EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Moda sipas shenjave

2 posters

Shko poshtë

Moda sipas shenjave Empty Moda sipas shenjave

Mesazh  Neo 24.01.09 20:27

Moda sipas shenjes se horoskopit

Moda sipas shenjave Mont_210

Dashi (21 mars - 20 prill)

E vendosur, e drejperdrejte, e hedhur: kjo je ti! Per kete arsyje ne veshje te pelqen te mbash roba te rehatshme, te thjeshta per tu mbajtur veshur dhe per tu kombinuar. Ti urren te humbesh 2 ore para pasqyres ne mengjes dhe je fanse e veshjeve qe te mbledhin trupin, vdes per bluzat ngjitur dhe xhaketat me bel te ngushte.

Cfare urren? Stilin romantik, ngjyren roze dhe fundet me pala! Kur pispillosesh ke vetem nje objektiv: te biesh ne sy dhe te terheqesh vemendjen e te tjereve. Dhe ja del mbane qellimit!

Ngjyrat e shenjes: e kuqja e zeza dhe tonalitet e okres

Te preferuarat: cizmet, cantat e medhaja dhe look-u i vendosur
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moda sipas shenjave Empty Re: Moda sipas shenjave

Mesazh  Neo 24.01.09 20:28

Demi (21 prill - 20 maj)

Je pikante dhe ke vetem nje cmenduri - te dukesh fale veshjes. Njeh mire trupin dhe di si ti japesh vlere pikave te forta dhe si te fshehesh difektet. Je krenare per komplimentat qe merr mbi look-un, megjithate ti nuk para ndjek kategorikisht moden. Zgjedh tendencat qe tregojne trupin tend te parezistueshem.

Motoja jote ne veshje eshte: " E BUKUR ME KARAR dhe HARMONI" .
Per te vene ne dukje linjat, kerkon midis veshjeve me bel, te purpurta, pelhura, trasparenca dhe dekoltè.

Ngjyrat e tua: nuansat e rozes, modelet me lule dhe ngjyrat natyrale.

Te preferuarat e tua: veshjet e shkurtra, detajet femerore (byrzylyket, vethet, vareset etj) dhe look-u njengjyresh.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moda sipas shenjave Empty Re: Moda sipas shenjave

Mesazh  Neo 24.01.09 20:28

Binjaket (21 maj - 22 qershor)

Te gjithe pyesin veten se si arrin te kesh nje look kaq rinor. E thjeshte: ti nuk humb tendencat e modes. Arrin te gjesh dicka te pershtatshme edhe tek rrobat e dores se dyte.

Te pelqejne veshjet e buta, moderne dhe praktike dhe arrin te vishesh bukur pa vrare syrin. Ne bizhuteri preferon gjera jo te ekzagjeruara, por ne veshje te pelqen kontrasti. Preferon minifundet dhe xhinset e ngjitura mbas trupit dhe shoqet te kane zili.

Ngjyrat e tua: jeshilja dhe argjendi
Te preferuarat: cantat qe nuk te zene duart dhe stampat fluo
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moda sipas shenjave Empty Re: Moda sipas shenjave

Mesazh  Neo 24.01.09 20:29

Gaforja (22 qershor - 21 korrik)

Elegance dhe komfort! E ve ne praktike cdo dite.
Te pelqejne si look-u jeans dhe allstar po ashtu dhe veshjet ne cashmire dhe najlon.
Kur del, ti je mbreteresha e nates: mban veshje qe fluturojne, ne tyl qe mbledh dhe ve ne dukje linjat e trupit.

Aksesoret e tu jane romantike dhe te argjendte. Shallet cashemire, te brendshme me tantelle.

Ngjyrat e tua: kontrastet bardhe e zi, ngjyrat e lapsta.

Te preferuarat: Pantallona dhe kepuce komode, copat e buta dhe dorezat kur fillon ben ftohte.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moda sipas shenjave Empty Re: Moda sipas shenjave

Mesazh  Neo 24.01.09 20:30

Luani ( 22 korrik - 23 gusht)

Ti vuan nga sindroma e shoppingut dhe fakti qe konto bankare mund te jete e kuqe ty nuk te tremb aspak sepse per ty veshja eshte fondamentale. Copa te shtrenjta, pelice: ti do gjithmone dhe vetem gjera te shtrenjta.

Te pelqejne veshjet Haut Couture (qofshin edhe ekstravagante), kostumet, dhe format abstrakte. Megjithate ne okazionet e medhaja ti nuk i thua jo nje fustani me prerje kove. Je e cmendur mbas akesoreve te shtrenjte dhe i koleksionon.

Ngjyrat e tua: Ari, e kuqja, e verdha, portokallia
Te preferuarat: Fustanet tek kupa e gjurit, pantallonat e gjata, stili i Katherine Hepburn.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moda sipas shenjave Empty Re: Moda sipas shenjave

Mesazh  Neo 24.01.09 20:31

Virgjeresha (24 gusht - 23 shtator)

Rregulli yt: E KTHJELLET DHE CHICK!

Nuk do absolutisht te nxjerresh logot e firmave ne veshjet e tua. Ti do vetem te veshesh roba te kualitetit te larte dhe klas: nuk duron bluzat qe mbas dy te larash duke si lecka.

Te pelqejne format e thjeshta dhe te studjuara mire. Look-u perfekt per ju eshte ai i Jackie Kennedy Onassis, shume i studjuar, analizuar, i rregullt por jo i ngurte sepse ti do te jesh e lire dhe te levizesh pa veshtiresi.

Aleatet e tu? Xhaketat me bel dhe bluzat e lehta (lino, pambuk i holle, pelhura). Per ty eshte e thjeshte te vishesh ne menyre femerore pa e komplikuar jeten.

Te rendesishem jane aksesoret per ty megjithate preferencat ndryshojne nga dekada e lindjes.

Aksesore te rafinuar dhe superklas per te lindurat e dekades se pare, aksesore te rafinuar dhe te thjeshte per te lindurat e dekades se dyte, aksesore te ndryshem per te lindurat e dekades se trete.

Ngjyrat e tua: Tonalitetet e te zezes, te kuqes, rozes dhe portokallise

Te preferuarat: Fustanet e gjata prej linoje ne vere me nje kardigan siper dhe nallane.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moda sipas shenjave Empty Re: Moda sipas shenjave

Mesazh  Neo 24.01.09 20:32

Peshorja (23 shtator - 22 tetor)

Te pelqen e bukura. Prerje flokesh, grim dhe gardarobe, te pelqen te jesh gjithmone e rregullt si ne fundjave si per te fjetur gjume. Look-u yt eshte bere per te dhene idene e harmonise dhe vetem ti arrin te gjesh harmonine midis formave, ngjyrave, stilit seksi dhe chick.

te pelqejne fustanet qe ndjekin linjat e trupit dhe per te bere per vete dike, nuk ngujon te veshesh minifunde ose dekolte skandaloze. Asnje nuk do te te shohi me veshje te parregullta ose te hekurosura keq. Preferon te mbyllesh ne shtepi se sa te dalesh me veshje qe nuk jane me ne mode.

Ngjyrat e tua: bluja dhe e kuqja jo shume te forta
Te preferuarat: veshje me temina, xhaketa me detaje qe bien ne sy, veshje me pala.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moda sipas shenjave Empty Re: Moda sipas shenjave

Mesazh  Neo 24.01.09 20:32

Akrepi (23 tetor - 22 nentor)

Je sensuale dhe provokante, por pa ekzagjeruar sepse nuk do te dukesh vulgare. Aleatet e tu: copat e buta, lekura, najloni dhe prerjet seksi.

Nuk te pelqejne gjerat e fryra, preferon bluza dhe pantallona te ngjitura mbas trupit. Ne kembe preferon cizme ose kepuce me take. Nuk te mungon guximi: shpesh bie preh e gjerave te reja ne treg dhe formave origjinale. Bizhuteria jote vret syte nga brilantet, dhe nuk i thua jo nje tatuazhi ne trup.

Ngjyrat e tua: e zeza me nuansa te kuqeje ose te bardhe. Ngjyrat e forta dhe te dukshme, e arta.

Te preferuarat : strecet, cizmet, veshjet e shkurtra
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moda sipas shenjave Empty Re: Moda sipas shenjave

Mesazh  Neo 24.01.09 20:33

Shigjetari (23 nentor - 22 dhjetor)

Cdo gje ne veshjet e tua terheq vemendjen ( jo gjithmone per mire, ke tendencen te marresh cdo gje qe duket dhe kjo bie ne kontrast me gjerat e tjera).

Je adhuruese e ngjyrave, qe i perdor shpesh ne veshjet e tua. Te pelqen stili barok, oriental dhe veshjet qe jane te bera nga disa lloje copash.

Bizhuteria jote eshte stil afrikan tribal. Ke gjithcka ne dollap.

Ngjyrat e tua : te gjitha
Te preferuarat: Cantat e medhaja dhe byrzylyket e arte, te drunjte ose me perla!
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moda sipas shenjave Empty Re: Moda sipas shenjave

Mesazh  Neo 24.01.09 20:33

Bricjapi ( 23 dhjetor - 22 janar)

Ti duhet te jesh CHIK: te pelqejne veshjet klasike dhe elegante. Nuk je nje viktime e gjerave fashion, nuk te pelqejne gjerat CULT dhe nuk vesh kurre ate qe i pelqen te tjereve.

Ke shume gusto ne te veshur dhe je adhuruese e veshjeve seksi-klasike, te pelqen vetja me to, edhe pse mund te jene kundra tendencave. Ne dollapin tend ke disa veshje BASIK sa per ti patur aty, por per reston ndjek vetem intuiten tende. Ke pak debulese per gjerat vintage, por jo shume te ekzagjeruara. Bizhuteria jote eshte e thjeshte dhe qe mund te kominohet me gjithcka.

Ngjyrat e tua: e zeza, grija, bezha
Te preferuarat: cizmet me take kuadrate, orat dhe fundet e gjata.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moda sipas shenjave Empty Re: Moda sipas shenjave

Mesazh  Neo 24.01.09 20:34

Ujori ( 23 janar - 22 shkurt)

Ti paraprin moden dhe krijon tendencat me shije dhe instikt. Nuk vishesh kurre me gjera banale, dhe mundesisht rri gjithe diten dyqaneve deri sa te gjesh ate qe ke ne mendje.

Eviton prerjet shume te komplikuara sepse te duket vetja e burgosur: kerkon gjithmone detajet qe te bejne ndryshe nga te tjeret. Te pelqen veshja mashkullore dhe bixhuterite.

Ngjyrat e tua: Lejlaja e mbyllur, bluja, e zeza dhe e bardha.

Te preferuarat: Pulovrat me jake V dhe me bizhu siper.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moda sipas shenjave Empty Re: Moda sipas shenjave

Mesazh  Neo 24.01.09 20:34

Peshqit (23 shkurt - 21 mars)

Te pelqen te terheqesh vemendjen duke bere gjoja sikur nuk e di. Vishesh me roba te ngjitura pas trupit dhe te hapura, ndonjehere duke arritur dhe vulgaritetin. Te pelqejne copat ledhatuese si pelhura, najloni, linoja.

Per tu dukur sa me shume femer, perdor sandale me take te larte.
Ndersa per te nxjerr ne pah fytyren, perdor veth dhe varese prej perle.

Ngjyrat e tua: nuansat e ujit
Te preferuarat: KEpucet dhe cantat e arta, jeanset couboy dhe bluza te ngjitura pas trupit
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moda sipas shenjave Empty Re: Moda sipas shenjave

Mesazh  Luli 19.04.14 11:20

Moda dhe astrologjia


Dashi  (21 Mars-19 Prill)

Të lindurit në shenjën e Dashit janë ata që vendosin trendet e reja në modë dhe veshje. Ata kanë shije shumë të mirë por ndonjëherë duken qesharak me ato që veshin. Ata parapëlqejnë stile seksi dhe të theksuara për të tërhequr vëmendjen. Për meshkujt pantallonat dhe bluza e bardhë klasike duken shumë mirë dhe e theksojnë personalitetin e tyre. Për femrat veshja më moderne do të ishte një tunikë ose pantallona të ngushta të zeza dhe një këmishë që rri pas trupit.


Demi (20 Prill-20 Maj)

Demat blejnë veshjet më të shtrenjta nga stilistët por prap nuk heqin dorë nga veshjet e tyre të vjetra. Demat janë zakonisht me muskuj. Meshkujt pëlqejnë detajet e veshjes më tepër se vetë veshjen. Ata duken shumë mirë në një kostum bezhë, kafe dhe tone pastel. Femrat duhet të evitojnë fundet e shkurtra dhe të zgjedhin fustane elegante. Gjithashtu duhet ti shmangen veshjeve shumë të gjëra.


Binjakët  (21 Maj-21 Qershor)

Binjakët nuk vishen të tërheqin vëmendjen. Binjakët flirtues nuk kanë nevojë për veshjet që të theksojnë ndonjë gjë. Meshkujt kanë qef të përziejnë veshjet bashkëkohore me ato tradicionale. Për veshjet e përditshme pëlqejnë pantallona pambuku dhe bluza. Për femrat fustanet e ngushta sintetike janë idealet.


Gaforrja  (22 Qershor-22 Korrik)

Gaforret vishen sipas humorit. Ata mund të pëlqejnë një lloj veshje por nëse ju ndryshon humori ata e ndërrojnë dhe veshjen. Në një gjendje melankolie ata zgjedhin ngjyra të errta dhe më të çelta në një rast kur janë të lumtur. Meshkujt ndjehen mirë me bluza polo dhe xhinse ndërsa femrat pëlqejnë të përziejnë materiale si mëndafshi dhe pambuku. Materialet u pëlqejnë ti theksojnë me stampat e tyre.


Luani (23 Korrik-22 Gusht)

Luanët jetojnë me stil dhe veshin rroba të prera bukur dhe elegante që kërkojnë shumë kujdes. Nëse duan mund të vishen shumë elegant dhe ndonjëherë shumë keq. Për meshkujt janë shumë të përshtatshëm kostumet e mëndafshit dhe kollare. Për femrat pantallona të ngushta dhe bluza me ngjyra të theksuara që ta bëjnë të veçohet nga turma.


Virgjëresha  (23 Gusht-22 Shtator)

Virgjëreshat dallohen menjëherë me veshjen e tyre të denjë. Ato veshin rrobat më guximtare dhe mund të duken sensacional dhe në veshjet më të zakonshme. Për meshkujt këmisha dhe kostumi si është ideal ndërsa femrave ngjyra e bardhë u shkon shumë sepse thekson pamjen e tyre të dlirë. Duhet të evitojnë bizhuteritë e mëdhaja.


Peshorja (23 Shtator-22 Tetor)

Peshoret janë të ndërgjegjshëm për bukurinë e tyre. Meshkujt dhe femrat duken seksi dhe sharmant me pjesën më të madhe të veshjeve të tyre. Meshkujt ndjekin kodin e veshjes sipas rastit. Duken shumë bukur me kostumet e mbrëmjes ndërsa femrat duhet të miksojnë ngjyart delikate pastel rozë dhe blu si dhe gri e të zezë. Fustanet e gjatë duken gjithashtu shik.


Akrepi (23 Tetor-21 Nëntor)

Akrepat janë shenjat më seksi. Atyre u pëlqen të tregojnë natyrën e tyre intensive dhe pasionale dhe të veshjeve të tyre. Meshkujve u pëlqen të veshin bluza të ngushta dhe xhinse që të tregojnë sa më hapur forcën e tyre. Femrat veshin fustane me ngjyrë të zezë ose vishnje pasionale. Nëse duan pak aventurë fustanet me kurriz jashtë janë të preferuarit e tyre.


Shigjetari (22 Nëntor-21 Dhjetor)

Shigjetarët independent meshkuj nuk ndjekin modën por krijojnë stilin e tyre që ndonjëherë është një bllof I madh. Ata mund të miksojnë kontemporanen me tradicionalen dhe janë shumë aventurierë në këtë gjë. Për femrat ngjyrat delikate të bezhës dhe të verdhës janë perfekte sepse nxjerrin në pah lëkurën e tyre të nxirë nga dielli. Bluzat ngjyrë kaki janë fantastike mbi to.


Bricjapi (22 Dhjetor-19 Janar)

Bricjapët pëlqejnë të vishen thjesht përveç se kur u duhet të dalin. Ata nuk i kushtojnë shumë kohë pamjes së jashtme. Për meshkujt një palë xhinse dhe një bluzë pambuku janë të preferuarat absolute. Femrat bricjap pëlqejnë ngjyrat e perimeve dhe stampat grafike. Në mbrëmje mund të provojnë të jenë më klasik dhe romantic.


Ujori (20 Janar-18 Shkurt)

Ujorët kanë shumë qef të vishen në mënyrë jokonvencionale që të shokojnë njerzit. Ata janë bërë për triko blu dhe pantallona gri. Femrat nuk duhet të vishen me ngjyra shumë të çelura. Fustani gjatë me temina u jep një pamje mahnitëse, gjithashtu dhe format asimetrike. Ato ngjajnë shumë bukur me ngjyrat e zeza, vishnje dhe violet.


Peshqit (19 Shkurt-20 Mars)

Peshqit janë të thjeshtë dhe veshjet e tyre reflektojnë personalitetin e tyre. Veshjet janë një zgjatim I shpirtit të tyre të ndjeshëm dhe pasionant. Meshkujt pëlqejnë të veshin xhinset e vjetra. Për femrat janë ngjyrat delikate të gurëkalit, rozës, blu ose jeshile. Xhaketat me prerjen klasike. Por pika e fortë janë shajet dhe çantat.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moda sipas shenjave Empty Re: Moda sipas shenjave

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi