EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteret e Malit Shasta!

Shko poshtë

Misteret e Malit Shasta! Empty Misteret e Malit Shasta!

Mesazh  Androo 21.01.12 15:08

Misteret e Malit Shasta (UFO, paranormale, qenie te avancuara, etj)

Misteret e Malit Shasta! Mount%20shasta

Cdo vit mijëra aventurierë nisen me çantat e shpinës me vete në kërkim të eksperiencave mistike dhe për të kaluar kohë të bukura jashtë shtëpisë. Destinacioni i këtyre aventurierëve? Mali Shasta në Kaliforni.

Mali Shasta është një nga ato vendet e shndërruara në fabul, vend legjendar, ndaj të cilit përralla misterioze kanë që në kohët e hershme që tregohen. Ashtu si Trekëndeshi i Bermudave dhe Stonehenge, ka magji të shoqëruar me emrin e këtij mali në Kaliforninë e Veriut që ka mistifikuar dhe magjepsur jo vetëm popullin e Amerikanëve, por edhe qindra e mijëra nga ata të tjerë që besojnë tek mrekullitë.

Udhëtuesi i botës, botuesi, publikuesi dhe eksperti paranormal Timothy Green Beckley, është entuziast që të ndajë njohuritë e tij me të tjerët.

"Ndër vite," - tha Beckley, "Më kanë thënë disa histori të pabesueshme mbi malin Shasta dhe rezidenteve te pazakonte qe supozohet të jetojnë mbi dhe brenda malit. Për shembull, është thënë që ka disa qenie të frikshme dhe shumë të mëdha që janë parë në shpatet e malit. Eshtë një nga vendet më eksituese në lidhje me fenomenet paranormale. Profeti dhe burri i njohur që thuhet se ka jetuar përgjithmonë, Count Saint Germain, është parë aty dhe është thënë që edhe është biseduar me të."

"Miku im Blue Ocean," - vazhdoi Beckley, "i cili është një Amerikan Nativ, thotë që ndërsa ishte fëmijë që ishte rritur aty, ai, miqtë e tij dhe familja e tij, kanë dëgjuar tingujt e lëshuar nga Bigfoot dhe ka patur raportime të shpeshta mbi një rracë të vogël qeniesh që u hidhte gura njerëzve. Eshtë thënë gjithashtu që aty është hyrja edhe për tek një qytet i madh nëntokësor dhe banorët e zonës aty e quajnë atë zone të shenjtë."

Ndërsa UFO-t në këtë zonë janë shumë të zakoshëm madje edhe pasagjerë që udhëtojën me tren rastësisht nga ato anë, kanë parë shpesh drita të çuditshme. Ka dëshmi të shumta që dicka e çuditshme ndodh në këtë mal misterioz, mbi mal dhe ndoshta edhe brenda malit, dhe kjo është një temë shumë tërheqëse në fakt. Shumë njerëz udhëtojnë vit për vit në këtë vend për tu ngjitur në mal dhe shumë prej tyre kanë raportuar anomali nga më të ndryshmet.

Nuk duhet të niseni në një udhëtim për tu ngjitur në malin Shasta pa blerë më parë "The Mysteries of Mount Shasta" (Misteret e malit Shasta), që do ju shërbejë si një guide për të ndjekur aspektet të mbinatyrshme të kësaj zone. Ky libër është një antologji e mrekullueshme e shumë shkrimeve të ndryshme që fokusohen në këtë maje paranormale. Eshtë i ndarë në gjashtë seksione që e qasin historinë e Malit Shasta nga një varietet prespektivash të ndryshme.

Seksioni që e hap librin merret më pak nga historia bazë e malit dhe se si ai filloi të tërhiqte kaq shumë njerëz. I përfshirë është edhe një kapitull prezantues nga Tim Swartz që futet në origjinën e besimit qe ka një lidhje psiqike ndërmjet malit dhe njerëzve që kanë jetuar nëpër shpatet e tij. Ai flet gjithashtu për një sasi informacionesh të pazbuluara të mbledhura dhe të arkivuara nga një universitet në Weed, Kaliforni.

Më pas vazhdon një kapitull i shkruar nga Timothy Cridland, i cili prezanton një pasqyrë artikujsh nga "Los Angeles Times", që kthehet mbrapa në shekullin e 19, që demostron se sa seriozisht i merrte shtypi historitë e Malit Shasta, edhe kur në to përfshiheshin elemente paranormale si Lemurianet e lashtë (ekuivalenta e Atlantis në Oqeanin Paqësor) dhe teori alternative mbi origjinen e njerëzimit.

Cridland gjithashtu rrëfen historinë e biznesmenit që udhëtonte Edward Lanser, artikulli i të cilit, shkruar mbi eksperiencat mbinatyrore që kishte jetuar ndërkohë që kishte ndaluar pranë malit, i vitit 1932 , kishte marrë një trajtim dashamirës nga "Los Angeles Times." Lanser ishte një personalitet i njohur në Kaliforninë e Veriut, dhe nuk do të kishte asgjë për të përfituar duke u shfaqur me histori të tilla në media.

Seksioni i dytë i "The Mysteries of Mount Shasta", merret me studimin e gjërave specifikisht okulte në lidhje me këtë subjekt. Një prej kapitujve më interesante është ai i shkruar nga Dr. Wendy Lockwood, e cila mundohet të merret vetëm me ata që aktualisht jetojnë brenda në mal, të fshehur nga sytë kureshtare të shumicës së botës. Lockwood thotë që është shtëpia e Enlightened Atlantean Masters (Mjeshtrave të Ndriçuar Atlaneane), nga të cilët ka shumë gjëra që ne mund të mësojmë.

Eshtë gjithashtu një histori e treguar nga Guy Ballard në lidhje me takimin me një figurë të ngjashme me një zot në një veshje të bardhë të mbushur me gurë të çmuar.

Sfera metafizike/spirituale është subjekti i seksionit të tretë dhe përfshin kontribute nga një kanalizuese e quajtur Zadessa dhe një telepatike e njohur Diane Tessman, të cilat flasin për misteret e malit ashtu si nxiten nga shpirtrat e tyre guide. Këto dëshmi nga një botë tjerët nuk janë të lehta të largohen nga mendja dhe mund të jenë një aspekt i rëndësishëm në kuptimin e fenomenit paranormal të Malit Shasta.

Vetë Timothy Green Beckley, botuesi i librit, i dedikon një kapitull seksionit të quajtur "The Outer Space Connection" (Lidhja me Hapësirën), në të cilën ai diskuton përrallat lokale mbi vajzat nga Venusi, bjonde dhe me flokë të gjatë, që kanë ardhur të jetojnë mbi apo brenda Malit Shasta.

Një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e Beckley, Helen Spitzer, tregon historinë se si një UFO nga një botë tjetër i riktheu shikimin e humbur burrit të saj kur ata po vizitonin malin me një mik. Të përfshira në mitet e ndryshme që janë ngritur rreth Malit Shasta, ka histori për një qytet të fshehur brenda malit, të quajtur Telos, një parajsë e zënë nga qenie të avancuara që e quajnë atë vend; shtëpia e tyre.

Seksioni i fundit është quajtur "Personal Experiences" (Eksperieca Personale). Regjizori Poke Runyon tregon historinë e një eksperience mbi mal që ka ndodhur ndërkohë që ai po bënte një film mbi një vend aty të quajtur "Beyond Lumeria". Tinguj dhe zëra të çuditshëm janë dëgjuar nga shkrimtarja Emma Martinelli, dhe Blue Ocean nga New Yourk-u konfirmon që në atë vend ndodhin gjëra të çuditshme pasi ai është rritur në Malin Shasta dhe me misteret e Malit Shasta.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi