Ushtrimi i shkurtër joga
Faqja 1 e 1
Ushtrimi i shkurtër joga
Ushtrimi i shkurtër joga
Joga është njëra nga mënyrat më të mira për humbjen e kilogramëve të tepërt, sepse një njeri mesatar prej 75 kilogramëve për 30 minuta ushtrim jogë, harxhon 150 kalori, që janë vetëm dy rriska të bukës së bardhë.
Joga është sistem i teorisë dhe praktikës. Ajo është kombinim i ushtrimeve të frymëmarrjes, mbajtjes së trupit dhe meditimit, që praktikohet më shumë se pesë shekuj nëpër gjithë botën.
Për jogën nuk ka kufij të moshës dhe të gjinisë. Ajo është njëra nga mënyrat më të mira për fuqizimin e muskujve, është ilaç kundër dhimbjeve të kokës dhe sëmundjeve të shpinës, pastaj është ilaç kundër problemeve me shtypjen e gjakut dhe, më e rëndësishmja, është çlirim dhe qetësim e përqendrim.
Njerëzit që praktikojnë rregullisht jogë, madje edhe pas pesë viteve ushtrime, ndjehen si fillestarë. E fillestarët më entuziastë vetëm pas disa orëve e kuptojnë se ajo nuk është e lehtë për t’u mësuar. Edhe pse nuk kërkon elasticitet dhe kondicion të mirë, megjithatë hyrja në sekretet e këtij aktiviteti psikofizik është një sfidë e vërtetë.
Që të ushtroni jogë, së pari patjetër duhet t’i njihni lëvizjet themelore. Që ta filloni, ju nevojiten tri gjëra, që duhet t’i mësoni në fillim:
1. Si të merrni frymë mirë – frymëmarrja me hundë është baza e secilës jogë dhe nuk mund ta mbani trupin drejt derisa i realizoni ushtrimet, nëse nuk merrni frymë me hundë.
2. Si të meditoni – sepse secili ushtrim fillon dhe mbaron me meditim. Fillohet me një pozë të lehtë dhe qetësim të brendshëm, që të mund të fokusoheni më lehtë në aspekt fizik dhe psikik.
3. T’i zbatoni pozat themelore joga, që në fund të mund të përfundoni rreth dhjetë minuta me pozë relaksuese shavasana.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Ushtrimi i Joges Tibetiane
» Truri
» Joga
» Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë
» Një mesazh i shkurtër për popullsinë sipërfaqësore

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi