EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ishujt fantazma

Shko poshtë

Ishujt fantazma Empty Ishujt fantazma

Mesazh  Zattoo 13.12.11 0:37

Ishujt fantazma

Ishujt fantazma Ostrov-4

Ishujt fantazma, të cilët në të kaluar janë shkatërruar dhe kanë humbur në det, shekuj me radhë i kanë çoroditur lundruesit botërorë. Në ane, klube marinarësh, madje edhe në portet detare dhe institucione për këta ishuj rrëfehen gjëra të ndryshme.

Përmenden erupsione vullkanike dhe eksplozione të frikshme prej të cilave edhe deti ziente. Shpesh ndodh të flasin për perëndi të cilët gjenden në fund të deteve dhe që kanë dalë në sipërfaqe, vetëm kur kanë dashur të fundosin ndonjë ishull dhe të tërheqin në fund të deteve dhe oqeaneve!

Në Islandë dhe sot e kësaj dite ekziston legjenda sipas të cilës nëpërmjet hyrjes sekrete në vullkanin Hekla mund të arrish tek qytetet e nëndheshme, që i kanë ndërtuar perënditë!

Hartat e vjetra lundruese kanë shumë ishuj fantazma, por sidomos është interesant një i cili nëpër shekuj është shfaqur dhe zhdukur shumë herë në pjesë të ndryshme të Oqeanit Atlantik. E kanë quajtur Breasil, Brezil ose Brasil, kurse për ekzistimin e tij besohet deri në shekullin e 19.

Ishulli fantazmë për herë të parë është përmendur në hartën e Dulçert Portolano në vitin 1325 dhe është vendosur në ujërat jugore të Irlandës.

Pastaj, për të është folur si ishulli që e rrethon lagunën e qetë së bashku me nëntë ishuj, kurse prej shekullit të 16 Breasil ka filluar të “shëtisë” nëpër ujërat në afërsi të Amerikës Veriore, që përsëri në shekullin e 18 të kthehet në të njëjtin vend në jug të Irlandës.

Hetimi i parë i organizuar për “ishullin që shfaqet dhe humbet” është bërë në vitin 1452, nga lundruesi Diego de Tave, i cili nga Princi Henrik ka lundruar nëpër Atlantik. Lundruesi ka kërkuar ishullin e shpirtrave të vdekur deri në detet e Irlandës, por asgjë, ishulli nuk ekzistonte.

Fat të njëjtë kishte edhe lundruesi i njohur Xhon Lojd, lundruesi më i njohur në të gjithë Anglinë, i cili nëntë javë më kot e ka kërkuar ishullin, por u kthye i dëshpëruar. Nga fundi i shekullit të 15 janë organizuar edhe disa ekspedita, por gjithçka ishte e kotë, Bresil thjesht është zhdukur!

Ishulli misterioz përmendet edhe në legjendat irlandeze. Lidhet me një rrëfim kelt të vjetër për nëntë ishujt , që prej detit ngrihen në çdo shtatë vjet dhe zhduken kur afrohet anije.

Burimet thonë se ka disa dëshmitarë seriozë, të cilët pohojnë se me sytë e tyre i kanë parë Breasil si shfaqet nga thellësia e detit. Dëshmitarët më vonë kanë pohuar se në ishullin e fshehtë kanë vërejtur disa qenie si lëvizin nëpër plazhe, ata besojnë se në Breasil jetojnë shpirtrat e lundruesve të zhdukur
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi