EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrobat sipas shenjave

Shko poshtë

Rrobat sipas shenjave Empty Rrobat sipas shenjave

Mesazh  Luli 21.10.11 21:28

Rrobat te shenjat e horoskopit

Rrobat sipas shenjave 6a012010

Për rrobat joshëse gjithmonë ka vend në dollap, e për të blerë rroba nuk ju nevojitet një moment i veçantë. Që ta qëlloni më me saktësi shijen e dikujt u sugjerojmë t'i lexoni udhëzimet e përgjithshme, të cilat ua ofron horoskopi.

Dashi

Personat që i takojnë shenjës së Dashit adhurojnë rrobat me ngjyra, sidomos atë të portokalltë dhe atë të kuqen. Nëse dëshironi ta joshni Dashin, vendosni për një kombinim të mëndafshit apo satenit ngjyrë të kuqe apo të portokalltë. Shumë lehtë këta persona bien edhe në pantallona të ngushta, e nëse vishni take të larta, mendtë u merren lehtë.

Demi

Personat me këtë shenjë adhurojnë gjithçka që është shumë sfiduese apo shumë fëmijërore. Ngjyra rozë dhe ajo e zeza janë kombinimet e tyre të preferuara. Femrat e lindura në këtë shenjë adhurojnë taket me material prej lëkure, si dhe çorapët rrjetë. Meshkujt që i takojnë kësaj shenje pranë vetes tërheqin femrat me ndihmën e tatuazheve të tyre.

Binjakët

Binjakët posedojnë një dozë perverse në veten e tyre. Kënaqen dhe adhurojnë pa masë uniformat seksi, sikurse ato të infermiereve, mësuese, polices... Femrat, të cilat i takojnë shenjës së Binjakëve adhurojnë edhe trikon e shtrenjta dhe prej lëkure.

Gaforrja

Femrat e lindura në shenjën e Gaforres adhurojnë veshjet e gjata, pa marrë parasysh a janë për raste solemne gjatë mbrëmjes apo veshje më të thjeshta për gjatë ditës. Ngjyrat e preferuara për të brendshmet janë e gjelbra dhe e kuqja, përderisa adhurojnë materialin prej sateni. Po ashtu, adhurojnë rrobat në ngjyrë të bardhë, ngase sipas tyre tregon qëndrimin dhe pastërtinë e tyre.

Luani

Luaneshat adhurojnë rrobat me lara të tigrit, leopardit. Janë një qenie mjaft e ndjeshme dhe adhurojnë që në rrobat e tyre të kenë pak material prej lëkurës. Secila veshje për to përmban një lloj bishti apo diçka që sipas tyre u bën të ndjehen Luanesha të vërteta dhe seksi. Adhurojnë mëndafshin dhe satenin, por gjithashtu me ëndje përcjellin modën e viteve të gjashtëdhjeta dhe të shtatëdhjeta.

Virgjëresha

Femrat që kanë lindur në shenjën e Virgjëreshës janë shumë modeste dhe më tepër preferojnë të jenë më të thjeshta. Ato më shumë parapëlqejnë të kujdesen për rrobat e larjes dhe kostumet e brendshme. Nëse përgatiten për ndonjë aksion seksi, do të zgjedhin korsetë, përderisa ndihen shumë seksi në çorapë të ndryshme dhe dollakë.

Peshorja

Me personat që kanë lindur në shenjën e Peshores mbizotëron Venera, prandaj kjo edhe është arsyeja pse femrat zgjedhin veshjen më të çmendur dhe njëherësh atë më seksi. Ngjyra rozë, ajo e verdhë dhe e kaltër janë ngjyrat e preferuara për këtë shenjë seksi, por po ashtu adhurojnë rrobat në ngjyrë prej ari, çorapë rrjetë, si dhe dollakë.

Akrepi

Për nga natyra personat që kanë lindur në shenjën e Akrepit adhurojnë lëkurën. Ngjyra e tyre e preferuar është e zeza, ngase sipas tyre tregon qëndrimin e tyre të fortë, ngase po ashtu njihen edhe për nga temperamenti i tyre i fortë. Adhurojnë qaforet, por po ashtu pëlqejnë çizmet e gjata dhe të ngushta.

Shigjetari

Femrat e lindura në shenjën e Shigjetarit adhurojnë ndjeshmërinë e korsetëve, si dhe bukurinë të cilën ua falin dorezat e gjata, çizmet si dhe rrobat intime. Po ashtu, adhurojnë rrobat që kanë shumë kopsa. Ngjyra rozë, ajo e kuqja dhe e gjelbra janë ngjyrat e tyre të preferuara dhe sipas të gjithave gjasave janë personat që shumë mirë kombinojnë ngjyrat.

Bricjapi

Mendohet se kjo është shenjë shumë e ndjeshme, se adhuron pambukun dhe janë shumë seksi. Edhe në rrobat e gjumit duken për mrekulli, madje edhe në qofshin ato rroba të mbyllura krejtësisht. Po ashtu i adhurojnë xhinglat. Shumë femra të lindura në këtë shenjë adhurojnë lloje të ndryshme të çorapëve me material prej mëndafshi, pastaj të brendshmet adhurojnë t'i kenë ngjyrë rozë në material prej sateni.

Ujori

Kjo shenjë vizionare adhuron të brendshmet e ngushta si dhe materialin me shkëlqim. Ngjyra e kuqe e ndritshme dhe ajo rozë e errët janë ngjyrat e tyre të preferuara, e po ashtu adhurojnë edhe shallet. Janë shumë modeste, por kur bëhet fjalë për stilin, i preferojnë çizmet e gjata, si dhe dorezat pa gishtërinj.

Peshqit

Peshqit nuk janë edhe aq të dinamik, por gjithsesi janë shumë seksi. Adhurojnë rrobat prej pabukun, me ngjyra të ndryshme, por më së shumti e adhurojnë atë rozë dhe të kaltër. Adhurojnë pamjet e të qenit studente e pafajshme, por kurrsesi të heqin dorë nga dollakët, me kombinim të ndonjë kravate. Po ashtu, adhurojnë çizmet e gjata dhe të ngushta, duke mos lënë anash edhe kapelat me dizajne të ndryshme.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi