Ushqimi sipas shenjave
2 posters
Faqja 1 e 1
Ushqimi sipas shenjave
Çfarë ushqimi për secilën shenjë
Makrobiotika, vegjetariania, ushqimi i kontrolluar, dietat rigoroze...janë disa nga përpjekjet e njeriut modern që jetën e tij ta kalojë me sa më pak probleme shëndetësore. Këtë gjithsesi duhet përkrahur.
Megjithatë, a i përshtatet çdonjërit prej nesh mënyra makrobiotike e të ushqyerit? Ose mënyra vegjetariane? Ose ndonjë e tretë?
Në veprën hyrëse "Astro lonca" do të bëjmë përpjekje që ta dëshmojmë harmoninë ndërmjet ushqimit dhe shenjës së horoskopit, sepse do ta shihni që, për shembull, peshorja, e cila në sasi të mëdha i konsumon ëmbëlsirat (të cilat si fëmijë i Venerës i adhuron), mund ta shkatërrojë seriozisht shëndetin e saj.
Pra, të nisim me rendin e horoskopit:
Dashi
Udhëheqës, luftëtar, ose euforik ose depresiv, temperamentin e tij të fortë mund ta zbusë me ushqim të lehtë, kryesisht me perime, me pak mish, pa pije të forta alkoolike dhe pa duhan.
Perimet e gjelbra dhe të kuqe, spinaqin, lakrat, rrepat e vegjël, panxharin e kuq duhet t’i kemi në racionet tona të përditshme, sepse përmbajnë hekur, i cili i nevojitet aq shumë dashit që ka predispozita potenciale për anemi.
Për të njëjtin shkak duhet ngrënë sa më shumë pemë të kuqe: qershi, vishnjë, kumbulla të kuqe, rrush serezi.
Për shtendosje më së miri është të hahen rrushi i kaltër, kumbullat e kaltra, pemët me ngjyrë të kaltër përgjithësisht.
Demi
Me temperament melankolik, por me shëndet të mirë, demi i do sportet, por edhe jetën e qetë e komode.
Demi ka apetit të mirë, e do ushqimin, nganjëherë është grykës, e do alkoolin, në mënyrë të veçantë pijet luksoze.
Demat e duan kuzhinën dhe është interesante e dhëna, kundruar nga aspekti historik, sipas së cilës helmueset më të njohura kanë qenë të lindura pikërisht në këtë shenjë.
Duke e lënë anash shakanë, lirisht uluni pranë tavolinës, të cilën me shkathtësi të madhe e ka përgatitur demi. Meqenëse është i prirë të trashet, sidomos në vitet e pjekurisë, i rekomandohet që ta kufizojë apetitin.
Demave u përgjigjen jashtëzakonisht pemët e kaltra: kumbullat, manaferrat, rrushi...
Binjakët
Fëmijët e Merkurit, me gjithë paqëndrueshmërinë e tyre, janë shumë simpatikë, vitalë, rinorë dhe përplot energji fizike.
Me një fjalë kjo shenjë përjetësisht u takon njerëzve të rinj, të shpejtë, të cilët në mënyrë imperative ecin në hap me kohën, ndaj para të gjithëve ata do ta pranojnë makrobiotikën, vegjetarinë dhe secilin trend tjetër nutricionistik.
Binjakët e duan zierjen, i duan gjellët e reja dhe recetat e reja, por në aspektin e të ushqyerit janë shumë nazeli.
Pasi që nuk pëlqejnë të qëndrojnë gjatë ulur rreth tavolinës, më me kënaqësi përcaktohen për shujta të pakta dhe të shpeshta të cilat ta kujtojnë koktejin. Sidomos i pëlqejnë kuzhinat ekzotike të vendeve të largëta.
Nga prodhimet e vendit duhet të përdorin sa më shumë perime dhe pemë të ngjyrës indigo, si për shembull; patëllxhanin, rrushin, manaferrat, qershitë e murrme.
Rreptësisht u ndalohet duhani dhe u rekomandohet pushimi.
Gaforrja
Gaforrja sensibile e adhuron vatrën e shtëpisë, pastat dhe ëmbëlsirat, me çka i kompenson vuajtjet e dashurisë dhe problemet e jetës.
Në pikëpamje të ushqimit nuk është nazelie – ha gjithçka, por për shkak të barkut të ndjeshëm duhet që t’i shmangë pijet e forta alkoolike, duhanin dhe ushqimin djegës, me gjithë apetitin e mirë.
Rëndom trashja është pasojë e situatave fatkeqe emocionale.
Gaforreve u rekomandohen perimet dhe pemët me mbështjellës të verdhë, si: speci, patatja, kungulli, banania, ananasi, dardha, grejpi, limoni.
Luani
Zjarri, Dielli, drita, bollëku, janë simbole të luanit, shenjës më kërkuese të Zodiakut. Ai do nga jeta më të mirën, sepse mendon se kjo i përket, ndaj për këtë harxhon shumë para për të gjitha llojet e kënaqësive, duke përfshirë këtu edhe ushqimin.
Luani në tryezë është mjaft nazeli dhe kërkues, e çmon cilësinë më shumë se çdo shenjë tjetër e Zodiakut.
Ushqimin e vet duhet ta organizojë në varësi nga fakti se a ka probleme me shtypjen e lartë apo me shtypjen e ulët. Kjo, kuptohet, ka të bëjë edhe me kafenë. Duhanin duhet ta shmangë.
Klorofili është ai që i duhet luanit, ndaj për këtë është e nevojshme që në ushqim të përfshijë sasi më të mëdha të perimeve të gjelbra: lakrës me gjethe, lakrës, radhiqes...
Virgjëresha Virgjëresha precize e mat me gram çdo zarzavate që përfshihet në shujtën ditore, e cila nuk ka kufizime në pikëpamje të shumëllojshmërisë, por ka kufizime në aspektin e sasisë: për shkak të sistemit të ndjeshëm të tretjes Virgjëresha nuk bën të hajë shumë ushqim përnjëherë dhe as të konsumojë pije të forta alkoolike.
Perimet e gjelbra gjethore dhe, përgjithësisht perimet e shumta janë ato që u duhet patjetër të lindurve në këtë shenjë.
Gjatë kohës së të ushqyerit do të duhej pirë një gotë ujë, e cila paraprakisht kishte qëndruar në dritë të gjelbër (poç i gjelbër) të paktën 30 minuta.
Peshorja
Ajo që mund të supozohet për shenjat e tjera të Zodiakut, për peshoren dihet botërisht: fjala është për helmet të cilat i merr nëpërmjet ushqimit, me çka e shkatërron shëndetin e vet, paçka se mund të thuhet se është shumë i mirë.
Për këtë peshoret duhet t’i shmangin duhanin, alkoolin dhe ushqimin e rëndë, sidomos biberin, kafenë e zezë, çokollatën, sheqerin e bardhë dhe kripën industriale.
Do të thotë, duhet të konsumojnë kripë deti dhe mjaltë në vend sheqerit (madje në pije të nxehta – vetëm se duhet të pritet ftohja e tyre, sepse nxehtësia i shkatërron përbërësit e dobishëm të mjaltit).
Nga zarzavatet e tjera peshoreve u pëlqejnë: vaji i ullirit, mishi i pulës dhe mishi i viçit. Pemët me ngjyrë portokalli: mango, ftoi japonez, mandarina, pjeshka e verdhë, kajsia, pjepri, molla, karota, do të duhej të ishin përherë në tryezën e peshores.
Akrepi
Akrepi i fortë e do ushqimin pikant, në gjithçka e tepron, madje edhe pi shumë.
Për shkak të problemeve të mundshme me zorrën e trashë, në vend të ushqimit të rëndë e të biberosur, të cilin e ka aq për qejf kjo shenjë, rekomandohet ushqimi i lehtë.
Pemët të cilat i rekomandohen akrepit janë: rrushi, manaferrat, kumbullat e kaltra, kungulli, banania, ananasi, dardha, limoni, grejpi.
Perimet të cilat akrepi duhet t’i ketë gjithnjë në tavolinë janë: patatja, speci i verdhë, patëllxhani.
Shigjetari
Shigjetari i pabrenga lehtë mund të vuajë nga mbipesha ne qoftë se nuk ia ndal hovin apetitit të mirë, ndërsa trashet kryesisht në pjesën e kofshëve dhe të brinjëve.
Kjo shenjë e horoskopit kënaqet me ushqimin, prandaj dietat, të cilat duhet t’i mbajë sipas udhëzimit të mjekut, asaj i shkaktojnë zemërim.
Ushqimin e shigjetarit duhet ta pasurojmë me perime e pemë me ngjyrë vjollce: patëllxhanin, panxharin e kuq dhe rrushin e murrmë.
Është mirë që shigjetari, gjatë ushqimit të tij, ta pijë edhe një gotë ujë e cila paraprakisht kishte qëndruar 30 minuta në dritën me ngjyrë vjollce.
Bricjapi
Pasi që në jetën e bricjapit nuk ka vend për ndonjë gjë pa të cilën nuk mundet, ai është mjaft modest në kërkesat e tij lidhur me ushqimin dhe mënyrën e jetës.
Përgjithësisht, bricjapi e merr vetëm atë që është më e domosdoshme për jetë: nuk pi kafe të zezë dhe pije të shtrenjta, nuk ushqehet ne restorantet luksoze.
Bricjapi ka konstruksion eshtëror dhe në parim nuk do të duhej të kishte probleme me kilogramët, megjithatë do të duhej të merrte ushqim që përmban pak yndyra për shkak të kolesterolit. Ushqimi ideal: gjithçka që është e bardhë - djathi, qumështi, mishi i zogut...
Perimet dhe pemët të cilat rekomandohen në mënyrë të veçantë për bricjapin janë spinaqi, rrepa e vogël, panxhari i kuq dhe rrushi i kuq.
Ujori Ujori, i çmuar si Promethe për shkak të lartësive të tij spirituale e intelektuale, është mbështetës i kuzhinës vegjetariane dhe makrobiotike me dëshirën që gjallesat të mos vuajnë për shkak të tij.
Ujori ka forcën e mendjes, por jo edhe shumë energji fizike (Dielli në ekzil), prandaj ka nevojë për më shumë pushim, gjumë, ritëm të rregullt jetese dhe ushqimi.
Megjithëse nuk ka kufizime në pikëpamje të të ushqyerit, veç atyre që ia imponojnë vetvetes, ujori do të duhej të hante pemë dhe perime të të gjitha llojeve, përveç atyre që janë të tharta. Nga erëzat më e dobishme është kripa e detit.
Peshqit
Shenja më komplekse e Zodiakut, peshqit, ikën nga jeta e përditshme edhe sa i përket të ushqyerit. Bashkësundimtari Jupiteri i krijon apetit të mirë, ndaj mes peshqve ka shumë njerëz të trashë, madje tepër të trashë.
Rruga e dytë e ikjes është në alkoolizëm, pilulomani dhe drogë, prandaj psikiatri është mjeku më i vizituar nga kjo shenjë.
Peshqve së tepërmi u bëjnë mirë perimet e ziera taze dhe pemët e ngjyrës indigo në të kaltër dhe pemët e kaltra: patëllxhani, kumbullat, rrushi, manaferrat...

Admin- 1132
Re: Ushqimi sipas shenjave
Ushqimi dhe Shenjat
Dashi
Te lindurit ne shenjen e Dashit jane ngrenes te medhenj, duke pasur tendencen te privilegjojne me shume sasine se sa cilesine.
I pelqejne pjatat e medha, por preferojne sherbimin e shpejte, ata i urrejne pritjet e gjata dhe kohen e vdekur duke pritur per porosine.
Dashet zakonisht hane shume shpejt. Proteinat jane shume te rendesishme ne ushqimin e tyre dhe per kete preferojne mishin, ndoshta me ndonje salce te shijshme.
Disa keshilla
Mundohuni te hani edhe mishin e bardhe apo te alternoni me perime.
Ndaloni se piri duhan ose limitoni ne menyre drastike konsumin e cigareve.
Shtoni konsumimin e fosfatit te potasiumit qe eshte kripa qelizore e shenjes tuaj (e permbajtur ne spinaq, karota, molle, limon) qe te mund te luftoni dhimbjen e kokes dhe lodhjen.
Demi
Te lindurit ne shenjen e Demit jane te karakterizuar nga nje menyre e te berit te gjerave me ngadale, me nje tendence per te shijuar gjithcka.
Shenjes se Demit i eshte asociuar goja dhe prandaj te lindurit e kesaj shenje preferojne ushqimin e mire, tavolinen e bukur. Kane shije te rafinuar dhe kujdesen shume per anen estetike te pjatave.
Preferojne cilesine perpara sasise dhe preferojne nje garniture te pjatave shume te kujdesur. Edhe menyra se si eshte shtruar tavolina apo si eshte mobiluar ambjenti jane elemente te rendesishem per nje dreke apo nje darke perfekte.
Shpesh pjesa e tyre e preferuar eshte embelsira qe duhet te jete perfekte. Por jo per kete heqin dore nga linjat e tyre.
Disa keshilla
Limitoni konsumin e embelsirave.
Shtoni ne dieten tuaj sulfatin e sodiumit, kripen tuaj minerale (spinaq, kunguj, lakra), per te rregulluar hidratimin.
Shtoni konsumimin e jodit (qe permbahet ne peshk dhe ne frutat e detit)
Binjaket
Te lindurit ne shenjen e Binjakeve duan te eksperimentojne dhe te ndryshojne dieten e tyre, nuk kundershtojne provimin e kuzhinave ekzotike apo te provojne gjera te reja.
Ata jane shume te kujdesshem me linjen e tyre e prandaj limitojne konsumin e yndyrnave.
Preferojne ushqime te lehta, te rafinuara dhe kreative dhe nuk preferojne ngopjen.
Disa keshilla
Mos harroni te merrni mjaftueshem proteina, mish pa yndyre, peshk, veze dhe djathe jane idealet.
Shtoni dozat e kalciumit per te perforcuar strukturen e kockave qe nuk eshte gjithmone e forte.
Merrni ushqime qe permbajne klorur potasiumi (karota, bizele, pjeshke, kajsi, ananas)
Gaforrja
Gaforrja preferon zakonisht nje kuzhine te thjeshte, me ushqime te thjeshta, jo shume te perpunuara.
Ata deshirojne te hane ne shoqeri, nuk jane shume ezigjente dhe shpesh preferojne te gatuajne ata vete, duke qene se jane kuzhuniere shume te mire.
Nder ushqimet e preferuara jane makaronat, akullorja, dhe embelsira.
Disa keshilla
Shtoni konsumimin e peshkut per te shtuar ne organizem dozat e jodit te nevojshme.
Konsumoni me shume perime dhe mbi te gjitha me shume fruta, alimente thelbesore per nje diete korrekte.
Merrni florur kalciumi per te forcuar strukturen e kockave dhe dhembet.
Luani
Te lindurit ne shenjen e Luanit preferojne t’i lejojne vetes ushqime te shtrenjta dhe te rafinuara.
Kane deshire te perkedhelen me pjata te personalizuara per te kenaqur edhe egon e tyre.
Ndihen rehat te ulur ne krye te tavolines, duke u kenaqur me miqte, qe jane te nevojshem neper darkat e tyre.
Shpesh preferojne te kripuren dhe jo te emblen.
Disa keshilla
Limitoni yndyrnat dhe sheqernat dhe orjentohuni drejt nje ushqimi te thjeshte.
Shtoni dozat e marrjes se vitaminave C qe kane agrumet, domatet, luleshtrydhet.
Limitoni konsumin e pijeve alkolike.
Shtoni konsumin e fosfatit te magnezit, kripa juaj minerale.
Virgjeresha
Te lindurit ne shenjen e Virgjereshes duan kuzhinen praktike dhe tradicionale.
Nuk i duan eksperimentimet dhe recetat e perpunuara dhe preferojne nje ushqim qe e njohin dhe e vleresojne. Nuk i pelqejne ushqimet pikante dhe preferojne ushqimet e lehta qe treten kollaj.
Kuzhina e tyre njihet lehte per pastertine dhe sterilizimin e cdo gjeje aty.
Mund te pelqejne te bejne konserva receli apo te tjerash.
Disa keshilla
Merrni me shume fruta dhe perime, si edhe ushqime te keshillueshme per zorren qe eshte pika juaj e dobet.
Evitoni ushqimet e renda dhe pak te tretshme, sidomos ne mbremje. Mundohuni te hani me qetesi, duke e pertypur mire ushqimin.
Shtoni konsumimin e sulfatit te potasiumit, kripa juaj minerale qe ndodhet ne djathe, miell integral, bajame, cikore.
Peshorja
Te lindurit ne shenjen e Peshores dine te adaptohen pa problem me shumicen e llojeve te ushqimeve e kuzhinave.
Por e vleresojne shume nje tavoline te shtruar me rregull dhe rregullsi ne pjatat e sjella, duke mos pelqyer pritjet e gjata.
Preferojne te alternojne receta tradicionale me pjata tipike te kuzhinave atnike dhe ekzotike.
Disa keshilla
Evitoni embelsirat dhe salcat shume te renda.
Konsumoni me shume minerale.
Shtoni konsumin e fosfatit te sodiumit (gjendet ne karota, luleshtrydhe, pjeshke, rrush, miser).
Akrepi
Te lindurit ne shenjen e Akrepit preferojne zakonisht te nisin dreka dhe darka me nje antipaste te lehte.
E vleresojne peshkun dhe mbi te gjitha frutat e detit.
Nuk u pelqen qe te mos munden te zgjedhin te gjitha pjatat edhe nje pjate e vetme e servirur ne menyren e gabuar, mund tu prishe gjithe humorin.
Disa keshilla
Fusni ne dieten tuaj edhe peshkun e frutat.
Evitoni ushqimet e mbushura me yndyrna.
Shtoni konsumin e sulfatit te kalciumit (gjendet ne rrush, kumbulla, fiq, mustarde, qepe).
Shigjetari
Te lindurit ne shenjen e Shigjetarit nuk jane shume kerkues ne tavoline por u pelqen te kene nje varietet ne pjata.
Do te ishte e preferuar nje pjate e pare i perpunuar dhe i shijshem, i ndjekur nga nje pjate e dyte me e thjeshte.
Nje desert kompleton gjithcka.
Kuzhina tradicionale, me disavariacione, eshte shume e vleresuar.
Disa keshilla
Evitoni ushqimet shume pikante
Merrni sa me shume silic (gjendet tek luleshtrydhet, fiqte, qershite, dhe kumbullat) per te forcuar thonjte, floket.
Shtoni konsumin e vitamines B.
Bricjapi
Te lindurit ne shenjen e Bricjapit mund te jene ose hames te medhenj, ose te tjere totalisht te dizinteresuar ndaj ushqimit.
Pergjithesisht jane pelqyes te ushqimit dhe vererave te shtrenjta.
Pjatat duhet te sherbehen mire dhe te sherbehen ne nje tavoline te rregulluar shume bukur.
Pasioni i tyre eshte cokollata, sidomos cokollata e zeze.
Disa keshilla
Merrni vitaminat e grupeve A,C,E,D sepse kurojne artritin dhe frakturat e kockave.
Merrni kripen tuaj qelizore, fosfatin e kalciumit (qe gjendet ne bizele, spinaq, luleshtrydhe).
Ujori
Te lindurit ne shenjen e Ujorit pelqejne pjatat e bollshme dhe ngopese por jane shume te kujdesshem dhe evitojne disa lloj ushqimesh ndaj te cileve jane intolerante.
Prandaj eshte mire te informoheni perpara se t’i ftoni.
Aplikojne fantazine e tyre dhe te qenit jo konvencionale edhe ne tavoline prandaj eshte e mundur qe te shtrojne tavolinen me nje prekje origjinaliteti.
Gjate te ushqyerit preferojne te jene ne shoqeri te mire, pra te flasin dhe te shkembejne batuta.
Disa keshilla
Merrni vitaminen C, qe kuron hemoragjine nga dobesia e kapilareve.
Hani shume fruta te fresketa, sidmos agrume.
Shtoni konsumin e klorurit te sodiumit, kripa juaj qelizore (e gjendur te spinaqi, karotat, mollet, lakrat) per te kontrolluar nivelet e lengjeve ne trup.
Peshqit
Te lindurit ne shenjen e Peshqve jane hames te pakorrigjeshem, ushqime te bollshme ne te gjitha oret e dites.
Pelqejne ushqimet e buta dhe te embla, pa lene pasdore edhe marrjen e karbohidrateve.
Vleresojne restorantet me nje raport te mire cilesie dhe cmimi.
Disa keshilla
Ulni konsumimin e sheqernave.
Shtoni konsumimin e fosfatit te hekurit (eshte present tek sallata jeshile, luleshtrydhet, bajamet, spinaqi, rrushi).
Konsumoni jod organik qe gjendet tek peshku dhe tek frutat e detit per te mbajtur lekuren te bute dhe te hidratuar.

Zattoo- 600
Re: Ushqimi sipas shenjave
Dieta sipas shenjave të horoskopit
Dieta dhe horoskopi: kur yjet ju ndihmojnë të humbni peshë
Keni provuar shumë dieta padyshim, por jo këtë të radhës që po ju paraqesim ne! Tashmë është e mundur që ju të dobësoheni edhe në bazë të këshillave të shenjave zodiakale. Ja çfarë thonë ato përkatësisht…
Si të dobësoheni në bazë të shenjës suaj të horoskopit
Mund të ndodhë, për motive nga më të ndryshmet, që dëshira për të humbur peshë të bëhet një makth i vërtetë. Për të respektuar dietën që ka këshilluar dietologu, Peshorja “nuk do që të jetë e sjellshme”, ndërsa Shigjetari nuk i humbet me shpejtësinë e shpresuar. Përpara pasqyrës shihni gjithmonë ato, të pranishmet, gjëndrat e yndyrës dhe nuk dini më se çfarë të bëni! Analizat klinike ju kanë thënë se këto nuk përbëjnë problem, por për të rënë në peshë as nuk bëhet fjalë. Çfarë duhet të bëni? Ju ka rastisur t’ju thotë ndokush se edhe yjet mund të kenë një ndikim te kilet tuaja?! Atëherë të provojmë t’i dëgjojmë, ku i dihet, mbase mund të na ndihmojnë vërtetë.
Dashi
Yjet ju këshillojnë një dietë të varfër me karbohidrate dhe të pasur me proteina, duke qenë se të lindurit në këtë shenjë kanë shumë nevojë për energji. Dedikojuni pak kohë sportit individual, si aerobisë ose vrapit.
Demi
Mbështetuni shumë tek ushqimet integrale, si orizi e buka, dhe kënaqeni veten me fruta të thata. Jeni kokëfortë, nuk ju ndalon asgjë. Provoni të vraponi duke i vënë vetes objektiva të arritshme, si për shembull të bëni 5 km për gjysmë ore. Do të humbni kilet e tepërta.
Binjakët
Shmangni ushqimet snack apo të ngjashme me to. Hani shpesh dhe në doza të vogla, por gjithmonë në mënyrë të shëndetshme. Bëni shumë aktivitete, jeni të lirë të zgjidhni. Merrni gjithmonë parasysh se është thelbësore që të mos mërziteni.
Gaforrja
Për ju ekziston një dietë “Amen”, e shpikur nga psikiatria Daniel Amen, që i ndan qeniet njerëzore në 5 lloje inteligjente dhe shpjegon sesi secila nga këto pesë lloje është në gjendje të humbasë peshë në mënyrë të ndryshme. Provojeni! Ju jeni tipa mjaftueshëm “agresivë”, bëni sport, ai do t’ju stimulojë.
Luani
Për ju këshillohet dieta “Dukan”, ose e thënë ndryshe shumë minivakte të pasura me proteina dhe me pak karbohidrate. Jeni tipa me aftësi shumë të madhe përqendrimi. Do t’ia dilni. Ah, dhe mos harroni, “hidhuni” te zumba, do të argëtoheni dhe do të humbisni mjaft kalori.
Virgjëresha
Jeni persona pinjollë, atëherë për ju, dieta më e mirë është “Weight Watchers”, me pjata të pasura me fibra, si me salmon dhe fruta të freskëta. Aplikoni lëvizjet fizike përmes pilates dhe yoga-s, që për ju janë perfekte.
Peshorja
Yjet ju rekomandojnë fare pak karbohidrate dhe shumë ushqime të pasura me kalcium. Lërini mënjanë sportet me ndikim, ju shërben për qetësi dhe përqendrim. Yoga është ajo që ju ndihmon në rastin tuaj.
Akrepi
Një dietë ekstreme! Ju mund ta bëni atë. Asnjë karbohidrat, qumësht dhe fruta. Mos u dekurajoni, çojini energjitë tuaja tek artet marciale dhe te kick boxing (lloj boksi). Shkarkojini të gjitha tensionet, trajtojeni trupin dhe mendjen tuaj për qëllimin e madh.
Shigjetari
Lindja do të jetë frymëzimi juaj. Në dietën tuaj të të ngrënit përfshini shumë peshk, oriz, perime, si dhe arra. Ato do t’ju furnizojnë me energjinë e nevojshme. Si shenjë, keni nevojë të qëndroni jashtë, në ajër. Filloni të aplikoni disiplina të tilla si çiklizmin, vrapin ose edhe ekskursionet. Natyra do t’ju ndihmojë.
Bricjapi
Duhet rigorozitet edhe në dietë. Dini ta gjeni, sepse jeni persona shumë të disiplinuar. Por kujdes, mos e ekzagjeroni me rigorozitetin. Sporti ideal? Vraponi, por këtë bëjeni vetëm. Do të jeni më mirë vetëm me veten tuaj.
Ujori
Ju duhen vitamina, mbi të gjitha ato B dhe shumë fibra: perime, peshk dhe vezë. Gjithashtu keni nevojë që të rigjeni një lloj lehtësimi. A ka më të mirë, në këtë rast, sesa “hoola hop” apo loja me rreth?
Peshqit
Limitoni yndyrat, ndiqni një dietë me frymëzim nga Lindja, me shumë hudhër dhe xhenxhefil. Keni nevojë të lëvizni shumë dhe ju pëlqen të qëndroni në mes të pistës së kërcimit. Por mbështetuni edhe te noti, një nga sportet absolutisht më të kompletuar. Ndërkaq tendosuni, shtrijuni më shumë.

Similar topics
» Moda sipas shenjave
» Udhetimet sipas shenjave
» Profesioni sipas shenjave
» Këpucët sipas shenjave
» Rrobat sipas shenjave
» Udhetimet sipas shenjave
» Profesioni sipas shenjave
» Këpucët sipas shenjave
» Rrobat sipas shenjave
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi