EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Himalajet në tokën e Budës

Shko poshtë

Nga Himalajet në tokën e Budës Empty Nga Himalajet në tokën e Budës

Mesazh  Androo 07.12.11 18:26

Nga Himalajet në tokën e Budës Himalaje

Nga Himalajet në tokën e Budës

Emocioni për të zgjedhur midis shtigjeve të luginës Kathmandu në zbulimin e vendeve të shenjta budiste, safari magjepsës mbi shpinën e elefantëve të Parkut Kombëtar Royal Chitwan

Në rrëzë të Himalajeve, e vendosur midis Kinës dhe Indisë, shtrihet toka e tempujve antike dhe traditave mijëra vjeçare: Nepali.

Një vend i varfër por me bukuri të pafund dhe krenarë për kulturën e tij. Falë efektit të erërave musonike, në periudhën midis tetorit e nëntorit mund të perfitoni nga një klimë e butë dhe një qiell i pastër që ju jep mundësinë të keni një pamje të qartë për të zhvilluar ekskursione të paharrueshme nëpër panoramat befasuese.

Tetori është edhe muaji i Dashain, festa më e rëndësishme e kulturës Hindu, që për fat të keq sjell me vete dhe zakonin e turpshëm të sakrifikimit të kafshëve, për të falënderuar Zotërit dhe për t’u kërkuar atyre që cikli i natyrës të jetë i pandryshueshëm. Ndërsa në nëntor, festohet Tihar, moment në të cilin nepalezët kërkojnë ngushëllim nga Laxmi, perëndia e pasurisë dhe e të ardhmes.

Në këmbë ose në bicikletë

Pajisuni me cizme dhe kini shpirtin e aventurës sepse për të zbuluar bukurite e Nepalit do t’ju duhet të ecni. Duke kapërcyer disa nga shtigjet më të bukura të botës (që mund të bëhen edhe me bicikletë malore), arrin të shohësh të gjitha sekretet e luginës Kathmandu ku ndodhen shumë nga vendet më të bukura e të shenjta të budizmit.

Në qytetet Kathmandu, Patan e Bhaktapur merr jetë historia e këtij populli fantastik, midis mijëra faltorësh, rrugicave tibetiane, një pjatë dhal bhat tarkari (një lloj supe me thjerrëza, oriz dhe perime) dhe një gllenjke chang (birrë lokale e prodhuar në mënyrë artizanale në Himalaje).

Në luginën Kathmandu, poshtë “syve të Budës”

Nga Himalajet në tokën e Budës Budda

Ndalesa jonë e parë nuk mund të jetë ndonjë vend tjetër veçse kryeqyteti Kathmandu. Zemra e tij pulsuese, larg modernizimit të shfrenuar të periferisë (ku çdo ditë ndërtohen dyqane dhe hotele luksoze), është Durbar Square (Sheshi Durbar). Një shesh me një arkitekture mahnitëse, mbushur plot me shitës ambulantë të cilët kanë fituar famën se janë ndër shitësit më këmbëngulës që ekzistojnë.

Një kalim i vërtetë në besimet fetare lokale, midis skulptura në gur, muzikës së gaine (muzikantë tradicionale që mblidhen në shesh) dhe valleve të kërcimtarëve të mbuluar me maska atë këndshme.

Mos u trembni nga ‘lëmshi’ i rrugëve dhe rrugicave që duket të jetë zhytur në një tis apo vello me ngjyra të ndezura nga më të ndryshmet, ku gjithmone mbetesh i magjepsur nga ‘sari-t’ elegantë të femrave dhe nga shkopinjtë e temjanit të cilët krijojnë një atmosferë që të sjell ndër mend mitet e përjetshme.

Vërtet magjepsëse…

Tempulli i majmunëve

Më i bukuri dhe ndoshta tempulli më turistik i qytetit është kompleksi antic Swayambhunat (shek. V), i quajtur “tempulli i majmunëve”. Një vend i shenjtë për budistët: thuhet se këtu vinte të mësonte edhe vetë Buda. Misteri i emrit është zbulur shpejt. Ai ka lidhje me disa majmunë të cilët vraponin mbi çatite dhe kupolat e arta, duke argëtuar me lojra vizitorët kuriozë (provoni të shikoni se si argëtohen ndërsa zbresin duke vrapuar nga shkallët kryesore).

Meritojnë vërtet të vizitohet edhe tempulli hindu Dakshinkali (dedikuar perëndisë Kali), ku një legjendë tregon se si njëherë e një kohë gratë i vrisnin bashkëshortët e këqinj; dhe tempulli Boudhanath, i deklaruar trashëgimi e njerëzimit nga UNESCO, së bashku me Syayambhunat.

Në mbarim të turit kulturor, mund të kalohet një mbrëmje e këndshme duke shijuar pjatat dhe gatimet tradicionale. Në zonën Thamel, që është më e frekuentuara nga turistët, ndodhen disa restorantë shumë të mirë me çmime të ulëta dhe ushqim të shijshëm. Shkoni në Restorant Yak dhe pyesni për të famshmet “buffalo steam momo” (ravioli të mbushura me mish vici të skuqur).

Nuk do të pendoheni.

Nje safari ne Terai

Pas një turi jeni vërtet gati për t’u zhytur në natyrën e pafund, e mbushur nga majat më të larta të botës. Por këtu do t’ju presin, ashtu sic mund ta imagjinoni, vetëm male plot me borë, por edhe pllaja të ftohta subtropikale me peizazhe te paimagjinueshme.

Në këtë rajon ndodhet i madhi Parku Kombëtar Royal Chitwan, një destinacion vërtet i detyrueshëm për këdo që dëshiron të kalojë pushimet e tij në Nepal. Ai zë një sipërfaqe rreth 932 km2 dhe dikur përdorej për gjueti nga aristokracia angleze dhe nepaleze.

Tigra, elefante, rinoceronte dhe leopardë…

Nga Himalajet në tokën e Budës Royal_chitwan_park

Këtu një florë dhe faunë shumë e bukur dhe interesante presin vetëm që të zbulohen nga safari-t emocionues (të jesh në një jeep, në kanoe apo në këmbë, por eksperienca më e bukur është sigurisht të hipesh mbi kurrizin e një elefanti), gati për t’u përjetësuar në fotot e bukura: rinocerontet e famshem me një bri’, tigrat bengale, drerët janë vetëm një nga 50 llojet e ndryshëm të gjitarëve dhe rreth 450 specieve që mban kjo tokë.

Nëse dëshironi të akomodoheni në brendësi të parkut, do te gjeni shumë resorte si për shembull Hotel Parkside-Hattisar, si dhe me popullorin Maruni Sanctuary Lodge, të cilët do t’ju lejojnë t’a jetoni këtë aventure në kontakt të ngushtë me pjesën më të eger të vendit.

Nëse jeni të apasionuar pas udhëtimeve duhet të shpenzoni ndonjë ditë për ekskursion në zonen Chepang Hills, ku mund të zgjidhni të blini paketa të ndryshme turistike që propozojnë agjensitë e shumta dhe kështu të keni mundësinë të vizitoni vende vërtet interesante.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi