EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Po sikur KOHA te ishte duke u shnderruar ne HAPESIRE?

Shko poshtë

Po sikur KOHA te ishte duke u shnderruar ne HAPESIRE? Empty Po sikur KOHA te ishte duke u shnderruar ne HAPESIRE?

Mesazh  Crash 27.01.14 22:19


Cfare do te ndodhte ne qofte se koha do te zhdukej? Duket si nje pyetje pak abstrakte dhe idiote dhe, ne qofte se universi u pergjigjet ne cdo pike ligjeve te fizikes aktuale, eshte per me teper edhe nje pyetje qe nuk ka pse te behet.

Megjithate universi tone nuk eshte aspak i thjeshte. Dhe duke dale pak nga mendimi yne klasik, transformimi i dimensionit Kohe, ne nje dimension te katert Hapesinor nuk eshte dhe aq e pamundur, madje eshte teorikisht e arritshme. Kjo ide i perket fushes se “braneworld”, koncept qe bashkon universin me 4 dimensione qe njohim dhe superkordat.

Teoria e “brana”-ve eshte nje ide mjaft e cuditshme. Shkurtimisht, nje branë(shkurtim i fjales “membranë”) mund te imagjinohet si nje fare flete e levizshme ne nje dimension superior. Duke qene se ne mund te ndjejme vetem hapesiren tredimensionale pergjate nje dimensioni kohor (kohe-hapesira jone me 4 dimensione qe quhet ndryshe edhe nje univers Lorenci), ne nuk jemi ne gjendje te kuptojme se cfare eshte ose me se mund te ngjaje ky dimension i peste, fatmiresisht qe kemi Matematiken. Matematika mund te perdoret per te pershkruar sa dimensione qe te deshirojme.

Kjo gje eshte mjaft e dobishme pasi branat pershkruajne efektin e mbledhur nga “kordat” nepermjet disa dimensioneve dhe forcat e bashkeveprimit te nevojshme per te mundesuar funksionimin e Universit tone. Nga pikepamja e “braneworld”, universi yne me kater dimensione mund te jete i permbajtur ne nje univers shumedimensional, dhe versioni qe ne perdorim per ekzistencen tone, permban vecse 3 dimensione hapesinore.

Zgjerimi i universit (i zbuluar nga Edvin Hubble me 1925) mund te jete ne te vertete nje simptome e je brane qe eshte duke ndryshuar forme. Sipas idese te M.Mars dhe te kolegeve te tij, vezhguesit qe shohin universin dhe qe ndodhen ne nje branë qe eshte duke ndryshuar nga nje branë tipit kohe ne nje te tipit hapesire, do te shihnin nje zgjerim te pershpejtuar; dhe kjo eshte pikerisht ajo qe ne po shohim tani.

Sipas teoricieneve kjo teori mund te shpjegoje zgjerimin konstant te universit tone, duke ruajtur karakteristikat fizike te kozmosit ashtu sic i shohim sot, pa patur nevoje te “fajesohen” forma te reja qe nuk mund ti shohim si materia e erret apo energjia e hic-it.

Eshte teper e veshtire qe ne te mund te konceptojme ndonjehere nje kozmos pa dimensionin e kohes, dhe ajo qe mund ti ndodhte universit ne qofte se koha do te kthehej ne hapesire eshte pertej aftesive tona konceptuese. Per momentin me mire te perfitojme dimensioni kohor per aq kohe sa e kemi akoma. “Koha mund te jete duke shteruar…”
Crash
Crash

Mos dorëzimi eshte arritja drejt qellimit



26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi