'Fantazma' e pasqyrës
2 posters
Faqja 1 e 1
'Fantazma' e pasqyrës
'Fantazma' e pasqyrës
Diku në mesnatë e zgjoi zhurma e thyerjes së një xhamit që erdhi nga salloni… U zgjua frikshëm… ndezi dritë pranë krevatit… mblodhi veten dhe u afrua pranë derës… Dëgjoi me kujdes dhe pas pakë e hapi derën. Një dorë e fuqishme e mbërtheu nga qafa
Miranda jetonte e vetëm në shtëpinë lukzose që gjendej në Wollishofen, një lagje shumë e njohur e Zürich-ut, me pamje piktoreske nga liqeni. Kishte ardhur si pesëvjeçare me familje në Zvicër, dhe pasi kishte përfunduar studimet, ishte punësuar si menaxhere në një bankë të njohur të vendit.
Martohet me Florin, një ekonomist i diplomuar, dhe pas disa vitesh jetë të lumtur martesore, Florin e godet një sëmundje e rënd nga e cila edhe, pas disa muajsh, ai ndërron jetë! Kjo e traumatizon rëndë shpirti e Mirandës! Sikur të mos i mjaftonte e gjithë kjo, asaj i vdes edhe nëna pak muaj më vonë…
Buzëqeshja kishte kohë që nuk ishte stacionuar në fytyrën dhe zemrën e saj… Optimizmi i jetës sa vinte e zbehej… edhe vullneti për punën, po ashtu… Nuk i interesonte më as menaxhimi i saj i suksesshëm… as kapitali… E ndjente edhe ajo këtë dobësi, por nuk mund ta luftonte… i mungonte energjia, fuqia, dashuria për jetën… dhe e dorëzuar para kësaj sfide, kërkoi edhe ndihmën e psikologes…
E shtypi në teledirigjues butonin Off të TV-s dhe, e thelluar në mendime, po shkonte drejt dhomës së gjumit që gjendej në katin e dytë. Kishte kaluar mesnata… Para se ta fik dritën e korridorit, e hodhi shikim drejt pasqyrës së madhe dhe të bukur që gjendej përball, mu pranë dhomës së gjumit ku dikur, përmes saj, sodiste me shumë ëmbëlsi përqafimet dhe puthjet e Florit derisa ai e bartte në krahë për në dhomën e ëndrrave…
Frikshëm klithi kur në pasqyre, pas saj, pa një fytyrë të një gruaje tjetër që dukej e tmerrshme – e mbuluar në gjak… e masakruar… Ktheu kokën prapa… nuk kishte asgjë… Shikoi sërish pasqyrën, fytyra nuk ishte më aty! Fiku dritën shpejt dhe u fut në dhomë.
Të nesërmen vizitoi sërish psikologen dhe i tregoi për ndodhin e mbrëmshme e bindur se ajo që kishte përjetuar, nëse nuk ishte lloj halucinacioni, ishte një realitet i tmerrshëm. Mjekja u përpoq ta qetësoj duke e lidhur rastin me ndikimet enorm të krizave emocionale që e kishin goditur nga tragjeditë e njëpasnjëshme, e që tek ajo dukshëm kishin lënë gjurmë të thella psikike. I dha edhe tableta qetësimi.
Natën e dytë vendosi të ik më herët në botën e gjumit, aty ku edhe gjente prehje shpirti i saj… Dyshonte se mos vallë kishte kaluar pragun e normalitetit… iluzione, halucinacione, apo ishin këto shenjat e para të çmendurisë. Kishte frike se, pas humbjes së bashkëshortit dhe nënës, do ta humbë edhe mendjen…
Dhe sërish u ngjitë shkallëve duke u mbajtur në parmakun e hekuave të dekoruar, sikur të kërkonte mbështetje dhe guxim nga ta. Kishte vendosur që mos të shikonte në pasqyrë.
U afrua tek dhoma e gjumit, dhe kur deshi ta fik dritën e korridorit, sytë e tradhtuan, dhe shikimi i saj u përball më pasqyrën! Sërish ajo fytyrë e përgjakur e asaj gruaje pas saj… E tmerruar nga frika u fut shpejtë në dhomë, mbylli derën dhe u shkreh e tëra në vaj.
Natën e tretë, e thyer moralisht, shpirtërisht e fizikisht, qëndroi në dhomën e fjetjes… nuk zbriti poshtë në sallon për të shikuar TV-n… as edhe lajmet e mbrëmjes që i përcillte vazhdimisht!
Diku në mesnatë e zgjoi zhurma e thyerjes së një xhamit që erdhi nga salloni… U zgjua frikshëm… ndezi dritën pranë krevatit… mblodhi veten dhe u afrua pranë derës…
Dëgjoi me kujdes dhe pas pakë e hapi derën. Një dorë e fuqishme e mbërtheu nga qafa… dhe më kot përpiqej t’i shmangej asaj duke goditur me duar e shqelma dhe klithur e bërtitur me sa fuqi që kishte… dhe kur sulmuesi, që tashme e mbante fuqishëm nga mbrapa, afroi thikën për ta goditur në qafë, ajo veç ishte e kthyer kah pasqyra… dhe në atë moment shikimet e te dyve u takuan në pasqyrë… në vend të fytyrës së Mirandës, ata panë fytyrën e masakruar të asaj gruaje…
Sulmuesi i tmerruar e lëshoi Mirandën, dhe në panik e sipër, u përplasë mbi parmakë të shkallëve dhe ra poshtë… ashtu i lënduar filloi të ik….
Miranda menjëherë alarmoi policinë të cilët edhe e kapën shpejtë sulmuesin, pasi nga lëndimet e pësuar, ai nuk kishte arritur të lëviz edhe aq larg… Për policinë ky edhe nuk ishte një person i panjohur!
Para ca kohësh kishte ikur nga burgu, në të cilin vuante dënim të rënd për shkak të vrasjes së një gruaje tjetër… Dy ditë më vonë, derisa po intervistohej nga policia për rastin, Miranda mbeti gojëhapur dhe e shtangur, kur në fotografinë që e kishte para vehtes mbi tavolinë, njohu viktimën…
Ishte po ajo fytyrë e tmerrshme e asaj gruaje të mjerë, të cilën e kishte masakruar ky kriminel, fytyrë që ia shpëtoi jetën dhe, që nga ajo natë, nuk u paraqitë asnjëherë më!

Agamemndon- Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein
195
Re: 'Fantazma' e pasqyrës
desha te bej nje pytje, nese mundet dikush te me pergjigjet?
tek sa po e beja nje foto,ne dhomen time. tek sa i shikoja fotografit rastesisht e pashe afeer meje nje vajze tjeter
ajo dukej si te ishte e pikturua ne mure.ju letem nese mundet diush te pergjigjet. ju faleminderit per mirekuptim

rita213- zogu ma i mir prej krejtve
1
Similar topics
» Fantazma
» Histori me entitete
» Ishujt fantazma
» Kulla me fantazma
» Fantazma në televizonin Shqiptar
» Histori me entitete
» Ishujt fantazma
» Kulla me fantazma
» Fantazma në televizonin Shqiptar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi