EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Wolf Messing: Magjistari personal i Stalinit?

Shko poshtë

Wolf Messing: Magjistari personal i Stalinit? Empty Wolf Messing: Magjistari personal i Stalinit?

Mesazh  Pansophia 06.04.19 22:28

Wolf Messing: Magjistari personal i Stalinit? Wolfme10


Jeta e tij ishte plot me legjenda dhe mistere. WOlf Messing ishte i njohur per aftesite e tij paranormale. Ai mund te parashikonte te ardhmen, te lexonte mendjen e njerezve dhe t'i manipulonte ata. Cilesi te tilla i zhvilloi qe ne femijeri.

U lind me 1899 ne Poloni, pjese e Perandorise Ruse te asaj kohe. I ati donte qe te behej rabin, por Wolf nuk e pelqente si ide. Ai u largua dhe mori trenin per Berlin. Kur fatorino i trenit i kerkoi bileten, ai mori ne dore nje cope leter qe gjeti ne toke. Ai e manipuloi menderisht duke e bindur se ishte bilete dhe fatorino e besoi.

Ne Berlin filloi te punonte ne nje cirk dhe shpejt u be popullor. Ne skene ai lexonte mendje, gjente objekte te fshehura, parashikonte te ardhmen. Ai bente turne neper Europe.

Wolf Messing: Magjistari personal i Stalinit? E97e9810

Ne Viene u takua me Albert Einstein dhe Sigmund Freud. Freud shprehu nje deshire ne mendje dhe Wolf duhet ta gjente. Ky i fundit u drejtua nga EInstein dhe i shkuli nje qime nga mjekra. Kjo ishte pikerisht deshira qe kishte menduar Freud. Eksperimentet e Wolf terhoqen shume njerez. U takua edhe me Mahatma Ganddhin, Marilyn Monroe, presidentin polak Pilsudski.

Wolf Messing: Magjistari personal i Stalinit? In-19310

Por disa nuk ishin te kenaqur me parashikimet e tij. WOlf parashikoi se nese Hitleri do niste luften kunder Lindjes, do vdiste. Hitleri ishte i inatosur dhe shpalli nje shperblim prej 200 mije marka gjermane te asaj kohe per koken e Wolf-it. Ai u arrestua nga Gestapo dhe u fut ne burg.
Kur ishte ne qeli, urdheroi rojet te hynin brenda qelise, i mbylli ata brenda dhe u arratis drejt Bashkimit SOvjetik ku u takua me Stalinin.

Stalini e sfidoi WOlf-in duke i kerkuar qe te merrte 100 mije rubla nga nje banke duke perdorur aftesite e tij. Ai shkoi ne banke dhe bindi punonjesin e bankes se copa e letres qe kishte ne dore ishte nje dokument zyrtar. Punonjesi beri cdo gje qe i tha Wolf dhe i dha parate.

Stalini u mahnit dhe e ftoi WOlf-in ne shtepine e tij ne periferi. Kjo shtepi ishte shume e fortifikuar dhe askush s'mund te hynte pa leje. Po ai i bindi rojet se ai ishte Beria, kreu i policise sekrete. Ata e lejuan dhe ai hyri ne zyren e Stalinit, pa lajmeruar.

Besohej se Wolf punonte per policine sovjetike. Por ai e mohoi kete ne biografine e tij. Gjithashtu eshte pak e mundur qe te kete qene magjistari dhe profeti personal i Stalinit. Ai parashikoi fundin e Luftes se dyte Boterore, pati vizione te tankeve ruse te hynin ne Berlin. Ai vazhdoi te dilte neper turne derisa vdiq me 1974.

Wolf Messing: Magjistari personal i Stalinit? Wolf-210


The Story Behind
avatar
Pansophia

97


Unstoppable likes this post

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi