si njeriu edhe Hëna plaket, zvogëlohet dhe mbushet me rrudha. Edhe pse të padukshme për syrin tonë, me kalimin e viteve shenjat e para të plakjes kanë filluar të duken qartë.

Sipas shkencëtarëve, kjo është një nga arsyet që ajo humbet shpesh nga sytë tanë. Për të parë ngushtimin e rrezes së saj (njëqind metra në një total prej 1700 kilometrash), nevojitej një mision i NASA-s.

Një mision i studiuar mirë për të mbledhur çdo detaj të përmasave të një metri mbi sipërfaqen e satelitit. Aparaturat në bordin e “Lunar Reconnaissance Orbiter” (sonda “Lro” e cila prej qershorit të vitit 2009 ndodhet në orbitë përreth Hënës) kanë vënë re se ngushtimi i rrezes prodhon një efekt dytësor mbi sipërfaqe.

Shkarjet nga të cilat përbëhet sipërfaqja e Hënës gjendjen shumë pranë njëra-tjetrës, fillojnë të shtyjnë dhe krijojnë kështu disa të ngritura që të sjellin ndërmend pamjet e murit të madh kinez të marra nga satelitët tonë artificialë.

Ato që i vunë re “rrudhat” e para të Hënës ishin misionet “Apollo 15, 16, 17” në fillim të viteve ‘70, por në atë kohë shkencëtarët nuk u dhanë shumë rëndësi atyre shenjave. Një nga arsyet ishte se vëzhgimet e tyre u kufizuan vetëm në një të pestën e sipërfaqes, pra pranë Ekuatorit.

Tani sonda e NASA-s ka zbuluar edhe 14 “gunga” të tjera - të gjata disa dhjetëra kilometra dhe të larta njëqind metra – të shpërndara përgjatë gjithë sipërfaqes së satelitit. “Janë efekt i ftohjes së bërthamës së Hënës dhe këto shenja kanë filluar të shfaqen kohët e fundit”, shpjegon Thomas Watters, shkencëtari i “Smithsonian Institution”, i cili së bashku me disa kolegë ka kryer studimin, që e ka publikuar më pas në revistën “Science”.

Kur përdor fjalën “janë të freskëta”, Watters nuk arrin të përcaktojë me saktësi datën e shfaqjes së rrudhave të para “në fytyrën” e Hënës. Megjithatë, ai nuk heziton të thotë se kjo gjë ka ndodhur para një milion vitesh (rreth një të pestën e moshës së satelitit), epokë kur ftohja e vazhdueshme e bërthamës së Hënës ndaloi të gjitha aktivitetet vullkanike.

Prej atij momenti, vetëm përplasja me meteorët e ka ndryshuar pamjen e jashtme të Hënës. Fakti që relievet janë bërë të dukshme për sytë e sondës së NASA-s me gunga të mprehta e të thepisura, si edhe fakti që nuk ka asnjë shenjë përplasjeje me trupa të tjerë qiellorë, i ka shtyrë shkencëtarët t’i quajnë rrudhat si shumë “të freskëta”.

Kalimi nga një fazë e lëngshme dhe e valuar në një ftohje të vazhdueshme, gjë që ka sjellë edhe zvogëlimin e përmasave, nuk është një fenomen i cili ndodh vetëm në satelitin tonë. Edhe Marsi e Mërkuri e kanë sipërfaqen me valëzime, njësoj si ato që janë zbuluar së fundmi nga sonda “Lro” në Hënë, por me një ndryshim, që janë pak më të larta: arrijnë deri në një kilometër lartësi.

Mbi njërën nga këto kreshta, rezultat i shtytjeve tektonike dhe një Hëne që vazhdon të plaket, u ngjitën edhe dy astronautë të “Apollo 17”, Eugene Cernan dhe Harrison Schmitt. Ishte viti 1972, kur u krye edhe vizita e fundit e njeriut mbi yllin e bukur. Që nga ajo kohë, përveç tkurrjes, ftohjes dhe plakjes, Hëna po largohet nga ne me një ritëm prej 4 centimetrash në vit.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty HËNA

Mesazh  Nikolaos 07.02.11 14:14

HENA NË MITOLOGJI:
Hëna ka pasur gjithmonë një ndikim të fortë tek njerëzimi. Ashtu si Dielli dhe Hëna ishte adhuruar si perëndeshë në qytetërimet më të lashta. E njohur si nëna e madhe e perëndeshave, Hëna në mitologjinë greke barazvlerësohet me Artemisën gjahtare, ndërsa në atë romake ajo ishte Diana. Artemisa, perëndesha hënore, lindi nga bashkimi i Zeusit dhe Letos. Kur gruaja e Zeusit, Hera, mori vesh se Leto kishte mbetur shtatzënë me burrin e saj, e zemëruar u betua se Leto nuk do të mund të lindte më kurrë në asnjë vënd të ndriçuar prej Diellit. Në vazhdim të kësaj, Artemisa u bë perëndesha e grave kur lindin dhe ajo mbron lindjet, fëmijët e vegjël dhe kafshët që po rriten. Ajo konsiderohet si motra binjake dhe shoqe e Apollonit (Diellit).
Një mit tjetër e unifikon Hënën me Selenën flokëartë, e cila ishte motra e Heliosit. Legjenda thotë që një dragua e ndiqte atë dhe ajo u detyrua të fshihej, dhe kjo gjë shkaktoi eklipset hënore. Selena u dashurua me një djalosh i cili ishte bari, me të cilin pati 50 vajza.


HENA NË ASTROLOGJI:
Në astrologji, ashtu si Dielli, edhe Hëna quhet planet dhe është planeti i dytë më i rëndësishëm (pas Diellit) në një temë të lindjes. Hëna përfaqëson botën e brendshme, anën më sekrete tonën, të panjohurën (të pavetëdishmen), reagimet, paracaktimin e pavetëdishëm, imazhin e vetvetes, instiktin, gjëndjen shpirtërore, ndjeshmërinë, emotivitetin, anën femërore të karakterit, intuitën dhe imagjinatën. Për një burrë, ajo përfaqëson gjithashtu nënën e tij dhe më vonë bashkëshorten. Për gratë ajo është më e rëndësishme se Dielli. Hëna korrespondon me fëmijërinë dhe ka lidhje të forta me prehrin amësor dhe nga ana e karakterit përcakton mentalitetin fëmijëror, mungesën e eksperiencës, pakujdesinë. Ajo përfaqëson gjithashtu humorin, dëshirën (për femrat), emocionet, ushqimin, vendbanimin, shtëpinë, publikun, klientin, detin, pasigurinë, nënshtrimin nga autoritetet, bukurinë, përkushtimin, qetësinë, modestinë, por dhe anë negative si: paqëndrueshmërinë, naivitetin, kapriçot, varësinë, ndrojtjen, mbylljen në vetvete, plogështinë, ndjeshmërinë e tepërt, delikatesën, impresionet, simpatinë, fshehtësinë, pasivitetin, ëndrrat, gjumin dhe ndryshueshmërinë. Ajo personalizon femrën, anën femërore tek burrat, personalitetin e jashtëm tek femrat, nënën, bashkëshorten, familjen, të kaluarën, fëmijërinë, kujtimet, jetën private, intimitetin, maternitetin, publikun (turmën), kujtesën, zakonet, tregtinë, poetët, subkoshiencën, nostalgjinë, përshtatshmërinë me ambientin dhe situatat, ka lidhje me ciklet e grave dhe pjellorinë (lindjen e fëmijëve).
Nga anatomia sundon anën e majtë të trupit.

Pasaporta astrologjike e Hënes

Numri që sundon - 2 (dy)
Ngjyra që i përket- E bardhë, e argjendtë
Metali- Argjendi
Mosha që drejton - 0 – 11 vjeç ( fëmijët)
Pjesët e trupit- Stomaku, syri i majtë, aparati tretës, mitra, gjinjtë, vezorja, lindja, gjëndrrat qumështore, djersitja (lëngjet e trupit), ureja, kujtesa.
Lidhja me shenjat- Shtepia e saj: Gaforrja - në ngritje te Demi –
Në rënie te Akrepi – në mërgim tek Bricjapi.
Analogjia- Shtepia e katërt zodiakale dhe Gaforrja
Dita që sundon- E Hëne
Fjala kyçe- “Unë ndjej”
Revolucioni zodiakal- 28 ditë
Elementi- Uji, i ftohtë dhe i lagësht
Qëndrimi në një shenjë zodiakale- 2 ditë e 8 orë
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Re: Hena

Mesazh  Zattoo 18.03.11 1:04

Mallkimi i Hënës

Hëna është afruar më shumë se kurrë në këto 18 vjetët e fundit, duke bërë që katastrofat natyrore të ndodhura gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit 2011 të lidhen me të ashtuquajturin “mallkim të Hënës”.

Si rrjedhojë e një cikli normal astronomik, sateliti i vetëm i Tokës do të arrijë më 19 mars distancën më të afërt që mund të arrijë prej nesh, 356 577 kilometra, duke bërë që të shihet më e madhe se kurrë.

Në fakt, nën efektin e gravitacionit të Diellit, Hëna lëviz midis distancave nga 356 mijë deri në 410 mijë kilometra nga Toka.

Pas dy ditësh, Hëna do të duket saktësisht 14 për qind më e madhe se zakonisht, perspektivë që për disa është e frikshme.

Sipas një teorie të pashpjegueshme të besuar nga disa njerëz, në vitet kur Hëna i afrohet më shumë planetit tonë, ndodhin vazhdimisht katastrofa.

Për hir të së vërtetës, këto tre muaj të parë të vitit 2011 kanë pasur secili nga një katastrofë natyrore.

Në janar, Australia u njoh me përmbytjet më të mëdha në histori. Në shkurt, qyteti i Zelandës së Re Christchurch u shkatërrua nga një tërmet, ndërsa një tjetër tërmet dhe cunami rrënuan bregun verilindor të Japonisë, duke kanosur edhe me një katastrofë bërthamore.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Re: Hena

Mesazh  ari0158 18.03.11 3:48

tashi papritur edhe hena jon e bukur qenka armiqsore e fshihka sekrete te padegjume, leni kto teorina imagjinare e mos shpikni kot. hena ka qene dhe eshte pjese e pandashme e tokes, shoqeruesja e saj qe prej krijimit, eshte ajo qe na i ben netet me pak te vetmuara e i jep bukuri tokes. a sju mjafton kaq per te qene te kenaqur me pranine e saj.
ari0158
ari0158

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty 42 GJËRA QË NUK I DINIT PËR HËNËN E PLOTË

Mesazh  arbri1994 29.03.11 1:49

Nuk është vetëm çështje supersticioni. Sipas studimeve, procesi i Hënës së plotë rastis me një rritje të rrugaçërisë. Jonathan Brown dhe Rebeca Bowle kanë hedhur dritë në këtë fenomen qiellor.


1. Faza e Hënës së plotë ndodh atëherë kur ajo është në anë të kundërt me Tokën nga Dielli, si dhe kur të tre planetët vendosen në një vijë të drejtë. E parë nga Toka, ana më e afërt e Hënës ndriçohet plotësisht nga Dielli, duke i dhënë pamjen e saj rrethore.

2. Ndodh vetëm gjatë Hënës së plotë, që ana e errët e saj -hemisfera në anën e kundërt të Diellit, të errësohet plotësisht.

3. Eklipsi i Hënës (i shkaktuar nga kalimi i hijes së Tokës përmes hemisferës së ndriçuar) ndodh vetëm gjatë Hënës së plotë.

4. Sipas një studimi të spitalit Bradford Royal, mundësia për t‘u kafshuar nga ndonjë qen, gjatë Hënës së plotë, është dy herë më e madhe. Sipas këtij studimi, janë regjistruar 1621 raste të kafshimit nga qeni midis viteve 1997 dhe 1999. Por një tjetër studim i bërë në Universitetin e Sidneit në Australi, rezultoi se nuk kishte lidhje mes gjendjes së Hënës dhe kafshimit të qenve.

5. Gervaisi i Tilburit, një avokat i së drejtës kishtare në shekullin e 13-të, ishte i pari që lidhi procesin e Hënës së plotë me transformimin në një njeri-ujk. Filozofi Gottfried Leibniz, e përshkruan si "budallallëqe të treguara nga njerëzit".

6. Hëna bëhet e plotë çdo 29.5 ditë- e cila është edhe kohëzgjatja e një cikli të plotë të Hënës.

7. Është i njohur fakti se cikli menstrual femëror ka lidhje me procesin e Hënës së plotë. Sipas një teorie, meshkujt parahistorikë shkonin në gjueti, gjatë periudhës që gratë ishin me cikël, për shkak të tabuve që lidheshin me gjakun. Koha më e leverdishme për të shkuar në gjueti ishte gjatë Hënës së plotë dhe mënyra më e mirë për të bindur mashkullin që të kthehej me ushqim, ishte shpresa për seks.

8. Neo paganët ndiqnin një ritual të përmuajshëm, që bazohej rreth Hënës së plotë dhe quhej Esbat. Termi lidhet me shkrimet kundërshtuese të antropologut Margaret Murray.

9. Procesi i dytë i Hënës së plotë, që ndodh në një muaj kalendarik, quhet Hëna Blu. Rasti i fundit është parë më 31 maj 2007. Ky fenomen i veçantë ndodh mesatarisht një herë në 3 vjet.

10. "Blue Moon" (Hëna Blu), e cila është shkruar nga Richard Rodgers dhe Lorenz Hart në vitin 1934, u bë një baladë standarde, e cila u këndua më vonë nga këngëtarë si Frank Sinatra dhe Bob Dylan. Versioni më i famshëm është regjistruar nga banda "Marcels" në vitin, 1961 duke shitur më shumë se një milionë kopje.

11. Shkalla e baticave në botë është në maksimum gjatë Hënës së plotë, atëherë kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një vijë. Marinarët e njohin efektin si baticat pranverore.

12. Muaji i vetëm, gjatë të cilit nuk ndodh procesi i Hënës së plotë është shkurti.

13. Hëna e plotë konsiderohet si shenjë tersi nëse ndodh të dielën, por nëse ndodh të Hënën shihet si shenjë fati (nga vetë emri i ditës së hënë).

14. Sipas supersticioneve, fëmija që ngjizet kur Hëna është e plotë, ka shumë mundësi që t‘i përkasë gjinisë mashkullore.

15. Në tetor të vitit 1939 në Springfield, Misuri, Hëna e plotë u krijoi idenë njerëzve sikur po binte nga qielli. Ngjarja e pazakontë u raportua në gazetat lokale, por më vonë rezultoi e pavërtetë.

16. Kalendari Gregorian daton Pashkën si e diela e parë, pas Hënës së plotë kishtare- e para ndodh pas ekuinoksit të pranverës.

17. Festivali Kinez i Fenerëve, që daton në dinastinë Han, është vënë në skenë ditën e pesëmbëdhjetë, të muajit të parë, të Hënës së plotë, pas vitit të ri. Komunitetet kineze festojnë duke ndezur fenerë dhe bërë gosti me oriz.

18. Shoqëria e Hënës, që përfshinte Erasmus Darwin, James Watt dhe Josiah Wedgewood, e mori emrin nga praktika e mbajtjes së takimeve muaj për muaj, në ditën e Hënë pranë procesit të Hënës së plotë. Anëtarët e shoqërisë, e quanin veten si njerëzit e hënës.

19. Sipas një studimi psikologjik tre mujor të bërë tek 1200 të burgosur në burgun e Armley në Leeds, në vitin 1998 rezultoi se kishte një rritje të madhe të incidenteve kur Hëna ishte e plotë.

20. Shkencëtarët janë përpjekur shumë të shpjegojnë "iluzionin e Hënës", ku Hëna e plotë duket sikur është më e madhe, se sa duket në horizont. Fenomeni kuptohet që është shkaktuar nga perceptimi njerëzor.

21. Mbjellja e drurëve është e ndaluar gjatë Hënës së plotë në Amerikën e Jugut dhe në Azinë Juglindore, sepse shkakton tharje.

22. Qindra njerëz mblidhen çdo muaj në plazhet e Koh Phangan në Tailandë, për të festuar ngjarjen e Hënës së plotë. Ata gëzojnë dhe kërcejnë gjatë gjithë natës.

23. Tributë amerikane në Britaninë e Madhe, u japin çdo Hëne të plotë të vitit një emër si p.sh., Hëna kastor, Hëna bli dhe Hëna luleshtrydhe.

24. Hëna e plotë mund të duket e rrumbullakët, por në fakt ka formën e një veze.

25. Sonata e Hënës, kompozuar mjeshtërisht nga Ludwig von Beethoven, është padyshim një nga kryeveprat klasike më të bukura që ka lidhje me Hënën e plotë. Titulli i melodisë nuk vjen nga kompozitori, por nga një kritik, i cili krahasoi pjesët dhe efektin e dritës së Hënës në liqenin e Lucernës.

26. RAF përdori Hënën për të prezantuar sulmin e tij të parë të suksesshëm në qytetin gjerman, kur aeroplanët sulmuan Lubeckun në 1942.

27. Wesak, festivali më i rëndësishëm budist është festuar në maj, kur ka qenë Hënë e plotë . Në këtë kohë, festohet ditëlindja e Budës, ndërsa për disa budistë të tjerë shënohet lindja dhe vdekja e tij.

28. Hëna e plotë është objekti më i shndritshëm në qiellin e darkës.

29. Psikiatri sllovak, Eugen Jonas, krijoi metodën e kontrollit të lindjes dhe fertilitetit, bazuar në procesin e Hënës së plotë.

30. Një analizë e ditëlindjeve të 4,256 bebeve të lindura në një klinikë në Francë, tregoi se nuk kishte asnjë lidhje mes Hënës së plotë dhe fertilitetit.

31. Një studim i realizuar nga Universiteti Tybingen në Gjermani, tregon se sipas raportimit të policisë, cikli i Hënës së plotë ndikon duke pirë më shumë për të ardhur në qejf.

32. Një vizatim i Hënës së plotë parë nga teleskopi është realizuar nga një matematicien anglez, Thomas Harriot, në fillim të gushtit të vitit 1609. Ky është regjistrimi i parë, i cili i paraprin fizikanit italian Galileo, në studimet e tij të mëvonshme.

33. Artistët e Rilindjes tradicionalisht kanë përshkruar më tepër gjysmëhënën, se sa fazën e saj të plotë.

34. Shakaja e madhe e Hënës, u bë nga Richard Adams Locke për "New York Sun" në vitin 1835.

35. Gjatë sezonit dimëror, Hëna e plotë është në lartësinë më të madhe nga Toka.

36. Disa njerëz që vuajnë nga pagjumësia tregojnë se flenë shumë keq kur Hëna është e plotë, por ka edhe nga ata që thonë se flenë shumë rëndë.

37. Është gabim nëse mendoni se ulja e parë e "Apollo"-s është bërë kur Hëna ka qenë e plotë. Ulja ndodhi një javë më pas.

38. Hëna është 10 herë më e shndritshme kur është e plotë, se sa kur është çerekhënë.

39. Muaji i mjaltit është quajtur pas Hënës së plotë në qershor. Duke qenë se binte mes mbjelljes dhe të korrave, ky ishte tradicionalisht muaji më i mirë për t‘u martuar.

40. Kalendari i vjetër i Hënës, i cili tregon kohën se kur shfaqet ajo e plotë, është zbuluar në shpellat në Lascaux në Francë. Daton para 15000 vjetësh dhe tregon fazat e Hënës me një sërë pikash, të cilat përshkruajnë ditët e ciklit.

41. Në 2001, loja e parë mes Sri Lanka dhe Zimbabve u shty. Ajo u caktua të luhej një ditë më vonë, në bazë të rregullit të ri të nxjerrë nga qeveria vendase, e cila ndalonte çdo lloj sporti kur Hëna është e plotë.

42. Sipas një studimi të 1000 operacioneve për heqjen e bajameve, 82 për qind e pacientëve të operuar treguan se krizat ishin më të forta kur afronte procesi i Hënës së plotë. Kjo në bazë të revistës së shoqatës së mjekëve nga Florida.
arbri1994
arbri1994

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Re: Hena

Mesazh  Luli 08.11.11 18:31

Hena e plote na bene me te dhunshem

Hena Hena_e_plote_na_bene_me_te_dhu

Hipoteza e autoreve eshte se me henen e plote ka me shume mundesi per te konsumuar alkool dhe droge, gje qe mund te coje ne raste me frekuente te dhunes dhe halucinacioneve.

Kur hena eshte e plote, behemi me te dhunshem. Ky eshte perfundimi i nxjerre nga disa shkencetare australiane te cilet kane dokumentuar disa sjellje te cuditshme gjate ketyre diteve.

Ne kerkimin e publikuar ne “Medical Journal” te Australise, studiuesit kane ekzaminuar ratet e 91 pacienteve qe jane paraqitur ne ndihmen e shpejt te nje qyteze ne veri te Sydney.

Hipoteza e autoreve eshte se me henen e plote ka me shume mundesi per te konsumuar alkool dhe droge, gje qe mund te coje ne raste me frekuente te dhunes dhe halucinacioneve.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Re: Hena

Mesazh  Luli 08.11.11 23:47

Hëna e të korrave – hëna e plotë

Ajo që njihet si hëna e të korrave, është hëna e plotë më afër ekuinoksit vjeshtak, që ndodh kur dielli perëndon në perëndim dhe lind në lindje. Dhe për herë të parë që nga viti 1991, këto dy ngjarje përkuan në orët e para të së enjtes së kaluar, në hemisferën veriore.
Ekuinoksi vjeshtak verior zyrtarisht fillon rreth orës 04:20 më 23 shtator.

Kjo nuk do të ndodhë më në të njëjtën kohë me hënën e të korrave deri në vitin 2029.

Emri “hëna e të korrave” e ka origjinën tek koha kur fermerët mbështeteshin në dritën e saj për të zgjatur ditën e punës. Por, në këtë foto, ajo ndriçon një garë noti që përkon me ekuinoksin në Miami.

Kjo pamje e veçantë e hënës gjithashtu shënon fillimin e festivalit të mes-vjeshtës, që festohet nga kinezët në mbarë botën në këtë kohë të vitit.

Në Gjermani, hëna e të korrave del gjatë festivalit të birrës që organizohet në muajin tetor. Fillimisht një festë publike që shënonte ditën e martesës së Princit të kurorës, Ludwig, në vitin 1810, ky aktivitet i përvitshëm përfshin edhe organizimin e panaireve bujqësore ku ekspozohet begatia e vjeshtës.

Pavarësisht studimit ndër shekuj përmes teleskopëve gjithnjë e më të fuqishëm, hëna filloi të zbulojë sekretet e saj vetëm gjatë zbarkimt atje të anijeve kozmike Apollo, në vitet 1960-70.
Por njohja e sekreteve të hënës e bën atë një objekt jo më pak të fuqishëm.

Hëna është objekti më i ndritshëm në qiell, pas Diellit. Rëndësia e saj, si dhe cikli i rregullt i fazave të shfaqjes së saj, do të thotë që ajo ka patur një ndikim të rëndësishëm kulturor që nga kohët e lashta.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Re: Hena

Mesazh  xhemalekovaci 18.11.11 0:36

.


Edituar për herë të fundit nga xhemalekovaci në 30.11.11 9:58, edituar 1 herë gjithsej
xhemalekovaci
xhemalekovaci

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Re: Hena

Mesazh  Dimitrov Xhunga 18.11.11 8:42

KENDVESHTRIM I PERGJITHSHEM PER HENEN


Distanca Nga Toka: 384,400 km nga Toka
Diametri: 3476 km
Masa: 7.35e22 kg
Largesia rretullimit: 363,104 km (0.002 4 AU)
Gjysem Aksi: 384,399 km (0.002 57 AU)
Sjellje e pakontrolluar: 0.054 9
Koha e rretullimit: 27.321 582 d (27 d 7 h 43.1 min)
Peridhua: 29.530 588 d (29 d 12 h 44.0 min)
Shpejtesia e rretullimit: 1.022 km/s
Pjerresi: 5.1450 ne rretullim Eklipsor (eshte ndermjet 18.290 dhe 28.580 tek ekuadori i Tokes)

E quajtur Luna nga Romaket, Selene dhe Artemis nga Greket , dhe shume emra te ndryshem sipas kulturave te popujve te ndryshem.


Disa mekanizma jane propozuar për formimin e Henes rreth 30–50 million vjet pas orgjines te Sistemit Diellor,
duke pasur nje vecori dhe sjell ne baze ngadalesimin e Tokes dhe ciklin me kryesor, i cili eshte graviteti. Hena arrin te mbaje shtratin e oqeaneve tona ne menyre perfekte duke perdorur gravitetin e saj.Hipotezat qe reflektojne sot shkencen jane se Sistemi Toke-Hene eshte formuar nga perplasja me Token e nje (te themi Meteori ose pjes Shkembi ) i cili ishte , me madhesine e planetit Mars , dhe pjeset e mbetura pas perplasjes se ketij objekti me Token, arriten te formojne Henen.

Perplasje gjigande mendohet te kene ndodhur ne formimin e Sistemit Diellor. Sipas simulimeve kompjuterike del ne teori qe Hena eshte krijuar nga keto perplasje pra dhe jo si nje rrjedhoje e mbetjeve ne formimin e Sistemit Diellor. Nje energji e pa imagjinueshme eshte formuar pas perplasjes se Tokes dhe nje pjese te Meteorit duke bere qe nje pjese e Tokes te kthehet ne llave te lengshme , dhe duke dale jashte Tokes prej fuqise se perplasjes, sjell ne jete Henen e cila si dhe vete Toka jane te formuara prej perplasjeve dhe llaves se lengshme duke ardhur dhe duke u bere te ngurta . Hena eshte objekti i dyte ne qiell qe shkelqen pas Diellit . Koha nepermjet Henave te njepasnjeshme eshte 29.5 Dite (709 ore), pak e ndryshme nga periudha e rrotullimit ndaj Yjeve per shkak se Toka leviz ne nje distance te konsiderueshme me orbiten e saje rreth Diellit .

Per shkak te madhesise dhe perberjes Hena nga njehere eshte klasifikuar si nje planet tokesor se bashku me Marsin, Token, Venusin dhe Merkurin. Hena ne fillim u vizitua nga Ruset me anijen e tyre Luna 2 ne 1959. Hena eshte i vetmi trup (Planetor) i vizituar nga njerezit. Ulja e pare ne Hene u be ne vitin 20 Korrik 1969. Ne veren e vitit 1994 Henes iu be nje harte dhe nje explorim me i zgjeruar nga Sateliti Clementine, dhe serish ne vitin 1999 nga Sateliti Lunar Prospector Forca gravitacionale mes te Tokes dhe Henes shkakton disa efekte interesante. Efekti me i qarte eshte Batica ne oqeanet tona.

Terheqja e gravitetit eshte me e forte ne anen e aferme midis Tokes ne Henes dhe me e dobet ne anen e kundert. Nga kendveshtrimi yne ne siperfaqen e Tokes shohim dy burime te vogla, nje ne drejtimin e Henes dhe nje ne krahun e kundert. Efekti i Henes eshte shume me i forte ne Oqeanet se sa ne koren e ngurte te Tokes, dhe shkaku qe Toka rrotullohet shume me shpejt se sa Hena rrotullohet rreth Tokes ben qe Hena te rrotullohet nje here ne dite rreth Tokes duke krijuar baticen 2 here ne 1 rrotullim te saj rreth Tokes. Baticat jane me te theksuara ne brigjet e Oqeaneve dhe Deteve tona duke na dhene mundesi ti kuptojme ne momentin e batices.

Kjo do te thote se forca ne mes te Tokes dhe Henes nuk eshte pikerisht pergjate vijes ne mes te qendrave te tyre te formuara ne nje menyre rrotulluese ne Toke dhe nje force pershpejtimini ne Hene.Kjo shkakton nje nje trasformim te engjergjise ne rrotullimin rreth tyre duke ngadalesuar rrotullimin e Tokes ne 1.5 Miliseconda per Shekull dhe rrit orbiten e Henes me Token ne 3.5 centimetra ne vit. Menyra e e Gravitetit dhe vendodhjes se Henes eshte pergjegjes per rrotullimin e saj rreth Tokes,dmth Hena eshte e bllokuar ne fazen e rrotullimit dhe ben qe Hena te nxjerre te njejten pjese ballore te sajen kur del perballe me Token.





Si ngadalesimi i Tokes qe eshte shkaktuar nga Hena ,ne te kaluaren ka qene Toka qe ka ngadalesuar Henen gjithashtu , po efektet kane qene shume here me te forta .E njejta gje ndodh me te gjithe satelitet ne Sistemin Diellor , rrotullimi i Tokes do jete me i ngadalte ne periudhen ne vazhdim , ashtu sic ndodh me Pluto dhe Charon. Ne Hene nuk ka asnje pjese qe rri gjithmon nate , pra Hena totalisht ndricohet nga rrezet e Diellit ne 100% te trupit saj. Kjo gje nuk dihej me pare , dhe atehere Sateliti Rus Luna3 arriti te zbuloje dhe t'i jape drite shkencetareve per sa i perket Henes dhe pjeseve te saj te cilat mendoheshin qe nuk i rreflektonte Dielli. Te gjitha pjeset e Henes marrin rrezatim diellor. Pervec disave Gropave te cilat jane shkaktuar nga perplasjet e asteroideve, pra ato jane vetem disa pjese shume te vogla te Henes, te cilen Djelli nuk mund te kete kontakt direkt, te cilet jane te vendosura ne polet e Henes.





Hena nuk ka Atmosfere, por disa evidenca nga sateliti Clementine tregojne qe Hena ka uje te ngrire ne forme akulli ne gropat e krijuara nga perplasjet e asteroideve qe ndodhen ne Polin e Jugut . Nje informacion i ri nga Sateliti Lunar perceptor ka dale, qe shtresa akulli ka dhe ne Polin e Veriut ne Hene.

Korja e Henes eshte mesatarisht 68 km e trashe duke filluar nga 0 tek e ashtuquajtura (Mare crisium - Kriza Detare) 107 km ne ne veri te krateri i quajtur Korolev. Poshte kores eshte shtresa brendeshme dhe thelbi prej rreth 360 km dhe 2% i mases se Henes . Per fat te keq Hena nuk ka te njejtin aktivitet gjeologjik sic ka Toka , pra Thelbi i Henes eshte i shuar dhe nuk ka asnje lloj aktiviteti brenda saj, gjithashtu thelbi i Henes eshte 2 km larg nga vendi qe duhet te ishte , dhe i afrohet me shume pjeses ballore me Token.





Ne Hene ka dy lloj terrenesh , terrenet shume te vjetra ose krateret e vjeter dhe relativisht te qete , dhe gjithashtu ato te rinjte sic eshte Maria .Maria e cila permban rreth 16% te siperfaqes se Henes eshte krijuar nga nje perplasje e vashdueshme e asteroideve ne Hene , duke vijuar me permbytjet e llaves ne kete te fundit. Pjesa e siperfaqes eshte e perbere nga (regolith) Pluhur dhe perberje shkembore, te cilet jane krijuar nga perplasjet e meteoreve dhe asteroideve. Shumica e kratereve ne anen e aferme jane emeruar për figura te famshme ne historine e shkences si Tycho, Copernicus, dhe Ptolemaeus. Karakteristikat tregojn qe jane disa kratere shume te famshem per shkencetaret, sic jane Apollo, Gagarin dhe Korolev te zbuluar nga sateliti rus Lunar 3. Pervec karakteristikave ne anen e aferme , Hena ka dhe disa kratere te medhenj ne Polin e Jugut ne pamjen e larget me diameter 2250 km dhe 12 km e thelle , e cila mendohet te jete perplasja me e madhe ne Sistemin Diellor per sa i perket madhesise.


Nje total prej 382 kg te mostrave te dheut u kthye ne Toke nga ana e programeve te Henes. Keto arriten te na japin idete rreth explorimit te Henes dhe misteret e saj . Edhe sot, me shume se 30 vjet pas uljes ne Hene, shkencetaret ende studiojne keto mostra dheu te çmuar. Te gjitha keto kampione dheu dhe guresh te mbledhur ne Hene jane rreth 3 miliard vjet te vjeter , dhe japin evidencen per moshen e Sistemit Diellor . Shkembinjte dhe guret ne Toke nuk arrijne ta perbejne nje gje te tille per te bindur shkencetaret per moshen e Sistemit Diellor.





Pas studimeve te mostrave te mbledhura nga misionet e apollove ne Hene , akoma nuk ka nje evidence te sakte per origjinen dhe krijimin e Henes , duke lene dritare hapur per shkencetaret te perdorin 3 nga teorite te cilat jane , Toka dhe Hena, qe u krijuan nga Nebula Diellore duke shkeputur Henen Nga Toka dhe formimi i kesaj te fundit duke u kapur nga graviteti i Tokes. Asnje nga keto teori nuk eshte shume e sakte, por nga kampionet e shkembinjve dhe dheut te mbledhur ne siperfaqen e Henes, rezulton qe Toka eshte perplasur me nje objekt shume te madh, i cili ka pasur madhesine e planetit Mars dhe Hena u formua nga materialet e mbetura dhe te dala jashte orbites se Tokes ne momentin e perplasjes. Ka dhe shume teori tjera por kjo teori qe sapo tham, eshte e pranuar nga te gjithe shkencetaret. Hena nuk ka Fushe magnetike Globale-Pergjithshme, por disa nga shkembinjte magnetike ne siperfaqen e Henes tregojne qe Hena dikur ka patur sistem Magnetik Global-Te Pergjithshem.
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty une

Mesazh  rta 19.11.11 14:35

kur eshte hena ne kuader te shenjes se luanit per kta dy muaj ?
rta
rta

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Re: Hena

Mesazh  Odin 26.11.12 21:00

A eshte vertet hena e plote shkaktare e çmendurise dhe e fenomeneve te tjera te çuditshme?

Hena Pleine-lune1

Shume shpesh ideja e henes se plote eshte e lidhur me shume fenomene te ndryshme mistike, te pashpjegueshme, apo edhe me akte te ndryshme jo normale.Vale te papritura krimi qe ndodhin pikerisht gjate henes se plote, pra nje rritje e pashpjegueshme e kriminalitetit gjate ketij fenomeni, demtime, si edhe akte te tjera per te cilat eshte fajesuar fenomeni mujor i henes se plote.

E cuditshme eshte qe ky fajesim eshte bere edhe nga doktore, infermiere, dhe ndonjehere edhe police.
Por kush eshte e verteta? Shkencetaret jane munduar shume qe te arrijne te zbulojne nje lidhje ndermjet henes se plote dhe ketyre veprimtarive.

Ne fakt, keto kohe, nje grup kerkimi i perbere prej psikologesh ne Kanada, me ne fund e kane pergenjeshtruar kete mit. Ata kane provuar qe cikli henor nuk ka asnje lidhje dhe nuk ka anje influence ne ngjarjet e cmendurise.

Me shume se 770 paciente spitalesh jane studiuar ne projektin 3 vjecar duke i analizuar nga afer ato paciente qe kishin probleme psikologjike.

Pacientet e analizuar vuanin nga probleme qe varjonin nga atake paniku, e deri ne sjellje vetevrasje, dhe shpesh ata ankoheshin qe kishin dhimbje te mistershme stomaku.

Gjate studimit nuk u zbulua asnje e dhene qe te provonte lidhjen e henes se plote me keto ngjarje.
“Kjo mund te jete dicka rastesore apo mund te jete per shkak te faktoreve qe ne nuk i kemi marre ne konsiderate.” – tha profesor Genevieve Belleville, nje psikologe e Universitetit te Kanadase Laval tha per gazeten General Hospital Psychiatry.

“Megjithate nje gje eshte shume e sigurt. Ne nuk vezhguam te kishte ndonje lidhje efekti I henes se plote apo henes se re ne problemet psikologjike.”

“Analiza qe ne beme tregoi qe nuk kishte asnje lidhje ndermjet problemeve psikologjike dhe kater fazave henore.”
Dhimbjet qe ndjenin pacientet iu atribuan shendetit mendor te tyre dhe koha qe ato ndodhnin nuk ishte e percaktuar; ndodhte ne kohe te ndryshme pa perjashtim. Megjithate, ataket e ankthit ishin 32% me pak te zakonshme gjat cerekut te fundit te nje cikli henor se sa ne periudhat e tjera.
Hena e plote qe shkakton sjellje te cuditshme eshte nje mit qe eshte besuar per qindra vjet.

Rreth 80% e infermiereve dhe 63% e doktoreve neper spitale kane qene te bindur qe ata kishin me shume paciente me probleme mendore gjate periudhes se henes se plote se sa ne periudhe tjeter.

Forcat policore nga Brighton e deri ne Ohio kane shtuar gjithashtu forcat gjate nates ne kohen e henes se plote duke e fajesuar ate per rritjen e krimit.

Disa komentatore kane deklaruar edhe qe arsyeja se pse George W. Bush fitoi ne menyre te papriutr zgjedhjet e vitit 2000 ishte si rezultat i henes se plote qe i kishte cmendur votuesit.

Megjithate pas ketij studimi te fundit, ndoshta nuk do te mund te fajesohet me hena e plote per asgje.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Re: Hena

Mesazh  Odin 06.07.13 20:11

Pese menyra te cuditshme se si Hena ndikon tek kafshet

Hena Moon_alone

Nderkohe qe shume gjera te lidhura me Henen mbeten ende thjesht mite, disa sjellje te cuditshme te kafsheve ne fakt jane vertetuar te kene lidhje me ciklin Henor.

Eshte bere nje permbledhje e pese menyrave me te cuditshme se si Hena ndikon ne sjelljet e kafsheve:

Vjedullat Europiane kane tendencen qe te ngrejne nje kembe me shume kur ato jane duke urinuar gjate periudhes se Henes se re (kur Hena eshte ndermjet Tokes dhe Diellit keshtu qe faqja qe na eshte drejtuar ne nuk merr drite direkte nga dielli) se sa ne Hene te plote. Ata e perdorin kete pevizje per te markuar territorin, e sidomos kur jane gati te ciftezohen. Dhe Hena e re duket se eshte edhe koha me e mire per tu ciftuar, duke qene se erresira e shtuar u jep atyre me shume mundesi per tu fshehur nga grabitqaret.

Ne nje nate te vecante Dhjetori nen driten e Henes, koralet ne brigjet e Australise sinkronizojne leshimin me te madh te vezeve dhe spermes ne te gjithe Token. Nderkohe qe ka edhe faktore te tjere qe kontribuojne ne kete, kerkuesit kane zbuluar qe kjo ngjarje ndodh gjithmone gjate Henes se plote apo prane saj.

Macet dhe qente duket se kane me pak fat dhe demtohen me shume gjate kohes se Henes se plote. Nje studim qe hetonte kete lidhje, qe eshte vene re shpesh nga veterineret dhe te tjere qe punojne duke u kujdesur per kafshet, vune re nje rritje me 23% ne vizitat e maceve dhe 28% ne vizitat e qenve ne dhomat e emergjences ne netet kur Hena ishte me e plote. Kerkuesit nuk ishin te afte qe te percaktonin me saktesi pse.

Luanet gjuajne me mire naten por ndonjehere ato vrasin edhe gjate dites, vecanersiht pas nje Hene te plote. Kerkuesit kane treguar qe luanet konsumojne me pak gjate neteve me shume drite Hene, pasi prete jane me pak aktive gjate ketyre neteve. Per te kompensuar nje nate te tille me mungese gjuetie te mire, luanet duhet te gjejne me shume ushqim gjate dites qe ndjek nje nate shume te ndricuar.

Nje studim tjeter i publikuar ne 2011, zbuloi qe luanet Afrikane jane me te prirur qe te sulmojne dhe te vrasin njerezit ne ditet qe pasojne menjehere Henen e plote.

Rrezet UV te Henes nderveprojne me nje proteine qe gjendet tek akrepet dhe qe i ben ato te ndricojne ne erresire.Keto araknide kane tendencen te jene me aktive gjate Henes se re, dhe me pas, gjate pjeses tjeter te ciklit Henor duket se kerkojne te fshihen. Kerkuesit nuk jane ende te sigurt per arsyen pse ndodh kjo gje, por disa sugjerojne qe prete mund te jene me te thjeshta per tu kapur gjate neteve me te erreta. Dhe me me pak pre qe vertiten gjate periudhes se Henes se plote dhe neteve me drite, akrepat preferojne te rrine ne hije.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Re: Hena

Mesazh  Albaniaa 15.07.13 13:18

avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Re: Hena

Mesazh  gjilanasi 14.07.14 0:42

Pse Hëna e plotë mund të na mbajë zgjuar gjatë natës

full moonHëna e plotë ka qenë e famshme për ndikimin në sjellje, që nga kohët e lashta. Dhe tani shkencëtarët kanë gjetur dëshmi se ora e trupit të njeriut mundet vërtetë të veprojë në një cikël hënor. Një studim ka zbuluar se njerëzit duket se flenë më pak afër hënës së plotë, edhe kur janë në një mjedis krejtësisht të errët. Michael Smith, një student Doktorature në Universitetin e Gothenburg, i cili udhëhoqi analizën, ka thënë: “Është e mundur që trupi ka një ritëm rreth-lunar.”

Shkencëtarët kanë identifikuar specie të caktuara detare me orë molekulare 29.5-ditore që duket se ndihmon për të sinkronizuar të ushqyerit dhe riprodhimin me baticën. Studime të tjera kanë treguar se grabitqarët, të tilla si Bobcats, janë më aktivë gjatë Hënës së plotë. “Mund të kishte në avantazh evolucionin të qenët më aktive në këto kohë, për të shkuar për gjueti ose të qenët vigjilent ndaj kërcënimeve,” tha zoti Smith.

Hena Full-moon

Mitet për efektet shqetësuese të Hënës së plotë mbi sjelljen janë me bollëk, por dëshmitë për ndonjë themel biologjik kanë mbetur të pakapshme.

Hipokrati konkludoi në shekullin e pestë para Krishtit se “ai është tmerruar, (trembje dhe çmenduri) gjatë natës që ka qënë duke u vizituar nga perëndesha e Hënës”. Në shekullin e 19 ne Angli, avokatët kanë argumentuar për dënime më të buta për vrasje të kryera në kuadrin e një hëne të plotë. Më së fundmi në 2007, më shumë policë u vendosën në Brighton, kur hëna ishte e plotë me supozimin se njerëzit do të ishin më agresive.

Gjetjet e fundit, botuar në Biologjia Sot, u bazuan në një studim të mëparshëm që përfshinte 47 vullnetarë të moshës 18 dhe 30 vjec, i cili vëzhgoi se si njerëzit iu përgjigjën zhurmave në gjumin e tyre. Ata kaluan gjashtë netë në një laborator gjumi, duke përfshirë një natë për t’u ambjentuar me mjedisin, një natë kontrolli pa trazira dhe katër netë, kur ata ishin të ekspozuar në mënyrë periodike nën tingujt e një treni mallrash.

Shkencëtarët iu kthyen të dhënave për të analizuar nëse faza hënore ka pasur ndonjë ndikim në gjumë dhe gjeti se vullnetarët i zuri gjumi për 25 minuta më pak mesatarisht afër hënës së plotë. Vullnetarët meshkuj fjetën për rreth 50 minuta më pak. Të gjithë vullnetarët kanë qenë më të ndjeshëm ndaj zhurmës në netët gjatë Hënës së plotë. Dhoma e gjumit në laborator nuk kishte dritare, duke përjashtuar që drita të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë. “Një mundësi tjetër është që gjetjet janë në dorë të fatit,” tha zoti Smith, duke shtuar se për shkak se ajo ishte një analizë retrospektive, studimi nuk ishte i favorshëm për të provuar efektin e hënës në gjumë. Një studim i dytë në Biologjinë sot, duke përfshirë të dhëna nga më shumë se 1,000 njerëz dhe një total prej 26.000 netësh të regjistruara gjumi, nuk arriti të demonstrojë ndonjë efekt të ciklit hënor.

Në një artikull komentues mbi kërkimin shkencor, Russell Foster, Profesor i shkences Nervore në Universitetin e Oxfordit, tha se do të jetë e nevojshme më tep punë për të pajtuar rezultate kontradiktore në dukje. “Ne nuk e dimë nëse drita e reflektuar nga sipërfaqja e Hënës e bën trurin më nervoz, shkakton lloje të caktuara të sjelljes në fazat e tij të veçanta, ose thjesht zgjat zgjimin për të shkaktuar efekte dytësore në gjumë,” shkroi ai.


Hannah Devlin
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hena Empty Re: Hena

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi