EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Minarja misterioze ne Afganistan...

3 posters

Shko poshtë

Minarja misterioze ne Afganistan... Empty Minarja misterioze ne Afganistan...

Mesazh  Estilen 03.07.11 18:00

Minarja misterioze ne Afganistan... Minare11

E ndërtuar  në vitin 1190 nga perandori i madh Ghorid, ky "rrokaqiell"i lashtë enigmatik i zbukuruar, qëndron si një raketë e drejtuar në yje - një minare 65-metërshe, monumenti më i madh i dytë fetar i këtij lloji në botë.

Fillimisht ajo u be per fanar - duke e bërë atë një lloj fari ne tokë te thatë, i rrethuar me male të lartë 2400m: (!)

Minarja misterioze ne Afganistan... Minare10

Kjo strukturë madheshtore u ngrit në këmbë,por u harrua për shekuj me radhë ... deri sa u rizbulua në vitin 1886 nga Sir Thomas Holdich; pastaj përsëri u harrua  dhe perseri u rizbulua në vitin 1957.

Gjate pushtimit sovjetik në vitin 1979 përsëri u ndalua hyrja në zonë, dhe që atëherë vetëm një ''grusht'' njerëzish nga jashtë Afganistanit e kanë parë minaren, për shkak të vendit te saj ku eshte ndertuar.

Minarja misterioze ne Afganistan... Minare12

Minarja tregon një ndertese tepër të ndërlikuar,te ngritur me tulla te pjekura e punuar me llaç.Eshte zbukuruar me xham tjegull (ku përmbajnë kaligrafi dhe vargje nga Kurani ne Kufic dhe Naskhi , në lidhje me Marian, nënen e Jezusit):


Dan Cruickshank, i cili vizitoi minaren, shkruan në lidhje me mbishkrimin qe gjendet aty...: "Ky kapitull, i quajtur Merjemja, tregon si u nderuan në Islam Virgjëresha Mari dhe Jezusi, sidhe profetët  Abrahami dhe Isaku.

Është një tekst i perandorit te madh Ghorids,ku citohet ne atë që Judaizmi, Krishterimi dhe Islami e kanë të përbashkët,pamvarsisht dallimeve mes  tyre. Duket se teksti i Ghorids-it eshte vendosur këtu për të apeluar për harmoninë dhe tolerancën fetare në tokë, një mesazh që është më i rëndësishmi tani se kurrë. "

Eshtë një çudi se si kjo minare kullë e lashtë ende qëndron në të gjithe lartesine saj, duke marrë parasysh përmbytjet e vazhdueshme dhe tërmetet e fuqishme të shpeshta që kane goditur zonën!

Sot, disa përpjekje jane duke u zhvilluar për të forcuar themelet e kullës, por ka edhe një problem tjetër:shume pillagers(vjedhes relikesh)  gërmojn për të gjetur objekte te arta në zonë dhe ti shesin në tregjet lokale ...

avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Minarja misterioze ne Afganistan... Empty Re: Minarja misterioze ne Afganistan...

Mesazh  Cimi Elezi 03.07.11 21:32

E mrekullueshme,duket sikur e gjith struktura eshte ndertuar me mesazhe per njerezimin.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Minarja misterioze ne Afganistan... Empty Re: Minarja misterioze ne Afganistan...

Mesazh  LaNi 03.07.11 22:34

Shume shume teper e mrekullushme...

LaNi
LaNi

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Minarja misterioze ne Afganistan... Empty Re: Minarja misterioze ne Afganistan...

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi