EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ti je dhurata jote më e madhe

Shko poshtë

Ti je dhurata jote më e madhe Empty Ti je dhurata jote më e madhe

Mesazh  Neo 26.03.10 13:39

Ti je dhurata jote më e madhe

Mesazh nga Rojët
(I kanalizuar nga Laura)

Bekime të gjithëve …

Ky është një mëngjes i bukur, që rrethon zërin tonë. Thelbi i pastër i ëmbël i një dite pranvere kanë zgjuar shqisat dhe kanë prekur zemrën. Nëpërmjet kësaj energjie të mrekullueshme, ne ju flasim sot.

Ndjenja e përtëritjes dhe rilindjes rritet me çdo frymëmarrje dhe mund të prekë secilin prej jush nëse vendosni se do ta lejoni. Kjo është një kohë për të braktisur mbetjet e fundit të të gjitha atyre gjërave që ju kanë mbajtur në energjitë që nuk i shërbejnë më të mirës suaj më të lartë dhe madhësisë suaj.

A dëshironi vërtet të ecni të pangarkuar, plotësisht drejt energjive të reja?

Apo ka edhe një pjesa juaj që ende u kapet fijeve të vjetra, që ju lidhin me të kaluarën, vetes suaj të vjetër? Të dashur, zgjatni zemrat tuaja dhe ndjenjat tuaja në një shkallë që ende nuk e keni bërë më parë. Në këtë mënyrë do të mund të arrini veten tuaj autentike në një mënyrë që kurrë s’keni menduar që do të jetë e mundur. Ky është këllëfi i fundit i vogël energjish të vjetra që ju pengon për të mos u lidhur plotësisht me veten tuaj të vërtetë, me atë që keni qenë gjithmonë dhe që dëshironi aq thellësisht të jeni përsëri.

Të dashur Engjëjt e Tokës, ne dimë çfarë ju mban prapa kësaj velloje të hollë si letër; janë gjurmët e vegjël të frikës që mbeten ende nga të gjitha ato që kanë ardhur më parë dhe të cilat, siç besoni ende në ndonjë mënyrë të vogël, kontrollon fatin tuaj përfundimtar. Ne ju rikujtojmë prapë se nuk ka fat përveç atij që ju e krijoni për vetveten, asnjë përveç atij që e zgjidhni. Ju të gjithë keni arritur aq shumë deri më tani, dhe siç ndodh me shumë gjëra, hapi i fundit i vogël, zgjedhja e fundit e vogël mund të jetë më vështirë.

Ne nuk mund t’i bëjmë zgjedhjet në vendin tuaj, ne vetëm ju lusim që të bëni një zgjedhje. Nuk ka rëndësi se ku ju çon kjo zgjedhje, vetëm me të bërë një zgjedhje, çfarëdo zgjedhjeje, kjo i mban energjitë përreth jush dhe brenda jush në lëvizje, duke lejuar kështu mundësi të pakufi në jetën tuaj. Kur mbaroni të zgjidhni, atëherë energjia ndalet, dhe ju ndiheni të ngecur, të frustruar dhe të paaftë.

Të mrekullueshmit Engjëj të Tokës, hapni krahët tuaj në çfarëdo drejtimi të preferoni, bëni një gjysmë hapi të vockël në ndonjë drejtim dhe shikoni se çfarë ndodh. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe përkrahur, nuk mund të fillojmë në të vërtetë derisa të keni bërë këtë gjysmë hapi të vockël dhe t’i keni aktizivuar energjitë. Ka forca dhe vibracione të panumërt që vetëm presin "në ulësat e tyre". Ju presin juve, që të bëni këtë zgjedhje të parë të vockël, kështu që mund t’ju mbështesin plotësisht në çfarëdo që zgjidhni. Sasia e vibracioneve të dashurisë që janë të pranishme për të përkrahur gjithçka në planetin Tokë janë të pashembullt dhe do t’ju çudisnin po të dinit përmasat e vërteta të pranisë së tyre.

Vetëm zgjatni dorën nëpër atë pengesë të hollë si letër, që përbëhet nga frikat e mbetura, dhe kapni potencialin tuaj të plotë dhe dëshirat tuaja të vërteta. Të dashur, thjesht nuk ka zgjedhja të gabuara, vetëm ato që nuk bëhen kurrë dhe nuk realizohen kurrë.

Ne kuptojmë se sa vështirë mund të jetë të bëni këtë hap të vockël të fundit për në vibracionet e reja, dhe për këtë arsye ne jemi këtu me të tjerë të panumërt, për t’ju mbështetur dhe për t’ju inkurajuar në çdo mënyrë që na është e mundshme. Zgjedhja jonë është që t’ju ndihmojmë të rikujtoni se kush dhe çfarë ju jeni në të vërtetë. “Ju jeni edhe Zoti”, dhe ashtu është.

Kini besim tek ajo dhe lejoni qr kjo t’ju çojë përpara në një fillim të ri dhe të mrekullueshëm. Një udhëtim siç duhet të jetë, si vetja jote e vërtetë dhe autentike ... si krijuesi që keni qenë gjithmonë dhe do të jeni përsëri. Frika është vetëm një maskë që fsheh nga ju madhësinë tuaj të vërtetë. Shikoni vjedhurazi prapa maskës, ose më mirë, nxirreni nga fytyra juaj dhe shihni Engjëllin e mrekullueshëm që jeni në të vërtetë. Ne nuk mund ta bëjmë për ju, vetëm mund t’ju ndihmojmë të rikujtoni se si bëhet.

Ka shumë qenie tani në Tokë, në një trup, që mund t’ju ndihmojnë po ashtu, dhe kini parasysh që jo të gjithë janë në trupa njerëzore.  Shikoni delfinët, balenat, zogjtë dhe kafshët tuaja shtëpiake. Do të çuditeshit për format në të cilat ndihma paraqitet. Bile Nëna Tokë vetë, me të gjitha që kalon vetë, zgjat një dorë për t’ju ledhatuar, për t’ju dhënë energji dhe për t’ju siguruar me dashuri në këto kohë sfiduese.

Edhe pse disa kanë zgjedhur të besojnë se Nëna mu tani është e mërzitur me të gjithë njerëzit, ne ju sigurojmë që asgjë nuk mund të jetë më larg prej së vërtetës. Nëna punon jashtëzakonisht rëndë për të siguruar që procesi i zhvillimit të saj të jetë aq i butë sa është i mundur për fëmijët e saj të dashur, që jetojnë mbi të.

Të dashur, ju shihni se, edhe pse nganjëherë mund të duket sikur gjithçka dhe çdokush të komplotonte kundër jush për të bërë kohën tuaj në Tokë sa më vështirë, kjo thjesht nuk është e vërtetë, pavarësisht nga si mund të duket në çast ose çfarë thuhet në televizion dhe në gazetat.

Më në fund, çdo person duhet të jetë i fortë në të vërtetën e vetë, pa marrë parasysh se çfarë ndodh përreth tij ose çfarë besimesh mund të përpiqen t’u japin të tjerë. Ne kuptojmë se sa e vështirë mund të jetë kjo, veçanërisht kur bëhet fjalë për njerëz të cilët i doni dhe për të cilët kujdeseni. Mos harroni, të dashur, se nuk jeni kurrë të vetëm, edhe pse çdo njeri që ka rëndësi për ju duket të jetë kthyer kundër jush.

Në këtë kohë ka shumë njerëz që ndihen të izoluar, të vetmuar dhe të keqkuptuar, veçanërisht disa prej fëmijëve të rinj. Për këtë arsye ju lusim në mesazhet tona: “Mbajeni njëri-tjetrin në zemrën e zemrës”. Edhe pse ndoshta nuk keni kontakt fizik me këta individë, energjitë tuaja të dashurisë kalojnë deri tek ata nëpërmjet rrjetit të dashurisë, dhe atyre në nevojë të dëshpëruar u japin një mbështetje dhe kuptueshmëri të pabesueshme.

Në qoftë se keni përshtypjen që nuk bëni mjaft në shërbim të të tjerëve, parafytyroni se çfarë shërbimi të mrekullueshëm po kryeni, thjesht duke u dërguar të tjerëve mbështetjen tuaj të përzemërt nëpër rrjetin e dashurisë, ose duke thjesht derdhur dashurinë tuaj drejt dikujt nëpër sytë dhe buzëqeshjen tuaj kur ata kalojnë pranë jush. Të dashur, kryesorja nuk është të bëheni shumë i njohur në gjithë botën për librin tuaj të fundit, por bëhet fjalë për gjërat gjoja të vogla, por të mrekullueshme, që i bëni në secilin çast. Nuk imagjinoni se ç’ndikimi të thellë mund të kenë në jetën e një njeriu.

Çdokush ka dhuratat e veta për t’i ndarë, dhe nuk ka rëndësi se sa shumë mirënjohje marrin për këtë nga bota, vetëm që ndani këto dhurata lirisht nga dashuria. Ndoshta është koha që të mbaroni të mundoheni të imitoni të tjerët dhe filloni të ndani më shpesh dhuratat tuaja të mrekullueshme.

PO, JU TË GJITHË I KENI!

Dhurata më e madhe që keni për t'u ndarë është "Vetja" juaj autentike; ajo shkëlqen me kaq ndriçim dhe dashuri që është jashtë krahasimeve dhe një xhevahir i paçmueshëm.

Jini më i miri që mund të jeni, Engjëlli i vërtetë që jeni!

Ne ju mbajmë në zemrën e zemrave dhe ju lusim që të bëni të njëjtën gjë për njëri-tjetrin në çdo çast.

Bekime të gjithëve …

Rojët

############################

"Rojet" jane nje grup qeniesh jonjerezore, mesazhet e te cilave transmetohen nga Laura. Pavaresisht nga ajo c'besoni per origjinen e mesazhit, mua me duket shume i rendesishem dhe frymezues.
Perktheu
Silke Liria Blumbach
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi