News Univers
5 posters
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Re: News Univers
Sistemin e ri diellor i incizoi nga oborri!
Astronomi nga Zelanda e Re Rolf Olsen e incizoi fotografinë e parë amatore të sistemit të dytë diellorë dhe atë nga oborri i shtëpisë së tij.
Olseni e incizoi sistemin me ndihmën e teleskopit të vogël prej 25 centimetrave. Sistemi të cilin e incizoi ndodhet rreth yllit Beta Pictoris dhe është i vjetër rreth 12 milion vite. Ky sistem është larg 50 milion vite yjor nga sistemi ynë.
Materiali që përbëhet nga disku protoplanetar rreth Beta Pictoris edhe më herët ishte incizuar me teleskop të mëdhenj, por mendohej se nuk mund të incizohet nga amatorët për shkak të dritës së madhe nga ylli.
Por, Olsenit kjo i shkoi për dore. Ai së pari bëri 50 fotografi të Beta Pictoris dhe pastaj grumbulloi fotografitë e ngjashme të yllit tjetër, Alpha Pictoris, i cili është i ngjashëm për nga ngjyra dhe ndriçimi. Pastaj mënjanoi fotografinë e yllit tjetër me çka mënjanoi shkëlqimin. Incizimin e papërpunuar në kompjuter e shkriu në fotografinë origjinale të Beta Pictoris dhe morri rezultatin final, shkruan Daily Mail.
“Rezultati është, besoj, incizimi i parë amator i sistemit të dytë diellorë, disku protoplanetar rreth yllit Beta Pictoris. Duhet thënë se është një ndjenjë e veçantë të zësh diçka të këtillë”, deklaroi Olsen.
Androo- 250
Re: News Univers
Krimba të derguar ne Mars, per t’i hapur rrugen njeriut
U çuan me sukses në një mision në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për të testuar sesi i rezistojnë ata udhëtimit në hapësirë
Nëse njerëzit duhet ende të presin para se të shkelin në Mars, duket se rrugën do ta hapin krimbat. Bëhet fjalë për ata të tipit Caenorhabditis (model shumë i përdorur nëpër studime biologjike), të cilët shkencëtarët britanikë i kanë dërguar me sukses në një mision në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për të testuar sesi i rezistojnë ata udhëtimit në hapësirë. E për çudi, jo vetëm që qëndruan të shëndetshëm, por riprodhuan 24 gjenerata ndërsa ishin në orbitë.
Qëllimi i eksperimentit të kryer nga Universiteti i Notingemit, ishte të shihej se si do ndikojë në trupin e astronautëve udhëtimi i gjatë dyvjeçar drejt Marsit. Krimbat e vegjël, të gjetur në plehra, u dërguan në këtë udhëtim për shkak se ata kanë 20 mijë gene të ngjashme me njerëzit- dhe muskujt e sistemi i tyre nervor punon në të njëjtën mënyrë.
Kur krimbat e mbijetuar u kthyen në tokë, shkencëtarët panë se ata kishin një zhvillim normal, ushqeheshin rregullisht dhe kishin kapacitet për t’u riprodhuar. Ky kërkim mund të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më shumë në lidhje me sëmundjen e muskujve, të quajtur distrofia muskulore. Po, sepse udhëtimi me gravitet zero shkakton konsumim dramatik të muskujve, pasi reduktohet nivelin i proteinës miozin, që i mban ata të fortë. Edhe për këtë rast, krimat kanë hasur probleme të ngjashëm.
(Daily Mail)

Gon!- 294
Re: News Univers
Zbulohet egzoplaneti i ri pak më i madh se Toka
Planeti i porsazbuluar, Kepler 21b ka madhësinë gati sa dhe planeti Tokë nga e i cili është i larguar rreth 352 vjet drite.
Në opservatorin optik astronomik Nacional në Tuscon, Arizona, i cili edhe e zbuloi këtë planet, theksojnë se masa e planetit Kepler 21b është rreth 10 herë më e madhe se ajo e planetit tonë, e rezja e tij është vetëm 1.6 herë më e madhe se ajo e Tokës.
Planeti i ri ka yllin i cili vetëm pak më i nxehtë dhe pak më i madh se Dielli i Tokës, edhe pse është dukshëm më i ri se Dielli ynë. Kepler 21b është tepër shumë afër yllit kështu që është tepër nxehtë për të pasur ujë të rrjedhshëm, që është gjëja më e rëndësishme për jetesë. Edhe pse planeti është i larguar 6 milion kilometra nga ylli nxehtësia e tij është 2,960 shkallë celsius, sipas matjeve shkencore. Toka është e larguar nga Dielli 150,000,000 kilometra.
Androo- 250
Re: News Univers
Nxiton me 118,000 km/h dhe tashmë është 17 milion kilometra larg nga ne!
NASA në Twitter publikoi se roveri më i ri dhe më i madh i dërguar në planetin e Kuq, ndodhet rreth 17.3 milion kilometra nga Toka.
Curiosity përmes gjithësisë po lëviz me shpejtësi prej 118,700 kilometra në orë, e atë e pret një rrugë e gjatë. Duhet të kaloj 567 milion kilometra për të arritur deri në cak.
Curiosityt do ti duhen rreth tetë muaj që të arrij deri në Mars, e në sipërfaqen e këtij planeti do të zbres me ndihmën e një teknike të posaçme, e cila është prezantuar kohë më parë dhe e cila quhet “vinçi ajror”.
Në atmosferën e Marsit ai do të futet me shpejtësinë prej 20,000 kilometra në orë, e mburoja e posaçme nga nxehtësia, do të përkujdeset që Curiosity të hyj në atmosferë dhe të mos digjet. Pas kësaj ai fillimisht do të ngadalësohet nga parashutat dhe më pastaj nga katër stabilizatorët raketor të vinçit ajror. Të gjitha këto nuk janë bërë asnjëherë më parë në gjithësi, e në NASA shpresojnë se çdo gjë do të shkoj sipas planit.
Androo- 250
Re: News Univers
Shkencëtarët thurin planin për të ftohur tokën
Një grup shkencëtarësh, studiuesish e filozofësh janë duke shqyrtuar mundësinë e një ndërhyrje radikale gjeo-inxhinierike për të ftohur tokën, në mënyrë që të ndalohet ngrohja globale. Pamjet e maleve pa borë në këtë periudhë kanë terrorizuar shumëkënd, ndaj shkencëtarët po kërkojnë një zgjidhje për problemin më të madh të shekullit.
Në një konferencë për klimën në Afrikën e Jugut është sugjeruar që rrezet e diellit që drejtohen për në Tokë, të reflektohen sërish në hapësirë, përpara se të godasin sipërfaqen e Tokës.
Sigurisht diçka e tillë do kishte një efekt të menjëhershëm dhe dramatik. Brenda pak vitesh temperaturat globale do ktheheshin në nivelin e 250 vjetëve më parë, përpara se revolucioni industrial të niste punën për të hedhur dyoksid karboni në ajër, çka solli rritjen e temperaturave, transmeton portali Editorial.
Por askush nuk e di se cilat do ishin efektet anësore. Në mënyrë të pandërgjegjshme mund të ndryshohen teket e motit dhe sasia e shiut që bie. Në raportin e përgatitur nga shkencëtarë në zë nga Britania, SHBA-ja e Italia, ka edhe të tjera propozime, që të gjitha shkojnë në një pikë: të ndërhyhet për të ndryshuar klimën në mënyrë artificiale. Të luash rolin e Zotit nuk është dhe aq e lehtë, sidomos kur nuk e di si do përgjigjet natyra.
Androo- 250
Re: News Univers
Jemi të kërcënuar nga një stuhi Diellore që mund të shkaktoj mungesë masive të rrymës
Cikli i ardhshëm i aktivitetit të stuhisë diellore mund të ndodhë të shkaktojë dëme në transformatorët elektrik dhe paraqet kërcënim për infrastrukturën e ndjeshme energjetike në mbarë botën, deklaroi shtëpia gjermane e sigurimeve “Allianz”.
Dielli po kalon nëpër ciklin njëmbëdhjetë vjeçar të aktivitetit normal, e periudha e radhës së aktiviteteve të dendura solare pritet të ndodh gjatë viteve 2012 dhe 2013.
Në deklaratën e lëshuar nga Allianza theksohet se stuhia solare me rrezik të lartë, e cila nuk është e lehë për tu parashikuar për shkak se ndodh rrallë, mund të shkaktonte mungesë të energjisë elektrike dhe humbje ekonomike në mbarë botën në vlerë prej më shumë se një triliard dollarë, ndërsa skenari më pesimist është edhe më i keq.
Eksplozioni i madh mbi sipërfaqe të Diellit do të mund të shkarkonte me miliarda ton gazi të nxehtë me shpejtësi prej një milion mile në orë, e kur ky gaz do të godiste fushën magnetike të Tokës, do të niste një stuhi të madhe solare.
Serioziteti i çrregullimeve të mundshme ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve nga sektori i sigurimeve, si dhe nga institucionet përgjegjëse për sigurinë shtetërore.
“Nëse paramendojmë se pjesë të tëra të vendeve ose kontinente të tëra me javë, ose muaj nuk do të kishin rrymë ... atëherë kjo gjë është shumë serioze”, tha Jim Wild nga universiteti britanik Lancaster.
Problemi qëndron në vështirësitë e parashikimit se sa shpesh ndodhin evenimente serioze solare. Periudha e shkurtë kohore që kanë në dispozicion satelitët për zbulimin e çrregullimeve gjithashtu paraqet një pengesë për parandalimin e dëmeve të shkaktuara për shkak të stuhive solare.
Momentalisht asnjë satelit nuk është mjaftë afër Diellit për të dhënë paralajmërim më të gjatë se një orë para se të vijë deri te stuhia, sqaroi Wild. Modernizimi i satelitëve i cili do të ju jepte njerëzve në Tokë më shumë kohë për tu përgatitur për rreziqet do të kushtonte rreth një miliard dollarë, shtoi Wild.
Androo- 250
Re: News Univers
Sonda “e humbur” ruse, tani kercenon Token
Nje instrument i derguar ne Mars nga Rusia ka ngecur ne orbiten tone dhe mund te bie
Agjencia Hapësinore Evropiane ka ndërprerë zyrtarisht çdo tentativë për të riaktivizuar sondën Phobos-Grunt, e dërguar në fillim të nëntorit nga Agjencia Hapësinore Ruse drejt Hënës së Marsit, por që ka mbetur në orbitë. Çdo sforcim për ta riaktivizuar, deri tani ka qenë i kotë.
Agjencia ruse do të vazhdojë tentativat, por gjithçka duket se do të vazhdojë derisa të jetë e durueshme dhe e vlefshme, edhe përsa i takon sforcimeve ekonomike.
Por sipas Vitaly Davydov, zv./komandant i programit hapësinor rus, “sonda nëse nuk do të dërgohet në Mars, mund të bie në Tokë mes dhjetorit e shkurtit”. Mësohet se sonda peshon 15 ton dhe pjesa më e madhe e peshës përbëhet nga material toksik. Misioni duhet të zbarkohet në Phobos në shtator 2013, por duket se nuk do të mbërrijë kurrë.
Përkundrazi mund të përplaset në Tokë me efekte dramatike, me pasoja të mëdha toksike. Një tjetër hipotezë është që sonda të mbetet në orbitë, për të ripopulluar orbitën e mbushur të planetit tonë, me rrezikun që të përplaset me një nga objektet e tjera që vërtiten rreth Tokës.
(Science)

Zbulohet super ylli, 100 mijë herë më i shëndritshëm se Dielli
Zbulimi i këtij ylli është bërë nga European Southern Observatory dhe i takon formacionit yjor Tarantula Nebula, në brendësi të Mjegullnajës së Madhe te Magelanit. Ai është i shikueshëm nga Toka nga hemisferi jugor i saj.
Ylli ndodhet 160 mijë vjet dritë larg nga Toka. Ai shëndrit 100 mijë herë më shumë se Dielli, është 20 herë më i rënde se ai, dhe lëviz rreth aksit të tij me shpejtësi 600 km në sekondë, ose 2 milion km ne orë. Pas pulsareve, mendohet të jetë ylli më i shpejte në atë pjesë të njohur deri tani të Gjithësisë.
Androo- 250
Re: News Univers
“Voyager-1” arrin në kufirin e Sistemit Diellor
Pasadena - Sateliti “Voyager -1”, i dërguar në hapësirë në vitin 1977 nga Zyra Hapësinore Amerikane (NASA) ka arritur në kufijtë e Sistemit Diellor.
Të dhënat e fundit të Voyager -1, i cili analizon Sistemin Diellor në një largësi 285 trilion km (30 vite dritë) u prezantuan në takimin e Lidhjes Gjeofizike amerikane të organizuar në San Francisco, transmeton njoftimin Starti.
“Voyager -2” udhëton në drejtim të kundërt të Sistemit Diellor.
Jashtë kufijve të sistemit, Dielli ndihet si një “yll i vockël”.
Ndërkohë që gjysmë hemisfera Veriore kalon stinën e dimrit, drita e Diellit e ndodhur 151milion km larg Tokës arrin brenda 8,44 minutave.
Në pllakën e ndodhur në “Voyager -1” të dërguar në hapësirë nga që më 5 Shtator të vitit 1977 , NASA përshëndeti me fjalën “gëzuar mëngjesin”. Në pllakë gjenden shumë fotografi, pjesë muzikore dhe zëra natyrore si zëri i shiut, stuhisë.

Zbulohet një planet në “zonën e banueshme”
Astronomët amerikan konfirmuan ekzistencën e nj; planeti të ngjashëm me Tokën në “zonën e banueshme”, në orbitë rreth yllit i cili nuk dallon shumë nga Dielli ynë.
Planeti i quajtur Kepler 22-B, është larg rreth 600 vjet drite, rreth 2.4 herë është më i madh se Toka, ndërsa ka temperaturën prej rreth 22 shkallë Celzius, publikoi agjencia amerikane e gjithësisë NASA. Ky është planeti më i afërm i konfirmuar i ngjashëm me planetin tonë.
Mirëpo, ekipi i shkencëtarëve të NASA-s i cili e zbuloi ende nuk e di nëse Kepler 22-B kryesisht përbëhet nga shkëmbinjtë, gazrat ose nëse është në gjendje të lëngët. Në konferencën për shtyp në të cilën është publikuar rezultati, ekipi i teleskopit NASA-Kepler tha se ka vërejtur 1,094 kandidat për planet të rinj.
Teleskopi hapësinor Kepler i NASA-s është i dizajnuar për të vështruar një pjesë fikse të qiellit, duke përcjellë rreth 150,000 yje. Teleskopi është mjaftë i ndjeshëm sa të vërej kalimin e planetëve para yjeve amë, kalim ky i cili në masë minimale ndikon nivelin e dritës që vjen nga ylli.
Kur Kepler të vërej këto ndryshime të vogla në dritën e yjeve, ekzistencën e planetëve pastaj e verifikojnë dhe konfirmojnë teleskopët tjerë në orbitë dhe ata tokësorë.
Androo- 250
Re: News Univers
Eklips total i hënës të shtunën
Banorë nga e gjithë bota, të shtunën, më 10 dhjetor, do të mund ta përcjellin zënien e tërësishme të hënës e cila më së miri do të vërehet në Azinë Qendrore e Lindore, Australi dhe në Havaje, ndërsa evropianët do të mund ta shohin më poshtë në lindje gjatë muzgut.
Eklipsi lunar do të fillojë në orën 11.33 (GMT) para dite dhe do të zgjasë deri në orën 17.30. Faza totale zënies së hënës do zgjasë 51 minuta.
Kjo zënie do të jetë zënia e fundit totale e hënës në vitin 2011. Zënia para kësaj ka qenë më 15 korrik.
Sivjet kanë qenë edhe katër zënie të pjesshme të hënës, më 4 janar, 1 qershor, 1 korrik dhe më 25 nëntor.
Zënia e ardhshme totale e hënës do të jetë në natën e 14 e 15 prillit 2014, ndërsa e pjesshmja në qershorin vitit të ardhshëm .
Gjatë këtij shekulli do të ketë gjithsej 85 zënie totale të hënës e më e gjata do të jetë ajo e 27 korrikut të vitit 2018.

Anije jashtëtokësorësh afër Merkurit?!
Një objekt gjigant me madhësinë e një planeti është shfaqur në vëmendjen e astronomëve në afërsi të Merkurit, ndërsa tanimë shkencëtarët që merren me zbulimin e UFO-ve shpresojnë të kemi të bëjmë me një anije jashtëtokësorësh.
Objekti është fiksuar nga teleskopi i NASA-s, ndërsa tanimë pritet të shikohet më nga afër e me më shumë vëmendje nga ekspertët e fushës. Shkencëtarët e NASA-s gjithsesi vlerësojnë se objekti ndoshta ka të bëjë me mënyrën se si është fiksuar imazhi nga sateliti. Tanimë imazhet filmike janë parë nga 100 mijë persona në YouTube, transmeton LF.

Zbulohen dy “vrima te zeza”, me të mëdhatë e kozmosit
Një grup astronomësh të Universitetit të Berkley në Kaliforni ka zbuluar “vrimat e zeza” më të mëdha që janë vërejtur ndonjëherë në univers. Të gjendur në më shumë se 300 milionë vjet dritë nga Toka, njëra është e madhe sa 21 miliardë diej dhe gjendet në galaktikën Ngc 4889, ndërsa tjetra me dimensione të barabarta me 9.7 miliardë diej, gjendet në qendrën e galaktikës Ngc 3842.
Përveçse shënon një rekord të ri (vrima e zezë më e madhe e mëparshme kishte përmasa sa 6 miliardë diej), vëzhgimi dhe përmasat e këtyre “gropave” të universit kanë lejuar avancimin e hipotezave të reja mbi rolin e tyre në formimin dhe në evoluimin e galaktikave. Ndër vite, nga vëzhgimet e teleskopit hapësinor “Hubble”, ka dalë se zakonisht “vrimat e zeza” gjenden në qendër të galaktikave dhe sa më e madhe është galaktika aq më e madhe është “vrima e zezë”.
Sipas shkencëtarëve të Berkley, këto zona të hapësirës, të cilave as drita s’mund t’i shpëtojë, duhet të jenë mbetje të shpërthimeve të fuqishme në zemrën e galaktikave më të fundit, që duhet të kenë karakterizuar fillimin e universit. Një nga pyetjet që ende nuk kanë gjetur përgjigje është: Përse këto “vrima të zeza” janë kaq miliardë herë më të mëdha sesa përmasat e një ylli të shuar? Profesori Chung-Pei Ma, që ishte në krye të grupit të kërkimit, ka shpjeguar se “vrimat e zeza mund të rriten, duke u bazuar në vrima të tjera të zeza natyrore, ose duke thithur gazin përreth tyre për ushqyerje. Është pak a shumë si të pyesësh nëse fëmijët më të gjatë janë rezultat i prindërve më të gjatë (për natyrë), apo për faktin se kanë ngrënë shumë spinaq dhe ushqime kalorike...”. Rezultatet e kërkimit janë publikuar sot në revistën “Nature”.

NASA: Një mijë asteroide kërcënojnë tokën
Kongresi i SHBA-së udhëzoi NASA- n që të përcjellë të gjitha asteroidet që mund të jenë të rrezikshme për Tokën. Kështu është krijuar projekti "Mbrojtja". Duke përdorur teleskopin e mençur është llogaritur se në sistemin diellor gjenden rreth 20.000 komete dhe asteroide që janë me madhësi rreth 140 metra. Një trup i tillë qiellor mund të shkatërrojë një rajon të tërë, dhe në qoftë se ai do të godiste Tokën, dëmi do të ishte shumë më i madh.
NASA njoftoi se astronomët janë duke monitoruar në mënyrë specifike një objekt me madhësi prej 130 metra, i cili thuhet se në vitin 2048 mund të godasë Tokën. Por, edhe një asteroid dy herë më i madh se ai Apophis mund ta godasë tokën gjatë viteve 2036, 2037 dhe 2069.

Çfarë janë këto shirita në Mars?
Roboti Opportunity, i cili aktualisht ndodhet në sipërfaqen e -“Planetit të Kuq”- marsit, teksa po studionte sipërfaqen e tij, bëri një krye-zbulim. Opportunity gati u “pengua” nga skicimet të cilat i shihni në fotografin në sfond (majtas), të cilat ngjajnë me (në lashtësi, rrugët ndaheshin nga plitharë -tulla balte të pjekura në furre-, me qëllimin orientin e rrugëtarëve) vizimet e rrugëve të qyteteve tona!
Por, konkluzionet e para të dala nga NASA, bëjnë fjalë për ekzistencën e allçisë. Nëse diçka e tillë vërtetohet, do të përbëjë faktin më serioz deri më sot, lidhur ekzistencën e ujit në mars, pra aty ka ekzistuar ujë në të shkuarën.
Roboti Opportunity, është i pajisur me aparatura nga më bashkëkohoret të cilat mund të analizojnë çdo material të zbulim, duke tentuar të kryej analizat e para mbi përbërësit kryesor të këtij zbulimi kaq misterioz. Analizat e para, treguan se ‘plitharët’ e zbuluar, janë të përbërë nga Kalciumi dhe Sulfuri, të cilët janë përbërësit kryesor të gipsit. Por, që të formohet gipsi, është e nevojshme prezenca e ujit!
Edhe pse do duhen të kryen edhe shumë analiza të tjera më specifike, shkencëtarët janë shumë të entuziazmuar me zbulimin e shkëlqyer të Oppurtunity: “Kemi të bëjmë me një zbulim fantastik. Dhe pse në të shkuarën kemi zbuluar përsëri materiale të cilat kishin në përbërjen e tyre, kalcium dhe përbërës të tjerë, të cilat kishin formuar forma të ndryshme, por këto forma, fare lehtë mund të ishin krijuar nga rrymat erërave, edhe pse nuk mund të studioheshin më në hollësi. Por, në rastin konkret, kemi të bëjmë me formë, mini-objekte, të cilat janë krijuar aty ku u gjendën dhe unë personalisht mendojë se kemi të bëjmë me një fakt të pa thyeshëm të ekzistencës së ujit në mars”, deklaroi njeri prej krerëve kryesor të misioni të Opportunity, Steve Skouris.
Meridiani 0 (zero)- 209
Re: News Univers
Ja eklipsi i Hënës që nuk u dallua në Evropë
Të shtunën u verifikua eklipsi i fundit hënor, përpara atij të shumëpriturit në vitin 2014. Hëna kaloi në një zonë hijeje, përpara se të shfaqej e madhe dhe e kuqe në sytë e miliona spektatorëve.
Më fatlumët, të cilët kanë pasur mundësinë të vërejnë fenomenin, gjendeshin në Azi, Oqeanin Paqësor, veçanërisht në Amerikën e Veriut, përgjatë pjesës perëndimore të Kanadasë.
Neve evropianëve nuk na u dha mundësia për ta shikuar direkt, por falë imazheve të shkrepura në të gjithë botën, mund ta shijojmë paksa me vonesë dhe në mënyrë më artistike...
Androo- 250
Re: News Univers
Në Mars mund të jetohet
Revista Astrobiology ka publikuar nje studim te disa shkencetareve australiane, sipas te cileve ne Mars mund te jetohet.
Sipas tyre, ne Planetin e Kuq, ka zona te posacme ne te cilat mund te jetohet, dhe qe mund te perballojne popullsi te madhe. Megjithate, keta studjues ende nuk kane dhene ende prova per vertetesine e studimit te tyre, por ne menyre te terthorte dhe duke patur ne dispozicion te gjitha te dhenat e deritanishme, ata kembengulin se 3% e Marsit eshte e banueshme.
Pervec kestij pohimi, ata kane sugjeruar edhe se cilat jane paisjet dhe gjerat qe do te ishin te donosdoshme per mbijetesen marsiane.
1. Makine per germim gropash dhe tunelesh
2. Pishine nentokesore per te ruajtur te gjithe ujin e nevojshem, pasi gjate dites ai do te avullonte teresisht
3. Tuta te posacme per te perballuar temperaturat e ulta te nates
4. Nje qender tregetare ku te kete se paku nje McDonald's
5. Llampa per terapine drites
6. Stadium futbolli
Androo- 250
Re: News Univers
Shikojeni udhëtimin e Lovejoy-it drejt vdekjes së flaktë!
NASA qysh kah fillimi i dhjetorit zbuloi asteroidin drejtimi i të cilit përfundon pikërisht sot me përplasjen në Diell.
Asteroidi i quajtur Lovejoy sot pritet të përfundoj rrugëtimin duke u përplasur në Diell. Opservatori hapësinor SOHO (Solar and helliosphere observatory) i NASA-s me vëmendje po e përcjell zhvillimin e ngjarjeve, e rrugëtimin e Lovejoyit mund ta përcillni këtu.
Loveloy dhe udha nëpër të cilën po shkon ai në të vërtetë do të kalon shumë afër Diellit duke e prekur fare pak atë, por kometa nuk do ta mbijetoj këtë kontakt të afërt.
Androo- 250
Re: News Univers
Galaksia që ngjan ekzaktësisht si engjëll
Hubble, teleskopi hapësinor që vërtitet rreth atmosferes tokësore në 560 km distancë nga koka jone, ka shkrepur disa foto që të kujtojnë një kartolinë urimi për Krishtlindje. Hubble, faktikisht, ka kapur imazhet e një galaksie në formë engjëlli.
Format e jashtëzakonshme të yjeve, sistemeve, gazeve dhe pluhurave gjendet rreth 2000 vite dritë larg nesh. Eshtë emëruar si Sharpless 2-106. Krahët e hapura të tymrave japin përshtypjen e lëvizjes dhe nxehtësisë në të njejtën kohë. Ndërsa fundi i skenës është blu dhe më i ftohtë.
Androo- 250
Re: News Univers
Zbulohen baktere marsiane në malet e Amerikës së Veriut
Bakterë “marsianë”, të aftë për të jetuar në kushte ekstreme dhe shumë të ngjashme me ato të pranishme në sipërfaqen e Planetit të Kuq, janë identifikuar në një zonë malore në Oregon, që karakterizohet nga vulkanë imponentë dhe është në 1500 metra lartësi. Zbulimi i realizuar nga kërkuesit e “Oregon State University” dhe i financuar nga NASA, është publikuar në revistën Astrobiology.
Bëhet fjalë për baktetë në gjendje për të mbijetuar në kushte ekstreme me temperatura shumë të ulëta dhe me pak oksigjen në dispozicion. “Janë mikrobe që i përkasin një prej llojeve të baktereve më të zakonshëm mbi Tokë – pohon kërkuesja Amy Smith -. Ajo që i bën unikë është aftësia për t’u rritur në kushte shumë të ngjashme me ato të pranishëm në Mars”.
Gjithashtu janë gjetur edhe disa shkëmbinj që paraqesin gjurmë shumë të veçanta, të krijuara me shumë mundësi nga vetë mikro-organizmat. Studiuesit janë të mendimit se janë shumë të ngjashëm me ato që u gjetën në një metorit të ardhur nga Marsi.
“Gjendja e pranishme në zonën e Oregonit nuk janë edhe aq ekstreme si ato marsiane – shpjegon studiuesi Martin Fisk –, por studimi ynë tregon se këto baktere mund të mbijetojnë në gjendje shumë të ngjashme. E dimë që olivina është e pranishme në Mars dhe tani e dimë edhe që olivina mund të durojë jetën e baktereve”.
“Në të kaluarën, kur në Mars, presioni atmosferik dhe temperatura ishin më të larta, mund të lulëzonin ekosisteme të bazuara mbi atë tip bakteresh – shton kolegu Radu Popa -. Shenjat e lëna nga bakteret mbi minerale mund të bëhen një instrument i vlefshëm për të kuptuar nëse ka pasur jetë mbi Mars”.
Androo- 250
Historia sekrete planetit Mars dhe qyteti i braktisur !
Qyteti i braktisur i jashtëtokësorëve ndodhet në kraterin Hale-Basin.
Konsiderohej se aty ishte kryeqendra e Arianëve Reptaloids.
Por, deri para pak vitesh, çdo informacion lidhur me këtë krater dhe rrethinën si dhe brendinë e tij, mbahej sekret nga shkencëtarët në gjithë botën.
Sidomos nga vetë NASA.
Ndiqni videon:
Meridiani 0 (zero)- 209
Re: News Univers
Zbulohet një fenomen i pazakontë në bërthamën e Tokës
Nën presion të madh dhe nën ndikimin e temperaturave jashtëzakonisht të larta, njëri nga materialet kryesorë në korën e Tokës, tregoi ndryshime të papara deri tani.
Oksidi i hekurit ishte nën ndikimin e kushteve të ngjashme me ato që ndodhin në brendinë e Tokës ku takohen dy shtresat më të thella të saj. Nën 1650 shkallë celsius dhe shtypjen 690,000 herë më të madh se shtypja atmosferike në nivelin e detit, erdhi deri te ndryshimi në vetinë e përçueshmërisë së elektricitetit.
Por, ajo që është mbresëlënëse, e që është theksuar në revistën Physical Review Letter nga ana e ekipit i cili kishte kryer eksperimentin, është se përkundër ndryshimit të këtillë të vetisë së metalit, nuk ka ardhur deri te ndryshimi i strukturës së të njëjtit. Kjo është e pazakontë, duke pasur parasysh se ndryshimet e këtilla te materialet gati gjithmonë përcjellën me ndryshimet e strukturës së këtyre materialeve.
Zbulimi i këtillë mund të jetë i rëndësishëm për kuptimin më rrënjësor të ndikimit të bërthamës së Tokës mbi fushën magnetike e cila rrethon planetin tonë.
Ekipi i shkencëtarëve nga Carnegie Institution for Science në Uashington përsëriti eksperimentin me të njëjtin material por kësaj here e kanë nënshtruar ndaj temperaturës prej 2,200 shkallë celsius the shtypjen 1.4 milion herë më të madhe nga ajo atmosferike në nivelin e detit, dhe kanë ardhur deri te zbulimet e jashtëzakonshme. Në të vërtetë, ky metal, varësisht nga temperatura dhe shtypja, mund të jetë edhe izolatorë dhe përçues i elektricitetit dhe atë pa ndryshim të formës.
Përndryshe, ky oksid i hekurit, së bashku me magnezin përbëjnë pjesën më të madhe të shtresës së brendshme të Tokës që përthekon bërthamën e saj, dhe pikërisht për shkak të kësaj duke falënderuar këtë zbulim mund të vij deri te zbulimet e reja për fushën magnetike të Tokës.
Androo- 250
Re: News Univers
Hapsire, zbulohen dy planete binjake te Tokes
Rrotullohen rreth nje ylli te ngjashem me Diellin por temperatura aktuale eshte shume e larte per te pritur jeten.
Sonda Keplero e Nases ka zbuluar dy planete te ngjashem me ne njejten madhesi te tokes qe rrotullohen rreth nje ylli te ngjashem me Diellin. Behet fjale per "Keplero 20f" e "Keplero 20e". Ne te kaluaren te dy planetet mund te prisnin jete, por tani jane shume afer me burimin e nxehtesise dhe temperatura e siperfaqes se tyre eshte shume e larte.
Hollesisht, sipas nje studimi te publikuar ne Nature, me pare te dy objektet qiellore rrotulloheshin me larg nga ylli i tyre, ne te ashtuquajturen “vargu i Goldilocks", ku temperatura nuk eshte as shume e ftohte as shume e ngrohte, duke lejuar pranine e ujit ne gjendje te lenget, parakusht thelbesor per jeten.
Sipas Dr. Francois Fressin, nga Harward-Smithsonian Centre for Astrophysics, qe udhehoqi kerkimin, tani qe dy planetet jane me afer me yjet e tyre kane pershpejtuar shpejtesine e tyre: K20e rrotullohet ne gjashte dite, K20f ne njezet dite, ndersa tokes i duhet nje vit.
K20f e K20e kane nje perberje te ngjashem me planetin tone, nje zemer te forte celiku, e barabarte me nje te treten e vellimit te saj, ndersa pjesa tjeter eshte nje mantel silikati (minerali me i perhapur ne Toke).
Per Fressin K20f ka zhvilluar nje atmosfhere te dendur me avuj uji. Ky zbulim perfaqeson konfirmimin e pare se, jashte sistemit diellor ekzistojne planete te se njejtes madhesi te Tokes.
Deri tani jane zbuluar rreth 500 planete ekstrasolar, por pothuajse te gjithe jane shpallur gjigande me gaz, ose si i meparshmi i serise Kepler, i madh dy here e gjysem sa Toka.

Rusia lëshon raketën Sojuz me tre astronautë ne hapsire
Rusia ka lëshuar raketën Sojuz me tre astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Lajmi u bë i ditur nga qendra e hapësirës në Baikonur të Kazakistanit.
Në bordin e raketës ruse gjendet astronauti rus Oleg Kononenko, ai holandez Andre Kuipers dhe Don Petit nga SHBA. Tre astronautët do t`i bashkohen komandantit amerikan të misionit Dan Burbank dhe rusëve Anton Shkaplerovit dhe Anatoli Ivanishinit, të cilët u larguan nga toka për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 21 nëntor. Agjencia ruse e hapësirës Roscosmos tha se të gjashtë astronautët do të kryejnë hulumtime “standarde” dhe mirëmbajtje të stacionit.
Kononenko dhe Shkaplerov pritet të realizojnë një lëvizje në hapësirë në shkurt të 2012-tës.
Meridiani 0 (zero)- 209
Re: News Univers
Një pjesë e satelitit rus ra mbi një shtëpi në Siberi
Një pjesë e satelitit rus për komunikimet civile dhe ushtarake Meridian, i cili pa sukses u dërgua në orbitë, ra në kulmin e një shtëpie në Rrugën e kozmonautëve në një fshat të Siberisë, raportuan të shtunën mediat ruse.
“Copa me diametër prej rreth 50 centimetra ra në kulmin e një shtëpie në fshatin Vagajevc”, në rajonin Novosibirsk, tha për agjencinë Interfaks një zyrtar i shërbimit komunal të sigurisë.
Agjencia France presse thekson se për ironi shtëpia ndodhet në Rrugën e kozmonautëve.
Rusia të premten dërgoi në orbitë këtë satelit në shpinën e raketës Sojuz-2.1 A nga kozmodromi ushtarak Pleseck, 800 km në veri të Moskës. Sateliti ishte paraparë të përdoret në qëllime ushtarake dhe civile, në veçanti për komunikimin në mes të anijeve, fluturakeve dhe infrastrukturave tokësore në Arktik.
Androo- 250
Re: News Univers
Ja imazhet e Saturnit të dekoruar për Krishtlindje
Saturni që duket si një pemë gjigante kozmike Krishtlindjesh, i dekoruar për festë falë hënave shumëngjyrëshe të Titanit, Dionit dhe Tetisit. Kështu e kanë sjellë imazhet spektakolare të dërguara në Tokë nga sonda Kasini, si një pako dhuratash për ekspertët e NASA-s, që në këto ditë po ndjekin me entuziasëm udhëtimin e sondës përreth këtij Sistemi Diellor kollos.
E lindur nga bashkëpunimi i NASA-s me Agjencinë Hapësinore Evropiane dhe Agjencinë Hapësinore Italiane, misioni “Kasini” po mbledh informacione të çmueshme mbi Saturnin, falë një seri takimesh të afërta me planetin dhe satelitët e saj.
Në këto imazhe të reja është e mundshme të shihet Titani, sateliti më i madh dhe me më shumë ngjyra i Saturnit, bashkë me trupa të tjerë të akullt që vërtiten përreth planetit, me disa hëna që duken se vihen në poza para të tjerave për të errësuar rivalet. Më të voglat shfaqen përkrah trupit të portokalltë të Titanit, që është më interesanti për astronomët, sepse ka një atmosferë të ngjashme me atë fillestare të Tokës.
Megjithëse ekspertët e NASA-s po përdorin këto imazhe të bukura si kartonlia urimesh të destinuara për të pasionuar të të gjithë botës, fotot e Saturnit të krijojnë përshtypjen e pranverës. Faktikisht, në hemisferën e Veriut të Planetit është pranverë dhe do të vazhdojë të jetë ende për disa vite tokësore. Për këtë arsye, misoni “Kasini” është zgjatur deri në maj 2017, kur do të jetë e mundshme të verëhet nga afër ndryshimi i sezonit, me ardhjen e verës në planetin e unazave.
Androo- 250
Re: News Univers
Zbulohen dy planetë të rinj të ngjashëm me tokën
Astronomët kanë zbuluar planetët e parë që kanë dimensione të njëjta si Toka dhe sillen rreth yllit të ngjashëm me Diellin. Ekziston mundësia që edhe në ta ka qenë e mundshme jeta në të kaluarën e largët dhe njëri nga ata ndoshta ka pasur kushtet e ngjashme si planeti ynë, thuhet në deklaratën e ekipit hulumtues, bën të ditur BBC.
Shkencëtarët e kanë quajtur si një nga zbulimet më të rëndësishme të planetëve jashtë sistemit tonë diellor. Udhëheqësi i ekipit hulumtues Francois Fressin, nga qendra për astrofizikë Harvard-Smithsonian në Cambridge, ka thënë që zbulimi është vetëm fillimi i epokës së re në të cilën mund të zbulojmë edhe më shumë planetë të ngjashëm.
Konsiderohet që të dy planetët e sapozbuluar janë shumë të nxehtë për të ekzistuar jeta në ta. Megjithatë, sipas mendimit të Fressin, planetët dikur kanë qenë në distancë të sigurt nga yjet që i ngrohin dhe mjaft të ftohta për ekzistimin e ujit në sipërfaqe, çka është e domosdoshme për ekzistimin e jetës.
“Ne e dimë që dy planetët e sapozbuluar me kohë iu kanë afruar diellit të tyre. Një nga ta ka dimensione identike si planeti i tokës dhe me siguri ka pasur temperaturën e njëjtë si planeti ynë”, ka thënë Fressin.
Një nga dy planetët, i quajtur Kepler 20f, ka gati dimensione të njëjta si toka, ndërsa Kepler 20e është pak më i vogël se toka. Të dy janë shumë më afër diellit të tyre se toka dhe rreth tij sillen për gjashtë, respektivisht 20 ditë.
Shkencëtari Fressin pohon që përbërja e planetit me siguri është e ngjashme me përbërjen e planetit tonë.
Androo- 250
Re: News Univers
Stuhia diellore do të çorientojë Tokën
Një stuhi jashtëzakonisht e fuqishme diellore mund të krijojë fenomene të çuditshme në Tokë në ditët e fundit të vitit, lajmëroi Agjencia Hapësinore Evropiane.
Grimca të emetuara në hapësirë janë duke udhëtuar drejt planetit tonë, ku pritet të formojnë në zona të ndryshme të globit aureola mahnitëse.
Nga ana tjetër, një fluks i tillë elementësh të ardhur nga Dielli mund të shkaktojnë një çorientim të sistemit magnetik, duke bllokuar funksionimin e radiove dhe sistemit të orientimit gjeografik nga satelitët për disa ditë me radhë, transmeton TCH.
Stuhia është pjesë e një cikli shpërthimesh të rralla të Diellit, një cikël i zakonshëm çdo 11 vjet, por që në këtë dekadë ka arritur kulmin e tij të njohur.
Megjithatë, mos i merrni edhe aq seriozisht këto paralajmërime. Nuk është hera e parë që shkencëtarët na “frikësojnë” me paralajmërime të tilla shqetësuese, e në fakt gjithçka përfundon si është më së miri për njerëzimin dhe pa pasoja.

Similar topics
» News Univers - 2
» Astronomi
» Civilizimi i jetes ne Univers dhe tipat e tyre
» A ekziston Jeta ne Univers ?
» A ka specie tjera inteligjente ne Univers?
» Astronomi
» Civilizimi i jetes ne Univers dhe tipat e tyre
» A ekziston Jeta ne Univers ?
» A ka specie tjera inteligjente ne Univers?
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi