Zanat e Malit
+19
Dode Progni
A.Angel
nert
inkubacioni
vagabond_99
cosmiclove
Berti69
arsenahmeti
Gerta Gerta
nitty
toni_bbb2000
Cimi Elezi
marseliano
Odin
Blak Devill
maqomaqo3
kimisti2011
Jon
Admin
23 posters
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Re: Zanat e Malit
ska gje
jo nuk jam cifute thjeshte doja te dija ne je i sigurt qe zoti ekziston...:)

Gerta Gerta- 55
Re: Zanat e Malit
pikerisht as unenert shkruajti:Ckuptim kishte pyetja qe tu be ne je cifute a jo se kete se se kuptova
Gerta Gerta- 55
Re: Zanat e Malit
Nje pyetje pa piken e lidhjes.toni_bbb2000 shkruajti:
me fal qe po nderhyj po desha te pyes ti je çifute apo çfar je ?
Cimi Elezi- 108
Re: Zanat e Malit
Vampiret nuk egzistojne dhe nuk kane egzistuar kurre , dhe mund te te tregoje une se nga e ka zanafillen miti i vampireve...maqomaqo3 shkruajti:zbesoj se kane ekzistuar vertet ,pse nuk ekzistojne sot ? te pakten per njerezit ujq edhe vampirat jane bere mijera filma ,dhe vampirat ka mundesi te ekzistojne vertet dhe fshihen ne shoqerine e njerezve
A.Angel- 9
Orët dhe Zanat
ORËT DHE ZANAT NË PËRFYTYRIMIN E NIKAJ - MERTURËSVE
Nga Dodë Progni
- ORËT: Ishin krijesat mitologjike nga më të përhapurat dhe më të besuarat në Nikaj-Mertur. Malësorët e kësaj krahine kan besuar se fati i tyre varet drejtpërdrejt nga Zoti,megjithatë nuk kan arritur asnjëherë të çlirohen nga besimi se fati i tyre varet edhe prej disa qënjeve me fuqi jetësore mbinjerzore që quhen “orë” të cilat duken se kan qellimin dhe aftësinë të drejtojnë e të sundojnë ekzistencën e njeriut nga lindja deri në vdekje. Megjithse nikaj-merturësit i konsideronin orët si qënje hyjnore,me aftësi përcaktuese në jetën e njerëzve,dhe si hijezimin e një fuqie jetësore mbinjerzore,ata prap se prap i qëndronin bindjes se edhe ora varej prej Zotit.
Orët simbolizonin një frymë a shpirtë të jashtëm që lidhej me njeriun duke i paraprirë,parapërcaktuar, ndihmuar ose jo qënjen njerzore. Lidhur me besimin qe malesoret e veriut kishin për orët, P.Fulvio Cordignano –një ndër studiuesit e njohur të zakoneve e traditave të malësorve shqiptar thotë:” Ora është përsonifikim gati shpirtnor i ekzistencës së secilës jetë;asht si pshtetja, drejtimi i pa pashëm,shkalla e virtytit e i fuqisë së natyrshme,në mënyrë që të gjitha shëndrrimet e kësaj jete,ndër ngjarje rreziqe,qindresë,mvaren prej shëndrrimeve të pajtueshme të elementëve të jetës e të kënës s’orës. Jeta e çdo njeriu,- sipas malësorve - s’asht tjetër veçse projeksioni ose bredhja e kësaj jete së pervehtjësueme t’orës.”
Ndërsa F.Nopçe thot:” Orët shqiptare janë qënje të padukshme që mundë t’i krahsojmë me engjëjt mbrojtës,por dallohen prej tyre se orët janë të vdekshme dhe me vdekjen e tyre shkaktohet dhe vdekja e njeriut që mbrojnë.”
Mëndohej se çdo njeri,çdo familje,vllazni ose fis, kishin orën e vet që përcaktonte fatin e tyre. Orëte e njerëzve të mirë përfyryroheshin të bukura,
ndërsa ato të njerëzve të këqinjë përfytyroheshin të shëmtuara.Sepse kur njeriu bënte një vëprim të turpshëm ose mëkat i nxihej fytyra orës së tij.
Edhe orët e fiseve dalloheshin nga njëra tjetra,si nga tiparet e fytyrës ashtu dhe nga cilësitë tjera të karakterit.Ato qëndronin mbi majen më të lartë të teritorit të fisit.Ora e Merturit qëndronte mbi Shkamin e Merturit (majen e Çllumit,në Merturë të Gurit).Ajo e Nikajt,”e remtë”(ngjyre bakri),me fytyrë të verejtur e të rreptë”,qëndronte në majen e Kakisë,e Shales- “e gjatë posi vgjeni,e hijeshme si drita,e idhtë si gjarpëri” qëndronte në majen e Ershellit, ndërsa e Krasniqes “leshverdhe e kokëthatë” qëndronte në majen e Grisë.
Të rrëzuemt e shkamit ku qëndronte ora e fisit konsiderohej vepër e ores,dhe se bashku me shkamin rrëzohej edhe ora.Prandaj kur shkambi rrëzohej në kohë të thatë besohej se dikush i fisit do të vdiste. Madje merturësit e kishin të ndarë Shkëmbin e Merturit me zona sipas vëllazërive,ku secila vëllazëri e kishte të përcaktuar zonën e vet.Kur gurët rrëzoheshin në një zone që i përkiste X – vëllazërie, mëndohej se pikërisht nga ajo vëllazëri do të vdiste një mashkull.
Nga ky besim ishte udhëhequr vajatorja kur kish vajtuar Prel Tulin diten e vdekjes, e cila midis tjerash i kish thënë: ”Sot gjemoi Shkami i Merturit./ Ka dal zani i Prel Tulit./Ka dal zani n’Shosh e n’Shalë,/Shtat bajrakë që paskan ardhë/… ”
Orët konsideroheshin aq përcaktuese në jetën njeriut sa që ato përcaktonin edhe jetëgjatësinë e tij.
Qysh në momentin e lindjes së fëmijës, orët i thërrisnin njëra tjetrës dhe i thoshin: “Ooo, i ka le një djalë X-it. sa po ja lame me rrnue (jetue)?” Ndërsa ora tjetër që ndodhej me një grup orësh diku në ndonjë kodër për karshi asaj që jepte lajmin, pasi konsultohej me shoqët i përgjigjej: “Po ja lam 16 vjet,dhe ka me dek prej fluturimit (gurit që bije nga shkëmbi)”.
Thuhet se orët paralajmeronin edhe vdekjet e njerëzve.Ato janë dëgjuar nëpër shkëmbinj ndjellakeqë duke thirrur herë gjamë burrash e herë gjamë grashë ose duke i dhënë njëra-tjetrës lajmin e vdekjes së ndonjë personi duke i cilësuar dhe emrin e tij.Mendohej gjithashtu se,asnjë sukses,burrëri,trimëri ose heroizëm nuk mundë të realizohej nga askush pa dëshirën dhe ndihmën e orës.
Ora i jepte njeriut mençurinë,trimërinë,guximin e zhdërvjlltësinë për të kapërcyer vështirësi e rreziqe gjatë jetës. Ky besim i shtynte njerëzit që kur ata ndodheshin përpara një rreziku,i luteshin orës: “Nimo Zot e Ora!”. Në fshatin Salcë për shumë kohë kan qarkulluar fjalë se, Prel Tuli-njëri ndër burrat më të njohur të Nikaj-Merturit,ish bërë aq burrë i mire,trim dhe i njohur,sepse në rininë e tij ish takuar me orët në livadhet e Kunorave.
Me këtë rast ora e vet e kish marr për dore dhe e kish përcjell deri në kodrën e Çardakut (afër bjeshkës së Karronit). Aty u nda prej tij,por përpara ndarjes ora i tha: “Të kam dhanë za (të kam bërë të njohur pë mirë) dhe pare (pasuri)”.Prandaj njerëzit besonin se Prelë Tulin e kish ndihmuar ora,dhe e konsideronin burrë orëmadh.
Nga besimi e adhurimi për orët kan rrjedh disa urime e mallkime
karakteristike që përdoren në fjalorin e kësaj krahine si:- Nimo Zot e ora!” - Nimo Zot e ora e fisit! – Të priftë ora! – Të nimoftë Ora!, -Kofsh orëmadh!, -Të dektë ora!, -T’u preftë ora!, -T’u vraftë ora!,- Të coftë ora! Ose cilësorët: orëmadh,orëgjallë,orëdekun, orëvramë,orëcoftë etje.
- ZANAT : Kulti i zanës vjen nga koha e ilirëve dhe është ruajtur në shumë
vise shqiptare deri në ditët e sotme. Studiusi i njohur gjerman M.Lamberiz thotë se, “zana është feja dhe muza e maleve shqiptare”.
Profesor R.Jokli i krahason Zanat shqiptare me Dianën e Romës. Edhe Pr. Eqerem Çabej thot se Zana e ka prejardhjen nga një perendi ilire e pyjeve dhe e burimeve që në interpretimin romak mori emrin Diana. F.Nopçe i ka quajtur ato “shpirtëra që këndojnë” Ndërsa Faik Konica i shifte zanat si “mike të Shqipërisë”.
Nikaj-Merturësit i kanë përfytyruar zanat si vajza shumë të bukura që jetojnë në male e bjeshkë të larta,që këndojnë e vallzojnë në mënyrë të përkryer.Në bjeshkë e male të larta ato shoqërohen me dhitë e egra briarta,duke i ruajt dhe mjel ato. Fizikisht janë trupëzim i bukurisë së lartë femërore, me shtat e me flokë të gjata dhe me veshje të bardhë.Ato janë si qënje hyjënore plot trimëri e egërsi,me shpirtë luftarak,njëkohësisht mbrojtëse e hakmarrëse.
Këtej kan rrjedhur shprehjet: “Trim si zana”,ose kur deshiron të lavdërosh ndonjë grua apo burrë për qëndrimin trimërorë, të shpejtë të shkathtë e guximtar qe shfaq në një një moment të vështir dhe të rendësishem te jetës së tij thuhej: “Je si zanë mali”. Zanat janë qënje që nuk e durojnë dhunën,madje rreagojnë ashpër ndaj atij që i ngacmon,i dhunon ose i mashtron ato.Me këtë veçori të tyre lidhen disa mallkime që përdorin malësorët nikaj-merturës si, “Të raftë zana!”,”Të shitoftë zana!,”Të prektë zana!” ,”Të zanoftë zana! “etje.
Në fshatrat Palç e Salcë të Nikaj-Merturit shumë njerëz ruajnë në
kujtesën e tyre një ngjarje që lidhet me ekzistencën dhe karakterin e zanave. Thuhet se një djalë i ri 17-vjeçar me emrin D.M. nga lagjja Kotec e Palçit kish dal në bjeshkë dhe ja kishte thënë një kënge shumë të bukur. Zanat e kishin dëgjuar dhe ishin afruar pranë djalit këngëtar për të shijuar sa më mirë këngën.
Të mahnitura nga zëri i mrekullueshëm dhe intërpretimi po aq i bukur i këngës së djaloshit,ato i kishin kërkuar djalit që të vinte edhe të nesërmen në bjeshkë,tek maja e Rrëshellit,që të këndontë për qefin e zanave. Djaloshi u kish premtuar atyre se do t’ua plotësonte dëshirën duke u kthyer të nesërmen,por nuk mundi të mbaj premtimin pasi i zoti i shtëpisë e kishte urdhëruar të zbriste nga bjeshka në fshat dhe të vadiste arat e misërit,me qënse shtëpia e tyre kishin rëndin e ujit.
Zanat kishin shkuar në vëndin e takimit në orën e caktuar dhe kishin pritur djalin këngëtar deri në prendim të diellit. Me qën se djaloshi nuk kish ardhur, zanat ishin zemruar pa masë dhe e kishin ndëshkuar rëndë,duke e çmendur atë, pikërisht në kohën kur kish lënë takimin me zanat. Ashtu i çmendur djaloshi qëndroi për shumë vite deri sa vdiq. Shumë njerëzit të këtyre fshatërave tregojnë së e kan njohur D.M.-në si njeri të çmendur, dhe thonë se çmenduria i kishte ardhur papritur prej zanave hakmarrësë.
Zanat dhe orët në përfytyrimin e nikaj-merurësve kishin ngjajshmeri po
dhe ndryshime.Ashtu si orët edhe zanat perfytyroheshin si qenje permbi, e jashtë njerëzore që jetonin në ambjente të ngjajshme me ato ku jetojnë orët, në bjeshkë të larta,male etje.Por në ndryshim me orët ,zanat nuk mundë të drejtonin apo të përcaktonin ekzistencën as fatin e njeriut ose të qenjeve tjera të gjalla.
Zanat jetojnë në vetmi grupe-grupe e nuk perzihen me njerëzit as me botën që i rrethon po s’qen të shterngueme ta bëjnë këtë. Përkundrazi orët,megjithse të padukshme, afrohen edhe tek njerëzit. Madje, thuhet se natën ato afroheshin edhe pranë shtëpisë së njeriut për mbrojtjen e tij,ndaj malësorët bënin kujdes që të mos derdhnin ujë natën rrethit të shtëpisë për të mos i trazuar orët.
Por,siç ka venë në dukje F.Cordignano, ”dallimi kryesor i orëve me zanat është sepse;secila zanë kishte orën e vet,dhe këto orë nuk paraqiten gjithmonë si vasha,po herë si dhi,herë si gjarpër etj.çka nuk ndodh kurrë me zanat.” Zanat tregojne me njerëzit më tepër një sjellje smire e kundërshtimi se sa deshire për t’u afruar me ta. Madje thuhej:”mjer ai që i fyen,ose që u afrohet kur ato jan duke u larë,krehur ose ngrënë në sofer,çka do tu prishte qetësinë e vetminë,do t’i egërsonte e do ti çonte drejt hakmarrjes.
Për t’i qetësuar malësori në shumicën e rasteve nuk ua përmendte emrin por thoshte: ”Shtojzovallet”, ose ato që “Gatuzorrjeshtin” etj. Këto emertime ishin eufemizma tipik, që u përftuan si përngjitje e fjalive:"shtojua zot, vallet" e "gatua zot,rreshtin".
Kur dikush shkonte per te pirë ujë ose larë në burimet ose gurrat në bjeshke,gjithmonë përpara se ti afrohej gurrës verente me kujde në se aty kishte zana duke u larë ose pushuar,në mënyre që të zmrapsej për të mos u takuar me to,e për të mos u prishur qëtësine.
Megjithë egërsinë e tyre,thuhej që zana mundë të bëhej grua e ndonjë fatosi legjendar.Pra ndonjë luftëtar trim dhe i fuqishëm edhe mundë t’i shtinte në dorë ato. E kjo ndodh nga se,zanat i duan dhe i ndihmojnë trimat,madje u japin dhe fuqi atyre. Thuhet se Gjeto Basho Muji, përsonazhi kryesor i legjendave shqiptare,pas takimit me zanat, mori prej tyre fuqi të jashtëzakonshme.
Kjo pasqyrohet në eposin tonë të kreshnikëve,kur zanat i thonë Mujit: “.../Ti çfar ndere Mujo po na lyp?/ A don forcë,Mujo,me qindrue?/A don luftë, Mujo,me luftue?/A don gja,Mujo,a don mall?/A don dije,Mujo,a don gjuhë?/Lyp shka të duesh Mujës te i kan thanë/…”
Me qenë se Muji ju kërkoi zanave fuqi,këto të fundit ia plotësuan deshirën,e bënë atë tepër të fuqishëm duke i dhënë me pi qumësh nga gjiri i tyre,gjë që pasqyrohet në vargjet e këngës ku thuhet: ”…E ka marr Muji gji me pi./ O! se ç’po i ep Zoti fuqi!/Kenka ba si me kan drague./Ka marr gurin me e peshue./N’cep të krahit Muji e ka vndue./Njimi okësh gurit i ka qindrue./

Dode Progni- 3
Re: Zanat e Malit
Zanat e malit jane thjesht figura mitologjike qe me se shpeshti i kemi hasur te Eposi i Kreshnikeve, me figura te tilla si : Muji, Halili etj. Paraqiteshin si krijesa te mira dhe aspak negative. Pastaj nuk eshte e thene te ekzistojne vertete meqe jane bere filma me keto krijesa e shume e shume te tjera. Imagjinata e njeriut shkon pertej kufijve dhe kjo eshte fakt dhe i vetmi shpjegim i arsyeshem.
las vegas- 8
Re: Zanat e Malit
Zanat e malit
Zanat parafytyrohen si vajza të bukura që jetojnë në male të thella.
Zakonisht shihen duke pirë ujë, në burime të maleve ose duke u larë në përrenj të kthjellët malorë.
Zanat kanë flokët e gjata të lëshuara deri në bel ose deri në gju, të veshura me rrobe të bardha të holla dhe bëjnë dritë përreth tyre. Ndonjëherë zanat rrinë rreth ndonjë gurre me ujë të pijshëm ku nuk lënë askënd të shkojë të pijë ujë madje as zogjtë e malit.
Me zanat, lidhen edhe "shtojzovallet", "shtojzorreshtat", "ato të hjeshmëzet", "ato të lumet", “t’lumet e Natës, "jashtësmet". Shtojzovallet ruajnë në emërtim një eufemizëm tipik, që u përftua si përngjitje e një fjalie të tërë ("shtojua, zot, vallet", "shtojua, zot, rreshtat").
Edhe zanat kanë orën e vet njësoj sikurse njeriu, madje zanat mund të jenë edhe të vdekshme, në dyluftime kreshniku mund edhe ta presë atë me shpatë. Brirtë e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave.
Sulmi i zanës përshkruhet me fjalët : "del n'gurit, "të shuplak" , "të shiton" , "të zanon".
Në këngët kreshnike përmendet edhe dy zana që i dhanë Mujit gji për t'a bërë të fortë, ndërsa një zanë tjetër ishte zana personale e Mujës, ajo i jipte atij lajmin kur shokët e tij ishin në rrezik.
Në këngët e vëllavrasjes zana merr formën e një nuseje dhe i nxit dy vëllezërit që të luftojnë për të, me arsyen se këta nuk kanë dëgjuar nënën.
"Zana e malit është krijesë mitologjike shqiptare e krahasueshme me Artemidën e grekëve, Dianën e romakëve, dhe Thanën e ilirëve.
Sipas traditës, ato kanë dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe karakteri idhnakë i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetësia. Brirtë e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave.
Zanat ruajnë territoret e veta me xhelozi edhe shitojnë ata që ju prishin qetësinë apo i befasojnë kur janë duke lozur nëpër livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet në mal është traditë të bëhet zhurmë për ti njoftuar ato për afrimin e njeriut."
burimi: http://sq.wikipedia.org/wiki/Zana_e_malit
"Në poezinë e Naim Frashërit, poeti më i madh kombëtar i shqiptarëve, tradita pagane e kultit të Tomorrit u rigjallërua në një sfond mitologjik si Olimp i shqiptarëve dhe si seli e zanave të maleve. Ky element i fundit paraqet interes të veçantë si një figurë tradicionale mitologjike e trashëguar nga lashtësia ilirike.
Sipas Çabejt, nga një "interpretatio latina", Zana, nuk është veçse Diana iliro-romane, që në shqip dha Zana e në rumanisht Zina. Këtë personifikim të bukurisë dhe të trimërisë, mbrojtëse të maleve, figurë tipike për mitologjinë pagane të trevave veriore, poema e Naimit "Bagëti e bujqësia" (1886) e ka sjellë në mal të Tomorrit dhe e ka thirrur si "perëndi e ligjësisë" (e ligjërimit).
Mbetet e diskutueshme nëse kjo neologjizëm e Naimit lidhet me trajtën Zërë (Zana) që haset në Jug të Shqipërisë, dhe që është një dëshmi për njësinë shqiptare. Po këtu është rasti për të vënë në dukje se poetizimi i Tomorrit si seli e muzave të maleve është në funksion jo vetëm të krijimit të mitit romantik për malin e shenjtë të shqiptarëve.
Poeti i lutet zanës të mbrojë fusharakët si edhe malësorët, dhe kjo i jep Tomorrit atributin e simbolit të unitetit kombëtar të shqiptarëve.
burimi: http://sq.wikipedia.org/wiki/Mali_i_Tomorrit
"Zanat e malit: Figura mitologjike shqiptare-hyjneshat e maleve shqiptare
Etim. Sipas Joklit: emri Zana prej latinishtes-Diana. Sipas një tjetër opinioni: Zana rrjedh nga emri ZA (zana, zëri).
Enci. Në veri e gjejmë me emrin Zana, në jug me Zëra. Sipas Çabejt: zëri i natyrës dhe i ndërgjegjes njerëzore.
Zakonisht “Zanat e malit” përshkruhen si vajza të maleve me fuqi të mbinatyrshme por dhe me aftësi të veçanta në të kënduar dhe kërcyer. Sipas Sokolit: vetë emri (zana e shtojzovalle) i këtyre krijesave të tejdukshme, të përbëra prej drite, prej tingujsh e prej lëvizjesh vallëzuese, është kuptimplotë.
Sipas Tirtës: Zanat kanë fëmijë që i përkundin në djepa, lodrojnë, këndojnë, hedhin valle, u bien veglave muzikore. Ja si thotë populli: “Po knojke si zanë mali”. Meqënëse dalin zakonisht natën, Zanat njihen edhe si “t’lumet e Natës”.
Megjithëse nuk kemi të dhëna rreth melodikës së këngëtimit të tyre, “Zanat e malit” dalin edhe frymëzuese të rapsodëve shqiptarë gjatë këngëtimit me lahutë ose karadyzen, të ngjashme me frymëzimin që muza greke e muzikës dhe poezisë-Evterpi u jepte këngëtarëve të lashtësisë. Zanat e malit i hasim dendur në rapsoditë kreshnike shqiptare me lahutë. Ja si i përshkruan rapsodi zanat në këngën “Martesa e Mujit”:
Zana e madhe kndon në mal
Zana e vogël kndon në shkam
Dorë për dorë me zanën e dytë:
Zana jemi e zana kjoshim!
Bes besë e fjala fjalë,
Grueja grue e zana zanë,
Zana diell e grueja hanë:
Mjerë kush besë grues i ka xanë!
Sipas Çabejt: kur vritet ndonjë nga ndoret e saj , ajo i a fillon vajit për të si një nënë për të birin. Në një rast tjetër kemi konstatimin e fuqisë së tyre:
Malet e Deçicit i qofsha true
të dahet katrash e të kjojë me mue.
Sipas “Fjalorit enciklopedik”: kulti i fortë i Zanës në Shqipëri dhe në mbarë gadishullin Ballkanik, na bën të mendojmë se te Zana kemi të bëjmë me një hyjni vendase paragreke. Konica i konsideron Zanat: mike të Shqipërisë. Në këtë kategori futen edhe figurat e tjera mitologjike shqiptare si shtojzovallet dhe jashtësmet. Në Durrës në vitin 1914 botohej gazeta me titullin “Zana”.
Lit: “Visaret e kombit-4”, Tiranë 1937; “Rapsodi kreshnike”, Tiranë, 1991; “Fjalori i mitologjisë”, Tiranë, 1987; Konica. Faik, “Vepra”, Tiranë, 1993; Koliqi. Ernest, “Vepra 1”, Prishtinë, 1996; Tirta. Mark, “Qënie mitike te shqiptarët dhe paralele të lashtësisë iliro-trake”, “Gjurmime albanologjike”, Prishtinë, 1997, nr. 27; Çaushi Tefik, “Fjalor i estetikës”, Tiranë, 1998; Sokoli. Ramadan, “Gojëdhana e përrallëza të botës shqiptare”, Tiranë, 2000 etj.

Arsenic- 55
Re: Zanat e Malit
blak devill shkruajti:Eshte nje shprehje qe thote
Kur ekziston zoti ekziston cdo gje
nje krijese e krijuar nga goja e njeriut siq eshte edhe rasti me zanat e malit nuk do te thot se ekzistojn vertet ka mijera shpikje te krijesave qe vet njeriu i ka krijuar dhe nuk duhet te besojm ne to
Per mendimin tim zanat nuk ekzistojn dhe nuk kane ekzistuar kurr veqse nje mit i lasht i popujve
Krijesat e zotit qe nuk shihen jetojn ne nje dimension tjeter te jetes dhe kohes jane ::XHINDET , meleket,
Tjera krijesa te padukshme nuk ekzistojn
lavdim.bossi- 27
Re: Zanat e Malit
“Kërcimtarja e Dukagjinit”
Nga Ernest Koliqit
Tregimi “Kërcimtarja e Dukagjinit” është pjesa më e bukur estetike e filozofike e përmbledhjes “Hija e maleve”. Rikujtojmë shkurt përmbajtjen e veprës:
Paska qënë dukur në Dukagjin një vajzë mrekullisht e hijëshme. Quhej Lulja, ishte mbesë e Lekë Dukagjinit, princit verior. Por...kapriçet e nanës Natyrë janë vertetë të çuditshme, sepse vasha më e bukur e dheut ishte e ngathët e trashë, turulluqe.
Ndodhi që Skënderbeu, pas një lufte të futuar kundra turqve mblodhi në Krujë gjithë parësinë e Shqipënisë dhe bajloza të huaj për të kremtuar. U nis edhe Leka me gjithë familjen.
Festimet zgjatën shtatë ditë e shtatë netë. Ditën e fundme, mbreti lajmëroi një konkurs për vajzën a gruan që para oborrit mbretror do bëntë kërcimin më të bukur. Dolën shumë nga vargu i madh i zonjave buajre ose të ardhura prej jashtë. Mbreti deshi t’ia jepte çmimin një turkeshe të panjour, kërcimi i së cilës shëmbëllente me një lutjeje dashurore të dëshpërueshme.
Por papritur doli princesha Lulja, e cila mahniti gjithë publikun me freskinë dhe lirinë e lëvizjeve dhe arriti një triumf të pashoq si “hyjneshe e kërcimit”. Pas mbarimit të festës të gjithë u kthyen në shtëpi në Malësi. Qe ditën tjetër erdhi për t’i kërkuar dorën Lules një princ i ri, që kishte vrapuar për të arritur i pari. E ëma deshte ta zgjonte të bijën, por vajza u tund me plogështinë e zakonshme dhe as nuk mbante mend Krujen, as që të kishte kërcyer ndonjëherë në jetën e vetë. Princi iku i dëshpëruar.
Ç’kishte ndodhur?Zanat e Dukagjinit dëshën të qitnin zërin e maleve të tyre, prandaj e çuan Lulen të flinte në banesën e tyre hyjnore, njera mori trupin e saj dhe kur u kthye nga triumfet e Krujes, e kthyen vajzën prapë në shtëpi.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Zanat e Malit
kimisti2011 shkruajti:Shume pak dihet per krijesat si Zanat e Malit, thuhet se kane jetuar vetem ne Gadishullin Ballkanik, Ilirik....
Keto krijesa qe ne i njohim ekzistojne edhe te popujt tjere por jane te emeruara me emra tjere.
gjilanasi- 361
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Similar topics
» Demonët negativë në rrafshin e Kosovës
» Njerëzit e malit në shekullin XXI
» Dolpo - Bijte e Malit
» Misteret e Malit Shasta!
» E verteta mbi Legjenden e Dragoit te Malit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi