EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteret e Budes

Shko poshtë

Misteret e Budes Empty Misteret e Budes

Mesazh  Kinich-Ahau 10.06.10 12:51

MISTERET E BUDES

Kur Aleksandri i Madh dhe greket pushtuan Indine, i gjeten indianet te adhurojne nje perendi mashkull me karakteristika femerore qe vdiste, te tipit te Yakinthit pellazgjik ose Narkisit, te Dionisit grek, te Adonit fenikas dhe grek ose Bakhut, te Atios-it lfrigas dhe lidik, te Osirit egjiptian dhe te Thamuzit palestinez, qe ishin fillimisht te gjithe perfytyrimi njerezor i diellit dhe te heliostazit dimeror, kur dita fillon te humbasi kohe, ne te vertete nje kalim ne hyjni te priftit homoseksual te gjithe feve pagane.

Ky perendi Indian qe ishte edhe atje me shume emra dhe i mbushur me epitete, ishte si zakonisht orgjiastik, kurse paraqitjet e tij neper skulptura e tregojne me koken te rethuar nga koke te tjera dhe me shume duar dhe kembe ne forme levizjeje, te cilat tregojne vallezimet orgjiastike.

I njejti perendi adhurohet akoma dhe sot ne Pakistan, ku per nder te tij gjate heliostazit veror njerezit vallezojne ne menyre orgjiastike dhe shqyejne lekuren e tyre me thika, dhe ecin mbi flake. Kurse myslimanet shiite e adhurojne me pretekstin se vajtojne per vrasjen e Huseinit qe u be ne vitin 680.

Te njejtin orgji benin edhe palestinezet e shek. te XV para Krishtit sipas deshmise se Ligjit Mozaik, dhe prifterinjte homoseksuale te Baal-it, edhe magjistaret Persiane qe adhuronin flaket ne shek. e V p.K sipas deshmise se Herodotit.

Keto prerje dhe shqyerje orgjiastike te mbushyra me gjak te ketyre prifterinjve dhe te adhuruesve te tjere quhen ne Dhjaten e Vjeter prerje (Lev. 19:28, 21:5, Ier. 16:6), kurse tek Herodoti εντομα(prerje) (Her. 7,191,2), kurse tek historia e Profetit Elia thuhet karakterikisht se priferinjte e Baal-it...

Dhe kështu ata filluan të ulërijnë më fort dhe të priten me shpata dhe shtiza sipas zakoneve që kishin, deri sa të kullonin gjak. (I e Mbret. 18:28) Njelloj si sot ne Pakistan, kemi te bejme me te njejtin festim.

Greket paralelizuan kete perendi te Indianeve me Bakhun ose Dionisin. Keshtu ne koherat helenistike doli miti se Dionisi gjate udhetimeve te tij vajti edhe ne Indi -ne nje perjudhe mitologjike para Aleksandrit te Madh- dhe atje mbreteroi dhe u mesoi njerezve punimin e tokes, te vreshtave, arte, adhurimin e perendive, orgjite si dhe muziken, dmth nje lloj kitare qe luanin edhe greket dhe gjeten edhe indianet te luajne me te.

Kur Dionisi iku nga India, la si trashgimtar dhe mbret te Indianeve Spatemva-ne dhe ky pasi mbreteroi per 52 vjet, la trashgimtar djalin e tij Βουδυα (=Budya) dhe mbreteroi 20 vjet (Arriani, Ind. 7,5-8,2. Nonni, Dion. 15).

Ky Budya ne tekstet e lashta greke quhet dhe Βουττας (=Butas), (Klementi i Al. Str. 1,15,71,6). Studiuesit e sotem Evropiane lexojne ne tekstet mesjetare indiane kete emer si Buda.

Perendia fillestare me karakteristikat femerore te indianeve dhe Dionisi dhe Spatemva-i dhe Budya dhe Buda jane format e evolucionit te njejtit Perendi. Skulpturat e lashta qe na kane arritur jane shume tregues te karakteristikave femerore qe kishte ky perendi.

Si Dionisin qe e ndiqnin nga pas adhuruesit dhe pjestaret e orgjive, Satiret, keshtu edhe perendine Budas e ndiqnin gjashte demone qe quheshin Bodisatves. emri i tyre ka si sintetike te pare emrin Buda-. Dhe tekstet e kesaj feje brahmane quhen Beda, prape nga e njejta rrenje. Dhe tekste te tjera si Bedanta prape nga e njejta.

Emri Budya ose Buta ose Buda nuk eshte emer vetjak por eshte mbiemer qe do te thote 'ai qe njeh', Kjo rrenje eshte e njejte me te greqishtes Fοιδα (=njoh) dhe ιττω (=γνωτω) dhe te latinishtes video (=shikoj) dhe kjo perendi u quajt Buda sepse ky mesoi tek njerezit (sic beri dhe Dionisi) artet, punimin e tokes, te vreshtit etj.

Duket se emrin, ose me mire mbiemrin Buda e merrnin dhe te tjere, jo vetem perendi dhe demone por edhe prifterinj edhe murgj te paganizmit indian si dhe mesues dhe prijes fetare, reformatore etj sepse te gjithe donin titullin e 'njohesit'. Prandaj egzistuan dhume Bude, te ndryshem midis tyre.

Buda i sotem i herezise budistike te brahmanizmit indian ka diferenca nga Buda qe pershkruajne greket e lashte, nuk eshte perendi, as demon shoqerues, as orgjiastik; por eshte njeri i quajtur Sindarta Gautama, mbase eshte nje njeri qe ka egzistuar, por si mesuesparaqet nje influence te gjere nestoriane monofisite dhe islamike qe e ka renjen ne influencen qe kishin keto herezi ne paganizmin brahman te shek. te V deri ne shek. e VII dhe natyrisht, ne qofte se ka egzistuar, jetoi dhe veproi ose u mitologjizua midis shek te V-VII.

Buda parakristian ishte tjeter, perendi orgjiastike dhe me karakterisika femerore.

Por sot thuhet se Buda eshte disa mijra vjecar nga fakti se te gjithe Budet, perendi, demone dhe njerez u ngateruan njeri me tjetrin ne nje, dhe te gjitha tekstet fetare indike paraqiten nga 1000 deri ne 5000 vjete me te lashta nga se c'jane vertete.
Kinich-Ahau
Kinich-Ahau

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi