A jemi të vetëm në Univers ?
+7
ijj
Zattoo
Ushtari i krishtit
Luli
Jon
Neo
Admin
11 posters
Faqja 1 e 1
A jemi të vetëm në Univers ?
A jemi të vetëm në gjithësi
Duket e pamundur që në një fushë të madhe të gjendet vetëm një kalli drithi dhe në universin e pafund vetëm një botë e gjallë.
Fjalët i përshkruhen filozofit grek Mitrodorusit, nga Kiosi.
A ka jetë në gjithësi pos në tokë? Përgjigjen në këtë pyetje e hulumton një shkncë e re: Bioastronomia, që ka vetëm 34 vjet. Hulumtimet e kësaj lëmie quhen SETI (search for Ekstraterrestrial Inteligence.
Shtytjen e parë për këto hulumtime e dhanë shkencëtarët G. Cocconi dhe P. Morrison. Ata u nisën prej momenteve magnetike të bërthamës së hidrogjenit dhe elektronit, që kur janë paralele, ai emiton radio-valën me gjatësi 21 centimetra (1420 Hz). Kështu erdhën në konkludim se kjo gjatësi paraqet abecedën Kozmike universale.
Përgjimi i kosmosit
Një vit më vonë, më 1960, astronomi i ri Frank Daker në Green Bank ndërtoi radioteleskopin prej 23 metrash me qëllim që të përgjonte gjithësinë në frekuencën 1420 Hz. Ai 200 orët e para ia kushtoi epsilon Eridanit (në largësi 10.7 vjet drite) dhe Tau Cet-it (11.9 vjet drite).
Projektin e vet e quajti OZMA (sipas princesësh së mbretërisë mitologjike OZ.) Por shtatë vjet përgjimi nuk treguan asnjë burim jashtëtokësor. Tash në projektin SETI janë të kyçura shtatë vende(SHBA, Rusia; Kanadaja, Australia, Franca, Gjermania, Holanda) dhe janë regjistruar 200.000 orë përgjimi pa kurrfarë rezultatesh dafinitive.
Në v. 1967, në Cambridge, radio-astronomët detektuan një bip, bip, bip periodike. Pasi informatat vinin nga largësia prej 11 vjet drite, mendohej se ajo është një "pyetje" në lidhje me bombën atomike, të cilën na dërguan "vëllezërit nga intelekti" dhe morrën emrin rrezatimi LGM (Litlle Green Man), por pastaj doli se bëhet fjalë për një pulsar (lloj ylli).
Tash punohet në projektin MCSA (Multi - Channel Spectral Analyser), i cili do të ketë 8.4 milionë kanale dhe fuqinë e të zbërthyerit prej 0.05 hz.
Të gjitha këto hulumtime shkencore nuk munden të argumentojnë jetën jashtëtokësore.
Filli i jetës në tokë - nga meteorët?
Por, ishin të suksesshëm në gjetjen e fillit të jetës: aminoacideve; sepse dimë se aminoacidet luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e jetës nëpër evolucionin organik. Për shembull, me ndihmën e analizës spektroskopike në v. 1937, janë gjetur radikalet CH dhe CN. Në
Në vitin 1951 me ndihmën e astronomisë është gjetur OH ( grupi hidroksil). Në v. 1968 H2O dhe NH3. Në v. 1969 formalheidid (HCHD), në v. 1970 cijan-acetileni (HCCCN) dhe alkoholi metilik (CH3OH) dhe në v. 1971 metil-acetileni (CH3CCH).
Të gjitha këto zbulime na sygjerojnë në nismën e jetës jashtë tokës. Shkencëtarët nuk duhet gjithmonë të kërkojnë jetën jashtë tokës, ndonjëherë ajo vet vie tek ne. Ata janë meteorët. Është një lloj meteori (1% e të gjithë meteorëve), që quhet hondrat i karbonit dhe produkteve të tij.
Në v. 1969 një hondrat që ra në Australi tërhoqi vëmendjen e të gjithë shkencëtarëve . Në të bashkë me citozinomin ( njëri prej 5 nukleotideve që përbëjnë ADN) u gjetën edhe 16 aminoacide. Pesë prej tyre ishin të ngjajshme me aminoacidet që krijojnë proteine, ndërsa 11 të tjerat jo. Ajo që çuditë është se gjysma e aminoacideve paraqet gjysmën e "majtë" dhe gjysma tjetër simetrinë e "djathtë".
Kjo padyshim argumenton në preardhjen jashtëtokësore të këtyre aminoacideve, sepse e dimë se polarizimet optike të aminoacideve në Tokë gjithnjë tregojnë simetrinë "majtë", që nuk është rasti te hondratet. Hondrati i gjetur më 1971 kishte 18 aminoacide, ndërsa në një hondrat, në v. 1973 janë gjetur madje edhe lipidet!
Këto zbulime na sygjerojnë në teorinë e Svante Artheniusit: Pansperminë. Sipas tij jeta në tokë është krijuar nga meteorët. Kjo teori , edhepse është e shkruar në mënyrë indirekte , mund të gjendet në librin e Shklovskievit "Gjithësia, jeta, intelekti".
Prof. ser Frederik Hoyle dhe dr. Chandra Wickramasinghe mendojnë se edhe në kometa ka disa bakterie anaerobe dhe se ato janë janë shkaktarë të epidemive të disa sëmundjeve ngjitëse! Kur jemi te këta shkencëtarë të themi se ata mendojnë se me ndihmën e analizës spektroskopike në Orion zbuluan praninë e celulozës dhe disa bakterieve! Por Carl Sagani dhe Bishu Khare argumentuan se ato zbulime me siguri nuk tregojnë jetën, sepse rezultate të njëjta fituan edhe me supstancat jo të gjalla.
Mund të kontaktojmë sëpaku me 10 planete
Tani do të analizojmë mundësinë teorike dhe probabilitetin e jetës në gjithësi. Kjo arrihet me formulën e njohur të DRake-ut N=NxpfpneflfifcfL. N shënon planetet me të cilat mund të komunikojmë. Nx= numri i yjeve në Rrugën e Qumështit. fp=përqindja e yjeve të cilat kanë sistemin planetar. ne=numrin e planeteve ku është i mundësuar zhvillimi i jetës. fl=numri i planeteve në sisteme ku jeta ka filluar dhe mund të zhvillohet. fi=numri i planeteve në të cilat u zhvillua intelekti. fc=planetet në të cilat u zhvillua civilizimi teknologjik. Carl Sagani duke marrë parasysh të gjtha të dhënat e sotme erdhi në konkludim se Nxfpneflfifc=1x109.
Por në përcaktimin e vleftës së fL dolën komplikimet. Sipas gjasave tona fL del 10-8 sepse radio-astronomia (është korrelat i matjeve të civilizimeve teknologjike) është e invetuar (zbuluar) para 35 viteve, ndërsa jeta filloi para 35 x 108 viteve.
Atëherë nëse fL është 10-8 kjo do të thotë se në galaktikë ku ka disa qindra miliardë planeta ne mundemi të kontaktojmë me 10 prej tyre. Por fL mund të ketë vlerën rreth 4 x 10-6 nëse marrim parasysh "lakoren luftarake" të L.F. Richardsonit, që thotë se dita e gjykimit do të jetë në v.2900. Kjo situatë na jep vlerën rreth N=4x103.
Por Richardsoni nuk e ka ditur se për 20 vjet (llogaritë i bëri në v. 1920) do të zbulohet bomba atomike! Vlera e fL te autorët e ndryshëm është tjetër, për shembull Isaac Asimov në librin e vet "Jeta në gjithësi" tregon se N bën rreth 5.3x105.
Sezgin Bojniku

Admin- 1132
Re: A jemi të vetëm në Univers ?
A jemi të vetëm në gjithësi?
Fizikanti i madh Enriko Fermi thoste qe me 1950 "N.q.s. jashtetoksoret ekzistojne, atëherë ku janë?"
Dikush do të thotë se ku e dimë ne se nuk janë tashmë këtu (p.sh. si tek filmi 'Man in Black'), por është fakt, qe shkenca e sotme nuk ka arritur te gjeje ndonjë fakt te bindshm mbi ndonjë nderhyrje biologjike, kimike apo teknologjike, jashtëtokësorë.
Ekziston fenomeni i UFO-ve, por si dhe dihet, ai është me shumë një akt besimi se sa i bazuar ne fakte te vërteta empirike.
Nëse do të gjykonim sipas ligjeve te evulucionit dhe duke u bazuar ne numrin; miliarda yje vetëm ne galaktiken tonë (Udha e Qumeshtit) apo ne miliardat e galaktikave qe ekzistojne ne gjithesi, atëherë me një aryetim shumë te thjeshtë, i bie qe qyteterimet aliene-jashtëtokësorë te jenë me miliarda.
Ne çdo sistem diellor me planete, ku jeta do të ishte e mundur, do të krijoheshin qyteterime. Kjo jetë mund te mendohet si e ngjashme me atë qe njohim ne, apo dhe krejtësisht e ndryshme; e bazuar ne elemente totalisht te ndryshëm.
Sipas ligjeve te evulucionit - sapo te linde një organizem primitiv, atëherë ai do të ece drejt zhvillimit dhe deri ne stadin me te lartë, pra ne krijimin e një qyteterimi. Sipas këtyre arsyetimeve, duhet te mendojeme qe jeta inteligjente, apo dhe jo, është kudo.
POR historia evolutive e tokes na bën te mendojmë dhe diçka tjetër, qe do të na bënte jo dhe aq te sigurtë mbi ato arsyetimet e mesiperme. Qe nga lindja e jetës mbi toke, për 3 miliarde vite rrjesht, kanë jetuar vetëm organizma njeqelizore - dhe vetëm qe prej 700 milione vitesh ekziston një jetë shumeqelizore, madje akoma nuk dihet me siguri dhe saktë, si ka lindur jeta njeqelizore dhe me pas kalimi i befasishem ne atë shumeqelizore.
POR edhe nëse jeta shumë qelizore do të lindete, nuk është e thënë se ajo duhet te shkoje drejt një krijimit te qenieve inteligjente. Këtë e tregon me së miri historia e planetit tonë. Dinosauret e mbreteruan tokën për 140 milion vitesh, por kurrë nuk evoluan drejtë një jetë inteligjente dhe kurrë nuk krijuan një qyteterim. Madje zhdukja e tyre qe një rastesi(rënia e një asteroidi).
Pa përmendur me pas qe dhe shumë krijesa te tjera e kanë banuar tokën për qindra miliona vite dhe nuk kaluan kurrë ne qenie inteligjente. Pra me te vërtetë arsyetimi mbi shumesine e yjeve dhe galaktikave na bën te mendojmë se medoemos duhet te ekzistojne qyteterime te tjera, por arsyetimet e tjera, te bëra mbi historinë evolutive te tokes i vënë një pikepyetje te madhe çështjes.
Së fundi këtyre po i shtoj dhe një tjetër te bërë nga shkencetaret. Nëse e marrim si fakt te kryer ekzistencën e qeneieve jashtëtokësorë - atëherë i bie qe gjatë 12 miliarde viteve te ekzistencës se gjithesise te jenë krijuar miliona apo miliarda qyteterime.
Duke u bazuar mbi një teknologji qe nuk është aspak fantastike, por shumë e mundshme. P.sh.: Nga nga një planet ku ka lindur dhe zhvilluar jeta niset një grup eksploruesish dhe kolonizatoresh.
Është llogaritur qe me një udhëtim prej njeqind (100) vitesh, arrihen dy yjet me te afert dhe me pas, gjatë 500 apo 1000 viteve këto dy yjet e kolonizuara nisin nga ana e tyre, grupe te tjera kolonizuese (apo eksploruese) drejt yjeve qe ato kanë me afër dhe kështu me radhe.
Dihet qe me kalimin e viteve teknologjia ecën shumë shpejt përpara, pa folur me pas për kalimin e shekujve. Kështu brenda 2000 vjetësh do të kolonizohej një hapësirë prej dhjetra yjesh, pas 3500 vjetësh qindra yje dhe pas 5000 vjetësh një pjesë e konsiderueshme e galaktikes. Duke vazhduar llogaritjet ne këtë mënyrë del qe duhen nga 4 deri ne 50 milone vite për te kolonizuar tërë galaktiken. Foto 2:
Pra pas këtij arsyetimi te thjeshtë dhe jetës se universit, del se gjithesia, apo se pakti galaktika jonë do të ishte kolonizuar me kohe nga qyteterimi i parë qe do kish dalë. 4 apo dhe 50 milione vite janë gati asgjë me 12 (apo 20)miliarde vitet e gjithesise - dhe qyteterimi i parë qe do kishte dashur do e kishte bërë me kohe.
Këto arsyetime janë shumë te thjeshta dhe nuk mund te kundërshtohen shumë lehtë.
Tani ndoshta vërtetë nuk është krijuar jetë ne planete te tjerë, jashtëtokësorë, ose jeta ekziston tashmë ne miliona planete, por udhetimet nderyjore janë te pamundura, apo mund te mendojmë qe askush nuk ka dashur te ndërmarrë ekspedida eksploruese dhe kolonizuese (por natyra dhe nevojat tona na tregojnë te kundërtën) - dhe e fundit; alinet mund te jenë mes nesh prej kohësh, por nuk duan t'i shohim ne; nuk duan te dalin ne drite.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
A jemi vetëm në Univers ?
A jemi vetëm në Univers ?
A mund të jemi kaq arrogantë sa të mendojmë se jemi i vetmi përjashtim në pafundësinë e universit?
Çfarë do të ndodhte nëse do të interceptonim një sinjal apo një mesazh me origjinë aliene?
Ndërkohë që bota shkencore është e ndarë në debat, teologjia katolike pranon mundësinë e formave të jetës në botë të tjera. Astronomi jezuit, Atë Hoze Gabriel Funes pohonte në 13 maj të vitit që kaloi në një intervistë të dhënë për "Observatorin" roman se "është e mundur që në ndonjë qoshe të universit të ekzistojnë planete të ngjashëm me Tokën, ku ka patur një zhvillim të jetës".
Ideja e formave inteligjente të jetës, të ngjashme me tonën, nuk bie ndesh me vizionin kristian, por përkundrazi, ajo mbështet idenë e një Ati Krijues të përbashkët, siç është shprehur në të kaluarën edhe Don Piero Koda, Minsinjor Korado Balduçi, si dhe Atë Xhorxh Koin.
IMPULSI MISTERIOZ
Një impuls i quajtur SHGB02+14A ka udhëtuar nëpër frekuencën 1420 MhZ. Është kjo gjëja më e rëndësishme që është zbuluar nga radioteleskopi i Arecibos në Porto Riko kur në shkurt të vitit 2003 nisi projekti SETI (Search for Extra Terrestrial Intelligence - një organizatë shkencore private), apo më saktë, një program shkencor që e ndan hemisferën qiellore në 200 pjesë, i pikas, i studion, i analizon. Sinjali vjen nga 1000 vite dritë larg Tokës dhe fuqia e tij e lëshimit rezulton e qëndrueshme ndryshe nga të tjerë që, deri tani, janë humbur nëpër zhurmat e fundit të universit.
Sipas disa shkencëtarëve, nuk bëhet fjalë për fenomene natyrorë, por për dikë që nga qielli përpiqet të vendosë një kontakt me ne. Debati mbetet i hapur, ndërkohë që bota shkencore është e ndarë ndërmjet filoalienëve dhe skeptikëve. Vala e radios vjen nga një pjesë e qiellit ku nuk duket të ketë galaksi. Frekuenca e lëshimit përkon me një prej notave parësore me të cilat hidrogjeni thith dhe lëshon energji.
Sipas studimeve të parë, sinjali nuk duket se vjen nga burime natyrorë por duket se është i ndërtuar artificialisht. Diomethënë: I ndërtuar nga një inteligjencë aliene, e cila është në gjendje të përgatisë një urë transmetimi drejt pafundësisë në pritje që dikush nga ana tjetër e qiellit ta kapë sinjalin dhe të përgjigjet. Tani pritet momenti kur ai të rishfaqet dhe atëherë e gjithë kjo do të bëhet vërtetë interesante. Ndërkohë, mbeten të gjithë pikëpyetjet mbi këtë çështje.
ART DHE UFO
Nëse diçka reale ka ndodhur vërtetë, atëherë duhet të ekzistojnë patjetër gjurmët në kujtesën kolektive të njerëzimit. Vetëm kështu do të shpjegoheshin misteret që përmbahen në artin e çdo epoke dhe çdo vendi. Në ikonografinë klasike gjenden figura të ndryshme në brendësi të veprave të krijuara e me autorë të ndryshëm, që riprodhojnë objekte të çuditshëm të ngjashëm me UFO-t.
Ndër veprat që kanë më shumë lidhje me këtë argument mund të përmenden "Tebaida" e Paolo Uçelos, e pranishme në Galerinë e Akademisë së Firences. Piktura përmban skena të ndryshme të jetës në një manastir: poshtë në të majtë, Virgjëresha shfaqet në San Bernardo; sipër, një grup murgjish fshikullohen pranë një Kryqi; në qendër, në një shpellë të madhe është paraqitur Shën Zheromi teksa lutet përpara një tjetër kryqi me Krishtin të kryqëzuar, ndërkohë që lart, Shën Francesku, i gjunjëzuar pret stigmatat.
Në zonën e poshtme dhe djathtas është paraqitur ndoshta predikimi i Shën Romualdos. Po çfarë është ai objekti i kuq në shpellë, në qendër, në të djathtë të kryqit?
Një tjetër vepër është "Lajmërimi" i Karlo Krivelit, e pranishëm në Londër, në Galerinë Kombëtare. Këtu paraqitet një rreze që zbret nga qielli dhe që mbërrin tek Madona. Ajo rreze niset pikërisht nga një objekt fluturues i paidentifikuar, me formë disku që gjendet mes reve. Rrezja që godet Madonën (dhe që nga ana e saj dëgjon fjalët e Engjëllit) shfaqet në shumë vepra të tjera të artit mesjetar dhe të rilindjes, por mbi të gjitha në Lajmërimet e shumtë të Pagëzuarve të Krishtit.
Më tej, "Lindja e Krishtit", e Bernardino di Betos, i quajtur Pinturikio. "Po të ngresh sytë në qiellin e zymtë, pak më sipër relieveve shkëmborë në horizont... Konturet dhe ngjyra e bërthamës përshkruajnë një sferë jo tamam të rregullt, me ngjyrë gri të hapur dhe në dukje metalike, e cila lëshon një sasi drite, duke e bërë të rrethohet nga një aureolë ngjyrë të verdhë në portokiall".
Dhe duhet të përmendim edhe Madonën me Fëmijën e Shën Xhovanit, e pranishme në Firence. Vepër e Sebastiano Mainardit ose Jakobo de Selaios, kjo pikturë paraqet një personazh që, me njërën dorë në ballë sheh drejt një objekti në qiell. Me të është edhe një qen, i cili edhe ai sheh drejt një objekti të çuditshëm. Në Ungjillin sipas Lukës: "Në atë zonë kishte disa barinj që natën rrinin zgjuar për të ruajtur bagëtinë e tyre.
Një engjëll i Zotit u shfaq para tyre dhe lavdia e Perëndisë i mbushi me dritë. Ata i mbërtheu paniku, por engjëlli u tha: "Mos u trembni, kam për t'ju dhënë një lajmërim të gëzueshëm, për të gjithë: sot ka lindur në qytetin e Davidit një shpëtimtar, që është Krishti..."
Sigurisht, nuk mund të flitet për prova, por vetëm për dyshime, tregues apo interpretime që u përkasin fesë, shërbimeve të fshehtë apo dëshmive personale. Por asnjë element të së vërtetës. Atëherë, si mund të interpretohen këto legjenda që qarkullojnë prej dhjetëra vitesh dhe që në veprat e çdo epoke gjejnë gjurmë evidente të shfaqjes së jashtëtokësorëve? Duket sikur njeriu dëshiron që me çdo kusht të zbulojë ekzistencën e një qenieje aliene.
TEORITË
Në vitin 1961, Akademia Kombëtare e Shkencave në SHBA organizoi një kongres për të diskutuar orientimin në studimet hapësinore. Ishte hera e parë që komuniteti shkencor përballej seriozisht me problemin e kërkimeve të sinjaleve të qytetërimeve jashtëtokësorë. Në atë rast, astronomi Frank Drake paraqiti një ekuacion, i cili ishte i destinuar të shndërrohej në bazën e çdo lloj studimi të ekzistencës së alienëve.
N = R fp ne fl fi fc L
Ky ekuacion ishte një tentativë për të vlerësuar shkencërisht numrin e qytetërimeve jashtëtokësorë të pranishëm në galaksinë tonë dhe në gjendje të vendosin një kontakt me tokën.
N përfaqëson numrin e këtyre qytetërimeve, numër që korrespondon me produktin e fijeve të gërmave që ndodhen prapa një sinjali.
R është përqindja e formacioneve yjorë në Rrugën e Qumështit.
fp është fraksioni i yjeve që kanë planetë; "ne" është numri i planetëve për sistem diellor që janë në gjendje të kenë forma jete; "fl" është ajo pjesë e planetëve që praktikisht ka zhvilluar forma jete; "fc" është pjesa e qenieve inteligjente që janë në gjendje të komunikojnë; fm është pjesa e qenieve inteligjente që janë në gjendje të arrijnë dhe kolonizojnë më shumë planete; L është vlerësimi i kohëzgjatjes së këtyre qytetërimeve të zhvilluar.
Rëndësia e ekuacionit të Drake qëndron në faktin që i ka dhënë dinjitet shkencor një pikëpyetjeje të madhe që përndryshe do të kish mbetur objekt ekskluziv kultesh, legjendash metropoiltane dhe mitizimesh. Vëmendja që gëzoi ekuacioni Drake në komunitetin shkencor lejoi nisjen e SETI-t. Ky projekt kërkimesh bazohet në idenë që qytetërimet alienë teknologjikisht të përparuar mund të zbulohen duke interceptuar sinjalet e tyre në valë radioje.
Deri tani, asnjë nga eksperimentet e shumë të SETI nuk ka zbuluar diçka që të mund të konsiderohet si një sinjal komunikimi ndëryjor. Frank Drake ka thënë se në galaksinë tonë janë të paktën 10 332 qytetërime që janë në gjendje të vendosin një kontakt me ne, një numër që natyrisht e ka përllogaritur falë ekuacionit të tij.
Duke iu referuar deri në një farë mase ekuacionit të Drake, matematicieni i famshëm Aczel (autor i librave të ndryshëm shkencorë) ka konkluduar mes të tjerash se, cilido të jetë numri, probabiliteti i ekzistencës së alienëve është baraz me njëqind përqind.
Në epokat përpara kësaj tonës është debatuar mundësia e ekzistencës së jashtëtokësorëve dhe janë marrë në konsideratë të gjithë problemet që buronin prej kësaj. Historiani Majkëll Krou ka përllogaritur se që nga kohërat e grekëve të lashtë e deri në vitin 1917, janë shkruar afro 170 vëllime mbi këtë argument. Dhe pas vitit 1917, numërimi i vëllimeve të shkruar jo vetëm nuk është bërë, por do të ishte e pamundur.
Sipas shkencëtarëve, jeta rregullohet sipas tre parimeve: ai i uniformitetit të natyrës, i kompletimit dhe parimi kopernikas, ose mediokriciteti.
1. Ligjet e natyrës janë të njëjtë në të gjithë universin. Si pasojë, proceset fizikë që kanë prodhuar jetën mbi tokë mund të verifikohen edhe diku tjetër.
2. Në natyrë, gjithçka që është e mundur ka prirjen të realizohet. Me fjalë të tjera: nëse asgjë nuk e pengon lindjen e jetës, jeta do të lindë.
3. Planeti tokë nuk zë një pozicion të veçantë dhe as nuk ka një status të veçantë në Univers. Eshtë një planet tipik që rrotullohet përreth një ylli tipik në një galaksi tipike. Koperniku ka përfunduar se Toka dhe njerëzimi nuk janë në qendër të Universit. Aplikuar ky në çështjen e jetës në botë të tjera, parimi të bën të mendosh që nëse toka nuk është e veçantë nga pikëpamja astornomike, gjeologjike, fizike dhe kimike, atëherë nuk duhet të jetë e veçantë as nga pikëpamja biologjike.
Pastaj, a mund të jemi kaq arrogantë sa të mendojmë se jemi i vetmi përjashtim në pafundësinë e universit? Nëse merret e mirëqenë hipoteza që nuk ekziston asnjë Krijues me një tru të denjë për këtë emër dhe që universi ka lindur pak rastësisht dhe pak në vijim të një shpërthimi të madh, Big Bang-ut siç e e quajnë fizikantët, nuk do të ishte e çuditshme që aksidenti i quajtur jetë po verifikohet vetëm një herë?
Nga cilido këndvështrim t'i qasesh këtij problemi, konkluzioni duket të jetë përherë i njëjtë: ndoshta vetëm për një faktor thjesht statistikor, nuk mund të jemi të vetëm në univers.
Çfarë impakti do të kishte mbi mënyrën si e mendojmë vetveten dhe pozicionin tonë në kozmos zbulimi i ekzistencës së formave të jetës në planetë të tjerë? Nuk ka asjnë dyshim, që qoftë edhe zbulimi i një mikrobi jashtëtokësor që mund të demonstrojë se ka evoluar i pavarur nga format e jetës mbi tokë, do të ndikonte në mënyrë domethënëse mbi vizionin që ne kemi mbi botën dhe do të sillte në shoqërinë tonë ndryshime të thellë po aq të rëndësishëm sa ata të revolucioneve të Kopernikut dhe të Darvinit: mund të quhej përfundimisht zbulimi më i madh shkencor i të gjithë kohërave.
Dhe në rastin më ekstrem, nëse do të arrinim të interceptonim një mesazh të alienëve, ka shumë mundësi që ai të kishte një efekt shkatërrimtar mbi njerëzimin.
Një mesazh i MUNDSHËM...
Çfarë do të ndodhte nëse do të interceptonim një sinjal apo një mesazh me origjinë aliene? Çfarë do të thoshte saktësisht për njeriun zbulimi se nuk jemi të vetmet qenie inteligjente në univers? Shkencëtarët e Projektit Kolombi (në kuadër të programit të bashkëpunimit shkencor e teknologjik mes qeverisë italiane dhe asaj argjentinase) kanë ngritur një komision për të vendosur se si do të duhej të jepej lajmërimi në rast se do të interceptohej një sinjal alien dhe çfarë do të duhej bërë për të dhënë një përgjigje.
Janë hipotizuar forma të ndryshme sinjalesh alienë. Rasti më elementar do të ishte ai i një lloj fari. Do të bëhej fjalë thjesht për një akt komunikimi të ekzistencës së qytetërimti të tyre, për këdo që eksploron hapësirën.
Një rast më interesant do të ishte ai në të cilin fari do të transmetonte informacione mbi qytetërimin e tyre e ndoshta një ftesë opër t'u vënë në kontakt. Duke qenë se është e mundur të përfshish një sasi të madh informacioni në një sinjal radio apo lazer të shkurtër, mund të zbulojmë shumë gjëra vetëm duke analizuar sinjalin e shkurtër fillestar.
Eshtë e mendueshme që alienët të kenë zbuluar ekzistencën tonë në Tokë dhe që janë vënë në punë për të na kontaktuar. Mund të jenë vënë në dijeni mbi ne në mënyra të ndryshme. Sinjalet e radios që shkojnë nga një qoshe e tokës në tjetrën, është e mundur që të përhapen edhe në hapësirë me shpejtësinë e dritës. Një antenë me ndjeshmërinë e duhur mund të ketë përcjellë sinjalet tona radiofonike dhe televizive që tani duhet të kenë udhëtuar me dhjetëra vite dritë.
Një impiant edhe më i ndjeshëm mund të përcjellë rrezet gama të prodhuar nga eksperimentet bërthamorë të kryer në atmosferën tonë. Prania jonë mund të deduktohet edhe duke u bazuar në faktin që toka është një Planet në të cilin ishte e mundur të zhvillohej nëj formë inteligjente jete.
Eshtë e mundur edhe që alienët të kenë vizituar herë pas here tokën, duke ditur që shpejt kjo formë jete inteligjente do të zhvillohej. Mund të kenë lënë apo dërguar shumë kohë më parë një sondë me qëllimin që t'i lajmëronte për zhvillimin e një shoqërie teknologjike. Një sondë e tillë mund të jetë në orbitë në sistemin diellor. Por ekziston edhe një tjetër mundësi: ajo e zbulimit të një mesazhi alien mbi tokë, apo pranë saj.
Cilat do të ishin pasojat e mundshme të interceptimit të një mesazhi alien mbi tre hipotezat alternative që lidhen me origjinën e jetës? Nëse zbulojmë ekzistencën e qenieve jashtëtokësore, a do të ishte e mundur të vazhdonim të këmbëngulnim në tezën e mrekullisë së origjinës së jetës. Natyrisht, nga pikëpamja logjike, nuk është e pamundur që jeta ka lindur mrekullisht dhe është përhapur në univers.
Megjithatë, kjo hipotezë do të hidhte dyshime mbi teorinë e origjinës hyjnore të inteligjencës dhe vetëdijes. Një sinjal alien do të na detyronte të arrinim në konkluzionin që inteligjenca është e zhvilluar në mënyrë të pavarur nga ne në pjesë të tjera të universit dhe se homo sapiens-i nuk zë një vend të veçantë në rendin e gjërave.

Nuk jemi të vetëm
Nuk jemi të vetëm në univers dhe format e jetës jashtëtokësore mund të kenë shumë më tepër të përbashkëta me jetën në Tokë, se sa është menduar deri më tani.
Në botimin e revistës së kosmologjisë për muajin mars, gjendet edhe studimi i ri i një shkencëtari të NASA-s, me pohime tepër të guximshme.
Doktori Richard Hoover, astro-biolog i qendrës së studimeve hapësinore “Marshall”, ka udhëtuar prej 10 vitesh në zonat më të thella të Antarktidës, Siberisë dhe Alaskës, si dhe shumë rajone të tjera në kërkim të meteorëve.
Zbulimet e tij më të fundit Hoover i përshkrua në studimin e botuar këto ditë ku shpjegon punën e vet me një grup shumë të rrallë të këtyre trupave qiellorë, Si1. Në planetin tonë janë zbuluar vetëm 9 meteorë të tillë.
Hoover është i bindur se ka gjetur në to forma fosilesh të njëjtë bakteriale, pjesë e organizmave të gjallë të cilët mund të kenë ardhur nga trupat mëmë të këtyre meteorëve, si kometat, hënat apo të tjerë. Si përfundim, thotë ai, këto gjetje tregojnë se nuk jemi të vetëm në univers.
Të ndërgjegjshëm se studimi do të shkaktojë polemika, botuesit e revistës së kosmologjisë kanë ftuar anëtarët e komunitetit shkencor të analizojnë rezultatet e studimit dhe kanë lënë të hapura mundësinë për komente.

Jon- 1159
Re: A jemi të vetëm në Univers ?
Në galaktikën tonë ka edhe më qenie të gjalla
Washington, 25 mars – Galaktika jonë mund të jetë shumë më e ngarkuar sesa që kemi menduar ndonjëherë. Hulumtimet e reja që e kanë bërë inxhinierët e NASA-s në Pasadena, në Kaliforni, tregojnë se 70 yje të ngjashme me Diellin mund të kenë në orbitën e vet planetin në formë të Tokës.
Në sipërfaqen e tyre mund të ekzistojë uji, konsiderojnë hulumtuesit dhe kjo do të thotë se vetëm në Rrugën e Qumështit mund të ketë miliarda planetë të ngjashme me planetin tonë.
Në shkurt teleskopi „Capler” ka identifikuar 1.200 botë të mundshme të largëta, nga të cilat 68 janë përafërsisht të mëdha sa Toka. Shënimet e reja dëshmojnë se mund të pritet që ndërmjet 1,4 dh 2,7 për qind të të gjitha yjeve në galaktikë të kenë planetë të ngjashëm me Tokën
„Kjo do të thotë se ka shumë planetë siç është Toka, në rrugën e Qumështit, madje dy miliardë sish”, sqaron Joseph Catanzariti nga NASA.
„Me këtë numër kaq të madh ekzistojnë shanse të mëdha që atje ku ka jetë, e madje dhe jetë inteligjente në ndonjërën nga këta planetë. Dhe kështu vetëm në galaksinë tonë e janë edhe 50 miliardë galaktikë të tjera”.
Shkencëtarët parashohin se do të zbulohen rreth 12 planetë të ngjashëm me Tokën pasi të përfundojnë analizat e të dhënave nga “Capler”. Janë parë tashmë katër sosh.

A jemi vetëm në univers?
Teoria për atë se nuk jemi të vetëm ekziston qysh kur për herë të parë shikuam në qiell dhe pyetëm veten çfarë fshihet atje lartë. Këtë herë do ta shqyrtojmë teorinë që merret me pyetjen: “A jemi vetëm në univers?”
Ja disa tentime interesante për të dëshmuar ekzistimin e “të gjelbërve të vegjël”! Ekzistojnë teori të shumta për ekzistimin e jashtëtokësorëve, edhe në Tokë edhe në gjithësi, por problemi është që shumica e teorive janë joshkencore dhe të bazuara në komplote. Nga ana tjetër, pesë teori kanë tentuar në mënyrë shkencore të provojnë këtë.
Mikrojetë në meteorë
Riçard Huver,shkencëtar i NASA-s, në fillim të këtij viti tregoi se në meteorët që kanë rënë në Tokë ka arritur të veçojë struktura të vogla, që sipas ndërtimit ngjajnë shumë me algat njëqelizore. Edhe pse teoria e Huverit pjesërisht ishte e pranueshme në qarqet shkencore, megjithatë për pranim përfundimtar duhet të mbështetet në më tepër burime.
Sonda “Viking”
Sonda “Viking” është sonda e parë që ka zbritur në hapësirën e Marsit edhe atë në vitin e largët 1976. Në atë vizitë sonda ka grumbulluar material nga sipërfaqja e Marsit në bazë të së cilës është përfunduar se në Mars nuk është e mundur jeta. Vetëm në tokë është gjetur pak sasi dyoksid karboni që është e domosdoshme për ekzistimin e mikroorganizmave, e kështu deri diku llogaritet se në qoftë se ekziston jetë, respektivisht civilizim, ai është i vendosur në tokë. Megjithatë, kjo teori asnjëherë nuk është vërtetuar.
Artur Klark dhe shkurret në Mars
Autori i veprës së kultit “Odiseja në gjithësi” e tronditi publikun kur në mënyrë kategorike konfirmoi se në Mars ekziston vegjetacion. Deri në këtë përfundim ka ardhur duke i shikuar fotografitë që në Tokë i kishte dërguar sonda “Glogal sërvajvër”, duke potencuar se në ato fotografi qartë shihen drurë e shkurre.
Kanalet e Marsit
Xhovani Shipareli në vitin 1877 pohonte se në Mars ekziston kompleks i kanaleve që me siguri përfaqësojnë rrjedha uji. Këto teori dekada më vonë i kishin përfaqësuar shkencëtarë të ndryshëm derisa teknologjia e avancuar nuk dëshmoi se Marsi është i thatë.
Meteori i Alan Hills
Nga të gjitha teoritë, kjo teori për ekzistimin e jetës në Mars është më e besueshmja. Gjatë vitit 1996 janë publikuar rezultatet e kërkimit, sipas të cilave në meteorët nga Marsi janë zbuluar mikroorganizma.
Këtë lajm para kamerave e konfirmoi edhe presidenti i atëhershëm i ShBA-së, Bill Klinton, e është e mundur që mikrobet të jenë krijuar në Tokë apo me të vërtetë kanë ardhur nga Marsi, ende për këtë zhvillohen debate.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
absolutisht
absolutisht jo nuk jemi vetem universi permban jet infinite ose me mir ta themi anglisht infinite life
Ushtari i krishtit- 152
Re: A jemi të vetëm në Univers ?
Përfundimisht, a jemi të vetëm në univers?
Është një nga pyetjet që pret përgjigje!
Sigurisht që një pjesë e madhe mendon se jo!
Ndërsa pjesa tjetër se po!
Ndiqni në vijim dokumentarin e posaçëm ku shumë specialist të fushës së astrofizikës, biokimisë, astronomë, arkeologë etj, dëshmojnë dhe japin detajet e tyre rreth kësaj pyetje kaq pikante!
Ndiqni këtë dokumentar specifik:

Zattoo- 600
Psikolohjia Dhe Parapsikologjia
Mendimi im: Personalisht mendoj qe nuk eksistojne jete te tjera ne bote dhe madje madje as nuk jane marre ndo1here kerkime rreth kesaj ceshtjeje!
Nasa sipas mendimit tim eshte thjesht nje makine per te zhvatur parate e taksapaguesve apo e financuesve amerikane! Ajo nuk po ben gje prej gjeje thjesht po mashtron duke perdoru ankthine gjithe qytetareve amerikane si dhe disa mashtrime ne video apo foto te cilat i ka nxjerre neper televisione duke deklaruar qe jane video amatore, ndersa ne fakt ne vetvete nuk po kryen fare punime(ose po kryen punime por jo per ceshtjen e UFO-ve) rreth ceshtjes se kerkimit te ufove.
Mos valle sepse eshte bindur me kohe qe ato nuk eksistojne? Po si vazhdon ende ajo te 'punoje' dhe te mbaje te mberthyer nga pas publikun amerikan? dhe ketu NASAS i shfaqet nje arme shume e fuqishme mbas vetev: Konspiracion! Kete arme e ka perdorur mjaft mire! Konspiracioni ndaj nasas deklaron qe UFOt eksistojne por thjeshte te dhenat e tyre mbahen te fshehta ndaj NASA per arsye qe nuk dihen!
Keshtuqe NASA jo vetem qe po fiton iliarda ne vit por edhe po del e pafajshme nga gjithe kjo histori dhe 'publiku' nuk deshiron qe NASA te mbyllet pasi keshtu mendon qe EDHE SHPRESA E TYRE TEK NJE NJEREZIM TJETER do te marre fund!

Edituar për herë të fundit nga Explorer në 21.11.12 8:56, edituar 7 herë gjithsej (Reason for editing : slexohet)
Vizitor- Vizitor
Re: A jemi të vetëm në Univers ?
Te mendosh se jemi vetem oshte nje idiotsi.
ijj- Asgje muk eshte e pamundur...
41
Re: A jemi të vetëm në Univers ?
jam shume dakort me ' IJJ'
Luce- Jeta eshte si nje enderr qe kur zgjohesh kupton se ke vdekur.
13
Re: A jemi të vetëm në Univers ?
ASGJE NUK ESHTE E PAMUNDUR!!!!! nese mendoni se shkencetaret kane bere shume zbulime,e keni gabim....sepse ka akoma shume shume po shume gjera qe nuk jane zbuluar...bota eshte e pafundme
strange star- Mos u dorezo ...edhe sikur te jeshe ne caste te veshtira
1
Re: A jemi të vetëm në Univers ?
Duke marur parasysh se Universi eshte nje hapesire pa kufi eshte shume absurde qe te themi se jemi te vetem ne gjithe kete hapesire pa fund. Mirpo nuk mundet edhe te themi se ka edhe kriesa te qera te cilat egzistojne dhe jan ne kete hapsire te pafundme sepse ende nuk kemi ndonje argument te qart.
Por shumica e shkenctareve thuan se jashtoksoret (UFO) egzistojno mirpo kete e kundershtonte fizikanti Enriko Fermi I cili thoshte nese egzistojne atehere ku jane ???!!!
Metevertet egziston termi te cilen njerezit e perdorin UFO mirpo ai tashme eshte ber me shum si nje akt besimi i cili eshte ne mendjen e njerzve te cilen natyrisht eshte pa fakte .
Duke marur parasysh se ka miljarda galaktika dhe sisteme diellore dhe mos flasim per planete qera atehere automatikish na shkon mendja se qytetrime te specieve te ndryshme te ket me miliona. Sepse ne cdo sistem diellor me planete qe do te ishte e mundur jeta sipas Ligjit te Evolucionit sado e thejsht apo primitive te ishte nje krijese ajo do te shkonte ruges se zhvillimit deri sa ta arinte standin me te lart pra do te vinte deri ne krijimin e nje qytetrimi.
Mirpo ketu vin edhe nje kundershtim qeter te cilen disa shkenctar thuan se nuk do te thote qe Evolucioni te ndodh njelloj si ne Tok me krijesat shumqelizore te cilen do te thote qe jo te gjith qeniet mundet te behen intelegjente.Duke marur shembull shum qenie qe kan jetuar perpara shum miljona viteve si dinosaur kur nuk kan kaluar ne qenie intelegjente.
Mirpo shkenctari dok.Richard Hoover ka thene se nuk jena vetem dhe jeta e alieneve egziston,ne misionin “MARSHALL” ne te cilen ka udhetuar per 10 vite radhazi ne thellsit me te medha te Antarktides,Siberise dhe Alaskes dhe ne shum vende qera ai ka studiuar meteor te dryshem te cilet kan ardhur na gjithsia dhe ai me plot bindje thot qe ka gjetur fosile te cilat jane nga gjithsia,qe me kete edhe mua me rit dyshimin qe mund dhe ndoshta edhe egziston ndonje cilivizim qeter I cili eshte I afert me sistemin ton diellor.
Hulumtimet e fundit qe i kan bere inxhinjeret e NASA ato kan thene se kane gjetur me shum se 70 yje te ngjajshme si me Diellin tone ne te cilen shancet jane shum te medha si asnjeher me pare qe ne orbiten e tyre te rotullohen planete shum te ngjajshme si Toka.
Mirpo duke marur prarasysh per thashethemet qe nje kohe te gjat na bejne te dyshojme se ne planetin me te afert te Tokes pra planeti Mars ka jete dhe shkenctaret kohen e fundit kane zbuluar dicka qe nuk duket shum qart po dyshojne qe eshte si nje stacion apo baze e jashtoksorve.
Perher te pare kete e verejti astronomi shum i njohur David Martin I cili ishte duke studjuar siperfaqen e planetit dhe rastesisht e verejti nje pik te bardhe dhe kur e beri zoom ai e verejti se behej fjale per nje baze te jashtoksorve mirpo ende nuk eshte asgje e vertetuar ende.
Shkenctaret te cilet jan interesuar per kete ceshtje ato jane shum skeptik reth kesaj me then teorie dhe Alfred McEween thote kjo nuk mund te jete nje objekt apo ndonje baze e jashtoksoreve ajo eshte vetem nje reze kozmike e cila ne Toke nga imazhet optike shikohet sikur te jete nje objekt.
Por per te qene me i vendosur dhe me me shum argumente David Martin tregon saktesisht kordinata e vendodhjes se ketij objekti I cili eshte 236metra me 46 metra te cilen ka formen e nje cilindri dhe ai sipas gjitha gjasave konstaton se mund te jete ndonje stacion energjetik apo biologjik pork a shum shanca qe te jete edhe ndonje arme port e gjitha keto jane te pa baza dhe mundet tit hemi edhe sit e paverteta desia nuk ka asnje argument.
Mirpo ish astronauti i NASA dr.Edgan Mitchel thote qe eshte shum i bindur se shum alien (UFO) kan vizituar Token gjat karieres se tij mirpo nje gje te tille gjithmon ia ka mohuar Nasa.ai me tej thot se gjat misionit “APOLLO 14” atij dhe ekuipazhit te tij burimet e angjencise Nasa jashtoksoret iu kan shpjeguar si “njerez te vegjel me koka te medha” te cilet kan qen shum te cuditshem mirpo asnjiher Nasa nuk e pranoi qe e kan vizituar Token per ne shton me tutje ai.Atij me tutje iu bene disa pyetje reth teknologjis se alieneve kua ai thot se teknologjia e tyre eshte aq shum me e perparuar se e jona saqe pot e ishin ato armiqsor “ne nuk do te kishim egzistuar” dhe ne nuk mund ti indentifikojme sepse nuk e kena ende aq te avansuar teknologjin dhe ata jane jasht sistemit tone diellor.
Ai thote une kam qene pjese e qarqeve ushtarake dhe inteligjente te cilet e dime me se mirti se jemi te vizituar nga UFO-t por nuk e kane publikuar ende kete gje.Menjher pas kesaj deklarate zyrtaret e agjencise NASA I kane hedhur posh keto spekulime ku thone “Ne nuk kemi aritur ende te gjejme jete te alieneve as nje sitemin ton por as ne ndonje system qeter apo galaktik qeter”.
Pas te gjith ketyre teorive te ndryshme qe egzistojne reth egzistimit ten je jete qeter te cilen ne e quajme si jashtoksore ne mundet te themi se ende asgje nuk mundet te quhet si e vertete perderisa nuk ka ndonje fakt perfundimtar apo ndonjer argument ne te cilen metvertet e tregon se nuk jena te vetem ne gjithsi.
Neve vetem na mbetet te presim dhe te shohim se cka do te ndodh me kalimin e kohes mirpo nje gje eshte e rendesishme ne qofte se metvertet egzistojne dhe nje dite na vizitojn te lutemi qe te mos jene armiqesor.

dashmir*- “The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams.”
9
Re: A jemi të vetëm në Univers ?
ijj shkruajti:Te mendosh se jemi vetem oshte nje idiotsi.
Idiotesi edhte edhe te besosh gjithcka qe thuhet!
Vizitor- Vizitor
Re: A jemi të vetëm në Univers ?
Nuk eshte qeshtje te besosh gjithqka qe thuhet ...por ndal ti vet dhe mendo numrin e madh te galektikave ,planeteve yjeve atëher vet do ja besh vetes pytjen a jemi vetem?
ijj- Asgje muk eshte e pamundur...
41
Re: A jemi të vetëm në Univers ?
Ndoshta alienët po na shkelin syrin
Nuk ka çështje më intriguese në ditët e sotme se sa jeta në hapësirë.
Të gjithë pyesim veten, a ka me të vërtetë jetë në planetet e tjera përveç Tokës?
Çfarë pamje mund të kenë jashtëtokësorët? A e kanë vizituar me të vërtetë Tokën? A janë përpjekur ndonjëherë të na kontaktojnë dhe mbi të gjitha, a janë një racë me inteligjencë superiore në krahasim me qeniet njerëzore? Këto pyetje janë akoma më intriguese nëse je shkencëtar që kërkon të zbulosh të vërtetën.
Kur shkencëtarët fillojnë të kërkojnë financime për projektet e tyre, zakonisht është mirë që projektet të mos jenë shumë emocionuese dhe të jashtëzakonshme.
E jashtëzakonshmja shoqërohet shpesh me spekulativen, me shkencën e ëndrrave dhe agjencitë financuese apo fondacionet e ndryshme preferojnë t'i shpenzojnë paratë e tyre për projekte që janë "më me këmbë në tokë". "Me pak fjalë të duhet të demonstrosh se e ke bërë pothuajse gjysmën e punës dhe pjesa tjetër është thjesht çështje kohe, më saktë çështje financimi. Duhet të tregosh se je duke bërë diçka origjinale, por mbi të gjitha të arritshme", thotë Lucianne Walkowicz, një doktor i astrofizikës në Universitetin Princeton të Shteteve të Bashkuara.
Nëse marrim në konsideratë këtë lloj standardizimi për financimin e projekteve shkencore, projekti më i fundit i Walkowicz do ta kishte të pamundur të merrte para për të realizuar atë që ka në mendje shkencëtarja. Ajo kërkon të zhvillojë një kërkim të mirëfilltë për inteligjencën jashtëtokësore. E veçanta e projektit të saj është që shkencëtarja nuk ka ndërmend të përdorë metodat tradicionale të njohura deri më sot si dëgjimi i transmetimeve radiofonike alla Jodie Foster në filmin "Kontakt", apo duke analizuar ndriçimet e çuditshme në hapësirë.
Në fakt, ajo kërkon të shohë nëse jashtëtokësorët e planeteve të tjera janë duke manipuluar dritën që vjen nga yjet e tyre. Me pak fjalë, Walkowicz po kërkon ndonjë jashtëtokësor që "po na shkel syrin". Ajo kërkon të shohë nëse ka ndonjë përçim të zgjatur drite, nëse do të ketë, por nuk ka asnjë ide se si mund të vijë ky lloj sinjali. Ideja është të shohim nëse alienët po përpiqen të na kontaktojnë duke fikur dhe ndezur yjet.
Por, falë një programi të ri të titulluar "Kufijtë e rinj të astronomisë dhe kozmologjisë", i themeluar nga Fondacioni i John Templeton dhe që administrohet nga Universiteti i Chicagos, Walkowicz ka një mundësi të rrallë për të realizuar planin e saj ambicioz...

jan thjesht imagjinata ose iluzjone optike qe i mendojn njerzit e atyre u duken si tverteta
Albaniaa- 409
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi