EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje histori e shkurter e krijimit

+3
nitty
Estilen
cosmiclove
7 posters

Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  cosmiclove 14.07.11 0:35

Nje histori e shkurter e krijimit

Nje histori e shkurter e krijimit Puzzle

Ka mjaft emra për Forcën e Zotit. Kjo forcë është e njohur nga të gjitha krijesat në të gjithë planetet me një emër apo një tjetër. Emri me të cilin ti i referohesh forcës së Zotit është i parëndësishëm. Në këtë mesazh ne do t’i referohemi asaj si Forca e Zotit ose Krijuesi Primar. Forca e Zotit nuk ka seks apo gjeni por është gjithëpërfshirëse.

Të gjitha qëniet fizike janë pjesë e Forcës së Zotit. Thjesht ekzistojnë shkallë të ndryshme vetëdijeje të kësaj lidhjeje.

Në fillim ishte vetëm Krijuesi Primar. Krijuesi Primar ishte gjithnjë i ditur, gjithmonë në rritje, në ndryshim, duke menduar, duke bërë pyetje dhe duke u zgjeruar në ekzistencën e vet. Në një moment të caktuar, Krijuesi Primar filloi të mendonte së tepërmi mbi një çështje. Krijuesi Primar ka ekzistuar gjithnjë. Nuk ka asnjë kujtim pikënisjeje dhe asnjë fund të ekzistencës së Krijuesit Primar.

Pyetjet ndikojnë në rritje dhe ndryshim, e Krijuesi Primar filloi të vinte në pyetje ekzistencën dhe fillesën e tij. Kjo çoi në një vendim për t’u zgjeruar më tej për të nxitur rritjen dhe potencialin e të mësuarit. Për ta kryer në mënyrën më të mirë të mundshme këtë, Krijuesi Primar vendosi të ndahet në shumë pjesë. Çdo pjesë do të mbetej e lidhur me Krijuesin Primar. Secila do të kishte komunikim të plotë me Krijuesin Fillestar.

Në të njëjtën kohë, çdo pjesë e re do të kishte liri të plotë për t’u zhvilluar dhe eksploruar çfarëdo rruge të ishte tërheqëse për të. Kjo gjë do të lejonte Krijuesin Primar të zgjerohej dhe të mësonte në një kohë më të vrullshme, sepse çdo pjesë do të ishte e ndarë por një e tërë e vetme.

Përvoja dhe njohuria e fituar nga çdo pjesë do të kthehej me kohë përsëri te Krijuesi Primar, kur ajo pjesë do të kishte përmbushur të gjitha ato që dëshironte të mësonte dhe të përjetonte. Secila pjesë do të quhej një shpirt.

Meqë secila ishte pjesë e Forcës së Zotit, do të ketë aftësinë dhe fuqinë për të krijuar, për aq kohë sa është mbajtur në lidhje me Forcën e Zotit.

Krijuesi Primar filloi ndarjen e pjesëve të vetes së tij me dashuri e gëzim. Kishte pritje të mëdha dhe ngazëllim në morinë e njohurisë dhe eksperiencave të mundshme. Pjesë të reja po formoheshin nga të gjitha anët e Krijuesit Primar, ashtu siç kishte mjaft varietete dhe pyetje të tipeve të energjisë brenda Krijuesit Primar.

Të parat që u krijuan ishin grupet e energjive ose porcionet e mëdha të energjisë të quajtur “mbishpirtra”. Kishte shumë mbishpirtra. Secili nga ata do të zhvillohej teorikisht në një numër shpirtrash individualë ose shpirtra të cilët ishin të ngjashëm në energji , interesa dhe qënësi. Pjesët apo shpirtrat individualë që ishin krijuar nga një energji e përafërt midis tyre ishin sigurisht të ngjashëm edhe me mbishpirtin. Grupet e mbishpirtrave prireshin të ishin të formuara nga shpirtra individualë të ngjashëm në atë që dëshironin të mësonin. Në fillim mbishpirtrat thjesht ekzistonin.

Ata mësuan se ishin të aftë të mendonin individualisht, të komunikonin me Krijuesin Primar dhe me njëri-tjetrin brenda mbishpirtit ose me mbishpirtra të tjerë. Ata filluan të kuptonin se ishin të aftë të zhvendoseshin dhe të ndryshonin. Ata kuptuan se mund të krijonin forma mendimi dhe të eksperimentojnë me to e kjo ishte një metodë mësimi.

Krijuesi Primar vendosi të krijonte jetën fizike dhe format fizike për të lejuar nivele të reja përjetimi dhe rritjeje për të gjitha pjesët e energjisë së Forcës së Zotit. U vendos se 12 universe do të krijoheshin. Këto do të krijoheshin me qëllim që mbishpirtrat të shkonin në to për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të fituar shume eksperienca.

Çdo univers do të kishte një theksim të veçantë për të krijuar një lloj të caktuar diturie. Mbishpirtrat do të shkonin tek universi që u përshtatej më shumë dhe aty do të mund të punonin së bashku për të krijuar çfarëdo forme fizike që u shkonte për shtat. Ata mund të mësonin dhe përjetonin çdo gjë që donin. Secili univers do të ekzistonte për aq kohë sa çdo mbishpirt ose shpirt individual do të mësonte dhe përjetonte gjithçka që dëshironte të mësonte në atë univers.

Kur e gjithë njohuria të përjetohej dhe përmbushej nga të gjithë në atë univers, ajo do t’i rikthehej Krijuesit Primar. Krijuesi Primar atëherë do të zotëronte gjithë njohurinë e përmbajtur në atë univers. Dymbëdhjete universet ishin krijuar nga Krijuesi Primar. Në këtë pikë të kohës ku ti po jeton aktualisht, një univers ka përfunduar dhe është kthyer te Krijuesi Primar. Ky mund të konsiderohet universi i parë, meqë krijimi i parë ishte edhe universi i parë i përmbushur.

Universi në të cilin ne do të fokusohemi tani është universi ku edhe ti bën pjesë, që do të quhet universi i katërt. Ky është një univers me vullnet të lirë. Kjo tregon se çdo gjë është e mundshme. Në një univers të vullnetit të lirë nuk ka gjykim, as të mirë, as të keqe... gjithçka është përvojë dhe mësim. Nuk kishte rregulla ose ndalime të vendosura në univers nga Krijuesi Primar. Nuk do të kishte asnjë kontroll apo gjykim të zgjedhjeve apo vendimeve të ndërmarra nga ata në fushat e dëshiruara të zhvillimit dhe përjetimit.

Ndërsa mbishpirtrat ishin tërhequr ndaj universeve që kishin më tepër interes, mjaft mbishpirtra e gjeten veten të tërhequr nga të njëjtat fusha në të njëjtin univers. Ata vendosën të punonin bashkë dhe të mësonin për të krijuar së bashku. Kjo ishte mënyra sesi shumë planete dhe sisteme yjore u formuan në universin tënd.

Me ndihmën e Krijuesit Primar dhe bekimit të tij mjaft planete u krijuan. Në këto planete u krijuan më pas forma të ndryshme jete.

Mbishpirtrat mësuan të krijonin dhe një sërë ngjarjesh nisën të ndodhnin. Mbishpirtrat filluan të vepronin, mendonin dhe ekzistonin më tepër si energji individuale brenda grupit të energjive sesa si një grup energjish. Pjesë të veçanta të këtyre mbishpirtrave, shpirtra individualë, filluan të mendonin për veten e tyre mjaft lart... jo si pjesë e Krijuesit Primar, por si superiorë ndaj Krijuesit Primar. Disa ishin jashtë mase krenarë të aftësive të tyre për të krijuar dhe i lejuan vetes të humbnin kuptueshmërinë se gjithë fuqia vjen nga marrëdhënia me Krijuesin Primar. Këta filluan të ndaheshin nga mbishpirtrat dhe të bëheshin qënie individuale. Ata nisën të largoheshin nga lidhja me Krijuesin Primar.

Disa vendosën me ndërgjegje se mund të mësonin më tepër vetëm, pa lidhjen me mbishpirtin. Këta u bënë shpirtra individualë dhe zbuluan se kishin ndryshuar nga shkëputja e lidhjes me Krijuesin Primar. Ata nuk kishin më mundësi të krijonin jetë siç e kishin më parë. Ata filluan të harronin aftësitë që kishin dikur dhe u gravitetizuan në planetet që vetë kishin krijuar ose ndihmuar në krijim. Shumë prej tyre morën qëndrim rezident në disa nga format që ata kishin asistuar për të krijuar në ato planete.

Kur forma të ndryshme jetësore ishin krijuar në mjaft planete, shumë mbishpirtra filluan të eksperimentonin vetë me jetesën fizike. Kjo kërkonte një ndarje të energjive në energji individuale shpirtërore, për të lejuar cilindo të përjetonte realitetin fizik. Me kalimin e kohës ata filluan ta konsideronin vetveten më tepër nga ana fizike sesa atë shpirtërore. Kjo ishte tërësisht e lejuar dhe e inkurajuar meqë gjithçka është rritje dhe eksperiencë. Të tjerët nga mbishpirtrat qëndruan afër me Krijuesin Primar dhe vazhduan të krijonin planete të mrekullueshëm dhe forma jetese të një frekuence të lartë.

Kështu ekzistonin një shumëllojshmëri e madhe planetësh dhe qëniesh të ndryshme jetësore të krijuara përgjatë kohës. Pjesa më e madhe e mbishpirtrave në një moment të caktuar të zhvillimit të tyre, vendosën të eksperimentonin dhe mësonin nga jeta fizike dhe gjithçka që mund të mësohej përmes jetës fizike.

Ndërsa shumë planete dhe galaksi po krijoheshin në univers, Krijuesi Primar po shihte krijimin e tij dhe zhvillimin e mbishpirtrave. Ishte evidente që shumë eksperiencë dhe rritje po ndodhte në mënyrë mjaft të shpejtë në përjetimin fizik. Me këtë njohuri u vendos të ndërmerrej një projekt i posaçëm.

Një grup mbishpirtrash u përzgjodh nga të gjitha anët e universit. Përfaqësues nga secili prej mbishpirtrave u thirrën për të ndihmuar me procesin, nëse ndarja në shpirt individual kishte ndodhur por lidhja me Krijuesin Primar kishte mbetur ende. Për ata mbishpirtra që nuk ishin shkëputur dhe që ishin zgjedhur të ndihmonin me projektin e gjithë energjia e mbishpirtit ishte kërkuar. Nga këto energji të seleksionuara, Krijuesi Primar pyeti për krijimin e një planeti special. Ky planet do të ishte i një bukurie dhe shumëllojshmërie të madhe.

Mostra ADN-je nga format jetësore të krijuara në çdo planet në të gjithë universin do të silleshin në këtë planet për të krijuar forma jete të ngjashme. Këto forma jetësore do të ekzistonin së bashku në një planet.

Planeti do të quhej Terra, megjithëse më vonë do të behej Tokë. Ishte një vend ku të gjithë mbishpirtrat kishin mundësi të ishin të lumtur, shpirtra nga ky univers dhe universe të tjera mund ta vizitonin. Ishte e ngjashme me atë që sot ju e njihni si librari.

Një shpirt mund të vizitonte planetin, të vëzhgonte format e jetës , të zgjidhte një ku mund të eksperimentonte dhe të hynte në formën fizike. Eksperienca mund të ishte aq e gjatë ose aq e shkurtër sa dëshirohej. Kur forma jetësore ishte e përjetuar deri në fund, një tjetër do të zgjidhej për t’u eksperimentuar. Kështu ti mund të përjetoje të qënit një bretkosë, një mace, një elefant apo një pemë, dhe të shikonit se si ishte realiteti për secilën. Në çdo kohë ti ishe i lirë për të ikur dhe për t’u kthyer sërish.

Forma humane ishte dizenjuar për të qënë kujdestare e planetit. Ata ishin gjithashtu të përdorshëm nga shpirtrat për të lejuar këtë formë të përjetohej rishtazi. Një lloj i veçantë egoje që do të ishte përgjegjëse për funksionimin fizik dhe mbështetjen e jetës së formës humane do të krijohej. Kjo ego do të ishte përgjegjëse për përkujdesjen e formës humane dhe të planetit, kur forma nuk do të përdorej nga një shpirt vizitues. Kur vizitohej nga një shpirt, egoja do të vazhdonte mirëmbajtjen e trupit dhe do të lejonte shpirtin të kontrollonte pjesën tjetër. Të gjitha format e jetës ishin planifikuar të bashkekzistonin paqësisht.

Jo gjithçka shkoi siç ishte planifikuar. Mjaft mbishpirtra dhe vizitorë u bënë të dashuruar me jetën fizike të planetit, me varietetin e gjerë të formave fizike të disponueshme për eksperiencë dhe me llojet e shumta të terrenit fizik e mjediseve të gjendura në zona të ndryshme të planetit. Ata filluan të harronin se mund të largoheshin nga format fizike ose të zgjidhnin të mos e bënin. Shumica filluan të qëndronin kryesisht në formë humane e cila ishte shumë e preferuar. Disa filluan të harronin lidhjen e tyre me Forcën e Zotit dhe nisën të quanin veten e tyre tokësorë.

Kishte gjëra të tjera të paplanifikuara për t’u marrë në konsideratë. Për shkak të varietetit të madh të formave jetësore dhe krijimit që ndodhte në një planet, ekzistonte një sasi e madhe e energjisë së lirë krijuese ose forcës jetësore universale. Si pasojë u kthye në një vend mjaft popullor për shumë vizitorë që vinin për të punuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre krijuese. Shumë nga format origjinale të jetës u ndryshuan dramatikisht jo vetëm fizikisht por edhe energjitë që iu ishin dhënë fillimisht për të bashkekzistuar paqësisht ishin ndryshuar nga vizitorët eksperimentues.

Kur u krijua Terra ishte nëntë dimensionale, me frekuencë më të lartë se shumica e planetëve në univers. Kjo ishte për shkak të qëllimit fillestar për planetin që të mbetej një qendër e pastër e mësimit për t’u ndarë me të gjithë. Të gjitha format fizike ishin krijuar për të qënë të përjetshme, pa cikël jete të nevojshëm për shkak të qëllimit origjinal.

Ndërsa ndryshimet ndodhën me format e jetës, të tilla si dashuria e shpirtit për ato forma, dhe mungesa e vazhdueshme e vullnetit për t’u larguar nga planeti, frekuenca e planetit u zvogëlua. Plani për planetin ishte ndryshuar sipas nevojave. Kjo nënkuptonte se një vendim do të ndërmerrej për të lejuar këtë që të behej një planet për të përjetuar një cikël fizik jetese.

Emri u ndryshua nga Terra në Tokë dhe frekuenca u ul deri në një nivel 6-dimensional. Me kalimin e kohës, si rezultat i shumë ndryshimeve që pasuan, frekuenca u ul deri në dimensionin e tretë.

Mjaft ndryshime të tjera u shtuan në periudhën e ndryshimit të parë të frekuencës. Shtimi i një cikli jete dhe rimishërimi u bë për të lejuar një përjetim më të gjerë. Ishte e ndjeshme se rritja më e madhe ndodhte nëpërmjet ciklit të rinkarnizimit tashmë të përdorur në planete të tjerë të universit. U bë e qartë se përmes këtij cikli do të kishte më tepër gjasë për një rilidhje të mundshme me Forcën e Zotit, dhe gjithashtu do të lejonte shanse më të mëdha për të tjerët që të marrin pjesë në përvojat e mundshme në Tokë. Gjumi, nevoja për konsum gjumi për mbijetesë, krijimi i gjinive mashkull e femër, riprodhimi përmes interkursës seksuale, lindja e fëmijëve dhe përvoja e vdekjes ishin ndër ato që u shtuan.

Krijimi i vetes së lartë, shtimi i udhëheqësve shpirtërorë, përdorimi i multidimensionalitetit gjithashtu ndodhi atëherë për ata që nuk ishin zhvilluar më parë në këto mënyra. Ata që kishin përjetuar më parë jetën fizike në planete të tjerë kishin filluar tashmë të punonin me qënien e lartë të tyre, guidat shpirtërore dhe multidimensionalitetin. Kishte shumë që nuk kishin filluar ta përjetonin në këtë shkallë dhe për këtë arsye u ndërmorën ato shtime.

Pas këtyre ndryshimeve, një numër i madh qëniesh nga planete të tjerë filluan të vinin në Tokë për të vendosur ngulmimet e para. Pjesa më e konsiderueshme erdhën për kërkime dhe eksplorimin e aftësive krijuese ose për mësimin rreth zhvillimit të tokësorëve. Disa patën mundësinë të influenconin zhvillimin e planetit të ri Tokë.

Kjo vazhdoi për një periudhë të gjatë të historisë tokësore. Shtimi i këtyre energjive të jashtme, strukturave gjenetike dhe ndryshimeve që sollën ndikimet e shumta, dhe larmishmëria e gjerë e mësimeve planetare e kulturave të cilat do të ndikonin Tokën dhe qëniet që jetonin në të sollën shumë ndyshime. Planet origjinale u lejuan të ndryshonin, dhe planeti po vëzhgohej për të parë se cfarë zhvillimesh do të ndodhnin me lejimin e vullnetit të lirë dhe zbulimin e gjithë të përfshirëve.

Perktheu Mikel Zavalani
marre nga libri i Jo Amidon - "Where Are You Really From?"
cosmiclove
cosmiclove

35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Estilen 14.07.11 9:13

Ende do na mbushni mendjem me tema te perseritura e riperseritura...?Do ju lutesha ju qe besoni ne zot e fe,ka plot forume fetare,me te gjitha rregullat dhe kerkesat e nje forumi te tille,qe te militoni neper ato web-e ku ju mund te shpalosni gjere e gjate besimin tuaj,pa ju ngacmuar kush ne bindjet tuaja,pa ju ofenduar askush nga ata si une e shume te tjere qe fene nuk e kane pjese shpirterore te tyre.Keto tema ketu kane sjelle debat te vazhdushem pa dale ne asnje ''breg''per te gjetur te verteten.
avatar
Estilen

713

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  nitty 14.07.11 14:18

estilen shkruajti:Ende do na mbushni mendjem me tema te perseritura e riperseritura...?Do ju lutesha ju qe besoni ne zot e fe,ka plot forume fetare,me te gjitha rregullat dhe kerkesat e nje forumi te tille,qe te militoni neper ato web-e ku ju mund te shpalosni gjere e gjate besimin tuaj,pa ju ngacmuar kush ne bindjet tuaja,pa ju ofenduar askush nga ata si une e shume te tjere qe fene nuk e kane pjese shpirterore te tyre.Keto tema ketu kane sjelle debat te vazhdushem pa dale ne asnje ''breg''per te gjetur te verteten.

Po shkuam edhe ne fetarët o estilen,do mbeteni vetëm pa asnjë anëtarë!
nitty
nitty

72

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Estilen 14.07.11 14:57

Jo more nity se nuk e kam per te ikur antaret,por jeta nuk eshte vetem FE,ketu shih rrushi rrushin dhe piqu,Me thuaj nje fetar apo besimtar,pervec teje e ndonje tjetri qe futen ne larmine e temave te forumit,te tjeret diskutojne vetem Kuran,magji,endrra etj.Per kete thashe qe fetaret pervec se ketu,mund ta gjejne vehten tek forumet e tyre shpirterore.Ne fund te fundit edhe ne se largohen fetaret extrem,nuk eshte ndonje humbje e madhe.
avatar
Estilen

713

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Gerta Gerta 14.07.11 15:58

do te ishte me mire sikur njerezit open mind te arrijne ti argumentojne fetareve pse kane apo jo te drejte
ne fund te fundit fakti qe jane pjese e nje forumi jofetar do te thote se kane nje arsye per te dyshuar ne ate qe besojne
gjithsesi
mendoj se cdo anetar duhet te lexoj temat qe i pelqejne dhe pershtaten apo jo?
peace and love
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  nitty 14.07.11 16:05

estilen shkruajti:Jo more nity se nuk e kam per te ikur antaret,por jeta nuk eshte vetem FE,ketu shih rrushi rrushin dhe piqu,Me thuaj nje fetar apo besimtar,pervec teje e ndonje tjetri qe futen ne larmine e temave te forumit,te tjeret diskutojne vetem Kuran,magji,endrra etj.Per kete thashe qe fetaret pervec se ketu,mund ta gjejne vehten tek forumet e tyre shpirterore.Ne fund te fundit edhe ne se largohen fetaret extrem,nuk eshte ndonje humbje e madhe.

E po ç'të bëjmë tash,biologu flet për biologji se për atë ka studiuar,kimisti për kimi dhe fetari për fenë,nejse.......
nitty
nitty

72

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  nert 14.07.11 16:29

Nje pyetje per autorin e kesaj teme.

Nga eshte marre kjo perralle ???

E quaj perralle pasi nuk ka asnje fakt per teorine, qe po tregone... D o te thuash se e ke emrin dhe titullin, por e riperseris qe mduket si perralle asgje me shume,

Ketu jemi te gjithe qe te bisedojme te diskutojme me njeri tjetrin nqs nje pjese jane fetare jam shume dakord me gerta gerta, argumentojini dhe bindini jo fetaret per te kunderten.

Cdo gje ne kete Toke si ne kohet e hershme njerezit jane me mesuar qe te kene mbi veten e tyre nje prijes te kete gjithmone nje hieraki, per kete arsye eshte mitizuar dikush si Superior qe ta duan dhe ta respektojne duke menduar se ne kete menyre njerizit do te ishin me te moralshem (mendimi im), pa ofenduar askend.

Jam shume dakord me nittyn qe thote njerezit per ate qe kane studiuar per ate kembngulin, Une vete jam kimiste dhe nuk e besoj qe ishte dikush superior qe na krijoi.
nert
nert

63

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Estilen 14.07.11 17:13

gerta gerta shkruajti:
ne fund te fundit fakti qe jane pjese e nje forumi jofetar do te thote se kane nje arsye per te dyshuar ne ate qe besojne
gjithsesi
gerta gerta,fetaret asnjehere nuk kane shprehur dyshim ne ato qe besojne,e kunderta ndodh me ta,ata ngulmojne ne te verteten e tyre fetare te bazuar tek Bibla ose Kurani,ne se vertete ata do kishin dyshime ose paqartesi ne bindjet e tyre,ndryshe do te ishte sjellja e antareve jo fetare.
avatar
Estilen

713

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  cosmiclove 14.07.11 22:55

nuk me vjen mire qe e keni konsideruar materjalin me permbajtje fetare pasi nuk ka burim fetar por spiritual. dhe ketu jemi tek ceshtja e spiritualitetit. nuk shoh ndonje arsye qe te mos e postoja kete pasi flet per dicka qe rralle here e dime. ju lutem mos nenvleresoni gjithcka por shikoni me syte e zemres per te zbuluar se cfare eshte e vertete apo jo. nese kjo nuk rezonon me frekuencen tuaj atehere largohuni por mos thoni qe eshte fetare dicka qe seshte e tille. nese nuk besoni ne krijuesin primar atehere zgjidhni nje teme tjeter per te lexuar. jetojme ne nje univers te vullnetit te lire. por shpesh ndikohemi nga te tjeret. dhe ato qe zgjedhim te besojme kane pasoja ne jeten tone. prandaj ju lutem te jini mendje hapur dhe te mos hidhni poshte gjithcka qe mund tju duket e paarsyshme per momentin (sme vjen mire qe e quani perralle faktin qe eshte perdorur nje gjuhe e thjeshte). love, light & liberation
cosmiclove
cosmiclove

35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Gerta Gerta 15.07.11 12:00

estilen shkruajti:gerta gerta, fetaret asnjehere nuk kane shprehur dyshim ne ato qe besojne,e kunderta ndodh me ta,ata ngulmojne ne te verteten e tyre fetare te bazuar tek Bibla ose Kurani,ne se vertete ata do kishin dyshime ose paqartesi ne bindjet e tyre,ndryshe do te ishte sjellja e antareve jo fetare.

un mendoj se eshte e rendesishme te respektohen mendimet e te dy "kaheve".Nqs dikush beson ne fe atehere le te besoj.nqs dikush nuk beson atehere le te mos besoj.
te gjithe kane te drejte te besojne cte duan apo jo
ne fakt do te doja te beja nje pyetje per te dyja "palet"
per besimtaret:me jep nje pergjigje per kryqezatat...dhe mundohu te studiosh menyren e perhapjes se feve ne bote(krishterizmi ,myslimanizmi etj)...kane qene me shume si parti politike sesa udheheqes shpirteror...nejse studiojini dhe me jepni nje pergjigje
per jo besimtaret: : kush sipas jush eshte ai qe ka krijuar boten,organizmin e njeriut qe eshte gjenial,strukturat e adn-se,trurin e nje mushkonje ,nervat,mikrogjallesat ,lidhjet e kyceve,lidhjet e neuroneve ,te gjithe gjenialitetin qe na rrethon?

peace and love

avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  nert 15.07.11 22:48

Nje jo besimtare:

Pergjigjen e kesaj qe kerkon e ke te tema kush jemi ne, shikoje aty pergjigjen qe kam dhene une ...se si si eshte struktura e adn-se, mgjth se jane shume te qarta dhe ne librat e biologjise, kimise organike . U nenshtrohen ligjeve...

nert
nert

63

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Gon! 16.07.11 1:20

Gerta, në çfarë mënyre ju i keni studiuar fetë e nderuar?
Gon!
Gon!

294

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Gerta Gerta 17.07.11 11:11

nert shkruajti:

Nje jo besimtare:

Pergjigjen e kesaj qe kerkon e ke te tema kush jemi ne, shikoje aty pergjigjen qe kam dhene une ...se si si eshte struktura e adn-se, mgjth se jane shume te qarta dhe ne librat e biologjise, kimise organike . U nenshtrohen ligjeve...

e lexova pergjigjen tuaj dhe vura re se ju mbeshtesni te gjitha hipotezat e ngritura nga shkencetaret deri sot...
trupi i njeriut eshte shume i thjeshte dhe i nderlikuar
eshte i thjeshte sepse elementet qe e perbejne jane shume te thjeshte si c
eshte i perbere sepse cdo gje eshte bere me perfeksion
nuk mendoj se gjithe ai gjenialitet eshte krijur vetvetiu sepse ne fakt jane kryer shume eksperimente te cilat kane kopjuar sigurisht eksperimentalisht faktoret qe mendohet nga shkenca se cuan ne krijimin e njeriut dhe e di cfare ka ndodhur pas eksperimentit...asgje
asgje nuk eshte arritur te provohet...por ..po te lexoni per trupin e njeriut do te kuptoni shume mire se cfare gjenialiteti eshte ai dhe po te kuptoni akoma me thelle do te mund te mesoni se ti,ne ,njerezimi jemi inteligjenca e universit dhe se mendja jone eshte celsi
a mendoni se truri mendon permes ligjeve
a mendoni se zemra ndjen permes ligjeve
gjithsesi e respektoj mendimin tuaj perderisa askush nuk e di me siguri

peace and love

avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Gerta Gerta 17.07.11 11:23

Gon! shkruajti:Gerta, në çfarë mënyre ju i keni studiuar fetë e nderuar?
fete i kam studiuar permes predikuesve te saj,internetit,lendeve shkollore si historia,mesuesve te mi etj
por nuk eshte kjo e rendesishme...i respektoj njerezit qe besojne ne fe por a mund te me jepni ju nje pergjigje per menyren se si jane perhapur fete ne bote apo per kryqezatat
(me vjen keq nqs mund tju kem fyer padashur ju dhe fene tuaj por kjo eshte dicka e vertete)
psh a e dini se fete jane perhapur permes lufterave,dhe deshires per pushtet?
a e dini sa njerez jane vrare nga kisha gjate kryqezatave ?
a e dini qe nuk lejohej te mendohej sipas shkences dhe te gjithe ata qe mendonin keshtu digjeshin ne turren e druve?

avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  nert 17.07.11 17:23

gerta gerta shkruajti:
e lexova pergjigjen tuaj dhe vura re se ju mbeshtesni te gjitha hipotezat e ngritura nga shkencetaret deri sot...
trupi i njeriut eshte shume i thjeshte dhe i nderlikuar
eshte i thjeshte sepse elementet qe e perbejne jane shume te thjeshte si c
eshte i perbere sepse cdo gje eshte bere me perfeksion
nuk mendoj se gjithe ai gjenialitet eshte krijur vetvetiu sepse ne fakt jane kryer shume eksperimente te cilat kane kopjuar sigurisht eksperimentalisht faktoret qe mendohet nga shkenca se cuan ne krijimin e njeriut dhe e di cfare ka ndodhur pas eksperimentit...asgje
asgje nuk eshte arritur te provohet...por ..po te lexoni per trupin e njeriut do te kuptoni shume mire se cfare gjenialiteti eshte ai dhe po te kuptoni akoma me thelle do te mund te mesoni se ti,ne ,njerezimi jemi inteligjenca e universit dhe se mendja jone eshte celsi
a mendoni se truri mendon permes ligjeve
a mendoni se zemra ndjen permes ligjeve
gjithsesi e respektoj mendimin tuaj perderisa askush nuk e di me siguri

peace and love

Ndoshta literaturat qe ke lexuar ti nuk jane te viteteve te fundit, pasi mesa di une eksperimenti qe eshte bere ka thene rezultate jo asgje, ai eksperiment dha shenja te krijimit te aminoacideve te fillimit te gjenezes, JO ASGJE, nqs ti mendon se jeta u krijua per nje eksperiment 1 vjecar, 2 vjecar e ke shume GABIM pasi jete ka dashur dekada, per tu evoluar dhe per te krijuar keta qe ne jemi sot.

Per pjesen e trurit dhe per pjesen e zemres mos harro se punojme midis hormoneve, nqs ti ndjen dicka eshte e provuar se kemi nje rritje te disa hormoneve (psh adrenalina)
Mos harro qe njesia baze eshte qeliza dhe shumini i tyre si me mitoze dhe me mejoze.
Truri punon permes percimit te sinjaleve, sinapseve dhe ne prani te nje lende kimike qe sme kujtohet emri tani ben percimin e sinjaleve.
Ti qe e njeh trupin e njeriut ( pa ofendim) a mund te me thuash pse apandesitin per njerezit thone se eshte i tepert...

E di shume mire se si fuksionon trupi i njeriut,
Ketu ke nje adrese ne internet qe shpjegohet si behet dyfishimi i adn-se . Mos harro qe trupi yn fuksionon me enzima

https://youtu.be/teV62zrm2P0
https://youtu.be/Qc4u6mRJDfs

Pa ofendim a mund ta di se sa vjece je ti.

nert
nert

63

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  cosmiclove 17.07.11 21:44

o nert sinqerisht me ke bere per te qeshur me te madhe. po si pyetet femra e huaj per moshen o burr. hahha dihet qe do te te mashtroje. dhe sme pelqen qe debatoni vetem per fene dhe anti fene. lereni rehat fene e shkrete dhe dishepujt e saj. nje njeri i plote duhet te gjej balancen midis shkences dhe fese duke anashkaluar prirjen per te qene dogmatike (edhe evolucioni eshte nje dogme). ne te ardhmen nuk do ekzistoje me feja dhe as politika. nuk do kemi me as nevoje per te paguar per te pasur gjerat e nevojshme. kryesore eshte te ndryshojme menyren se si mendojme pasi mendimet ushtrojne fuqi dhe krijojne nje rrjet ne realitetin tone. love and light
cosmiclove
cosmiclove

35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Gerta Gerta 18.07.11 12:01

nert shkruajti:
Ndoshta literaturat qe ke lexuar ti nuk jane te viteteve te fundit, pasi mesa di une eksperimenti qe eshte bere ka thene rezultate jo asgje, ai eksperiment dha shenja te krijimit te aminoacideve te fillimit te gjenezes, JO ASGJE, nqs ti mendon se jeta u krijua per nje eksperiment 1 vjecar, 2 vjecar e ke shume GABIM pasi jete ka dashur dekada, per tu evoluar dhe per te krijuar keta qe ne jemi sot.

Per pjesen e trurit dhe per pjesen e zemres mos harro se punojme midis hormoneve, nqs ti ndjen dicka eshte e provuar se kemi nje rritje te disa hormoneve (psh adrenalina)
Mos harro qe njesia baze eshte qeliza dhe shumini i tyre si me mitoze dhe me mejoze.
Truri punon permes percimit te sinjaleve, sinapseve dhe ne prani te nje lende kimike qe sme kujtohet emri tani ben percimin e sinjaleve.
Ti qe e njeh trupin e njeriut ( pa ofendim) a mund te me thuash pse apandesitin per njerezit thone se eshte i tepert...

E di shume mire se si fuksionon trupi i njeriut,
Ketu ke nje adrese ne internet qe shpjegohet si behet dyfishimi i adn-se . Mos harro qe trupi yn fuksionon me enzima

https://youtu.be/teV62zrm2P0
https://youtu.be/Qc4u6mRJDfs

Pa ofendim a mund ta di se sa vjece je ti.

nejse kemi mendime te kunderta...un nuk mendoj se gjithe ai gjenialitet eshte krijuar vetvetiu
jam dakort me ju qe thoni se njesia baze eshte qeliza qe ndahet me mitoze dhe mejoze se jemi nen kontrollin e hormoneve e tj sepse ne fakt eshte e vertete ...por problemi nuk eshte ky...un thjesht dua te bindem se jane krijuar nga asgjeja....nuk mendoj se kjo eshte e verteta perderisa asgje nuk eshte provuar .kjo eshte e gjitha .
ps: ska problem 16
peace and love

Edituar për herë të fundit nga gerta gerta në 18.07.11 12:03, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Gerta Gerta 18.07.11 12:02

cosmiclove shkruajti:o nert sinqerisht me ke bere per te qeshur me te madhe. po si pyetet femra e huaj per moshen o burr. hahha dihet qe do te te mashtroje. dhe sme pelqen qe debatoni vetem per fene dhe anti fene. lereni rehat fene e shkrete dhe dishepujt e saj. nje njeri i plote duhet te gjej balancen midis shkences dhe fese duke anashkaluar prirjen per te qene dogmatike (edhe evolucioni eshte nje dogme). ne te ardhmen nuk do ekzistoje me feja dhe as politika. nuk do kemi me as nevoje per te paguar per te pasur gjerat e nevojshme. kryesore eshte te ndryshojme menyren se si mendojme pasi mendimet ushtrojne fuqi dhe krijojne nje rrjet ne realitetin tone. love and light
sjane te gjithe njerezit njesoj...
kete po mundohem te bej te bind fetaret dhe jofetaret ekstemist per te pare pertej ... dhe te mesoj me teper rreth asaj cka ne jemi( dicka e krijuar nga asgjeja apo nje gjenialitet i projektuar me inteligjence dhe me interesojne mendimet e personave qe po flas
peace and love
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  cosmiclove 18.07.11 12:51

gerta qenke pak e vogel po ne shpirt te gjithe njelloj jemi. mos u perpiq te bindesh te tjeret pasi nuk mund tja arrish dot me cfaredo menyre sidomos me fetaret ektremiste. une vete ne adoleshnecen time kam eksperimentuar shume me fene dhe kjo me ka lene pasoja qofte pozitive por edhe negative. maksimumi qe mund te besh ti eshte te flasesh me argumenta pasi kjo eshte dicka per tu vleresuar. njerezit binden vete me vone pasi kane kaluar ca kohe. se pastaj quhet presion apo e kam gabim.
cosmiclove
cosmiclove

35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  nert 18.07.11 17:09

I paskeni marre shume keq te fjalet e mia, te kam pyetur pa te keq per moshen ( e kuptova qe mund te ishe e vogel, se ishe me shume kureshtare per trupin e njeriut e dukej qe sapo mund ti kishe mesuar, ose dhe per kryqezatat ( e rithem mos mi merr me te keq keto) por te pergezoj per idete e tua se nuk dukeshe qe mund te ishe kaq e vogel. Bravo te qofte per mendimet dhe menyren e artikulimit te fjaleve. Mund te te them cosmoclove se dhe une jam femer nuk jam mashkull quhem nertila. Dhe per vete se kam shume problem te them moshen, vet jam 25 vjece, dhe kam studiuar per kimi, dhe i di shume mire se si funksionon si trupi i njeriut, ashtu dhe planeti ne te cilin jetojme.. Edhe une ne moshen tende Gerta kam qene ne dileme se nga mund te jemi krijuar ne, por tani e kam me shume bindje se nuk ka qene nje Zot, Zot, qe mund te na kete krijuar ne, Ndoshta nga Alienet dhe mund ta besoj nje race hibride, por nga Hyjnorja jo.
E dhe vete dogmat e tyre jane te pabesueshme, Te kerkojne te kete dashuri te pakushtezueshme midis njerezve, te mos kene interesa ne mes dhe neve na thone po besove ne Perendi, Zot, po nuk mekatave do te shperblehesh, a nuk eshte ky nje mekat qe po bejne keta Hyjnore me ne.

Persa i perket Kryqezatave qe ke permenduar mos harro se keto i bene njerezit, nuk i beri feja

Feja e rithem qe ka qene vetem nje levizje politike, socilae sic ke thene dhe vet per te bere nenshtrimin e popullit.
nert
nert

63

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Gerta Gerta 18.07.11 18:23

faleminderit
hmmm per sa i perket apandesitit keni te drejte... kjo me ben perseri te dyshoj se kush jemi ne... te them te drejten mora pjese ne kete forum sepse dua shume te di se kush jemi ne
pse njerezit marrosen kot pas fese....por si arrin njeriu te jete kaq i mrekullueshem kaq gjenial kaq perfekt nga asgjeja
ne fakt kur kemi tema te tilla ne shkolle kur ngrihem te flas nuk pushoj me ...
kur te rritem dua te behem kirurge(mjeke)dhe kam filluar qe e vogel te studioj trupin e njeriut dhe jam mahnitur...vetem kjo me ben te dyshoj se ka dicka me teper se asgjeja
po gjithsesi kam kohe te mesoj
faleminderit qe me mbeshtetet
e vleresoj vertet shume
peace and love
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Gerta Gerta 18.07.11 18:25

cosmiclove shkruajti:o nert sinqerisht me ke bere per te qeshur me te madhe. po si pyetet femra e huaj per moshen o burr. hahha dihet qe do te te mashtroje. dhe sme pelqen qe debatoni vetem per fene dhe anti fene. lereni rehat fene e shkrete dhe dishepujt e saj. nje njeri i plote duhet te gjej balancen midis shkences dhe fese duke anashkaluar prirjen per te qene dogmatike (edhe evolucioni eshte nje dogme). ne te ardhmen nuk do ekzistoje me feja dhe as politika. nuk do kemi me as nevoje per te paguar per te pasur gjerat e nevojshme. kryesore eshte te ndryshojme menyren se si mendojme pasi mendimet ushtrojne fuqi dhe krijojne nje rrjet ne realitetin tone. love and light
hahahha nert nuk eshte burre eshte femer shume e mire madje
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  nert 18.07.11 22:07

gerta gerta shkruajti:faleminderit
hmmm per sa i perket apandesitit keni te drejte... kjo me ben perseri te dyshoj se kush jemi ne... te them te drejten mora pjese ne kete forum sepse dua shume te di se kush jemi ne
pse njerezit marrosen kot pas fese....por si arrin njeriu te jete kaq i mrekullueshem kaq gjenial kaq perfekt nga asgjeja
ne fakt kur kemi tema te tilla ne shkolle kur ngrihem te flas nuk pushoj me ...
kur te rritem dua te behem kirurge(mjeke)dhe kam filluar qe e vogel te studioj trupin e njeriut dhe jam mahnitur...vetem kjo me ben te dyshoj se ka dicka me teper se asgjeja
po gjithsesi kam kohe te mesoj
faleminderit qe me mbeshtetet
e vleresoj vertet shume
peace and love

Kur te behesh mjeke dhe ta mesosh akoma me ne brendesi trupin e njeriut do ta harrosh fare, ose do ta quash veten budallaqe( pa keqkuptim) qe ke mendua per nje cast te vetem se mund ta kete krijuar Zoti, Zoti.

Do ta mbash mend kete fjale qe do te them se dhe trupi i njeriut i pergjigjet ligjeve te kimise, biologjose, fizikes.
Cdo gje eshte atje ku duhet te jete pikerisht pasi i nenshtrohen ketyre ligjeve.

E kam thene dhe e rithem per qe njeriun eshte shume e lehte te mbylle syte dhe te mendoje se u krijua nga dikush, eshte mesuar qe gjithmone te kemi dike si superior dhe ai eshte simbolizuar si Zot i zotave, dhe i njerezve, pse vetem per ta patur frike dhe per ti nenshtruar njerezit (krzqezatat, djegia e shtrigave ne turren e drurve, dhe vrasja e te gjitheve atyre qe besonin dhe mendonin ndryshe, Tani nuk ka me nga keto levizje dhe jane shpikur te tjera per ti bere njerezit te vazhdojne te mendojne se Ai eshte akoma egziston. Kan lindur sekte te ndryshme, jo ekzorcizem, etj, Si filma jane te bukur por realiteti eshte krejt tjeter, pse si kemi pare ne, pse sna ka ndodhur ne te tilla gjera, por cuditerisht preken vetem besimtaret,
do te thone te gjithe se e bejne per te sfiduar zotin, per ti treguar atij se shiko dhe une jam i forte shiko se cu bej besimtareve te tu. Po ai cfare ben i le ne meshiren e fatit.
Me duken vetem pjelle e fantazise se tyre ose te semure...
nert
nert

63

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  nitty 19.07.11 0:27

E saktë!

O nert ti studion gjë biologjin që ke kaq njohuri për të? Pasi që pashë më lart disa postime tuaja në lidhje me biologjin.
nitty
nitty

72

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Cimi Elezi 19.07.11 0:39

Lexo me lart ku thot se ka studiuar kimi.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  nitty 19.07.11 0:50

cimi elezi shkruajti:Lexo me lart ku thot se ka studiuar kimi.

Faleminderit cimi elezi,më paska ikur ajo pjesë,avavava....unë edhe kur lexoj mundohem të vrapoj!
nitty
nitty

72

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  cosmiclove 19.07.11 0:52

ok me fal nese kam ofenduar njeri nuk e dija nert qe ishit femer. une quhem mikel dhe jam 21 vjec. une besoj ne teorine se ne jemi te gjithe pjese te zotit dhe kemi degraduar ne shkallen ku jemi aktualisht. kane ndodhur ndryshime te medha ne te kaluaren qe ne te ishim te tille. une besoj tek energjite. ka energji pozitive me frekuence te larte dhe energji negative me frekuence te ulet. 2 jane ndjenjat kryesore qe sundojne ne univers dashuria dhe frika. cdokush duhet te beje nje dallim te qarte midis tyre. zgjedhja na takon ne per kete arsye kemi ardhur ne jete. tani po jetojme ne nje realitet te polarizuar ne te mire dhe te keqe por gjithcka eshte pjese e nje iluzioni virtual qe perceptohet si i vertete nga mendja jone.
cosmiclove
cosmiclove

35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Gerta Gerta 19.07.11 17:13

cosmiclove hmm mikel jam dakort me ty qe beson tek energjite...ne fakt kam lexuar shume rreth potencialit mendor dhe kam eksperimentuar me te dhe ne fakt ka funksionuar..
eshte e cuditshme por cdo gje qe mendoj do te me kthehet ne realitet pak me vone ...eshte si ta projektoj vete te ardhmen time....
ne fakt do te doja te dija mendimin tuaj dhe te nert-it per kete sepse me intereson(dini te me bindni me fakte)

peace and love
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  nert 19.07.11 18:27

Ne jeten e njeriut te cdo njeriu frika, ankthi, cdo ndjenje qofte fizike dhe emoocionale eshte me shume psikologjike, I thuaj vetes jam e semure, jam e semure disa here dhe ke per tu semurur E di pse ndodh kjo. Duke i perseritur vetes shume here truri fillon dhe merr sinjale per te dhe fillon te sekretoje ose te percoje sinjale ne trup duke krijuar ne gjendje alarmi te rreme, dhe duke bere ne kete menyre te ndjeni dhimbje, ose te semureni. Aq i duhet antitrupave te njeriut dhe fillojne punen ato, armik nuk ka, ke do sulmojne vetem veten pra ne .

Duhet te jesh pak me e qarte se cfare mendon se projekton, te ardhmen, apo nje ndjenje te caktuar.Gerta

Me sakte akoma une kam studiuar per kimi ushqimore,
nert
nert

63

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  cosmiclove 19.07.11 19:24

po une qe jam ne shkolle per inxhinieri informatike dhe nuk njoh asnje qe te kete te njejtat mendime si une. do te rekomandoja te lexosh librin "sekreti" te ronda byrne pasi trajton tema filozofike.

po eshte e vertete qe mendja mund te ndikoje mbi materjen madje kjo eshte nje dituri teper e lashte qe e ka zanafillen ne egjipt. realiteti qe ne perjetojme eshte vetem njera ane e spektrit te pakufizuar te valeve qe perbejne universin. ne jemi te afte te dallojme vetem nje perqindje teper te vogel dhe kjo na ben te duket gjithcka si e vertete.

pervec realitetit fizik ekziston edhe nje bote tjeter qe eshte astrale yllore apo fizike. ka te tjere qe mendojne se cdokush ka edhe trup mental pervec atij spiritual. nuk di ndonje metode konkrete se si mund te ndikosh mbi boten nepermjet mendjes. por di qe magjistaret kur duan te bejne dicka therrasin per ndihme edhe publikun pasi kjo i lejon ata te shfrytezojne energjite e tyre.

kam lexuar diku se ne te kaluar alienet shfrytezonin energjite shpirterore te njerezve duke ndertuar kulte e besime te rreme fetare dhe ata arrinin te ushqeheshin permes kesaj. psh nqse te gjithe mendojne qe ne vitin 2012 do te ndodhin katastrofa te medha atehere kjo ka shume mundesi per te ngjare. si ka mundesi?

kjo ndodh per shkak te gjeomanses qe eshte nje strukture ne forme rrjete kristalore qe rrethon te gjithe token dhe eshte e lidhur me cdo qenie te gjalle. vecanerisht njeriu qe eshte maja e piramides ka gjithmone ndikim ne kete strukture. ne vitet 60 kjo strukture ka filluar te permiresohet dukshem pas lindjes se nevojes se njerezve per spiritualitet ne te gjithe globin. perfundimi eshte krijimi i ndergjegjes se krishtit qe do te beje te mundur rikthimin e njeriut ne gjendjen fillestare te plote dhe te persosur.
cosmiclove
cosmiclove

35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Gerta Gerta 20.07.11 18:46

mikel
e kam lexuar ate liber madje edhe librat e atyre qe kane ndihmuar ne realizimin e librit te tille si bob proctor...madje kam arritur te vendos kontakte me te permes adreses se email-it
bob proctor me ka drg shume libra online ,webinare(besoj se e di cjane),edhe email tek te cilet me ka treguar me hollesi gjithcka rreth potencilait mendor dhe mbase te duket e cuditshme por une arrij ta perdor ate...vazhdoj te kem kontakte cdo dite me proctor dhe mesoj akoma me shume rreth ketij potenciali
nert
kam pare nje dokumentar qe thoshte se sipas zbulimeve te fundit ne tru ndodhen pjese me veti magnetike dhe kjo ben qe truri permes mendimeve te terheq ...duke i kthyer mendimet ne realitet vizual...cmendon per kete?

avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  nert 20.07.11 19:57

gerta gerta shkruajti:mikel

Ma shpjego pak me qarte si te terheq truri permes mendimeve se nuk e kuptoj, dhe ku e ke pare kete dokumentare apo eshte ne internet,

nert
nert

63

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Gerta Gerta 20.07.11 20:26

dokumentarin e kam pare nga discovery channel por mund te bej disa search-e dhe te them nese mund ta gjej ne net...(sigurisht ne anglisht)
te keshilloj te lexosh librin e rhonda byrne "sekreti"
mbase te ben ta shohesh boten me nje sy tjeter
te shoh nese mund te gjej gje...:)
peace and love
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori e shkurter e krijimit Empty Re: Nje histori e shkurter e krijimit

Mesazh  Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi