EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pagjumësia

+3
Fikrro
laureta
Elizza
7 posters

Shko poshtë

Pagjumësia Empty Pagjumësia

Mesazh  Elizza 01.05.10 16:53

Pagjumësia - Insomnia

Pagjumësia Pagjumesia

Cfare eshte Insomnia?
Insomnia eshte crregullimi i regjimit te gjumit , veshtiresi per te rene ne gjume dhe per te qendruar ne gjume. Pacientet qe vuajne nga Insomnia kane keto simptoma:


  • Veshtiresi per te rene ne gjume
  • Prishje te gjumit shume here gjate nates dhe veshtiresi per te shkuar serisht ne gjume
  • dalja e gjumit heret ne mengjes
  • ndjehen te lodhur kur zgjohen

Llojet e Insomnias

  • Insomnia Primare. Kur pacientet kane probleme me gjumin pa patur ndonje problem mjekesor tjeter.


  • Insomnia Sekondare. Ku pacientet nuk mund te flene per shkat te ndonje shqetesimi mjekesor (azma, depresion, kancer) kane dhimbje, jane ne disa ilace te caktuar ose ndodhen nen influencen e ndonje substance tjeter (p.sh. alkolit).

Insomnia Akute dhe ajo Kronike

Pagjumesia varion ne sa shpesh dhe sa kohe zgjat. Mund te jete per periudhe te shkurter (akute) ose per periudha te gjata (kronike). Gjithashtu mund te shfaqet edhe me hope, duke patur periudha te tera kur pacienti nuk ka probleme me gjumin. Insomnia akute quhet kur nje person ka probleme per nje nate deri ne nje jave, Ndersa kronike quhet kur personi ka probleme pagjumesie tre dite ne jave per nje muaj ose me teper.

Shkaqet e Insomnias

  • DIsa nga shkaqet e pagjumesise akute jane;


  • Stress i madh ne jete (ndryshimi apo humbja e vendit te punes, vdekje ne familje, divorci , etj)


  • Shqetesim emocional ose fizik.


  • Faktore te ambjentit, zhurmat dritat, temperaturat (nxehte ose ftohte) qe nderhyjne ne gjume.


  • Disa lloj mjekimesh mund te ndikojne tek gjumi (mjekimet e azmes, alergjive, ilacet per depresioni, per te ftohtin, per tensionin e gjakut)


  • Prishja e orarit te gjumit (psh kur ndryshon shtet, ose kur ndryshon orarin e turnit te punes)

Shkaqet e Pagjumesise kronike

  • Depresioni ose ankthi
  • Stresi kronik
  • Dhimbje ose shqetesim naten

Simptomat e Insomnia
Disa nga shenjat e insomnias jane:

  • Pergjumesi gjate dites
  • Te ndjehurit i lodhur ne pergjithesi
  • Irritim
  • Probleme me perqendrimin ose me memorien

Diagnostifikimi i Insomnias

Mund te behet nga mjeku juaj, dhe mund te perfshije nje egzaminim fizik, historine mjekesore dhe historine tuaj te gjumit. Mund tju kerkohet nga mjeku qe te mbani nje ditar per nje jave ose dy per orarin e gjumit dhe si ndjeheni gjate dites. Gjithashtu mjeku mund te kerkoje nje interviste me personin qe flini per te mesuar cilesine dhe sasine e gjumit tuaj. Ne disa raste egzaminimet ne qendra te specializuara per gjumin mund te jete e nevojshme.

Kurimi i Insomias

Pagjumesia akute nuk eshte e nevojme te trajtohet me ndonje ilac. Zakonisht nje regjimit i rregullt gjumi eshte efektiv. Ne qofte se pagjumesia ju pengon funksionimin normal gjate dites, atehere mjeku mund tju rekomandoje ilace qe ndihmojne gjumin, zakonisht keto jane ne doza te lehta dhe me efekt te shkurter per te mos shkaktuar pergjumje gjate dites. Evitoni blerjen dhe pirjen e ilaceve te gjumit sepse mund te kene efekte dytesore dhe perdorimi i tyre per nje kohe te gjate ben qe te humbasin efektin.
Kurimi i pagjumesise kronike behet duke kuruar shqetesimet mjekesore qe e shkaktojne si psh dhimbja. Ne qofte se insomnia vazhdon pas trajtimit te problemeve mjekesore atehere mjeku mund te sugjeroje nje terapi per regjimin e gjumit. Regjimi eviton veprimet qe mund te shkaktojne pagjumesi, dhe meson pacientit si te praktikoje veprime pozitive per gjumin. (teknika per relaksim, etj.)

Zakone te mira per te fituar mbi pagjumesine

Ja disa keshilla per te mundur insomnian dhe per te mundesuar nje gjum sa me te plote, gjithashtu te quajtur dhe “higjena e gjumit”:

  • Perpiquni te shkoni ne te njejten ore per te fjetur dhe zgjouni ne te njejten ore. Marrja e dremkave gjate dites nuk rekomandohet sepse mund tju mbaje zgjuar gjate nates.
  • Evitoni konsumin e Kafeines, Alkolit dhe Nikoties gjate pasdites. Kafeina dhe Nikotina jane simulante dhe ju pengojne qe te flini. ALkoli mund te shkaktoje nderprerje te gjumit gjate nates dhe prish cilesine e gjumit.
  • Beni ushtrime fizike por jo para se te flini sepse mund te simuloni trupin per te qendruar zgjuar. Ekspertet mendojne qe nuk duhet bere aktivitet fizik me vone se 3 ore para gjumit.
  • Mos hani rende para gjumit, ne te kundert Dicka e lehte mund te ndihmoje.
  • Ndiqni nje regjim relaksimi para gjumi, lexoni nje liber, degjoni muzike apo beni nje banje.
  • Ne qofte se nuk mund te flini apo nuk jeni pergjumesh cohuni dhe beni ndonje aktivitet te vogel.
  • Ne qofte se vrisni mendjen dhe shqetesoheni per gjera te ndryshme, beni nje liste me ato gjera qe keni per te bere para se te shtriheni per te fjetur qe te mund te qetesoheni kur te jeni ne krevat.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pagjumësia Empty Re: Pagjumësia

Mesazh  Elizza 08.05.10 19:05

Pagjumësia - rritje e sheqerit në gjak

Fëmijët e moshave, ndërmjet 3 dhe 6 vjeç, janë dyfish më të rrezikuar për rritjen e sheqerit në gjak nëse flenë më pak se tetë orë në ditë - tregon një studim i shkencëtarëve kinezë dhe amerikanë. Niveli i lartë i vazhdueshëm i sheqerit në gjak, i paraprin diabetit, ndërsa sipas rezultateve të botuara në revistën 'Archives of Pediatric and Adolescent Medicine', kjo vërehet më shumë te fëmijët me mungesë gjumi dhe mbipeshë.

Të dhënat e grumbulluara nga studimi ku janë përfshirë 1.240 pjesëmarrës, kanë treguar se pagjumësia kishte ndikuar në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, pavarësisht nga mosha, gjinia, ushqyerja, sëmundjet tjera apo aktiviteti fizik i fëmijës.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pagjumësia Empty Insomnia - pagjumesia

Mesazh  laureta 25.06.10 22:05

Insomnia - pagjumesia

Nuk ju zë gjumi dhe nëse zgjoheni nuk arrini të flini dot përsëri? Pagjumësia në gjuhën mjekësore quhet “insomnia”.

Pagjumësia kronike shfaqet tek rreth 15% e popullsisë.

Cilësia e gjumit është po aq e rëndësishme sa dhe kohëzgjatja e tij. Tek të rinjtë shfaqen më shumë vështirësi në nisjen e gjumit kurse tek të moshuarit plus kësaj dhe zgjimi i shpeshtë natën krijon problem. Depresioni dhe problemet e jetës shtojnë problemet e gjumit.

Gratë kanë më shumë probleme në këtë drejtim. Sidomos gjatë shtatëzanisë apo gjatë menopauzës. Në fakt vështirësitë në fjetje krijojnë tek njeriu idenë se përsëri nuk do ta zërë gjumi dhe kjo veçse ia shton edhe më shumë problemin.

Shkaqet: Mund të keni ngrënë pak më shumë seç duhet çokollatë apo pirë pak tepër kola, çaj apo kafe. Për një person të ndjeshëm edhe një sasi e vogël kafeine mund t’ju lëjë pa gjumë.

Apo ndoshta keni pirë cigare para se të flini. Edhe ilaçet për gjumë bashkë me alkolin mund tju lënë pa gjumë pasi trupi mësohet me ato dhe bën efekt të kundërt megjithëse si fillim ato ju sjellin gjumin. Ushtrimet e rënda gjimnastikore apo punët e mbingarkuara para gjumit mund të shkaktojnë probleme me gjumin tuaj.

Dhimbjet e ndryshme mund tju shkaktojnë pagjumësi sidomos tek të moshuarit që vuajnë nga dhimbjet kronike të kyçeve. Depresion dhe stresi janë të tjerë shkaktarë të pagjumësisë. Një krevat i papërshtatshëm mund të jetë problem.

Edhe problemet me prostate, apo të diabetit dhe të rrugëve urinare duke bërë që të ngriheni shpesh natën për nevojat personale mund të prishin gjumin tuaj.Gjithashtu edhe problemet me frymëmarrjen, të zemrës apo ato alergjike mund tju shkaktojnë probleme me gjumin tuaj.

Diagnoza: Gjatë diagnozës të këtij lloj problemi duhen marrë parasysh anamneza(shqetësimet), si janë krijuar dhe me se kanë lidhje, një vlerësim psikologjik i atij që vuan nga këto shqetësime dhe një vizitë mjekësore bashkë me disa teste.

Vetëm pasi janë kryer të gjitha këto kërkime dhe pas tyre pacienti nuk ka gjetur zgjidhje apo këto kërkime e bëjnë të dyshoj mjekun për një problem shumë specific që ka të bëjë me gjumin atëherë mund ti drejtoheni laboratorit të gjumit.

Si ta pengojmë pagjumësinë?

Së pari duhet theksuar se alkoli nuk është aspak qetësues bile pirja e tij ndikon negativisht.
Në disa raste mund të të duhet të përdoren ilaçet por për një kohë të shkurtër.
Mos flini as shumë të ngopur e as të uritur. Hani të paktën 3-4 orë para se të flini.
Qëndroni larg prej kafesë,alkolit, kolës dhe pijeve me kafeinë.
Bëni gjimnastikë të rregullt por në darkë vonë largojuni aktiviteteve të stërmunduara.

Mos shkoni në shtrat pa ju ardhur gjumi.

Dhomën e gjumit mos e përdorni për gjë tjetër veçse për gjumë.
Nëse nuk ju zë gjumi ngrihuni dhe kaloheni kohën me diçka tjetër. Kur t’ju rrikthehet gjumi dhe ju kthehuni në krevat.

Në çfarëdo ore të shtriheni mundohuni të ngriheni në të njëjtën orë.
Mundohuni të mos flini ditën dhe ta izoloni nga zhurmat, drita dhe temperatura.

Mund të merrni një dush para se të flini.
Pini një gotë qumështi të ngrohtë para se të flini.
Flini mbi çarçaf dhe këllëf të pastër.
laureta
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pagjumësia Empty Re: Pagjumësia

Mesazh  Fikrro 25.06.10 22:33

Shum te mira jane keto sugjerime per ata qe duan te kene gjum te rehatshem por sa i perkete kafes qe thuhet qe kafeja nese pihet para se te flihet nuk te le te flej nuk eshte e vertet.Une kam biseduar me nje profesoresh te psikologjis lidhur me kete qeshtje dhe me ka thene se nuk eshte e vertete puna eshte se njeriu e ngulit ne psiqiken e vet se kafeja nuk e le te flej por nese duam te flejm flejm edhe nese pim kafe para gjumit.Te pershendes.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pagjumësia Empty Re: Pagjumësia

Mesazh  Elizza 25.06.11 19:30

Si të luftojmë pagjumësinë nga vapa



Afshi i nxehtë gjatë natës e bën më të vështirë çlodhjen. Ja si mund t’ia dilni mbanë, mbi të gjitha duke zgjedhur me kujdes ushqimet që përdorni kur hani darkë ose para se të flini


Në këto net të zjarrta nata shndërrohet në një ankth, ndërsa gjumi bëhet një mirazh për shumë prej nesh. I nxehti që ka përfshirë një pjesë të mirë të botës e ka bërë të vështirë çlodhjen, sidomos për personat që vuajnë nga pagjumësia. Por edhe për këtë shqetësim, ekspertët e kanë gjetur zgjidhjen. Ata propozojnë disa ndryshime në ushqimin e përditshëm që mund të na ndihmojnë të gjejmë një ekuilibër më të madh për të qetësuar sado pak afshin e natës që na e bën gjumin thuajse të pamundur. Vëmendje më e madhe për ushqimin duhet treguar te subjektet që janë më të rrezikuara nga temperaturat e larta, si të moshuarit dhe fëmijët: në verë, por edhe në dimër, është shumë e vështirë të flemë nëse kemi ngrënë shumë dhe e ndiejmë veten të tejngopur. Ekspertët kanë hartuar një guidë ushqimesh të domosdoshme për të bërë një gjumë të mirë. Mes atyre që duhen evituar, sidomos në darkë, janë çokollata, çaji dhe kafeja që përmbajnë kafeinë. Duhen shmangur edhe pijet alkoolike, sidomos birrat që preferohen shumë gjatë verës, pasi ndikojnë në një gjumë jo të qetë me një zgjim të hershëm në orët e para të mëngjesit. Para së gjithash, në darkë është thelbësore të mos konsumohet kripë me shumicë apo ato pjatat pikante me specat djegës, curry, piper etj. Edhe patatinat, sallatat dhe pjatat ku përdoren erëza pikante dhe me aroma të forta nuk rekomandohen. Pothuajse të gjitha ushqimet e konservuara duhen evituar. Megjithatë ekzistojnë edhe ushqimet që duhen përdorur më shumë, pasi na ndihmojnë të çlodhemi: para së gjithash makaronat, orizi, elbi, buka dhe të gjitha ato që përmbajnë një aminoacid që favorizon sintezën e serotoninës, neurotransmetuesit cerebral që favorizon çlodhjen. Dritë jeshile në dietën e darkës u hapet edhe agrumeve, vezëve të ziera, mishit, peshkut, djathërave të freskët dhe kosit. Serotonina rritet me konsumin e ushqimeve me sheqer, si frutat e ëmbla të sezonit, apo perimeve si sallata jeshile, radhiqes, qepës dhe hudhrës, që për shkak të vetive që kanë favorizojnë çlodhjen dhe gjumin. Një gotë qumësht i freskët dhe i vakët, para se të shtrihesh, përveçse zvogëlon acidin gastrit që mund të ndërpresë gjumin, favorizon një gjumë të mirë. Po ashtu edhe çajrat e freskët apo kompostot e ëmbëlsuara me mjaltë këshillohen shumë për të qetësuar mendjen dhe trupin para gjumit.

Kujdes nga rreziqet

"Gjumi i paktë rrit kortizonin, duke krijuar një rrezik të madh kardiovaskular. Veç të tjerash, zvogëlon sintezën e ndërmjetme të sistemit mbrojtës, i cili dobësohet dhe bëhet më i prekshëm ndaj infeksioneve dhe kancerit", shpjegojnë studiuesit. Tumoret në gji, prostatë dhe kolonën vertebrale shfaqen më tepër te personat që nuk flenë shumë. Për shembull disa studiues nga Harvardi, pasi mbikëqyrën për 12 muaj mijëra infermiere, bënë të ditur pak kohë më parë se rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit është më i lartë se 36 për qind duke punuar me turne, sepse humbasin shumë net pa gjumë. Dyshimi i parë është humbja e melatoninës. Duke qenë se prodhohet vetë në errësirë, është quajtur hormoni “Drakula", sepse "del" vetëm natën dhe mjafton të ndezësh një abazhur të vogël për të parë sasinë që qarkullon. Gjithashtu ka edhe veti kundër kancerit, të cilat tashmë janë vërtetuar. David Bassett, një studiues amerikan, i ka "ushqyer" qelizat e kancerit të gjirit me gjakun e marrë nga studentët që nuk flinin shumë. Gjaku i individëve të cilët nuk flenë gjatë, i varfër me melatoninë, e lejonte tumorin të zhvillohej dy herë më shpejt. Kështu, askush nuk u habit kur u demonstrua se njerëzit me nivel të ulët melatonine janë më të rrezikuar të preken nga kanceri.

Fatkeqësisht gjërat nuk përfundojnë këtu, ka edhe më: duke u bazuar te një raport amerikan i kohëve të fundit, gjumi i paktë është një lloj treguesi i një jete jo të shëndetshme, sepse kush fle më pak se 6 orë natën është i prirur t’i jepet duhanit, alkoolit dhe të qenët sedentar.

Duke arritur në këtë pikë, të gjithë mund të mendojnë se duhet t’i dyfishojnë orët e gjumit. Në fakt ky është mendim i gabuar: edhe gjumi i tepërt ka disavantazhet e veta. Fillimisht rrit rrezikun kardiovaskular dhe vdekshmërinë në përgjithësi.

"Gjumi është një fazë rikuperuese për organizmin. Ta zvogëlosh atë, padyshim që përbën rrezik. Gjithashtu ekziston një çekuilibër nëse trupi ka nevojë të pushojë gjatë për të marrë veten. Nëse gjendet në një gjendje të ekuilibruar, jeton dhe pushon mirë. Ndaj gjumi është një lloj treguesi i mirëqenies sonë. Ajo që vlen vërtet është sasia e gjumit", përfundon studiuesi.
http://B.S.//
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pagjumësia Empty Re: Pagjumësia

Mesazh  Gjinkalla 20.01.12 20:01

Une vuaj nga pagjumësia,o zot perse?
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pagjumësia Empty duhet

Mesazh  Ushtari i krishtit 20.01.12 20:23

gjinkalla5 shkruajti:Une vuaj nga pagjumësia,o zot perse?
duhet te konsultohesh me mjekun
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pagjumësia Empty Re: Pagjumësia

Mesazh  Zattoo 22.01.13 21:44

Si t’i zgjidhni problemet e pagjumësisë

Pagjumësia 1358865834-142

Shumica e njerëzve në kohën e sotme, të cilët kanë fatin të punojnë dhe të kenë të ardhura, nuk flenë sa duhet, kanë treguar disa studime të fundit.

Sipas këtyre hulumtimeve, vetëm çdo i dhjeti person i hemisferës perëndimore fle sa duhet, ndërsa arsyet për këtë janë të shumta.

Si t’i shmangim apo t’i largojmë gjithë ato gjëra që na e pengojnë gjumin dhe në fund të mësojmë të flemë shëndetshëm? Ju sjellim disa këshilla të mira.

Para gjumit: Edhe pse për ndikimin e ushqimit që e konsumojmë para gjumit në peshën trupore ende diskutohet (disa pohojnë që i kontribuon trashjes, të tjerët pohojnë që nuk është ashtu), një gjë është e sigurtë, ngrënia e tepërt para gjumit me siguri nuk do t’i ndihmojë gjumit kualitativ.

Mos hani të paktën tre orë para se të shkoni në shtrat, e nëse jeni shumë të uritur, hani diçka të shëndetshme, si karota të freskëta. Nuk është nevoja aspak të shpenzohen fjalët për domosdoshmërinë e shmangies së pijeve të ëmbla energjetike, si atyre me kafeinë. Gjithsesi shmangeni dhe alkoolin.

Edhe pse konsumimi i tij do të ndihmojë të flini më lehtë, alkooli do të dehidrojë trupin tuaj dhe do të shkatërrojë seriozisht kualitetin e gjumit. Sigurohuni që hapësira në të cilën flini të jetë e ajrosur mirë para gjumit dhe sipas mundësisë pa ndonjë pajisje të ndezur elektronike.

Po kështu, do të ishte ideale të flini në errësirë të plotë. Temperatura optimale e dhomës në të cilën flini nuk duhet të kalojë 16 shkallë në dimër.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pagjumësia Empty Re: Pagjumësia

Mesazh  Albaniaa 12.07.13 11:25

Pagjumesia pengon ritjen e qelizave te reja
Pagjumësia mund të shkaktojë ndalimin e qelizave të reja në tru, sipas sugjerimit të një studimi. Një grup studiuesish zbuloi se pagjumësia ndikon në atë që në gjuhën mjekësore quhet Hipocampus dhe shpjegohet të jetë rajon i trurit që ka të bëjë me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit të trurit tregojnë se ato që sjellin efekte në tru janë pikërisht hormonet e stresit. Një ekspert anglez tha se do të ishte shumë interesante të shihej se si edhe gjumi shumë i shkurtër ka të njëjtin efekt. Studimet janë kryer te kafshët duke marrë disa prej tyre dhe duke i lënë 72 orë pa gjumë. Pastaj, janë krahasuar kafshët e deprimuara prej gjumit me ato që kanë kryer procesin normal të fjetjes dhe kanë zbuluar se ato që nuk kishin fjetur, kishin një nivel më të rritur të hormoneve të stresit, që quhet ndryshe corticosterone, shoqëruar kjo edhe me rënien e ritmit të prodhimit të qelizave të reja në tru dhe pikërisht në zonën e quajtur hipocampus. Rezultati i këtyre eksperimenteve dhe vëzhgimeve tregon se niveli i rritur i hormoneve të stresit, i krijuar nga pagjumësia ose gjumi i pjesshëm, shpjegon reduktimin e prodhimit të qelizave në trurin e të rriturve. Megjithatë, niveli i nervave nuk prishet edhe për një periudhë pagjumësie ose gjumi të çrregullt dyjavor dhe truri gjatë kësaj kohe rrit përpjekjet e tij në mënyrë që të kundërveprojë ndaj pakësimit të qelizave.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pagjumësia Empty Re: Pagjumësia

Mesazh  Albaniaa 12.07.13 11:26

Jo pak njerez perveq problemeve ma te ndryshme kan edhe problem te pagjumsise.

Ky fenomen i mundon shume shkencar te medicines, te cilet me mundime
kan arritur te spjegojn deri diku shkakun e pagjumsise por nuk kan
arritur shume te eliminojn kete problem me karakter psiqik dhe serioz.

Para disa vitesh ne Prishtine ne nje Cajtore rrija nganjehere edhe me
nje person i cili pas disa muajsh po me tregon se ka problem me
pagjumsi. Ai me thonte se nuk mund te ket gjume qe me shume se 25 vjet!
Une i thash se nese vertet nuk mund te ket gjum qe aq kohe, ai duhet
te ket patur ndonje problem te madh para 25 vitesh dhe ketu eshte
pergjigjja.
Ai me pergjigjej pshtjellt.
I them se nese don shume shpejt mund ta verifikojm kete.
I propozova te perdor nje caj para se te bjen ne krevat nga bima (vetem
lulet) Aguliqja apo Myzhdja e Pranveres (Primula Officinalis).
Diten e neserme u takuam prap dhe me tha se kishte fjetur por kishte pa
endrra te kcija...
dhe me tha se do te behem i njohur me mjeksine time barishtare sepse ai kishte provuar shume metoda tjera nder me te ndryshmet edhe ne Evropen
Perendimeore etj...

-Per ata apo ato qe e kan problem pagjumsine:

Me lule te Aguliqes pervlohet me uje shume te val nje gote(2.5- 3 dl) dhe menjihere kullohet ne gote tjeter.
Me kusht se nuk e ke te "DEJUN" organizmin nga kemikalet farmaceutike,
do te flesh rehat si kingj dhe do te zgjohesh i kthjellt dhe i pushuar.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pagjumësia Empty Re: Pagjumësia

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi