EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit?

4 posters

Shko poshtë

A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit? Empty A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit?

Mesazh  Cimi Elezi 09.10.11 20:10

A eshte papa ''pasardhesi i Shen Pjetrit?

Ne vitin 2002,papa Gjon Pali II i shkroi nje leter peshkopit te Limburkut,Gjermani,qe te anulonte nje vendim te peshkopit ne lidhje me abortin.Ne hyrje te letres,papa tha se ishte pergjegjes per ''mireqenien dhe unitetin e tere kishave,sipas vullnetit te Jezu Krishtit''.

Ai pretendoi se kishte autoritet per te anulluar vendimin e peshkopit sepse,si pape,mbahet si ''pasardhesi i Shen Pjetrit''.

Sipas nje perkufizimi te Kishes Katolike te Romes,''Krishti e vuri Shen Pjetrin ne krye te te gjithe apostujve''.Me tej Kisha thote se ''Krishti vendosi qe Pjetri te kishte perhere pasardhes ne kete paresi dhe se keta pasardhes jane peshkopet e Romes''-New Catholic Encyclopedia vellimi 11,faqet 495-496.Keto jan goxha pretendime.A jane te verteta?

Tre pyetje, tre pergjigje,
1 A e mbeshtet bibla pretendimin se Pjetri ishte papa i pare?
2 C'fare na thote historia ne lidhje me origjinen ecaktimit te papeve njeri pas tjetrit?
3 A e mbeshtetin sjedhja dhe mesimet e papeve pretendimin e tyre se jane pasardhes te Pjetrit?

1 A ishte Pjetri papa i pare?

Qe te provojne se Kisha e ka themelin te Pjetri,katoliket per nje kohe te gjate e kane drejtuar vemendjen te fjalet e Jezuit te Mateu 16:18:''Ti je Pjetri,dhe mbi kete shkemb une do te ndertoj kongregacionin tim.''

Ne fakt,keto fjale gjenden te gdhendura ne latinisht poshte kubese se Bazilikes se Shen Pjetrit ne Rome.Agustini,nje nder eterit e pernderuar te Kishes,dikur mendonte se kongregacioni ishter ndertuar mbi Pjetrin.

Gjithsesi, nga fundi i jetes,ndryshoi pikepamje per kuptimin e fjaleve te Jezuit.Ne nje veper te njohur{Retractations},Agustini argumentoi se kisha,pra kongregacioni i krishtere,ishte ndertuar mbi Jezuin,jo mbi Pjetrin.{ Biseda e Jezuit me Pjetrin u perqendrua ne identifikimin Krishtit dhe te rolit te tij,jo te rolit qe do te luante Pjetri.

''Mateu 16:13-17''Me vone,vet Pjetri tha se Jezui ishte shkembi mbi te cilin u ndertua kongregacioni.'' 1 Pjetrit 2:4-8 ''Apostulli Pavel konfirmoi se guri i qoshes i kongregacionit te krishtere ishte Jezui, jo Pjetri.Efesianeve 2:20.}Eshte e vertete, apostulli Pjeter ze vend te rendesishem ne ungjij.

Ne fakt,Jezui zgjodhi tre apostuj-Gjonin,Jakovin dhe Pjetrin qe te ishin me te ne disa raste te vecanta.Marku 5:37,38: 9:2: 14:33, Jezui i besoi Pjetrit ''celesat e mbreterise se qiejve''te cilat Pjetri i perdori per te hapur rrugen drejt Mbreterise,se pari per judenjte dhe prozelite, pastaj per samaritanet dhe ne fund per jo judenjte.

''Mateu 16:19, veprar 2:5,41, 8:14-17:10:45 ''Ngaqe ishte me natyre te hedhur, me raste Pjetri sherbeu si zedhenes i apostujve ne grup.''veprat1:15,2:14 ''Por, a tregojne keto fakte se Pjetri ishte kreu i kongregacionit te hershem?

Faktikisht,apostulli Pavel shkroi se Pjetrit iu besua pergjegjesia si apostull nder ata qe ishin te rrethprere.''Galatasve 2:8.

Megjithate,konteksti tregon se Pavli nuk po thoshte se Pjetri drejtonte kongregacionin.Pavli foli per rolin e Pjetrit qe tu predikonte judenjve.

Megjthese Pjetrit i dhane pergjegjesi te medha,ne asnje shkrim te bibles nuk permendet qe te kete thene se ishte kreu i kongregacionitdhe, si i tille, te merrte vendime per dishepujt si grup.Ne letren qe shkroi, ai e quajti veten ''apostull'' dhe ''plak'' asgje me teper.-1 Pjetrit 1:1,5:1.

Vazhdon....
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit? Empty Re: A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit?

Mesazh  Ufo 10.10.11 14:08

Unë e besoj se Shën Pjetri ishte Papa I,por psh nuk e besoj se mbreti saudit është pasardhës i Muhametit. !
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit? Empty Re: A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit?

Mesazh  Fakiri 10.10.11 14:54

Ufo shkruajti:Unë e besoj se Shën Pjetri ishte Papa I,por psh nuk e besoj se mbreti saudit është pasardhës i Muhametit. !
Për Shën Pjetrin në është Papa i parë nuk mund ta dije(flas për vetën time) ndërsa për Mbretin saudikë e ke thanë mirë se nuk është pasardhësi i Muhammedit....mund të jetë i dreqit apo të birit por assesi i Muhammedit këtu plotësisht pajtohem me ju i nderuar Ufo
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit? Empty Re: A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit?

Mesazh  Cimi Elezi 11.10.11 18:47

Pershendetje te gjith anetareve.Do deshiroja qe komentet te beheshin ne fund te gjith shkrimit,pasi do ta conit drejt kycjes.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit? Empty Re: A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit?

Mesazh  Cimi Elezi 11.10.11 19:40

2 - C'fare thote historia ne lidhje me origjinen e caktimit te papeve njeri pas tjetrit?

Atehere,kur dhe si lindi historia e papatit?Ideja se ishte e pranueshme qe nje burre te kerkonte te spikaste mbi bashkebesimtaret,nisi te zinte rrenje qe kur apostujt ishin ende gjalle.Si e konsideronin apostujt nje gje te tille?Vete apostulli Pjeter u tha burrave qe mernin drejtimin ne kongregacion,''te mos silleshin si zoter me ata qe jane trashegimia e Persndise''.

Ata duhej te ngjisheshin me perulesi mendjeje ndaj njeri tjetrit.''1 Pjetrit 5:1-5''.Apostulli Pavel paralajmeroi se brenda kongregacionit do te ngriheshin njerez qe ''do te thoshin gjera te shtremberuara,per te terhequr pas vetes dishepuj.veprat 20:30.''Rreth fundit te shekullit te pare te e.s.,apostulli Gjon shkroi nje leter ne te cilen kritikoi ashper nje dishepull qe quhej Diotref.Pse i hoqi verejtje?

Nje arsye ishte se atij''i pelqente te ishte i pari''ne kongregacion.''3 Gjonit 9''Apostujt i dhane keto keshilla qe te frenonin ose te pengonin ambiciet e tyre qe donin te spikatnin.''2 Selanikasve 2:3-8.''Pak pasi vdiq apostulli i fundit,disa individe filluan te spikatnin mbi te tjere.Nje liber thote ''Ka mundesi qe nuk kishte asnje peshkop monarkik ne Rome para mesit te shekullit te dyte.''{The Cambridge History Of Christianity}Rreth shekullit te trete, peshkopi i Romes e shpalli veten si autoritetin me te larte,te pakte ne disa kisha,por jo ne te gjitha.

Si Jezui,edhe apostujt paralajmeruan se ne kongregacionin e krishtere do te mbizoteronin njerez qe mesonin doktrina apostate.''Mateu 13:24-30,36-43: 2 Timoteut 4:3,2 Pjetrit 2:1, 1 Gjonit 2:18''Keto deklarata dolen te verteta kur kisha ose kongregacioni i shekullit te dyte nisi te pevetesonte tradita pagane dhe te perziente doktrinat biblike me filozofine greke.

Disa kane perpiluar nje liste te pasardhesve te Pjetrit qe ti japin peshe pretendimit se peshkopi i Romes eshte autoriteti me i larte.Megjithate,kjo liste nuk e mbeshtet shume kete pretendim.Pse?

Se pari,disa emra te kesaj liste nuk mund te verefikohen.Me e rendesishmja,kjo liste ka themele te dobeta.Edhe sikur Pjetri te kete predikuar ne Rome,sic nenkupton ca literature jo fetare e shekullit te I dhe te II,nuk ka asnje prove se ishte kreu i kongregacionit atje.

Nje deshmi se Pjetri nuk ishte kreu i kongregacionit ne Rome eshte se,kur apostulli Pavel u shkroi letren romakeve,permendi nje liste mjaft te gjate te te krishtereve atje.

Ndersa Pjetrin nuk e permendi fare.''Romakeve 16:1-23'' Nese Pjetri ishte kreu i kongregacionit,a do ta kishte shperfillur ose perbuzur Pavli ate?Gjithashtu,rreth periudhes qe Pjetri shkroi letren e pare, Pavli i shkroi Timoteut nje leter te dyte.Ne kete leter, Pavli e permendi Romen pa nguruar.Faktikisht, Pavli shkroi gjashte letra nga Roma, por ne asnjeren nuk e permendi Pjetrin.Rreth 30 vjet pasi Pavli shkroi letrat e tij, apostulli Gjon shkroi tre letra dhe librin e zbuleses.

Gjoni nuk permendi ne asnje pjese te shkrimeve se kongregacioni i Romes ishte me i spikaturi,as permendi ndonje udheheqes te kishes qe mbante postin me te larte te nje pasardhesi te supozuar te Pjetrit.As Bibla dhe as deshmite historike nuk e mbeshtetin pretendimin se Pjetri e shpalli veten peshkopin e pare te kongregacionit ne Rome.

Vazhdon...


Edituar për herë të fundit nga cimi elezi në 12.10.11 18:33, edituar 1 herë gjithsej
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit? Empty Re: A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit?

Mesazh  Cimi Elezi 12.10.11 19:21

3 A e mbeshtetin sjellja dhe mesimet e papeve pretendimin e tyre se jane pasardhes te Pjetrit?

Me te drejte presim qe kush pohon se eshte ''pasardhesi i Shen Pjetrit dhe zevendesi i Krishtit'',te ndjeke si sjelljen e mesimet e Pjetrit,ashtu edhe te Krishtit.Per shembull,a pranonte Pjetri trajtim te vecante nga bashkebesimtaret?Jo.

Nuk lejonte te pernderohej ne asnje lloj menyre.''Veprat 10:25,26''Po vet Jezui?Ai tha qe erdhi tu sherbente te tjereve,jo qe ti sherbenin.''Mateu 20:28''.Ndryshe nga kjo,per cfare njihen papet?A lejojne te spikatin mbi te tjeret,a i refuzojne titujt madheshtore dhe a i shmangin shfaqjet pompoze te pasurise e te fuqise?

Si Pjetri dhe Krishti nxitnin paqen.Krahasojeni kete me ate qe thote enciklopedia Lexikon fur Theologie und Kirche {Leksiku per teologjine dh Kishen} per papen Leoni X.Aty thuhet ''Perfshihej ne politike dhe shpesh ne favorizime ndaj te aferme,si dhe ishte i dhene pas kenaqesive te tepruara te botes.

Keshtu qe i linte pas dore detyrat urgjente ne lidhje me besimin''.Karl Amoni,prift katolik dhe profesor i historise se kishes,thote se raportet e verifikuara per papa Aleksandri VI tregojne se ''ne nje mase tejet te madhe ishte i paskrupullt,abuzonte me autoritetin,bente tregti me pozitat ne kishe dhe kryente imoralitet''.C'mund te themi per mesimet e papeve?

Si jane ato ne krahasim me mesimet e Pjetrit dhe te Krishtit?Pjetri nuk besonte se te gjithe njerezit e mire shkonin ne qiell.Duke folur per mbretin David,tha''Davidi .....nuk u ngjit ne qiej''.veprat 2:34.Pjetri as nuk mesonte se foshnjat duhen pagezuar.Ne vend te kesaj,ai mesonte se pagezimi eshte nje hap qe besimtari e ben me vetedije.- 1 Pjetrit 3:21.Jezui mesoi se asnje prej dishepujve te tij sduhej te spikaste mbi te tjeret.

Ai tha ''Nese dikush deshiron te jete i pari,le te jete i fundit i te gjitheve dhe sherbetor i te gjitheve''.Marku 9:35.Pak para vdekjes,Jezui i dha dishepujve kete drejtim te qarte.''Mos lejoni t'ju quajne Rabi,sepse keni vetem nje mesues,kurse ju te gjithe jeni vellezer.Vec kesaj mbi toke mos quani askend ate,sepse Ati juaj eshte nje i vetem,Qiellori.

As mos lejoni tju quajne udheheqes,sepse keni vetem nje udheheqes,Krishtin''.
Mateu 23:1,8-10.Si mendoni,papet,a u jane permbajtur mesimeve te Pjetrit dhe te Krishtit?Disa mendojne se papa duhet te qendroje ne poziten e tij edhe nese nuk bene jete te krishtere.

Jezui tha.''Cdo peme e mire prodhon frut te mire,kurse cdo peme e kalbur prodhon frut te keq.Nje peme e mire nuk mund te jape frut te keq,dhe as nje peme e kalbur nuk mund te prodhoje frut te mire''.- Mateu 7:17,18,21-23. Duke u bazuar te deshmite, a mendoni se Pjetri ose Krishti do te donin te perfaqesoheshin nga frutet qe kane prodhuar papet?Po ju anetare te Forumit,a do te donit te perfaqesoheshit nga papet e tille?
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit? Empty Pasojat e Katolicizmit.

Mesazh  Cimi Elezi 13.10.11 18:35

Kryqezata e Uilliamit,duka i Normandise. Uilliami sugjerroi qe papa ta deklaronte pushtimin e tij si kryqezate,duke i premtuar ne kembim papes me shume kontroll mbi kishen angleze te pabindur ndaj papes.Ai pranoi me gatishmeri.Sic shkruan profesor Dejvid C.Dagllasi,ky ishte nje triumf diplomacie per Uilliamin.Nje historian tjeter i shquar,Xhorxh M.Treveljani,ne librin e tij History of England,arrin ne perfundimin se ''Flamuri dhe bekimi papnor ishin nje pasuri e leverdisshme ne nje sipermarje qe perndryshe do te dukej me teper si grabitje e armatosur sesa nje kryqezate.''
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit? Empty Re: A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit?

Mesazh  Cimi Elezi 13.10.11 20:39

Ufo shkruajti:Unë e besoj se Shën Pjetri ishte Papa I,por psh nuk e besoj se mbreti saudit është pasardhës i Muhametit. !
Sipas dokumentave,Shen Pjetri ska qene pape.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit? Empty Pasojat e katolicizmit

Mesazh  Cimi Elezi 03.11.11 19:21

Intoleranca mbolli vdekje

Gjate Reformes ne Europe u vrane mijera njerez burra,gra e femije.Ne vitin 1553,ne fronin e Anglise u ngjit nje katolike e flakte e njohur si Maria Gjakatare.Meqenese ne vitin 1534 parlamenti anglez kishte prere te gjitha lidhjet me Kishen Katolike te Romes,ajo ishte e vendosur te kthente autoritetin e papes ne Angli.

Gjate mbreterimit pese vjecar te Marise,u dogjen te gjalle si heretike rreth 300 burra e gra,duke perfshire edhe krere te Kishes Protestante.Shume te tjere vdiqen neper burgje.Ne vitin 1558 ne fron u ngjit Elizabeta motra protestante e Marise.

Po ate vite,Elizabeta kishte rivendosur aktin e supermacise qe e bente ate Guvernatore Supreme te Kishes.{Sipas nje vepre referimi,me 1534 parlamenti anglez miratoi Aktin e Supremacise, sipas te cilit, Henri shpallej pa rezerva kreu i vetem i Kishes, dhe kjo e shpetoi nga akuza per tradhti te larte.

Keshtu kur nenshkroi kete akt,vetem me nje te rene te pendes mbreti permbysi traditat mijera vjecare dhe Anglia doli haput me nje Kishe Kombetare te pavarur nga papa.-''The Leading Facts of English History.nga D.H Montgomeri''}Atehere ne vitin 1570,papa Piu V e shkisheroi Elisabeten.

Shpejt u zbuluan komplote nderkombetare kunder Anglise,si dhe plane per eliminimin e mbretereshes protestante.Keshtu qindra katolike u akuzuan per tradheti dhe u vrane me urdher te Elizabetes.









Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit? Empty Re: A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit?

Mesazh  Pansophia 21.01.16 23:31

Shen Pjetri=Maria Magdalena=Shen Maria-->Jesus
avatar
Pansophia

97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit? Empty Re: A eshte papa ''pasardhesi" i Shen Pjetrit?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi