EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Profesioni sipas shenjave

Shko poshtë

Profesioni sipas shenjave Empty Profesioni sipas shenjave

Mesazh  Berti69 16.08.11 10:01

Profesioni sipas horoskopit

Profesioni sipas shenjave Horoscope

Nëse fati është i shkruar tek yjet, atëherë për çdo shenjë të horoskopit duket se është një punë më e përshtatshme se të tjerat.

Ja kush janë ato:

Dashi – Personat e kësaj shenje janë impulsivë dhe nervozohen shpejt. Puna ideale për ta është boksier.

Demi – Personat e kësaj shenje janë konkretë dhe me këmbë në tokë. Puna ideale për ta është një programues dasmash.

Binjakët - Personat e kësaj shenje janë të zgjuar dhe simpatikë. Puna ideale për ta është showman.

Gaforrja – Personat e kësaj shenje janë të duruar dhe të rezervuar. Vëzhgojnë me kujdes ambjentin në të cilin ndodhen, por qëndrojnë të shkëputur. Puna ideale për ta është puna e zyrës.

Luani – Personat e kësaj shenje janë të fortë, ambiciozë dhe të lindur për të qenë udhëheqës. Puna ideale për ta është të bëjnë shefin.

Virgjëresha – Personat e kësaj shenje janë shumë të saktë në atë që bëjnë dhe janë praktikë. Puna ideale për ta është kimisti ose kërkuesi shkencor.

Peshorja – Personat e kësaj shenje janë të qetë dhe gjithmonë gjejnë kompromisin. Urrejnë debatet e ashpra. Puna ideale për ta është arkitekt.

Akrepi – Personat e kësaj shenje janë shumë të mbyllur. Kanë ndjenja shumë të forta që mund t’i krijojnë konfuzion. Puna ideale për ta është aktor teatri.

Shigjetari – Personat e kësaj shenje janë shumë të lëvizshëm. Kanë shumë miq dhe jetojnë shumë aventura. Puna ideale për ta është pilot ose shofer.

Bricjapi – Personat e kësaj shenje janë kokëfortë. Nëse e tradhton nuk ka mënyrë të të falë. Puna ideale për ta është gjykatës.

Ujori – Personat e kësaj shenje janë të pavarur dhe kreativë. Nuk janë shumë të disiplinuar. Puna ideale për ta është artist.

Peshqit – Personat e kësaj shenje janë të turpshëm dhe ëndërrimtarë. Puna ideale për ta është shkrimtar.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi