EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdekja

+18
vanina cela
Dre1
rebelisistemit
Fakiri
Arsenic
Equinox
Nikolaos
gjilanasi
Berti69
Zattoo
Jon
ines
Odin
Estilen
protoni
lleila
Neo
Admin
22 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Vdekja Empty Vdekja

Mesazh  Admin 10.05.08 11:23

Vdekja

Vdekja 649129

Vdekja është ndërprerja e plotë e jetës së një organizmi të gjallë. Gjendja e vdekjes njerezore ka qenë gjithmonë e errët nga misteri dhe bestytnia. Përkufizimi i saj i saktë mbetet kundërshtues, duke dalluar sipas kulturës dhe sistemeve ligjore.

Vdekja trupore dhe ajo qelizore

Funksioni normal qelizor merret me prodhimin e energjisë së lirë të nevojshme për shkëmbimin e lëndëve, prodhimin e strukturës së proteinave dhe enzimave, mirëmbajtjen e lëndëve kimike të qelizave, dhe riprodhimin e qelizave.

Gjatë funksionimit normal, qelizat kanë nevojë për oksigjen, fosfat, kalcium (C, H, N, O, P, S), lëndë ushqyese, adeninë trifosfat, e cila nevojitet si burim i energjisë së lirë, mbrojtjen e cipës qelizore, dhe një gjendje të vazhdhueshme veprimtarie që kërkon marrje oksigjeni.

Vdekja qelizore mund të ndodhë nëse ndonjëri prej këtyre funksioneve ndërpritet.

Biologjikisht, vdekja mund të rishikohet si një organizëm i tërë ose vetëm disa pjesë të tij. Në të vërtetë, është e mundshme që disa organe, ose disa qeliza të vdesin, por organizmi në koklavitjen e tij të vazhdojë të jetojë.

Anasjelltas, disa qeliza mund të jetojnë për një farë kohe pas vdekjes së organizmit të cilit i përkasin (gjë që bën të mundshme marrjen e organeve dhe transplantimin).

Disa biologë hamendësojnë që funksioni i vdekjes është të lejojë Zhvillimin (evolucionin), apo të mundësojë ushqimin e qënieve të tjera të gjalla, më shpesh të llojeve të ndryshme, nga të cilët janë grabitqare në jetë (gjahu) ose pas vdekjes (kalbja).

Përshkrimi fizik i vdekjes

- Në çastin e vdekjes:

1. Zemra pushon së rrahuri.
2. Lëkura shtrëngohet dhe zbehet.
3. Sistemi muskulor shtendoset.
4. Bie temperatura e trupit.

- 30 minuta më vonë:

1. Lëkura bëhet si dyll dhe merr ngjyr vjollc.
2. Buzët, gishtat e duarve dhe të këmbëve cungohen dhe zbehen ose bëhen të bardhë pasi gjaku largohet.
3. Gjaku tërhiqet në pikat më të ulta të trupit duke lënë njollë vjollcë - të zezë.
4. Duart dhe këmbët kalojnë në të kaltërt.
5. Sytë fillojnë të tërhiqen në zgavra.

- 4 orë më vonë:

1. Rigor mortis fillon të veprojë
2. Zbehja e lëkurës dhe pozicionimi i gjakut vazhdojnë
3. Rigor mortis fillon t'i shtrëngojë muskujt për rreth 24 orëve të ardhshme, pastaj do të riveprojë dhe trupi do të kthehet në gjendje të butë.

- 12 orë më vonë:

1. Trupi është plotësisht nën rigor mortis.

- 24 orë më vonë:

1. Trupi tani ka temperaturën e ambientit që e rrethon.
2. Tek meshkujt sperma vdes.
3. Koka dhe qafa tani kanë ngjyrë të gjelbërt, blu.
4. Ngjyra e mësipërme vazhdon të shpërndahet në pjesët tjera të trupit.
5. Ka aromë të fortë të mishit të kalbur.
6. Fytyra e personit në të vërtetë tanimë fillon të bëhet e panjohëshme.

- 3 ditë më vonë:

1. Gazrat në inde formojnë fluska të mëdha në lëkurë.
2. I tërë trupi fillon të fryhet dhe ënjet. Ky proces përshpejtohet nëse trupi gjendet në mjedis të ngorohtë ose në ujë.
3. Lëngje rrjedhin përmes gojës, hundës, syve, veshëve, rektumit dhe përmes uriterit.
4. Qimet e trupit akoma rriten.

- 3 javë më vonë:

1. Lëkura, flokët, thonjtë bien me lehtësi nga trupi.

2. Lëkura zbërthehet dhe hapet në shumë vende për shkak të shtypjes së gazrave të brendshme dhe prishjes së vetë lëkurës.

3. Shkatërrimi do të vazhdojë gjersa të mbetet vetem skeleti, që mund të zgjasë një muaj në kohë të nxehtë, dhe dy muaj në kohë të ftohtë. Dhëmbët janë shpesh e vetmja gjë që mbetetm vite dhe shekuj më vonë, sepse zmalti i dhëmbëve është substanca më e fortë në trup.

Kocka e nufullës është më e ngjeshur, që e bën zakonisht edhe këtë të mbijetojë një kohë të gjatë.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 17.03.11 21:47, edituar 2 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 11.05.08 12:06

Kuptimi i vdekjes gjatë zhvillimit të fëmijës

Vdekja është një nga përvojat më të vështira, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Ka disa shprehje që lidhen më këtë ngjarje si : humbja, trishtimi, hidhërimi, zija dhe pikëllimi.

Hidhërimi është një dhimbje emocionale kur humbet dikë të dashur dhe zija ( pikëllimi ) është një proçes psikologjik, i cili fillon me humbjen e njeriut të dashur dhe zakonisht, mbaron me pranimin e realitetit të humbjes dhe normalizimin e jetës së njeriut.

Mendohet se humbja e njërit prej prindërve në fëmijëri nuk çon domosdoshmërisht në devijim nga sjellja normale me rritjen e fëmijës, në rast se nevojat e fëmijës plotësohen me kujdes nga një specialist, i cili zakonisht ka të njëjtën gjini me prindin e humbur.

Megjithatë fëmija që humb një prind apo të dy prindët mbetet më vulnerabël se sa fëmijët e tjerë kundrejt të “papriturave” të jetës. Në rastin e humbjes së njërit prind, duket se përshtatja e prindit që mbetet, luan rol kryesor në atë se si do ta kapërcejë humbjen fëmija.

Humbja e një prindi ose e një njeriu tjetër të dashur, psikologjikisht të rëndësishëm, ka një ndikim të konsiderueshëm në shëndetin mendor të fëmijës.

Përveç kësaj, duke jetuar në kushte të vështira, nuk është e lehtë që fëmija ta marrë veten nga humbja e njeriut të dashur dhe dhuna e organizuar e problemet që lidhen me të, e vështirësojnë plotësimin e kërkesave psikologjike të fëmijëve.

Një fëmijë i tillë nuk pranon të bisedojë për prindin dhe kur e pyesin, hesht ose ndërron temën e bisedës, nuk tregon shumë dhe thotë se nuk i kujtohet. Fëmija nuk tregon ndjenjat e duhura, është i tërhequr dhe i prirur të mos lidhet me të tjerët, duke lënë përshtypjen se nuk bëhet merak. Zakonisht, ai është i turpshëm, i acaruar.

Në mosha të ndryshme, fëmijët e përjetojnë vdekjen në përputhje me nivelin intelektual dhe emocional të zhvillimit. Nën moshën pesë vjeç, ata nuk e kuptojnë fundin e jetës, sepse janë të prirur për t’u kënaqur me “ mendimin magjik” që i përshtatet moshës.

Ata mund të jenë të bindur se ndjenjat e tyre mund të ndikojnë në ngjarjen përreth. Ata e quajnë veten fajtor për vdekjen.

Në këtë moshë ata janë pasivë dhe më tepër të pazotë për të përballuar vdekjen, ata janë të varur nga të rriturit. Ata nuk janë shumë të zotë të kuptojnë çfarë ka ndodhur, nuk janë në gjëndjë të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve në imagjinatën e tyre dhe nuk mund të mos kenë frikë, siç mund të bëjnë fëmijët më të rritur.

Ata qajnë dhe nuk qetësohen dot, duke kërkuar prindin që ka vdekur dhe kjo e shton edhe më shumë frikën e tyre. Megjithatë, fakti që nuk kuptojnë, është njëkohësisht një mbrojtje për ta dhe u jep mundësi të pyesin drejtpërdrejt për vdekjen. Midis moshave dy dhe pesë vjeç fëmijët gradualisht zhvillojnë perceptimin e vdekjes, si një fenomen i përhershëm dhe përfundimtar.

Meqenëse mendimi i tyre është konkret, ata kanë nevojë për shpjegime konkrete, për t’i ndihmuar për zinë. Në këtë moshë ata nuk e njohin botën vetëm nëpërmjet përvojës së tyre dhe janë në gjëndje të shprehin një kuptim emocional për të tjerët. Shpesh fëmijët thonë se ata kanë mbështetjen më të madhe në proçesin e zisë nga shokët e tyre. Te fëmija i moshës shkollore, veçanërisht tek djemtë që nuk duan t’i shprehin emocionet e tyre, mesazhi shoqëror është që ‘djemtë nuk qajnë’.

Por ata janë në gjëndje që në imagjinatën e tyre ta ndryshojnë kursin e ngjarjeve dhe, kështu, të kontrollojnë emocionet e tyre dhe ndjenjën e pazotësisë. Mbas moshës dhjetë vjeç koncepti i ‘ vdekjes’ bëhet një nocion abstrakt dhe fëmijët kuptojnë pasojat afatgjatë të kësaj humbjeje. Në këtë moshë vdekja mund të shkaktojë, drejtëpërdrejt ose indirekt, biseda me prindërit ose me mësuesit.

Të rinjtë shpesh i ndrydhin ndjenjat e tyre, u shmangen bisedave të hapura me prindërit dhe i shprehin ndjenjat e tyre me grindje me të tjerët përreth. Në vartësi nga mosha dhe nga pjekuria e tyre emocionale, fëmijët përpiqen të kontrollojnë veten për humbjen.

Reagimet më të zakonshme ndaj vdekjes tek fëmijët Tronditja dhe mosbesimi ( ‘kjo nuk është e vërtetë’)
Nganjëherë fëmija nuk reagon menjëherë me emocione të forta. Ai pranon humbjen gradualisht. Ky është mekanizmi mbrojtës, i cili e mbron fëmijën nga vërshimi i emocioneve.

Si t’i thuhet fëmijës për vdekjen

Këshillohet që kjo të bëhet nga njëri prej prindërve të dikujt, që është i afërt me fëmijën. Koha duhet të zgjidhet me kujdes dhe fëmijës duhet t’i jepet mundësia të përgatitet psikologjikisht. Të rriturit duhet të ulen dhe ta marrin fëmijën në prehër e t’i thonë: “dua të të përgatis për një lajm të keq.

Ka ndodhur një aksident dhe babai është plagosur. Na thanë se ai ka vdekur mënjëherë”. Mesazhi duhet të bazohet në fakte të njohura dhe të sakta. Reagimet e fëmijës mund të jenë të ndryshme dhe të rriturit duhet të jenë të përgatitur për këtë. Fëmijës duhet t’i thuhet të qajë, në qoftë se do dhe t’i jepet një ngushëllim fizik si p.sh. duke e shtrënguar.

Të lejohet fëmija të marrë pjesë në ritet

Ndonëse opinionet profesionale ndryshojnë, përgjithësisht, këshillohet që fëmija të marrë pjesë në ritet. Ato ndihmojnë në pranimin e realitetit të vdekjes, ulin imagjinatën, përforcojnë proçesin e hidhërimit dhe na japin mundësi të shprehim në mënyrë simbolike hidhërimin tonë dhe të ndërtojmë rrethanat ‘kaotike’.

Të rriturit duan t’i mbrojnë fëmijët dhe shpesh i përjashtojnë nga ritet. Por fëmijët, ashtu sikundër të rriturit, kanë nevojë të merren konkretisht me proçesin e zisë dhe jo të mohojnë realitetin. Mëgjithatë, fëmijët duhet të përgatiten mirë, t’u shpjegohet gradualisht dhe me hollësi çfarë do të ndodhë dhe të jenë të shoqëruar nga një i rritur ( jo nga prindi në zi), më pas të jënë në gjendje të përpunojnë përshtypjet. Këshillohet të inkurajohen shprehje konkrete të hidherimit të lejohen fëmijët të sjellin lule, një letër, lodër ose vizatim arkivoli.

Fëmijët mund të pyeten për fjalët e fundit që duan t’i drejtojnë njeriut të vdekur. ‘Çfarë do të thuash ti, meqenëse e di që kjo është dita e fundit që takoheni’? Këshillohet që pas funeralit të flitet për përshtypjet. Në rast se fëmija nuk dëshiron të jëtë i pranishëm, ai nuk duhet detyruar.

Këshillohet që kufoma e njëriut të vdekur ( në rast se ai nuk është plagosur ose nuk është dëmtuar rëndë) të shihet. Eshtë më lehtë të përballohet një tablo konkrete, sesa një tablo e përfytyruar.

Në rast se kufoma digjet, fëmijës duhet t’i shpjegohet se tani trupi nuk ndien gjë dhe do të kthehet në hi. Ka studime që trëgojnë se fëmijët që nuk janë ndihmuar dhe nuk janë përgatitur për funeralin, kanë pasur vështirësi në sjellje për një periudhe kohe mbas vdekjes së njeriut të dashur


Edituar për herë të fundit nga Ujk në 20.11.08 12:20, edituar 1 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Vdekja

Mesazh  lleila 22.06.08 23:24

Vdekja

Vdekja ështe casti im i fundit, eshte akti im me autentik eshte shprehur nje filozof Francez.

Vdekja eshte mometi i fundit i jetes sone, kur cdo gje pushon: truri dhe bazat organike.
Cdo gje pushon.
lleila
lleila

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 15.09.08 21:45

Psikologjia e Vdekjes

Hyrje

Kur njeriut i bie në mend vdekja nga vetvetiu, apo ja përkujton dikush gjithsesi fillon të mendojë për të, të menduarit e saj e frikëson dhe shqetëson njeriun.

Kur njerëzit vijnë në fund të jetës atëherë fillojnë të thonë se koha kaloi shumë shpejt dhe gjithçka ishte e kotë.

Kur njerëzit përjetojnë atë që kam përjetuar unë mendoj se dhe ata ndoshta do punonin një temë te tillë. Gjyshi im ishte ai që dëshironte shumë të vdiste ndërsa shëndetin e kishte në nivel të mirë dhe nuk ishte nga ata të cilët kanë nevojë për mjete materiale.

Pra kjo ishte ajo që më nxiti të shkruaj një temë të tillë pra ai dëshironte vdekjen dhe bënte lutje për të vdekur sa më parë.

Besimet e ndryshme njerëzit i orientojnë në kërkesa të ndryshme. Dhe kjo duhet të pranohet si një gjë normale.

Baza Konceptive

Vdekja

Fjala vdekje ka kuptime të ndryshme si; përfundim, zhdukje, sosje, e kundërta e jetës etj. "Vdekja është ndarja e shpirtit të njeriut nga koordinatat".

"Vdekja për njeriun është ajo e cila nuk ka zgjidhje për ndalim dhe një fund i cili nuk ka ikje, një pengesë e dëshirës për të jetuar, ajo e cila në vete ka frikën dhe tmerrin."

"Veprimi i vdekjes ka kuptimin, përfundimi i jetës së kësaj bote dhe fillimi i jetës tjetër (ahiretit), vdekje, mevt, memat, exhel etj...

Vdekja është mos lëvizja e ndonjë sendi, kalimi prej një dere ne derën tjetër, pra mos ekzistimi në ketë botë. Nga ana fetare vdekja është ndarja e shpirtit nga trupi, kalimi nga bota kalimtare në botën e amshueshme pra në botën e pafund.

Siç shihet edhe vetë fjala vdekje ka kuptime të ndryshme prandaj feja dhe shkenca në lidhje me këtë term kanë supozime të ndryshme. Por ai që me apo pa dëshirë është se vdekja është fundi i jetës largimi nga ç'do send, largimi nga njerëzit dhe me kalimin e kohës edhe i harruar nga njerëzit.

Psikologjia e Vdekjes


Vdekja sa dhe vetë jeta është temë dhe gjë që njeriu merret me brendësinë e saj, ashtu si mendimet edhe përvoja e jetës. Nga ana e shkencës vdekja hyn në brendësinë e përvojës. Ajo nuk është një përvojë që jetohet por nga jashtë vëzhgohet dhe është një shkencë objektive.

Punimet që janë bërë në ketë drejtim edhe pse nuk na kanë dhënë njohje të sakta, përvoja e jetës dhe vëzhgimet që janë bërë në këtë drejtim e kanë bërë që të kemi sa do pak njohuri, kështu që këto hulumtime kanë ardhur deri me sot.

Hulumtimet që janë bërë në lidhje me vdekjen janë bazuar në traditat, në fe, në njohuri dhe të ngjashme.

Në lidhje me vdekjen më së shumti hulumtime lirisht mund të thuhet se kanë pasur filozofët dhe psikologët si në të kaluarën ashtu dhe në kohët e sotme.

Heidegger thotë: "Shumë nga obligimet mund ti dorëzohen ndokujt tjetër kurse obligimi i vdekjes nuk mundemi t'ia dorëzojmë askujt".

Pasi njeriu nuk mundet që obligimin e vdekjes tia obligojë dikujt tjetër dhe pasi që e di se nuk mund ti iki asaj, ajo e shtyn në një krizë.

Freojdi ka folur rreth arsyes së vdekjes dhe ka mbrojtur mendimin se njeriu ka dy arsye. E para (libido) arsyeja e gjinisë dhe e dyta arsyeja e llojit të njerëzve që sulmojnë, pra e llojit të arsyes së vdekjes. Libido

është forca e jetesës, e kundërta e kësaj forcë është vdekja. Arsyeja e vdekjes është që njerëzit fillojnë të besojnë në Zotin apo në Zotëra.

Besimi në Zotin, njerëzve ua pakëson frikën e vdekjes. Të gjithë ato sulmime që e lënë organizmin ballë për ballë me vdekjen atë e fusin në mbrojtje dhe për

vazhdimin e jetës duke i dhënë shpresë. Pra në mes të këtyre dy arsyeve ka një ekuilibër. Këto dy arsye mund të kalojnë prej njërës në tjetrën. Nëse ndalemi të shikojmë nga kjo anë atëherë mundemi lirisht të themi se qëllimi i jetës është vdekja.

Pranimi i vdekjes gjithsesi e bën jetën më të qetë dhe vdekja vjen në shkallen që mundet të pranohet më lehtë. Pra kështu Freojdi në vend të pikëllimit ka mbrojtur mendimin se duhet qetësim.

Në lidhje me frikën e vdekjes Freojdi thotë: Frika personale e vdekjes, tredhja (enuk) dhe frika e humbjes së organeve qe posedon njeriu janë shkaktare për frikën e saj.

Nëse njeriu është i lidhur shumë pas kësaj bote dhe pas pasurisë së saj frikësohet nga vdekja, bisedat rreth saj janë të pa dëshiruara për këta njerëz.

Për arsye se këta akoma nuk janë të gatshëm për vdekjen dhe vdekjen e besojnë si fundi i gjithave e jo si fillimi i jetës tjetër .

Nga Feim D. Gashi


Edituar për herë të fundit nga Ujk në 20.11.08 12:21, edituar 1 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 15.09.08 21:53

Vdekja Tek Fetë

Vdekja Tek Çifutët


Vdekja tek çifutët besohet si dënim, nëse personi jeton sipas rregullave fetare Zoti atë e shpërblen në botë por nëse vepron të kundërtën pra vepron jashtë ligjit të Zotit, atë e dënon Zoti dhe dënimi më i madh është vdekja.

"Në fillim tek çifutët nuk është folur dhe nuk është besuar sinqerisht për një jetë të re. Këtë kanë filluar ta besojnë më shumë në shekullin e II p.e.r.s. Në këtë kohë njeriu ishte krijesë me trup dhe shpirt."

Në Tevrat vdekja është fryrja e frymës së shenjtë e Zotit pra fryrja e shpirtit të njeriut. "Zoti i madh e krijoi njeriun dhe atij i fryu nga vrimat e hundës e i dha shpirtin, pas kësaj njeriu u bë krijese e gjallë" (134 Dhiata e vjetër, 27, Ejup, 334).

Siç thotë Mezmuri: " Kur Zoti frymën e dërgoi jashtë, njerëzit dhe kafshët janë krijuar prej saj. Dhe kur Zoti e tërheq frymën brenda atëherë ata vdesin (Libri i Shenjtë, Mezmurlar,10429-30)."

"Sipas besimit çifut vdekja nuk është fundi i jetës. Por kjo nuk ka te bëjë me besimin e një bote tjetër, kjo ka të bëjë me atë që efektet e njerëzve vazhdojnë edhe pas vdekjes se tyre.( 139 Grollman, A Jewish View of Death, f.27-28 )"

Tek çifutët vdekja është treguar si dënim dhe e gjithë kjo është shpërblimi i veprave, kjo është besuar në këtë mënyrë. Në besimin e çifutëve hasim shumë njerëz që mbartin besimin e botës tjetër. Besimi në botën tjetër nga ana e dijetarëve të fesë dikur ka qenë çështje besimi.

Vdekja sikur edhe në fetë e tjera ashtu edhe tek çifutët besohet se besimtarët duhet që gjithsesi të bëjnë vepra të mira, të jetojnë sipas parimeve fetare dhe ç`do herë duhet të jenë të gatshëm për vdekjen kështu që gjatë vdekjes dhimbjet të jenë sa më të lehta.

Vdekja është e vërtetë dhe nuk ka ikje prej saj, ajo është e logjikshme për besimtarët e kësaj feje. "Njeriu që jeton është një shpirt i gjallë dhe njeriu që vdes është një shpirt i vdekur."

Nga Feim D. Gashi


Edituar për herë të fundit nga Ujk në 20.11.08 12:21, edituar 1 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 15.09.08 21:59

Vdekja Tek Krishterët

Ashtu si ç'do fe hyjnore dhe feja Krishtere në librin e shenjtë ka sjellë argumente rreth vdekjes, i thirret besimtarët të besojnë dhe të jenë të përgatitur për vdekjen.

"Libri i Shenjt ashtu si në besimin (Sami) dhe besimet e vjetra janë paralele dhe vlerësojnë se vdekja është dënim i çiftit të parë në tokë për shkak të mos dëgjimit të urdhrave ndaj Zotit."

Sipas teologëve krishterë për gabimin që bënë Adami dhe Eva, Zoti i dënoi ata dhe pasardhësit e tyre deri në ditën e gjykimit, pasi që fëmijët janë pasardhësit e tyre edhe ata pra dënohen me të njëjtin dënim dhe kjo do vazhdojë deri në fund të gjithësisë.

"Ashtu sikur Roland Bainton dhe disa udhëheqës të fesë Krishtere besojnë në ardhjen e Jezu Krishtit. Jezusi është forcë për tejkalimin e frikës që ka të bëjë me vdekjen, ardhja e tij është shumë afër dhe do të sjellë në botë lumturi pra një jetë më të lumtur për besimtarët."

Siç e shohim besimtarët e fesë krishtere kanë një besim të tillë ndaj vdekjes.

Besimi në ardhjen e Jezu Krishtit dhe takimi i tij me apostujt për besimtarët krishterë është një lehtësim dhe qetësi ndaj vdekjes. Vdekja për besimtarin është e lehtë por ajo është dhe e domosdoshme për jetën.

"Vdekja përkujton vdekjen e Jezu Krishtit dhe nuk duhet të kemi frikë aspak prej saj. Me vdekjen nuk përfundon jeta por me vdekjen njeriu kalon në një jetë më të lehtë dhe të mirë."

Besimtarët krishterë besojnë se bota tjetër është më e mirë dhe më e qetë se kjo botë. Të frikësuarit nga vdekja sjellë vetëm shqetësime kurse besimi në të dhe ne botën tjetër njeriun e bën më të qetë dhe ia largon frikën ndaj saj.

Vdekja nuk është një fund por është një fillim. Ajo nuk është humbje por është fitim. Ajo nuk është mallkim por është një dhuratë. Ajo është një fitore për njeriun nëse njeriu kujton vdekjen dhe përgatit veten për të.

Nga Feim D. Gashi


Edituar për herë të fundit nga Ujk në 20.11.08 12:21, edituar 1 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 15.09.08 22:27

Vdekja Tek Myslimanët

Në kohën para Islamit Arabët vdekjen e besonin si fund i jetës dhe mos ekzistim. Sipas tyre vdekja është një fund dhe ata as që interesoheshin për atë se çka do të ndodhë pas saj. Sipas shumicës së tyre pas kësaj jete nuk ka asgjë tjetër dhe nuk do ndodhi asgjë. Trupi pasi të vendoset në dhe bëhet pluhur e pastaj dhe, ndërsa shpirti fluturon dhe humbet sikur era.

Lirisht mund të thuhet se në kohën e para Islamit besimi në botën tjetër ekzistonte shumë pak thuajse nuk ekzistonte fare. Thonin se nuk ka një fuqi të tillë që pasi të vdes njeriu ta ringjalli atë dhe ta detyrojë të japi llogari para asaj fuqie.

Duke pasur parasysh këto njohuri të kohës para Islamit mund ta kuptojmë më mirë çështjen e vdekjes në Islam.

Pra siç e shohim po kuptohet mirë se mendimet dhe besimet që kishin rreth vdekjes ndikonte që të qëndronin kundër Islamit. "Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë në këtë botë" (Xhathije 45/24)

"Nuk ka tjetër, vetëm kjo jeta jonë në këtë botë, dhe ne nuk do të ringjallemi" (En'am 6/29).

Mendimet e tilla jetës së tyre u ka dhënë një drejtim dhe kuptim tjetër kurse Kur'ani jetës dhe botës tjetër i jep një kuptim dhe qellim.

Vdekja është kalim në botën e pa fundme. Kjo i jep një kuptim edhe botës në të cilën ndodhemi. Besimit që sipas të cilës me vdekjen përfundon gjithçka Kur'ani i jep përgjigje, sjellë një paqe dhe qetësi në shpirtin e njeriut.

Besimi në vdekjen dhe botën tjetër njeriut i sjellë një jetë në këtë botë më të lumtur dhe me të logjikshme për mendjen e njeriut ndërsa e kundërta sjellë një shqetësim në shpirtin e njeriut dhe e bën jetën e tij të pakuptueshme e me dhimbje të shumta.

Muhammedi thotë ; " Vdekja i mjafton njeriut për këshillë."

Siç po kuptohet dhe nga hadithi i Muhammedit, vdekja jetës së njeriut i jep një kuptim, shihet se dhe njeriu nuk është i krijuar kot dhe për gjithë atë që punon do të japë llogari në ditën e gjykimit.

Vdekja në të njëjtën kohë njeriun e shtyn të bëjë vepra të mira dhe të dashura si për vetën e tij ashtu dhe për rrethin ku jeton. Vdekja dhe bota tjetër (ahireti) në fenë Islame janë vetëm një dhe nuk ndahen nga njëra-tjetra.

Të gjitha ato që veprohen në këtë jetë të cilat kanë kuptim dhe të jenë të logjikshme për njeriun gjithsesi duhet qe për veprat e tilla të jepet llogari e për këtë ne Kur'an thuhet "Ahireti (bota tjetër) është më i mirë dhe i përjetshëm" (A'la 87/17).

Në Kur'an thuhet se vdekja për besimtarët që besojnë në All-llahun është me e lehtë.

Në vërsetet Kur'anore për besimtarët e fesë Islame shihet qartë se ndaj vdekjes duhet të mendojnë pozitivisht dhe të mos e humbin ekuilibrin në mes të kësaj bote dhe botës tjetër.

Me dallim nga fetë e tjera feja Islame vdekjen e ka përdorur si motivacion.

Është pyetur Muhammedi se "Cili nga besimtarët është më i mençur?"

Muhammed është përgjigjur "Më të mençurit nga besimtarët janë ata të cilët më së shumti përkujtojnë vdekjen dhe përgatitën për të."

Filozofët Islam me në krye filozofin e madh Farabiun në lidhje me vdekjen kanë thënë: « nuk duhet ti frikësohemi vdekjes, sepse prej vdekjes frikësohen vetem ata te cilët e duan shumë këtë botë dhe pasurinë e kësaj bote. »

Sipas Farabiut njerëzit e virtytshëm dëshirojnë të jetojnë dhe të vdesin vetëm që të ndihmojnë vendin e tyre. Kështu që sipas Farabiut nga vdekja frikësohen vetëm injorantët dhe të prishurit (çthururit). Injorantët janë të dhënë pas gjërave me vlerë materiale, pas epshit, dhe lezeteve kurse të çthururut nuk kanë dëshirë të ndahen nga kjo botë në të cilën janë kalimtar për arsye se e din se në botën tjetër nuk do të fitojnë asnjë të mirë vetëm se dënim të cilin e kanë fituar me dëshirën e vet.

Gazaliu vdekjen e përshkruan si ëndërr dhe ekzistimi jonë në botë është sikur kur gjendemi në gjumë, vdekja njeriun e nxit në motive pozitive. Në lidhje me këtë Imam Gazaliu thotë: " Atyre të cilëve u është afruar vdekja u ka hije që të mendojnë vetëm në të, të merren vetëm me atë, vetëm të presin dhe të shohin vetën prej të vdekurve. E gjithë ajo çka do të vijë është e afërt, kurse ajo që është e largët nuk është kalimtare.

Siç po kuptohet Imam Gazaliu ka tejkaluar kufijtë sepse nëse njeriu gjithmonë mendon vetëm në vdekjen jeta e tij bëhet e pa dashur, monotone dhe largohet nga ç'do pikë e kësaj bote.

Kurse Muhammedi thotë; "Punoni për këtë botë sikur nuk do vdisni kurrë dhe punoni për ahiretin sikur do vdisni nesër"

Nga disa dijetarë dhe një numër i madh i psikologëve janë kundër asaj se duhet në çdo moment dhe kohë të kujtohet vdekja.

Sipas tyre të kujtuarit e vdekjes shumë mund të ndikojë në mënyrë negative tek njerëzit dhe jetën mund ta bëjë të pa kapshme e të pa jetuar. Dhe në këtë pikë nuk është shikuar nga ana e besimit por vetëm nga ana e njeriut dhe psikologjia e tij.

Mistikët Islam vdekjen e kanë përshkruar si kalim prej një mënyre në tjetrën, prej një gjendje në tjetrën."Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai do të kthehemi!" (Bakara 2/156). Gjatë komentimit të ajetit në fjalë Mistikët thonë se vdekja është kthimi i shpirtit në origjinalin, pra kthimi tek krijuesi i gjithësisë, kthimi tek All-llahu dhe përgjigja e thirrjes së Tij.

Feja Islame besimtarët e saj i përgatitur për momentin e vdekjes dhe ju ndihmon që mos të kenë frikë nga ajo. Sipas kësaj nëse besimtarët i kryejnë obligimet që urdhëron All-llahu në Kur'an dhe largohen nga të gjithë ato që janë të ndaluara nuk kanë pse të frikësohen nga vdekja dhe nga dita e gjykimit. E kush nuk i nënshtrohet dhe nuk i përmbahet ligjit të All-llahut e ka merituar dënimin.

Vdekja nuk është asgjë tjetër vetëm se kalim prej kësaj bote e cila është kalimtare në botën tjetër ahiretin.

Feja Islame nuk ka qellim që ti frikësojë njerëzit vetëm se ata ti bëjë më të sjellshëm dhe të drejtë. Ata të cilët besojnë dhe i përgjigjen thirrjes nuk do të gjejnë tjetër vetëm se shpëtim e lumturi.

Të gjithë dijetarët nuk kanë qellim tjetër vetëm se besimtarët ti nxitin në vepra më të mira dhe një të ardhme më të shëndoshë, po ata këtë e kanë edhe obligim që t`u tërheqin vërejtjen besimtarëve.

Në Kur'an shumë ajete flasin rreth kësaj teme, jetës pas vdekjes dhe gjykimit para Krijuesit të gjithësisë, ata të cilët vepruan sipas ligjit të All-llahut do të shpërblehen kurse ata të cilët refuzuan ligjin e Tij do të dënohen me një dënim të ashpër.

Nga Feim D. Gashi


Edituar për herë të fundit nga Ujk në 20.11.08 12:21, edituar 1 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 15.09.08 22:43

Zhvillimi i Vdekjes

Të gjithë janë në moshën që mund të vdesin. Gjithë krijesat janë në zhvillim të vdekjes. Vdekja është plotësuese i gjithësisë. Të gjithë ata që lindin janë të pjekur për vdekje, vdekja ashtu sikur që mund të jetë e shpejtë edhe mund të jetë e ngadalshme.

Shumë hulumtime të bëra tregojnë se para momentit të vdekjes tek njeriu ndodhin ndryshime psikologjike.

Në krye të këtyre ndryshimeve vinë mohimi, zemërimi, bërja pazarllëk, pranimi, depresioni e të ngjashme pra ndryshime psikologjike.

Nëse vdekja vjen me kalimin e kohës e jo për një kohë të shkurtë dhe personi që është në vdekje e sipër nuk ka humbur vetëdijen sipas E. Kübler Ross'os kalon nëpër këto faza Psikologjike.

Mohim

Pasi që njeriu vëren se vdekja i është afruar ai mundohet ti iki asaj duke e mohuar atë. Ose personi i tillë nëse është duke bërë vizita mjekësore fillon të ndërrojë doktorin me justifikimin se doktori që është duke e kontrolluar nuk është i specializuar apo ik nga çdo kontroll mjekësor. Kurë flitet rreth vdekjes personat që mohojnë vërtetësinë e sajë mundësisht ikin nga aty dhe i humbin të gjitha shpresat.

Nëse dëshirojmë te jetojmë sipas tyre gjithsesi duhet t`u ikim mendimeve të tilla. Mohimi për një kohë të shkurtër i le vendin pranimit. Me kalimin e kohës disa nga njerëzit largohen nga mohimi dhe pranojnë vdekjen kështu që jetën e bëjnë më të qetë për vete sepse pranimi i zbutë dhimbjet.

Zemërim


Mohimi i le vendin zemërimit, në këtë mënyrë shumica nga personat e tillë zemërimin ja shprehin personave të tjerë si doktorëve, motrave dhe personave tjerë në spitale, ka edhe të atillë që aq shumë humbin nga zemërimi saq mohojnë edhe krijuesin e gjithësisë.

Bërja pazarllëk

Pas gjithë kësaj njeriu hyn në fazën e bërjes pazarllëk, shkaqet e kësaj janë mohimi dhe zemërimi. Nga e gjithë ajo çka ndodh njeriu shpreh dëshirën e jetës dhe dëshiron që të jetojë edhe pak.

Depresion


Pas të gjitha mundimeve njeriu e sheh të vërtetën dhe më nuk e mohon, ndien një lodhje, humbje të madhe. Gjatë kohës së depresionit disa nga individët nuk kanë dëshirë të bisedohet me ta sepse kanë hyrë në fazën e largimit nga shoqëria.

Pranimi: Në fazën e pranimit nuk ka mohim, depresion e as zemërim. Vetëm se në këtë fazë ka një mërzi që po ndahet nga rrethi dhe është i lodhur e i pafuqishëm.

Në këtë fazë ndihet një zbrazëti e shqisave dhe mendohet vetëm për vdekjen. Kjo është faza e fundit, çdo intervenim nga jashtë në këtë fazë është vetëm se largim nga një vdekje e qetë dhe një shqetësim i madh.

Në përgjithësi personat që janë në prag të vdekjes nuk i humbasin shpresat se zbulimet e reja do të jenë shpëtim i tyre, pra shpresat e tyre janë më të forta.

Në momentin e vdekjes në fytyrat e njerëzve ndodhin ndryshime të mëdha, në disa prej tyre ka një lumturi ndërsa disa të tjerët kanë një brengë dhe zemërim.

Disa dijetarë mendojnë se këto ndryshime ndodhin sepse ata e shohin vendin se ku do të
shkojnë.

Si duket të gjitha fazat para vdekjes janë të vështira. Edhe pse disa nga njerëzit janë të shtyrë në moshë prapë se prapë mundohen të ikin nga vdekja bëjnë pazarllëk, hynë në depresion etj. por të gjitha këto janë normale.

Sepse tek njerëzit ekziston një gjë e cila asnjëherë nuk plaket: E ajo është dashuria për jetën.

Njeriu kurrsesi nuk e dëshiron vdekjen, ai gjithnjë ka dëshirë të jetojë sa më gjatë.

Nga Feim D. Gashi
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Admin 11.02.09 22:52

Parandjenja e Vdekjes

Ka vëzhgime që personat pasi që kanë përjetuar shqisat e vdekjes me kalimin e një kohe të shkurtë kanë vdekur. Çdo person ndjen disa parandjenja rreth vdekjes së vet, thonë disa nga filozofët, këtë e përkrah edhe filozofi Gjeramn Scheler.

Këtë mund ta shohim në rrethin ku jetojmë, personat që janë të sëmurë shpesh edhe e para ndjejnë vdekjen e vetë, këtë e shprehin në mënyra të ndryshme.

Edhe pse ka raste kur disa fizikisht janë të shendosh por e para ndjejnë vdekjen e tyre.

Mendimi i Vdekjes

Vdekja zë vend të rëndësishëm në mendjen e shumë personave. Me shtyrjen në moshë këtë e përjetojnë më shumë. Këtë mund ta shohim edhe tek disa të rinjë.

Nga e gjithë kjo mund të themi se mendimet dhe vëzhgimet rreth vdekjes janë të lashta
sa vetë njeriu.Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në kujtimin dhe mendimin e vdekjes. Në
fillim të këtyre vinë sëmundjet vdekjeprurëse dhe sëmundje të ngjashme që janë të pa
dashura dhe frikësuese.

Para së gjithash në kujtimin apo mendimin e vdekjes vinë vdekjet që ndodhin në mesin tonë, ceremonitë e vdekjeve etj. Kur njeriu dëgjon se dikush nga moshatarët e tij ka vdekur atëherë edhe ai me apo pa dëshirë fillon të mendojë për vdekjen. Është normale se pas këtij lajmi njeriu mendon se një ditë edhe atë do ta arrijë vdekja.

Vetë dobësimi fiziologjik në trupin e njeriut mjafton për mendimin e vdekjes.

Në fillim të këtyre vjen zbardhja e flokëve, fatkeqësitë dhe katastrofat, tërmetet, luftërat, ndeshjet ne komunikacion, ligjëratat rreth vdekjes, librat që kanë të bëjnë me
vdekjen etj.

Në kujtimin e vdekjes ndikojnë dhe zënia e diellit apo e hënës.

Thua vallë mjaftojnë të gjitha këto që ta përgatisin njeriun për vdekje? Është e pa mundshme të themi po. Sepse pas gjithë këtyre që u thanë shohim njerëz të tillë që nuk mendojnë për vdekjen, harrojnë shumë shpejtë se edhe ata do të vdesin ose as që duan të mendojnë për vdekjen.

Sot në të shumtën e rasteve marrja pjesë në ceremonitë e vdekjeve është vetëm se formalitet. Në këto ceremoni duhet të merret mësim e jo si bëhet në disavraste më shumë mendohet për pasurinë që ka lënë i vdekuri se sa për vdekjen.

Ka raste kur vdekja zë njeriun të papërgatitur, kjo është kur ata harrojnë atë dhe merren me gjëra të tjera. Në fillim të këtyre vjen dashuria ndaj kësaj bote, dashuria ndaj kësaj bote vjen që nga lindja (fitartin) e tij.

Më së shumti në harresën e vdekjes ndikon shëndeti i mirë. Pas kësaj vjen rinia e cila e bën që njeriu të harrojë vdekjen. Sepse njeri mendon se shëndeti dhe rinia janë të përjetshme. Kjo ndikon që ai të mendojë se vdekja është shumë larg tij.

Të rinjtë mendojnë se vdekja është vetëm për të moshuarit. Sot në ditët që jemi duke jetuar thuajse më shumë vdesin të rinj sesa të moshuar. Shkaktar kryesor të këtyre vdekjeve janë tërmetet, luftërat, aksidentet rrugore, sëmundjet e ndryshme etj.

Dhe injoranca është shkaktare e cila ndikon tek njerëzit që të harrojnë vdekjen. Një mendje e shëndosh e cila e shikon veten dhe rrethin ku jeton shumë shpejt mund ta kuptojë se vdekja edhe atë një ditë do ta zë. Por nuk është e njëjtë sikur të shikosh dhe te vëresh, ka shumë që shikojnë por nuk mund të vërejnë asgjë.

Prezantimi ynë në shumë raste të vdekjes ndoshta është shkaktar i cili po na largon nga të menduarit e saj.

Hick, në lidhje me këtë thotë se të menduarit e vdekjes më së shumti është duke penguar, ajo se vdekjet kanë kaluar prej shoqërisë në institucione (spitale), dhe kjo është bërë pengesë për përvojën e vdekjes. Nga e gjitha kjo del se kur vdes një person dhimbjet e tij në familje janë shumë të vogla, dhe mendojnë se vdekja për ata është shumë e largët. Kurse ka nga ata të cilët nga vdekjet që ndodhin në rrethin apo shoqërinë ku jetojnë marrin mësim njohuri.

Sipas I.Gazaliut personat që mendojnë vdekjen ndahen në tre grupe.

Grupi i parë janë ata të cilët janë të dhënë pas botës, këta janë të pa përgatituri për vdekjen. Ky lloj i njerëzve mendojnë për vdekjen por këta persona vdekjen nuk e donë
sepse ajo është e cila i largon nga të mirat e kësaj bote.

Grupi i dytë janë ata të cilët pendohen dhe gjatë pendimit u bie në mend vdekja. Personat e tillë nga frika mendojnë në vdekje, dhe për gabimet e bëra pendohen. Në pendimet e tilla ka shumë dobi dhe ky grup i njerëzve vdekjen nuk e mendojnë si të keqe.

Grupi i tretë është grupi i cili vdekjen e përkujtojnë mënyrë të vetëdijshme. Ky grup vdekjen e mendon afrim tek Krijuesi dhe takim me Të. Këta janë persona që me dëshirë presin vdekjen, sepse do ta takojnë Krijuesin e gjithësisë.

Vdekja gjithsesi ndikon në jetën e njerëzve por nuk mund të themi se ajo ndikon negativisht. Kjo ka të bëjë me vetë njeriun çka d.m.th se tek disa persona ajo ndikon pozitivisht e tek disa tjetër negativisht. Gjithë kjo ka të bëjë me besimin edhe me shikim e jetës që ka njeriu.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Admin 09.03.09 1:09

“Komshinjtë e vdekjes” në një libër me ese

Sapo merr në dorë librin e Mark Simonit “Komshinjtë e vdekjes”, të krijohet ideja se ke për para një temë të zymtë e plot trishtim, vdekjen. Shkrimtari për të mos e marrë peng lexuesin e për ta futur në një libër të rëndë, e ka shkruar këtë libër me një elegancë të pashoqe, që vdekjen e transferon në konceptin e thjeshtë se dhe ajo nuk është gjë tjetër vetëm se një ngjarje e jetës.

Në urbanistikën e këtij libri bien në sy tri linja, që megjithëse shkojnë paralel me njëra tjetrën, herë-herë ndahen për të na dhënë sa më mirë e gjerësisht arealin e gjerë të vdekjes.

Kemi temën e vdekjes, e përdorur nga letërsitë e ndryshme dhe autorë të mëdhenj (Emil Shoran, Kalvino, Konradi, Shteinbek, Paxolini, Xhois, Varleni, Paveze, Dostojevski, Kamy, Selin, Danillo Kish, etj), konceptin rreth saj nga filozofët më seriozë të epokave (Kikgegard, Shopenhauer etj), okultizëm dhe alkimi, raportin mes jetës dhe vdekjes, mistikën e këtij raporti, veprat e mëdha në pikturë që nga Van Gog, Eduard Munch, Arnold Brocklin e afër gjashtëdhjetë piktorë të tjerë, që janë ndikuar nga vdekja, muzikën moderne (që nga “Death Metal”, “Black Sabbath, “Horror Macaber” e deri tek “Nirvana’” e Curt Cubaine) dhe këngët e tjera që janë imponuar nga tema e zezë e vdekjes, etnosin dhe zakonet e mjaft popujve dhe kulturave në trajtimin e kësaj ngjarje deri tek acteket e majat.

Linja tjetër është ajo e marrjes në fokus të figurës së korbit, si një nga shpendët që ka atributin e parathënies së vdekjes.

Aty gjejmë se si popuj e kultura të ndryshme, (që nga kinezët e grekët e lashtë, egjiptianët e parë dhe indutë e vjetër), në rrafshe po kaq të ndryshme kohore, e kanë konsideruar këtë shpend. Madje dhe vepra letrare (Edgar Allan Po) e kinemaje (“Il corvo” dhe “Raven”) që e kanë pasur në fokus këtë shpend sa të rëndë aq dhe interesant.

Këto dy linja, megjithëse kanë një material të pasur kulturologjik, (pothuaj pesëqind detaje e fakte, dije e kulturë) aspak nuk e rëndojnë apo e vështirësojnë procesin e leximit të këtij libri. Përkundrazi, shkrimtari Mark Simoni, ka gjetur një harmoni mes fakteve, letërsisë me të cilën janë shkruar dhe stilit që ka përdorur.

Një vend të rëndësishëm në këtë libër zë ajo letërsi e shkruar nga shkrimtarë të mëdhenj, ku temë e librave të tyre ka qenë vdekja e fëmijëve të tyre.

Përfshirja e letërsive të Carducit, Ungaretit, Stillit, Aliendes, Sabatos, E. Clapton, Z.Çelës, A. Podrimes, Z. Sqiroit, H. Mosit, N. Gjetjes, etj. dhe morti i fëmijëve të tyre (të shkruara në “Thërrisje po mbytem”, “Lot në parajsë”, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, “Lum Lumi”, “Paola”, “Një yll i paharruar”, “Shega”, “Mili dhe Hajthea etj), pavarësisht se është një temë krejt e veçantë dhe interesante, është shkruar e trajtuar në harmoni me gjithë librin.

Për nga tema dhe këndvështrimi që merr, për nga volumi kulturologjik i një teme të caktuar e pak të përdorur tek ne, për marrjen në analizë të veprave të shkrimtarëve që u kanë ikur nga kjo botë, e bën librin “Komshinjtë e vdekjes” të shkrimtarit Mark Simoni, një nga librat e veçantë e specifikë që janë botuar tek ne.

Në 72 faqe libër ka shumë dije, jehona të vjetra e të reja kulturash, mistikë e realitete, koncepte dhe analiza, fakte interesante e histori të pafund, dhimbje e trishtim të lehtë, zi të ndriçuar për të mos u dukur vdekja aq e rëndë, udhëtime të vazhdueshme të autorit në vende të tjera (sheshin e Dallasit ku është vrarë Kenedi, kështjellën ku vdiq Xhuljeta, në stacionin e Bolonjës ku dikur ndodhi tragjedia e pasagjerëve, tek varri i Pirandelos etj).

Nëse do t’i riktheheshim dhe një herë idesë së Montenjit, se “eseja është ajo gjini që harmonizon letërsinë si art e kulturën e kritikën si shkencë”, krijohet bindja e plotë se “Komshinjtë e vdekjes” e shkrimtarit Mark Simoni është një nga esetë më interesante botuar këto vitet e fundit.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Admin 17.03.09 10:14

Lindja dhe vdekja

Ne çdo jete, vetem dy ngjarje ndodhin me siguri.
Njera eshte lindja dhe tjetra vdekja.

Ne festojme lindjen e çdo femije : eshte nje rast festiv, me plote urime.
Por nje vdekje eshte nje ngjarje e mbushur me keqardhje, pikellim dhe zera ngushulles.
Ky eshte nje kontrast shume i madh.

Nena , se ciles i afrohet dita e lindjes se femijes, eshte ne nje pritje te paduruar.

Por veshtire qe ndonjeri te pres me padurim vdekjen.Eshte diçka qe mundohesh ta largosh sa me shume te jete e mundur.

Ne harxhojme shume kohe duke menduar dhe planifikuar per nje lindje, por te pergaditesh ose te plaifikosh vdekjen do te ishte diçka shume e urryer.

Keshtu i gjykojme ne dy ngjarjet e pashmangshme te jetes sone, ne menyra krejtesisht te ndryshme.

Ne te vertete, neqoftese do te ishte e mundur, nuk do te preferonim kurre te mendonim per vdekjen.

Megjithate ajo eshte si nje mur i erret, i patundur, ne mes te rruges se jetes, e pashmangshme dhe e paevitueshme.

Heret ose vone, per shkak te pleqerise apo te semundjes, ose per dike qe duam, do te detyrohemi te perballojme kete realtet.Ja keshtu ndodh kur pyetjet te vine njera pas tjetres dhe kur kupton se sa pak kemi menduar dhe ditur per te.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Admin 20.04.09 0:59

Vdekja dhe dhimbja që lë pas

Në qoftë se nuk do ishin lindja dhe vdekja, me shumë mundësi do të ishim të destinuar për të vuajtur më shumë, një jetesë gjithmonë e njëjtë, pa mundësinë për t`u rigjeneruar
Vdekja dhe dhimbja që lë pas

Kur fati godet njerëzit tanë më të dashur, ndiejmë nevojën për t'i dhënë një kuptim dhimbjes tonë, duke e shpjegur me arsye në dukje të drejta. Duke qenë se jemi të mësuar të durojmë dhimbjen, i bëjmë thirrje arsyes, ndërsa ndjenja e fajit na ndihmon të shpjegojmë ndjenjën ankthprurëse të shpirtit, për të kuptuar misterin e vdekjes.

Inteligjenca e nënës së shkretë, i njeh arsyet e vdekjes së parakohshme të birit të saj. Por vdekja nuk sjell shpjegime të qarta. Në qoftë se nuk do ishin lindja dhe vdekja, me shumë mundësi do të ishim të destinuar për të vuajtur më shumë, një jetesë gjithmonë e njëjtë, pa mundësinë për t`u rigjeneruar në thelbin e Mendimit të Hyjnishëm.

Duhet kuptuar që, asgjë nuk shkatërrohet dhe që lënda rigjenerohet vazhdimisht në forma të reja.

Por qënia njerëzore ka nevojë për stabilitet.

Kështu pra, imagjinoni që shpirti i një djali të vogël, prehet në kopshtin e çdo shenjtori të Kishës, i pritur shumë mirë për pastërtinë e tij, nevojat e tij të sapokrijuara, të paprekura nga e keqja e mëkatit.

Ky shpjegim mund të kënaqë ndjenjën e përgjithshme, por nuk ngushëllon të ëmën e fëmijës së pafat, të përpirë në pafundësinë e të padukshmes, duke humbur në mijëra kuptimet, që së bashku formojnë farën e shpirtit.

Nuk është e lehtë të pranosh idenë, se një njeri i dashur të rikrijohet në një trup tjetër dhe kështu mbetesh i mbërthyer nga vuajtjet, duke patur të paqartë fatin e secilit.

As unë nuk do të dija të ngushëlloja një dhimbje kaq të madhe.

Shumë herë dhimbja vjen nga paaftësia e shpirtit, për t`u stabilizuar, në një ballafaqim të qetë me unin. Shumë shpesh jemi ne që kemi nevojë të vuajmë. Brendësia e shpirtit njerëzor, rritet mijëra herë më shumë në dhimbje, sesa në stabilitetin e dukshëm të një eksperience të qetë.

Ndonjëherë nuk kërkojmë thjesht zhvillimin, duke i mbushur mendjen vetes me ëndrrat e një ideali më të madh dhe duke evituar ekperiencën, me qëllim që të parashikojmë ngjarje me fat, që do t'i japin mundësi shpirtit të shprehet në situata të ndryshme të jetës.

Na duket sikur gjejmë një ekuilibër, duke besuar se jeta duhet të na mbajë të qëndrueshëm dhe jo e kundërta, që qëndrueshmëria e brendshme është shpërblimi i njeriut të përparuar, pavarësisht nga format e papritura të realitetit.

Çdo nënë e di që ëndrra për të rritur fëmijë të shëndetshëm dhe të fortë duhet të përballet me vështirësi të shumta të jetës, e megjithatë mendon se është në eksperiencën e bërë, zhvillimi i njeriut, i destinuar për të mos qenë i lumtur apo i qetë, por asnjëherë të vdesë.

Shumë herë nevoja për të vuajtur, përfaqëson mënyrën e shpirtit të ndryshojë të pandërgjegjshmen e njeriut.

Në dhimbjen e një ngjarje të tmerrshme, konstrukti mendor destabilizohet.

Por shpirti, motra misterioze e njeriut të ndërgjegjshëm, i rritur në atë eksperiencë të dhimbshme, duke u ekuilibruar në atë ushtrim të një dashurie më të madhe.

Do të jetë pikërisht dhimbja që do të shkatërrojë personalitetin, duke detyruar qenien njerëzore të vendosë një marrëdhënie më të drejtpërdrejtë me shpirtin.

Dhimbja përfaqëson mjetin për hyrjen më të sigurt dhe më të shpejtë.

Përndryshe shpirti nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të vuajë, e detyruar të përthithë format më të çrregullta të eksperiencës, e palëvizshme, e fiksuar në manifestimin somatik dhe të përfshirë në eksperiencën e përvuajtur të një burgimi pafund.

Nuk është e thjeshtë të rilidhësh nyjet e jetës, mbas një eksperience kaq traumatike.

Është më e thjeshtë për të, të ushqejë iluzionin e ndjenjës së fajit, sesa të ndalohet të analizojë modifikimet e brendësisë së saj, të prodhuar në ekperiencën e dhimbjes mendore.

Mbijetesa mbas vdekjes nuk është e thjeshtë për t`u kuptuar, në qoftë se nuk kuptohet se shpirti gjeneron vetëm gjendje të pandërgjegjshme, pothuajse asnjëherë të kuptueshme për njeriun e zakonshëm.

Pa problematikat e jetës, asnjëra nga dinamikat komplekse të jetës, nuk do të ishte e dallueshme për njeriun.

Jeta përfaqëson rezistencën që i kundërvihet eksperiencës së pandërgjegjshme, por pasive, për brendësinë e njeriut.

Kur shuhet jeta, shpirti i lodhur nga varrosja në të pandërgjegjshmen, i jep origjinë me adoleshencën proceseve psikologjike, që janë fusha veprimi në psikologjinë moderne, në vetëdijen që çdo manifestim i pandërgjegjshëm mund apo duhet të jetë i deshifruar.

Bëhet fjalë për një iluzion, si mendimi se brendësia e njeriut përfaqëson thjesht njeriun e ndërgjegjshëm, të zhvilluar në fuqinë maksimale, thjesht duke kundërshtuar institucionet e shoqërisë materialiste.

Eksperienca e jetës shpërthen kontradiktat midis Proprindit antik të njeriut social dhe përdorimit mendor të somaticitetit, i futur në një kontekst të caktuar familjar dhe social.

Pa dhimbjen e shpërthimit të pandërgjegjjes, pa vazhdimësinë e mendimit të shqetësuar që prek jetën, sidomos të atyre më të kujdesshëm, oservues të vetes së tyre, shpirti i njeriut nuk do të zgjohej në eksperiencën, duke ndenjur e mbërthyer në një ekzistencë të kotë në kuptimin e zhvillimit.

Nevoja e vetme e njeriut civil është çlirimi nga dhimbja dhe skamja.

Por shpirti i tij do të fillojë shumë shpejt të kundërshtojë.

A është e mundur të vuash në eksperiencë? Atëherë do të duhet që vuajtja të impostohet në të pandërgjegjshmen e ndërmjetme, çekuilibrime të thella, që eksperienca do të bëjë të mundur të na japë, duke na bërë të vdesim avash avash.

Jeta dhe vdekja

Kush mund të na thotë nëse do të jetojmë, mbas 1 viti apo 20 vjetësh? Gjej kontraditat më të thella në një ndjenjë hipokrite.

Të jetosh pa ndryshuar fatin është shprehja më e përdorur e jetës njerëzore.

Refuzimi i eksperiencës së forcave të zhvillimit, duke u iluzionuar të kontrollosh dhimbjen me arsyen, është ofendimi më i madh që i bëhet Zotit.

Në të kundërt, dobësimi i personalitetit, duke e futur në errësirën e dhimbjes, bëhet mjeti sovran i hapjes drejt të pandërgjegjshmes së shpirtit.

Me këtë nuk po bëj apologjinë e dhimbjes. Por sqaroj se një ngushëllim mund të kërkohet në terrin e dëshpërimit, duhet të gjendet në ndjenjat, që i përkushtohen shpirtit, më shumë se kujtesës së të shkuarës. Rikthehen kujtimet herë pas here për të ringjallur dhimbjen.

E megjithatë, dashuria mund të jetë më e fortë se dhimbja, në qoftë se rritet në interesin e zhvillimit të brendshëm. Të shprehësh ndenjën e shpirtit, të dëgjosh ringjalljen e dashurisë së vjetër, të mbrohesh nga kushtëzimet shqetësuese të mendimit, kjo përbën qëllimin.

Për një Ermetist, nuk ekzistojnë dhimbje kaq të mëdha sa nuk mund të kalohen.

Dhimbja është shenja e një jete të re.

Atëherë le të jetë kështu jeta, për të mirën e shpirtit, më shumë se sa të aspetativave të të qenurit fryt i ndryshimeve aksidentale dhe të ndikimeve të pavetëdijshme. Të duash dhimbjen tënde është shumë, për shumicën e atyre që shfaqen si kuptim i përgjithshëm.

Të shtysh dhimbjen, duke shpresuar që Engjëlli i Zotit do të zgjidhë atë me anë të besimit, përfaqëson iluzionin e çdo besimtari.

Të mendosh se obsesioni mistik do të vërë dorë të mbulojë çdo dhimbje, përfaqëson një tjetër provë të ndryshimit ekstrem të çdo ideali njerëzor, nëse bie në eksperiencën e jetës.

Kur njeriu vuan, duhet të gjejë dritën e një shprese.

Disa pasardhës të Spiritualizmit Humanitar, kërkojnë prova në kontaktin e botën tjetër, të arrirë falë një gjendjeje të ndjeshme, por pa asnjë inteligjencë të qartë të fenomenologjisë së të padukshmes.

Përgjithësisht, bëhet fjalë për njerëz mendërisht të brishtë, të ndikuar nga një mendim për jetën e përtejme gjithmonë të njëjtë, pa ndryshime, në harmoni me ndjenjat më të mira të mikut prift.

A mund të shprehin çdo aspekt astral dhe të bëhen preh e gjuetarëve të padukshëm, e megjithatë ngjitën mbas shpresës, duke qenë të sigurt të komunikojnë me të dashurit e tyre, me veshjen e ndritshme, të gjetur në arkivin e çdo përralle të krishterë.

Dhe në shpresën absurde të një kontakti të mençur, i jepen idiotësisë se janë të privilegjuar, në iluzionin e një ndjenje altruiste, kundër tjetrit.

I jepen kështu bisedave të kota me të përtejmen, duke zhbiriluar gjithë fjalorin e budallalliqeve dhe duke kërkuar përgjigje të mundshme, të kënaqur duke jetuar në një ëndërr të një të kaluare që nuk do të kthehet.

Ja një shembull se si mjetet misterioze të shpirtit, të zbulohen në pafundësinë e një dhimbjeje fatale.

Ka shumë prindër të krijesave të vdekura parakohe, që i dedikohen spiritualizmit, për të mos vuajtur, duke pranuar dhimbjen, në iluzionin se kjo është një shkëputje e përkohshme.

Sipas Doktrinës së Spiritualizmit, shpirti i të ndjerit mbijeton i paprekur dhe perfektësisht në gjendje të dalë në dukje nëpërmjet këtyre seancave spirituale, me pasojën të mbajë larg të mbijetuarin nga çdo manifestim mediant të qartë dhe inteligjent.

Mendohet pra, se një mediant ka fuqinë të transmetojë ide dhe forma psiqike që i përkisnin të ndjerit dhe të manifestohet në inteligjencën e përbashkët të përfaqësuar nga Zinxhiri Medianik.

Në këtë mënyrë, ndërkohë që pjesëmarrësit janë të zhytur në qetësi, shkalla e pavetëdijshme e mediantit shpërthen, ndërsa pavetëdija e dhunshme, në qark, prodhon dhimbje spo manifestime fizike.

Duhen interpretuar ekzaktësisht fenomenet mediante, pa krijuar iluzione për identitetin e pjesëmarrësve të padukshëm, për të cilët pretendohet se kanë fuqinë të futen në mendimet e sensitivës, duke bërë të mundur që të manifestohen përmes fjalëve të saj, fjalë të një urtësie dhe inteligjence të veçantë.

Sipas Ermetizmit, fuqia e Zinxhirit vepron duke ushqyer shprehjen e pavetëdijshme të mediumit, duke e shtyrë në këtë mënyrë të personifikojë format e errësirës së vetë mendjes së saj.

Sa më shumë ajo shtyhet në gjendje trance, aq më mirë prodhon fjalë dhe gjendje sugjestionimi të veçantë, madje profeci dhe përshkrime të veçanta të njerëzve të gjallë apo të vdekur.

Përgatiti
Klarita Bajraktari
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Admin 23.04.09 14:59

Përballë frikës së vdekjes

Vdekja e ka terrorizuar njeriun në çdo epokë. Sot psikologët shpjegojnë se cila është mënyra më e mirë për ta përballuar

Nuk është më. Iku përgjithmonë. Na la. Gjenden lloj-lloj shprehjesh, me qëllim që të mos shqiptojnë fjalën që na tremb të gjithëve: vdekja. Vdekja është vërtet një tabu dhe ideja se "atje lart" nuk ka jetë, duket e papranueshme për të gjithë ne.

Megjithatë, sipas një sondazhi, rreth 54 për qind të evropianëve besojnë në botën e përtejme, ndërsa 23 për qind thonë se shpresojnë, por që nuk kanë asnjë argument për të besuar.

Fituesi i çmimit "Nobel" për mjekësinë, Francois Jacob, tregon se të vdesësh ashtu si dhe të lindësh, është një domosdoshmëri, pasi qeniet evoluojnë dhe "kufijtë e jetës nuk mund të braktisen. Rastësisht ato janë të shkruara në trashëgiminë tonë gjenetike".

Por kjo nuk na ngushëllon aspak. Nga ana tjetër, përgjatë shekujve njeriu është përpjekur të gjejë vetë përgjigje nga më të ndryshmet.

Gjyqi hyjnor

Varëset e fildishta, gjerdanët, ushqimet dhe plot gjëra të tjera që hidheshin në varre në periudhën e paleolitit, të bëjnë të mendosh se rreth 30-50 mijë vjet më parë paraardhësit tanë besonin në jetën e përtejme.

Ndërsa në Egjiptin e lashtë jeta e përtejme u garantohej të gjithë atyre që ishin sjellë mirë. I vdekuri paraqitej në gjyqin e drejtuar nga Osiride, sovrani i jetës përtej varrit dhe zemra e tij vendosej mbi një peshore. Nëse ishte më e rëndë se një pupël, atëherë pavdekshmëria i mohohej kategorikisht, përndryshe i vdekuri do të kalonte në botën e përtejme, ku mund "të fliste, qeshte, punonte, hante, pinte, te bënte dashuri dhe gjithçka tjetër që bënte më parë në jetën e përditshme", lexohet në shkrimet e ndryshme të asaj epoke.

Ideja e një jete të qetë pas vdekjes është e njëjtë në shumë vende të ndryshme. Edhe pse në disa kultura antike, si në atë vikinge, parajsa rezervohej për heronjtë, ndërsa për aztekët atje shkonin viktimat e sakrificave të mëdha, budistët dhe hinduistët në fakt besojnë në rimishërimin ku je i dënuar deri sa të arrihet gjendja e quajtur nirvana, ku njeriu arrinte të gjente gjendjen shpirtërore. Rimishërimi nuk është një fakt simbolik.

Në librin "Spook" (Norton & Company), gazetarja amerikane Meri Roach tregonte se ishte zhvendosur në Indi për të hetuar mbi rimishërimin, së bashku me Kirti Rawat, studiues i filozofisë orientale.

Një nga rastet që Rawat gjykonte si më specifik, ishte ai i fëmijës së quajtur Aiswary. Sipas të afërmeve, ai ishte rimishërimi i Veeraplit, një fëmijë që kishte vdekur nga goditja e një rrufeje. Thuhej se Aiswary i njohu të gjithë familjarët e fëmijës së vdekur në foto, madje mbante mend edhe episode të ndryshme nga jeta kur Veerpal ishte gjallë. E ëma tregonte se një herë kishte gjuajtur me shkelma një shtyllë elektrike, por përballë gazetares Roach fëmija nuk tha asnjë gjë dhe folën vetëm të afërmit. Në fund, Rawat, që besonte te rimishërimi, e kishte pranuar se rasti i Aiswaryt nuk ishte bindës.

Të dënuar

Edhe besimi nuk arriti që ta fshinte frikën e vdekjes. Në shumë kulte vdekja është një dënim që i jepet njeriut për shkak të mëkateve të mëdha që ka bërë në jetë.

Në bibël, për shembull, përzënia nga parajsa përkon me fillimin e ekzistencës sonë në botën tjetër. "Në eksperiencën time, të jesh besimtar nuk është as mbështetje dhe as ndihmë për ata që janë duke vdekur", tregon Nadia Crotti, psikologe në institutin kombëtar të tumoreve në Genova dhe asistente e pacientëve në muajt e fundit të jetës. "Përkundrazi, ata që janë sjellë në jetë duke ndjekur ritet fetare, shpesh janë më të prirur për të mos e pranuar vdekjen. Pse? Sepse ndihen të tradhtuar nga Zoti". Në fakt, ndihma mund të vijë nga familjarët, mjekët dhe psikologët, edhe pse vetëm në kohët e fundit mjekësia ka filluar të përdorë mënyra të ndryshme për të larguar dhimbjet në fazat e fundit të jetës, jo vetëm ato fizike.


Nuk mund ta besoj!



Megjithatë, ajo që duket se është paksa "ndryshe" nga të tjerët, është psikiatria Elisabeth Kubler-Ross (1926-2004), me librin e saj "Vdekja dhe vdekshmëria", botuar në vitin 1969. "Nuk duhet të kesh frikë nga vdekja. Vdekja mund të jetë eksperienca më e mrekullueshme e jetës. Gjithçka varet nga mënyra se si ke jetuar", kishte deklaruar pak para se të vdiste Kubler-Ross. Psikiatria e famshme ka identifikuar edhe 5 faza reagimi, ku përfshihen: mohimi që vdekja është e afërt, zemërimi, bisedimi ose negociatat (ku u kërkohet mjekëve ose Zotit që të mund t‘u zgjasë jetën), depresioni dhe pranimi.

Kështu, mohimi mund të manifestohet në mënyra të ndryshme. "Shpesh herë pacientët refuzojnë verdiktin e mjekëve dhe u drejtohen spitaleve të tjera, që besojnë se janë më të mirë", tregon psikologia Crotti. Madje, edhe ata që duken se janë guximtarë dhe nuk kanë frikë nga vdekja, në fund mund të mos e pranojnë diçka të tillë. "Heroizmi është pjesë e mohimit dhe tregon se duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk mund të bëjmë dot të kundërtën", vazhdon Crotti.

Zemërimi dhe negocimet janë të domosdoshëm për të pranuar vdekjen. "Janë pikërisht ato momentet kur bëhesh i ‘gjallë‘, aktiv, pasi ke marrë vesh se ke një armik si ‘vdekja‘. Po ju tregoj diçka, vazhdon më pas Nadia. Pikërisht kur mori vesh se nuk kishte më shpresë, një pacient më tha duke ulëritur se donte "ta gjuante me sa të kishte fuqi qiellin". Ndërsa depresioni është faza ku reflektohet vetvetja. "Duke ripërshkuar jetën tënde, duke u përpjekur të ‘mbushësh‘ vendet që të duken bosh, është e nevojshme të dëgjosh se ke jetuar ashtu si ke dashur dhe tani mund ta përballosh më mirë vdekjen. Ankthi qëndron te fakti të vdesësh pa bërë gjërat që ke dashur më shumë".


Të mbushësh boshllëqet



Ndonjëherë merren vendime që mund të duken të dëshpëruara,

"por është sinjali se dikush po e pranon idenë e vdekjes", përfundon Crotti. "Ka nga ata që vendosin të bëjnë një udhëtim në një vend që e kanë pasur fiksim, por nuk kanë arritur të shkojnë kurrë, ose nga ta që vendosin të sjellin në jetë një fëmijë. Madje, një pacientja ime u martua vetëm tri ditë para se të vdiste". Pranimi për atë që do të ndodhë është një moment aktiv: të bën të mendosh se të jetosh ka pasur një kuptim. Kështu bëri edhe filozofi i madh, Sokrati, në shekullin e 5-të para Krishtit. I dënuar me vdekje, iu nënshtrua ligjit që për të ishte i shenjtë: refuzoi të arratisej dhe ktheu me fund gotën e helmit.


Frikë? Jo gjithmonë


Psikiatria Elisabet Kubler-Ross: "Frikë nga vdekja? Varet nga mënyra se si ke jetuar"


Fatkeqësisht është natyrore


Fituesi i çmimit "Nobel" në mjekësi, Francois Jacob: "Kufijtë e jetës janë të shkruar në gjene"


Kanë thënë pak çaste se të mbyllnin sytë përgjithmonë:


"Jezus të dua, Jezus të dua!"

Nënë Tereza e Kalkutës, misionarja shqiptare që jetoi në vitet (1910-1997)


"Tani më duhet të shkoj për të fjetur. Natën e mirë!"


Lord Georg Bajron, poet anglez (1788-1824)


"Atje lart është shumë bukur"

Thomas Edison, shpikësi i llambës (1844-1931)


"Duartrokisni miqtë e mi. Komedia sapo përfundoi"

Ludwig van Beethoven, kompozitor gjerman (1770-1827)


"Kjo është absurde. Kjo është absurde"

Zigmund Frojd, babai i psikoanalizës (1856-1939)


"Sa është ora?"

Ataturk, Presidenti i parë turk (1881-1938)


"E gjithë kjo më mërzit"

Winston Churchill, burrë shteti anglez (1874-1965)


"Ngrini një doli për shëndetin tim"

Pablo Picaso, piktor spanjoll (1881-1973)


"Do të ishte shumë e shëmtuar të vdesësh dy herë. Është kaq e mërzitshme"

Richard Feybman, fizikant amerikan (1918-1988)


"Mozart! Mozart!"

Gustav Mahler, kompozitor boem (1860-1911)


"Zoti do të më falë. Në fund të fundit, ky është zanati i tij"

Heinrich Heine, poet gjerman (1797-1856)


"Nëntoka më merr frymën. Betohuni se nuk do të më varrosni të gjallë"

Frederic Chopin, kompozitor polak (1810-1849)

GShqip
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Admin 29.04.09 1:23

Vdekja

Vdekja është pa dyshim njëra ndër ngjarjet më të dhembshme dhe me ë rëndësishme në jetën e njeriut.

Per këtë arsye ajo ka qenë dhe sot njëra ndër cështjet e rëndësishme gati te cdo filozofie.

Që në fillim të themi se fjala "vdekje" i ka këto tri kuptime themelore :
a) gjendja pas mbarimit të jetës
b) momenti i kalimit nga jeta ne jojetë dhe
c) vdekja si shkak i personifikuar i fundit te jetës.

Ne kuptmin biofiziologjik të fjales vdekja do të thotë ndëprerja e pakthyshme e procesit të këmbimit te lëndëve biokimike ne organizmin e gjallë të njeriut .

Prandaj te flasesh per vdekjen nuk do te thotë të merrresh me dicka te kaluar, por do të thotë , para se gjithash, të flasesh se cfarë dhe cili është kuptimi i jetes sonë.

Kështu per shembull Herakliti nga Efesi (sh.k IV-V p.e.r) e hetoi lidhjen e ngushtë midis vdekjes dhe jetes dhe tha "te vdesesh dhe te jetosh është një dhe po ajo gjë"edhe fiziologu francez Bernar Klod ne sh.l XIX tha "të jetosh do të thotë te vdesësh".

Edhe filozofi më i madh i Greqisë së vjetër e shtroi dhe e analizoi Cështjen e vdekjes.Ne vepren e tij Fedoni Platoni thotë se vdekja nuk është një gjë e tmershme.Sipas mendimit te tij, vdekja është clirimi i shpirtit te njeriut nga burgu i trupit si substancë materiale.

Pas vdekjes thotë Platoni shpirti vazhdon te jetojë i lirë në botën e matanshme.

Filozof tjeter i shquar grek, Epikuri nga Samosi, ishte i mendimit se nuk duhet as te mendojmë per vdekjen e as te frikesohemi nga ajo, sepse: derisa te jemi gjallë nuk jemi të te vdekur, kurse kur vdesim nuk jemi më"ata qe ndjejmë dhe që mund te frikesohemi.

Edhe filozofi i shquar romak, Lucie Anej Seneka ishte i mendimit se në fakt njeriu nuk i frikesohet vdekjes po përfytyrimit te vdekjes, ngase vetë vdekja nuk është gjë e tmershme, por fundi i dhembjeve dhe i vuajtjeve tona jetësore.

Filozofi romak Lukreci vdekjen e konsideron si nje proces dhe ngjarje krejtësisht te natyrshme.Sipas mendimit te tij vdekja do të thotë shthurja e kombinimit te caktuar te atomeve si thërmija materiale.Meqenëse vdekja është nje domosdoshmëri, të cilës nuk mund ti ik askush.

Lukrecia porosit te pajtohen me të."edhe sikur te rrojmë me mija shekuj, gjithmonë vdekjen e kemi gati kështu, si ai që u nda sot nga jeta, si ai që vdiq me muaj e vjet me parë, te dy do te flenë njësoj ne gjumë te rendë".

Edhe filozofi gjerman Lajbnici thotë se vdekja s'është tjetër vecse rezultat i perfundimit të procesit involutiv, i procesit te kundërt me evolutiv.

Keto të gjitha pikepamje per vdekjen kanë një emer te perbashket :quhen pikepamje metafizike mbi vdekjen !!!
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Admin 09.06.09 19:10

Çfarë na ndodh kur vdesim?

Doktor Sem Parnia, profesor i qendrës mjekësore "Weill Cornell" të Nju Jorkut, është një prej ekspertëve më të njohur në studimin shkencor të vdekjes.

Parnia dhe disa nga kolegët e tij shpallën nisjen e sipërmarrjes së tyre të parë me përmasa madhore: eksplorimin trevjeçar biologjik të përvojave "jashtë trupore". Studimi i njohur si "AWARE" (AWAreness during REsuscitation), "Ndërgjegjshmëri pas Ringjalljes", përfshin 25 qendrat më të rëndësishme mjekësore të Evropës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Do ekzaminojnë 1500 njerëzit që kanë arritur t‘u mbijetojnë atakëve kardiakë. Në një intervistë me revistën amerikane "Time", doktor Parnia flet për zanafillën e projektit, skeptikët dhe ndryshimin mes mendjes e trurit.

Çfarë metodash do përdorë ky projekt për të verifikuar ato që njerëzit i quajnë përvoja "pranë vdekjes"?

Kur zemra ndalet, në tru nuk mbërrin më gjak. Kështu që aktiviteti i trurit ndërpritet, siç mund edhe ta merrni vetë me mend.

E megjithatë, paradoksalisht 10 ose 20 për qind e njerëzve që janë rikthyer në jetë pas periudhës së ndaljes së zemrës- që mund të zgjasë disa minuta deri pak më shumë se një orë -tregojnë se kanë qenë të ndërgjegjshëm.

Çështja kyçe është: Ndodh vërtet kështu, apo është veç një lloj iluzioni? E vetmja mënyrë për ta zbuluar është vendosja e fotove në tavanin e dhomës ku gjenden dhe askund tjetër, pasi ata tregojnë se janë në gjendje të shohin gjithçka.

Kështu, në rast se arrijmë të studiojmë një seri prej 200 apo 300 njerëzish që kanë përjetuar vdekje klinike e janë kthyer sërish në jetë, duke qenë në gjendje të na tregojnë ç‘ndodhte në dhomë e nëse kanë qenë në gjendje t‘i shohin ato fotografi, marrim konfirmimin se ata vazhdojnë të mendojnë edhe pse truri nuk u funksiononte.

Si lidhet ky projekt me perceptimin që ka shoqëria jonë për vdekjen?

Njerëzit në përgjithësi e perceptojnë vdekjen si një çast të vetëm: je i vdekur ose i gjallë. Ky është përkufizimi shkencor që kemi. Por, sipas përkufizimit klinik që kemi ne, kur zemra ndal së rrahuri, mushkëritë ndalojnë së punuari dhe për pasojë edhe truri rresht së funksionuari.

Kur mjekët hedhin një rreze drite në syrin e një pacienti, e bëjnë për të vërtetuar se nuk ekziston asnjë lloj refleksi. Refleksi në sy ndërmjetësohet nga qafa e trurit, që është zona e cila na mban gjallë. Nëse ajo nuk funksionon, do të thotë se vetë truri nuk funksionon. Në këtë pikë unë thërras në dhomë një infermiere, e cila mbush certifikatën që vërteton vdekjen e pacientit. Para 50 vjetësh njerëzit nuk mbijetonin pasi qe kryer ky veprim.

Sa është e aftë teknologjia të sfidojë perceptimin që vdekja është një çast?

Në ditët e sotme kemi në dorë teknologji të reja, falë të cilave jemi në gjendje t‘i kthejmë njerëzit në jetë. Në fakt tani po zhvillohen disa medikamente - nuk mund të thotë njeri me siguri se do hidhen ndonjëherë në treg - në gjendje të ngadalësojnë procesin e dëmtimit të qelizave të trurit dhe vdekjen.

Imagjinoni sikur pas dhjetë vjetësh të keni një pacient, zemra e të cilit ka ndalur, dhe falë këtij medikamenti të hatashëm të arrini të ngadalësoni gjithçka, duke bërë që ajo çfarë ndodh gjatë një ore, të zgjasë dy ditë. Me progresin e mjekësisë na duhet të përballemi me një mori pikëpyetjesh etike.

Por çfarë ndodh me individin gjatë asaj kohe? Çfarë ngjet në të në vërtetë? Për shkak të mungesës së furnizimit me gjak, qelizat hidhen në një lloj eksitomi për të mbajtur veten gjallë. Dhe brenda pesë minutave nisin të dëmtohen apo të ndryshojnë.

Me kalimin e një ore dëmi është aq i madh, sa edhe nëse e vëmë përsëri zemrën në punë dhe pompojmë gjak, njeriu nuk mund të kthehet në jetë, pasi qelizat kanë ndryshuar shumë. Pas kësaj, qelizat vazhdojnë të ndryshojnë, kështu që brenda dy ditësh trupi nis të dekompozohet. Ndaj, nuk kemi të bëjmë me një çast të vetëm.

Është një proces që nis me ndalimin e zemrës dhe arrin kulmin e humbjen e plotë të trupit, dekompozimin e të gjitha qelizave. Gjithsesi, çështja përfundimtare është: Çfarë ndodh me mendjen e njeriut? Çfarë ndodh me mendjen dhe ndërgjegjen gjatë vdekjes? A rresht së funksionuari menjëherë me ndaljen e zemrës? Rresht së funksionuari që 2 sekondat e para, 2 minutat e para? Sepse e dimë që qelizat pësojnë ndryshime në atë kohë. A rresht pas 10 minutash, pas gjysmë ore, pas një ore? Dhe lidhur me këtë nuk dimë asgjë.

Si ka qenë intervista juaj e parë me dikë që ka përjetuar një përvojë "jashtë trupit"?

Tepër e fortë dhe tepër modeste. Pasi, para së gjithash, duhet mbajtur parasysh se janë njerëz krejt të sinqertë, që nuk kërkojnë të tërheqin vëmendje apo famë mbi vete. Në shumë raste as që i janë rrëfyer njeriu tjetër për të, pasi i druhen asaj që mund të mendojnë të tjerët.

Janë rreth 5 qind rastet që kam intervistuar që kur nisa këtë lloj studimi dhjetë vjet më parë. Ajo që të lë mbresa është ngjashmëria mes rrëfimeve, realizmi i asaj që përshkruanin. Kam folur me mjekë e me infermiere të cilët më kanë rrëfyer se pacientët u kanë treguar pikë për pikë atë që ndodhte në dhomë gjatë vdekjes klinike.

I kam dokumentuar disa prej këtyre rrëfimeve në librin tim, "Çfarë ndodh kur vdesim", pasi doja që lexuesit të njiheshin me të dyja qëndrimet - jo vetëm të pacientëve, por edhe të mjekëve - dhe të kuptonin si ndihet një mjek në çastin kur një pacient rikthehet në jetë dhe i tregon gjithçka ka ndodhur në ato çaste.

Në libër kam sjellë rastin e një kardiologu, i cili më tha se nuk i kishte treguar asnjeri, pasi nuk kishte një shpjegim për faktin që pacienti i vdekur e i ringjallur i kishte përshkruar me detaje çfarë kishte thënë e kishte bërë gjatë kohës që ishte klinikisht i vdekur. Kjo e kishte çuditur aq shumë, sa mori vendimin as të mos e sillte më në mendje.

Përse mendoni se ka një lloj rezistence ndaj studimeve si ky i juaji?

Pasi po shtyhemi përtej kufijve të shkencës, po punojmë mbi hamendësime dhe perceptime që nuk janë saktësuar kurrë më parë. Shumë njerëz i qëndrojnë idesë se, epo, kur vdes, vdes; kjo është arsyeja.

Vdekja është një çast i vetëm: je ose i gjallë ose i vdekur. Të gjitha këto nuk bazohen në prova shkencore, por janë perceptime shoqërore.

Në rast se kthehemi në shekullin XIX, fizikanët mbështeteshin te ligjet e Njutonit për lëvizjen dhe ndjenin se i kishin të gjitha përgjigjet për gjithçka lidhur me universin.

Kur shohim botën përreth, fizika njutoniane është tërësisht e mjaftueshme. Arrin të shpjegojë shumë prej atyre gjërave që i kemi para syve çdo ditë. Por më pas u zbulua se kur e vëren lëvizjen të ndarë në nivele shumë të vegla - përtej niveleve të atomit - ligjet e Njutonit nuk vlejnë më. Kishte ardhur nevoja për një fizikë të re, gjë që na drejtoi te fizika kuantike. Shkaktoi shumë kundërshti, as edhe vetë Ainshtaini nuk e besonte.

Në rastin tonë, po të shohim mendjen, ndërgjegjen dhe trurin, supozimi se mendja dhe truri janë e njëjta gjë vlen në shumë rrethana, pasi në 99 për qind të rrethanave nuk jemi në gjendje të veçojmë trurin nga mendja; punojnë që të dy ekzaktësisht në të njëjtën kohë.

Por ekzistojnë disa shembuj ekstremë, si në rastet kur truri ndal së funksionuari, që na bëjnë të mendojmë se ai supozim mund edhe të mos jetë i vërtetë. Kështu, kjo shkencë është po aq e nevojshme, sa fizika e kuanteve.

Përshpejtuesi i grimcave atomike "CERN" mund të na shpjerë prapa deri te rrënjët tona. Mund të na shpjerë te çastet më të para të Big Beng-ut, tamam te zanafilla.

Me studimin tonë, për herë të parë kemi në dorë teknologjinë dhe mjetet për të hetuar diçka shumë të rëndësishme. Të shohim çfarë na ndodh kur na vjen çasti i fundit. Mos ndonjë gjë vazhdon?
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Admin 10.06.09 18:21

I shpëton tragjedisë se “Air France”, vdes në një aksident rrugor

I “shpëton” aksidentit ajror dhe gjen vdekjen nga një tjetër aksident, por ketë here rrugor. Johanne Ganthaler dhe bashkëshortit te saj Kurt patën humbur fluturimin nga Brazili në Paris, të 31 majit 2009.

Çifti i moshuar ishte duke udhëtuar me makinën e tyre kur në afërsi të qytetit austriak Kufstein makina ka “fluturuar” duke dale jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit Johanne Ganthaler ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Johanne dhe bashkëshorti i saj Kurt po udhëtonin nga Aeroporti i Mynihut për në Benero, një qyteze e vogël në veri të Itali ku edhe banonin.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 04.07.09 22:45

VDEKJA

Vdekja mund t’ju vjen në çdo moment. Kushedi, ndoshta ky është ai moment. Ose, mund të jetë shumë më afër se që keni menduar ndonjëherë.

Këta rreshta mund të jenë mundësia e fundit, përkujtuesi i fundit, paralajmërimi i fundit para se t’ju vjen vdekja. Derisa jeni duke lexuar këta rreshta, kurrë s’mund ta dini nëse do të jeni gjallë në orën që pason. Qoftë edhe nëse vërtetohet se është ashtu, asgjë s’mund t’ju garantoj se do të jetoni edhe një orë tjetër.

A është e sigurt se do të jeni gjallë pas edhe një çasti të vetëm e lëre më një orë. Nuk ka asnjë garancë se do të arrini ta përfundoni këtë libër. Vdekja do t’ju vjen, me siguri, në një kohë kur, vetëm një çast më herët, as që ju ka shkuar mendja për vdekjen.

Padyshim se do të vdisni, sikurse që do të vdesin të gjithë ata që i doni. Para ose pas jush, ata padyshim do të vdesin. Njëqind vjet nga ky moment, nuk do të ketë as edhe një njeri të vetëm që do ta njihni në këtë botë.

Aspirata të pafund që kanë të bëjnë me jetën preokupojnë mendjet e njerëzve; të kryejnë shkollën e lartë, të regjistrohen në universitet, të diplomojnë, të kenë një profesion të respektuar, të martohen, të rrisin fëmijë, të bëjnë një jetë të qetë…këto janë ndër planet më të përgjithshme dhe më të zakonshme të njeriut. Përveç këtyre, ekzistojnë me mijëra plane tjera të sajuara për t’ju përgjigjur kushteve personale të njeriut.

Vdekja është njëra prej pak gjërave në jetë që është e sigurt se do të ndodhë. Ajo është një gjë njëqind për qind e sigurt.

Pas shumë vitesh të punës së mundimshme, një student ia arrin qëllimit të regjistrohet në universitet, megjithatë vdes në rrugë për në orën e mësimit. Dikush që është punësuar së voni në punë e humb jetën në udhëtimin e tij të parë për në punë. Një aksident trafiku iu jap fund jetëve të një qifti të sapomartuar në ditën e tyre të martesës. Një biznesmen i suksesshëm parapëlqen të udhëtoj me aeroplan për të kursyer kohën, duke mos ditur se pikërisht ai fluturim do të jetë një fund i tmerrshëm i jetës së tij.

Në një periudhë të tillë, planet nuk kanë më vlerë. Duke lënë prapa vetes planet që kanë fatin të mbesin të papërfunduara përjetësisht, ata shkojnë drejt një momenti pa kthim – edhe pse është një destinacion që ata nuk e kishin planifikuar asnjëherë. Çuditërisht, me vite të tëra, ata kaluan shumë kohë duke bërë plane që kurrë nuk do të hyjnë në punë, e megjithatë asnjëherë nuk iu shkoj ndër mend një gjë e padyshimtë që do të ndodhte.

Si duhet pra një njeri i mençur dhe i vetëdijshëm të përcaktoj prioritetet e veta? A duhet ai të planifikoj për një gjë që do të ndodhë me siguri apo për diçka që vështirë se do të ndodhë? Shumica e njerëzve, është e qartë, u japin prioritet qëllimeve për të cilat kurrë s’mund të jenë të sigurt se do të arrijnë t’i përfundojnë.

Pa marr parasysh se nëpër cilën periudhë të jetës janë duke kaluar, ata me vendosmëri planifikojnë për një të ardhme më të mirë dhe më të kënaqshme.

Kjo prirje do të ishte plotësisht e arsyeshme, po të ishte njeriu i pavdekshëm. Megjithatë është fakt se të gjitha planet i nënshtrohen këtij fundi absolut të quajtur vdekje.

Prandaj është e paarsyeshme të mos përfillet vdekja, e cila padyshim se do të ndodhë, dhe t’i kushtojnë vëmendje gjithë atyre gjërave që munden apo mund të mos realizohen.

Mirëpo, në sajë të një joshjeje të pakuptimtë që robëron mendjet e tyre, qeniet njerëzore nuk arrijnë ta vërejnë këtë të vërtetë të qartë.

Duke qenë kështu, ata kurrë nuk mund të njohin jetën e tyre të vërtetë, e cila është e caktuar të fillojë me vdekje.

Ata thjeshtë nuk përgatiten për të. Ky shkrimi ka për qëllim ta shtyjë njeriun të mendojë për një çështje për të cilën ai nuk dëshiron të mendojë dhe për ta paralajmëruar atë për një ngjarje të afërt dhe të pashmangshme… Shmangja prej të menduarit për të nuk është assesi një zgjidhje.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 18.11.09 16:32

Së fundi vjen vdekja

Vdekja Morg

Besimtarët, kur shkojnë tek shkencëtarët dëshpërohen, për përgjigjet që marrin lidhur me këtë temë.

Studiuesit e shkencës me kritere të Poperit, Foyerband, Lakatos, Bekon etj, shpeshherë edhe tallen dhe ironizojnë amshueshmërinë, “jetën pas vdekjes”, “kopshtin e Edenit”…Gerantologët, si “shkencëtarët e plakjes”, po ngarendin të kuptojnë procesin e mënyrës së plakjes duke u interesuar konkretisht për vetë vdekjen.

Shumica syresh prej tyre, vlerësojnë se “jetëgjatësia mund të sigurohet, por shpresa e njeriut për jetë të përhershme ngelet akoma vetëm shpresë dhe intencë”.

Psikologjia frojdiane duke provokuar intensitetin e dëshirës njerëzore për amshueshmëri dhe frikën nga vdekja, gjen edhe origjinën e formës më të vjetër të vetëdijes shoqërore, lindjen e religjionit.

Po ashtu, ndihmesë të madhe po jep gjenetika, ku probabilizohet se në kodin tonë gjenetik është shkruar edhe vdekja, me gjithë që, ne akoma nuk mund të deshifrojmë këtë kod dhe kohën kronologjike ta “relativizojmë”.

Thënë si rezultat i këtij konteksti rezonik, mund të ripërsërisim sikur e kanë thënë disa herë filozofët se, “pa vdekjen nuk mund të parafytyrohet ekzistenca e religjionit”.

Po u zbulua kodi ynë gjenetik i alkimisë së dikurshme, atëherë gjasat janë vetëm për një religjion, atë të shkencës. Sociologu Emil Dyrhem, në librin e tij kapital, “Format elementare të jetës religjioze”, duke favorizuar shkencën kundrejt religjionit, mbron pikëpamjen se, “religjioni, pavarësisht se ishte dominues që moti në shoqërinë njerëzore, edhe atëherë kur kishte funksione të mëdha shoqërore, ishte një lloj shkence më vete, dhe jo e kundërta, shkenca si religjion”.

Rëndësi për filozofinë e vdekjes dhe të qenies kanë edhe sot simbolikisht “Shkolla e vjetër filozofike e Elesë” - në Jug të Italisë, ku qyteti Elea në atë kohë ishte koloni greke. Duhet vlerësuar Ksenofanin, Parmenidin, Zenonin, mendimtarët e “atomizmit grek” si Leukipin, Demokritin, Epikurin, etj. Është e njohur thënia e epikurianëve: “ Njerëzit dhe vdekja, kurrë nuk takohen”.

Kur vdesim ne nuk jemi. Kalojmë nga qenie në joqenie. Diçka e kohës më të vonshme që preferohet zëshëm të lexohet për gjendjen njerëzore të pasigurisë në jetë, është libri “Koncepti i Ankthit”, të shkruar në mënyrë krejtësisht autentike, nga ekzistencialisti - Soren Kierkegaard.

Pa reflektimin mbi veprat e mendimtarit Martin Heideger - që sipas Herbert Marcuze është filozofi më i madh që kishte takuar ndonjëherë – e sidomos pa konsultuar librin “Qenia dhe Koha”, zor të jemi ekspertët e filozofikimit të qenies, ekzistencës dhe kohës. Ishte Heideger - ai që i lindi vështirësi edhe gjuhës shqipe për të bërë, shënjuar dallimin në mes të “qenies” dhe “qenies”.

Pra, të filozofuarit për vdekjen kërkon patjetër manualin e ontologjisë, të dizajnuar - një prej të cilëve që është bërë më së bukuri, është nga magnumi i filozofisë së qenies, Martin Heideger.

* * *

Zemra, Shpirti, Vetëdija, Truri, ADN. Po më pastaj ?!!!

Grekët besonin se shpirti gjendet në zemër ngaqë numëronin frymëmarrjet e ngadalësuara dhe të pushuara përgjithmonë, në çastet e vdekjes. Zaten, shprehjet në mes të dashuruarve “zemër”, “ të dua me zemër”, “të kam zemër”, “më ke hyrë në zemër”, e të tjera e të tjera frazeologjish romancash, burojnë nga po ky besim antik grek.

Frymëmarrjet e fundit të zemrës dhe ndërprerja finale e tyre sinjalizonin vdekjen ontologjike. Me zhvillimin e mjekësisë moderne, gjegjësisht përsosjen e mjeteve dhe të aparaturës teknologjike - të anamnezës së përgjithshme dhe specifike të organizmit të njeriut, kanë dalë në dritë shumë funksione që kryejnë zemra dhe truri.

Dashuria, tani nuk besohet se gjendet në zemër, por në koren e trurit të madh, në të cilën thuajse lokalizohen të gjitha emocionet njerëzore, pavarësisht simptomës së dashurisë si rritje dhe intensifikim i pompimit kardial. Për psikologët “shpirti” nuk ka kuptim metafizik; nuk ka pavarësi autonome nga trupi dhe organikja, siç mendohej dikur, por shpirti për ta paraqet rezultanten e të gjitha proceseve, dukurive, gjendjeve dhe manifestimeve psikike.

Për materialistët, - që mbaj në mendje diçka për këtë edhe nga libri i shkollës mesme, - shpirti është produkti i lartë i materies së organizuar në mënyrë të veçantë (pjesa biologjike, organike, si truri, zemra, eshtrat etj.) dhe nuk është i pavarur nga trupi.

Ndërsa biologët pohojnë se kemi dy lloje vdekjesh: vdekjen klinike dhe vdekjen finale biopsikike. E para ka të bëj me “vdekjen e përkohshme” të zemrës dhe ndaljen e frymëmarrjes, ndërsa e dyta me vdekjen e trurit (EEG) e të zemrës (EKG).

Po ashtu, dy elemente kryesore të qenieve të gjalla, si proteinat dhe ADN-ja kanë specifikat e tyre dalluese dhe funksionale, të cilat reprezentojnë ndërlikueshmërinë e natyrës njerëzore dhe të të konceptuarit e vdekjes. Përderisa proteina shkatërrohet dhe nuk mund të ngjallet nga denatyrimi si rezultat i faktorëve endogjenë dhe ekzogjenë, ADN-ja ka mundësi rigjenerimi. Në AND, gjegjësisht ARN informative, ruhen të gjitha informatat e njeriut.

E ndoshta informata regjistrohet në engramet e universit që shndërrohet në valë fizike! Ndoshta do të mund t’i nxjerrim në një dimension tjetër të universit këto informata. Ne jetojmë ndoshta në geto të universit. Ndoshta duhet pritur ndonjë krijesë aliene për të na ardhur në ndihmesë.

E jona nuk mbetet që t’i presim, por të provojmë të sfidojmë kozmosin përmes dijes dhe zhvillimit teknologjik.

Kulti religjioz “ Ravlian Movement”- i themeluar nga Klod Mauris Marcel Vorilho, i njohur tashmë si Rael (i marrë nga emri i perëndisë egjiptiane Ra), përbën metaforën psikologjike të shoqërisë moderne, ku lidhen ca njohuri shkencore dhe arritje mbi klonimin me psikologjinë e masave të etur për ngushëllime religjioze në një “relativizim ekstrem të të vërtetave”- në postmodernizmin e sapolindur.

Ky kult lindi më 1974 në Paris të Francës, ku sot thuhet se ka mbi 60.000 anëtarë aktivë, që besojnë se ne jemi krijesa të klonuara nga jashtëtokësorët, të cilat janë specie më inteligjente se njerëzit dhe, “Kopshti i Edenit” i proklamuar nga Bibla është laboratori i shkencëtarëve alienë, të cilët na klonuan në epruvetat e tyre, njësoj siç do të bëhemi edhe ne “krijuesit e krijesave tona” në të ardhmen e afërt - përmes përsosjes shkencore në klonimin e qelizave embrionale.

Dëshira për pavdekshmëri do të realizohet vetëm me zhvillimin e shkencës dhe asistencën nga qeniet më të larta se ne, siç janë alienët (Baballarët e njerëzimit).

Një mik im kanadez që kam në dhomën virtuale, beson fuqishëm në të vërtetën raeliane dhe po më tregon për paret që po depozitohen të ndërtohet “Ambasada për Vizitorët Alienë” (njëherë kanë thënë se në vitin 2035 do të vijnë Alienët në këtë ambasadë, bashkë me profetët e dikurshëm që janë ngritur në qiell, por Rael u kishte thënë do të vijnë më herët se ky vit!!!), ku sipas tyre, - gjithnjë sipas tyre,- Zoti ishte keqkuptuar, sepse ishin Alienët ata që na sollën librat e shenjtë (si përvoja të tyre për edukimin e tokësorëve) dhe do të na shpaguajnë këtë zhgënjim nga përkushtimi mijëvjeçar ndaj Zotit dhe perëndive të ndryshëm, me “eliksirin alkimist”, të “mundjes së vdekjes”, ose ripërpunimit të ADN-së.

Sipas mësimeve të liderit të kultit raelian, ADN është shpirti dhe prandaj jemi të pavdekshëm sepse ADN nuk shuhet kurrë si ekzistencë dhe esencë.

Pra, për të mos detajuar këtë kult religjioz modern më tej, vërehet në të gjitha manifestimet e jetës dhe lindjes së religjioneve, sekteve, ose kulteve, qofshin këto paramonoteiste, animiste, monoteiste, politeiste, parahistorike, paramesjetare e në modernitet, se gjithmonë ka qenë i gjallë te qeniet njerëzore “karemi për pavdekshmëri”, si një “ankth ndaj vdekjes”, ose “dëshirë për përjetësi”.

Kur evropianët u ndeshën për herë të parë me popullin eskimez, eskimët u tregonin atyre se kishin menduar deri atëherë se janë i vetmi popull në tokë. A jemi të vetëm në univers?- pyesin tokësorët. Jemi të vetëm derisa të “ndeshemi” me alienët sikur eskimezët me evropianët. Deri atëherë - mirë u dëgjofshim!!! Dëgjimin mund të na ndal vetëm vdekja…

Vdekja i kontribuon jetës dhe jeta nuk ka filluar me lindje që të mbarojë me vdekje

Parafytyroni sikur të mos vdisnin paraardhësit tanë të shumtë, se si do të vinte deri te mbipopullimi i specieve dhe kushtet për mbijetesë nga konsumi i ushqimit në planetin tokë do të ishin katastrofale. Këtë e kuptojnë sidomos demografët. Evolucionistët arsyetojnë edhe luftërat, fatkeqësitë natyrore, të cilat rregullojnë natalitetin dhe mortalitetin, për të arritur balancën demografike konform kushteve jetësore dhe të mirave të mjaftueshme materiale.

Por siç e dimë, evolucionistët dhe mbështetësit e Thomas Robert Malthus-it kanë gabuar që nuk kanë menduar se më shumë ka probleme në distribuimin e të mirave dhe pasurisë materiale, si dhe kufizimi i tyre vetëm në duart e një pakice njerëzish e të fortësh me pushtet, sesa nga mungesa e bollëkut në natyrë.

Ose, nuk kanë menduar edhe për një gjë kryesore: rregullimi i shtimit natyror (lindja dhe mortaliteti) nuk varet vetëm nga vullneti i natyrës ose forcës së evolucionit organik, por nga politikat sociale nataliste, të rregulluara nga njerëzit, shoqëria dhe politikat e shteteve.

Po të ishte e rregulluar krejtësisht reprodukimi biologjik i llojit vetëm nga “ligjet natyrore”, siç trumbetojnë evolucionistët darvinianë, atëherë demografët do të ishin “non grata” në shoqëri, pasi nuk do të nevojiteshin të shërbenin për krijimin e politikave sociale dhe të stimulimit ose destimulimit të lindjes së foshnjave.

Merr rastin e fundit të qeverisë kineze në Shangai, ku për shkak të plakjes së popullsisë, ka krijuar ligje që stimulojnë nënat e baballarët të lindin edhe “fëmijën e dytë”. Megjithëkëtë, çdo njeri pasi të vdesë lëshon një lokacion për të sapolindurin. Është kontribuues për vetë jetën.

Kjo është hera e parë që vdekja ndihmon jetën dhe arrijnë paqen njëra me tjetrën. Por kjo paqe arrihet prapëseprapë gjatë jetës. Sjelle kah ta sjellësh, ontos mbi thanatos!

Avni Rudaku
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 04.01.10 0:04

Pervoja e Vdekjes

Përvoja e vdekjes edhe sot merr pjesë në temat e diskutimit. Rreth kësaj teme nuk ka njohuri të mjaftueshme, por sot me ndihmën e teknologjisë janë bërë hapa të mëdha rreth kësaj teme.

Këto njohuri nuk mund ti marrim si njohuri të sakta.

Por ka raste të shumta kurë njeriu përjeton infarkte apo sëmundje të ngjashme ku me ndihmën e mjekësisë ja arrin të jetojë.

Ne do të cekim njërën prej këtyre rasteve: "pasi që një person kishte përjetuar infarkt dhe pas intervenimit që ju kishte bërë nga personeli mjekësor përsëri i kishin filluar rrahjet e zemrës. Pas pak kohe i sëmuri kishte hapur sytë dhe pasi që shikoi në personin që kishte në duar mjetet e intervenimit ju drejtua dhe i tha: "A kishit nevojë ta bëni këtë? Përse mua më kthyet prapa? Pas kësaj përsëri vazhdoi e tha: "Sa vend i bukur ishte ai ku isha, dhe aspak nuk kam pasur dëshirë të kthehem prapa!.

Duhet të dimë se psikologjia nuk është shkencë e cila merret me ngjarje të tilla. Shumë polemika janë duke u bërë rreth përvojave të tilla. Por nëse ka ndonjë ngjarje e cila ndikon tek disa njerëz, kjo është e vërtetë për psikologjinë.

Kübler Ross, rreth përvojës së vdekjes ka bërë shumë hulumtime dhe ka biseduar me shumë nga persona që pas një mundi të madh kanë arritur ti kthejnë përsëri në jetë. Këta persona thotë Ross'o se kanë vërtetuar se pas kësaj jete ekziston dhe një jetë tjetër. Të gjithë këta persona në ato momente kanë përjetuar lumturi, kjo lumturi u është dyfishuar me takimin e të dashurve të tyre që janë të vdekur.

Ata të cilët kanë përjetuar vdekjen thotë Ross'o se nuk kanë frikë më nga vdekja. Ata të cilët kanë përjetuar raste të tilla me kthimin në jetë kanë treguar se me daljen e shpirtit nga trupi ata kanë qenë aty dhe kanë shikuar se si mundohen doktorët ta kthejnë përsëri në jetë, jemi munduar që tu pengojmë në këtë aspekt por nuk kemi mundur kanë thënë disa nga personat që kishte biseduar Roos'o me ta pas një kohe të shkurtë nga rastet.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 04.01.10 0:23

Frika e Vdekjes

Tek ç'do person ekziston frika e vdekjes dhe kjo bën që njerëzit të brengosen. Ç'do frikë bën që njerëzit të brengosen por frika e vdekjes është frika më e madhe sepse në të ka vdekje dhe llogari.


Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme rreth frikës së vdekjes.

Fromm thotë se janë dy lloje të frikës së vdekjes. Frika e parë është normale për ç'do person sepse çdo njeri gjithsesi ka për të vdekur. Kurse e dyta është vet frika e vdekjes. Dhe kjo frikë ka të bëjë me jo suksesin e tij në jetë. Sepse ka disa nga njerëzit të cilët kanë një frikë ndaj jetës. Frika e vdekjes është arsyeja e cila ndikon pozitivisht në mundin për jetës, kurse frika e jetesës është ngjitëse dhe mos dëshirë e sajë. Ndarja (pas lindjes ndarja nga nëna), është përcjellëse e jetës dhe frikë e saj.

Largimi nga rrethi pra vetmia është ajo e cila bën që njeriu të ketë frikë më të madhe nga vdekja. Kështu që ndarja dhe afrimi janë te njëjta sikur jeta dhe vdekja.

Sipas Fromm'it të frikësohesh nga vdekja nuk do të thotë se lind nga mos dëshira e jetës.

Imam Gazzali ne lidhje me frikën e vdekjes thotë: "Ata të cilët janë të dhënë pas dëshirave të kësaj bote, të përkulur rreth saj janë të pakujdesshëm ndaj vdekjes dhe kur flitet për vdekjen e urrejnë atë."

Dëshira e madhe për të arritur të gjitha të mirat e kësaj bote, nëse këto dëshira janë gjithçka në jetën e njeriut atëherë ky është
shkaku i cili ndikon që të ketë frikë ndaj vdekjes dhe ta urrejnë atë.

Përsëri Gazaliu thotë: "Nëse njeriu ende është në dëshirën e kësaj bote, në të mirat e saj dhe papritmas i vjen vdekja ai do të jetë në një gjendje shumë të vështirë.Të mendosh se do të dorëzosh shpirtin në një gjendje të tillë thotë Gazaliu njeriun e
futë në një frikë dhe tmerr të madhe."

Njerëzit nuk kanë frikë nga vdekja por kanë frikë nga pakësimi i pasurive që kanë. Kështu që vetëm se në këtë botë duhet ti arrijmë disa te mira sepse jeta nuk ka tjetër kuptim.

Kur vdekjen e kuptojmë si tmerr dhe shkatërrim i gjithësisë atëherë ajo na bën që të kemi frikë të madhe, pra ti frikësohemi vdekjes shumë.

Me vdekjen fillon një jetë e pa fund dhe assesi nuk kem pse të frikësohemi. Kështu që jetës në këtë botë i jep një kuptim dhe na largon nga mendimet pesimiste. Ndërsa besimi se me vdekjen përfundon gjithçka na dyfishon frikën ndaj vdekjes dhe na zhytë në mendime pesimiste. Besimi në botën tjetër na ndihmon në ç'do aspekt e sidomos na pakëson frikën ndaj vdekjes dhe na sjell lumturi, na bënë jetën të kuptueshme dhe më të kapshme.

Tolstoy thotë: "Ata të cilët nuk e kuptojnë jetën, nuk kanë dëshirë të mendojnë për vdekjen". Vdekja i pengon ata sepse ata jetojnë në jetë pa e kuptuar atë dhe frikësohen prej saj.

Dijetari Ebu Bekir Razi thotë se "Frika e vdekjes kalohet vetëm nëse unin e bindë se me vdekjen nuk përfundon gjithçka por fillon një jetë e pa fundme, nëse nuk e arin këtë atëherë frika ndaj vdekjes vetëm se dyfishohet dhe shkon pas dëshirave të unit".

Nuk duhet të frikësohemi prej asaj që doemos do të ndodhë pra edhe vdekja doemos do të ndodh andaj nuk kem nevojë të frikësohemi prej vdekjes.

Frika e vdekjes për njeriun është edhe burimi i stresit. Edhe pse njeriu ngjarjen e vdekjes me gjithë bindje e din dhe e pranon përsëri nuk mund të pajtohet me vdekjen. Sepse vdekja për atë gjithmonë është burim i frikës dhe me vdekjen përfundon gjithçka.

Në të shumtën e rasteve vdekja harrohet nga njerëzit pra ajo nuk është gjithmonë në mendjet e tyre kështu që edhe frika e saj ç'do kohë nuk i kaplon ata. Kur ndodh diçka nga rrethi apo vet mendja e tij e shtyn të mendoj në lidhje me vdekjen atëherë fillon frika e vdekjes me kalimin e saj edhe frika humbë.

Frika e vdekjes vazhdon edhe në momentin e vdekjes.

Njëra prej shkaqeve të frikës së vdekjes është edhe jeta tjetër. Sepse kur njeriut i kujtohet jeta tjetër i bie në mend gjykimi, llogaria, dënimi etj.

Vdekja nuk është e keqe, por frika e vdekjes është jo e dashur për njerëzit dhe e frikshme. Vdekja nuk është tjetër vetëm se plotësim i natyrës. Sepse po të mos ishte vdekja as njeriu nuk do të ekzistojë. Njeriu është ai i cili ka mendje dhe është
krijesë e vdekshme.

Sipas Kindiut : "Nëse krijesa nuk është e vdekshme atëherë kjo krijesë nuk është njeri. Ajo çfarë është e keqe për njeriun është të mos ekzistonte vdekja. Sepse po të mos ishte vdekja nuk do të ishte as njeriu. Pra për këtë arsyje vdekja nuk është e keqe dhe nuk kem nevojë të frikësohemi prej sajë".

Ata të cilët janë të dhënë pas kësaj bote dhe të mirave të saja ata janë që e urrejnë vdekjen dhe as qe duna të flitet për të sepse kur dëgjojnë për vdekjen ajo ju shton dhimbjet dhe frikën.

Kurse vdekja nuk është tjetër vetëm se kalim prej një botë në tjetër kalimtare dhe nuk është fundi i gjithësisë.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 04.01.10 0:45

Dëshira e Mos vdekjes

Filozofi Spanjoll Miguel de Unamuno thotë: Dëshira më e flaktë e njeriut qysh prej kohërave të lashta është që të jetojë gjithmonë, të jetë i pavdekshëm. Dhe unë kam mendimin se si për një ashtu edhe për të gjithë njerëzit është i njëjti problem,
se pas vdekjes çka do të ndodh me ne.

Po i njëjti filozof thotë: "Më mirë të jem përgjithmonë në zjarr të ferrit se sa të zhdukem, sepse asgjë nuk kam parë më të keqe se zhdukja".

Ç'do njeri ka dëshirë të bëhet i pavdekshëm, kjo është një e vërtet psikologjike e cila gjendet tek ç'do njeri. Jeta është dashuria më e fortë e njeriut.

Ajo është e cila e mban njeriun në binarin e ekzistimit. Çdo kush në mënyra të ndryshme e urren jetën pse ajo ka fund. Edhe pse njeriu e din se jeta ka fund përsëri në shqisat tij ekziston dëshira shumë e fortë e jetës. Edhe fëmija në shqisat e tij mendon se jeta është pa fund dhe veten e sheh të pavdekshëm.

Është folur në mënyra të ndryshme për mos dëshirën e vdekjes, kjo ka të bëjë me llojet e besimit.


a) Mos vdekja Materiale: Materia është e përjetshme këtë mendim e mbrojnë materialistët dhe sipas tyre njeriu nga ana e materies është i pavdekshëm.

b) Mos vdekja Biologjike: Ringjallje e re, një jetë tjetër dhe një jetë e pa fundme ose ata të cilët besojnë në një mënyrë biologjike ekzistimin gjithmonshëm.

c) Mos vdekja Sociale (shoqërore): Ka disa nga njerëzit të cilët lanë pas vete vepra të ndryshme dhe besojnë në atë se me ato vepra janë të pa vdekshëm. Këtë e besojnë disa nga filozofet ateist se me disa vepra mundë të bëhesh i pavdekshëm.

d) Mos vdekja Shpirtërore: Qysh prej kohëve të lashta flitet se shpirti është i pavdekshëm, të gjitha fetë hyjnore kanë mendim të njëjtë se shpirti është i pavdekshëm, ky besim ekziston edhe në ditët e sotme.

e) Mos vdekja Personale: Besimi në një jetë tjetër të pa fund ku do të jetojmë me shpirt dhe trup bazën e ka në fetë hyjnore. Besimi në jetën tjetër ndihmon njerëzit ne çdo aspekt shpirtëror dhe kjo është vazhdimi i ekzistimit.


Njerëzit nuk kanë dëshirë ti humbin pasurit e kësaj bote. Sepse vdekja d.m.th humbja e këtyre pasurive, kjo është arsyeja me e madhe e njerëzve që dëshirojnë mos vdekjen. Edhe në botën tjetër sipas besimëtarëve njeriut kanë për të ju dhanë begati të mëdha por sipas ateistëve kjo është vetëm një imagjinatë.

Kurse kjo botë dhe të mirat e kësaj bote janë në duart e tyre. Këto begati janë të mira por begatitë e botes tjetër sipas besimëtarëve janë më të mira sepse janë të përjetshme.

Të ekzistonte një bar (ilaç) e cila e bënte njeriun të pavdekshëm, të gjithë njerëzit kishin bërë çmos për të arritur deri tek ai, apo do të shitshin të gjitha pasurit vetëm se të bëhen të pavdekshëm, kjo dëshirë ekziston në çdo fizionomi të njeriut sepse ata nuk e don vdekjen dhe as që kanë dëshirë të flitet rreth saj.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 04.01.10 0:50

Mos Frika Nga Vdekja

Në kohën moderne frika e vdekjes thuajse është e humbur, edhe rregulla e cila ka ekzistuar deri me sot ka hyrë në fazën humbjes. Mos frika ndaj vdekjes në ditët e sotme ka marrë hov të madh. Garat me vetura dhe gara të ngjashme ku njeriu është ballë për ballë me vdekjen kohëve të fundit kanë marrë hov të madh dhe janë bërë dëshira të mëdha në mesin e njerëzve e sidomos tek të rinjtë.

Mos frika e vdekjes shihet shumë qartë sidomos pas aksidenteve të mëdha të trafikut dhe shkatërrimeve natyrore ku njerëzit i shpëtojnë vdekjes.

Instinkti në mes të vdekjes dhe jetës nuk ka një ekuilibër të barabartë në mes të kërcimeve apo garave të rrezikshme dhe mos frikës nga vdekja, sepse shpesh mundohen ta mposhtin njëra tjetrën. Instinkti është aj i cili e futë njeriun në rrezikun e vdekjes.

Njeriu nuk mjaftohet me këtë, ai për të hyrë në librin e Guinesit bën gjera të çuditshme dhe shumë të rrezikshme, disa nga këto gara edhe pse përfundojnë me vdekje prapë se prapë njerëzit mirren me gjera të tilla, pra kjo është mos frika nga vdekja.

Kur njeriu ndjen rrezikun e vdekjes atëherë ndjen edhe dëshirën e jetës, kjo pra është ajo që jep një shije rrezikut.

Mohimi i Vdekjes

Mohimi i vdekjes për herë të par thuhet se është par tek Eflatoni. Sepse sipas tij njeriu nuk duhet të i shtrojë rëndësi të madhe kësaj bote. Kështu që nga fika e vdekjes nuk do të frikohemi. Kjo botë është hija e botës tjetër.

Sipas Perëndimit bashkëkohor e vetmja rrugë e largimit nga të menduarit e vdekjes është mohimi i saj. Në lidhje me vdekjen drejtimi më i afërm i tyre duket se është ky mendim dhe me ndihmën e kësaj mendojnë se janë të lumtur.

Në kohën bashkëkohore njerëzit janë duke ikur nga çdo send që na zhyt në mendimin e vdekjes dhe janë të dhënë pa epsheve të unit. Kështu që në shumë raste është turp të flitet për vdekjen.

Edhe në ceremonitë që bëhen për të vdekurit lirisht mund të thuhet se qëndron ky mendim.

Të gjitha këto janë një propagandë e cila mundohet ti largoj njerëzit nga e vërteta, këtë e bëjnë duke i materializuar ata pra duke e bërë materien qëllimin kryesor të jetës.

Frika dhe te menduarit e vdekjes në jetën e përditshme ndryshon nga profesionet që kanë njerëzit. Sipas disa dijetarëve për vdekjen më së shumti mendojnë mjekët dhe friken me te madhe ndaj vdekjes e kanë ata.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 04.01.10 1:16

Vdekja Sipas Zhvillimit

Vdekja dhe Fëmijëria

Vdekja është temë që më së shumti ndikon tek fëmijët.

Fëmijët shumë kanë dëshirë që të dinë për vdekjen. Fëmijët gjithsesi janë kundër vdekjes, kjo tregon se dëshira e jetës ekziston qysh në fillim të jetës(fitrat). Pas një kohe fëmijët mundohet të mësojnë se vdekja është e vërtet apo jo, ata kanë dëshirë që vdekja të mos jetë e vërtetë.

Përvoja e shqisave të fëmijëve në lidhje me vdekjen dhe lajmi se edhe ata do të vdesin, tek fëmijët në zhvillimin shpirtëror ndikon shumë.

Ata të cilët për herë të parë shohin vdekjen e cila është barbare në jetë janë më pesimist dhe shpesh shqetësohen. Feja është ajo e cila më së shumti ndihmon fëmijët që të kalojnë nga ky shqetësim, sepse ajo i mëson ata se vdekja është gjë normale, me vdekjen nuk përfundon asgjë por vetëm se bëhet kalimi nga kjo botë në botën tjetër.

Drejtimet dhe mendimet e fëmijëve ndaj vdekjes janë emocionuese. Ata nuk mendojnë se me vdekjen përfundon gjithçka. Me vdekjen e ndonjë të afërmi fëmija nuk mendon se ai hyri në një rrugë pa kthim e nuk do të vijë më. Fëmija kur njeriu vdes mendon se ai është i sëmurë, ose vdekja është një dënim, gjumë, udhëtim etj.

Qysh prej fëmijërisë fëmija shpesh dëgjon për vdekjen dhe kjo gjithmonë e zhytë atë në mendime të thella. Por në përgjithësi mendimi i vdekjes tek fëmijët është i pa kapur. Fëmija nuk mundet ta kuptoj se kjo jetë ka një fund dhe të mendoj se me vdekjen përfundon jeta.

Fëmija për një kohë të shkurtër nuk mund ta kuptojë dhe ta pranojë vdekjen.

Por me kalimin e kohës atë e kupton ashtu si duhet. Thuhet se në këtë aspekt familja nuk mund të ndryshojë fëmijën shumë apo ta ndihmoj atë.

Në moshën 7-8 vjeçare fëmija nuk di asgjë për vdekjen, nuk e din se çdo njeri është i vdekshëm, se çdo kush do të vdes.


Fëmija nuk mund ta kuptojë vdekjen para moshës 10 vjeçare por diku afër moshës 14-15 vjeçare kur arrin në moshën e pjekurisë atëherë fillon që në mënyrë të drejtë ta kuptojë vdekjen. Kështu që në mendjen e fëmijës mund të thuhet se vdekja kalon në tri faza.

a) Të menduarit se vdekja është gjumë apo udhëtim,
b) Është e përshtatshme nga jashtë pra kanë një ndryshim e jo fund,
c) Dhe e fundit në të cilën kuptohet se vdekja është fundi i jetës.

Në të shumtën e rasteve vdekja tek fëmijët nuk konceptohet si një ngjarje. Të shumtën e rasteve mendojnë se vdekja është sikur ndarja e prindërve, kështu që kanë mundësi ti shohin përsëri. Pra nga ky aspekt vdekja është e njëjtë thuajse për fëmijët sikurse ndarja e bashkëshortëve. Thuhet se nënat i thonë fëmijëve se tashmë e varrosëm qenin e vogël por në pranverë edhe ai do vijë prapë sikur lulet që çelin.

Fëmijët në të shumtën e rasteve mendojnë se prindërit me qellim ndaj tyre prishin kurorëzimin dhe vdesin, këtë e shohin si një vepër që është bërë me qëllim ndaj tyre.

Vdekja dhe Pjekuria

Koha e pjekurisë njihet si koha më e përzier. Sepse në këtë kohë të rinjtë janë në sfilitje . Edhe vdekja në këtë kohë është shumë larg, ka nga ata të cilët bile edhe nuk e mendojnë për vdekjen.

Shumë hulumtime janë bërë mbi të rinjtë por ajo çka është e rëndësishme se në lidhje me drejtimet e të rinjve ndaj vdekjes nuk është bërë asnjë hulumtim. Ajo çka është me rëndësi se për herë të parë të rinjtë në kohën e pjekurisë fillojnë ta kuptojnë vdekjen.

Në kohën e pjekurisë të rinjtë nuk janë edhe shumë të shkëputur nga të menduarit e vdekjes.

Kah fundi i pjekurisë personi fillon të mendojë për vdekjen, në qendër është vdekja personale pra fillon të mendojë për vdekjen ë vete. Në këtë kohë i pjekuri fillon të kuptojë se vdekja nuk është stacioni i fundit, por ajo është e domosdoshme dhe një ligj i krijimit.

Ky është fillimi i kuptimit tek i riju për vdekjen personale. Kështu që me këtë ai fillon të mendojë më qartë dhe të kuptojë se vdekja është normale për çdo njeri, ajo është një ngjarje e cila ka për të kapluar ç'do krijesë. Me këtë i pjekuri vetëm se fillon të brengoset edhe më shumë për vdekjen e jo të qetësohet shpirtërisht.

Disa nga psikologët mendojnë se qysh në moshën 12 vjeçare i riu fillon të kuptojë vdekjen.

Është bërë një hulumtim në shtetin Turk prej moshës 15 deri 17 vjeçar, në këtë hulumtim është përdorur metoda e anketimit. Këtu është vërejtur se të rinjtë më së shumti i ka brengosur problemi i vdekjes dhe asaj se çka do të ndodhë pas saj. Në përgjithësi kur mendojmë se me vdekjen përfundon çdo send atëherë ajo shkakton edhe probleme psikike dhe me këtë frika e vdekjes dyfishohet, kjo ndodh edhe në kohën e pjekurisë.

Koha e pjekurisë është koha e problemeve kështu që kjo ndikon që ndaj jetës të mos jenë të sigurt dhe të kenë frikë. Dihet mirë se edhe vetëvrasjet më së shumti ndodhin në kohën e pjekurisë sepse në këtë kohë siç e thamë edhe më parë të rinjtë janë në sfilitje të madhe. Problemi i vdekjes sikur te faza tjetër e njerëzve ashtu dhe tek faza e pjekurisë shkakton frikë të madhe.

Vdekja tek të Pjekurit dhe të Moshuarit

Koha e pjekurisë është koha në të cilën njeriu fillon të bëjë llogarinë e jetës pra kjo kohë është psikike kohë e vështirë. Ndjenja e vdekjes e cila vetëm se është duke u afruar fillon të ndikojë tek njerëzit edhe më shumë. Kështu që ata mendojnë më së shumti për vdekjen dhe jetën pas saj.

Në këtë kohë të pjekurit kuptojnë më mirë jetën e tyre dhe janë më falës ndaj gabimeve që bëjnë të tjerët në rrethin ku jetojnë. Të rinjtë në mënyrë subjektive mendojnë se vdekja nuk do vijë kurrë, kurse të pjekurit në mënyrë subjektive e ndjejnë dhe mendojnë për vdekjen.

Të rinjtë edhe në luftë kundër armikut edhe pse shohin se po vdesin shokët e tyre prapë se prapë mendojnë se nuk do të vdesin, kurse të pjekurit pra ata qe janë mbi moshën 40 vjet me vetëdije fillojnë të ndjejnë vdekjen.

Me kalimin e kohës edhe vdekja fillon të ndihet më shumë, kështu që një numër i madh i të pjekurve fillon edhe të frikësohet. Brengosjet që i përjetojnë të pjekurit dhe të moshuarit thuajse të gjitha kanë të bëjnë me vdekjen. Tejkalimi i kësaj frike në përgjithësi ka të bëjë me psikologjinë personale të njerëzve dhe me besimin fetar të tyre.

Kur njeriu beson dhe kupton se nuk mund ti iki vdekjes atëherë fillon të mendojë edhe më shumë mbi vdekjen. Ata të cilët nuk janë të mësuar të mendojnë në mënyrë serioze edhe pse mendojnë mbi vdekjen nuk arrin asgjë tjetër, pra në veprat e tyre nuk ka ndryshime edhe pse ata mendojnë mbi atë.

Kur njerëzit fillojnë të plaken edhe nga ana shpirtërore edhe ajo fizike hasin në ndryshime. Në mesin e këtyre marrin pjesë rrudhja e lëkurës, zbardhja e flokëve, ngadalësimi i lëvizjeve fizike, prodhimi i qelizave është i ngadalshëm dhe kapaciteti i funksionimit ngadalësohet.

Me moshë edhe veprat e njeriut fillojnë të plaken kështu që sipas shkencës se psikologjisë të shtyrit në moshë d.m.th kthim në fëmijërie.

Psikologjia e të moshuarve është edhe ajo se në pleqëri njerëzit bëhen më dorë shtrënguar. Me kalimin e kohës tek të moshuarit pasurisë i hip vlera edhe më shumë. Kështu që disa nga të moshuarit të hollat që i kanë i fshehin nga të afërmit e tyre dhe shpesh edhe vetë harrojnë se ku i kanë fshehur.

Njëra nga psikologjia e të moshuarve është se në këtë kohë ata janë të dhënë me shumë pas besimit se çdo herë, besimi ne fe thuajse dyfishohet. E gjithë kjo ka të bëjë me vdekjen sepse ajo dita e ditës po afrohet.

Disa nga të moshuarit i kaplon psikologjia e gabimeve që kanë bërë dhe hyn në fazën e përmirësimit, ata janë më të butë dhe mundohen të jenë me dashur me rrethin. Vdekja është shakatare e cila bën që të moshuarit të duken më besimtarë.

Afrimi i vdekjes bën që njerëzit në pleqëri të u shtohet besimi i tyre.

Psikologjia e të moshuarve bën që ata jenë ngushtë me të menduarit e vdekjes. Kështu që në dijen dhe vetëdijen e tyre ekziston fenomeni vdekje dhe frika e saj. Pra në pleqëri psikologjia e të moshuarit përqendrohet fenomenin vdekje. Kështu që bisedat më të rëndësishme bëhen tek të moshuarit janë temat e vdekjes e të ngjashme dhe e gjithë kjo i brengos ata shumë.

Rritja e numrit të vjetëve d.m.th. afrimi i vdekjes, frika e saj d.m.th. shtimi i besimit, sepse me kalimin e kohës e vërteta kuptohet më mirë. Kur njeriu është i ri, vdekja duket shumë larg dhe jeton sipas saj, kurse kur njeriu plaket atëherë me vdekjen është ballë për ballë dhe vepron e jeton sipas saj, pra ai tashmë është më besimtar se gjithëherë.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 04.01.10 1:35

Epilogu

Vdekja Vdekja10

Vdekja ka marrë jetën e shumë njerëzve, rebelëve, sulltanëve, mbretërve e shumë të tjerëve. Shumë njerëz kanë jetuar dhe tashmë nuk janë në këtë jetë, pra kanë vdekur dhe janë harruar. Askush nuk ka mundur dhe nuk do të mund ti iki vdekjes.

Sepse çdo person që lind edhe ka për të vdekur. Kurse gjëja më mirë është të përgatitemi për vdekjen dhe mos të harrojmë se jeta është shumë e shkurtë dhe kalimtare.

Çdo send që ekziston ka fundin e vet, edhe njeriu pasi që ekziston ka fund pra është krijesë me fund dhe nuk ka ikje prej vdekjes. "çdo kush qe vijë do të shkoje" kjo fjali me se miri e përshkruan vdekjen.

Qysh me fillimin e jetës në këtë botë dhe me krijim e njeriut të par edhe vdekja ka filluar, kjo është e vërteta e natyrës. A thua po të mos ishte vdekja çka do të ishte a do ishim në këtë shkollë, në këto tavolina a do mësonim ne, rregulla e kësaj
bote a do të ishte kështu, njerëzit a do mund të gjenim ushqim të mjaftueshëm etj.

Vdekja është e vërtetë por pranimi i vdekjes është i vështirë.

Njerëzit kanë frikë nga vdekja nuk e dëshirojnë atë në të kundërtën e urrejnë por e vërteta është se ajo do të vijë dhe askush nuk mund ti shpëtojë asaj. Më e mira është të mendojmë atë dhe të përgatitemi për vdekjen.

Vdekja është e lehtë dhe nuk duhet të i frikësohemi asaj.

Duhet të mendojmë vdekjen që të mos kem frikë nga ajo, njeriu shpesh nuk di se ajo që ndodh është në dobi apo në dëm të tij, për këtë shkak kur vdekja të vijë duhet të pranojmë.

Për shumë njerëz vdekja është natyrore por mund të jetë edhe mbinatyrore dhe para nesh mbetet një mister i madh.

Themi se etapat e vdekjes janë: si ajo e hershmja, ashtu edhe ajo ardhmja. Ne pra ishim të vdekur para se të vinim në
këtë botë. Kur ne të vijmë në këtë botë, fillon cikli i jetës së gjallë. Pastaj ne vdesim përsëri.

Pra, çdo gjë që ekziston në këtë univers qëndron midis ciklit të krijimit (të periudhës së vdekjes dhe jetës).
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Pse duhet te vdesim?

Mesazh  protoni 08.04.10 8:58

Fenomeni i ndarjes nga kjo bote, ose me mire te themi vdekja, jam i mendimit se eshte nje fenomen veshtire i spjegueshem... Dikush mund te thote se cdo gje qe e gjalle e krijuar ne kete bote duhet ta kete edhe nje mbarim te misionit te tij - ndarje nga bota e gjalle...Qelizat bija, nuk jane te afta qe ti trashegojne 100% cilesite, vetite dhe karakteristikat e qelizave mema, andaj kesisoji vije gradualisht deri te degjenerimi anatomik por edhe fiziologjik i gjeneratave pasuese qelizore...


***
protoni
protoni

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Perse vdesim..

Mesazh  Estilen 08.04.10 9:25

Ne se shtrohet pyetja,perse duhet te vdesim,atehere besoi se askush nuk do te kishte deshire me ju pergjigj.
Ne se themi perse vdesim,atehere pergjigja eshte ajo qe miku im Proton ka dhene me lart.

Deri s'ka asgje absolute ne kete univers, atehere dhe ne ngelemi ne kufijte e relatives, keshtu qe vdesim, se natyra ben seleksionimin, per te sjelle ne jete te tjera krijesa njerzore, me te bukur, me te mencura e me nje pershtatshmeri me te madhe me abitatin ku jeton.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Odin 08.04.10 13:30

Ne nuk jemi qenie njerëzore që kemi ardhur për të jetuar një përvojë shpirtërore, por qenie shpirtërore për të përjetuar një përvojë njerëzore ...
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Estilen 08.04.10 14:20

Se cfare do me thene e se cfare do me kuptue ky miku lart, une asgje s'kuptova.

Une per vehte jam qenie njerzore, me te gjitha tiparet e te gjitha 'pajisjet' qe duhet te kete nje burre..!!!! hahahaha

Dhe sa per shprehjen..
....jemi qenie shpirterore, qe kemi ardhur te jetojme nje pervoje njerzore....!!!!!!!!

Atehere shtrohet pyetja...
Kudo e gjesh pervojen njerzore kur ajo sipas teje mungon..se te gjithe jane qenie shpirterore...??
Shume e trazuar kjo pergjigje, hokus-pokus
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  ines 08.04.10 18:03

Per ti dhene kuptim jetes!
ines
ines

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 18.06.10 14:16

Aforizma rreth vdekjes

Se ç’eshte jeta e di vetem ai qe eshte duke vdekur.

Cdo gjë mund të mbijetohet, përvec vdekjes.

Dy herë vdiset, vdekja e dytë është atëherë kur të harrojnë.

Mos jeto me friken e vdekjes por vdis me gezimin se ke jetuar.

Askush nuk mori leje per jeten tone. Prandaj, jeta i takon vete njerezve.

Per ne vdekja nuk ekziston sepse kur ne jemi vdekja nuk eshte e pranishme dhe kur vdekja eshte, nuk jemi ne te pranishem. - Epikur

A mund te flinte vdekja, nese jeta do te ishte nje enderr? - John Keats

Te pavdekshmit jane te vdekshem, te vdekshmit jane te pavdekshem, qe jetojne vdekjen e te tjereve dhe vdesin jeten e tyre. - Herakliti

Njeriu lind aq plak sa nuk eshte ne gjendje kurre te kuptoje c'eshte e reja. Dhe vdes aq i ri sa qe vdekja e tij i duket e vecante, e ndryshme nga riperseritja monotone e gjithe vdekjeve te tjera. – L.Kodra

Me pelqen dita e te vdekurve. shkoj ne varresa e ndihem dikushi. – Altan

Lindja dhe vdekja na imponohen, te jetosh varet nga ne. Jim Morrison

Mplakja eshte rruga e vetme qe kam gjetur per te mos vdekur i ri. - Proverb kinez

Nese nje njeri arrin te jetoje edhe pas vdekjes, atehere ndoshta ai eshte nje njeri i madh. - James Dean

Shenja e pare e fillimit te te kuptuarit shfaqet me deshiren per te vdekur. - Franz Kafka

Jeto cdo dite si te fundit e mendo sikur je i pavdekshem! -Giorgio Almirante

Per ne vdekja nuk ekziston sepse kur ne jemi vdekja nuk eshte e pranishme dhe kur vdekja eshte, nuk jemi ne te pranishem. – Epikur

Nese brenda nje viti nuk ke ndryshuar; prek pulsin se mund te kesh vdekur. – Freud

Asgjë nuk është e qartë në këtë botë përveç vdekjes dhe taksave. – B.Franklin

Mendoj se vdekja është e nevojshme për ne aq sa gjumi. Ne do të zgjohemi të freskët në mëngjes. – B.Franklin

Kam parë pak të kenë vdekur nga uria, kam parë me qindra të kenë vdekur nga ngrëniet. – B.Franklin

Puno sikur ke për të jetuar 100 vjet, lutu sikur ke për të vdekur nesër. – B.Franklin

Më mirë një lypsar i gjallë sesa një perandor i vdekur. – J.De La Fontaine

Vdekja nuk e gjen kurrë në befasi njeriun e mençur, ai është gjithmonë gati të largohet. - J.De La Fontaine

Qëllimi i gjithë jetës është vdekja. – S. Freud

Vdekja iu vjen të gjithve, por arritjet e mëdha ndërtojnë një monument i cili do të zgjasë derisa dielli të ftohet. – R.W. Emerson

Gjithçka ka rrugëzgjidhje përveç vdekja, e cila është e sigurtë se kujtohet për ne tash ose më vonë. – Cervantes

E gjithë çfarë di është çfarë dinë fjalët, dhe gjërat e vdekura, dhe kjo përbën një shumë të vogël të hijshme, me një fillim, një mes dhe një fund, si në fjalinë e ndërtuar bukur dhe në sonatën e gjatë të të vdekurit. – S. Beckett

Nuk ka vdekje më të tmerrëshme se të mbash brenda vetes një histori të patreguar. – M. Angelou

Ne të gjithë jemi të dorëzuar ndaj vdekjes, asnjëri nuk i dorëzohet jetës. – G.Grin

Një jetë e padobishme është një vdekje e hershme. - Goethe

Unë ia vlej më shumë e vdekur se e gjallë. Mos qaj për mua pasi të kem vdekur; qaj për mua tani. – M. Dietrich

Kur je e vdekur, je e vdekur. Kaq. – M. Dietrich

Vdekja dhe jeta kanë pikëtakimet e tyre të përcaktuara; pasuritë dhe nderet varen nga perënditë. - Confucius

Nëse nuk e njohim jetën, si mund ta njohim vdekjen? – Confucius

Vdekja nuk është asgjë, por të jetosh i mundur dhe i palavdishëm është sikur të vdesësh përditë.- N.Bonaparti

Kërkon më shumë trimëri vuajtja se vdekja. .- N. Bonaparti

Mos e kini frikë vdekjen, djelmosha; mundeni atë dhe dërgojeni në radhët e armiqve.- N. Bonaparti

Jeta eshte veç nje enderr ne rrugen e vdekjes..

Jo vdekja, por jeta eshte sprove per trimeri . – Alfer

Jeta e njerezve te medhenj fillon nga casti i vdekjes se tyre. –Area

Kur eshte vdekja s'jemi ne , dhe kur jemi ne s'eshte vdekja.

Frikacaket vdesin shume here para vdekjes se tyre, trimat e provojne vdekjen vetem nje here. – Shekspir

Vdekja mund te jete pastrimi nga fajet, por ajo nuk mund t'i riparoje ato kurrsesi.

E vetmja qe perbuz parane eshte vdekja.

Jeta me dhuroi tre zgjidhje: seks, droge, dhe vdekje. Une zgjodha 2 te parat; e treta me zgjodhi mua.

Mos jeto me friken e vdekjes por vdis me gezimin se ke jetuar.

Prapa çdo loje ekziston ideali i vdekjes.

Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ose dielli je ti, ose ke vdekur.

Vdekja eshte e trashguar.

Vdekja është e bukur, kur jeta është e shëmtuar - Johan S.Bah

Të vdesim kur vdekja është mjek yni.

Vdekja eshte kapitulli i fundit i jetes edhe kapitulli i pare i perjetesise.

Turpi i te pasurit dhe vdekja e fukaras harrohen shpejt.

Cohuni te vdekur se na mbyten te gjallet.

Vetmia është më e rëndë (keqe) sesa VDEKJA; sepse, njeriu, me rastin e vdekjes, e përjeton NJË VDEKJE dhe asgjë më; kurse, NË VETMI, njeriu i përjeton të gjitha tmerrët e mundshme të jetës, si dhe të gjitha mënyrat e mundshme të vdekjeve!

Per femijte humbja e prinderve mund te jete e kaluara qe fshihet,por per prinderit vdekja e femijve eshte e ardhmja qe fshihet.

Unë isha i qetë vetëm nëntë muajt e kaluar në barkun e nënës sime: sigurisht këtë paqë të paralindjes do ta gjej vetëm në zgorin e nënës sonë të përbashkët, pas vdekjes. – Shatorbriani

As vdekja s'ka domethënie, krahasuar me ate që është e përjetshme. – Aragon

Vdekje nuk ka. Ajo nuk ekziston. Kur trupi fizik nuk funksionon më, shpirti e lë dhe vazhdon me jetuar diku tjetër.

Për çdo punë që bënë, mendo se ke edhe vdekje.

Në jetë ekzistojnë dy ndryshime: lindja dhe vdekja.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Jon 19.06.10 12:29

Mbi jetën dhe vdekjen

Ka disa ditë që nuk më ndahen, si refren, vargjet e Shekspirit "E gjithë bota është një skenë dhe burra e gra thjesht aktorë".

Nuk e gjej dot ende pse Shekspiri e formulon "They have their exits and their entrances" (Dalje dhe hyrje në skenë) dhe jo në rendin "hyrje" dhe "dalje" nga skena, siç do të ishte e udhës sipas shtrirjes horizontale që ne i njohim kohës, kur e para prin hyrja (lindja) dhe më pas vjen dalja (vdekja).

Aq më tepër që krejt monologu sjell një parabolë të ekzistencës njerëzore, të fazave të jetës së individit nga fëmijëria në pleqëri "E fundit skenë ndër të gjitha, që e mbyll këtë histori të çuditshme plot ngjarje, është fëmijëria e dytë dhe harresa e plotë; pa dhëmbë, pa sy, pa shije, pa gjithçka".

Me këta rreshta mbi plakjen mbyllet monologu. Dhe ekzistenca njerëzore!

Këto vargje s'më lënë të qetë ç'prej ndarjes së vullnetshme nga jeta të Bekim Fehmiut. Nuk gjej asgjë përçmuese apo revoltuese (ndaj shoqërisë, siç shoh ta shpjegojnë disa) në përpjekjen për të parandaluar degradimin në gjendjen "pa dhëmbë, pa sy, pa shije, pa gjithçka". Dalida i dha fund jetës në moshën 54-vjeçare për të mos u shndërruar në, siç ishte shprehur, "karikaturë e vetvetes".

Por që nga vepra monumentale e Emil Durkheimit mbi vetëvrasjen, priremi ta shohim këtë të fundit si akt social. Durkheimi shpjegon se kur gjendet një shkak i jashtëm i palumturisë, reagimi maksimal është vrasja, në mungesë të identifikimit të shkaktarit të jashtëm, veprimi ekstrem bëhet vetëvrasja.

Një përshkrim i tipologjive të vetëvrasjes pasohet nga sugjerimi se feja dhe familja luajnë rol kryesor në mbrojtjen e individit përmes mekanizmave të pazëvendësueshme të integrimit që ato i kanë si dhe përgjigjet dhe zgjidhjet që ofrojnë për identitetin. E kemi të qartë pse disa fe monoteiste e gjykojnë të patolerueshme vetëvrasjen: akt i drejtuar kundër vetes, ajo (vetëvrasja) shënon ndërprerjen e raportit specifik të përkatësisë së njeriut ndaj Zotit, thënë ndryshe, kundërshton sovranitetin e Zotit.

Një ndër temat më pak të rrahura në publicistikë, për shkak të 'sakrilegjit' dhe vështirësisë që trajtimi i saj bart, një raporti unik me jetën dhe vdekjen, ka momente kur vetëvrasjen nuk mund ta anashkalojmë. Statistikat ndihmojnë disi, deri diku duke zbuluar disa të dhëna interesante: kuptojmë prej tyre se ndërprerja e vullnetshme e jetës nuk është ekskluzivitet i vendeve të varfra, apo shoqërive të prapambetura. Përkundrazi, vende si veriu i Evropës, apo Japonia i prijnë listës ndër vite.

Që nga vetëvrasja si shenjë proteste, ajo për kredo politike (në vitin 1942 Stefan Cvajgu i dha fund jetës kur mendoi se nazizmi po shkatërronte vizionin e tij humanist, apo Jan Palaku në vitin ‘68 pas pushtimit asokohe të Çekosllovakisë nga trupat sovjetike) për shkaqe fiziologjike e deri te forma të vetëvrasjes së ritualizuar për mbrojtje nderi, - diapazoni është i gjerë.

E megjithatë, nuk do ta shteronim temën nëse nuk do të sillnim në vëmendjen tonë edhe një argument tjetër. Zhan Ameri, pak i njohur për publikun tonë, shkruan vite të shkuara një libër befasues. Në sprovën e tij mbi vetëvrasjen, konstaton se të gjithë ata që merren me fenomenin, qofshin sociologë apo psikologë, flasin në emër të shoqërisë në vend që, siç shprehet, "ta kërkojnë në brendësi të sistemit të saj të patjetërsueshëm".

Ai e sheh vetëvrasjen si shprehje të epërme të lirisë, zgjedhje tërësisht individuale. Nuk është i vetmi. Ekzistencializmi gjithaq e përligj "Me vetëvrasjen, çështja e së 'natyrshmes' në vdekjen shfaqet në një mënyrë tërësisht të re. Akt i tmerrshëm, vdekja vullnetare mund të bëhet "natyrale" për atë që provon ndjenja neveritjeje nga jeta apo dështimi në jetë, apo dështimit të jetës, kur jo vdekja por jeta bëhet e kundër-natyrshme dhe subjekti ndjehet i shtyrë natyrshëm drejt vdekjes."

Apo më tej "Ti, Tjetri, që ishe ferri im, por po ashtu edhe lumturia ime, nuk do ndjesh keqardhje, të paktën jo për shumë kohë, kurse unë po, ndjej keqardhje për ty dhe përmes teje për veten. Por as vdekja nuk më liron nga Tjetri, sepse pas largimit tim nga jeta Ti do mund ta gjykosh jetën time ashtu siç ta merr mendja: të mirë apo të keqe".

Në ditë si këto, nuk dua të përdhos asnjë kujtim, dhe sidomos jo të flas aty ku flet vdekja. Më mjafton të ndez një qiri dhe të lutem përshpirtshëm për Bekim Fehmiun, ndarjen e të cilit nga jeta e shoh si zgjedhje të një njeriu të lirë, në konsistencë të plotë me mënyrën se si e ka jetuar jetën.

Këtë kalim nga vështrimi estetik i vetëvrasjes (asociuar nga vargjet e Shekspirit), drejt vështrimit moral (religjionet monoteiste), dëshiroj ta përfundoj me një konsideratë etike: një vdekje e zgjedhur vetë është një çështje thellësisht individuale, ku njeriu është vetëm, me veten, dhe shoqërisë s'i mbetet veç të heshtë! Tanatos-edukimi nis prej këtu...

U.Lama
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Jon 19.06.10 23:33

Tremb më shumë vdekja apo jeta pas vdekjes?

Grekët besonin se, shpirti gjendet në zemër ngaqë numëronin frymëmarrjet e ngadalësuara dhe të pushuara përgjithmonë, në çastet e vdekjes.

Në fund të fundit edhe shprehjet në mes të dashuruarve "zemër", "të dua me zemër", "të kam zemër", "më ke hyrë në zemër", e të tjera e të tjera frazeologji romancash, burojnë nga po ky besim antik grek.

Frymëmarrjet e fundit të zemrës dhe ndërprerja finale e tyre sinjalizonin vdekjen ontologjike. Me zhvillimin e mjekësisë moderne, gjegjësisht përsosjen e mjeteve dhe të aparaturës teknologjike - të anamnezës së përgjithshme dhe specifike të organizmit të njeriut, kanë dalë në dritë shumë funksione që kryejnë zemra dhe truri.

Dashuria, tani nuk besohet se gjendet në zemër, por në koren e trurit të madh, në të cilën thuajse lokalizohen të gjitha emocionet njerëzore, pavarësisht simptomës së dashurisë si rritje dhe intensifikim i pompimit kardial.

Për psikologët "shpirti" nuk ka kuptim metafizik; nuk ka pavarësi autonome nga trupi dhe organikja, siç mendohej dikur, por shpirti për ta paraqet rezultanten e të gjitha proceseve, dukurive, gjendjeve dhe manifestimeve psikike.

Për materialistët shpirti është produkti i lartë i materies së organizuar në mënyrë të veçantë (pjesa biologjike, organike, si truri, zemra, eshtrat etj.) dhe nuk është i pavarur nga trupi.

Ndërsa biologët pohojnë se kemi dy lloje vdekjesh: vdekja klinike dhe vdekja finale biopsiqike. E para, ka të bëjë me "vdekjen e përkohshme" të zemrës dhe ndaljen e frymëmarrjes, ndërsa e dyta, me vdekjen e trurit (EEG) e të zemrës (EKG).

Po ashtu, dy elementë kryesore të qenieve të gjalla, si proteinat dhe ADN-ja kanë specifikat e tyre dalluese dhe funksionale, të cilat përfaqësojnë ndërlikueshmërinë e natyrës njerëzore dhe konceptin e vdekjes.

Përderisa proteina shkatërrohet dhe nuk mund të ngjallet nga denatyrimi si rezultat i faktorëve endogjenë dhe ekzogjenë, ADN-ja ka mundësi rigjenerimi. Në AND, gjegjësisht ARN informative, ruhen të gjitha informatat e njeriut.

Ndoshta informata regjistrohet në engramet e universit që shndërrohet në valë fizike! Ndoshta këto informata do të mund të nxirren në një dimension tjetër të universit.

Kjo do të thotë me fjalë më të thjeshta se ndoshta jetojmë vetëm në një pjesë të vogël të universit dhe pjesa tjetër është ende e panjohur nga truri jonë, por jo nga shpirti.

Por, sado i pamundur të duket ky koncept, kurioziteti nuk e ka lënë kurrë njëriun që të presë, por e ka shtyrë gjithnjë të provojë e të sfidojë kozmosin përmes dijes dhe zhvillimit teknologjik.

Kulti religjioz "Ravlian Movement"- i themeluar nga Klod Mauris Marcel Vorilho, i njohur tashmë si Rael (i marrë nga emri i perëndisë egjiptiane Ra), përbën metaforën psikologjike të shoqërisë moderne, ku lidhen ca njohuri shkencore dhe arritje mbi klonimin me psikologjinë e masave të etur për ngushëllime religjioze në një "relativizëm ekstrem të të vërtetave" në postmodernizmin e sapolindur.

Ky kult lindi më 1974 në Paris të Francës, ku sot thuhet se ka mbi 60.000 anëtarë aktivë, që besojnë se ne jemi krijesa të klonuara nga jashtëtokësorët, të cilat janë specie më inteligjente se njerëzit dhe, "Kopshti i Edenit" i proklamuar nga Bibla është laboratori i shkencëtarëve alienë, të cilët na klonuan në epruvetat e tyre, njësoj siç do të bëhemi edhe ne "krijuesit e krijesave tona" në të ardhmen e afërt - përmes përsosjes shkencore në klonimin e qelizave embrionale.

Kjo teori shpjegon kështu që dëshira për pavdekshmëri mesa duket do të mund të realizohet vetëm nëpërmjet zhvillimit të shkencës dhe asistencën nga qeniet më të larta se ne.

Ka shumë njerëz që besojnë fuqishëm në të vërtetën raeliane dhe çmenduria qëndron në faktin se, paratë që depozitohen nga përkrahësit e saj mendohet të ndërtohet "Ambasada për Vizitorët Alienë" madje dikur kanë thënë se në vitin 2035 do të vijnë Alienët në këtë ambasadë, bashkë me profetët e dikurshëm që janë ngritur në qiell.

Por, Rael ka qënë ai që e ka kundërshtuar këtë teori, duke thënë se do të vijnë më herët se ky vit, kur sipas tij, (gjithnjë sipas tij) Zoti ishte keqkuptuar, sepse ishin Alienët ata që na sollën librat e shenjtë (si përvoja të tyre për edukimin e tokësorëve) dhe do të na shpaguajnë këtë zhgënjim nga përkushtimi mijëvjeçar ndaj Zotit dhe perëndive të ndryshëm, me "eliksirin alkimist", të "mundjes së vdekjes", ose ripërpunimit të ADN-së.

Sipas mësimeve të liderit të kultit raelian, ADN është shpirti dhe prandaj jemi të pavdekshëm, sepse AND-ja nuk shuhet kurrë si ekzistencë dhe esencë.

Pra, për të mos detajuar këtë kult religjioz modern më tej, vërehet në të gjitha manifestimet e jetës dhe lindjes së religjioneve, sekteve, ose kulteve, qofshin këto paramonoteiste, animiste, monoteiste, politeiste, parahistorike, paramesjetare e gjithashtu gjatë epokës së modernizmit, se gjithmonë ka qenë i gjallë te qeniet njerëzore "karemi për pavdekshmëri", si një "ankth ndaj vdekjes", ose "dëshirë për përjetësi".

Kur evropianët u ndeshën për herë të parë me popullin eskimez, ata u tregonin atyre se, kishin menduar deri atëherë se ishin i vetmi popull në tokë. A jemi të vetëm në univers?- pyesin tokësorët. Jemi të vetëm derisa të "ndeshemi" me alienët ashtu sikurse eskimezët me evropianët.

Dihet që njerëzit i tremben vdekjes dhe ndoshta kjo është arsyeja që mundohen të shpikin kulte e besime të reja që ti shpëtojnë disi kësaj frike. Megjithatë, ajo që i frikëson njerëzit nuk është vdekja dhe dhembja fizike sa është "zhdukja". Kjo është vërtet një tabu dhe ideja se "atje lart" nuk ka jetë, duket e papranueshme për të gjithë ne.

Megjithatë, sipas një sondazhi, rreth 54 përqind të evropianëve besojnë në botën e përtejme, ndërsa 23 përqind thonë se shpresojnë, por që nuk kanë asnjë argument për të besuar.

Fituesi i çmimit "Nobel" për Mjekësinë, Francois Jacob, tregon se të vdesësh ashtu si dhe të lindësh, është një domosdoshmëri, pasi qeniet evoluojnë dhe "kufijtë e jetës nuk mund të braktisen. Rastësisht ato janë të shkruara në trashëgiminë tonë gjenetike". Por kjo nuk na ngushëllon aspak.

Nga ana tjetër, përgjatë shekujve njeriu është përpjekur të gjejë vetë përgjigje nga më të ndryshmet. Varëset e fildishta, gjerdanët, ushqimet dhe plot gjëra të tjera që hidheshin në varre në periudhën e paleolitit, të bëjnë të mendosh se rreth 30-50 mijë vjet më parë paraardhësit tanë besonin në jetën e përtejme.

Ndërsa në Egjiptin e Lashtë jeta e përtejme u garantohej të gjithë atyre që ishin sjellë mirë. I vdekuri paraqitej në gjyqin e drejtuar nga Osiride, sovrani i jetës përtej varrit dhe zemra e tij vendosej mbi një peshore.

Nëse ishte më e rëndë se një pupël, atëherë pavdekshmëria i mohohej kategorikisht, përndryshe i vdekuri do të kalonte në botën e përtejme, ku mund "të fliste, qeshte, punonte, hante, pinte, te bënte dashuri dhe gjithçka tjetër që bënte më parë në jetën e përditshme", lexohet në shkrimet e ndryshme të asaj epoke.

Ideja e një jete të qetë pas vdekjes është e njëjtë në shumë vende të ndryshme. Edhe pse në disa kultura antike, si në atë vikinge, parajsa rezervohej për heronjtë, ndërsa për aztekët atje shkonin viktimat e sakrificave të mëdha, budistët dhe hinduistët në fakt besojnë në rimishërimin ku je i dënuar deri sa të arrihet gjendja e quajtur Nirvana, ku njeriu arrinte të gjente gjendjen shpirtërore. Rimishërimi nuk është një fakt simbolik.

Në librin "Spook" (Norton & Company), gazetarja amerikane Meri Roach tregonte se ishte zhvendosur në Indi për të hetuar mbi rimishërimin, së bashku me Kirti Rawat, studiues i filozofisë orientale.

Një nga rastet që Rawat gjykonte si më specifik, ishte ai i fëmijës së quajtur Aiswary. Sipas të afërmve, ai ishte rimishërimi i Veeraplit, një fëmijë që kishte vdekur nga goditja e një rrufeje. Thuhej se Aiswary i njohu të gjithë familjarët e fëmijës së vdekur në foto, madje mbante mend edhe episode të ndryshme nga jeta kur Veerpal ishte gjallë. E ëma tregonte se, një herë kishte gjuajtur me shkelma një shtyllë elektrike, por përballë gazetares Roach, fëmija nuk tha asnjë gjë dhe folën vetëm të afërmit. Në fund, Rawat, që besonte te rimishërimi, e kishte pranuar se rasti i Aiswaryt nuk ishte bindës.

Edhe besimi nuk arriti që ta fshinte frikën e vdekjes. Në shumë kulte vdekja është një dënim që i jepet njeriut për shkak të mëkateve të mëdha që ka bërë në jetë.

Në Bibël, për shembull, përzënia nga parajsa përkon me fillimin e ekzistencës sonë në botën tjetër. "Në eksperiencën time, të jesh besimtar nuk është as mbështetje dhe as ndihmë për ata që janë duke vdekur", tregon Nadia Crotti, psikologe në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Genova dhe asistente e pacientëve në muajt e fundit të jetës. "Përkundrazi, ata që janë sjellë në jetë, duke ndjekur ritet fetare, shpesh janë më të prirur për të mos e pranuar vdekjen. Pse? Sepse ndihen të tradhtuar nga Zoti".

Në fakt, ndihma mund të vijë nga familjarët, mjekët dhe psikologët, edhe pse vetëm në kohët e fundit mjekësia ka filluar të përdorë mënyra të ndryshme për të larguar dhimbjet në fazat e fundit të jetës, jo vetëm ato fizike.

KB
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Zattoo 24.11.10 22:42

Si t’i shpjegoni vdekjen fëmijës?

Vdekja ndonjëherë është një fenomen i vështirë për t’u pranuar edhe nga të rriturit. Po për fëmijët?

Mos përmendja e vdekjes për të mos mërzitur fëmijët është gabimi më i madh i prindërve. Sepse në rastet kur fëmija humb një të afërm fëmija do të pësojë traumë më të madhe.

Si duhet t’ia shpjegojmë vdekjen pa e frikësuar dhe në të njëjtën kohë pa i fshehur të vërtetën? Si duhet t’ia mësojmë që vdekja nuk është një fund por fillim?

Ja disa këshilla për prindërit për të mundësuar një ballafaqim të shëndetshëm të fëmijëve me të vërtetën e vdekjes:

- Tregohuni të drejtë me fëmijën. Mos e mashtroni atë me gënjeshtra të bardha si “iku” ose “është bërë engjëll në qiell”. Këto fjalë nuk do të bëjnë gjë tjetër vetëm se t’ia turbullojnë mendimet.

- Sigurohuni që fëmija të kuptojë gjërat e shpjeguara nga ana juaj rreth vdekjes.

- Mos pengoni pyetjet e fëmijës rreth vdekjes. Përgjigjuni pyetjeve të tij në mënyrë të thjeshtë dhe të drejtë.

- Flisni me fëmijën dhe shpjegojini mendimet dhe besimin tuaj fetar në lidhje me vdekjen. Kjo do ta ndihmojë të kuptojë më lehtë.

- Mos fshihni hidhërimin tuaj nga fëmija. Tregojini se njerëzit mund të jenë here të mërzitur e here të nevrikosur dhe se kjo është diçka normale.

- Lëreni fëmijën tuaj të ndajë me ju ndjenjat dhe mendimet e tij rreth vdekjes. Mos ngurroni t’i tregoni atij dashurinë dhe se jeni gjithnjë pranë tij. Nëse fëmija nuk ndihet i vetmuar dhe ndjen ngrohtësinë, dashurinë e dikujt, do të ndihet më pak i frikësuar. Kur të ndihet gati mos ngurroni ta merrni me vete në varreza. Në këtë mënyrë do të shohë dhe kuptojë se vdekja është një pjesë e jetës.

Aisa Kokiçi
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Berti69 10.12.10 20:44

Asgje nuk humb ne gjithesi,
vetedija nuk vdes,
ajo vetem ndryshon automjetin.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  gjilanasi 11.12.10 14:57

Shpesh na ndodh qe kur na vdes dikush i aferm te mendojme per JETEN, qe jeta eshte kalimtare dhe e llogaritur ne kohe.
Dhe qe ne nuk jemi te vetdijshem qe koha e jone eshte e kufizuar ne kete toke dhe se ekzistenca jone ketu ne toke nuk eshte e perjetshme dhe qe askush nuk e di kur pervoja jone do te ndalet.
Ne realitet, vdekja, jeta, ata nuk jane te ndashme sepse vdekja eshte nje pasazh ne nje tjeter jete, ashtu si lindja e nje shpirti qe misherohet ketu ne toke.
Doja ketu per te vene ne pah anen pozitive te vdekjes, si nje kthim te burimi dhe se jeta pas vdekjes eshte shume me e lehte se jeta ne toke.
Duhet pranuar qe vdekja nuk eshte denim sepse ne jemi gjithmone ne kerkim te fajtoreve per aksidente rrugore, alkool, shpejtësia etj.

Ne realitet, kur eshte koha qe shpirti te ndal pervojen, ajo ndalet dhe nuk duhet kerkuar fajtori, por te pranohet vdekja si nje fakt i pashmangshem dhe si nje bekim, perrndryshe ne do te jemi te mberthyer ketu poshte ne perjetesi.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Zattoo 12.12.10 13:20

“Varrosje” për së gjalli, për ta vlerësuar më shumë jetën!

Vdekja 12-var10

Studentët e Universitetit të mjekësisë në Tajvan janë “varrosur” për së gjalli nëpër arkivole për të mësuar që ta çmojnë më shumë jetën. Tinejxherët e kolegjit të mjekësisë “Rende” patën një ligjëratë të pazakontë, për të cilën profesorët e tyre thonë se u ka mundësuar atyre që ta përjetojnë përvojën e vdekjes. Studentët shkruan testamentet dhe u veshën për varrim. Pas kësaj u futën nëpër arkivole, të cilat pastaj u futën nën dërrasat e dyshemesë, ku kaluan dhjetë minuta.

“Edhe pse kaluan vetëm 10 minuta nëpër arkivole, efekti ishte i ngjashëm si me vdekjen e vërtetë”, tha profesori Qiu Duaneng.

“Kur dola nga arkivoli, ndihesha sikur të isha rilindur. Tash vërtet e di se çdo sekondë e jetës është shumë e rëndësishme dhe shumë me vlerë”, tha studentja Xiao Lin.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Neo 07.03.11 9:17

Pas vdekjes

Vdekja Pasdev10

Prej kohësh pyesim nëse ekziston. Por a mund të ketë ndonjë provë, tregues? Si është ajo? Ja se çfarë tregojnë shkencëtarët, teologët, filozofët...

Homo Sapiens ka një karakteristikë thelbësore që e dallon nga të gjitha qeniet e tjera të gjalla: janë të vetmit që e dinë që jeta e tyre do të ketë një fund ndaj dhe bëjnë gjithmonë pyetje mbi vdekjen. Fundi i rrugës, fundi i vetë jetës, apo rinisja e një jete tjetër të re në botën e përtejme...

Përgjigjet ndryshojnë sipas kulturave të përkatësisë, por edhe për shkak të bindjeve personale. Gjithçka ka evoluar në rrjedhën e kohës. Ideja e një “rimishërimi” sipas natyrës ishte e para që doli. U zhvillua rreth 10 mijë vjet më parë, me shpërndarjen e agrikulturës: teksa shiheshin bimët sezonale që rilindnin gjithmonë identike, u mendua se edhe për njerëzit duhet të kishte rilindje.

Në tempullin nëntokësor të Hal Saflieni në Maltë, rreth 6 mijë vjet më parë, mijëra të vdekur u varrosën në pozicion fetal në tokë, me shpresën se kështu mund të rilindnin sërish.

Por që më përpara, në varrosjet paleolitike dhe neolitike në Europë dhe Azi ngjyrat e jetës mbuloheshin me dhe ose me një pllakë druri, pasi mendohej për vazhdimësinë e ekzistencës në një botë shpirtrash, ku mbijetonin për njëfarë kohe ata më të fuqishmit.

Skeptikët e vjetër

Jo gjithmonë njeriu e ka imagjinuar botën e përtejme të qetë dhe të lumtur. Sumerët, për shembull, kishin një ide jo shumë optimiste. Aq sa në poemën e parë epike të njerëzimit, mbreti i tyre mitik, Gilgameshi, luftonte me të gjitha forcat e tij për të rikthyer në jetë mikun e tij Enkidu.

Për më tepër kërkonte bimën e pavdekshmërisë, që i iku në momentin e fundit pasi u “vodh” nga një gjarpër uji. Vetëm në fund të “Epit të Gilgameshit” sqarohej ajo që kishte me të vërtetë rëndësi: eksperienca e jetës, që bëhet e pavdekshme përmes librit që e tregon. Me pak fjalë, sumerët i jepnin më shumë rëndësi lavdisë së arritur falë shkrimeve se bota e përtejme shihej si dimension për të vazhduar ekzistencën.

Vende të veçanta

Për egjiptianët, mbretëria e të vdekurve ishte një dimension i rëndësishëm ku mund të ripërjetoheshin kënaqësitë e jetës së jetuar në tokë. Por në mbretërinë e vjetër, kjo botë ishte vetëm për faraonët. Në Mesjetë u përfshinë edhe fisnikët. Shumë kohë më vonë ky koncept i përfshiu të gjithë.

Por edhe në Egjipt nuk mungonin skeptikët për botën e përtejme. Edhe në Kinën e Vjetër besohej në jetën e përtejme dhe te qielli, por vetëm për perandorët. Në Greqinë e Vjetër ishte një vend i errët ku shkonin të gjithë pa përjashtim, të mirë e të keq, dështakë dhe heronj.

Sipas John Bowker, autori librit “Vdekja sipas besimeve”, jo gjithmonë besimet premtojnë se ekziston një botë e përtejme, ndëshkime apo vlerësime pas vdekjes. Shumë prej tyre sugjeronin vetëm sjellje të caktuara për të jetuar më mirë mbi tokë. Në hinduizmin më të vjetër nuk ka gjurmë parajse apo ferri. Parajsa si vend i vogël dhe hyjnor, në pritje që shpirti të rimishërohej, u konceptua më vonë në besimin hinduist.

Shpërblimi

Edhe hebrenjtë, për një pjesë të mirë të historisë së tyre, nuk besonin te bota e përtejme. “Zoti kishte bërë një marrëveshje me Abrahamin për të siguruar vazhdimësinë dhe në tokë të premtuar popullit hebre”, shpjegon Bowker. “E ndëshkonte dhe shpërblente në jetë, jo në botën e përtejme, që shihej si një vend i errët ku qëndronin lakuriqët e natës”.

Hebrenjtë konceptuan diçka të ngjashme me parajsën vetëm në shekullin II para Krishtit. Mbretëria e qiellit dhe mundësia që kishin të gjithë për të jetuar një tjetër jetë pas vdekjes, u bë më pas çelësi i suksesit të besimit të krishterë.

Ndërsa besimi mysliman e imagjinonte ndryshe nga gjithë fetë e tjera botën e përtej vdekjes: si një vend me burime me ujë të freskët, qumësht dhe mjaltë, palma, lule, kafshë të shkëlqyera dhe shumë vajza të bukura për t’u martuar.

Dyshimet

Po a ekziston me të vërtetë diçka pas vdekjes? Është një pyetje që njeriu i bën prej kohësh vetes. Jo më kot kjo temë rikthehet herë pas here në art, letërsi dhe shpesh kinema: ashtu si në filmin e fundit të Clint Eastwood “Hereafter”, ku tre protagonistët kanë pasur eksperienca me vdekjen dhe me atë që ndodh pas saj.

Mbi valën e diskutimeve të rindezura pas filmit kemi mbledhur mendimet e shkencëtarëve, teologëve, filozofëve, intelektualëve që, për arsye të ndryshme, nuk kanë pasur mendime të njëjta për këtë temë.

Pyetja ka qenë e njëjtë për të gjithë: a ekzistojnë prova shkencore apo arsyetime që të bëjnë të mendosh për ekzistencën (apo mosekzistencën) e diçkaje tjetër përtej vdekjes? “Mendoj se nuk mund të gjenden prova eksperimentale për të konfirmuar apo mohuar se ka diçka pas fundit të jetës. Unë nuk besoj në një ekzistencë përtej vdekjes.

Të shqetësuar për atë që mund të na ndodhë më vonë, shpesh harrojmë se ndërsa jemi gjallë mund të bëjmë diçka për të arritur njëfarë pavdekshmërie.

Mbijetesa jonë pas vdekjes fizike mund të realizohet me veprime që lënë shenjë dhe falë kujtimeve që kanë për ne personat që na kanë qëndruar afër”, tregon astronauti Umberto Guidoni. Ndryshe mendon drejtori i institutit budist “Lama Tzong Khapa”, Marcello Macini. “Nuk ekzistojnë prova, por konsiderata të thjeshta. Mendja jonë aq e mprehtë dhe aq e madhe nuk mund të kufizohet vetëm në një jetë, atë që jetojmë mbi tokë”.

David Engelman, neuroshkencëtar

“Nuk mendoj se është e mundur të provosh përmes absolutizmit shkencor, se ekziston një jetë tjetër pas vdekjes, sinqerisht nëse ajo ekziston, duhet të jetë e lidhur në njëfarë mënyre me atë që bëjmë në jetën tonë reale, duhet të jetë një reflektim i asaj që kemi bërë në tokë.Të mendosh për jetën pas vdekjes na ndodh shpesh, por duhet të jetë një instrument që përdoret për të kuptuar jetën në të cilën jetojmë tani. Në njëfarë mënyre edhe libri im “Sum: Forty Tales from the Afterlives”, tregon 40 skenarë fantastikë pas vdekjes.

Aty Zoti, jeta pas vdekjes dhe vetë jeta marrin forma të ndryshme. Në një histori për shembull Zoti është shumë i vogël dhe nuk është në dijeni për ekzistencën tonë. Në një tjetër, jetën pas vdekjes e jetojmë vetëm me personat që kemi njohur. Gjithsesi ajo që ka rëndësi është se nuk mund ta përjashtojmë në asnjë mënyrë, edhe pse prova nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë, për ekzistencën e një jete pas vdekjes”.

Susan Blackmore, psikologe

Blackmore, si studiuese e fenomeneve para vdekjes, ka shumë për të treguar. “Nuk ekziston absolutisht asnjë provë nga pikëpamja shkencore apo filozofike se ekziston jetë pas vdekjes. Kam kaluar dhjetëra vjet për t’u përpjekur ta vërtetoj këtë ide dhe gjithçka që kam gjetur vërteton të kundërtën: pasi ndalon zemra dhe shuhet truri, njeriu nuk ekziston më. Të paktën për njerëzit mbi tokë.Shumë prej tyre nuk e besojnë atë çfarë ndodh pas kësaj. Edhe unë i bashkohem këtij mendimi. “Nuk besoj te një jetë pas vdekjes. Më duket një ide fëmijërore, me mendime të tilla si: kë do të takoj pas vdekjes? Si është atje. Përderisa nuk ekzistojnë prova të prekshme, nuk mund ta besoj.

Përvojat e paravdekjes

Tuneli është një imazh tipik i eksperiencave të paravdekjes. “Ato ndodhin në kushte kritike, arrest kardiak, hemorragji cerebrale, koma dhe kanë një përmbajtje shumë transcendentale”, thonë mjekët. “Njerëzit i tregojnë gjithmonë se ishin tunele me apo pa dritë, ndjesi paqeje, takim me të vdekurit apo dritën, eksperienca jashtëtrupore”.

Provat? Për ata që mbështesin ekzistencën e përjetësisë ekziston një provë. Për shkencën janë fenomene që e kanë origjinën në tru. “Mosfunksionet cerebrale dhe ilaçet mund të shkaktojnë halucinacione apo delir.

Ka hipoteza mbi mekanizmat (për shembull ndryshimi i neurotransmetuesve, por nuk ka prova se këto eksperienca kanë karakteristikat tipike të delirit. Shpjegimi kërkon studime shumë të thella”. Është fakt se dëshmitë e atyre që kthehen nga “bota tjetër” vazhdojnë të çudisin shkencën. Në të vërtetë, shumë rrallë pacientët dinë ta ndërtojnë atë që ka ndodhur përreth tyre, ndërsa kanë qenë në gjendje të pavullnetshme.

Shpesh, kur një person i është afruar vdekjes, tregon se ka parë se çfarë ka në anën tjetër dhe eksperiencat e treguara përsëriten me të njëjtat karakteristika, edhe në kultura të ndryshme nga e jona.

Kështu, në një studim të publikuar në revistën “Lancet” në vitin 2001, Pim van Lommel, kardiolog i spitalit Rijsstate të Arnhem (Holandë), është përpjekur të kuptojë se cilat ishin ndjenjat që përjetoheshin, duke intervistuar 344 pacientë që u ishin nënshtruar manovrave të ringjalljes pas një ataku kardiak.

Nga studimi doli se 18 për qind e të intervistuarve tregoi se kishte përjetuar një eksperiencë paravdekjeje (ndërsa të tjera studime paraqesin përqindje më të vogla, nga 5 në 10 për qind).

Frika e vdekjes

Vdekja është ajo që na tmerron që kur fillojmë t’i japim kuptim jetës. Ndaj shpesh është më mirë të mendosh se jeta ekziston edhe pas saj. Sipas një sondazhi, rreth 54 për qind e europianëve besojnë në botën e përtejme, ndërsa 23 për qind thonë se shpresojnë që pas vdekjes ekziston jeta, por që nuk kanë asnjë argument për ta besuar.

Të vdesësh, ashtu si dhe të lindësh, është domosdoshmëri, pasi qeniet evoluojnë. Nga ana tjetër, gjatë shekujve, njeriu është përpjekur të gjejë vetë përgjigje nga më të ndryshmet. Edhe besimi nuk arrin që ta fshehë frikën e vdekjes.

Në shumë kulte, vdekja është një dënim që i jepet njeriut për shkak të mëkateve të mëdha që ka bërë në jetë. Në Bibël, për shembull, përzënia nga Parajsa përkon me fillimin e ekzistencës sonë në botën tjetër. “Në përvojën time, të jesh besimtar nuk është as mbështetje dhe as ndihmë për ata që janë duke vdekur”, tregon Blacmore. “Përkundrazi, ata që janë sjellë në jetë duke ndjekur ritet fetare, shpesh janë më të prirur për të mos e pranuar vdekjen. Pse? Sepse ndihen të tradhtuar nga Zoti”.

Në fakt, ndihma mund të vijë nga familjarët, mjekët dhe psikologët, edhe pse vetëm në kohët e fundit mjekësia ka filluar të përdorë mënyra të ndryshme për të larguar dhimbjet në fazat e fundit të jetës. Sigurisht jo vetëm ato fizike.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty VDEKJA

Mesazh  Nikolaos 07.03.11 16:01

"VDEKJA ESHTE GJUME PA ENDRRA"
(Napoleon Bonaparti)


Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 07.03.11 21:49, edituar 1 herë gjithsej
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Equinox 07.03.11 16:03

Nikolaos shkruajti:"VDEKJA ESHTE GJUME PA ENDRRA"
ka thene Napoelon Bonaparta.
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Arsenic 06.04.11 23:09

Jane dy gjera ne jete qe nuk mund ti ikim, lindjes dhe vdekjes.
Qellimi i kesaj teme eshte shume i mire, qe te thej tabune e saj, qe njerzeve te ju kujtoj qellimin e pyetjeve esenciale ne jete.
Eshte e paiamgjinueshme se si njerzite nuk e marrin persiper pergaditjen e varrimit te vet, sepse kjo eshte "festa" e fundit qe kemi me te afermit tane, te flasesh per vdekjen nuk do te thote qe do te vdesesh.
Eshte teme qe sjelle frike por sa me shume qe flasim per te frika zvogelohet.Sepse kjo na ben me te gjalle dhe na risjelle ne jete.
Per dike kjo eshte teme e trishtuar por eshte diçka qe duhet te berballohet ne jete.
Duhet te tejkalohet dhimbja dhe te mendohet ne esencialen, kjo nuk eshte e lehte, por sa me shume qe pergaditemi per vdekje aq me mire do ta pranojme.
Secili duhet te shkruaj nje leter ku duhet te filloj"Sikur te kisha edhe vetem nje ore per te jetuar.."
Arsenic
Arsenic

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Fakiri 07.04.11 16:11

ÇFARE KA PËRTEJ VDEKJES? NJËMENDËSIA E VDEKJES

(shpjegim sufik i vdekjes nga Ahmet Hulusi)

Sa keq që Vdekja nuk është kuptuar si duhet në kuptimin e saj të mirëfillt dhe se është konsideruar si “ një mbarim-fund”. Pa qenë një fund (mbarim), Vdekja s’ është gjë tjetër vetëm se një formë kalimi e ndërmjetëm nga një botë fizike në një botë tjetër jomateriale.

Pikrisht pas ndarjes së individit nga fiziku i tij, jeta e tij vazhdon në një gjendje (masë frekuencash), qoftë në një var ose jasht.që do të thotë se Vdekja është një vazhdimësi e jetës, duke filluar me një trup shpirtëror pas mbarimit të jetës me një trup fizik. Kur’ani i cili na mëson bazat e Islamit shpjegon vdekjen me sa vijon : “Çdo shpirt do t’a kërkojë VDEKJEN”.

Ajo që e quajmë “VDEKJE” është një mbartje kah një jetë në një gjithësi frekuencash, në një trup shpirtëror, pas ndarjes nga trupi biologjik. Sapo truni pushon së vepruari, energjia bioelektrike, e cila qarkullonte nepër trupin tonë, këputet dhe është po ajo fuqi elektromagnetike ndërmjet trupit dhe shpirtit, e cila normalisht ruan “Shpirtin” e lidhur në trup.

Kështu “SHPIRTI” i njeriut i dorëzohet një jete të re, i(e) pavarur nga trupi fizik. Ja kjo lloj ngjarje është shënjuar me fjalën “VDEKJE”. Të gjitha veprimtaritë që kanë të bëjnë me veprimin e çdo individi në trunin e tij, gjatë jetës së tij, janë grumbulluar në “Shpirtin “e tij, që do të thotë masë frekuencash sikur valët e zërit dhe të shikimit.

Prandaj dilet drejtëpërdrejt në përmasat shpirtërore pa u vërejtur asnjë ndryshim me vdekjen. Individi vazhdon jetën e vet në formë të “SHPIRTIT “, njësoj sikur edhe në trupin fizik! Megjithate me një dallim! Ndonëse është plotësisht në jetë dhe i vetëdijshëm si përpara, ai tashmë nuk është më i zoti të drejtoj trupin e tij fizik! Kjo ngjanë me një të sëmurë të paralizuar, i cili jeton dhe është i vetëdijshëm! Ai mund të shef dhe të ndjek gjithçka ndodh jasht, ai mund të dëgjoj dhe të ndjejë plotësisht, mirëpo nuk është më në gjendje të dërgojë lajme jasht.

Qenjet njerzore NUK VDESIN KURRË POR ATO KËRKOJNË (PËRJETOJNË)VDEKJEN! Duke provuar vdekjen, individi humb lidhjen e vet me trupin fizik dhe e vazhdon jetën në masë frekuencash, që do të thotë, “Shpirti “tij.

Prandaj, të gjith njerëzit janë të zgjuar, secili në varin e vet. Secili vazhdon të jetojë atje duke qenë në dijeni për këtë dhe duke qenë i vetëdijshëm, deri në ditën e Ringjalljes, meqë çdo njeri është zëvëndësuar me një trup të ri në pajtim me kushtet e kësaj kohe. Ne do të shënojmë tash shkurt se çfar pësojmë edhe më tej pas vdekjes. Pasi të ketë vdekur njeriu njëherë, përkapja(ndijimi) nga bota e jashtme vazhdon edhe për një kohë. Njësoj sikur të jetonte me trupin e tij biologjik, ndjek se çfar ndodhë përreth tij, dëgjon bisedat e njerëzve, vuajtjet e tyre.

Gjatë kësaj kohe, ai ndjehet sikur dikush në gjendje paralize (shtangimi).Të gjitha ngjarjet janë kapur nga jasht, mirëpo megjithate asnjë lajm nuk mund të dërgohet. Pastaj vjen çasti i larjes së kufomës. Ku është qëllimi?

Urtësia, duke larë të vdekurin, aq sa ne mund të kuptojmë, është të ushqehet trupi, jeta qelizore e të cilit vazhdon, një forcim bioelektrik me ndihmën e osmozës, në mënyrë që individi të mund të mbajë kontaktin e tij, ndonëse njëanësor, për pak më shumë kohë, me botën ku kishte zakon të lëvizte në trupin e tij fizik, një kohë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  rebelisistemit 08.04.11 18:35

""..............Vdekja eshte vecse Fillimi............""
rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Nikolaos 11.04.11 17:26

Vdekja eshte fundi i gjithckaje, pas vdekjes mbetet vetem kujtimi. Askush nuk ka fakte qe njeriu jeton pas vdekjes, jane thjesht teori fetare dhe aspak shkencore dhe konkrete. Edhe nese do te kishte jete pertej vdekjes nuk do te kishte kuptim ajo lloj jete. Llogjika nuk e percepton dot nje jete te perjetshme jo trupore.

As parajsa nuk ka kuptim sepse Toka eshte vet parajse me gjithe keto mrekulli qe ka bota. Nese mrekullite jane ne toke, atehere c'na duhet tjeter parajse? Ashtu si kafshet qe nuk kane me jete te pertjeme ashtu nuk do kemi as ne. Shume persona duke shpresuar se ka nje jete tjeter, harrojne te shijojne te mirat qe ka kjo jete. E rendesishme eshte kjo jete meqenese askush nuk do te donte te shkonte aq shpejt ne "boten"tjeter".

Fjale me mend ka lene Napoleon Bonaparti qe ka thene: "Vdekja eshte gjume pa endrra", bravo i qofte, jo me kot ka qene njeri kaq i madh. Njerezit me zgjuarsi te madhe behen te medhenj. Po ta dinim te sigurte qe ka jete tjeter, mendoj se ata njerez qe po vuajne ne kete jete do te ishin nisur me kohe ne ate jete per te mos vuajtur me ketu, por askush nuk guxon. Jeta e pertejsme imagjinare eshte nje shprese vetem per njerezit "naivë". Njerezit realiste nuk do ta besonin kurre.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Fakiri 11.04.11 20:17

Një ditë Hz Aliu këmbeu mendime me një mosbesimtar,i cili nuk qe i bindur mbimendësinë e jetës pas vdekjes.Ata ishin angazhuar në një bashkëbisedim të tillë:”Ç’farë do të ndodhë nëse nuk ka jetë pas vdekjes? Ashtu sikur besoj unë tha mohuesi i jetës pasvdekjes.”Të gjitha praktikat tuaja si Namazi(falja) dhe Ramazani(agjërim) a thua nuk do të shkojnë Huq?”
Në këtë pyetje Hazreti Aliu i përgjigjet:”Po ç’farë do të ndodhë nëse jeta pas vdekjes vazhdon?

Ç’farë do të ndodhë me ty,meqë ti nuk je përgatitur për një rreth të tillë?Edhe sikur të mos kishte jetë pas vdekjes,të këtillë çfar ti e sygjeron,unë nuk do të humbsha asgjë nga kryerja e këtyre obligimeve.Mirëpo nëse jeta pas vdekjes vazhdon ashtu siç e besoj,atëherë sigurisht që do t’isha unë ai që do të shpërblehesha! Mirëpo ti,nuk do të mund t’i shpëtojshe dënimit dhe do t’ishe një i mjerë,i humbur përgjithmonë,meqë ti nuk e ke llogaritur ekzistencën e një jete të të tillë dhe ti nuk e ke kryer detyrën tënde..!

Ndërsa Hz. Aliu të birin e këshillonte kështu:”Dije,biri im,se je krijuar për botën tjetër,jo për këtë.Je krijuar për të amshueshmen,jo për të kalueshmen;për vdekje e jo për jetë.Ti ndodhesh në një shtëpi nga e cila do të shkosh papritmas dhe ke nevojë të përgatitesh sa më shumë,dhe je në një rrugë që të çon në botën e ardhshme.Ti je një gjah i vdekjes,prej të cilit nuk mund të ikësh dhe herët apo vonë do të mposhtesh nga ai.

Nëse je duke bërë një punë të keqe pendohu sa më shpejtë për atë punë,sepse,duke mos pasur kohë për t’u penduar për atë punë,do të vijë befas vdekja dhe do të të hyjë në mes teje dhe pendimit.Pas kësaj ti do të shkatërrohesh.

O biri im,përmende shumë vdekjen;mendo për gjendjen që do të vijë pas vdekjes.të kesh parasysh gjithnjë këtë,në mënyrë që kur të vijë papritur vdekja,të të gjejë ty të përgatitur dhe të armatosur si ushtari i përgatitur (në gjendje gaditshmërie) për luftë.Mos lejo që të të takojë vdekja në gjendjen e pakujdesisë.

Përmende shumë ahretin (botën e pasvdekjes),begatitë e tij,denimet e tij të ashpra.Sepse,kjo do të të ndihmojë në largimin e prirjes së shpirtit tënd ndaj kësaj bote dhe zvogëlimin e vlerës së asaj në sytë e tu.............Bota i ka larguar adhuruesit e saj nga rruga e drejtë,i ka drejtuar në rrugën e verbërisë;ua ka mbuluar sytë,që të mos e shofin rrugën e drejtë.

Në këtë mënyrë,kanë mbetur të habitur mbas çoroditjeve të kësaj bote,janë fundosur në intrigat e saj,e kanë bërë atë Zot të vetin dhe ajo luan me ata.Dhe,kështu,duke lozur me këtë botë kanë harruar atë të ardhshmen..............
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Nikolaos 11.04.11 21:07

Bravo, shume perralle e bukur per ata qe e besojne!
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Nikolaos 12.04.11 22:06

"Nuk kam frikë nga vdekja. Kam qenë i vdekur për miliarda e miliarda vite përpara se të lindja dhe s'kam pasur as shqetësimin më të vogël."
— Mark Tuein
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty VDEKJA NE PIKPAMJE ISLAME

Mesazh  Dre1 13.04.11 14:21

I nderuari besimtar!

Me vdekjen do të takohesh. Mos harro! Dheu është shtrati yt, krimbi shoku yt, Munkeri dhe Nekiri bashkëbisedues yt, varri shtëpia jote, brendësia e tokës vend qëndrim yt, Dita e Kiametit vendtakim yt, ndërsa xheneti ose xhehenemi përfundimi yt.

O njeri! Mendo për shtratin, shtëpinë, vendtakimin dhe përfundimin tënd. Udhëtimi yt do të jetë i gjatë e i mundimshëm, përgatitu!

Përgatitu në dynja se nuk e di, nëse e arrin mbrëmjen a mund ta arrish mëngjesin?

Sa djelmosha të rinj u bënë gati për martesë, por nuk arritën të martohen?

Sa fëmijë të vegjël dorëzuan shpirtin dhe u futën në errësirën e varrit?

Sa të shëndoshë vdiqën pa sëmundje e sa të sëmurë jetuan më gjatë?

Sa mbretër ëndërruan, por nuk patën kohë as ëndrrën ta komentojnë.

Sa njerëz ishin banor të pallateve, por shumë shpejt u shpërngulën në varre.

Ibën Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, thotë: ‘’Është obligim për çdo njërin që nuk e di se kur i vjen vdekja të para përgatitet, të mos mashtrohet me rininë dhe shëndetin.’’

Dëshira për jetë të gjatë

Dëshira për të jetuar më gjatë është preokupim i njeriut, është dëshirë e lindur, por kjo dëshirë duhet të shoqërohet me të gjitha llojet e veprave bamirëse që reflektojnë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. Ai i cili shpreson gjatë në jetën e kësaj bote, zakonisht anon nga dëshirat dhe kënaqësitë.

Muhamedi (alejhi selam) thotë: “ E kap pleqëria birin e Ademit (njeriun) dhe me të përcillen dy (vese): dëshira e madhe (për pasuri) dhe shpresa (për jetë).’’ (Transmeton Ahmedi dhe Muslimi)

Të mençurit thonë: ‘’Është për t’u çuditur me njeriun, i cili mërzitet kur i pakësohet pasuria, ndërsa aspak nuk mërzitet që i pakësohet jeta dhe afrohet afër vdekjes.’’

Dëshira për të jetuar gjatë është sëmundje kronike me të cilën destabilizon zemrën, ndërsa shërimi nga kjo arrihet vetëm me devotshmëri dhe bindje.

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Asaj që i frikësohem më së tepërmi është: pasimi i epsheve dhe dëshira për të jetuar gjatë. E para të pengon nga e vërteta, kurse e dyta ta harron ahiretin.’’

Ibni Ujejne thotë: ‘’Tre momente janë më të vështirat për njeriun: dita kur ka lindur, nata e varrit kur shoqërohet me të vdekurit dhe dita kur të ringjallet.”

Allahu i Lartësuar i thotë Jahjas birit të Zekerijas:

‘’Dhe selam (paqë) qoftë mbi të (Jahjan) ditën kur u lind, ditën kur vdes, dhe ditën e ringjalljes.’’(Merjem, 15)

I nderuari vëlla besimtar!

Së bashku t’i kujtojmë fjalët e Allahut të Lartësuar, Ai më së miri na tregon për këtë botë, ajo është lojë, dëfrim, mburrje, dëshira dhe lakmia për epsh dhe pasuri.

“Ta dini se jeta në këtë botë është një lojë dhe qejf edhe stoli edhe mburrje ndërmjet jush në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, (tamam) si shembulli i shiut pas të cilit bima rritet që e kënaq bujkun (mbjellësin), por ajo thahet dhe e sheh të zverdhur pastaj ajo bëhet kashtë.
Ndërsa në atë botë (ahiret) ka dënim të rëndë (për mosbesimtarët), dhe falje e kënaqësi nga Allahu (për besimtarët). E jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rrejshme.” (Hadid, 20)

“Njerëzve u është zbukuruar dëshira për epshe dhe dashuri për gratë, djemtë, dhe kuajt të mirë, bagëti dhe tokë pjellore. Ajo është kënaqësi e jetës në këtë bo­të, por vendkthimi te Allahu është më i mirë.” (Ali Imran, 14)

Lojë, zbavitje, stoli, pasuri, fëmijë, dëshira për epsh, dashuria për gatë, fëmijët, bagëtitë, të gjitha këto mashtrime dhe përjetime të kësaj bote.

Vallë, pse të gjitha këto po të mashtrojnë dhe fare nuk e kujton vdekjen?!

Vëlla i dashur, pse je i hamendur kur përmendet vdekja, a po mendon se kjo nuk ka të bëjë me ty?

Çfarë është vdekja?

Jeta dhe vdekja janë dy të kundërta ashtu siç janë të kundërta drita dhe errësira, dita dhe nata, burri dhe gruaja, e nxehta dhe e ftohta. Vdekja, në kuptim gjuhësor, do të thotë: heshtje, i pandier, palëvizshmëri, pushim, pezullim. Të gjitha këto i posedon i vdekuri kur shpirti shkëputet nga trupi.

I nderuari vëlla! Mos e harro këtë realitet dhe këtë vërtetësi, vdekjen nuk mund ta ndalosh dhe ta pengosh, kjo nuk njeh roje dhe nuk troket në dyer për të marr lejen e hyrjes. Allahu i Lartësuar thotë:

“Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, po edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata ndonjë e mirë, thonë: “Kjo është nga Allahu”. E nëse i qëllon ata ndonjë e keqe: “Kjo është nga ti (Muhamed)”. Thuaju! Të gjitha janë nga Allahu!” Ç’është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?” (Nisa, 78)

Vallë mos ke mundësi t’i largohesh që ajo mos të mbërrijë në asnjë kohë dhe vend apo mos ka të bëjë me një kategori të caktuar dhe të tjerët kanë mundësi për të shpëtuar nga vdekja. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj! S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai (Allahu) që e di të fshehtën dhe të dukshmen dhe atëherë Ai do t’ju tregojë juve çfarë keni punuar.” (Xhumua,

Për një përfundim të mirë

I nderuar vëlla musliman!

Vdekja është një gotë prej saj të gjithë do të pinë. Vëlla, a dëshiron të kesh një përfundim të mirë, nëse po, atëherë së bashku t’i marrim masat preventive dhe t’i kujtojmë këto udhëzime:

Teuhidi-njëshmëria në Allahun e Lartësuar
Besimi është nyje kyçe tek besimtari, ku nuk guxon muslimani ta neglizhojë apo ta harrojë.
Ai i cili beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ky besim buron nga thellësia e zemrës dëshmohet me fjalë dhe vepër, nuk ka dyshim që është shkak i një përfundimi të mirë. Kemi hadithin e Muhamedit ku transmeton Buhariu dhe Muslimi:

‘’Me të vërtetë Allahu ia ka ndalur zjarrit (xhehenemit) atë i cili thotë LA ILAHE IL ALLAH ku me këtë dëshiron vetëm Fytyrën e Allahut.’’ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

I dashuri besimtar! Konfirmoje teuhidin-njëshmërinë e Allahut në zemrën tënde! Padyshim se një ditë do të mbledhësh frytet e saj në jetën tënde, në momentet e vdekjes, në varrin tënd. Teuhidi do të ndihmoj gjatë llogarisë dhe vetë me të do të përcillesh në xhenetet e larta.

Takvallëku, respekti dhe frika në Allahun e Lartësuar
Devotshmëria është njëra ndër shkaqet kryesore që besimtarin e orienton nga përfundimi i mirë. Allahu i Lartësuar thotë:

“O ju që besuat! Kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë).” (Ali imran, 102)

“O ju që besuat! Nëse keni frikë Allahun, Ai do të vërë udhëzimin (në zemrat tuaja) ta dalloni të vërtetën prej të pavërtetës, do t’ua mbulojë të këqijat, do t’ua falë mëkatet. Allahu është Dhurues i Madh.” (Enfal, 29)

Devotshmëria është shkak për të pranuar veprat:

“Allahu pranon vetëm prej të sinqertëve.” (Maide, 27)

Devotshmëria ta lehtëson gjendjen tënde:

“E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën.” (Talak, 4)

Devotshmëria të shpëton nga humbja dhe shkatërrimi:

“Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do kalojë mbi të (xhehenem). Ky (kontaktim i xhehenemit) është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj, do t’i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.” (Merjem, 71-72)

Devotshmëria të fut në xhenet:

“Ato janë xhenetet që do t’ua trashëgojnë robërve Tanë që ishin të ruajtur.” (Merjem, 63)

I nderuari vëlla, takvallëk, devotshmëri do të thotë: të respektohet Allahu i Lartësuar dhe mos t’i bëhet Atij mëkat, Ai të përkujtohet dhe mos të harrohet.

Kujtoje Krijuesin e Lartësuar, Ai nga Ti kërkon sinqeritet, Ai t’i mbulon të këqijat dhe t’i fal gjynahet. Ai kërkon që të vdesësh vetëm si musliman. Kujto edhe një herë se devotshmëria të ofron nga përfundimi i mirë.

Përqendrimi i fortë në fe
Besimtari i përqendruar në fenë e Allahut të Lartësuar është besniku që ka jetësuar besën e dhënë Krijuesit Fuqiplotë si në qëndrime, shprehje dhe veprime.
Ky është nderi më i madh, pra përqendrimi, këmbëngulja, serioziteti në fenë islame. Kështu shijohet ëmbëlsia e ibadetit, adhurimit, kur kjo ndodh, atëherë besimtari ka përkrahjen e Allahut të Lartësuar, mbrojtjen e engjëjve të Tij. Ai fare nuk frikësohet e as pikëllohet dhe kështu fiton pozitë në xhenetet e larta.

“S’ka dyshim se ata që thanë se Zoti ynë është Allahu, pastaj qëndruan fort (nuk u luhatën në besim), atyre u zbresin engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): ‘Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde xhenetin që ju premtohej! Ne jemi miqtë tuaj në jetën e dynjasë dhe në ahiret, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje nga (Allahu) Falës i madh dhe Mëshirëplotë’.’’ (Fusilet, 30-32)

Pendimi

Allahu i Lartësuar pranon pendimin e çdokujt, duhet të shfrytëzohet kjo mundësi mos të asgjësohet. Menjëherë të mirën hapat konkrete duke u larguar nga mëkati, pendimi për mëkatin e bërë, vendosmëria për mos përsiatjen e mëkatit dhe sinqeriteti në pendim. Kujto fjalët e Allahut të Lartësuar:

"O ju që keni besuar! Pendohuni te Allahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpjerë në xhenete, nën të cilat rrjedhin lumenj ditën kur Allahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as ata që kanë besuar.
Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: ‘Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send’.”

Pendimi i sinqertë të largon nga të këqijat dhe të drejton për në xhenet, pendohuni të gjithë o ju njerëz që ta fitoni mëshirën e Allahut dhe të keni përfundim të mirë në këtë botë.

Të nderuar vëllezër!

Gjithashtu, mos harroni, nëse doni të keni përfundim të mirë:

-Të jeni besnik çdo herë që të regjistroheni në listat e të sinqertëve.

-Krijoni mendim të mirë mbi Allahun e Lartësuar dhe mos lejoni të vdisni duke mos pasur mendim të mirë mbi Krijuesin Allah. Kujto një gjë, nëse dëshiron takimin me Allahun edhe Ai dëshiron takimin tënd.

-Drejtohu Allahut të Lartësuar me lutje duke treguar përulësi dhe duke kërkuar orientimin e zemrave në fenë e drejtë dhe përfundimin e mirë me besim të pastër.

-Zvogëloje dhe pakësoje dëshirën e madhe për dynjanë e ulët dhe përfundimtare, por puno për një jetë të pafund duke i përjetuar të mirat e Allahut të Lartësuar.

-Largohu nga shkaqet e shumta që sjellin përfundim jo të mirë, si: besimi i dobët, veprimi i bidateve, dyfytyrësia, shoqërimi i njerëzve të prishur, lakmia e madhe për dynjanë, mos pendimi, harrimi i ahiretit, mos përkujtimi i vdekjes, padrejtësia,

Të nderuar vëllezër!

Ju pyes: A dini kur do të vdisni dhe ku?

Nëse dëshironi përgjigje lexoni dhe mendoni fjalët e Allahut të Lartësuar:

“..nuk e di kush pos Tij se çfarë do t’i ndodhë (çfarë do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë.” (Lukman, 34)

Gjithashtu, kini kujdes se jobesimtari do të kërkojë kthim mbrapa, për të vepruar mirë. Por të gjitha këto kërkesa janë të parealizuara.

“E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen.” (Muminun, 99-100)

“A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?”(Muminun, 115)

I nderuari vëlla besimtar!

Unë, ti dhe të gjithë do të vdesim, por të kujtojmë një gjë shumë të rëndësishme, pra rolin dhe pozitën që dëshirojmë ta zgjedhim.

Ai që vdes ose do të jetë prej atyre që do të jetë afër Allahut të Lartësuar, i përshëndetur dhe i respektuar, ose do të jetë prej mohuesve gënjeshtarë.

“E nëse ai (që vdes) është prej të afërmeve (të Zotit). Ai do të ketë (te Zoti) kënaqësi (qetësi) dhe furnizim të mirë dhe xhenet të begatshëm. Po në qoftë se ai (që vdes) është prej atyre të dorës së djathtë? Atëherë (atij i thuhet) paqja dhe shpëtimi (siguria) është për ty, (që je) nga ata të dorës së djathtë.
E në qoftë se (ai që vdes) është prej gënjeshtarëve (mohues i ringjalljes), është prej të humburve (në besim). (atëherë) Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë që vlon. Dhe djegie nga zjarri i xhehenemit. E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt. Pra, ti (Muhamed) lartëso Zotin tënd të Madhëruar.”(Vakia, 88-96)

Allahu im! Na përmirëso fenë tonë e cila është mbrojtja jonë! Na përmirëso dynjanë në të cilën ne jetojmë! Na përmirëso ahiretin, tek i cili është kthimi ynë!

Allahu im! Fali të gjithë të vdekurit myslimanë, të cilët dëshmuan në teuhidin – njëshmërinë Tënde, dhe e dëshmuan Muhamedin me shpallje dhe vdiqën me shehadet!

Allahu im! Fali të vdekurit muslimanë, nderoj dhe zgjeroja varret e tyre, pastroi ata nga mëkatet, gabimet, ashtu siç pastrohet petku i bardhë nga papastërtia!

Allahu im! Na mëshiro me mëshirën Tënde kur të bëhemi të harruar! Mos na le të vetmuar dhe të pasigurt në Ditën kur do të ringjallemi!
Vdekja Search%3Fq%3Dislam%2Bdeath%26um%3D1%26hl%3Den%26biw%3D1259%26bih%3D795%26tbm%3Disch0%2C2027&um=1&itbs=1&iact=hc&vpx=493&vpy=263&dur=1296&hovh=193&hovw=192&tx=57&ty=92&oei=A5WlTeG5NIPctAbqzMSBBw&page=4&ndsp=24&ved=1t:429,r:8,s:68&biw=1259&bih=795
Dre1
Dre1

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Berti69 15.04.11 23:35

Çast lamtumire...
Nga Mitrush Kuteli

-Djalit -

... Pra, bir, mos qaj: ky është ligji i qënies
Të vijë rrotull dhe të kthehet rishtaz
Përbrenda gjirit të amës së amëshuar
Të mosqënies.

Ku janë ata që patën qënë? Shkuan
Atje ku qenë? lanë prapa tyre
Një tingull në erë, shuar dalngadalë,
Si çdo qënie.

Nga shtati i tyre ngjizet rishmë jeta
Që duhet rojtur: mbajtur, vojtur, falur
Kur çasti i madh troket në derën tonë
Urdhëronjës.

Koprace është jeta në të mira
Dhe dorëhapur gjëmash dhe mënxyrash?
Të gjitha duhen hequr dhe duruar
Zemërkthjellët.

Unë rrethin tim e mbylla keq a mirë,
Si vdekëtar i thjeshtë hallkë e lidhur
Dhe shkoj i velur hojesh dhe sherbelesh
Pa keqardhje.

Do rroj, shpresoj, ca kohë, brenda teje
Se kjo ka qënë ëndrra ime, shpirtin
Tim trashëgim të ta le pas vdekjes
Siç e mora.

Vazhdo dhe ti të jetës shteg, të shkruar:
Të larta mos lakmo se shtypës bëhesh
As poshtë shumë mos rrëshqit, se shtypesh,
Qofsh i lumtur!

Tiranë, 2 mars 1967
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  gjilanasi 16.04.11 20:35

"Jeta eshte vetem nje enderr per ate qe konsideron se vdekja eshte i vetmi realitet". Sri Chinmoy
"Ne nuk e njohim jeten.Si mund ta njohim vdekjen?". Confucius
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Equinox 23.04.11 11:16

Injoranca jone para vdekjes dhe frika qe ajo provokon te ne, nuk eshte asgje tjeter veçse pasoje e nje lidhje.Lidhja me aspektin statik te jetes, te nje jete qe nuk shkon askund, lidhja me kete konfort dhe me keto kenaqesi qe nuk zhvillohen dhe evulojne.
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja Empty Re: Vdekja

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi