EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lindja e diellit të brendshëm

Shko poshtë

Lindja e diellit të brendshëm Empty Lindja e diellit të brendshëm

Mesazh  Jon 05.06.08 21:46

Me barkun zbrazët gjer te lindja e diellit të brendshëm

Rrugët e shtegut të vetënjohjes janë të shumta. Fundi i tyre është i njëjtë, mirëpo fillimi dallon, kështu që të gjitha dallimet i takojnë vetëm fillimit.

Në kuadër të shumë religjioneve, si njëra prej metodave për hyrjen më thellë në vete, për krijimin e qendrës së zgjuarësisë, për të kuptuar se njeriu është shumë më tepër se trupi i vet fizik, për t'iu afruar edhe një shkallë më tepër Krijuesit, përdoret edhe agjërimi.

Fjala është për agjërimin e pandërprerë, i cili aplikohej mjaft shpesh kohëve të lashta, me zanafillën e religjioneve, dhe që aplikohet tejet rrallë edhe ditëve të sotme nga ana e ca religjioneve të vogla dhe ca sekteve të lashta ose individualisht për arritjen e qëllimeve më lart të cekura.

Pra, nuk do të merremi këtu me përshkrimin e anës simbolike të agjërimit, me përparësitë që i ka sa i përket shëndetit fizik ose me rregullat që i kanë religjionet mbi agjërimin, por do ta shtjellojmë këtë dukuri nga një këndvështrim i ri për neve, që mund të themi se ky aspekt përfaqësohet nga ana e mistikës.

Uria nuk është vetëm uri e thjeshtë, dëshirë për shije ose për diç tjejtër - më tepër ka të bëjë mbi instinktin për të mbetur gjallë. Kjo metodë përdorej qysh para mija vjetëve për zgjimin dhe thellimin e vetëdijësisë. Sot ata që e përdorin këtë metodë i emërtojnë asketë, edhe pse kjo s'ka lidhje dhe s'ka të bëjë asgjë me asketizmin; njerëzit këtë e morrën krejtësisht gabimisht.

Gjatë jetës me siguri keni pasur përvojë se keni qenë tejet të përgjumshëm kur keni pasur barkun plot. Mirëpo, kur keni qenë të uritur, ose duke agjëruar, gjumi as nuk ju afrohej syve. Keni lëvizur në shtrat, herë në njërën e herë në tjetrën anë, kështu që ka qenë gati e pamundshme të flini. Kjo ndodh se trupi jep sinjalet e rrezikut për të, dhe tashmë nevoja për gjumë bëhet plotësisht sekondare. Nevoja primare bëhet gjetja e ushqimit, ndërsa gjumi bëhet aktual pasi të zgjidhet problemi i parë.

Kur për arsye të urisë nuk merr gjumi, shumë më lehtë është të mbahen në mend ngjarjet dhe vetëdijësimi realizohet më lehtë. Metoda e këtillë e agjërimit aplikohej duke qëndruar të shumtën e kohës në këmbë, e jo ulur, sepse kur trupi rri ulur, uria ndjehet më pak se sa kur trupi është gjithnjë në lëvizje. Atëherë i gjithë trupi bëhet një lumë i urisë, që përfshin njeriun prej këmbëve gjer te koka.

Kur njeriu bëhet i vetëdijshëm për urinë dhe thjesht s'ndërmerr asgjë pos që mban vëmendësinë, befas kthehet në qendrën e vet, bëhet i vetëdijshëm për qenien e vet. Përafërisht gjërat shkojnë në këtë mënyrë: së pari uria e mënjanon individin nga sipërfaqja, cekësia. Nëse nuk e ndien sipërfaqësoren dhe nëse nuk e ushqen atë, atëherë shtresat e thella fillojnë ta ndiejnë urinë. Nëse refuzohet ushqimi edhe i atyre shtresave të thella, ato më të thellat bëhen gjithnë më të uritura. Uria, pra, thellohet, dhe kjo vazhdon deri sa i gjithë trupi uritet. Me këtë njeriu kthehet drejt qendrës.

Në fillim, kur agjëruesi e ndien urinë, ajo është e rrejshme. Kjo se nuk është ndonjë uri, por pak a shumë shprehi. Nëse një kohë të gjatë njeriu drekon në mesditë, atëherë tamam në atë kohë ndjehet uria. Është uria e rrejshme e cila s'ka lidhje me trupin. Nëse nuk ushqehet njeriu me kohë, kur e ka shprehi, uria do t'i kalojë pas një ose dy ore. Sikur të ishte vërtet natyrale, uria do të rritej.

Nëse njeriu i ushqyer mirë agjëron tre ditë, pas kësaj periudhe do të mund të ndiejë se ç'është uria e vërtetë. Kurrë s'do ta ndiejë urinë sikur një kërkesë të pashtyeshme e cila ka dëshirë të zjarrtë për përmbushje, siç ndjehet seksi. Për këtë edhe ndodh që kur agjëron, humbet dëshira seksuale, për arsye se primarja është shumë më e rëndësishme.

Ushqimi i shërben mbijetimit të individit, deri sa seksi i shërben mbijetimit të racës. Seksi është dukuri e largët dhe s'është i lidhur drejtëpërdrejtë me individin. Seksi është ushqim për racën, e jo për individin. Për këtë seksi është problem racor, e jo individual. Mund të lihet anash, por uria dhe ushqimi s'mundet, sepse është problem i individit, i lidhur me të personalisht. Kështu me agjërim të mëtejshëm seksi me kohë humb rëndësinë e vet, bëhet një dukuri e parëndësishme.

Nëse individi vazhdon agjërimin edhe pas ditës së tretë, gjithë trupi fillon ta ndiejë urinë, e cila hyn në çdo qelizë, në çdo nerv të trupit dhe në ato çaste ëstë i rrethuar me flakën e urisë së thellë.

Tek atëherë, agjëruesit fillojnë t'i ngjajnë dukuritë që profetojnë religjionet. Pas asaj periudhe, frika fillon ta bëjë të veten, dhe atij i duket se gjendet sy me sy me vdekjen. Është ky takim plotësisht i vetëdijshëm me vdekjen, dhe ky takim fillon atëherë kur atij i duket se është në kufi të braktisjes së trupit dhe kur është i gatshëm të hudhet drejt në qendrën e vet të brendshme.

Trupi bëhet aq i lodhur sa agjëruesit i duket se s'mund të jetojë më. Atëherë kthehet prapa, kah Burimi, pasi që i duket se s'mund të jetojë në tru më, se dalëngalë e lëshon trupin, duke hyrë gjithnjë e më thellë në vete.

Ushqimi tërheq individin kah cekësia e vet, ndërsa agjërimi kah thellësia. Në çastin kur bukvalisht ndërpritet çdo bashkëpunim mes agjëruesit dhe trupit të tij, ai hudhet kah qendra, dhe atëherë, në atë çast, lind dielli i brendshëm.

Kur e përjeton gjithë këtë proces, agjëruesi ndërpret metodën dhe i vendos lidhjet e shkëputara me trupin, duke i mbetur përvoja e tillë e vështrimit të gjërave nga këndvështrimi i brendshëm, nga qendra e diellit të tij.

Nga Arben Shala
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi