EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse na duhet gjumi?

3 posters

Shko poshtë

Pse na duhet gjumi? Empty Pse na duhet gjumi?

Mesazh  Odin 04.09.13 20:30

Shkenca gjen përgjigjen, pse na duhet gjumi

Pse na duhet gjumi? Uri

Shkencëtarët më në fund kanë një përgjigje për pyetjen sa vetë jeta se përse kemi nevojë përgjumë. Sipas një studimi në SHBA, gjumi aktivizon një gen që u lejon disa qelizave të trurit të rimbushen.

E quajtur “myelin”, qeliza është jetësore për rolin në izolimin e qarkut të trurit dhe u lejon impulsive elektronike të aktivizohen.

Deri tani kjo gjë është vërtetuar tek minjtë dhe kjo gjë pritet të shpjegojë më shumë për të kuptuar ndikimin e mungesës së gjumit tek trupi i njeriut.

Autorët e raportit, të publikuar në “The Journal of Neuroscience”, thonë se studimet e ardhshme praktike mund t’u japin përgjigje hamendësimeve për dëmin që shkakton pagjumësia duke agravuar simptomat e sklerozës.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse na duhet gjumi? Empty Re: Pse na duhet gjumi?

Mesazh  Albaniaa 11.09.14 17:27

mund tjet e vertet qe vdekja esht 1 hap larg gjumit???
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse na duhet gjumi? Empty Re: Pse na duhet gjumi?

Mesazh  Vizitor 11.09.14 17:51

Katilja shkruajti:mund tjet e vertet qe vdekja esht 1 hap larg gjumit???
Samadhi eshte vdekje.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse na duhet gjumi? Empty Re: Pse na duhet gjumi?

Mesazh  Zattoo 12.10.14 16:28

Përse kemi nevojë të flemë

Na është kërkuar miliona herë, dhe po aq herë nuk ia kemi dalë të japim një shpjegim përfundimtar, mbi arsyen përse kemi nevojë të flemë. Ndoshta është diçka që nuk e dimë?

Pse na duhet gjumi? Sleep

Mesatarisht çdo person shpenzon rreth 1/3 e gjithë jetës duke fjetur. Në pjesën më të madhe të rasteve pra, çdo individ fle rreth 25 vjet gjatë ekzistencës së vet. Nuk dihet me saktësi se cili është motivacioni i sakte që shtyn çdo qënie njerëzore për të kryer herë pas here edhe “dremitjet” e shkurtra, në mes të ditës.

Disa burime pohojnë që është e mjaftueshme të flesh rreth gjashtë orë në mënyrë të vazhdueshme, të tjerë mbështesin në vend të kësaj që, për një pushim optimal do të duhej të flihej të paktën tetë; që në fund kush mbështet që nuk ka rëndësi sasia e gjumit por cilësia. Prandaj sipas kësaj teorie të fundit, është e mundur vetëm dy orë dhe të jesh plotësisht i shlodhur dhe t’i kesh forcat dhe energjitë e nevojshme: për ta përballuar ditën?

Mirë atëhere, nuk mundet të provohet në mënyrë të qëndrueshme kjo teori, edhe nëse dihen individë të veçantë që, ishin në gjendje të flinin tre orë në 24 të përditshme, pa shfaqur ndonjë lodhje e pa i rene ne qafe punës se tyre, e cila do ta demonstronte qartë.

Thuhet në fakt që një nga mendjet më gjeniale të historisë, Albert Einstein flinte vetëm dy orë për natë, megjithatë truri i tij ishte gjithmonë brilant dhe ka dhënë ashtu siç dimë të gjithë rezultate befasuese; me një kontribut për shkencën me të vërtetë pa precedente. Natyrisht në kushte normale gjumi është themelor, madje jetësor edhe përse pagjumësia është një patologji e vërtetë dhe në kohë të gjatë mund të sjelle edhe vdekjen.

Në fakt ekziston një sëmundje e rrallë e quajtur: pagjumësi fatale familjare, kjo sëmundje e rrallë prek kompletin kromozomik të një individi, gje qe nuk te lejon te te zere gjumi e si pasoje te pushosh. proçesi që aktivizohet tek personi ndikuar nga kjo patologji e rrallë çon dalëngadalë në vdekje.

Sigurisht shkenca nuk mund të spjegojë, me preçizion të plotë pse në disa individë pushimi është ndryshe nga të tjerët; megjithatë është sigurisht e vërtetë që të flesh bën mirë dhe përmirëson kushtet e ekzistencës tonë. Pa gjumin nuk mundet të ëndërrohet, pa ëndrra nuk mund të jetohet e ndoshta ky është misteri më i madh që gjumi sjell me vete…
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse na duhet gjumi? Empty Re: Pse na duhet gjumi?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi