EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zanat e Malit

+19
Dode Progni
A.Angel
nert
inkubacioni
vagabond_99
cosmiclove
Berti69
arsenahmeti
Gerta Gerta
nitty
toni_bbb2000
Cimi Elezi
marseliano
Odin
Blak Devill
maqomaqo3
kimisti2011
Jon
Admin
23 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Zanat e Malit

Mesazh  Admin 16.05.09 11:51

Zanat e Malit Zana10

Zana e Malit është krijesë mitologjike shqiptare me veti tepër origjinale autoktone dhe e krahasueshme më tepër me figura të këtilla ballkanike dhe malore të popullsive në gadishullin ballkanik dhe është mjaft larg e krahasueshme me Artemidën e grekëve, Dianën e romakëve. Vështire se mund të shkohet në një krahasim deri te Thana e ilirëve.

Sipas traditës, ato kanë dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe karakteri idhnakë i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetësia. Brirtë e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave.

Zanat ruajnë territoret e veta me xhelozi edhe shitojnë ata që ju prishin qetësinë apo i befasojnë kur janë duke lozur nëpër livadhet e maleve.

Prandaj edhe kur shkohet në mal është traditë të bëhet zhurmë për ti njoftuar ato për afrimin e njeriut. Zana është edhe simbol i plleshmërisë, prej nga fjala shqipe shtatzënë rrjedhë.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 14.04.14 13:03, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Zanat dhe Orët

Mesazh  Jon 17.04.10 23:34

Zanat dhe Orët
në “Lahuten e Malcis” te At Gjergj Fishtes!

Zanat e Malit Zana10

Në gojën e popullit, kur përmendën Zanat dhe Orët, thuhet Shtojzovallet, që do të thotë Shtojua, o Zot, vallet. Zanat dhe Orët janë qenie mitologjike, ndërsa fjala “Shtojzovallet” vjen si eufemizëm për Zanat dhe Orët ose për të dyja së bashku.

Ky ligjërim ishte i përgjithshëm në kapërcyell të shek.XIX-XX kur ngjizej Lahuta e Malcis, ndërsa sot në ligjërimin e shkruar ndodh të përdoret eufemizmi Shtojzovallet, sikur të bëhej fjalë për qenie mitologjike, pavarësisht nga Zanat dhe Orët. Në popull thuhet edhe Zanat e Malit, çfarë nënkupton se vendqëndrimi tyre ka qenë përgjithësisht mali, prandaj gjinorja “e malit” është identifikim: Zana e Veleçikut (Zana e Malit të Veleçikut), Zana e Miliskaut

(Zana e Malit të Miliskaut). Për Orët thuhet: Ora e Shalës ose Orët e Dukagjinit dhe Ora e Shtëpisë ose Ora filanit me kuptimin përkujdestarja misterioze e krahinës, e shtëpisë apo e aksh individi. Për këtë arsye mund të arrijmë në përfundimin se funksioni i dallon Zanat prej Orëve.

Me fjalë të tjera, Zana është një qenie mitologjike, ndërsa Ora është një Zanë me “detyra” të përcaktuara. Për më tepër Zana është trime, sepse në popull thuhet: Filani është trim si Zana, ndërsa ky krahasim zakonisht nuk vjen për Orët. Zana është shumë e bukur, prandaj thuhet: E bukur si Zanë. Orët mund të jenë ose jo të bukura.

zana3.bmp Si Zanat ashtu edhe Orët, pra Shtojzovallet, zotërojnë edhe një fuqi të mistershme: aftësinë për të shituar njerëzit. Zakonisht shitojnë burrat që guxojnë t’i shohin Shtojzovallet nudo tek lahen nën dritën e hënës, apo këdo që i trazon gjatë ekstazës së tyre të vallëzimit.

Folja “me shitue” ka të bëjë me një veprim të mistershëm që e zotërojnë vetëm Shtojzovallet, të cilat, kur zemërohen me njerëzit, i shitojnë ata, dmth, i lënë pa mend në kokë për tërë jetën, të paaftë për t’i dalë zot vetes; i ngrijnë në vend, i bëjnë kallkan.

Zanat dhe Orët shitojnë këdo, burrë apo grua, plak a të ri me timbrikën e hatashme të tingujve që prodhojnë gjatë të kënduarit ose me vallet e magjishme e mjete të tjera, ashtu si edhe shërojnë apo u japin fuqi të mbinatyrshme me qumështin e gjirit cilitdo që ka fituar simpatinë e tyre.

E bëmë këtë hyrje, sepse gjykojmë se Fishta nga ky përfytyrim popullor u nis kur iu drejtua Zanave dhe Orëve në veprën e tij madhore, Lahuta e Malcis. Madje mund të thuhet me plot gojë se vepra e tij ka ndikuar në ngulitjen e mëpastajme të përfytyrimeve për Zanat dhe Orët, tanimë jo thjeshtë si besime popullore, por të rizgjuara si imazhe artistike nga mitologjia iliro-arbërore.

Nisur nga vargu “Për mjedis mue m’plastë lahuta”, që Fishta e ka vënë si betim në gojën e një Zane, mendojmë se edhe vetë titulli i veprës Lahuta e Malcis ka të bëjë më tepër me mitin e Zanave këngëtare se sa me instrumentin e lahutës, me të cilin shoqëroheshin përgjithësisht vargjet epike të folklorit shqiptar.

Në veprën e Fishtës metonimia “lahuta e malësisë” shënjon bëmat e malësorëve, historinë e shkruar dhe të pashkruar të shqiptarëve ndër shekuj, mbartur ndër mitet e tyre të trashëguara qysh nga parahistoria e etnogjenezës ilire që na shpie te pellazgët, popullimet paraindoeuropiane të kontinentit tonë. Lahuta është simbol identifikues i atyre qenieve mitologjike prej nga Fishta krijoi figurën e Zanës së Frymëzimit, me të cilën këndoi për 35 vjet rresht në veprën e tij epope.

Më tej ai modeloi personazhin e Orës së Shqipërisë, një Zanë që u jep fuqi të mbinatyrshme heronjve shqiptarë; skaliti figurën e Zanës së Madhe, që lufton fyt a fyt me Orën thepe të Malit të Zi etj. Fishta këndoi në Lahutë të Malcis “Panteonin” e munguar të Shtojzovalleve dhe të disa figurave të tjera mitologjike në letërsinë shqiptare. Edhe për këtë kontribut Lahuta e Malcis “është përpjekja ma vigane,- si shprehet Ernest Koliqi,- qi Shqiptari bani deri tash per t’ia zbuluem vetvetes boten e vet”

Zanat dhe Orët zënë vendin më të madh të lëndës mitologjike në Lahutë të Malcis. Veçanërisht Zana e Frymëzimit, që na shfaqet që në blenin e parë (“Marash Uci”, shkruar më 1902), e identifikuar si Zana e Veleçikut. Zana e Frymëzimit është thirrur prej Fishtës që në ngjizje të poemës si një alter autor, duke e bërë kështu një element funksional të strukturës përmbajtësore dhe narrative të veprës.

Duhet thënë që në fillim se Zanat dhe Orët (dhe përgjithësisht figurat mitologjike) nuk vijnë në veprën e Fishtës si mite të gatshme, si mund të mendohet sot kur etnologët kanë arritur të studiojnë mitologjinë shqiptare dhe ta krahasojnë atë me mitologjinë ballkanike e më gjerë.

Mitet në veprën e Fishtës nuk janë as ndikim i modeleve të njohura letrare të penave të shquara, si janë shprehur disa studiues kur kanë krahasuar poetin e Lahutës së Malcis me Homerin, Virgjilin, Miltonin a ndonjë tjetër. Aq më pak, Zanat dhe Orët e Lahutës së Malcis shëmbëllejnë me Vilat e mitologjisë së sllavëve të Ballkanit, për të cilat, gjithashtu, ka pasur studiues që kanë gjetur përvijime pa u thelluar sa duhet.

Në kohën kur jetonte Fishta, Zanat dhe Orët ishin një realitet, ta quajmë, fantastik shqiptar. Ditën malësorët gjallonin me pushkë në krah, natën mbylleshin në kullat e tyre për t’ua lëshuar trojet përreth qenieve mitike, të cilat kishin në dorë fatin e njerëzve, mbarëvajtjen e gjësë së gjallë, shumimin e bereqetit. Secili person ose çdo gjë e gjallë kishte Orën e vet të bardhë ose të ligë.

Çdo fis a krahinë kishte Zanën e vet që ishte e bukur “me të verbue”, trime “me të çartë”. Edhe në qytete (veçmas në një qytet si Shkodra) fantazia mitologjike ishte e gjallë. Netëve me hënë të plotë Zanat dhe Orët e maleve këndonin dhe hidhnin valle zabeleve më të bukura buzë ujërave, ashtu si ditën malësorët mblidheshin në log duke u argëtuar me këngë e valle.

Duke qenë edhe vetë pjesë e këtij realiteti, Fishta e thërret Zanën e Veleçikut për të kënduar së bashku me të në Lahutë të Malcis bëmat e këtyre njerëzve, shpirtin e tyre. Sikur të mos kishte vepruar ashtu, dmth, po të mos e thërriste një Zanë Mali për të kënduar së bashku me të jetën e malësorëve, zor se malësorët do ta pranonin këngën e tij, si u pranuan realisht vargjet e Lahutës së Malcis, duke u mësuar përmendsh edhe nga njerëz që nuk dinin shkrim e këndim.

Sepse ndër shqiptarë ka edhe një kult të këngës, një kult të fjalës së bukur që vjen vetëm si frymëzim i magjishëm prej qenieve mitologjike, si kudo në trevat e Mesdheut. Kur duan ato, Shtojzovallet, ia vënë dikujt në dorë lahutën dhe ia rreshtojnë fjalët. Jo kushdo mund ta bëjë këtë punë, përveç të zgjedhurve prej Zanave. Fishta që kur zu fill Lahuta e Malcis ndihej i zgjedhur prej Zanës së vet të Frymëzimit:

“Se pa ty, besa, moj Zanë,
Vështirë se ‘i fjalë unë muj me e thanë”

do të shkruajë ai më vonë.

zanat2.bmp Nisur nga vargjet e Fishtës, gjithnjë nga bleni i parë, Zana e Frymëzimit është thirrur në Lahutë të Malcis për të mallkuar armikun (“Lum, oj Zana e Veleçikut
që m’ia lëshon ti namet anmikut”);
për të nxitur malësorët në mbrojtje të trojeve të veta (“Që m’i uron djemtë e Malcis”); për të mbajtur zgjuar ndërgjegjen kombëtare edhe në kushtet më të pafavorshme (“Që m’ia qan hallin Shqipnisë”).

Por, pavarësisht asaj që komunikon autori, Zana e Frymëzimit është thirrur në Lahutë të Malcis, jo vetëm si një alter autor, por edhe si një alter ego. Fishta vë në pingrimën e Zanës krahas lavdisë së të kaluarës (“në të bardhat kohë që kanë prendue”) edhe dhimbjen e vet për gjendjen e rëndë ekonomiko-sociale të shqiptarit të robtuar:

Për me mbrojtë një grue te shpia,
Të cilës bukë i lypin fëmija
Edhe i len, ndoshta, me qa
Përse e mjera bukë nuk ka
(Kënga XIII, v.30-34)

Vargje të tilla, që rreth një çerek shekulli më vonë do të karakterizonin veprën e Migjenit, nuk mund të zinin vend ndryshe në një vepër epike që ishte e orientuar në lartësimin e bëmave heroike të kombit. Kemi parasysh këtu rregullat e ngurta të klasicizmit që nuk e pranonte kategorinë e së ulëtës (vulgares) në një vepër epike.

Por Fishta, që i ka njohur mirë këto rregulla, ka ditur edhe t’u shmanget atyre, duke i lëshuar rrugë spontanitetit të vet poetik përmes pingërimës së Zanës së Frymëzimit. Zana e Frymëzimit, si një alter ego, shpreh në ndonjë rast edhe nervozizmin që i shkaktohej poetit prej një realiteti herë-herë aspak epik, si dhe nevojën për t’u çliruar prej mllefeve asfiksuese për shkak të politikës së atëhershme të Evropës në Ballkan, e cila ishte fare pak qytetëruese si pretendonte të ishte. Në shpërthime të tilla autori ka përdorur edhe një gjuhë tejet vulgare, si në vargjet:

Uh, Evropë, ti kurva e motit,
Që i re mohit Besës e Zotit,
Po a ky asht sheji i qytetnisë,
Me nda tokën e Shqipnisë,
Për me mbajtë këlyshët e Rusisë?
(XIII, v.40-44)

Një dimension tjetër i Fishtës, të cilin na duhet ta theksojmë që në krye të këtyre shënimeve për Zanat dhe Orët në Lahutë të Malcis, është fakti se ai ishte një frat i shkolluar që njihte mirë mitologjinë greko-romake e biblike.

Fishta njihte mirë edhe letërsinë e shkruar që ishte mbështetur në atë mitologji. Por thirrja e Zanave dhe Orëve në Lahutë të Malcis nuk duhet marrë si aplikim i atyre modeleve, qofshin edhe të mjeshtërve klasikë si Homeri e Virgjili.

Aq më pak të mendohet se Zanat dhe Orët janë muzat dhe nimfat e Olimpit apo se Zana e Frymëzimit të Fishtës është muza Kaliopi që në mitologjinë greke paraqitet me lahutë në dorë dhe simbolizon epikën.

Fishta e krijoi vetë figurën mitologjike të Zanës së Frymëzimit sipas lëndës mitologjike që gjallonte në popull. Zana e tij e Frymëzimit nuk është as Diana e romakëve që identifikohet me Artemidën e grekëve, sa do që në thelb ka diçka të përbashkët me të, sepse simbolizon mbrojtjen e natyrës së virgjër.

Çabej që e ka lidhur origjinën e fjalës “Zana” me Dianën e romakëve, ka theksuar se “kulti i fortë i Dianës në Shqipëri e përveç këtij vendi në mbarë Gadishullin e Ballkanit të kohës antike sikundër shihet nga dëshmia e mbishkrimeve (…) na bën të pranojmë që te kjo Diana kemi të bëjmë me një “interpretatio latina” të hyjnive epikore (vendase) pararomake.”

Ka edhe një shpjegim të A.Meyerit, që vëren se “tek emri ilir Thana… mund që të ruhet një shkallë e vjetër e shqipes Zana”, të cilën e lë të kuptuar edhe Çabej si të pranuar. Në këtë rast kemi të drejtë ta lidhim edhe me kuptimin e foljes me thanë (ai thot-ë), pra, me simbolikën e Thot-it, një nga perënditë më të lashtë të Egjyptit me origjinë pellazge (iliro-shqiptare), siç e klasifikon prof. Katapano në veprën e tij, “Thot-i fliste shqip”.

Në blenin e dytë të Lahutës së Malcis, në episodin e Vraninës (botuar më 1907) Zana e Frymëzimit (ajo nuk identifikohet më si Zana e Veleçikut) zë vend më dukshëm në strukturën përmbajtësore dhe narrative të atij cikli.

Në një farë mënyre mund të thuhet se Zana e Frymëzimit, gjithnjë si një alter autor, “përzihet” në konfliktin e çetës shqiptare të Oso Kukës me cubat e sirdarit të Malit të Zi. Me të narracioni fiton një përmasë të re, tepër origjinale, sepse dialogu i saj me autorin zbulon në një farë mënyre intrigën e atij konflikti të ashpër tragjik midis shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre.

Në blenin e tretë të Lahutës së Macis Zana nis të na shfaqet edhe si personazh. Ajo tanimë është “Ora e Shqipnisë”. Duhet të risjellim ndër mend se bleni i tretë “Lidhja e Prizrenit” (shkruar dhe botuar së pari më 1920-1922) zë vend në Lahutë të Macis fill mbas episodit të Oso Kukës (bleni i dytë), me të cilin hapet vepra. Kur shkruheshin dhe botoheshin të pesë këngët e episodit “Lidhja e Prizrenit”, Shqipëria ishte bërë shtet i pavarur, ishin vendosur kufijtë dhe kishin filluar të funksiononin institucionet.

E kaluara nuk ishte më një tregim mitologjik për fisin apo një këngë folklorike trimërie. E kaluara tashmë është histori. Marash Uci dhe Oso Kuka janë një pjesë e saj. Fiset e malësorëve që u përballën me shovinizmin malazias, gjithashtu, një pjesë e saj. Madje e gjithë Shqipëria dhe Ballkani ishin pjesë e konflikteve historike të perandorive të kohës dhe të Fuqive të Mëdha.

Ashtu si sot dhe dje, në vitet ’20-‘30, kur vazhdonte të shkruhej Lahuta e Malcis, Fishta ishte ndërgjegjësuar se po shkruante epopenë e fisit dhe të kombit shqiptar. Dhe kombi shqiptar i kishte rrënjët deri thellë në mitet e veta. Zana e Frymëzimit do ta shoqërojë autorin si në dy blenet e para. Por tashmë Fishta është bërë intim me të. Ai i drejtohet me shprehje të tilla, si:
“Deh, moj Zanë, ty, t’qofsha true”.

Edhe në këngën e fundit Fishta nuk e harron Zanën e vet të Frymëzimit, e cila për disa dekada i ka qëndruar pranë. Ai tani e quan një bjeshkatare, me të cilën ka realizuar një monument të pavdekshëm në gjuhën shqipe:
“Ndertue kem ‘i pomendare,
Rrfe as mot mos m’e dërmue”.

Të pathemelta mbetet argumentimet e disa studiuesve që te kjo Zanë vazhdojnë të kërkojnë një figure “që del në literaturën tonë si substitut i Perëndive të literaturës antike greke”. Ajo është thjeshtë një krijesë e poetit që i shton rrëfimit epik notat e “tipizimit lirik”. Më kot janë munduar edhe zëra të tjerë që kanë kërkuar te këto Orë dhe Zana të Lahutës së Malcis analogji apo diçka tjetër me Vilat e epikës sllave. Mund të ishte e kundërta.

Fakti që figurat mitologjike shqiptare vijnë fuqishëm në letërsinë e shkruar shqiptare kaq vonë, në fillimshekullin XX, nuk duhet paragjykuar si “një fenomen i vonuar në letërsi”, krahasuar me letërsinë e vendeve të zhvilluara, përfshirë, psh, letërsinë dhe kulturën gjermane me Richard Wagnerin (1813-1883), shkrimtar dhe kompozitor i shquar i romantazmit evropian, veprat e të cilit ishin rikrijim i subjekteve dhe figurave mitologjike gjermanike, veçanërisht, të eposit të Nibelungëve.

Mund të kujtojmë këtu se në vitin 1906, kur Fishta niste botimin e Lahutës së Malcis në Evropë vlerësohej me Çmimin Nobel italiani Karduçi (1835-1907), që në vendin e tij konsiderohej poeti i fundit romantik. Në një këndvështrim më të guximshëm, për shfrytëzimin e miteve nga Fishta dhe rikrijimin e tyre, sipas modeleve të letërsisë gojore, mund të shtonim se ai ishte në të njëjtën paralele me zhvillimet estetike evropiane të kohës së tij.

Autori i Lahutës së Malcis ishte në vazhdën e atyre shkrimtarëve romantikë, për të cilët është thënë se “në krijimtarinë e tyre pati gjallërim edhe një lloj mitologjizmi i ri, i cili i parapriu mitologjizmit modernist”.

Kënga e fundit

Edhe në këngën e fundit Fishta nuk e harron Zanën e vet të Frymëzimit, e cila për disa dekada i ka qëndruar pranë. Ai tani e quan një bjeshkatare, me të cilën ka realizuar një monument të pavdekshëm në gjuhën shqipe: “Ndertue kem ‘i pomendare, \ Rrfe as mot mos m’e dërmue”.

Nga Tonin Çobani
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Zanat e Malit

Mesazh  kimisti2011 10.07.11 22:37

Shume pak dihet per krijesat si Zanat e Malit, thuhet se kane jetuar vetem ne Gadishullin Ballkanik, Ilirik....
kimisti2011
kimisti2011

4


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  maqomaqo3 10.07.11 23:07

zbesoj se kane ekzistuar vertet ,pse nuk ekzistojne sot ? te pakten per njerezit ujq edhe vampirat jane bere mijera filma ,dhe vampirat ka mundesi te ekzistojne vertet dhe fshihen ne shoqerine e njerezve
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Blak Devill 10.07.11 23:09

Eshte nje shprehje qe thote
Kur ekziston zoti ekziston cdo gje
Blak Devill
Blak Devill

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Odin 10.07.11 23:43

maqomaqo3 shkruajti:zbesoj se kane ekzistuar vertet ,pse nuk ekzistojne sot ?

Sepse jane futur ne trup te njeriut.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty a ka njohuri dikush per zanat e malit??

Mesazh  marseliano 11.07.11 0:04

zanat e malit nuk jane shum te medha ato kane madhesine e nje xixellonje por pak fare me te medha dhe nuk duken fare sepse i mbulon drita e tyre vetem nje magjistar qe she fuqishem mund ti shofi ose nje njeri qe ka nje dhunti te mbinatyreshme qe shikon entitete ose krijesa jo te dukshme vetem ai mund te shohi si jane nga forma...
marseliano
marseliano

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Cimi Elezi 11.07.11 0:08

maqomaqo3 shkruajti:zbesoj se kane ekzistuar vertet ,pse nuk ekzistojne sot ?
JAN MITE DHE LEGJENDA NE KULTUREN TONE.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Odin 11.07.11 0:17

cimi elezi shkruajti:JAN MITE DHE LEGJENDA NE KULTUREN TONE.

Por edhe mitet dhe legjendat kane nje baze te se vertetes sepse atehere njeriu primitiv nuk e kishte fantazine aq te zhvilluar (nuk ishin te gjithe shkrimtare) qe te krijoi nga asgjeja dicka.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Cimi Elezi 11.07.11 0:33

hokus-pokus shkruajti:

Por edhe mitet dhe legjendat kane nje baze te se vertetes sepse atehere njeriu primitiv nuk e kishte fantazine aq te zhvilluar (nuk ishin te gjithe shkrimtare) qe te krijoi nga asgjeja dicka.
Ndoshta ke te drejte.Personalisht besoj se jo te gjitha mitet dhe legjendat kan dicka te vertet.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  toni_bbb2000 11.07.11 1:19

une pajtohem me marselianon , plus nje gje do ju them se ato ekzistojne ne shqipri edhe une di nji vend se ku ato jan shfaqur bahet fjale gjithmone ne shqipri pra per ne shtete tjera nuk e di ka apo nuk ka apo ka pasur , tash do u ju them se ku mund ti gjeni ato
ato rrin afer ujit edhe afer shpellave ne male

drita e tyre esht sa nji cigare edhe kur ecin normal duken sikur dikush qe pi cigare edhe po ecen po pa pritut ato zhduken
toni_bbb2000
toni_bbb2000

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  nitty 11.07.11 2:53

Hë mor se më plakët,çfarë zanash ore po ku ekziston fantazia njerëzore,u çmendët gjë apo çfarë!
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Blak Devill 11.07.11 14:58

nitty shkruajti:Hë mor se më plakët,çfarë zanash ore po ku ekziston fantazia njerëzore,u çmendët gjë apo çfarë!
a di dicka ti rreth kesaj gjeje o skeptik
Blak Devill
Blak Devill

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Blak Devill 11.07.11 15:01

toni_bbb2000 shkruajti:une pajtohem me marselianon , plus nje gje do ju them se ato ekzistojne ne shqipri edhe une di nji vend se ku ato jan shfaqur bahet fjale gjithmone ne shqipri pra per ne shtete tjera nuk e di ka apo nuk ka apo ka pasur , tash do u ju them se ku mund ti gjeni ato
ato rrin afer ujit edhe afer shpellave ne male

drita e tyre esht sa nji cigare edhe kur ecin normal duken sikur dikush qe pi cigare edhe po ecen po pa pritut ato zhduken
Po ke te drejte afer ujit dhe shpellave njerez te vecant mund ti shikojne dhe kafshet i shohin kur shfaqen naten.
Blak Devill
Blak Devill

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  kimisti2011 12.07.11 21:23

Zana e malit është krijesë mitologjike shqiptare me veti tepër origjinale autoktone dhe e krahasueshme më tepër me figura të këtilla ballkanike dhe malore të popullsive në gadishullin ballkanik dhe është mjaft larg e krahasueshme me Artemidën e grekëve, Dianën e romakëve. Vështire se mund të shkohet në një krahasim deri te Thana e ilirëve.

Sipas traditës, ato kanë dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe karakteri idhnakë i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetësia. Brirtë e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave.

Zanat ruajnë territoret e veta me xhelozi edhe shitojnë ata që ju prishin qetësinë apo i befasojnë kur janë duke lozur nëpër livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet në mal është traditë të bëhet zhurmë për ti njoftuar ato për afrimin e njeriut. Zana është edhe simbol i plleshmërisë, prej nga fjala shqipe shtatzënë rrjedhë.

kimisti2011
kimisti2011

4


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  kimisti2011 12.07.11 21:41

Zhdukjes ose mos shfaqjes së tyre, une mendoj se i ka kontribuar degradimi i natyres (pyjeve). Kete e them nga fakti se neper disa fshatra te Kosovës, kanë qene ose janë ende disa lisa te ashtuquajur "Lisi i Zanave", jane drunjë të vjetër (qindra vjeqar). Ne fshatin prej nga jam une, deri para nje viti ka qenë lisi i fundit i Zanave (gjithmonë i referohem gojëdhënave). E veqant e ketij lisi ka qene, përpos madhësisë dhe vjetërsis, është se kush ka tentuar ta pres ose ta demtoj, atij njeriu i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi ose diqka e tillë.
kimisti2011
kimisti2011

4


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  kimisti2011 12.07.11 21:48

marseliano shkruajti:zanat e malit nuk jane shum te medha ato kane madhesine e nje xixellonje por pak fare me te medha dhe nuk duken fare sepse i mbulon drita e tyre vetem nje magjistar qe she fuqishem mund ti shofi ose nje njeri qe ka nje dhunti te mbinatyreshme qe shikon entitete ose krijesa jo te dukshme vetem ai mund te shohi si jane nga forma...

Kete qe e thoni e keni te ndegjuar, te thene nga dikush me i vjeter apo nga njohurit tuaja.
kimisti2011
kimisti2011

4


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Gerta Gerta 13.07.11 14:45

kimisti2011 shkruajti:
Zana e malit është krijesë mitologjike shqiptare me veti tepër origjinale autoktone dhe e krahasueshme më tepër me figura të këtilla ballkanike dhe malore të popullsive në gadishullin ballkanik dhe është mjaft larg e krahasueshme me Artemidën e grekëve, Dianën e romakëve. Vështire se mund të shkohet në një krahasim deri te Thana e ilirëve.

Sipas traditës, ato kanë dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe karakteri idhnakë i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetësia. Brirtë e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave.

Zanat ruajnë territoret e veta me xhelozi edhe shitojnë ata që ju prishin qetësinë apo i befasojnë kur janë duke lozur nëpër livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet në mal është traditë të bëhet zhurmë për ti njoftuar ato për afrimin e njeriut. Zana është edhe simbol i plleshmërisë, prej nga fjala shqipe shtatzënë rrjedhë.

Ne mitologji nuk ka asgje te vertete.Mitologjia ne lashtesi perdorej per te shpjeguar fenomene te cilat nuk mund te shpjegoheshin shkencerisht keshtu qe nuk mendoj se kane ekzistuar ndonjehere
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  arsenahmeti 13.07.11 19:29

Nga pervoja ime mendoj se Zanat e malit ekzistojne pavarisht nga emertimet qe u jepen Zana apo dicka tjeter mendoj se jane qenie reale ne dimensionin tjeter me tonin.
arsenahmeti
arsenahmeti

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Gerta Gerta 14.07.11 10:58

kur jane ne "dimensione te tjera si arrijne te ndihmojne krijesat ne dimensionin toke?
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Blak Devill 14.07.11 15:11

gerta gerta shkruajti:kur jane ne "dimensione te tjera si arrijne te ndihmojne krijesat ne dimensionin toke?
toka nuk eshte dimension dhe ka shume dimensione te tjera qe jetojne krijesa te tjera por njeriu nuk ka arritur ende ti zbuloj
Blak Devill
Blak Devill

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Gerta Gerta 14.07.11 15:31

me fal por ju jeni njeri
si i paskeni zbuluar apo me sakte si e dini qe ekzistojne?
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Berti69 14.07.11 19:13

gerta gerta shkruajti:me fal por ju jeni njeri
si i paskeni zbuluar apo me sakte si e dini qe ekzistojne?

Kjo vjen ngase dikush i ka pare dhe mendja jone e kufizuar mendon se jeta ekziston vetem ne 3D.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Berti69 14.07.11 19:17

gerta gerta shkruajti:kur jane ne "dimensione te tjera si arrijne te ndihmojne krijesat ne dimensionin toke?

Kjo eshte e mundur sepse edhe njeriu tokesore mund te kaloi ne dimensione tjera e kam fjalen sa eshte i gjalle.
Provoje pak te hapesh KUNDALIN-in dhe do ta shohesh a ekzistojne dimensione tjera a jo.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  maqomaqo3 15.07.11 0:38

berti69 shkruajti:
Kjo eshte e mundur sepse edhe njeriu tokesore mund te kaloi ne dimensione tjera e kam fjalen sa eshte i gjalle.
Provoje pak te hapesh KUNDALIN-in dhe do ta shohesh a ekzistojne dimensione tjera a jo.
o berti fjala (dimensjon 3d apo 7d) eshte vetem nje term shkencor ,une apo ti mund ta quajme me emra si te duam ,por nuk mendoj se ka asnje dimensjon me shume se ky qe jetojm ,pasi eshte absurde kjo gje ,ne nuk kemi aftesine te shikojme ,te degjojme shume ose pak .pra e kemi te kufizuar kete aftesi prandaj nuk shohim fantazma apo djaj apo shpirtra te mire e te keqinj .ska te beje fare me dimensjonin kjo o burr .dikush tha qe zana eshte sa nje xixelloje ,mos ka pare gje filmin me piter pan ai ? nqs eshtyre aq e vogel si i dha sise mujit ajo? si futi dy vellezerit ne sher hahhahah eshte aq absurde ,megjt po te jete si tek piter pan edhe mund te ekzistoje pasi njerezit nuk dalin ne mes te malit naten dhe sa e vogel eshte ajo ku ta shikosh
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  maqomaqo3 15.07.11 0:40

ej berti se harova ,cfare eshte ky liber o burr? shqip eshte ?/ me trego dicka ne lidhje me te ?
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  arsenahmeti 15.07.11 1:28

Ne qofte se besoni sadopak ne keto qe po lexojme ne kete forum duhet te kemi parasysh dhe keto fenomene qe per ne jane te paspjegueshme por ekzistojne.

Toka mund te jete nje e vetme per ate qe shohim ne por neve na jane dhe mundesi dhe aftesi te kufizuara dikush qe guxon per me tej fillon te mendoje ndryshe.

Vet une jam deshmitar i ngjarjeve paranormale te ciliat nuk kam deshire ti tregoj dhe tek ky forum gjeta disa shpjegime per te cilat kisha shume nevoje por mendoj se te futesh shume ne keto rrjedha te japin mundesine te mesosh gjera te tjera qe te tjereve ju duken cmendurira.

Por jam dakort me shume njohes te ketyre fenomeneve qe keto jane shume te rrezikshme sepse dihet vetem fillimi dhe jo fundi pra dhe per zanat besoj qe jane, aftesite dhe madhesite apo emertimet e tyre sot per sot nuk dihen te plota dhe komunikimi me to apo si veprojne ato ne ne dihet shume pak , besoj ka njerz qe i njohin por nuk mund te flasin.

Kush eshte i intteresuar mund te kerkoje dhe kijeni parasysh kush kerkon gjen vetem se ...........
arsenahmeti
arsenahmeti

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Gerta Gerta 15.07.11 11:49

per mendimin tim eshte e kote te flitet per dimensione fizike sepse edhe ne qofte se ekzistojne ato jane vetem pjelle e mendjes sone .Mendimi i njeriut ka frekuence dhe aftesi magnetike.Cdo gje qe mendon do ta perballesh ne jeten tende,dhe ajo qe ne jemi sot eshte
rezultat i asaj qe kemi menduar dje.Njeriu eshte qendra figurative e universit dhe ai eshte i afte te ndryshoje gjithcka me ane te mendimit (e praktikuar).
Nejse per sa i perket zanave a i ka pare ndokush qe te thoje se ekzistojne?
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  toni_bbb2000 15.07.11 14:49

me falni por desha te them edhe nji gje pse e zgjatni kot kyt teme jo ka jo ska , une them normal qe ka edhe jam 100% i sigurte ne kyt çfar them ju mund te thoni qe as demon nuk ka por ne fakt ka edhe jan shummmmmmmmmm por nuk i shikoni pra duhet kuptar disa gjana nuk shikohen nga syri normal
toni_bbb2000
toni_bbb2000

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Gerta Gerta 15.07.11 14:59

demonet jane dhe fshihen ne shpirtrat e atyre njerezve qe nuk dine te shohin me larg se hija e tyre.
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  cosmiclove 15.07.11 18:03

une do tju keshilloja te gjithe te interesuarve te lexonin keto shkrimet e postuara ne kete blog: http://dituri.wordpress.com/tag/mitet-shqiptare/. ka shume figura mitologjike po themi ato pozitivet si zanat oret apo hyjriet. por tani do tju thoja dicka tjeter.

kam degjuar nje mikun tim te ngushte i cili me ka thene se ne fushe kruje ka pare nje sirene. pas disa kohesh kam pyetur edhe nje burre me pozite qe nuk dua ta permend dhe qe ma ka konfirmuar madje ka shtuar se disa e kane fotografuar por mbahet sekret.

sa per tju ngacmuar do tju thoja se ka gisht edhe qeveria amerikane ( ndoshta vete presidenti i amerikes ishte i interesuar per te) . mendohet se gruaja e pare nuk ka qene eva por lilith dhe nuk ishte e afte te lindte femije per shkak se ishte nje sirene.

kam lexuar se sirenat jane krijesa qe vijne nga siriusi bashke me elfet . ndoshta edhe zanat e malit jane krijesa te ardhura nga ndonje planet tjeter. sa per dimensionet do te thoja qe jane nje realitet.

ju rekomandoj te lexoni librin e fundit te david icke - HUMAN RACE get off your knees, the lion sleeps no more.
cosmiclove
cosmiclove

35


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  maqomaqo3 16.07.11 2:33

Fushe Kruja ska det por male ,sirena jeton ne det dhe oqeane dhe eshte gjysem peshk ,ajo eshte thjesht nje gjallese e krijuar nga imagjinata e njeriut. ndersa per kto car thua ti se kam idene se cfare flet ,ku i ke degjuar ato gjera ti???

apo nga maksim zotaj se ai ne ca gjera godet por ne te tjera ja fut thurje me imagjinaten e tij personale .njerezimin e ka krijuar perendia dhe jo alienet sic thuhet ne liber ,edhe alienet perendia i ka krijuar pavaresisht se ata mund te jene krejt ndryshe nga ne ,mund te jetojne edhe pergjithmone prap perendia eshte krijuesi i tyre .

zeusi ,poseidoni etj etj aliene kan qene por qe zoteronin fuqi qe natyra njerezore nuk i njihte dhe nuk i zoteronte
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Cimi Elezi 16.07.11 14:02

maqomaqo3 shkruajti:edhe alienet perendia i ka krijuar pavaresisht se ata mund te jene krejt ndryshe nga ne ,mund te jetojne edhe pergjithmone prap perendia eshte krijuesi i tyre .zeusi ,poseidoni etj etj aliene kan qene por qe zoteronin fuqi qe natyra njerezore nuk i njihte dhe nuk i zoteronte
Ej maqo tani po na tregon perralla qe dhe femijet nuk i besojn.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  maqomaqo3 16.07.11 18:28

degjo disa gjera ne jete kuptohen me lehte kur je femije sesa i ritur ,kur isha i vogel degjonim historira edhe tregime dhe pak a shume i besonim sic eshte edhe ky rasti i zanave te malit ,kur fillon ritesh te duket vetja i madh atehere te duken qesharake ,por me vone kur fillon studjon ne thellesi atehere ato qe tu duken qesharake mund te jene te verteta
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  nitty 16.07.11 21:23

Pse merreni me tema koti dhe me fantazit e njeriut,sa keq kur shoh që temat e pavlefshme që nuk kanë dobi prej tyre ju e kornizoni,ngjyrosni,dhe zbukuroni.

Po të ishit marrë me mitet shqiptare për ti studiuar autorët e tyre do ishte më mirë.Po më bëni të mendoj që ju ende duhet mësuar shumë gjëra,jeni pa përvojë.
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  vagabond_99 18.07.11 16:41

KAM SHUME NJOHURI PER ZANAT E MALIT... BILES NJONEN NGA KTO E KOM BO SHOQE,, PIJ SA HER XHONI RREDBULL ME TE.. PO JAN GOCA TE MIRA,,, PA HILE
vagabond_99
vagabond_99

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty a ka njohuri dikush per zanat e malit??

Mesazh  marseliano 18.07.11 20:21

o njerez besimpak perse mundoheni te ushqeni dijen tuaj me hicgje??? nuk e kuptoni pak se perderisa existon nje zot existojne dhe cdo krijese ne tok nen tok dhe ne ujera vete zoti e ka thene ne bibel kur u krijua toka tha te krijohet cdo gjallese nen toke dhe mbi toke dhe ne ujera prandaja ai nuk e percaktoi se cfare gjallesash to jetonin ne toke prandajas mos u mundoni ti asgjesoni krijesat qe existojne ju flm me respekt marseliano
marseliano
marseliano

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Gerta Gerta 19.07.11 17:16

a je i sigurt qe zoti ekziston?
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  cosmiclove 19.07.11 19:34

askush smund te jete i sigurte qe zoti ekziston perndryshe nuk do te justifikohej ekzistenca e qenies se vet. une besoj tek dimensionet.

kjo shpjegon shume gjera. eshte kjo arsyeja pse pjesa me e madhe e universit perbehet nga materia e zeze e cila nuk rrezaton asnje forme energjie. ndoshta ne dimensione te tjera ekzistojne qenie qe ne i kemi pare vetem neper perralla dhe filma fantastike.

po ta shohim ne prizmin fetar apo ate kabalistik ka nje hierarki ne strukturen e qenieve qe mbushin universin por qe jane te padukshme per ne. sipas kabales kristiane ka 10 sfera botesh te cilat kane engjejt dhe arkengjellin e tyre.

ne keto sfera banojne krijesa te ndryshme duke filluar nga xhuxhet, fatat, sirenat, sylfet e plot krijesa te tjera te cuditshme te mbushura me mitologji e mister.
cosmiclove
cosmiclove

35


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  inkubacioni 20.07.11 0:39

paske kshyr filma te vizatuar shume ti
inkubacioni
inkubacioni

10


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  toni_bbb2000 20.07.11 0:49

gerta gerta shkruajti:a je i sigurt qe zoti ekziston?
me fal qe po nderhyj po desha te pyes ti je çifute apo çfar je ?
toni_bbb2000
toni_bbb2000

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Gerta Gerta 20.07.11 16:37

ska gje
jo nuk jam cifute thjeshte doja te dija ne je i sigurt qe zoti ekziston...:)
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  nert 20.07.11 16:52

E me sqaroni nje gje cifutet jane ateist gje???
nert
nert

63


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Gerta Gerta 20.07.11 18:53

jo
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  nert 20.07.11 20:02

Ckuptim kishte pyetja qe tu be ne je cifute a jo se kete se se kuptova
nert
nert

63


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Gerta Gerta 20.07.11 20:07

nert shkruajti:Ckuptim kishte pyetja qe tu be ne je cifute a jo se kete se se kuptova
pikerisht as une
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Cimi Elezi 20.07.11 23:49

toni_bbb2000 shkruajti:
me fal qe po nderhyj po desha te pyes ti je çifute apo çfar je ?
Nje pyetje pa piken e lidhjes.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  A.Angel 21.07.11 2:06

maqomaqo3 shkruajti:zbesoj se kane ekzistuar vertet ,pse nuk ekzistojne sot ? te pakten per njerezit ujq edhe vampirat jane bere mijera filma ,dhe vampirat ka mundesi te ekzistojne vertet dhe fshihen ne shoqerine e njerezve
Vampiret nuk egzistojne dhe nuk kane egzistuar kurre , dhe mund te te tregoje une se nga e ka zanafillen miti i vampireve...
A.Angel
A.Angel

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Orët dhe Zanat

Mesazh  Dode Progni 28.08.11 21:44

ORËT DHE ZANAT NË PËRFYTYRIMIN E NIKAJ - MERTURËSVE

Nga Dodë Progni

- ORËT: Ishin krijesat mitologjike nga më të përhapurat dhe më të besuarat në Nikaj-Mertur. Malësorët e kësaj krahine kan besuar se fati i tyre varet drejtpërdrejt nga Zoti,megjithatë nuk kan arritur asnjëherë të çlirohen nga besimi se fati i tyre varet edhe prej disa qënjeve me fuqi jetësore mbinjerzore që quhen “orë” të cilat duken se kan qellimin dhe aftësinë të drejtojnë e të sundojnë ekzistencën e njeriut nga lindja deri në vdekje. Megjithse nikaj-merturësit i konsideronin orët si qënje hyjnore,me aftësi përcaktuese në jetën e njerëzve,dhe si hijezimin e një fuqie jetësore mbinjerzore,ata prap se prap i qëndronin bindjes se edhe ora varej prej Zotit.

Orët simbolizonin një frymë a shpirtë të jashtëm që lidhej me njeriun duke i paraprirë,parapërcaktuar, ndihmuar ose jo qënjen njerzore. Lidhur me besimin qe malesoret e veriut kishin për orët, P.Fulvio Cordignano –një ndër studiuesit e njohur të zakoneve e traditave të malësorve shqiptar thotë:” Ora është përsonifikim gati shpirtnor i ekzistencës së secilës jetë;asht si pshtetja, drejtimi i pa pashëm,shkalla e virtytit e i fuqisë së natyrshme,në mënyrë që të gjitha shëndrrimet e kësaj jete,ndër ngjarje rreziqe,qindresë,mvaren prej shëndrrimeve të pajtueshme të elementëve të jetës e të kënës s’orës. Jeta e çdo njeriu,- sipas malësorve - s’asht tjetër veçse projeksioni ose bredhja e kësaj jete së pervehtjësueme t’orës.”

Ndërsa F.Nopçe thot:” Orët shqiptare janë qënje të padukshme që mundë t’i krahsojmë me engjëjt mbrojtës,por dallohen prej tyre se orët janë të vdekshme dhe me vdekjen e tyre shkaktohet dhe vdekja e njeriut që mbrojnë.”

Mëndohej se çdo njeri,çdo familje,vllazni ose fis, kishin orën e vet që përcaktonte fatin e tyre. Orëte e njerëzve të mirë përfyryroheshin të bukura,
ndërsa ato të njerëzve të këqinjë përfytyroheshin të shëmtuara.Sepse kur njeriu bënte një vëprim të turpshëm ose mëkat i nxihej fytyra orës së tij.

Edhe orët e fiseve dalloheshin nga njëra tjetra,si nga tiparet e fytyrës ashtu dhe nga cilësitë tjera të karakterit.Ato qëndronin mbi majen më të lartë të teritorit të fisit.Ora e Merturit qëndronte mbi Shkamin e Merturit (majen e Çllumit,në Merturë të Gurit).Ajo e Nikajt,”e remtë”(ngjyre bakri),me fytyrë të verejtur e të rreptë”,qëndronte në majen e Kakisë,e Shales- “e gjatë posi vgjeni,e hijeshme si drita,e idhtë si gjarpëri” qëndronte në majen e Ershellit, ndërsa e Krasniqes “leshverdhe e kokëthatë” qëndronte në majen e Grisë.

Të rrëzuemt e shkamit ku qëndronte ora e fisit konsiderohej vepër e ores,dhe se bashku me shkamin rrëzohej edhe ora.Prandaj kur shkambi rrëzohej në kohë të thatë besohej se dikush i fisit do të vdiste. Madje merturësit e kishin të ndarë Shkëmbin e Merturit me zona sipas vëllazërive,ku secila vëllazëri e kishte të përcaktuar zonën e vet.Kur gurët rrëzoheshin në një zone që i përkiste X – vëllazërie, mëndohej se pikërisht nga ajo vëllazëri do të vdiste një mashkull.

Nga ky besim ishte udhëhequr vajatorja kur kish vajtuar Prel Tulin diten e vdekjes, e cila midis tjerash i kish thënë: ”Sot gjemoi Shkami i Merturit./ Ka dal zani i Prel Tulit./Ka dal zani n’Shosh e n’Shalë,/Shtat bajrakë që paskan ardhë/… ”
Orët konsideroheshin aq përcaktuese në jetën njeriut sa që ato përcaktonin edhe jetëgjatësinë e tij.

Qysh në momentin e lindjes së fëmijës, orët i thërrisnin njëra tjetrës dhe i thoshin: “Ooo, i ka le një djalë X-it. sa po ja lame me rrnue (jetue)?” Ndërsa ora tjetër që ndodhej me një grup orësh diku në ndonjë kodër për karshi asaj që jepte lajmin, pasi konsultohej me shoqët i përgjigjej: “Po ja lam 16 vjet,dhe ka me dek prej fluturimit (gurit që bije nga shkëmbi)”.

Thuhet se orët paralajmeronin edhe vdekjet e njerëzve.Ato janë dëgjuar nëpër shkëmbinj ndjellakeqë duke thirrur herë gjamë burrash e herë gjamë grashë ose duke i dhënë njëra-tjetrës lajmin e vdekjes së ndonjë personi duke i cilësuar dhe emrin e tij.Mendohej gjithashtu se,asnjë sukses,burrëri,trimëri ose heroizëm nuk mundë të realizohej nga askush pa dëshirën dhe ndihmën e orës.

Ora i jepte njeriut mençurinë,trimërinë,guximin e zhdërvjlltësinë për të kapërcyer vështirësi e rreziqe gjatë jetës. Ky besim i shtynte njerëzit që kur ata ndodheshin përpara një rreziku,i luteshin orës: “Nimo Zot e Ora!”. Në fshatin Salcë për shumë kohë kan qarkulluar fjalë se, Prel Tuli-njëri ndër burrat më të njohur të Nikaj-Merturit,ish bërë aq burrë i mire,trim dhe i njohur,sepse në rininë e tij ish takuar me orët në livadhet e Kunorave.

Me këtë rast ora e vet e kish marr për dore dhe e kish përcjell deri në kodrën e Çardakut (afër bjeshkës së Karronit). Aty u nda prej tij,por përpara ndarjes ora i tha: “Të kam dhanë za (të kam bërë të njohur pë mirë) dhe pare (pasuri)”.Prandaj njerëzit besonin se Prelë Tulin e kish ndihmuar ora,dhe e konsideronin burrë orëmadh.

Nga besimi e adhurimi për orët kan rrjedh disa urime e mallkime
karakteristike që përdoren në fjalorin e kësaj krahine si:- Nimo Zot e ora!” - Nimo Zot e ora e fisit! – Të priftë ora! – Të nimoftë Ora!, -Kofsh orëmadh!, -Të dektë ora!, -T’u preftë ora!, -T’u vraftë ora!,- Të coftë ora! Ose cilësorët: orëmadh,orëgjallë,orëdekun, orëvramë,orëcoftë etje.

- ZANAT : Kulti i zanës vjen nga koha e ilirëve dhe është ruajtur në shumë
vise shqiptare deri në ditët e sotme. Studiusi i njohur gjerman M.Lamberiz thotë se, “zana është feja dhe muza e maleve shqiptare”.

Profesor R.Jokli i krahason Zanat shqiptare me Dianën e Romës. Edhe Pr. Eqerem Çabej thot se Zana e ka prejardhjen nga një perendi ilire e pyjeve dhe e burimeve që në interpretimin romak mori emrin Diana. F.Nopçe i ka quajtur ato “shpirtëra që këndojnë” Ndërsa Faik Konica i shifte zanat si “mike të Shqipërisë”.

Nikaj-Merturësit i kanë përfytyruar zanat si vajza shumë të bukura që jetojnë në male e bjeshkë të larta,që këndojnë e vallzojnë në mënyrë të përkryer.Në bjeshkë e male të larta ato shoqërohen me dhitë e egra briarta,duke i ruajt dhe mjel ato. Fizikisht janë trupëzim i bukurisë së lartë femërore, me shtat e me flokë të gjata dhe me veshje të bardhë.Ato janë si qënje hyjënore plot trimëri e egërsi,me shpirtë luftarak,njëkohësisht mbrojtëse e hakmarrëse.

Këtej kan rrjedhur shprehjet: “Trim si zana”,ose kur deshiron të lavdërosh ndonjë grua apo burrë për qëndrimin trimërorë, të shpejtë të shkathtë e guximtar qe shfaq në një një moment të vështir dhe të rendësishem te jetës së tij thuhej: “Je si zanë mali”. Zanat janë qënje që nuk e durojnë dhunën,madje rreagojnë ashpër ndaj atij që i ngacmon,i dhunon ose i mashtron ato.Me këtë veçori të tyre lidhen disa mallkime që përdorin malësorët nikaj-merturës si, “Të raftë zana!”,”Të shitoftë zana!,”Të prektë zana!” ,”Të zanoftë zana! “etje.

Në fshatrat Palç e Salcë të Nikaj-Merturit shumë njerëz ruajnë në
kujtesën e tyre një ngjarje që lidhet me ekzistencën dhe karakterin e zanave. Thuhet se një djalë i ri 17-vjeçar me emrin D.M. nga lagjja Kotec e Palçit kish dal në bjeshkë dhe ja kishte thënë një kënge shumë të bukur. Zanat e kishin dëgjuar dhe ishin afruar pranë djalit këngëtar për të shijuar sa më mirë këngën.

Të mahnitura nga zëri i mrekullueshëm dhe intërpretimi po aq i bukur i këngës së djaloshit,ato i kishin kërkuar djalit që të vinte edhe të nesërmen në bjeshkë,tek maja e Rrëshellit,që të këndontë për qefin e zanave. Djaloshi u kish premtuar atyre se do t’ua plotësonte dëshirën duke u kthyer të nesërmen,por nuk mundi të mbaj premtimin pasi i zoti i shtëpisë e kishte urdhëruar të zbriste nga bjeshka në fshat dhe të vadiste arat e misërit,me qënse shtëpia e tyre kishin rëndin e ujit.

Zanat kishin shkuar në vëndin e takimit në orën e caktuar dhe kishin pritur djalin këngëtar deri në prendim të diellit. Me qën se djaloshi nuk kish ardhur, zanat ishin zemruar pa masë dhe e kishin ndëshkuar rëndë,duke e çmendur atë, pikërisht në kohën kur kish lënë takimin me zanat. Ashtu i çmendur djaloshi qëndroi për shumë vite deri sa vdiq. Shumë njerëzit të këtyre fshatërave tregojnë së e kan njohur D.M.-në si njeri të çmendur, dhe thonë se çmenduria i kishte ardhur papritur prej zanave hakmarrësë.

Zanat dhe orët në përfytyrimin e nikaj-merurësve kishin ngjajshmeri po
dhe ndryshime.Ashtu si orët edhe zanat perfytyroheshin si qenje permbi, e jashtë njerëzore që jetonin në ambjente të ngjajshme me ato ku jetojnë orët, në bjeshkë të larta,male etje.Por në ndryshim me orët ,zanat nuk mundë të drejtonin apo të përcaktonin ekzistencën as fatin e njeriut ose të qenjeve tjera të gjalla.

Zanat jetojnë në vetmi grupe-grupe e nuk perzihen me njerëzit as me botën që i rrethon po s’qen të shterngueme ta bëjnë këtë. Përkundrazi orët,megjithse të padukshme, afrohen edhe tek njerëzit. Madje, thuhet se natën ato afroheshin edhe pranë shtëpisë së njeriut për mbrojtjen e tij,ndaj malësorët bënin kujdes që të mos derdhnin ujë natën rrethit të shtëpisë për të mos i trazuar orët.

Por,siç ka venë në dukje F.Cordignano, ”dallimi kryesor i orëve me zanat është sepse;secila zanë kishte orën e vet,dhe këto orë nuk paraqiten gjithmonë si vasha,po herë si dhi,herë si gjarpër etj.çka nuk ndodh kurrë me zanat.” Zanat tregojne me njerëzit më tepër një sjellje smire e kundërshtimi se sa deshire për t’u afruar me ta. Madje thuhej:”mjer ai që i fyen,ose që u afrohet kur ato jan duke u larë,krehur ose ngrënë në sofer,çka do tu prishte qetësinë e vetminë,do t’i egërsonte e do ti çonte drejt hakmarrjes.

Për t’i qetësuar malësori në shumicën e rasteve nuk ua përmendte emrin por thoshte: ”Shtojzovallet”, ose ato që “Gatuzorrjeshtin” etj. Këto emertime ishin eufemizma tipik, që u përftuan si përngjitje e fjalive:"shtojua zot, vallet" e "gatua zot,rreshtin".

Kur dikush shkonte per te pirë ujë ose larë në burimet ose gurrat në bjeshke,gjithmonë përpara se ti afrohej gurrës verente me kujde në se aty kishte zana duke u larë ose pushuar,në mënyre që të zmrapsej për të mos u takuar me to,e për të mos u prishur qëtësine.

Megjithë egërsinë e tyre,thuhej që zana mundë të bëhej grua e ndonjë fatosi legjendar.Pra ndonjë luftëtar trim dhe i fuqishëm edhe mundë t’i shtinte në dorë ato. E kjo ndodh nga se,zanat i duan dhe i ndihmojnë trimat,madje u japin dhe fuqi atyre. Thuhet se Gjeto Basho Muji, përsonazhi kryesor i legjendave shqiptare,pas takimit me zanat, mori prej tyre fuqi të jashtëzakonshme.

Kjo pasqyrohet në eposin tonë të kreshnikëve,kur zanat i thonë Mujit: “.../Ti çfar ndere Mujo po na lyp?/ A don forcë,Mujo,me qindrue?/A don luftë, Mujo,me luftue?/A don gja,Mujo,a don mall?/A don dije,Mujo,a don gjuhë?/Lyp shka të duesh Mujës te i kan thanë/…”

Me qenë se Muji ju kërkoi zanave fuqi,këto të fundit ia plotësuan deshirën,e bënë atë tepër të fuqishëm duke i dhënë me pi qumësh nga gjiri i tyre,gjë që pasqyrohet në vargjet e këngës ku thuhet: ”…E ka marr Muji gji me pi./ O! se ç’po i ep Zoti fuqi!/Kenka ba si me kan drague./Ka marr gurin me e peshue./N’cep të krahit Muji e ka vndue./Njimi okësh gurit i ka qindrue./




Dode Progni
Dode Progni

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  las vegas 05.10.11 15:47

Zanat e malit jane thjesht figura mitologjike qe me se shpeshti i kemi hasur te Eposi i Kreshnikeve, me figura te tilla si : Muji, Halili etj. Paraqiteshin si krijesa te mira dhe aspak negative. Pastaj nuk eshte e thene te ekzistojne vertete meqe jane bere filma me keto krijesa e shume e shume te tjera. Imagjinata e njeriut shkon pertej kufijve dhe kjo eshte fakt dhe i vetmi shpjegim i arsyeshem.
las vegas
las vegas

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zanat e Malit Empty Re: Zanat e Malit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi