EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A duhet te pyesim..?

2 posters

Shko poshtë

A duhet te pyesim..? Empty A duhet te pyesim..?

Mesazh  Estilen 27.09.11 21:52

A eshte mire qe pyesim..?


Po....!!!!

Të mësohesh të bësh pyetje – dhe të dish të bësh pyetjet e duhura – janë dy nga aftësitë më të rëndësishme që duhet të zhvillojë njeriu, në mënyrë që të bëhet i suksesshëm në jetë, në punë e kudo:

Po nuk bëre pyetje, ti nuk bën dot dallime.
Po nuk bëre dot dallime, ti nuk mund të marrësh vendime.
Po nuk more vendime, ti nuk mund të hidhesh në veprime.
Po nuk veprove, atëherë dështove!

Ndryshe nga sa mendojnë shumë njerëz, të bësh pyetje është shenjë inteligjence. Sa më inteligjent je, aq më shumë prirje ke që t’i vesh gjerat në dyshim dhe të bësh pyetje.

Ky është procesi i të mësuarit, i të kuptuarit dhe i përparimit. Nuk ka pyetje idiote. Idiotësi' është që të mos kërkosh sqarime për diçka që ti e ndjen se nuk po e kupton dot. Kur ti i jep prioritet jo procesit të të mësuarit, por imazhit tënd fals (“duhet të dukem sikur di shumë”), atëherë idiotësia bëhet e plotë.

Will Rogers, humorist dhe filozof i jetës, ka thënë
: “Çdokush mund të paraqitet injorant në fusha të caktuara!” Por, me qenë se ne kemi përvoja të ndryshme, atëherë mund të mësojmë shumë nga njeri tjetri, mjafton që të dimë të bëjmë pyetjet e duhura.

Këshilla e mirë qëndron thellë brenda zemrës ,por njeriu i mençur di se si ta nxjerrë prej ande. Mënyra e vetme për të përfituar nga dituria e të tjerëve është të bësh pyetje.

Pyetjet janë disa llojesh. Ja një listë me disa prej tyre:

Pyetje që ushtrojnë mendjen: “Çfarë mund të ndodhë sikur…? A ka ndonjë mënyrë më të mirë për…?”
Pyetje përcaktuese: “Ku qëndron problemi?”
Pyetje hulumtuese: “Cilat janë faktet? Çfarë duhet të dimë?”
Pyetje që kërkojnë zgjidhje: “Cilat mund të jenë pesë mënyra për ta kaluar me sukses këtë situatë?”
Pyetje që venë prioritete: “Çfarë është më e rëndësishme në këtë mes?”
Pyetje që kërkojnë argumentim: “Pse është e gabuar kjo ide?”
Pyetje ndihmëse: “Si do t’ja bëjmë tani?”

Të gjithë mësuesit e mëdhenj e dinë se, të bësh pyetje, është një nga mënyrat më efektive për të mësuar të tjerët. Në rast se je menaxher, shef apo prind, provo këtë qasje: -Në vend që t’u thuash të tjerëve se ti po përpiqesh t’i udhëheqësh në punën e tyre, mundohu t’ia u angazhosh atyre mendjet duke iu drejtuar disa pyetje; kërko që të provokosh te ata procesin e të menduarit mbi veprimet që duhet të bëjnë nën udhëheqjen tënde.

Po deshe të mësosh të bësh diçka mirë, atëherë mëso nga përvoja e më të mirit!
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A duhet te pyesim..? Empty Re: A duhet te pyesim..?

Mesazh  Xhemajl 27.09.11 22:36

Albert Einstein, kishte thene se gjeja me rendesishme per te mesuar eshte qe te mos u ndaluri te beri pytje,,
Intelegjenca e nje njeriu varet nga pytjet qe bën,,
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi