Niveli me i larte i nje Magjistari
Faqja 1 e 1
Niveli me i larte i nje Magjistari
NIVELI ME I LARTE I NJE MAGJISTARI - ARRITJA E FUQISE ABSOLUTE TE KOZMOSIT
Mençuria dhe dituria janë dy kuptime të cilat dallohen në mes veti, dhe prej kësaj rrjedh ajo shprehja: “se shumë më lehtë është diçka të mësosh sesa për diçka të arrish mençuri”. Mençuri në të vërtet aspak nuk varet prej dijes edhe pse këto dy nocione deri në një shkallë janë të ngjashme.
Niveli i botës mentale
Përveç botës astrale ekziston edhe bota mentale. Sikurse trupi fizik, që e ka botën boten fizike, edhe truri astral e ka boten astrale. Po ashtu, edhe mendja e edhe shpirti e kanë nivelin mental që quhet “sferë mentale”. Edhe kjo sferë i ka nivelet e veta.
Vetë shpirti kryesor ka rrjedhur prej akashës. Sikurse trupi astral që, nëpërmjet fluidit elektromagnetik të botës astrale, ia krijon vetës kallëpin astral, po ashtu njëjtë, fluidi elektromagnetik i botës mentale e krijon kallëpin e mental i cili e lidh trupin mental me atë astral. Materia mentale është elektromagnetike dhe shërben si përçues për mendime dhe ide deri tek vetëdija e shpirtit, e cila, nëpërmjet trupi astral dhe trupit mental, i realizon qëllimi në nivelin material - tokësorë.
Pra, idetë dhe mendimet rrjedhin prej shpirtit të akashës. Prapa çdo mendimi rrjedh çdo ide bazë, e ajo, sipas vetisë, vet e pranon një formë krejtësisht tjetër dhe ashtu lindin format mendore apo idetë plastike, të cilat barten nëpërmjet eterit dhe arrijnë deri tek kallëpi mental, përmes të cilit barten deri tek uni i ynë - vetëdija.
Sipas kësaj, njeriu ose truri i tij, assesi nuk janë krijues të mendimeve, por (para)burimi i të gjitha mendimeve gjendet në sferën më të lartë, e kjo është akasha - niveli më i lartë i niveleve të tërësishme mentale.
Në themelet e njohurive jepet të kuptohet ku ekzistojnë mendimet e pastra elektrike, magnetike, të kombinuar, elektromagnetike dhe më në fund, mendimet neutrale.
Edhe niveli mental i ka banorët e vet, e këta janë personat e vdekur, të cilët janë ngritur dhe zhvilluar dhe e kanë lënë botën astrale e tani jetojnë nëpër nivele mentale. Ekzistojnë elementarët dhe elementet.
Mençuria dhe dituria

Burimi i vet mençurisë qëndron praktikisht në Zotin, pra tek principi i shkakut ose drejtpërdrejt në nivelin më të lartë - akashën, nga i cili, siç thamë, dalin të gjitha nën nivelet, si mentale ashtu edhe astrale, dhe më në fund arrijnë në botën tonë materiale.
Mençuria nuk varet prej arsyes apo prej ndërgjegjes së dikujt, por ajo varet prej pjekurisë, pastërtisë, përsosmërisë dhe prej personalitetit të veçantë të çdo njeriu. Mençuria mund të konsiderohet si një lloj gjendjeje e unit të dikujt. Për këtë arsye, ne njohuritë nuk i marrim vetëm me arsye, por shpeshherë i arrijmë me anë të intuitës apo inspirimit.
Por, më e rëndësishmja është se mençuria dhe dituria duhet të zhvillohen paralel. Sipas aftësisë së mençurisë të dikujt ne arrijmë ta kuptojmë nivelin e tij, por edhe dijen, assesi nuk duhet lënë anash.
Në qoftë se mençuria dhe dituria e mbanë hapin në harmoni, atëherë të dedikuarit i mundësohet t’i kuptoj ligjshmëritë e mikro dhe makro-kozmosit.
Me këto që i thamë për mençurinë dhe diturinë, në mes shumë ligjshmërive, ne kemi zgjidhur nyjën e një fshehtësie kryesore, dhe me këtë edhe ta posedojmë çelësin e zgjidhjes së fshehtësisë së “Tetragrammatonit”, respektivisht, fshehtësinë e magnetit katër polesh, dhe këtë, në të gjitha nivelet kozmike.
Njeriu, kur diçka që nuk ka arritur ta kuptoj, ai atë e ka përshkruar si “fuqi e lartë”! E çfarë fuqie ka qenë ajo, është varur nga ajo, se në çfarë ai ka besuar. Në këtë mënyrë kanë lindur lloj-lloj zotash tek popujt e ndryshëm, e këta pastaj janë ndarë në zota të mirë dhe të këqij (demon).
Pra, kanë lindur shumë Hyjni, Engjëj, Demiurz, Demon, Shpirtra etj., të cilët, gjithmonë ju kanë përshtatur mentalitetit të atij populli, pa marr parasysh se ato qenie, kanë jetuar realisht apo vetëm në imagjinatën e tyre.
Arritja e lartësisë Hyjnore
Te magjistari është krejtësisht ndryshe. Ai e njeh Zotin e tij në të gjitha aspektet dhe për këtë ai Hyjnisë së vet i jep nderimin ma të lartë, sepse e dinë, se ai vet është i krijuar në “fotografinë” e Perëndisë, dhe nga kjo edhe ai vet është pjesë e Zotit. Tek Zoti ai sheh idealin më të lartë, detyrën më të lartë, dhe po ashtu, edhe qëllimin e tij më të lartë që të jetë vet i lartësuar në Hyjni dhe në këtë mënyrë të bëhet Njeri - Zot.
Sinteza që të bëhet një me Zotin përbëhet prej asaj: që aq shumë të ndërtohet ideja për Hyjni, prej shkallëve më të ulëta dhe atyre më të larta për tu bërë një me Universalitetin.
Mistikët janë ata që i kanë arritur lartësitë Hyjnore. Përgjatë ngritjes, magjistari bëhet një me mistikun dhe këtë e bënë atëherë kur të bëhet një me Hyjninë e vet. Ndërsa, nëse dëshiron ta largoj individualitetet personal, ai në mënyrë të vullnetshme kalon në “shkapërderdhje”, dhe kjo “shkapërderdhje” në terminologjinë mistike quhet “vdekje mistike”.
Çfarë do të thotë kjo? Kur magjistari i arrin të gjitha fshehtësitë kozmike dhe bëhet Njeri - Zot, ai me vullnetin e vetë i “shkapërderdh” të gjithë trupat e tij duke filluar nga ai fizik, elektrik - astral, mental etj., dhe derisa të mbetët vetëm shpirti kryesor - uni i pavdekshëm me vetëdije kozmike.
Me ushtrime intensive dhe me mësues të vërtet është e mundur që çdo njeri ta arrijë këtë lartësi. Me arritjen e kësaj lartësie, magjistari, jo vetëm që arrin t’i ndihmojë popullit të tij, por edhe gjithë njerëzimit dhe universit.

Lapsi- 67
Similar topics
» Vetja e Lartë e gjithëpushtetshme
» Niveli energjetik i vibrimit
» Niveli i lirisë së plotë
» Vibrimi (lartësimi) i Lartë
» Wolf Messing: Magjistari personal i Stalinit?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi