EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lindja e kontinentit Europian.

Shko poshtë

Lindja e kontinentit Europian. Empty Lindja e kontinentit Europian.

Mesazh  Estilen 02.04.10 17:18

Si ka lindur kontinenti yne...?

Përgjatë bregdetit të thepisur të Norvegjisë gjenden dëshmitë më të vjetra të lindjes së kontinentit europian.

Dallgët e Atlantikut përplasen atje pas vargishullit të Lofotenit, formacionit shkëmbor më të vjetër të Botës: granit i ngurtësuar nga magma para pothuajse tre miliardë vjetësh.

Këto guma janë dhjetëherë më të vjetra se vetë kontinenti të cilit i përkasin sot. Peizazhet fjordike të Norvegjisë janë mbetje të malësisë së madhe të Kaledonisë, e cila shtrihej dikur nga Skocia deri në Norvegji.

Megjithë erozionin dhe të shemburit milionavjeçar ata kanë mbetur akoma deri më sot një peizazh vigan malësor.

Europa lind nga rryma të fuqishme magme.
Në kohën e lindjes së saj para 500 milionë vjetësh Europa nuk është akoma e plotë.

Pjesët e saj janë të hapërdara mbi të gjithë rruzullin tokësor: Skandinavia tej më në jug të ekuatorit, Anglia dhe Vendet e Ulëta në rrethin polar të jugut si dhe pothuajse të gjithë pjesët e tjera përreth polit të jugut.

Të gjithë këto pjesë koreje kontinentale janë në lëvizje. Ato merrem me vete nga rryma të fuqishme magme, të cilat vlojnë 80 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Pllakat e tokës shtyhen nga të nxehtit në brendësi të tokës.
Të shtyra nga shtjella nxehtësie në brendësi të tokës pllakat lëvizin me ngadalë, çdo vit nga vetëm disa centimetra.

Por me kalimin e miliona vjetësh kemi pastaj të bëjmë me distanca të konsiderueshme. Në rastin e përplasjeve shpërthejnë forcat primare.

Si një rebus gjigand vë Europa pjesët e saj së bashku. Togje shkrepash kilometra të gjëra çajnë lart, përkulen dhe marrin formë kubeje.

Çdo përplasje e re krijon një masiv malor. Kështu lind së pari shtylla kurrizore e Europës, vargmali kaledonian, me lartësira si ato të Himalajës. Ky është bërthama e një bashkëshkrirjeje të parë europiane.

Më pas kontinenti i ri bredh gjysmën e rruzullit tokësor. Para 300 milionë vjetësh ai kapërcen ekuatorin. Stereja është tashmë e mbuluar nga gjelbërimi.

Bimët kanë pushtuar kontinentin që deri pak më parë kishte qenë i shkretë. Atje ku sot janë të ngritura metropolet krenare europiane u shtri sa gjatë e gjërë një xhungël e harlisur tropikale:

Parisi ndodhej në një klimë tropikale të ngrohtë e me lagështi. Berlini, në një det të gjelbër i cili zgjatej deri në Azi.

Është një pyll tepër i jashtëzakonshëm. Ai përbëhet nga fiere, likopode (shk. lycopodium) dhe bishtkuaj. Mbeturina të tyre të ngurtësuara në Skoci të bëjnë ta marrësh me mend përhapjen dhe origjinen e hershme te tyre.

Cungje që qëndrojnë pothuajse ngjitur njëri-tjetrit të japin edhe sot e kësaj dite një përshtypje mbi bollëkun e atëhershëm të bimëve. Këta gjigandë lartësoheshin deri në 30 metra drejt qiellit.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi