Vetja e Lartë e gjithëpushtetshme
Faqja 1 e 1
Vetja e Lartë e gjithëpushtetshme
Vetja e Lartë e gjithëpushtetshme
Dhe tani le të vimë te antari i tretë dhe më i fuqishmi i trinitetit. Vetja e Lartë është pjesa shpirtërore e njeriut, si pjesa më e ndriçuar e natyrës së tij. Kjo qëndër ndodhet rreth 1.5 metra mbi trupin e tij dhe lidhet me krahun e djathtë të kokës me anën e një kordoni të argjendë.
Kërkimet kohët e fundit kanë treguar psh se ndjenjat intuitive të njeriut duket se dalin nga krahu i djathtë i kokës. Edhe okultistët janë të bindur se fuqitë ekstrasensore (shqisore) origjinojnë nga kjo zonë.
Vetja e Lartë është njëkohësisht pjesë e jona dhe e veçuar nga ne. Ajo është Engjëlli ynë Mbrojtës për të cilin flitet nga Krishtërimi. Kahunat e quanin atë "Prindi ynë i Madh", duke qënë njëkohësisht një nënë dhe një babë shpirtëror.
Gjatë lutjeve, Kahunat i drejtoheshin Vetes së tyre të Lartë dhe jo ndonjë zoti të madh të largët. Kjo gjë u jepte atyre një përparësi të qartë psikologjike ndaj bashkëkohësve të tyre sepse merrnin rezultate konkrete. Kahunat ishin praktikë në besimet e tyre.
Të përpjekurit për të kuptuar një Zot Madhor ishte për ta një pamundësi psikologjike dhe u krijonte atyre bllokim të padëshirue¬shëm mendor dhe emocional. Ata besonin në bashkësinë e shumë Zotave, ku secili Zot kontrollonte zonën e vet të caktuar të influencës.
Ideja e një Zoti të vetëm suprem që nuk bënte asgjë, por dëgjonte njëkohësisht miliona lutje nga e gjithë bota gjatë 24 orëve, për ta dukej qesharake.
Ata e mendonin Universin si një vend jashtëzakonisht kompleks, tej arsyetimit mortor. Meqë në nivelin fizik ai dukej kompleks ata mendonin se edhe në nivelin e padukshëm duhet të ishte po aq kompleks, në qoftë se jo më shumë.
Zoti brënda nesh
Mësimet mistike gjatë epokave kanë këmbëngulur se Zoti mund të arrihet vetëm nëpërmjet ndriçimit të brendshëm. Zoti nuk ndodhet jashtë, në qiejt apo tjetërkund, por brënda nesh, thoshin ato mësime. Këto mësime janë konfirmuar nga eksperienca e sotme mistike.
Thelbi dhe mesazhi bazë i mendimit mistik është se çdo njeri është potencialisht një Zot në vetvete. Dhe kjo është tamam arsyeja për ekzistencën e tij.
Për të arritur këtë synim mbi të gjitha synimet, në tokë janë bërë riinkarnime të panumërta. Lutja ose meditimi i vërtetë është një komunikim me vetet tona. "Babai", të cilit i lutemi, është në fakt ajo pjesë e jona që ka arritur tashmë statusin e Zotit, që s'është gjë tjetër veçse "Vetja e Lartë" e Kahunave.
Duhet t'i drejtohemi pikërisht Vetes së Lartë për të fituar statusin eventual total të Zotit. Me të kuptuar potencialitetin tonë për të qënë Zot ne fitojmë fuqinë hyjnore për të krijuar dhe për të shkatërruar.
Ky ishte sekreti i suksesit të Kahunave, një sekret të cilin ne do t'ua kalojmë juve për të arritur një jetë të re e të mrekullueshme fuqish dhe arritjesh.
Teknikisht mund të vihet re se pozicioni i Vetes-Zot (Vetja e Lartë) ndryshon nga pozicioni që japin mësimet e zakonshme ezoterike që e vendosin Zotin jashtë trupit. Por kjo nuk është ndonjë kontradiktë e madhe konceptesh.
Koncepti i Vetes-Zot mbetet i njëjtë, ndryshon vetëm vendndodhja. Për më tepër, përshkrimi ezoterik i Zotit Brënda është më tepër simbolik se sa gjeografik në kuptimin e vet.
Mrekullia e Vetes tuaj të Lartë
Të dish se ka një pjesë të vetes tuaj që është më e madhe, më e përkryer dhe më e fuqishme, të cilës mund t'i besojmë dhe tek e cila mund të mbështetemi, është vërtet një burim i madh ngushëllimi dhe frymëzimi.
Nuk ka më nevojë që të përpiqemi të arrijmë një Zot të madh e të largët në qiell për të cilin nuk jemi kurrë të sigurtë nëse ndodhet atje ose nëse do të marrë mundimin që të ndalojë së qeverisuri Universin për të ardhur dhe për të dëgjuar problemet tona të vogla.
Vetja jonë e Lartë, që është kaq pranë nesh, digjet nga dëshira për të na ndihmuar për kapërcimin e vështirësive tona. Dhe ka fuqinë e mjaftueshme për t'i zgjidhur ato në një mënyrë përfundimtare, po që se do të dinim si t'ja kërkonim ndihmën.
Sepse Vetet e Larta individuale lidhen me të gjitha Vetet e Larta të këtij Planeti, duke përfshirë edhe Vetet e Larta që kontrollojnë grup-shpirtrat e kafshëve.
Kjo lidhje ose ky komunikim bën e mundur që një Vete e Lartë të kërkojë bashkëpunimin e Veteve të tjera të Larta, me kusht që natyrisht, bashkëpunimi i kërkuar të mos binte ndesh me interesat e Veteve të tjera të Larta.
Nga libri Energjia Pranike

Jon- 1159
Similar topics
» Vetja e kujt jam
» Niveli me i larte i nje Magjistari
» Vibrimi (lartësimi) i Lartë
» Pse eshte shume e veshtire te fokusemi tek vetja ?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi