Harresa sipas Budës
Faqja 1 e 1
Harresa sipas Budës
Si hutohet mendja nga dyshimi dhe pasiguria?
Një prift brahmin pyeti njëherë Budën e Bekuar:
Mjeshtër Gotama, cila është arsyja e paaftësisë për të kujtuar edhe diçka që mësohej përmendsh për një periudhë të gjatë si dhe atë që nuk u mësua përmendsh?
Brahmin, kur mendja është e hutuar nga dyshimi dhe pasiguria, e pavendosur, e tundur dhe e lëkundur nga dyshimi dhe pasiguria, dhe njeriu nuk gjen asnjë shpëtim të sigurtë nga ky dyshim dhe kjo pasiguri e lindur në këtë çast, njeriu as nuk sheh as nuk kupton dot ç’është e dobishme, as për veten, as për të tjerët, as për veten dhe të tjerët së bashku! Atëherë, si pasojë, edhe shkrime që janë mësuar përmendsh për një kohë të gjatë nuk kujtohen dot…
Përse ndodh kjo mospërfillje? Përfytyroni një tas që është me baltë, i paqartë, i turbullt, i mjegulluar dhe i errët. Në qoftë se një burrë që sheh mirë nga sytë do të shqyrtonte reflektimin e fytyrës së tij në të, as nuk do ta shihte as nuk do ta njihte ashtu siç është në të vërtetë! Kështu edhe ndodh, brahmin, kur mendja është e ngatërruar nga dyshimi dhe pasiguria, e hutuar, e trullosur dhe ngurruese nga dyshimi dhe pasiguria. Në këto raste, edhe shkrime të mësuara përmendsh për një kohë të gjatë nuk sillen ndër mend përsëri, pa përmendur ato shkrime, ngjarje dhe informacione që nuk u mësuan fare…
Si të parandalohen dyshimi dhe pasiguria (shqetësim i shërueshëm):
Vëmendja sistematike dhe e shpeshtë për shqyrtim, gjurmim, ekzaminim dhe hetim:
1: Ç’është dobiprurëse dhe ç’është dëmtuese këtu?
2: Ç’është e fajësueshme dhe ç’është e pafajshme në këtë situatë?
3: Ç’është e rëndomtë dhe ç’është e shkëlqyeshme në këtë situatë?
4: Ç’është në anën e ndritshme dhe ç’është në anën e errët në veçanti dhe në përgjithësi?
Bhikku Samahita
Zattoo- 600
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi