EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë

Shko poshtë

Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë Empty Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë

Mesazh  Admin 30.05.08 1:04

Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë I

Sigurisht se shumë herë gjatë jetës tuaj jeni pyetur se cili është roli juaj unik në këtë botë - kush ua dhuron talentin, kush frikën e kush dashurinë.

Madje, mund të keni pasur edhe shumë pyetje të tjera, për të cilat asnjëherë nuk keni gjetur përgjigje ose mund të keni marrë përgjigje të prera të formës – vjen nga natyra ose Zoti.

Një gjë duhet kuptuar mirë, astrologjia nuk i mohon këto shpjegime - mirëpo çdoherë ka kërkuar dhe kërkon më shumë - kërkon të dijë se cili është roli i njeriut në këtë botë dhe se në çfarë forme është i lidhur mikrokozmosi i brendshëm i tij me makrokozmosin që e rrethon atë.

Pra, astrologjia është metodë shumë e përparuar e vetënjohjes. Më ndihmën e saj ne jemi në gjendje t’i njohim dhe t’i zhvillojmë potencialet tona, duke iu përshtatur energjive të planetëve në planin shpirtëror, mental, emotiv dhe fizik.

Imazhi i pozitave të planetëve në momentin e lindjes së një personi është, në të vërtetë, mikrokozmosi i atij personi, respektivisht ID-ja e tij e përhershme.

Karakteri i njeriut, por edhe momentet e ndryshme të evoluimit në jetën e tij, janë të dhëna të marra nga ndërlidhja e shenjave dhe e planetëve.

Çfarë është raporti i njeriut me Universin?

Si ndikon lëvizja e trupave qiellorë në jetën e njeriut?

Si ndikon astrologjia në vullnetin e lirë?

T’u përgjigjesh këtyre pyetjeve, do të thotë të fillosh një rrugëtim drejt vetënjohjes dhe vetëkuptimit. Astrologjia është një vegël antike që ju mundëson të vetënjiheni, vetinformoheni dhe vetëtransformoheni.

Astrologjia ju shpie drejt kuptimit më të madh të asaj se kush në të vërtetë jeni dhe si mund të rriteni.

Astrologjia ju ndihmon ta realizoni potencialin tuaj dhe t’i zhvilloni aftësitë tuaja. Së fundi, nëpërmjet vetëkuptimit që e promovon, astrologjia ka kapacitet të ndikojë në shpirtin e njeriut dhe ta mbajë gjallë atë.

Të gjitha gjërat lëvizin. Sikundër që Toka sillet rreth boshtit të vet brenda 24 orëve, po ashtu edhe planetët e tjerë lëvizin me shpejtësi të ndryshme në orbitën e madhe rreth Diellit.

Astrologjia, pra, ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet këtij kozmosi të madh që na rrethon dhe kozmosit brenda secilës qenie njerëzore.

Energjitë e njëjta që funksionojnë rreth jush në univers, po ashtu veprojnë edhe brenda jush: ato reflektojnë, formojnë dhe ndikojnë në botën tuaj të brendshme.

Çka është horoskopi?

Origjina e fjalës horoskop rrjedh nga fjala greke “horoscopos”, që do të thotë “shenjë e ngritur mbi horizontin lindor në një moment të caktuar”. Horoskopi më i vjetër i ruajtur deri sot, daton nga viti 410 para erës sonë.

Horoskopi, ose harta jetësore, është imazh ose diagram që prezanton orën e ndalur kozmike në momentin kur keni lindur, pra imazh që shpërfaq pozicionin e planetëve në atë moment.

Lëkundjet planetare, ose energjitë që kanë vepruar në momentin kur keni lindur, janë unike. Horoskopi është projektplan i karakterit dhe potencialeve tuaja – pra portreti juaj kozmik.

Sidoqoftë, trupat qiellorë nxisin, por nuk largojnë: një kuptim i energjive planetare që operojnë në jetën tuaj ju lejojnë të jeni në kontroll dhe t’i përdorni këto energji me mençuri, për suksesin dhe evoluimin tuaj personal.

Për çka shërben astrologjia?

Astrologjia është një vegël që ju mundëson përparimin personal dhe që ta përmirësoni cilësinë e jetës suaj. Sot, miliona njerëz në botë, kërkojnë t’u punohet harta e jetës për t’i vjelë të mirat e ditës dhe për t’i shfrytëzuar mundësitë që ua ofrojnë planetët.

Një shpjegim më i avancuar na thotë se ndryshimet dhe përparimet janë mësimet që duhet t’i marrim në një kohë të caktuar të jetës dhe kështu mund t’i përballim sfidat, periudhat e vështira dhe ta rrisim qenien tonë shpirtërore.

Asnjë mashkull ose femër nuk e sheh veten sikur i shohin të tjerët dhe shpesh ndodh që para njerëzve të tjerë ata të shfaqin paragjykimet për vetveten, por pyetja e vërtetë është – a dëshironi të bëheni më të vetëdijshëm, t’i pranoni vetitë e këqija dhe të filloni t’i zhvilloni vetitë e mira?

Astrologjia ju mëson ta njihni veten më mirë dhe si të jetoni në harmoni me të tjerët rreth jush, sidomos me partnerin ose familjarët.

Për këtë shkak është i nevojshëm krahasimi i horoskopëve të njerëzve.

Astrologjia: Shkencë, ose art?

Mund të thuhet se astrologjia është edhe shkencë, edhe art. Astrologjia studion ndikimin e forcave kozmike mbi karakterin e njeriut, që burojnë nga trupat qiellorë.

Përpilimi i një harte jetësore (horoskopi) është punë që kërkon llogaritjen e saktë të çdo faktori.

Ndërsa arti i astrologjisë gjendet në aftësinë e astrologëve për ta sjellë një kuptim të duhur psikologjik, shpirtëror dhe human për mënyrën se si energjitë kozmike ndikojnë mbi jetën tonë.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 29.12.08 18:37, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë Empty Re: Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë

Mesazh  Admin 30.05.08 1:06

Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë II

A është shkencë astrologjia?

Ka mendime se astrologjia është shkencë. Lidhur me çështjen se me çka merret astrologjia ka pikëpamje të ndryshme, ndërsa njëra ndër më të shpeshtat është se astrologjia është shkencë e cila merret me studimin e ndikimit të energjisë së planetëve dhe yjeve në njeriun.

Kjo pikëpamje daton nga astrologët të cilët e praktikojnë të ashtuquajturën astrologji moderne (të popullarizuar), është plotësisht e gabuar, paraqet përpjekjen që me qëllim të komercializimit, astrologjia të harmonizohet më mirë më mënyrën bashkëkohore të të menduarit dhe me idetë bashkëkohore shoqërore dhe, veç tjerash, është pasojë e mosnjohjes elementare të natyrës së përmbajtjes së astrologjisë.

Po çka është në të vërtetë astrologjia?

Kjo është një pyetje shumë e komplikuar, të cilës nuk është lehtë t’i jepet një përgjigje e shkurtër.

Dikur afërsisht deri në shekujt XVI - XVII, në kohën kur ka jetuar dhe ka vepruar Francis Bekoni, astrologjia konsiderohej shkencë, por në atë kohë edhe vetë shkenca kishte një kuptim dhe një domethënie krejtësisht tjetër kundruall asaj moderne, kundruall shkencës postbekoniane.

Astrologjia merret me studimin e lidhjeve ndërmjet qiellit të dukshëm dhe tokës, ndërsa natyra e saj lidhjeje nuk është fizike, shkak-pasojë, por simbolike.

Astrologjia, pra, nuk studion kurrfarë ndikimi të energjisë së planetit dhe të yjeve në njeriun, por vetëm lidhjen simbolike ndërmjet qiellit të dukshëm (shtatë planetëve të dukshëm, yjve të palëvizshëm, kometave të dukshme dhe të dukurive të tjera në qiell të cilat gjithashtu mund të shihen) dhe zhvillimeve në tokë.

Pikërisht për shkak të simbolizmit të cilin e studion, astrologjia assesi nuk mund të jetë shkencë në konceptimin modern të kësaj fjale.

Edhe pse është pararendëse e shumë shkencave, astrologjia sot konsiderohet shkathtësi ezoterike, e cila nënkupton unitetin e gjithësisë dhe ndërlidhjen e çdo gjëje në të, ndërsa në pikëpamje të njohurive të saja dhe metodave që zbaton është plotësisht e përmbyllur dhe e përfunduar, ndaj në këtë pikëpamje, për dallim nga shkenca moderne, lënda dhe metodat e saj nuk mund të ndryshohen, përkatësisht të zgjerohen.

Astrologjia është një sistem i përkufizuar i njohjes, që nuk mund të ndryshohet dhe i cili pranohet ashtu sikundër është. Nga ky shkak astrologjia më parë mund të konsiderohet shkathtësi ezoterike sesa shkencë.

Cilave pyetje mund t’u përgjigjet astrologjia?

Besoj se astrologjia mund t’i përgjigjet çdo pyetjeje. Do ta vëreni se kam theksuar se astrologjia (dhe jo astrologu) mund t’i përgjigjet çdo pyetjeje me çka dua të theksoj se astrologjia është e kufizuar vetëm me dijen dhe përvojën e atyre që e praktikojnë. Astrologjia është e saktë po aq sa është i shkathtë astrologu.

Secili astrolog, i cili merret me astrologjinë në mënyrë serioze, herët ose vonë do të përballet me çështjet, sikundër janë përcaktimi profesional i personit që parashtron pyetjet, pastaj se si do të jetë statusi financiar në një periudhë të ardhshme, marrëdhëniet me partnerin, numrin e fëmijëve që do të lindin dhe në raste të shpeshta madje edhe bëjnë pyetje lidhur jetën në botën e jashtme e të ngjashme.

Astrologu, nganjëherë, mund të ndodhet në një situatë delikate, posaçërisht kur parashtrohen pyetje lidhur me vdekjen e ndonjë personi, përfundimin e ndonjë sëmundjeje të rëndë, gjetjen e personave të zhdukur etj.

Është çështje e secilit astrolog që, në pajtim me shkathtësinë, përvojën dhe parimet morale, të vendosë nëse do t’u përgjigjet këtyre pyetjeve.

Për hir të së vërtetës, duhet theksuar se astrologu më parë fokusohet në mënyrën sesa në kohën e vdekjes, për shkakun se përcaktimi i jetëgjatësisë është njëra nga çështjet më komplekse astrologjike, e cila kërkon zbatimin e teknikave të përparuara të kësaj fushe dhe çështjes së zënë ngoje astrologët me përvojë duhet t’i qasen në mënyrë shumë të kujdesshme.

Gjithashtu, horoskopi vazhdon “të jetojë” edhe pas vdekjes së personit për të cilin bëhet horoskopi, ashtu që nga horoskopi i personit tashmë të ndjerë mund të konstatohen shumë zhvillime lidhur me personat e tij të afërm të cilët kanë mbijetuar.

Rëndësia e horoskopëve ditorë, javorë dhe mujorë?

Shumica e astrologëve, të cilët merren me astrologjinë e popullarizuar (moderne) merren njëkohësisht edhe me të ashtuquajturit "horoskopë natyrorë", te të cilët shenja në të cilën ka dalë Dielli në ditën e lindjes merret si substitut për shtëpinë e vërtetë që bazohet në momentin e saktë të lindjes dhe në koordinatat gjeografike të vendit të lindjes, ndërsa shenja pasuese deri te Dielli është si zëvendësim për shtëpinë tjetër dhe kështu me radhë deri te shenja e dymbëdhjetë, e cila i paraprin shenjës diellore.

Në bazë të pozitave ditore, javore, mujore etj. të planetëve, bazuar në shenjat e tilla e tilla dhe në marrëdhëniet e ndërsjella, mund të bëhen analiza dhe parashikime për personat e lindur në kuadër të një shenje të caktuar.

Kjo është plotësisht e pamjaftueshme, sepse trajtohet vetëm Dielli dhe madje në kuadër të të tridhjetë shkallëve të një shenje që, gjithashtu, vetvetiu del shumë e palogjikshme.

Përndryshe pozita e Diellit përfaqëson pjesën qendrore në pikëpamje të treguesit të individualizimit të personit, por në mënyrë të pashmangshme vetëm në lidhje me elementet e tjera të një horoskopi radikal.

Dielli, në këtë pikëpamje, nuk mund të analizohet në mënyrë të izoluar, sepse personaliteti i paraqitur nëpërmjet të gjitha elementeve të një horoskopi, për të cilin Dielli është përbërës i rëndësishëm, por gjithsesi jo i vetmi.

Horoskopët natyrorë kanë lindur në kohët e fundit si pasojë e komercializimit të astrologjisë.

Kjo gjë e ka sjellë astrologjinë në një nivel të sensacionit të ulët, të përmbajtjeve sipërfaqësore dhe në rastet më të shpeshta edhe të përmbajtjeve të pasakta, të cilat i gjejmë, pothuajse përditë, në media.

Astrologjia nuk është një argëtim banal, por një shkathtësi e komplikuar e interpretimit ndërmjet të raporteve ndërmjet Tokës dhe pjesë së dukshme të Kozmosit.

Astrologjia tradicionale nuk i njeh horoskopët ditorë, javorë, mujorë, pastaj horoskopët e kanakarëve dhe sajime të ngjashme kuaziastrologjike.

A mund ta parashikojë astrologu të ardhmen e një personi?

Ka mundësi, me kusht që koha e lindjes së atij personi të komunikohet saktësisht, me një dallim prej më së shumti katër minutash (gjë që natyrisht është një rast i rrallë).

Madje, edhe në rast të mossaktësimit prej katër minutash (por jo më shumë se pesëmbëdhjetë minuta) edhe më tej është e mundur që, me një saktësi të madhe, të parashikohen ngjarjet në të ardhmen e jetës së një personi (nga lindja deri te ditëlindja).

Kuptohet e gjithë kjo është e kushtëzuar nga dija dhe shkathtësia e vetë astrologut.

Në qoftë se është e njohur vetëm përafërsisht koha e lindjes së një personi, është e mundur që të aplikohet një metodë e përparuar astrologjike, i ashtuquajturi rektifikacioni i horoskopit, që paraqet përcaktimin e shkallës së saktë të ashendentit të horoskopit që analizohet.

Për ta përcaktuar shkallën e saktë të ashendentit, nëpërmjet zbatimit të rektifikacionit të horoskopit me rëndësi jetike është njohja e rregullave tradicionale të astrologjisë dhe përvoja e astrologut për rektifikacionin e horoskopit.

Personave, të cilëve nuk u dihet koha, madje as edhe data e lindjes, është e mundur t’u jepet përgjigje për çështje konkrete.

Përgjigjet për këto çështje i gjejmë në kuadër të astrologjisë horare, nëpërmjet analizimit të horoskopit për kohën dhe vendin e saktë në t cilin astrologu është njoftuar lidhur me pyetjet që i janë bërë.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi