EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekreti i Jetës

+10
Valtoni
ILIRA
arbri1994
Xhemajl
Idlir
yasmin
arial4356
Elizza
Erikson
JusaWeb
14 posters

Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Sekreti i Jetës

Mesazh  JusaWeb 15.06.09 18:38

Sekreti i Jetës

Sekreti i Jetës 69975410_p

Kam pare nje dokumentar ku tregonte se sekreti jetesor per nje jete te lumutur eshte UNIVERZI pra nese ju jeni ne disponim dhe enderroni per gjera te mira ju mund te arrini po nese ju ankoheni ju nuk arrini asgje ne jete.

Kush do ta shikon :

Pjesa e pare
http://www.explorerunivers.com/t4458-sekreti-i-madh-i-jetes-1

pjesa e dyte:
http://www.explorerunivers.com/t4459-sekreti-i-madh-i-jetes-2

Këtu është "i fshehtë"

Çfarë është ky Film "The Sekret" që të gjithë flasin për të? Ky film ekspozon një koncept që ka qenë që nga fillimi i njeriut. Kur u zbulua ai se si ishte i fuqishëm, në kontrollin e atyre u përpoq të mposhtin atë në mënyrë që të ruajnë kontrollin. Gjatë gjithë historisë kanë qenë një numër i madh mendimtarëve të cilët nuk e kanë ditur këtë të fshehtë në punën e tyre dhe të letërsisë. Në fillim të 1900 ai filloi të paraqitet më shpesh në shumë libra të biznesit dhe suksesit. Përsëri kjo ishte shtypur nga shumica e njerëzve.

Shumë tregime mbi jetën reale dhe janë të detajuara rreth asaj se si e praktikojnë këtë sekret dhe se si kanë grumbulluar pasuri të mëdha, eliminimi i sëmundjeve, dhe rezultatet të mëdha. Ky film do ju mësojnë se si të zbatohen këto të dhëna për jetën tuaj për të kryer çfarëdo qoftë që është dëshira juaj.

JAM PASIONUAR NGA KY DOKUMENTAR SHIKONI DHE JEPENI KOMENTIN A MUND TE JETE E VERTETE?
avatar
JusaWeb

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Sekreti i Jetës

Mesazh  Erikson 19.09.09 19:37

SEKRETI

Sekreti i madh i jetës

Shumë nga sunduesit e së shkuarës e kanë ditur "sekretin" dhe e kanë përdorur atë.

Ai është mbajtur larg nga masat, në mënyrë që të kishin pushtet dhe të sundoni më lehtë mbi ta.

Njerëzit që e kanë ditur këtë, kanë qënë figurat më të mëdha historike: Platoni, Shekspiri, Njutoni, Ajnshtajni, Hygoi, Bet'hoveni, Linkolni, Emersoni etj të cilët e kanë ditur dhe e kanë përdorur sekretin. Dhe " sekreti " ka qënë çelësi i suksesit të tyre. Po bëhet fjalë për sekretin i cili të mundëson të kesh çfarëdo që të dëshirosh.

Kjo shpjegon atë që pse një grup i vogël njerëzish kanë patur pushtet dhe ndikim mbi një grup tjetër më të madh, të cilët për nga aftësitë dhe rrethanat mund të kenë qënë të barabartë. Ata dinin diçka, ata kuptuan "sekretin".

Zoti, Krijuesi i gjithësisë, e ka përsour krijmin dhe ka vendosur ligje që veprojnë mbi të. Këto ligje bëjnë të mundur që të mbretërojë rendi, rregulli dhe qëndrueshmëria.

Ne të gjithë punojmë me fuqi të pashtershme, ne të gjithë udhëhiqemi nga të njejtat ligje, kudo që të ndodhemi. Ligjet e universit janë gjithpërfshirëse, ato realizohen njelloj në çdo vend dhe në çdo kohë. Pas kësaj fshihet një sekret, dhe ty po të tregohet.

Sekreti është " LIGJI I TËRHEQJES ", një nga ligjet më të mëdhenj të universit, i cili mbretëron kudo në univers dhe që mundëson harmoni në çdo nivel të krijimit duke filluar që nga galaktikat gjigande, planetet e deri tek atomi dhe kuantet, grimcat me elementare të materies. Çdo nivel ka një bashkëveprim në bazë të këtij të cilin Zoti e vendosi mbi materien.

Por si funksionon kjo tek njeriu?


Njeriu është krijesa më e mrekullueshme në natyrë. Ai shfaq dukshëm madhështinë, urtësinë dhe përkryerien e Krijuesit të tij, Zoti të gjithësisë. Ndryshe nga krijesat e tjera, njeriu ka një dhuratë të paçmueshme e cila bën që të ketë diferencë të dukshme ndërmjet tij dhe krijesave të tjera, dhe e bën më superior se ato në shumë aspekte dhe kjo dhuratë është mëndja.

Mëndja është burimi nga ku lind sekreti. Gjithçka që vjen në jetën tuaj e tërhiqni ju aty, dhe ju e tërhiqni nga virtyti i imazheve që ndodhin në mëndjen tuaj.

Mënyra më e thjeshtë për ta kuptuar këtë është ta mendoni veten si një magnet, dhe ju tërhiqni çdo gjë që mendoni dhe e gjitha kjo përkthehet në tre fjalë të thjeshta: mendimet - bëhen - gjëra.

Mendimet kanë frekuencat e tyre dhe çdo mendim mund të matet sipas frekuencës që ka.
Nëse ju mendoni ose imagjinoni diçka, ai mendim transmeton sinjale magnetike në hapsirë në vija paralele që më pas rikthehen përsëri tek ju.

Pra nëse ju mendoni për gjëra pozitive, ato gjëra do t'i tërhiqni dhe do t'i merrni, pokështu e njejta gjë ndodh nëse mendoni gjëra negative.

Kur mendoni për gjërat që doni apo që nuk doni, dhe përqëndroheni tek ato me gjithë vëmendjen tuaj, "Ligji i tërheqies" do t'ju sjellë gjithmonë atë që mendoni.

Pra ai varet nga mendimet tuaja.

Gjëja që duhet të dini është se ligji i tërheqjes është gjithmonë në punë, ashtu siç është në punë edhe mëndja juaj. Çfarëdo që të mendoni për të kaluarën, të tashmen apo të ardhmen, ai është gjithmonë në punë dhe do të veprojë.

Nëse ankoheni për diçka, në fakt ju po e përkeqsoni atë edhe më shumë.

Kur përqëndroheni tek diçka me shumë pasion, e bëni atë të ndodhë edhe më shpejt, prandaj përqëndrohuni tek ato gjëra që dëshironi dhe jo tek gjërat që nuk i dëshironi. Nëse jeni pesimistë, ju tërhiqni rreth vetes njerëz dhe rrethana të ngjashme me atë që mendoni, prandaj kujdesuni dhe përqëndrouni vetëm tek ato gjëra që ju pëlqejnë, dhe që do të donit t'i kishit.

Krijimi vazhdon gjithmonë. Sa herë që një individ ka një mendim ose një mënyrë kronike të zgjatur të të menduarit, ai është përfshihet në proçesin e krijimit, diçka do të shfaqet nga ato mendime. Duhet të jeni optimistë në perspektivat dhe orientimet tuaja për të ardhmen, në mënyrë që të tërheqni rreth vetes njerëz, ngjarje dhe rrethana optimiste.

Ju mund ta shihni ligjin e atraksionit kudo.

Ju tërhiqni rreth vetes çdo gjë: njerëzit, punën, rrethanat, shëndetin, pasurinë, borxhin, gëzimin, makinën që ngisni, komunitetin në të cilin jetoni dhe i tërheq pas vetes si magnet. Atë që mendoni e sillni.

Jeta është manifestim fizik i asaj që keni në kokë. Fizika kuantike fillon duke u orientuar nga një zbulim shkencor që thotë se:
" Mëndja i jep formë gjës që po perceptohet. "

Vetëm atëherë kur ne marrim informacion nëpërmjet pesë shqisave tona për diçka, atëherë ajo fillon të ekziston për ne. Ky është sekreti i materies.

Njerëzit duhet të dijnë dy gjëra:

E para, është provuar shkencërisht se një mendim pozitiv është qindra herë më i fuqishëm se një mendim negativ.

E dyta është se falë Zotit ky ligj ka një realizim të vonshëm, që do të thotë se mendimet nuk bëhen menjëherë të vërteta, do të kishte probleme po të ishte kështu. Vonesa në kohë ju shërben. Ju lejon të rivlersoni, të mendoni për atë që doni dhe të bëni një zgjedhje më të lehtë dhe më të përshtatshme.

Shumica jonë tërheqin automatikisht, mendojnë se nuk kanë kontroll mbi asgjë, dhe ndjenjat e tyre i drejton "piloti automatik", pra gjithçka na vjen automatikisht. Nëse e dëgjoni këtë për herë të parë, mund të mendoni që tani do t'ju duhet të kontrolloni çdo mendim tuajin. Për ne është e pamundur të kontrollojmë çdo mendim që kemi.

Kërkuesit thonë që ne kemi rreth 60 000 mendime në ditë. Imagjinoni se sa të lodhur do të ndjeheshim po të kontrollonim të gjitha mendimet që do të na vinin. Por ka një mënyrë më të lehtë për ta bërë këtë, janë ndjenjat tona.

Ndjenjat tona na tregojnë se çfarë po mendojmë. Pra mendimet shkaktojnë ndjenja, ajo që po mendojmë po përkthehet në ndjenja.

Emocionet janë një dhuratë e pabesueshme për të na treguar se çfarë po tërheqim pranë vetes.
Kemi dy lloje ndjenjash: të mira dhe të këqija, dhe ju e kuptoni ndryshimin mes tyre sepse të parat ju bëjnë të ndjeheni mirë ndërsa të dytat keq.

Kryesorja është të keni ndjenja të mira dhe ju e dini kur vijnë, sepse ju bëjnë të ndjeheni mirë.
Ato janë: entuziazmi, gëzimi, mirnjohia, dashuria…

Kur përjetoni ndjenja të mira, do tërhiqni rreth vetes ndjenja edhe më të mira, dhe gjëra që ju bëjnë të ndjeheni mirë.

Ndërsa ndjenjat e këqija janë: pikëllimi, faji, inati, zemërimi…
Janë këto ndjenja që të bëjnë të pafuqishëm, ato janë ndjenjat e këqija. Përpiquni t'i largoni ato, përndryshe ato do t'ju shtohen edhe më shumë.

Nëse ndjeheni mirë po krijoni një të ardhme që është në rrugë të mbarë me atë që dëshironi.
Dhe nëse ndjeheni keq po krijoni një të ardhme që s'përputhet me atë që dëshironi. Pra ju do të merrni atë që ndjeni, jo thjeshtë atë që mendoni.

Prandaj njerëzit, si të ngrihen në mëngjes, ashtu u shkon edhe dita. Nëse e fillojnë ditën mbarë, janë të lumtur, me humor të mirë dhe nuk lejojnë që diçka tua ndryshojë humorin, do të tërheqin rreth vetes njerëz dhe rrethana gjithnjë e më të mira.

Po kështu, nëse ndjehn keq, do tërhiqin gjëra edhe më të këqij. Pra mendimet dhe ndjenjat tuaja krijojnë jetën tuaj.

" Krijo universin tënd gjatë rrugës."
Wiston Çërçill

Është e rëndësishme që të ndjeheni mirë, sepse kjo ndjenjë është sinjali që shkon në univers dhe fillon të tërheqë më shumë, nga ai tek ju. Sa më shumë të ndjeheni mirë, aq më shumë do të tërhiqni gjëra që ju ndihmojnë të ndjeheni edhe më mirë dhe ju ngrenë lart e më lart.
Kur ndjeheni keq, e dini që këtë mund ta ndaloni ?

Mendoni diçka të bukur ose diçka që ju e dini më mirë se mund tjua ndryshojë gjëndjen. Mendojeni atë dhe mbajeni në kokë dhe mos lini diçka tjetër t'jua largojë këtë. Bllokoni çdo gjë përveç këtij mendimi, dhe patjetër që do të ndjeheni më mirë dhe do ta përmisoni ndjeshëm gjëndjen emocionale. Jeta mund të jetë apsolutisht fenomenale, dhe ashtu do të jetë, kur të filloni ta përdorni sekretin.

Cila është detyra jonë në procesin e krijimt dhe cila është detyra e universit ?

Le të përdorim një metafor. Mendoni për Aladinin dhe llampën e tij. Aladini e fërkon llampën dhe del xhindi. Xhindi i thotë gjithmonë një gjë: "Dëshira jote është urdhër për mua."

Merreni këtë metaforë dhe zbatojeni në veten dhe në jetën tuaj. Proçesi krijues ka ekzistuar dhe do të ekzistojë edhe në të ardhmen.

Ai përbëhet nga tre hapa:
Hapi i parë është të kërkoni… T'ë përcaktoni se çfarë doni nëpërmjet mendimeve tuaja.
Hapi i dytë është të besoni… Besoni që tashmë është i juaji. Kini atë që quhet besim i patundur. Nuk është e nevojshme të dini se si do të realizohet kjo, juve ju duhet vetëm ta dëshironi. Shumë prej nesh nuk ja kanë arritur të dëshirojnë diçka, sepse nuk kanë mundur ta kuptojnë se si do t'ju ndodhë.

Nëse bëni pak kërkime, ata që kanë mundur të arrijnë diçka, nuk e kanë ditur se si do të ndodhë ajo. Ata dinin vetëm që do ta bënin. Ju nuk e dini se si do t'ju shfaqet dhe kjo s'ka shumë rëndësi për ju rëndësi kanë mendimet pozitive. Ajo që ju duhet është ndjenja e fortë e besimit se ajo gjë do të ndodhë dhe kjo do t'ju ndihmojë ta tërhiqni.

Shumicën e kohës kur nuk shohim gjërat që kemi kërkuar, zhgënjehemi, hidhërohemi dhe fillojmë të dyshojmë. Dyshimi të sjell një ndjenjë hidhërimi. Njiheni atë ndjenjë dhe zëvëndësojeni me një ndjenjë besimi të patundshëm. Unë e di dhe e kam të qartë se do të ndodhë … dhe do të ndodhë… kini pak durim dhe rezultatet do të shfaqen.

Hapi i tretë është të marrësh. Gjeneroni ndjenjat e idesë së të pasurit të asaj që doni. Bëni çdo gjë që do t'ju ndihmojë për ta pasur atë gjë. Duhet të ndjeheni mirë për këtë njësoj sikurse do të ndjeheshit kur ta merrnit atë gjë. Ju do të tërhiqni çdo gjë që do të kërkoni, prandaj mbani imazhet e asaj që doni. Mund t'ja filloni nga hiçi, dhe nga hiçi e pa asnjë mundësi rrugët do t'ju hapen.

Më pas, detyra juaj është të veproni sapo t'ju vijnë idetë, inpulsi i brëndshëm dhe rrethanat e përshtatshme pastaj veproni pa hezitim.

"Bëni hapin e parë në besim. S'keni pse t'i shihni të gjitha shkallët, vetëm bëni hapat e parë."
N. L. King

Sa kohë do të zgjasë realizimi dhe zbatimi ?

Nuk ka një rregullore që thotë se kjo do të zgjasë gjysëm ore, një ditë, një javë apo një muaj… kjo varet nga harmonia juaj me universin.

Dimensionet s'janë asgjë për universin. Në nivel shkencor, nuk është më e vështirë të tërheqësh diçka gjigande sesa diçka të vogël.

Gjithçka në univers ndodh pa u sforcuar fare.

Bari nuk rritet me vështirësi, është planifikuar bukur, pokështu edhe lëvizja e planeteve gjigandë.
Gjithçka varet nga ajo që po ndodh, kështu që ne themi: " Kjo është e madhe, do të dojë ca kohë, kjo është e vogël do t'i kushtoj një orë kohë. Këto janë rregullat tona që i përcaktojmë vetë. Por sipas ligjeve të universit s'ka asnjë rregull, ju siguroni ndjenjat, dhe do të merrni përgjigje.

Njerëzit e fillojnë zbatimin e kësaj me gjëra të vogla. Për shembull: bëjeni qëllimin tuaj për të tërhequr një finxhan kafeje sot, dhe do ta tërhiqni.

Përfytyroni një bisedë me një mik të vjetër që keni kohë që s'e keni takuar. Dikush do të fillojë t'ju flasë për atë njeri, ai do t'ju telefonojë, ose do të merrni një letër prej tij.

Ose para se të shkoni në një vend me makinë ku keni problem me vendin e parkimin, mendoni një hapsirë që do ta gjeni për të parkuar. Dhe atë do ta gjeni ose do të prisni 1-2 minuta, dhe dikush do tjua lirojë një vend. Praktikojeni dhe do të habiteni se si do t'i gjeni vendet e parkimit.

Shumë njerëz ndjehen të bllokuar, të burgosur ose të izoluar nga rrethanat e tyre aktuale. Por sido që të jenë rrethanat tuaja, ky është vetëm realiteti juaj aktual. Dhe ky realitet do të fillojë të ndyshojë si pasojë e përdorimit të sekretit, pra ligjit të tërheqjes. Kur të doni të ndryshoni rrethanat, më parë duhet të ndryshoni mendimet dhe ndjenjat tuaja.

Nëse ju nuk prisni gjëra të bukura, ky mesazh dërgohet në univers dhe rezultatet do të jenë jo të këndshme. Ju e konfirmoni çdo ditë gjëndjen tuaj.

Shumë njerëz e shohin veten e tyre dhe thonë: "ky jam unë". Nuk jeni ju, por jeni ai që keni qënë. Nëse shihni gjëndjen tuaj aktuale, mund të mos keni shumë para, apo s'keni lidhjet që doni, ose shëndeti dhe forma fizike s'ju kënaqin, s'jeni ju ai, ky është rezultati i mendimeve tuaja dhe veprimeve që kemi bërë në të kaluarën.

Kur shikoni gjëndjen aktuale dhe e përkufizoni veten si të tillë, e dënoni veten që të jeni të tillë edhe në të ardhmen.

" Ne jemi rezultat i asaj që kemi menduar." Buda

Ç'mund të bëni tani për ta ndryshuar gjëndjen tuaj ?

Mund të përmendim dy-tre mënyra të thjeshta.
Së pari: filloni të bëni një listë gjërash për të cilat jeni mirënjohës.

Filloni me këtë sepse kjo jua ndryshon energjinë, fillon t'ju ndryshojë mendimet. Para këtij ushtrimi mund të jeni të përqëndruar në atë që nuk keni, në ankesat dhe në problemet që keni.
Kur ta bëni këtë ushtrim, do të filloni të shkoni në një drejtim tjetër, do të filloni të ndjeheni mirnjohës për gjërat për të cilat ndjeheni mirë.

Sa më mirënjohës të ndjeheni, aq më shumë gjëra të mira do të tërhiqni rreth vetes. Sepse kjo është ndjenja që duhet të keni dhe me të cilën duhet të zgjoheni çdo mëngjes. Mirnjohja është mënyra më e mirë për t'i shtuar gjërat e mira në jetë. Sapo të filloni të ndjeheni ndryshe rreth asaj që keni, dhe jeni mirnjohës, do të filloni të tërhiqni rreth vetes edhe më shumë gjëra të cilat i pëlqeni.

Zoti ka thënë: Nëse falenderoni (tregohuni mirënjohës), Unë (Zoti) do t'jua shtoj...
Kurani 14;7

Një shembull interesant për ligjin e tërheqjes është eksperimenti i realizuar mbi atletët olimpikë i quajtur: " Prova vizuale motorike ".

Gjëja interesante e kësaj prove ishte se u morën atletët olimpik dhe u lidhën me paisjet e sofistikuara. I kërkuana ta bënin garën e tyre vetëm me mendje.

Rezultatet ishin të pabesueshme. Gjatë garës të njejtët muskuj lëvizën në të njejtën sekuencë, ashtu siç do të bënin në të vërtetë.

Si është e mundur kjo?

Mendja s'e dallon nëse po e bëni vërtet garën, apo është thjesht stërvitje. Nëse keni qënë atje me mendje, do të shkoni edhe me trup.

" Kur përfytyroni, atëherë materializoni ".
Denis Uaiti (Psikolog)

Është ndjenja ajo që krijon tërheqjen, jo vetëm imazhi apo mendimi. Shumë njerëz mendojnë se nëse kanë mendime optimiste, ose nëse përfytyrojnë atë që duan kjo mjafton. Por nëse e bëni këtë pa u ndjerë i shpërblyer, pa jetuar një gjëndje gëzimi apo dashurie, nuk e krijoni fuqinë e duhur.

Përcaktoje qartë dhe me fuqi ndjenjën tënde dhe qëndroji besnik dhe i palëkundur asaj.
Kjo ndjenjë dhe ky vizion i brëndshëm, do të fillojë të jetë një dritare e hapur nëpërmjet së cilës fuqia e universit do të fillojë të shprehet tek ju.

" Se çfarë është kjo fuqi s'e di, di vetëm që ajo ekziston." B. Hill

Detya jonë nuk është të kuptojmë "si "- në, ajo do të dalë nga përkushtimi dhe besimi tek realizimi i saj. Ju do të doni ta bëni çdo ditë, por është kontradiktore fakti që kjo mund t'ju duket si një detyrë. Gjëja më e rëndësishme për sekretin është të ndjeheni mirë. Ju doni të ndjeheni i gëzuar nga ky proçes, doni të jeni në humor të mirë, të lumtur dhe në harmoni sa më shumë të jetë e mundur.

Ndryshimi i vetëm mes njerëzve që jetojnë në magjinë e jetës dhe atyre që nuk jetojnë kështu, është se njerëzit që jetojnë me magjinë e jetës kanë krijuar një manual jetese. Ata janë mësuar duke përdorur "ligjin e tërheqjes" dhe atyre u ndodhin gjëra magjike kudo që të shkojnë. Sepse ata kujtohen ta përdorin sekreti, dhe e përdorin atë gjatë gjithë kohës.

Disa njerëz e përdorin për pak kohë dhe janë të aftë, ata thonë; "jam i entuziazmuar, tani e mësova dhe do ta ndryshoj jetën." Por fillimisht rezultatet nuk duken në horizont, dhe sapo shfaqen rezultatet e para sipërfaqësore, dikush duke parë këto pak rezultate mund të thotë: " Kjo nuk bën " dhe e dini se ç'thotë universi ?

" Dëshira jote është urdhër për mua." Rezultatet ikin dhe gjëndja rikthehet si më parë. Bëni pak durim në mënyrë që të keni rezultate të plota.

" Imagjinata është gjithçka, parashikim i tërheqjeve të ardhshme." A. Ajnshtajn

Vendosni se çfarë do të dëshironit. Besoni se mund ta keni, besoni se e meritoni, besoni se është e mundur për ju. Pastaj mbyllni sytë çdo ditë për disa minuta, dhe përfytyrojeni atë sikur e keni.
Dilni nga kjo dhe përqëndrohuni te gjërat për të cilat jeni mirnjohës dhe falenderojeni Zotin për këto mirësi, gëzohuni, pastaj jetoni ditën tuaj. Transmetojani këtë mesazh në univers dhe rezultatet do të vijnë.

" Çfarëdo që të sajojë mendja e njeriut, muud ta arrijë atë." W. Klementston

Duhet t'i vini vetes një qëllim aq të madh sa që po ta arrinit do t'ju trulloste. Edhepse ju nuk shihni para jush asnjë mundësi, asnjë strategji, deklarojeni atë dhe besoni tek realizimi i saj, bëni sikur tashmë është e vërtetë dhe lëshojeni në univers, përfytyroni sikur qëllimi është arritur, dhe kjo do të ndodhë më pas. Ky sinjal i fuqishëm do të tërheqë pranë jush njerëzit, rrethanat, paratë, biznesin… suksesin tuaj.

Shumica e njerëzve duan të çlirohen nga borxhet, por kjo do t'ju mbajë me borxhe përgjithmonë.
Do tërhiqni atë që keni në mëndje.

Ju do të thoni: " Po mendoja të çlirohesha nga borxhet ". Nuk ka rëndësi nëse keni thënë "çlirim" apo "hyrje në borxhe". Nëse keni në mëndje borxhe, borxhe do të tërhiqni. Ankesat tuaja do tjua shtojnë problemin edhe më shumë.

Kur ju përqëndroheni tek mungesat, te gjërat që s'i keni, ankoheni për to në familje apo diskutoni për to me miqtë tuaj, në fakt s'do t'ja dilni kurrë, sepse filloni të tërhiqni më shumë nga ato që s'keni

Nëse doni bollëk dhe prosperitet atëhere përqëndrouni tek ato që doni.
P.sh nëse jeni mësuar me idenë: "Duhet punuar shumë për të fituar ca para", atëherë zëvendësojeni këtë me: "Paraja vjen lehtë dhe shpesh" pavarësisht se mendje juaj mund t'ju thotë: "Gënjeshtar, s'është e vërtetë".

Fillimisht në mëndjen tuaj do të fillojë të ndodh një "lojë tenisi" ndërmjet jush dhe mëndjes tuaj deri sa të triumfoni, dhe ideja e re të instalohet në mëndjen tuaj.

Shumë njerëz fitojnë shumë para, por rrethanat dhe lidhjet e tyre ta shpifin. Kjo s'është pasuri e vërtetë, mund t'i shkoni prapa parasë dhe të bëheni i pasur, por kjo nuk ju siguron atë që doni. Nuk po themi se paraja s'është pjesë e pasurisë, por ajo është vetëm njëra nga pjesët.

Ka dhe njerëz të tjerë që janë shpirtëror, por ata janë të sëmurë dhe trokë gjithmonë. Dhe as kjo s'është pasuri e plotë. Jeta supozohet që të jetë e bollshme në të gjitha fushat. Pasuria, shëndeti, puna apo njeriu që duam, nuk na sigurojnë gjithmonë lumturi. Sa e sa njerëz i kanë këto, por atyre i mungon lumturia. Por pse ndodh kjo ?

Kjo sepse nuk dijmë se ç'duhet të kërkojmë.

Pasuria e vërtetë është ajo që bashkon gëzimin, lumturinë e brëndshme me pasurinë dhe bollëkun e jashtëm. Duhet kuptuar se gjëndja e brëndshme është më e rëndësishme se e jashtmia, por të dyja janë të nevojshme dhe se balanca ndërmjet tyre sjell lumturinë e vërtetë dhe të qëndrueshme.

Në lidhjet me njerëzit dhe marrëdhëniet me ta, një pikë e rëndësishme është që ju të kuptoni veten.
Si prisni që dikush tjetër ta pëlqejë shoqërinë me ju, kur ju nuk e pëlqeni atë as vetë ?
A e trajtoni ju veten siç pëlqeni t'ju trajtojnë të tjerët ?

Ju bëni zgjidhje për veten tuaj, s'duhet të mendoni për tjetrin: " Ju më jeni borxhli, duhet të më jepni më tepër ".

Jepini më shumë vetes, gjeni kohë për t'i dhënë vetes që ta mbushni veten deri në limit, që të keni më bollëk dhe të merrni më tepër.

Atë që mendoni për veten, atë do ta tërhiqni.
Po të doni veten, do të doni edhe të tjerët.

Në lidhjet me njerëzit, ne jemi mësuar të ankohemi për të tjerët. Përqëndrohemi gjithmonë te tjetri, kjo është gabimi. Që një lidhje të funksionojë duhet të përqëndroheni tek gjërat që ju pëlqejnë tek tjetri.

Kur të përqëndrohemi te gjërat që na pëlqejnë, ato do të shtohen. Gëzimi juaj gjëndet brënda jush, përdoreni.

Ndikimi i mendimeve tona.

Është e rëndësishme të dimë që trupi ynë është produkt i mendimeve tona. Mjeksia shkencore po fillon të kuptojë se deri në ç'gradë natyra e mendimeve dhe emocioneve përcakton substancën fizike, strukturën dhe funksionin e trupave tanë.

Në artin kurativ njihet efekti "plasibo".
Supozohet që "plasibo" të jetë diçka që s'jep efekt në trup. Si p.sh një tabletë sheqeri, apo diçka tjetër.

I thoni pacjentit se ky ilaç ka një efekt të caktuar dhe ndodh që "plasibo" të japë atë efekt, madje edhe më tepër sesa mjekimi specifik për atë sëmundje. Është zbuluar që mëndja njerëzore është faktori më i madh në artet kurative, ndonjëherë më shumë se mjekimet.

Por kjo s'do të thotë se duhet ta mohoni mjekësinë, pasi format e shërimit janë të shumëllojshme. Çdo formë shërimi e ka një vend, dhe efektet e saj mund të janë provuar.

Ka me mijra diagnoza dhe sëmundje. Ato janë pika e dobët, janë rezultati i një gjëje, stresit. Kur i vini shumë presion zinxhirit, i vini shumë stres sistemit dhe njëra nga hallkat këputet, kjo ndodh edhe tek njeriu.

Filozofia jonë krijon sëmundje, për të na treguar se kemi një perspektivë të çekujlibruar që nuk ndiejmë dashuri dhe nuk jemi mirënjohës. Pra nuk tregohemi falenderues për mirësitë që kemi, por përqëndrohemi te e keqja dhe i harrojmë të mirat që na rrethojnë.

Kur një njeri shfaq simtoma sëmundjeje, ai mund t'i largojë këto me forcën e besimit dhe mendimet e tij pozitive. Ne kemi brenda vetes një program themelor, quhet vetëshërimi. Nëse ke një plagë, ajo mund të mbyllet. Po pate një infeksion bakterial, sistemi imunitar vepron dhe mund ta eliminojë atë. Sistemi imunitar është krijuar që trupi të shërojë vetveten.

Sëmundja nuk mund të jetojë në një trup që është në gjëndje të shëndetshme emocionale. Trupi juaj hedh me miliona qeliza çdo sekondë dhe krijon me mijra të tjera. Disa pjesë të trupit tonë zëvendësohen çdo ditë, pjesë të tjerat duan disa muaj, të tjerat disa vite. Por brenda pak vitesh do të keni një trup krejt të ri.

Nëse keni një sëmundje dhe po përqëndroheni te ajo duke i folur njerëzve për të, në fakt do të krijoni më shumë qeliza të asaj sëmundje. Përfytyrojeni veten duke jetuar në një trup shumë të shëndetshëm dhe lëreni doktorin të merret me të.

Kur një njeri përqëndrohet tek ajo që s'shkon mirë dhe tek simtomat e saj, do t'i përshpejtojë ato. Shërimi s'do të vijë deri sa ta zhvendosë mendimin e tij nga të qënit i sëmurë në të qënit i shëndetshëm, sepse ky është ligji i tërheqjes.

Mendimet më të lumtura të çojnë tek një biokimi më e lumtur. Një trup më i lumtur është më i shëndetshëm. Mendimet negative dhe stresi janë vërtetuar se përkeqësojnë trupin dhe funksionet natyrore të tij. Janë mendimet dhe emocionet tona ato që rimblidhen, riorganizohen dhe ndikojnë në rikrijimin e vazhdueshëm të trupit tonë.

Hiqeni stresin fiziologjik nga trupi dhe trupi do të bëjë atë që ka për detyrë, do ta shërojë veten, Zoti ka krijuar në trupin tonë sistemin imunitar i cili reagon ndaj çdo sëmundje. Kanë ndodhur çudira me këtë, janë shëruar sëmundje të rënda që nuk mendohej se mund të shëroheshin. Forca e besimi tuaj ju ndihmon të shëroheni. Njeriu shëndrohet në atë për të cilën mendon. Mendoni shërimin dhe ai do t'ju vijë.

Njerëzit kanë një tendencë, për t'i parë gjërat që duan, dhe thonë: " Po ajo më pëlqen, atë e dua ". Por ata shohin edhe gjërat që nuk i duan dhe i japin po aq energji, në mos edhe më shumë, me idenë se mund ta vulosin këtë, ta eleminojnë, dhe ta harrojnë.

Në shoqërinë tonë ne jemi të kënaqur me luftën kundër çdo sëmundjeje të rëndë, kunder luftrave dhe çdo fenomeni që nuk e duam. Gjërat në të cilat përqëndrohemi bëhen realitet.

Nëse jemi shumë të nevrikosur për një luftë që po vazhdon, konflikt apo vuajtje, po i shtojmë energji edhe më tepër asaj. Kjo krijon vetëm rezistencë.
Një shprehje e urtë thotë: "Asaj që i reziston, ajo insiston të ndodhë edhe më shumë." S'ka kuptim që t'i japim të gjithë energjitë tona problemeve tona.

Veproni ndryshe.
Nëse jeni kundër luftës atëherë ju jeni pro paqes.

Nëse jeni kundër urisë atëherë jeni pro njerëzve që të kenë më shumë për të ngrënë. Nëse jeni kundër një politikani të caktuar, atëherë jeni pro një kundërshtarit të tij politik. Pra përqëndrojini energjitë tuaja në drejtimin pazitiv të gjërave.

Shpesh zgjedhjet favorizojnë personin që njerëzit kundërshtojnët më shumë, kjo sepse ai po merr gjithë energjinë dhe vëmendjen e duhur.

Duhet të përqëndroheni tek ajo që doni, jo tek ajo që s'doni sepse kjo ju jep mundësi të thoni: ''Këtë e dua". Kur zëri dhe shikimi përbrenda bëhen më të thellë, më të qartë e më tingëllues se opinionet jashtë, e keni nën kontroll jetën tuaj.

Mësohuni të jeni i qetë, ta hiqni vëmëndjen nga ajo që nuk doni, dhe nga ngarkesat emocionale rreth saj. Përqëndrojeni vëmëndjen tek ajo që doni të përjetoni. Energjia rrjedh aty ku shkon vëmëndja. Nuk ndryshohet e keqja duke u përqëndruar tek ajo vetë, por tek e kundërta e saj, tek e mira.

Nëse të gjithë e përdorin sekretin nuk do të mbaronin të mirat ?

E bukura e sekretit të madh është se ka për të gjithë. Ekziston një gënjeshtër që vepron si virus në mendjen e njerëzve. Dhe kjo gënjeshtër është që s'ka për të gjithë, ka mungesë, kufizim dhe s'ka mjaftueshëm.

Zoti, Pronari i vërtetë i universit, është plot begati dhe mirësi. Ai ia dhuron mirësitë e Tij atij që dëshiron dhe begatitë nuk pakësohen kur i jep.

Gënjeshtra e pakësimit i bën njerëzit të mendojnë për frikë, zili e kopraci, dhe këto mendime bëhen përvoja e tyre. Pra bota ka pirë një pilulë makthi.

E vërteta është se ka më shumë të mira, ka më shumë ide krijuese, më shumë fuqi, më shumë dashuri, më shumë gëzim dhe e gjithë kjo fillon të vijë te një mëndje që e njeh natyrën e vërtetë.

Çdo mësues i madh që ka ardhur në këtë botë, na ka mësuar se Zoti e ka bërë të bollshme këtë botë dhe furnizimet e Tij janë të pashtershme per atë që i kërkon, por kjo varet nga forca e besimit tonë.

Kështu që kur mendojmë se burimet po shterojnë, gjejmë burime të reja për të arritur të njejtat gjëra. Edhepse themi se na mungon diçka, kjo ndodh sepse s'e hapim mendjen tonë për të parë çfarë kemi rrotull.

Kur të gjithë të jetojnë të drejtuar nga zemra, dhe në ndjekjen e asaj që duan, nuk kërkojnë të njejtat gjëra, kjo është bukuria e kësaj. Ne nuk duam të gjithë gjërat e mëdhaja, nuk duam të njejtin njeri, nuk duam të njejtën përvojë dhe të njejtat rroba, ne nuk duam të gjithë... thojeni ju.

Ka mjaftueshëm për të gjithë, nëse e besoni, nëse e fshihni, nëse veproni nëpërmjet tij do t'ju shfaqet, kjo është e vërteta.

Gjithçka që doni, hareja, gëzimi, dashuria, bollëku, prosperiteti është aty dhe është gati duke pritur që ta kapni. Duhet të jeni të uritur për të, duhet ta doni, duhet të keni qëllime, Kur keni qëllime dhe keni pasion për atë që doni, do t'ju vijë ajo që keni dashur.

Këtu qëndron edhe sekreti i lutjes tek religjonet, forca e besimit në realizimi e saj krijon energjinë e duhur dhe bën që ajo të realizohet, ndërsa dyshimi e ndërpret realizimin e saj.

Njihini gjërat e mrekullueshme rreth jush dhe bekojini ato. Nga ana tjetër për gjërat që s'po funksionojnë ashtu siç doni ju, mos harxhoni energji duke u ankuar apo duke fajsuar, përqafoni çdo gjë që doni dhe do të keni më tepër nga ato.

Ne dhe universi.

Nëse shikoni dorën tuaj, ajo ju duket e fortë, por nuk është e tillë. Nëse e merrni dhe e vendosni nën një mikroskop të përshtatshëm do të shikoni një masë energjie që dridhet. Gjithçka është e bërë nga e njëjta gjë, qoftë dora juaj, oqeani ose dhe një yll.

Gjithçka është energji. Për ta kuptuar më mirë: kemi universin, galaktikën, planetin dhe individët. Pastaj brenda nesh sistemet organike, qelizat, atomet dhe brenda atomit energji. Pra ka shumë nivele që mund të flasim, por gjithçka në univers është energji po të zbërthehet.

Pavarësisht se në ç'qytet jetoni, ju keni energji të mjaftueshme në trupin tuaj, një fuqi që mjafton për të ndriçuar qytetin tuaj për gati një javë.

Shumica e njerëzve e përkufizojnë veten nga ky trup i kufizuar. Kjo është gabim, ju s'jeni trup i kufizuar, edhe në një mikroskop jeni fushë energjie. Nëse mendoni se jeni veshje mishi që vini rrotull e keni gabim, jeni fushë energjie që vepron në një fushë më të madhe energjie. E gjithë fuqia vjen nga brënda prandaj ne mund ta kontollojmë atë.

Historitë e njerëzve janë të mbushura plot me ngjarje të mos-suksesit dhe problemeve të ndryshme. Kjo është histori e kujtdo nga ju, kudo që të ndodheni. Pyetja është se çfarë do të bëni tani, çfarë do të zgjedhësh tani ?

Sepse, ose do të përqëndrohuni te këto gjëra, ose te ato që dëshironi. Kur njerëzit fillojnë të përqëndrohen tek ajo që duan, ajo që s'duan zhduket. Njëra pjesë zgjerohet, tjetra zhduket.

E bukura e ligjit të tërheqjes është se ju mund t'ja filloni aty ku jeni. Mund të filloni të mendoni metëvërtetë dhe të gjeneroni një ton harmonik dhe të lumtur dhe universi do të fillojë t'i përgjigjet kësaj. Duhet të besoni se në univers ka bollëk, duhet të besoni se gjithçka shkon mirë për ty, ose duhet të besoni se nuk po plakeni por po rinoheni...

Dikush mund të mendojë: "Shumë e bukur por nuk e bëj dot", ose "Ai nuk do të më lërë ta bëj", "Nuk kam paratë e mjaftueshme për ta bërë", ose nuk e nuk e nuk… por çdo "nuk" është një krijim.

Kur mendoni për veten se mund ta bëni ose jo diçka, në të dy rastet keni të drejtë. Çdo gjë që ju bën të ndjeheni mirë, do të tërheqë edhe më shumë gjëra të mira.

" Ndiqni lumturinë tuaj, dhe universi do t'jua hapë dyert aty ku ka patur vetëm mure." J. Kenpbell

Kur ndiqni lumturinë tuaj, jetoni në një hapsirë konstante gëzimi. Ju i hapeni bollëkut të universit. Jeni të entuzjazmuar ta ndani jetën me ata që doni. Dhe entuzjazmi, pasioni, lumturia juaj bëhen ngjitës. Do jetoni në një realitet të ndryshm, në një jetë të ndryshme.

Dhe njerëzit do t'ju shohin e do të thonë: " Çfarë bën ti ndryshe nga unë. ", e vetmja gjë që ti bën ndryshe është se ti punon me sekretit. Atëherë mund të bësh e të kesh gjëra që dikur mendoje se ishin të pamundura.

Tani ne po hyjmë në një epokë të re, ku kufiri i fundit nuk është hapsira, por do të jetë mëndja. Shohim një të ardhme me potencial të pakufizuar, e mundësi të pakufizuara. Ne po përdorim jo më shumë se 5% të mëndjes njerëzore. Dhe 100% e potencialit njerëzor është rezultati i shkollimi të duhur. Imagjinoni një botë ku njerëzit do të përdornin të gjithë potencialin e tyre mendor dhe emocjonal se sa e ndryshme do të ishte bota…

Njeriu është një qënie komplekse. Brenda tij fshihen energji dhe mistere ende të.pa zbuluara.
Njëri prej tyre është ky ligj që sapo shtjelluam.

Tani ju e keni forcën e duhur për t'i ndryshuar gjërat në drejtimin e duhur. Kapeni timonin e anijes dhe drejtojeni atë aty ku duhet dhe mos lejoni erën dallgët t'i japin drejtim anijes suaj. Bëhuni ju drejtues të jetës suaj dhe mos ja lini atë në dorë rastësisë. Ju mund t'i jepni jetës drejtimin që dëshironi, zgjidheni vetë...

Burimi / Marrë dhe përshtatur nga dokumentari me të njëjtin titull nga explorer channal.
©Erikson


Edituar për herë të fundit nga erikson në 14.01.11 15:42, edituar 2 herë gjithsej
Erikson
Erikson

Nuk them se kam gjetur te verteten, por me te vertet se kjo qe kam nuk di....


30


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Pershendetje

Mesazh  Erikson 24.11.09 23:31

Per sa i perket materialeve shtese, ka nje artikull me titull "A mund te behet njeriu miliarder vetem me mendime? " nga autori Daut Demaku... e ke ketu ne forum tek SPIRITUALITET teper interesant, ndersa ne lidhje me besimin ne Zot duhet te kuptosh diçka se Zoti e ka lidhur realizimin e gjerave me shkaqe te ndryshme, qofshin ato te mira apo te keqia dhe asgje nuk del jashte pushtetit dhe percaktimeve te Tij. Eshte normale qe ky material mund te keqkuptohet prej njerezve por kjo varet nga dijet dhe besimi i secilit... pa tjeter qe mbeshtetja tek Zoti eshte zgjidhja me e drejte....
Erikson
Erikson

Nuk them se kam gjetur te verteten, por me te vertet se kjo qe kam nuk di....


30


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Filmi Sekreti

Mesazh  Elizza 12.04.10 21:36

"Sekreti" - Çelësi për ndryshim personal, zgjim shpirtëror dhe shëndet


Gjithkush dëshiron të jetë i lumtur, qoft fëmijë apo i rritur.

Filmi "Sekreti" i Rhonda Byme futi një panel të filozofëve, vizionarëve, shkencëtarëve dhe sipërmarrësve të cilët mësojnë bazat e Sekretit për krijimin e realitetit personal e të dikujt tjetër.

Çfarë është Sekreti?

Këto mësime datojnë qysh nga Babilonia e lashtë, Mesopotamia dhe Egjipti, fillimisht të fshehura nga autorët të cilët kishin frikë se do të akuzoheshin për blasfemi apo do t'i nënshtrohen torturës apo vdekjes për besimet e tyre. Këto mësime janë "zbuluar" në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë nga mendimtarët, të cilët e studiuan këtë urtësi të lashtë dhe e sollën atë për masën. Bota e sotme moderne beson më shumë se kurrë në liri individuale.

Koncepti më i thjeshtë dhe akoma më i vështiri për ta kuptuar i "Sekretit" është që: lumturia është një e drejtë e dhënë me lindjen. Gjithkush mund të krijojë pasuri, shëndet, dashuri dhe bollëk, sipas "Sekretit", sepse ne jemi krijuesit e realiteteve tona. Ne kemi krijuar çdo gjë, e mirë, e keqe, e bukur dhe e shëmtuar. Kjo është arsyeja pse duhet të mësojmë të përdorim "Sekretin" saktë.

Si funksionon Ligji i Tërheqjes?

Gjithqka është energji, mendimet dhe ndjenjat janë energji, energjia tërheq energji.

Sa më shumë që ndjeni diqka dhe sa më shumë që mendoni për të, aq më shpesh do ta tërhiqni atë: pozitive apo negative. Me apo pa dashje qkado që mendoni dhe ndjeni momentalisht krijon të ardhmen tuaj.

Koncepti i lashtë i njohurive Kabale "Bitachon" na tregon se si ne mund të përdorim sekrete për ta realizuar si duam jetën tonë. Bitachon mëson se gjithësia është e gjallë; asgjë nuk i mungon dhe e përsosur në të gjitha mënyrat. Kur ne të jetojmë në këtë mënyrë të lumtur, ne mund të krijojmë veten në çdo moment.

Kërkimi i lumturisë nuk është diqka e re. E reja është rizbulimi i Ligjit Universal të Tërheqjes, real aq sa edhe Ligji i Gravitetit. Ligji i Tërheqjes drejton qdo gjë prej nesh, të ndërgjegjshme e të pandërgjegjshme.

Treguesit e Sekretit pohojnë se: "mendimet dhe ndjenjat kanë një frekuencë dhe dërgojnë jashtë një sinjal magnetik. Qfardo që ju mendoni është ajo që krijon të ardhmen tuaj. Realiteti juaj i tanishëm është rezultat i mendimeve në të kaluarën. Ligji i tërheqjes është gjithmonë në veprim."

Si një terapist shpirtëror, pyetja e parë që duhet bërë është: "Çfarë dua unë?"...Shumica përgjigjen: "Dua të jem i lumtur". Përgjigjëja zakonisht bëhet në mënyrë jo bindëse.
Për t'i bërë gjërat më tronditëse, shumica e individëve kanë përvojë në lloje të ndryshme të praktikave shpirtërore dhe psikologjike. Disa e kanë lexuar Louise San, Wayne Dyer, Deepak Chopra, Marion Williamson etj. Megjithatë, vetëm lumturia "e vërtetë" i shpëton ata.

Disa njerëz besojnë se: "Nëse unë vetëm mendoj pozitivisht, i përsëris pohimet pozitive dhe gjërat e mira thjesht do të ndodhin" Ligji i tërheqjes do të më strehojë mua. Mirëpo, intelekti dhe imagjinata pa ndjenja nuk do të kenë fuqinë e manifestimit.

Njëra ndër prezantuest e "Sekretit", Lisa Nichols thotë se Ligji i Tërheqjes është një proces 3 hapsh:

KERKO, BESO, MERR

Më pas Joe Vitale thekson se ka të paktën dy gjëra shumë të fuqishme që sjellin sukses: "Vizualizimi dhe Mirënjohja". Megjithatë këto janë prezantuar si të ndara nga procesi '3-hapsh '. Sipas tij më vonë u bë e qartë se:

Ligji i Tërheqjes është në fakt një proces katër hapësh!

KERKO, BESO, MERR, FALENDERO!
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Re: Sekreti i Jetës

Mesazh  arial4356 29.06.10 20:43

Mesa kam kuptuar une per kete ceshtje eshtw dhe nje liber tek libraria "11 ligjet e harruara" nga Bob Proctor.
arial4356
arial4356

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Re: Sekreti i Jetës

Mesazh  yasmin 06.01.11 1:18

Te them te drejten, librin "sekreti i jetes" e kam marrur ne duar per ta lexuar para dy vitesh...E mora me shume deshire per ta lexuar,sepse ma sugjeroi nje mik i mire i imi,por teksa e lexoja,nuk po gjeja ate qe kerkoj zakonisht nga nje liber,dhe kaq i merzitshem mu duk sa e lashe pa e lexuar deri ne fund,ma merrte mendja se as nga fundi nuk do ishte interesant si liber...Sinqerisht,nuk e quaj as liber,duke u nisur nga respekti i madh qe kam per ata qe jane vertete libra....Pse e them kete?

Po ua tregoj me nje rast konkret jetesor;ky liber ishte libri i preferuar i nje mikut tim shume te dashur per mua,vendosa ta lexoj dhe kur e takoj kete mikun tim,ai menjehere me pyet : " a te pelqeu libri"?- ia ktheva keshtu: "mos te te vije keq,por eshte libri me i merzitshem qe me ka rene ne duar,thjesht per arsyen se kur nisem te lexoj nje liber,pres te kerkoj vete peregjigjet,pres qe nje liber te me beje te mendoje thelle,te me ndihmoje te kem nje proces te te menduarit dhe te vepruarit vetjak, dhe jo te me paraqese gjera te gatshme,sikur te kem ne duar nje manual te nje instruktori qe te me tregoje se si te mendoj e te veproj...

Sinqerisht me dukeshin qesharake disa "keshilla" te gatshme qe te jepte Rhonda ne lidhje me disa aspekte jetesore...Psh:kur thoshte qe nese deshiron te besh nje udhetim por nuk ke mundesi,gjss pergatit valixhet dhe keshtu pa e kuptuar do te vije mundesia qe ta besh udhetimin....Tjeter qe me beri pershtypje;ishte nje rast ku tregonte qe nje femer beqare nuk po e gjente dashurine e jetes sepse ajo kur flinte,flinte ne mes te krevatit duke mos i lene vend ne te ardhmen qe te kishte prane krevatit burrin e ardhshem,dhe ja cila ishte zgjidhja:ajo vendosi te mos fleje me ne mes te shtratit,por ne nje cep te tij duke i lene vend edhe burrit imagjinar,po ashtu vepronte edhe kur ulej te ushqehej, ne tavoline vendoste edhe nje pjate tjeter sikur me te ishte edhe burri imagjinar....duke vepruar keshtu,ajo e gjeti me te vertete,u takua me burrin e saj te ardhshem dhe jetuan te lumtur...
E si kjo perralla ka plot....sidomos ajo keshilla qe sugjeron se si te jesh i pasur,ku thote qe te shtiremi se kemi para,dhe keshtu do jemi vertete te pasur....

Po ku ka njeri te varfer qe nuk do donte te kete para, sa per te pasur nje jetese te mire,dhe nese ai shtiret se ka para nuk do te thote se doli nga mjerimi i kafshates.....Rhonda e te tjere si ajo,nuk kane si ta dine kete,sepse nuk kane jetuar ndonjehere ne "afriken e mjerimit",apo ne vendet e tjera te "botes se trete", ku te kesh para eshte nje enderr qe as nuk ia lejojne vetes,e lere pastaj te shtiresh sikur ke para.....Kjo me ngjan me nje loje kur isha e vogel,qe luaja me shoqet e mia,i thonim njera-tjetres "hajde lozim shpiash",ku benim sikur ishim zonja shtepie....e kuptuam qe ishte thjesht nje loje e bukur kjo e te shtirurit,atehere kur filluam te rriteshim dhe te shihnim si ishte realiteti....

Sekreti i jetes,eshte unik tek cdo jete njerezore,cdo njeri duhet ta kerkoje dhe ta gjeje sipas menyres se tij.....Nuk arrihet lumturia e jetes ne menyre aq te thate,sic thuhet tek ky "liber",nuk ka formula universale te lumturise jetesore....Lumturia nuk arrihet duke genjyer veten se je i lumtur,se po te ishte keshtu,te gjithe do ishim te lumtur,nisur nga fakti se sa shume na pelqen te genjejme veten....Nuk ka njeri qe nuk do te jete i lumtur,sepse insitkti jetesor eshte kaq i forte tek ne,sa qe ne gjithmone kerkojme te jemi te lumtur,por ama sipas menyres se secilit...Dicka qe e ben yasmin te lumtur nuk do te thote se e ben edhe nje njeri tjeter....

"Shpirti i njeriut ka kurdohere prirje te besoje ne mrekullite. Sado ngushte qe te biem dhe sado i madh te jete rreziku,thelle ne shpirtin tone ndrit nje rreze shprese" (Viktor Hygo/njeriu qe qesh)

Mendoj se Rhonda Byme nuk e ka gjetur per vete sekretin e jetes,sepse po ta gjente do e kuptonte se ka gjetur vetem sekretin qe i perket vetem jetes se saj,dhe jo sekretin e jetes tone...

Sekretin e jetes se vet, duhet ta gjeje secili prej nesh vete,duke pasur besim se do ta gjeje,sepse ashtu sic thoshte Virgjili "ata do ta bejne sepse besojne se do ta bejne"
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Re: Sekreti i Jetës

Mesazh  Idlir 08.01.11 13:08

E pranoj plotesisht dhe pa medyshje Ligjin e Terheqies; per kete kam aresye teorike dhe praktike. Teorike po i quaj ato aresye qe kane te bejne me mbeshtetjen e Ligjit te Terheqies, ne menyre te drejtperdrejte apo te tertthorte, pre autoreve me besueshmeri te larte. Praktike quaj zbatimin e Ligjit te Terheqies ne praktiken time jetesore. Eshte nje gje shume e mire qe u hodh per publikun e gjere, pamavaresisht se me shume vonese.

Vertet qe njerezit, duke qene qenie individuale, me karakteristika e tipare diferencuese (prej njeri-tjetrit), kane edhe rruge apo metoda relativisht te ndryshme per te vepruar ne jete, por, sidoqofte, pjesa bazale eshte e perbashket, pasi te gjithe i perkasin te njejtit lloj: Njeriut. Keshtu, ne dallojme psh, ne stilin e te ngrenit (e mbaj pirunin me te majten apo me te djathten), por njejtesohemi ne faktin se pamvaresisht ndryshimeve, individualiteteve, te gjithe duhet te ushqehemi qe te mund te jemi gjalle. Po keshtu, te gjithe kemi: metabolizem, shenja thuajse te njejta kur na ze gripi; gjera e mira na gezojne, te keqiat na merzisin (ndryshojme ne intensitetin e perjetimit sipas temperamentit, forces psiko-shpirterore, edukimit, gjendjes-situative psiko-fizike etj). Te gjithe lindim prej nje mashkulli e nje femre (babai e nena), akti sexual eshte po ai, prej qe s'mahet mend, me ndryshim ne teknika e entensitete, te gjitheve na pelqen e bukura dhe na shqeteson e shemtuara (perjashto rastet e devijimeve psiko-patologjike) etj.

Keshtu, besoj se: Ligji i Terheqies funksionon per te gjithe, ne aspektin e tij bazik, dhe ajo qe eshte e parekomandueshme ne en block, e pa reduktueshme ne recete apo formule. eshte: menyra e vecante e secilit per ta ushtruar sugjestionin apo urdherimin e nderdijes( pavetedijes qe di gjithcka). Pra: urdherimi i nderdijes vepron njelloj pr te gjithe; stili i urdherimit (sipas formimit individual), mund te jete i ndryshem.

Ne shkrimet e mesiperme, vura re se kishte edhe argumente, per fuksionimin e Ligjit te Terheqies, mirepo problemi ndoshta qendron tek "perkufizimi i argumentit". Ne lidhje me kete pike, deheroj te them se, jo te gjitha dukurite mund te jene explicite (me argument racional, apo arsyetim logjik matematik). Kuptimet ndahen ne: explicite dhe implicite; keto te dytat, jane kuptimet qe ndihen, perjetohen apo vetekuptohen (kuptohen intuitivisht, apo vetvetiu). Kuptimet e para i percjell shkenca (kryesisht), te dytat poezia, mistika arti. Sado qe mistika arti poezia jane te pa mbeshtetura ne argumente apo fakte objektive (te experimentueshme), gjithsesi ato existojne madje si avangarde e mendimit dhe zhvillimit njerezor. Kjo tashme, per shkak te pervojes mijera vjecare merret si e mireqene (Shiva e zbuloi muziken dhe vallezimin rreth 7000 vjet perpara, dhe ne e dime se 'cefekt kane ato, pa qene nevoja ti argumentojme vazhdimisht.




Idlir
Idlir

71


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Re: Sekreti i Jetës

Mesazh  Xhemajl 09.01.11 14:39

Nderdija eshte AKUMULATORI kryesor qe e fuqizon (i jep energji)
Ligjit te terheqjes si dhe te gjitha ligjeve te tjera.
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty SEKRETI (LIGJI I TERHEQJES)

Mesazh  arbri1994 08.02.11 0:48

http://www.filmahd.com/the-secret/
Sekreti i Jetës 52529
http://www.filmahd.com/the-secret/
PER TE GJITH ATA QE KAN PASUR DESHIR TA NJOHIN JETEN VYRTYTET E SAJ MENYREN SE SI DUHET JETUAR SHIKONE DOKUMENTARIN MA TE FAMSHUM E SHITUR BOTEROR
VETEM PER JU
perktheu dhe pershtati filmin
Arber.F.Halili
arbri1994
arbri1994

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Re: Sekreti i Jetës

Mesazh  ILIRA 14.02.11 13:07

Eliza une i vleresoj shume shkrimet e tua ne tema te ndryshme mirepo ne to gjej kundershti.
Psh librin " the secret " e kam lexuar edhe une te them te drejten eshte ne kundershtim me teorine tende ne lidhje me shkrimin ne temen "Spiritualiteti art i jeteses"

Mesa kam kuptuar jo se njerezit nuk kane pasur dhe kane endrra sepse nuk mund te mendosh se nje qorr nuk do sy, por si duket "ligji" edhe ky i terheqjes perseri nuk funksionoka njelloj. Megjithate ne ate liber behet fjale vetem per kenaqesi ose lumturi qe i perkasin botes materiale ( para ,pune e mire, bashkeshort/e femije, fame, deri te rinia e perjetshme) te gjitha keto jane iluzionet e kesaj bote apo jo

E gjithe ceshtja qendron te gjetja e balances ndermjet botes materiale dhe shpirterore te pakten ky eshte mendimi im, per kete a mund te na shkruash dicka me shume .

ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Re: Sekreti i Jetës

Mesazh  Elizza 16.02.11 18:52

ILIRA shkruajti:Eliza une i vleresoj shume shkrimet e tua ne tema te ndryshme mirepo ne to gjej kundershti.
Psh librin " the secret " e kam lexuar edhe une te them te drejten eshte ne kundershtim me teorine tende ne lidhje me shkrimin ne temen "Spiritualiteti art i jeteses"

Mesa kam kuptuar jo se njerezit nuk kane pasur dhe kane endrra sepse nuk mund te mendosh se nje qorr nuk do sy, por si duket "ligji" edhe ky i terheqjes perseri nuk funksionoka njelloj. Megjithate ne ate liber behet fjale vetem per kenaqesi ose lumturi qe i perkasin botes materiale ( para ,pune e mire, bashkeshort/e femije, fame, deri te rinia e perjetshme) te gjitha keto jane iluzionet e kesaj bote apo jo

E gjithe ceshtja qendron te gjetja e balances ndermjet botes materiale dhe shpirterore te pakten ky eshte mendimi im, per kete a mund te na shkruash dicka me shume .


Fillimisht, nëse vë përball librin "Sekreti" me temën "Spiritualiteti: arti i jetesës" do të gjeni kundërshti, por nëse mes tyre fusni edhe tema te ngjashme, pak logjikë, pak përvojë dhe shumë kuptueshmëri do të shihni se nuk janë edhe aq në kundërshtim, por janë plotësim i njëra-tjetrës.

Në realitetin, në të cilin jetojmë, vetëm të mendosh pozitivisht, t'i shprehësh dëshirat, të besosh dhe të marrësh nuk është e mjaftueshme për një përmbushje dhe për një lumturi të pa kushte... Cilindo që e pyet sot për jetën që bën, do të thotë se dëshiron të kthehet në udhëkryqin, në të cilin jeta e tij ka zënë të jetë e mërzitshme dhe të nis nga e para. Të gjithë e duam lumturinë, por 'Sekreti' i vetëm nuk mjafton!

Së pari kërkohet realizimi i vetvetës që e arrijmë me anë të spiritualitetit. E kam thënë edhe dikund, po e them prapë, se nuk është më e rëndësishmja të besojmë dhe të bindemi, por të kuptojmë.
Kuptueshmëria nuk arrihet vetëm me njohje dhe mendim analitik (të cilat për njerzit modern janë thelbësore), por mbi të gjitha me meditim... Nëse arrin t’i kalosh kufinjtë e egos, je i gatshëm të bësh gjithçka. Nuk je i detyruar më të mendosh se çka thonë e çka mendojnë të tjerët për ty, se a je brenda kornizave të cilat janë të pranuara nga shoqeria dhe rrethi, nuk je i detytuar të mërzitesh e të zhytesh në depresion nga konfliktet e brendshme, të dëgjosh personazhet brenda vetes, të cilët të mbajnë në një gjendje jashzakonisht të vështirë për ta kontrollouar. Sa përpiqesh të bësh një punë, një zë nga brenda të thotë: "është gabim", tjetri zë të inkurajon, tjetri të qorton, tjetri të jep 'arsyet' e pakuptimta....dhe ngelesh në një konfuzion në të cilin sa bën një hap para, kthehesh dy a tre prapa.

E si ta realizosh një gjë përmes Sekretit, nëse nuk arrin të shuash konfliktin e brendshëm?! Sekreti kërkon të besosh se e more një gjë, të mos dyshosh asnjë fije, por...?! Sapo mendon një dëshirë, ta zëmë që i plotëson të gjitha 'kushtet' që kërkohen sipas 'Sekretit' (sipas të gjitha gjasave deri te realizimi duhet të kalojnë disa ditë më së paku),,,cili prej nesh do të arrij t'i qëndrojë besnik dëshirës së tij pa dyshuar të paktën një herë?!...

Ta kesh në dorë vetëm 'Sekretin', nuk do të thotë ta kesh botën. Para se ta zotrosh botën, duhet ta zotrosh veten. Nëse zotron veten, e kupton se je pjesë e Universit, që je më shumë se mishi e kockat dhe meriton lumturinë vetëm për faktin se ekziston. Kur e kupton se meriton lumturinë, fillon të bësh gjëra në favor të kësaj lumturie dhe fillon të mos gjykosh, fillon të duash dhe ta shihësh bukurinë madje edhe në korbin e zi...
Pastaj gjërat materiale është shumë më lehtë të arrihen.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Pjesë nga libri "SEKRETI"

Mesazh  Valtoni 26.03.11 21:31

"Kur shohim përreth nesh, madje edhe trupin tonë, ajo që shohim është maja e ajsbergut."
Dr.John Hegelin

Mendo për këtë një çast.Shikoje dorën tënde.Ajo duket e fortë, por në të vërtetë nuk është e tillë.Nëse do ta vije nën një mikroskop të përshtatshëm, do të shihje një mase energjie që dridhet.
Bob Proctor

Gjithçka është bërë nga e njëjta substancë, qoftë dora jote, oqeani apo edhe një yll.
John Assaraf

Gjithçka është energji dhe më lejo të të ndihmoj ta kuptosh paksa këtë.Kemi Universin, galaktikën tonë, planetin tonë dhe pastaj janë individët;dhe brenda këtij grupi janë sistemet e organeve, qelizat, molekulat dhe pastaj atomet.Dhe më pas është energjia.Pra, nivelet për të cilat mund të mendosh janë të shumta, por në Univers gjithçka është energji.
Dr.Ben Johnson

Kur zbulova Sekretin, doja të dija opinionet e shkencës dhe të fizikës për sa i përket kësaj njohjeje.Ajo çka zbulova ishte absolutisht mahnitëse.Një prej gjërave më entuziazmuese të të jetuarit në këtë kohë është që zbulimet e fizikës së kuanteve dhe shkencës së re janë në harmoni të plotë me mësimet e Sekretit dhe me ato që mësuesit e mëdhenj kanë ditur gjatë gjithë rrjedhës së historisë.
Në shkollë nuk kam studiuar asnjëherë shkencë apo fizikë, por prapseprapë, kur lexoja libra të ndërlikuar mbi fizikën e kuanteve, i kuptoja në mënyrë të përsosur, sepse doja ti kuptoja.Studimi i fizikës së Kuanteve më ka ndihmuar ta kuptoj më në thellësi Sekretin, në një këndvështrim energjitik.Bindja e shumë njerëzve përforcohet kur ata shohin ndërsjellshmërinë perfekte mes njohjes së Sekretit dhe teorive të shkencës së rë.

Më lejo të shpjegoj se si ti je kulla më e fuqishme e transmetimit në Univers.Thënë me fjalë të thjeshta, gjithë energjia dridhet në një frekuencë.Duke qenë energji, edhe ti dridhesh në një frekuencë që përcaktohet nga ajo çka ti mendon dhe ndien.Të gjitha gjërat që do, janë të bëra nga energjia.Edhe ato dridhen.Gjithçka është energji.
Këtu hyn faktori ‘’ suprizë’’.Kur mendon për atë që do dhe e emeton këtë frekuencë, bën që energjia e asaj çfarë dëshiron të dridhet në atë frekuencë dhe e tërheq drejt Teje!Kur përqendrohesh në atë që dëshiron, ndryshon dridhjen e atomeve të asaj gjëje dhe bën të dridhet drej Teje.Ti je kulla më e fuqishme e transmetimit në Univers, sepse të është dhënë fuqia për ta përqendruar energjinë tënde nëpërmjet mendimeve të tua dhe të ndryshosh dridhjet e gjërave në të cilat je përqendruar, që më pas i tërheq magnetikisht drejt vetes.
Kur i mendon dhe i ndien gjërat e mira që dëshiron, je futur menjëherë në atë frekuencë, e cila më pas bën që të dridhet drejt teje energjia e tyre dhe ato shfaqen në jetën tënde.Ligji i tërheqjes thotë se të ngjashmit të tërheqin të ngjashmit.Ti je një magnet energjie, ndaj dhe energjetizon elektrikisht gjithçka drejt teje, e energjetizon elektrikisht veten drejt gjërave që dëshiron.Qeniet njerëzore e administrojnë energjinë e tyre magnetizuese, sepse askush jashtë tyre nuk mund të mendojë ose të ndiejë për ta; dhe janë mendimet dhe ndjenjat ato që krijojnë frekuencat tona.
Rhonda Byrne

Nga ç`do këndvështrim që ta shohësh, rezultati është gjithmonë i njëjti.Ne jemi Një.Jemi të gjithë të lidhur dhe jemi pjesë e Fushës Energjitike Unike, e Mendjes Supreme Unike, e Vetëdijes Unike ose e Burimit Krijues Unik.Quaje si të duash, por jemi të gjithë Një.
Rhonda Byrne

Nëse tani mendon për ligjin e tërheqjes, i vetëdijshëm që të gjithë ne jemi Një, do të shohësh perfeksionin absolute.
Rhonda Byrne

Do të kuptosh pse mendimet e tua negative për dikë tjetër rikthehen që të dëmtojn vetëm Ty.Jemi Një! Nuk mund të pësosh dëme nëse nuk i thërret ato duke emetuar mendime dhe ndjenja negative.Të është dhënë vullnet i lirë që të zgjedhësh, por kur ushqen mendime negative dhe ke ndjenja negative, e ndan veten nga e Mira Unike dhe Absolute.Mendo për emocionet negative që ekzistojnë dhe do të zbulosh se secili prej tyre bazohet te frika.Këto emocione lindin nga mendime ndarjeje dhe nga të shikuarit e vetes si të ndarë nga të tjerët.
Rhonda Byrne

Konkurrenca është një shembull i ndarjes.Së pari, mendimet e tua mbi konkurrencën vijnë nga një mentalitet mungese, sepse është sikur po thua që ka rezerva të kufizuara.Po thua që nuk ka mjaftueshëm për të gjithë, ndaj duhet të bëjmë konkurrencë e të luftojmë për të marrë gjëra.Kur bën konkurrencë, nuk mund të fitosh kurrë, edhe nëse mendon se ke dale i fituar.Në bazë të ligjit të tërheqjes, kur je në konkurrencë tërheq shumë njerëz e rrethana që hyjnë në konkurrencë me Ty në çdo aspekt të jetës tënde dhe në fund humbet.Jemi të gjithë Një, prandaj kur hyn në konkurrencë, hyn me veten Tënde.Duhet ta heqësh konkurrencën nga mendja dhe ta bësh këtë të fundit krijuese.Përqendrohu tek ëndrrat e tua, të vizionet e tua dhe hiqe konkurrencën nga jeta jote.
Rhonda Byrne

Universi është rezerva Universale dhe furnizuesi i gjithçkaje.Çdo gjë që vjen nga Universi dhe transportohet tek ti nga ligji i tërheqjes nëpërmjet njerëzve, rrethanave dhe ngjarjeve.Konsideroje ligjin e tërheqjes si ligjin e furnizimeve.Është ligji që të lejon të tërheqësh nga rezervat e pafundme.Kur emeton frekuencën e përkryer të asaj që dëshiron, do të tërheqësh njerëzit, rrethanat dhe ngjarjet e përkryera!
Rhonda Byrne

Nuk janë njerëzit ata që të japin gjërat që dëshiron.Nëse i përmbahesh kësaj bindjeje të rreme, do të përjetosh mungesa, sepse e sheh botën e jashtme dhe njerëzit si rezerva.Rezervat e vërteta janë fusha e padukshme, nëse ti e quan atë Univers, Mendja Supreme, Zoti, Inteligjenca Infinite apo çfarëdo tjetër.Sa herë që merr diçka, kujto që e ke tërhequr nëpërmjet ligjit të tërheqjes, duke qenë në frekuencë dhe në harmoni me Rezervën Universale.Inteligjenca Universale, që përhap gjithçka, ka vënë në lëvizje njerëz, rrethana dhe ngjarje, me qëllim që të ta japë ty atë gjë, sepse kështu funksionon ligji.
Rhonda Byrne

Shumë njerëz ndihen sikur janë viktima në jetë dhe shpesh ua hedhin fajin ngjarjeve të kaluara, ndoshta ngaqë janë rritur me një prind abuziv apo në një familje jofunksionale, prandaj papritmas na rezulton që ti nuk je dhe aq unik.
Prindërit e mi ishin të alkoolizuar.Im atë abuzonte me mua.Ime më u divorcua me të kur unë isha gjashtë vjeç… Dua të them, kjo është pothuajse historia e kujtdo në një formë a tjetër.Pyetja shtrohet: çfarë do të bëj tani? Çfarë zgjedh tani?Sepse duhet të përqendrohesh te kjo ose tek ajo që do.Dhe kur njerëzit fillojnë të përqendrohen tek ajo që duan, ajo që duan nuk ikën, ndërkohë që pjesa që duan zgjerohet dhe tjetra zhduket.
Jack Canfield

‘’Një person që e përqendron mendjen në anën e errët të jetës, që i përjeton herë pas here fatkeqësitë dhe zhgënjimet e së shkuarës, praktikisht lutet për fatkeqësi dhe zhgënjime të ngjashme në të ardhmen.Nëse në të ardhmen tënde nuk do të shohësh gjë tjetër vecse fat të keq, ti po lutesh për një fat të tillë dhe me siguri një fat të tillë do të kesh.’’
Prentice Mulford

Nëse e sheh jetën tënde në retrospektivë dhe përqendrohesh të vështirësitë e së shkuarës, jë duke tërhequr më shumë rrethana të vështira drejt Teje.Çlirohu prej saj, pavarësisht se çfarë është.Bëje për veten.Nëse vazhdon t`i mbash mëri ose të fajësosh dikë për diçka në të shkuarën, je duke i bërë dëm vetëm Vetes.Je i vetmi që mund të krijosh jetën që meriton.Kur të përqendrohesh qëllimisht në atë që do, kur të fillosh të emetosh ndjesi të mira, ligji i tërheqjes do të të përgjigjet.Të duhet vetëm të fillosh;dhe duke e bërë këtë, do t`i hapësh rrugë të lirë magjisë.
Rhonda Byrne

Ti je projektuesi i fatit tënd.Ti je autori.Je ti ai që e shkruan historinë.Stilolapsi është në dorën tënde dhe rezultati është ajoçka zgjedh ti.
Lisa Nichols

E bukura e ligjit të tërheqjes është se mund të fillosh aty ku je, mund të fillosh të formulosh ‘’mendime të vërteta’’ dhe të krijosh brenda vetes një ton harmonie dhe lumturie.Atëherë ligji do të fillojë t`i përgjigjet gjithë kësaj.
Michael Bernard Beckwith

Ndërkaq ti fillon të kesh bindje të ndryshme, si për shembull: ‘’Në Univers ka më se mjaftueshëm.’’ Ose: ‘’Nuk po plakem, po rinohem.’’ Mund ta krijojmë si ta duam, duke përdorur ligjin e tërheqjes.
Dr.Joe Vitale

Dhe mund të çlirohesh nga modelet e trashëguara, kodet kulturore apo bindjet shoqërore dhe të provosh një herë e mirë se fuqia që gjendet brenda teje është më e madhe se ajo që gjendet brenda botës.
Michael Bernard Beckwith

Ti mund të mendosh: ‘’E po, është shumë bukur, por nuk e bëj dot’’.Ose: ‘’Ajo nuk do të më lërë ta bëj!’’ ‘’Ai nuk do të më lërë kurrë ta bëj’’. ‘’Nuk jam aq i fortë për ta bërë.’’ ‘’Nuk jam aq i pasur për ta bërë.’’ ‘’Nuk jam, nuk jam, nuk jam….’’
Çdo ‘’ nuk jam’’ është një krijim!
Dr.Fred Alan Wolf

Është ide e mirë të bëhesh i vetëdijshëm, kur thua ‘’ nuk jam’’ dhe të mendosh se çfarë krijon kur e thua.Ky mësim i fuqishëm i dr.Wolf-it është dokumentuar edhe nga të gjithë mësuesit e mëdhenj, të cilët, ashtu si ai, e dinin fuqinë e fjalëve unë jam.Kur thua ‘’unë jam’’, fjalët që pasojnë tërheqin krijimin me një forcë të madhe, sepse ti po pohon që ky është fakt i kryer.Po e miraton me siguri.Prandaj, menjëherë pasi thua: ‘’Unë jam i lodhur, jam trokë, jam i sëmurë, jam vonë, jam mbipeshë, jam plak,’’ Xhindi thotë: ‘’ Dëshirat e tua janë urdhra për mua’’.
Rhonda Byrne

Duke e ditur këtë, a nuk do të ishte ide e mirë të filloje t`i përdorje në favorin tënd dy fjalët më të fuqishme: UNË JAM? Si thua? ‘’UNË JAM duke marrë çdo gjë të mirë.UNË JAM i lumtur.UNË JAM i pasur.UNË JAM dashuria.UNË JAM gjithmonë në kohë.UNË JAM rinia e përjetshme.UNË JAM plot energji çdo ditë.’’
Rhonda Byrne

Pohimi është ky: ‘’UNË JAM i plotë, i përkryer, i fortë, i fuqishëm, i dashur, i harmonishëm dhe i lumtur.’’
Rhonda Byrne

Nëse kjo të jep përshtypjen se duhet të punosh shumë për ta nxjerrë atë nga e padukshmja në të dukshmen, provo këtë mënyrë të shkurtër:shikoje atë që dëshiron si të ishte fakt absolute.Kjo do të bëjë që ajo që ti dëshiron të realizohet me shpejtësinë e dritës.Në çastin që kërkon, objekti i dëshirave të tua është fakt në fushën shpirtërore Universale dhe ajo fushë është gjithçka që ekziston.Kur perception diçka në mendjen tënde, dije që bëhet fjalë për një fakt dhe që do të realizohet pa dyshim.
Rhonda Byrne

‘’Nuk ka limite se çfarë mund të bëjë ky ligj për ty;guxo të besosh në idealin tënd;mendoje idealin tënd si një fakt tashmë të kryer.’’
Charles Haanel

‘’Si të mendosh që mund ta bësh, ashtu edhe që s`mundesh, në të dyja rastet ke të drejtë.’’
Henry Ford (1863 – 1947)

Nuk ka asnjë dërrasë të zezë në qiell,në të cilën Zoti të ketë shkruar qëllimin dhe misionin tënd në jetë.Nuk ka asnjë dërrasë të zezë në qiell, që të thotë: ‘’Neale Donald Walsch.Një djalë simpatik, i cili ka jetuar në pjesën e parë të shekullit të njëzetenjë, i cili….’’Pastaj një hapësirë bosh.Gjithçka që më duhet për të kuptuar se çfarë bëj këtu, pse jam këtu, është ta gjej atë dërrasë të zezë e të mbuloj e të zbuloj çfarë ka Zoti në mendje për mua.Por dërrasa e zezë nuk ekziston.
Pra, qëllimin tënd e përcakton ti vetë.Misioni yt është misioni që i jep ti vetes.Jeta jote do të jetë si ta krijosh ti dhe askush nuk do ta gjykojë as tani dhe as kurrë.
Je i detyruar ta mbushësh dërrasën e zezë të jetës tënde me gjithçka që dëshiron.Nëse e ke mbushur me plaçka të së shkuarës, fshije.Elimino gjithçka nga e shkuara që nuk të shërben, ji mirënjohës që të ka sjellë në këtë vend tani dhe në një fillim të ri.Ke një dërrasë të pastër dhe mund t`ia nisësh nga e para – këtu, në këtë çast.Gjej gëzimin tënd dhe jetoje!
Neale Donald Walsch

Sekreti është brenda teje.Sa më shumë ta përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje, aq më shumë do ta tërheqësh.Do të arrish në një pikë ku nuk do të kesh më nevojë të praktikosh, sepse ti vetë do të Jesh fuqia, perfeksioni, mençuria, inteligjenca, dashuria dhe gëzimi
Rhonda Byrne

Toka rrotullohet rreth orbitës së saj për Ty.Oqeanet ngrihen dhe ulen për Ty.Zogjtë këndojnë për Ty.Dielli lind dhe perëndon për Ty.Yjet dalin për Ty.Gjithçka është për Ty, çdo që e bukur që sheh, çdo përvojë e mrekullueshme që përjeton.Hidh një sy përreth.Asgjë nga ato që të rrethojnë, nuk mund të ekzistojnë pa Ty.Pavarësisht se çfarë ke menduar se ke qenë, tani e di të Vërtetën se kush je Realisht.Je padroni i Universit.Je trashgimtari i mbretërisë.Je perfeksioni i Jetës.Dhe tani e di Sekretin
Gëzimi qoftë me ty.
Rhonda Byrne

‘’Sekreti është përgjigja mbi gjithçka që ka qenë, gjithçka që është dhe gjithçka që do të jetë.”
Ralph Emerson

Duhet ta gjesh dërrasën e zezë të jetës tënde me të gjitha gjërat që ti dëshiron.
Rhonda Byrne

Gjëja e vetme që duhet të bësh është të ndihesh mirë tani.
Rhonda Byrne

Sa më shumë të përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje, aq më shumë do ta tërheqësh atë.
Rhonda Byrne

Koha për të pranuar madhështinë tënde është tani.
Rhonda Byrne

Jemi në mes të një epoke të lavdishme.Nëse i mënjanojmë mendimet kufizuese, do të përjetojmë madhështinë e vërtetë të njerëzimit në çdo fushë krijimi.
Rhonda Byrne

Bëj çfarë të pëlqen.Nëse nuk e di çfarë të sjell gëzim, bëj pyetjen: ‘’Cfarë më sjell gëzim?’’ Dhe ndërsa i përkushtohesh gëzimit tënd, do të tërheqësh një ortek gjërash të gëzueshme për faktin e thjeshtë që ti rrezaton gëzim.
Rhonda Byrne

Tani që ke mësuar Sekretin, varet nga ti se çfarë do të bësh me të.Çfarëdo të zgjedhësh, është e drejtë.Fuqia është e gjitha e jotja.
Rhonda Byrne


Pjesë nga libri SEKRETI

Nga Valton Bytyqi
Valtoni
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

39


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty sekreti i jetes

Mesazh  Elsavrana 15.07.11 19:16

Eshte nje thenie e vjeter ...Bota fillon me ty o Njeri!
kjo perfshin te gjitha sekretet e gjithesise.
Po kur shkruhet ketu se sekreti te jep para $$$$$ kjo thenie e vlefshme e humbet kuptimin...
Elsavrana
Elsavrana

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Re: Sekreti i Jetës

Mesazh  Albaniaa 15.07.13 12:54

* Buzëqesh shum! Koston e ka zero ndërsa vlerën shum të madhe!
* Bëhu trim! Edhe po nuk qe sillu si i tillë!
* Thrriti njerzit me emrat e tyre të vërtetë!
* Mos i vëre shumë detajet!
* Mos i beso as një herë pamjes së parë!
* Kur t'i japësh borxh shokëve, tregohu largpamës!Mund t'i humbasësh që tëdy!
* Qëndro larg atyre personave që nuk kan çfarë të humbasin!
* Mos i shkëput lidhjet me asnjë njeri!
* Flit fjalë të madhe ,por mbaje atë!
* Mos prit nga jeta që të jetë gjithmon e mëshirshme!
* Bëhu i sjellshëm!
* Falimenderoj sta që të bëjnë një të mirë!
* Kohën dhe fjalët përdori me kujdes!Nuk kthehen mbrapsht!
* Vishu bukur! Njerzit përshtypjen e parë e lejnë me veshjen e tyre!
* Mos vepro nryshe nga këshillat që u jep të tjerve!
* Përfundoje çdo punë që nis!
* Mos ja ndërprit fjalën asnjeriu!
Prite në këmbë ata që të vinë për vizit!
* Përpara se tëvdesësh, siguroji vetes vendin e varrit dhe shko shpesh atje!
* Dysho tek ata persona që thonë shpesh "Un jam njeri i drejtë"!
* Asnjëherë mos e kryj komplet pagesën përpara se të ketë përfunduar puna!
* Asnjëher mos dil të bësh pazapazar kur je i urityr!
* Për veç vdekjes as gjë nuk është aq e rëndësishme sa duket!
* Gjëja për tëcilën kan më shumë nevojë njerzit është ta kuptojnë se i vlerësojnë!
* As një her mos jep dorheqjen nga një punë pa gjetur më parë një punë tjetër!
* Mëso të dëgjosh! Disa raste të volitshme e trokasin vet derën!
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Re: Sekreti i Jetës

Mesazh  Albaniaa 15.07.13 12:56

Shumë nga sunduesit e së shkuarës e kanë ditur "sekretin" dhe e kanë përdorur atë.
Ai është mbajtur larg nga masat, në mënyrë që të kishin pushtet dhe të sundoni më lehtë mbi ta.
Njerëzit që e kanë ditur këtë, kanë qënë figurat më të mëdha historike: Platoni, Shekspiri, Njutoni, Ajnshtajni, Hygoi, Bet'hoveni, Linkolni, Emersoni etj të cilët e kanë ditur dhe e kanë përdorur sekretin. Dhe " sekreti " ka qënë çelësi i suksesit të tyre. Po bëhet fjalë për sekretin i cili të mundëson të kesh çfarëdo që të dëshirosh.
Kjo shpjegon atë që pse një grup i vogël njerëzish kanë patur pushtet dhe ndikim mbi një grup tjetër më të madh, të cilët për nga aftësitë dhe rrethanat mund të kenë qënë të barabartë. Ata dinin diçka, ata kuptuan "sekretin".
Zoti, Krijuesi i gjithësisë, e ka përsour krijmin dhe ka vendosur ligje që veprojnë mbi të. Këto ligje bëjnë të mundur që të mbretërojë rendi, rregulli dhe qëndrueshmëria.
Ne të gjithë punojmë me fuqi të pashtershme, ne të gjithë udhëhiqemi nga të njejtat ligje, kudo që të ndodhemi. Ligjet e universit janë gjithpërfshirëse, ato realizohen njelloj në çdo vend dhe në çdo kohë. Pas kësaj fshihet një sekret, dhe ty po të tregohet.
Sekreti është " LIGJI I TËRHEQJES ", një nga ligjet më të mëdhenj të universit, i cili mbretëron kudo në univers dhe që mundëson harmoni në çdo nivel të krijimit duke filluar që nga galaktikat gjigande, planetet e deri tek atomi dhe kuantet, grimcat me elementare të materies. Çdo nivel ka një bashkëveprim në bazë të këtij të cilin Zoti e vendosi mbi materien.
Mëndja është burimi nga ku lind sekreti. Gjithçka që vjen në jetën tuaj e tërhiqni ju aty, dhe ju e tërhiqni nga virtyti i imazheve që ndodhin në mëndjen tuaj.
Mënyra më e thjeshtë për ta kuptuar këtë është ta mendoni veten si një magnet, dhe ju tërhiqni çdo gjë që mendoni dhe e gjitha kjo përkthehet në tre fjalë të thjeshta: mendimet - bëhen - gjëra.
Mendimet kanë frekuencat e tyre dhe çdo mendim mund të matet sipas frekuencës që ka.
Nëse ju mendoni ose imagjinoni diçka, ai mendim transmeton sinjale magnetike në Ju tërhiqni rreth vetes çdo gjë: njerëzit, punën, rrethanat, shëndetin, pasurinë, borxhin, gëzimin, makinën që ngisni, komunitetin në të cilin jetoni dhe i tërheq pas vetes si magnet. Atë që mendoni e sillni.
Jeta është manifestim fizik i asaj që keni në kokë. Fizika kuantike fillon duke u orientuar nga një zbulim shkencor që thotë se:
" Mëndja i jep formë gjësë që po perceptohet. "
Vetëm atëherë kur ne marrim informacion nëpërmjet pesë shqisave tona për diçka, atëherë ajo fillon të ekziston për ne. Ky është sekreti i materies.
Njerëzit duhet të dinë dy gjëra:
E para, është provuar shkencërisht se një mendim pozitiv është qindra herë më i fuqishëm se një mendim negativ.
E dyta është se falë Zotit ky ligj ka një realizim të vonshëm, që do të thotë se mendimet nuk bëhen menjëherë të vërteta, do të kishte probleme po të ishte kështu. Vonesa në kohë ju shërben. Ju lejon të rivlersoni, të mendoni për atë që doni dhe të bëni një zgjedhje më të lehtë dhe më të përshtatshme.
Shumica jonë tërheqin automatikisht, mendojnë se nuk kanë kontroll mbi asgjë, dhe ndjenjat e tyre i drejton "piloti automatik", pra gjithçka na vjen automatikisht. Nëse e dëgjoni këtë për herë të parë, mund të mendoni që tani do t'ju duhet të kontrolloni çdo mendim tuajin. Për ne është e pamundur të kontrollojmë çdo mendim që kemi.
Kërkuesit thonë që ne kemi rreth 60 000 mendime në ditë. Imagjinoni se sa të lodhur do të ndjeheshim po të kontrollonim të gjitha mendimet që do të na vinin. Por ka një mënyrë më të lehtë për ta bërë këtë, janë ndjenjat tona. hapsirë në vija paralele që më pas rikthehen përsëri tek ju.
Pra nëse ju mendoni për gjëra pozitive, ato gjëra do t'i tërhiqni dhe do t'i merrni, pokështu e njejta gjë ndodh nëse mendoni gjëra negative.
Kur mendoni për gjërat që doni apo që nuk doni, dhe përqëndroheni tek ato me gjithë vëmendjen tuaj, "Ligji i tërheqies" do t'ju sjellë gjithmonë atë që mendoni.
Pra ai varet nga mendimet tuaja.
Gjëja që duhet të dini është se ligji i tërheqjes është gjithmonë në punë, ashtu siç është në punë edhe mëndja juaj. Çfarëdo që të mendoni për të kaluarën, të tashmen apo të ardhmen, ai është gjithmonë në punë dhe do të veprojë.
Nëse ankoheni për diçka, në fakt ju po e përkeqsoni atë edhe më shumë.
Kur përqëndroheni tek diçka me shumë pasion, e bëni atë të ndodhë edhe më shpejt, prandaj përqëndrohuni tek ato gjëra që dëshironi dhe jo tek gjërat që nuk i dëshironi. Nëse jeni pesimistë, ju tërhiqni rreth vetes njerëz dhe rrethana të ngjashme me atë që mendoni, prandaj kujdesuni dhe përqëndrouni vetëm tek ato gjëra që ju pëlqejnë, dhe që do të donit t'i kishit.
Krijimi vazhdon gjithmonë. Sa herë që një individ ka një mendim ose një mënyrë kronike të zgjatur të të menduarit, ai është përfshihet në proçesin e krijimit, diçka do të shfaqet nga ato mendime. Duhet të jeni optimistë në perspektivat dhe orientimet tuaja për të ardhmen, në mënyrë që të tërheqni rreth vetes njerëz, ngjarje dhe rrethana optimiste.
Ju mund ta shihni ligjin e atraksionit kudo.
Por si funksionon kjo tek njeriu?

Njeriu është krijesa më e mrekullueshme në natyrë. Ai shfaq dukshëm madhështinë, urtësinë dhe përkryerien e arkitektit dhe Krijuesit të tij, Zoti të gjithësisë. Ndryshe nga krijesat e tjera, njeriu ka një dhuratë të paçmueshme e cila bën që të ketë diferencë të dukshme ndërmjet tij dhe krijesave të tjera, dhe e bën më superior se ato në shumë aspekte dhe kjo dhuratë është mëndja.Ndjenjat tona na tregojnë se çfarë po mendojmë. Pra mendimet shkaktojnë ndjenja, ajo që po mendojmë po përkthehet në ndjenja.
Emocionet janë një dhuratë e pabesueshme për të na treguar se çfarë po tërheqim pranë vetes.
Kemi dy lloje ndjenjash: të mira dhe të këqija, dhe ju e kuptoni ndryshimin mes tyre sepse të parat ju bëjnë të ndjeheni mirë ndërsa të dytat keq.
Kryesorja është të keni ndjenja të mira dhe ju e dini kur vijnë, sepse ju bëjnë të ndjeheni mirë.
Ato janë: entuziazmi, gëzimi, mirnjohia, dashuria…
Kur përjetoni ndjenja të mira, do tërhiqni rreth vetes ndjenja edhe më të mira, dhe gjëra që ju bëjnë të ndjeheni mirë.
Ndërsa ndjenjat e këqija janë: pikëllimi, faji, inati, zemërimi…
Janë këto ndjenja që të bëjnë të pafuqishëm, ato janë ndjenjat e këqija. Përpiquni t'i largoni ato, përndryshe ato do t'ju shtohen edhe më shumë.
Nëse ndjeheni mirë po krijoni një të ardhme që është në rrugë të mbarë me atë që dëshironi.
Dhe nëse ndjeheni keq po krijoni një të ardhme që s'përputhet me atë që dëshironi. Pra ju do të merrni atë që ndjeni, jo thjeshtë atë që mendoni.
Prandaj njerëzit, si të ngrihen në mëngjes, ashtu u shkon edhe dita. Nëse e fillojnë ditën mbarë, janë të lumtur, me humor të mirë dhe nuk lejojnë që diçka tua ndryshojë humorin, do të tërheqin rreth vetes njerëz dhe rrethana gjithnjë e më të mira.
Po kështu, nëse ndjehn keq, do tërhiqin gjëra edhe më të këqij. Pra mendimet dhe ndjenjat tuaja krijojnë jetën tuaj.

" Krijo universin tënd gjatë rrugës."
Wiston Çërçill

Është e rëndësishme që të ndjeheni mirë, sepse kjo ndjenjë është sinjali që shkon në univers dhe fillon të tërheqë më shumë, nga ai tek ju. Sa më shumë të ndjeheni mirë, aq më shumë do të tërhiqni gjëra që ju ndihmojnë të ndjeheni edhe më mirë dhe ju ngrenë lart e më lart.
Kur ndjeheni keq, e dini që këtë mund ta ndaloni ?
Mendoni diçka të bukur ose diçka që ju e dini më mirë se mund tjua ndryshojë gjendjen. Mendojeni atë dhe mbajeni në kokë dhe mos lini diçka tjetër t'jua largojë këtë. Bllokoni çdo gjë përveç këtij mendimi, dhe patjetër që do të ndjeheni më mirë dhe do ta përmisoni ndjeshëm gjendjen emocionale. Jeta mund të jetë absolutisht fenomenale, dhe ashtu do të jetë, kur të filloni ta përdorni sekretin.

Cila është detyra jonë në procesin e krijimit dhe cila është detyra e universit ?

Le të përdorim një metaforë. Mendoni për Aladinin dhe llambën e tij. Aladini e fërkon llambën dhe del xhindi. Xhindi i thotë gjithmonë një gjë: "Dëshira jote është urdhër për mua."
Merreni këtë metaforë dhe zbatojeni në veten dhe në jetën tuaj. Procesi krijues ka ekzistuar dhe do të ekzistojë edhe në të ardhmen.
Ai përbëhet nga tre hapa:
Hapi i parë është të kërkoni… T'ë përcaktoni se çfarë doni nëpërmjet mendimeve tuaja.
Hapi i dytë është të besoni… Besoni që tashmë është i juaji. Kini atë që quhet besim i patundur. Nuk është e nevojshme të dini se si do të realizohet kjo, juve ju duhet vetëm ta dëshironi. Shumë prej nesh nuk ja kanë arritur të dëshirojnë diçka, sepse nuk kanë mundur ta kuptojnë se si do t'ju ndodhë.
Nëse bëni pak kërkime, ata që kanë mundur të arrijnë diçka, nuk e kanë ditur se si do të ndodhë ajo. Ata dinin vetëm që do ta bënin. Ju nuk e dini se si do t'ju shfaqet dhe kjo s'ka shumë rëndësi për ju rëndësi kanë mendimet pozitive. Ajo që ju duhet është ndjenja e fortë e besimit se ajo gjë do të ndodhë dhe kjo do t'ju ndihmojë ta tërhiqni. Shumicën e kohës kur nuk shohim gjërat që kemi kërkuar, zhgënjehemi, hidhërohemi dhe fillojmë të dyshojmë. Dyshimi të sjell një ndjenjë hidhërimi. Njiheni atë ndjenjë dhe zëvëndësojeni me një ndjenjë besimi të patundshëm. Unë e di dhe e kam të qartë se do të ndodhë … dhe do të ndodhë… kini pak durim dhe rezultatet do të shfaqen.
Hapi i tretë është të marrësh. Gjeneroni ndjenjat e idesë së të pasurit të asaj që doni. Bëni çdo gjë që do t'ju ndihmojë për ta pasur atë gjë. Duhet të ndjeheni mirë për këtë njësoj sikurse do të ndjeheshit kur ta merrnit atë gjë. Ju do të tërhiqni çdo gjë që do të kërkoni, prandaj mbani imazhet e asaj që doni. Mund t'ja filloni nga hiçi, dhe nga hiçi e pa asnjë mundësi rrugët do t'ju hapen.
Më pas, detyra juaj është të veproni sapo t'ju vijnë idetë, impulsi i brendshëm dhe rrethanat e përshtatshme pastaj veproni pa hezitim.
"Bëni hapin e parë në besim. S'keni pse t'i shihni të gjitha shkallët, vetëm bëni hapat e parë."
N. L. King

Sa kohë do të zgjasë realizimi dhe zbatimi ?

Nuk ka një rregullore që thotë se kjo do të zgjasë gjysmë ore, një ditë, një javë apo një muaj… kjo varet nga harmonia juaj me universin.
Dimensionet s'janë asgjë për universin. Në nivel shkencor, nuk është më e vështirë të tërheqësh diçka gjigande sesa diçka të vogël.
Universi ndodh gjithçka pa u sforcuar fare.
Bari nuk rritet me vështirësi, është planifikuar bukur, po kështu edhe lëvizja e planetëve gjigandë.
Gjithçka varet nga ajo që po ndodh, kështu që ne themi: " Kjo është e madhe, do të dojë ca kohë, kjo është e vogël do t'i kushtoj një orë kohë. Këto jju siguroni ndjenjat, dhe do të merrni përgjigje.
Njerëzit e fillojnë zbatimin e kësaj me gjëra të vogla. Për shembull: bëjeni qëllimin tuaj për të tërhequr një finxhan kafeje sot, dhe do ta tërhiqni.
Përfytyroni një bisedë me një mik të vjetër që keni kohë që s'e keni takuar. Dikush do të fillojë t'ju flasë për atë njeri, ai do t'ju telefonojë, ose do të merrni një letër prej tij.
Ose para se të shkoni në një vend me makinë ku keni problem me vendin e parkimin, mendoni një hapsirë që do ta gjeni për të parkuar. Dhe atë do ta gjeni ose do të prisni 1-2 minuta, dhe dikush do tjua lirojë një vend. Praktikojeni dhe do të habiteni se si do t'i gjeni vendet e parkimit.
Shumë njerëz ndjehen të bllokuar, të burgosur ose të izoluar nga rrethanat e tyre aktuale. Por sido që të jenë rrethanat tuaja, ky është vetëm realiteti juaj aktual. Dhe ky realitet do të fillojë të ndryshojë si pasojë e përdorimit të sekretit, pra ligjit të tërheqjes. Kur të doni të ndryshoni rrethanat, më parë duhet të ndryshoni mendimet dhe ndjenjat tuaja.
Nëse ju nuk prisni gjëra të bukura, ky mesazh dërgohet në univers dhe rezultatet do të jenë jo të këndshme. Ju e konfirmoni çdo ditë gjendjen tuaj.
Shumë njerëz e shohin veten e tyre dhe thonë: "ky jam unë". Nuk jeni ju, por jeni ai që keni qënë. Nëse shihni gjendjen tuaj aktuale, mund të mos keni shumë para, apo s'keni lidhjet që doni, ose shëndeti dhe forma fizike s'ju kënaqin, s'jeni ju ai, ky është rezultati i mendimeve tuaja dhe veprimeve që kemi bërë në të kaluarën.
Kur shikoni gjëndjen aktuale dhe e përkufizoni veten si të tillë, e dënoni veten që të jeni të tillë edhe në të ardhmen.
" Ne jemi rezultat i asaj që kemi menduar." Buda
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Re: Sekreti i Jetës

Mesazh  Luli 10.06.14 0:30

Sekreti i Jetës Sekreti+16554998

Kur shohim përreth nesh, madje edhe trupin tonë, ajo që shohim është maja e ajsbergut.
Dr.John Hegelin

Mendo për këtë një çast.Shikoje dorën tënde.Ajo duket e fortë, por në të vërtetë nuk është e tillë.Nëse do ta vije nën një mikroskop të përshtatshëm, do të shihje një mase energjie që dridhet.
Bob Proctor

Gjithçka është bërë nga e njëjta substancë, qoftë dora jote, oqeani apo edhe një yll.
John Assaraf

Gjithçka është energji dhe më lejo të të ndihmoj ta kuptosh paksa këtë.Kemi Universin, galaktikën tonë, planetin tonë dhe pastaj janë individët;dhe brenda këtij grupi janë sistemet e organeve, qelizat, molekulat dhe pastaj atomet.Dhe më pas është energjia.Pra, nivelet për të cilat mund të mendosh janë të shumta, por në Univers gjithçka është energji.
Dr.Ben  Johnson

Kur zbulova Sekretin, doja të dija opinionet e shkencës dhe të fizikës për sa i përket kësaj njohjeje.Ajo çka zbulova ishte absolutisht mahnitëse.Një prej gjërave më entuziazmuese të të jetuarit në këtë kohë është që zbulimet e fizikës së kuanteve dhe shkencës së re janë në harmoni të plotë me mësimet e Sekretit dhe me ato që mësuesit e mëdhenj kanë ditur gjatë gjithë rrjedhës së historisë.
Në shkollë nuk kam studiuar asnjëherë shkencë apo fizikë, por prapseprapë, kur lexoja libra të ndërlikuar mbi fizikën e kuanteve, i kuptoja në mënyrë të përsosur, sepse doja ti kuptoja.Studimi i fizikës së Kuanteve më ka ndihmuar ta kuptoj më në thellësi Sekretin, në një këndvështrim energjitik.Bindja e shumë njerëzve përforcohet kur ata shohin ndërsjellshmërinë perfekte mes njohjes së Sekretit dhe teorive të shkencës së rë.
Më lejo të shpjegoj se si ti je kulla më e fuqishme e transmetimit në Univers.Thënë me fjalë të thjeshta, gjithë energjia dridhet në një frekuencë.Duke qenë energji, edhe ti dridhesh në një frekuencë që përcaktohet nga ajo çka ti mendon dhe ndien.Të gjitha gjërat që do, janë të bëra nga energjia.Edhe ato dridhen.Gjithçka është energji.
Këtu hyn faktori ‘’ suprizë’’.Kur mendon për atë që do dhe e emeton këtë frekuencë, bën që energjia e asaj çfarë dëshiron të dridhet në atë frekuencë dhe e tërheq drejt Teje!Kur përqendrohesh në atë që dëshiron, ndryshon dridhjen e atomeve të asaj gjëje dhe bën të dridhet drej Teje.Ti je kulla më e fuqishme e transmetimit në Univers, sepse të është dhënë fuqia për ta përqendruar energjinë tënde nëpërmjet mendimeve të tua dhe të ndryshosh dridhjet e gjërave në të cilat je përqendruar, që më pas i tërheq magnetikisht drejt vetes.
Kur i mendon dhe i ndien gjërat e mira që dëshiron, je futur menjëherë në atë frekuencë, e cila më pas bën që të dridhet drejt teje energjia e tyre dhe ato shfaqen në jetën tënde.Ligji i tërheqjes thotë se të ngjashmit të tërheqin të ngjashmit.Ti je një magnet energjie, ndaj dhe energjetizon elektrikisht gjithçka drejt teje, e energjetizon elektrikisht veten drejt gjërave që dëshiron.Qeniet njerëzore e administrojnë energjinë e tyre magnetizuese, sepse askush jashtë tyre nuk mund të mendojë ose të ndiejë për ta; dhe janë mendimet dhe ndjenjat ato që krijojnë frekuencat tona.
Rhonda Byrne

Nga ç`do këndvështrim që ta shohësh, rezultati është gjithmonë i njëjti.Ne jemi Një.Jemi të gjithë të lidhur dhe jemi pjesë e Fushës Energjitike Unike, e Mendjes Supreme Unike, e Vetëdijes Unike ose e Burimit Krijues Unik.Quaje si të duash, por jemi të gjithë Një.
Rhonda Byrne

Nëse tani mendon për ligjin e tërheqjes, i vetëdijshëm që të gjithë ne jemi Një, do të shohësh perfeksionin absolute.
Rhonda Byrne

Do të kuptosh pse mendimet e tua negative për dikë tjetër rikthehen që të dëmtojn vetëm Ty.Jemi Një! Nuk mund të pësosh dëme nëse nuk i thërret ato duke emetuar mendime dhe ndjenja negative.Të është dhënë vullnet i lirë që të zgjedhësh, por kur ushqen mendime negative dhe ke ndjenja negative, e ndan veten nga e Mira Unike dhe Absolute.Mendo për emocionet negative që ekzistojnë dhe do të zbulosh se secili prej tyre bazohet te frika.Këto emocione lindin nga mendime ndarjeje dhe nga të shikuarit e vetes si të ndarë nga të tjerët.
Rhonda Byrne

Konkurrenca është një shembull i ndarjes.Së pari, mendimet e tua mbi konkurrencën vijnë nga një mentalitet mungese, sepse është sikur po thua që ka rezerva  të kufizuara.Po thua që nuk ka mjaftueshëm për të gjithë, ndaj duhet të bëjmë konkurrencë e të luftojmë për të marrë gjëra.Kur bën konkurrencë, nuk mund të fitosh kurrë, edhe nëse mendon se ke dale i fituar.Në bazë të ligjit të tërheqjes, kur je në konkurrencë tërheq shumë njerëz e rrethana që hyjnë në konkurrencë me  Ty në çdo aspekt të jetës tënde dhe në fund humbet.Jemi të gjithë Një, prandaj kur hyn në konkurrencë, hyn me veten Tënde.Duhet ta heqësh konkurrencën nga mendja dhe ta bësh këtë të fundit krijuese.Përqendrohu tek ëndrrat e tua, të vizionet e tua dhe hiqe konkurrencën nga jeta jote.
Rhonda Byrne

Universi është rezerva Universale dhe furnizuesi i gjithçkaje.Çdo gjë që vjen nga Universi dhe transportohet tek ti nga ligji i tërheqjes nëpërmjet njerëzve, rrethanave dhe ngjarjeve.Konsideroje ligjin e tërheqjes si ligjin e furnizimeve.Është ligji që të lejon të tërheqësh nga rezervat e pafundme.Kur emeton frekuencën e përkryer të asaj që dëshiron, do të tërheqësh njerëzit, rrethanat dhe ngjarjet e përkryera!
Rhonda Byrne

Nuk janë njerëzit ata që të japin gjërat që dëshiron.Nëse i përmbahesh kësaj bindjeje të rreme, do të përjetosh mungesa, sepse e sheh botën e jashtme dhe njerëzit si rezerva.Rezervat e vërteta janë fusha e padukshme, nëse ti e quan atë Univers, Mendja Supreme, Zoti, Inteligjenca Infinite apo çfarëdo tjetër.Sa herë që merr diçka, kujto që e ke tërhequr nëpërmjet ligjit të tërheqjes, duke qenë në frekuencë dhe në harmoni me Rezervën Universale.Inteligjenca Universale, që përhap gjithçka, ka vënë në lëvizje njerëz, rrethana dhe ngjarje, me qëllim që të ta japë ty atë gjë, sepse kështu funksionon ligji.
Rhonda Byrne

Shumë njerëz ndihen sikur janë viktima në jetë dhe shpesh ua hedhin fajin ngjarjeve të kaluara, ndoshta ngaqë janë rritur me një prind abuziv apo në një familje jofunksionale, prandaj papritmas na rezulton që ti nuk je dhe aq unik.
Prindërit e mi ishin të alkoolizuar.Im atë abuzonte me mua.Ime më u divorcua me të kur unë isha gjashtë vjeç… Dua të them, kjo është pothuajse historia e kujtdo në një formë a tjetër.Pyetja shtrohet: çfarë do të bëj tani? Çfarë zgjedh tani?Sepse duhet të përqendrohesh te kjo ose tek ajo që do.Dhe kur njerëzit fillojnë të përqendrohen tek ajo që duan, ajo që duan nuk ikën, ndërkohë që pjesa që duan zgjerohet dhe tjetra zhduket.
Jack Canfield

‘’Një person që e përqendron mendjen në anën e errët të jetës, që i përjeton herë pas here fatkeqësitë dhe zhgënjimet e së shkuarës, praktikisht lutet për fatkeqësi dhe zhgënjime të ngjashme në të ardhmen.Nëse në të ardhmen tënde nuk do të shohësh gjë tjetër vecse fat të keq, ti po lutesh për një fat të tillë dhe me siguri një fat të tillë do të kesh.’’
Prentice Mulford

Nëse e sheh jetën tënde në retrospektivë dhe përqendrohesh të vështirësitë e së shkuarës, jë duke tërhequr më shumë rrethana të vështira drejt Teje.Çlirohu prej saj, pavarësisht se çfarë është.Bëje për veten.Nëse vazhdon t`i mbash mëri ose të fajësosh dikë për diçka në të shkuarën, je duke i bërë dëm vetëm Vetes.Je i vetmi që mund të krijosh jetën që meriton.Kur të përqendrohesh qëllimisht në atë që do, kur të fillosh të emetosh ndjesi të mira, ligji i tërheqjes do të të përgjigjet.Të duhet vetëm të fillosh;dhe duke e bërë këtë, do t`i hapësh rrugë të lirë magjisë.
Rhonda Byrne

Ti je projektuesi i fatit tënd.Ti je autori.Je ti ai që e shkruan historinë.Stilolapsi është në dorën tënde dhe rezultati është ajoçka zgjedh ti.
Lisa Nichols

E bukura e ligjit të tërheqjes është se mund të fillosh aty ku je, mund të fillosh të formulosh ‘’mendime të vërteta’’ dhe të krijosh brenda vetes një ton harmonie dhe lumturie.Atëherë ligji do të fillojë t`i përgjigjet gjithë kësaj.
Michael Bernard Beckwith

Ndërkaq ti fillon të kesh bindje të ndryshme, si për shembull: ‘’Në Univers ka më se mjaftueshëm.’’ Ose: ‘’Nuk po plakem, po rinohem.’’ Mund ta krijojmë si ta duam, duke përdorur ligjin e tërheqjes.
Dr.Joe Vitale

Dhe mund të çlirohesh nga modelet e trashëguara, kodet kulturore apo bindjet shoqërore dhe të provosh një herë e mirë se fuqia që gjendet brenda teje është më e madhe se ajo që gjendet brenda botës.
Michael Bernard Beckwith

Ti mund të mendosh: ‘’E po, është shumë bukur, por nuk e bëj dot’’.Ose: ‘’Ajo nuk do të më lërë ta bëj!’’ ‘’Ai nuk do të më lërë kurrë ta bëj’’. ‘’Nuk jam aq i fortë për ta bërë.’’ ‘’Nuk jam aq i pasur për ta bërë.’’ ‘’Nuk jam, nuk jam, nuk jam….’’
Çdo  ‘’ nuk jam’’ është një krijim!
Dr.Fred Alan  Wolf

Është ide e mirë të bëhesh i vetëdijshëm, kur thua ‘’ nuk jam’’ dhe të mendosh se çfarë krijon kur e thua.Ky mësim i fuqishëm i dr.Wolf-it është dokumentuar edhe nga të gjithë mësuesit e mëdhenj, të cilët, ashtu si ai, e dinin fuqinë e fjalëve unë jam.Kur thua ‘’unë jam’’, fjalët që pasojnë tërheqin krijimin me një forcë të madhe, sepse ti po pohon që ky është fakt i kryer.Po e miraton me siguri.Prandaj, menjëherë pasi thua: ‘’Unë jam i lodhur, jam trokë, jam i sëmurë, jam vonë, jam mbipeshë, jam plak,’’ Xhindi thotë: ‘’ Dëshirat e tua janë urdhra për mua’’.
Rhonda Byrne

Duke e ditur këtë, a nuk do të ishte ide e mirë të filloje t`i përdorje në favorin tënd dy fjalët  më të fuqishme: UNË JAM? Si thua? ‘’UNË JAM duke marrë çdo gjë të mirë.UNË JAM i lumtur.UNË JAM i pasur.UNË JAM dashuria.UNË JAM gjithmonë në kohë.UNË JAM rinia e përjetshme.UNË JAM plot energji çdo ditë.’’
Rhonda Byrne

Pohimi është ky: ‘’UNË JAM i plotë, i përkryer, i fortë, i fuqishëm, i dashur, i harmonishëm dhe i lumtur.’’
Rhonda Byrne

Nëse kjo të jep përshtypjen se duhet të punosh shumë për ta nxjerrë atë nga e padukshmja në të dukshmen, provo këtë mënyrë të shkurtër:shikoje atë që dëshiron si të ishte fakt absolute.Kjo do të bëjë që ajo që ti dëshiron të realizohet me shpejtësinë e dritës.Në çastin që kërkon, objekti i dëshirave të tua është fakt në fushën shpirtërore Universale dhe ajo fushë është gjithçka që ekziston.Kur perception diçka në mendjen tënde, dije që bëhet fjalë për një fakt dhe që do të realizohet pa dyshim.
Rhonda Byrne

‘’Nuk ka limite se çfarë mund të bëjë ky ligj për ty;guxo të besosh në idealin tënd;mendoje idealin tënd si një fakt tashmë të kryer.’’
Charles Haanel

‘’Si të mendosh që mund ta bësh, ashtu edhe që s`mundesh, në të dyja rastet ke të drejtë.’’
Henry Ford (1863 – 1947)

Nuk ka asnjë dërrasë të zezë në qiell,në të cilën Zoti të ketë shkruar qëllimin dhe misionin tënd në jetë.Nuk ka asnjë dërrasë të zezë në qiell, që të thotë: ‘’Neale Donald Walsch.Një djalë simpatik, i cili ka jetuar në pjesën e parë të shekullit të njëzetenjë, i cili….’’Pastaj një hapësirë bosh.Gjithçka që më duhet për të kuptuar se çfarë bëj këtu, pse jam këtu, është ta gjej atë dërrasë të zezë e të mbuloj e të zbuloj çfarë ka Zoti në mendje për mua.Por dërrasa e zezë nuk ekziston.
Pra, qëllimin tënd e përcakton ti vetë.Misioni yt është misioni që i jep ti vetes.Jeta jote do të jetë si ta krijosh ti dhe askush nuk do ta gjykojë as tani dhe as kurrë.
Je i detyruar ta mbushësh dërrasën e zezë të jetës tënde me gjithçka që dëshiron.Nëse e ke mbushur me plaçka të së shkuarës, fshije.Elimino gjithçka nga e shkuara që nuk të shërben, ji mirënjohës që të ka sjellë në këtë vend tani dhe në një fillim të ri.Ke një dërrasë të pastër dhe mund t`ia nisësh nga e para – këtu, në këtë çast.Gjej gëzimin tënd dhe jetoje!
Neale Donald Walsch

Sekreti është brenda teje.Sa më shumë ta përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje, aq më shumë do ta tërheqësh.Do të arrish në një pikë ku nuk do të kesh më nevojë të praktikosh, sepse ti vetë do të Jesh fuqia, perfeksioni, mençuria, inteligjenca, dashuria dhe gëzimi
Rhonda Byrne

Toka rrotullohet rreth orbitës së saj për Ty.Oqeanet ngrihen dhe ulen për Ty.Zogjtë këndojnë për Ty.Dielli lind dhe perëndon për Ty.Yjet dalin për Ty.Gjithçka është për Ty, çdo që e bukur që sheh, çdo përvojë e mrekullueshme që përjeton.Hidh një sy përreth.Asgjë nga ato që të rrethojnë, nuk mund të ekzistojnë pa Ty.Pavarësisht se çfarë ke menduar se ke qenë, tani e di të Vërtetën se kush je Realisht.Je padroni i Universit.Je trashgimtari i mbretërisë.Je perfeksioni i Jetës.Dhe tani e di Sekretin
Gëzimi qoftë me ty.
Rhonda Byrne

‘’Sekreti është përgjigja mbi gjithçka që ka qenë, gjithçka që është dhe gjithçka që do të jetë.”
Ralph Emerson

Duhet ta gjesh dërrasën e zezë të jetës tënde me të gjitha gjërat që ti dëshiron.
Rhonda Byrne

Gjëja e vetme që duhet të bësh është të ndihesh mirë tani.
Rhonda Byrne

Sa më shumë të përdorësh fuqinë që gjendet  brenda teje, aq më shumë do ta tërheqësh atë.
Rhonda Byrne

Koha për të pranuar madhështinë tënde është tani.
Rhonda Byrne

Jemi në mes të një epoke të lavdishme.Nëse i mënjanojmë mendimet kufizuese, do të përjetojmë madhështinë e vërtetë të njerëzimit në çdo fushë krijimi.
Rhonda Byrne

Bëj çfarë të pëlqen.Nëse nuk e di çfarë të sjell gëzim, bëj pyetjen: ‘’Cfarë më sjell gëzim?’’ Dhe ndërsa i përkushtohesh gëzimit tënd, do të tërheqësh një ortek gjërash të gëzueshme për faktin e thjeshtë që ti rrezaton gëzim.
Rhonda Byrne

Tani që ke mësuar Sekretin, varet nga ti se çfarë do të bësh me të.Çfarëdo të zgjedhësh, është e drejtë.Fuqia është e gjitha e jotja.
Rhonda Byrne

Përgatiti:
Dezdemona Marku
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Re: Sekreti i Jetës

Mesazh  Berti69 16.09.14 0:02

Shkëputje nga libri "SEKRETI"

Sekreti i Jetës Images

Mirënjohja ka qenë një ushtrim shumë i fuqishëm për mua.Çdo mëngjes ngrihem dhe them: ‘’Faleminderit!’’ Çdo mëngjes, kur vë këmbët në dysheme, them: ‘’Faleminderit!’’ Pastaj, ndërsa jam duke larë dhëmbët dhe duke bërë gjërat rutinë të mëngjesit, filloj të rikujtoj gjërat për të cilat jam mirënjohës.Nuk është se mendoj për to mekanikisht dhe bëj gjëra rutinë, por vazhdoj të ndihem thellësisht mirënjohës.
James Ray

‘’Shumë njerëz që e organizojnë jetën në mënyrë korrekte në të gjitha fushat e tjera, mbetën të varfër ngaqë u mungon mirënjohja.’’
Wallace Wattles

Ji mirënjohës për atë që ke tani.Kur fillon të reflektosh për gjërat e jetës tënde për të cilat je mirënjohës, do të mbetesh i habitur kur të zbulosh se sa shumë janë ato.Vetëm duhet të fillosh, pastaj ligji i tërheqjes do t`i marrë mendimet mirënjohëse dhe do të të sjellë shumë të tilla.Atëherë do të jesh në frekuencën e mirënjohjes dhe të gjitha gjërat e mira do të jenë të tuat.
Rhonda Byrne

‘’Praktikimi i përditshëm i mirënjohjes është një prej rrugëve nëpërmjet së cilës do të arrijë pasuria jote.’’
Wallace Wattles

Kur falënderon sikur ta kesh marrë atë që dëshiron, emeton një sinjal të fuqishëm në Univers.Sinjali tregon që ti tashmë e ke atë gjë, ngase po tregohesh mirënjohës.Çdo mëngjes, para se të ngrihesh nga shtrati, bëje zakon të jesh parapraktikisht mirënjohës për ditën fantastike që të pret, sikur ta kishe jetuar tashmë.
Rhonda Byrne


Përfytyrimi është kaq i fuqishëm sepse, ndërsa ti krijon në mendje imazhet ku sheh veten duke zotëruar gjërat që dëshiron, në të vërtetë je duke gjeneruar mendime dhe ndjenja sikur i ke ndërkaq ato gjëra.Përfytyrimi është thjesht një mendim i përqëndruar fort tek imazhet, prandaj shkakton ndjenja të fuqishme.Kur përfytyron, e emeton atë frekuencë të fuqishme në Univers.Ligji i tërheqjes e kap atë sinjal të fuqishëm dhe i kthen imazhet tek ti, pikërisht siç i ke përfytyruar.
Rhonda Byrne

Është ndjenja ajo që krijon tërheqjen, jo vetëm imazhi apo mendimi.Shumë njerëz mendojnë: ‘’Nëse kam mendime pozitive apo nëse përfytytoj të kem atë që dua, kjo do të mjaftojë.’’Por, nëse e bën këtë dhe nuk e ndien ende bollëkun, nëse nuk e ndien dashurinë apo gëzimin, kjo nuk mjafton për të krijuar fuqinë e tërheqjes.
Jack Candifield

E bën veten të mendosh sikur je vërtet në atë makinë.Jo mendime të tilla, si: ‘’Do të doja ta blija atë makinë’’ ose ‘’Një ditë a një tjetër do ta blej atë makinë,’’ sepse dëshira jote ka një ndjenjë preçise, që nuk është as këtu e as tani, por në të ardhmen. Nëse i qëndron kësaj ndjenje, do të jesh gjithmonë në të ardhmen.
Bob Doyle

Ndjenja dhe vizioni i brendshëm do të fillojnë të jenë një derë e hapur, nëpërmjet së cilës do të fillojë të shprehet fuqia e Universit.
Michael Bernard Beckwith

‘’Se çfarë është kjo fuqi, nuk di ta them.Di vetëm që ajo ekziston.’’
Alexander Graham Bell (1847-1922)

Detyra jonë është të zbulojmë ‘’si’’- në që do të dalë nga përkushtimi dhe besimi te ‘’çfarë.’’
Jack Canfield

‘’Si’’- të jenë çështje të Universit, që e di gjithmonë rrugën më të shkurtër, më të shpejtë dhe më të harmonishme mes teje dhe ëndrrës tënde.
Mike Dooley

Nëse i hapesh Universit, do të habitesh dhe do të shushatesh nga ajo që do të të jepet.Dhe këtu ndodhin magjitë dhe mrekullitë.
Dr.Joe Vitale

Të gjithë mësuesit e Sekretit janë të vetëdijshëm për elementet që ti vë në lëvizje, kur përfytyron.Ndërsa sheh dhe ndien imazhin në mendjen tënde, zhvendosesh në një vend ku beson se do ta kesh ndërkaq atë që dëshiron.Gjithashtu, ti shfaq edhe besimin tek Universi, sepse përqendrohesh te rezultati përfundimtar dhe përjeton atë çka do të ndiesh, pa e vrarë mëndjen se ‘’si’’ do të vijë kjo gjë.Imazhin që ke në mendje e sheh sit ë realizuar.Ndjenjat e tua e shohin sit ë realizuar.Mendja dhe gjithë qenia jote e shohin sikur tashmë ka ndodhur.Ky është arti i përfytyrimit
Rhonda Byrne

Do të duhej ta bëje praktikisht çdo ditë, por nuk duhet të jetë kurrë një detyrim.Ajo çka është vërtet e rëndësishme për Sekretin, është të ndihesh mirë.Ti do që ky proçes të të bëjë të ndihesh euforik.Do që të jesh në humor të mirë, i lumtur dhe në harmoni, sa më shumë të jetë e mundur.

Dr.Joe Vitale


Të gjithë kanë fuqinë për të përfytyruar.Më lejo të demonstroj me imazhin e një kuzhine.Në mënyrë që kjo të funksionojë, në fillim duhet të heqësh nga mendja çdo mendim për kuzhinën tënde.Mos mendo më për të.Fshiji plotësisht nga mendja imazhet e saj me filxhanët, frigoriferin, sobën, pllakat dhe ngjyrat.....

Ke parë një imazh të kuzhinës në mëndjen tënde, apo jo? E po, atëherë ke përfytyruar!

Rhonda Byrne

‘’Të gjithë përfytyrojnë, janë të vetëdijshëm për këtë ose jo.Përfytyrimi është sekreti i madh i suksesit.’’

Genevieve Behrend

‘’Të gjithë kemi më shumë fuqi dhe mundësi nga ç`mendojmë, ndërsa përfytyrimi është një prej këtyre fuqive më të mëdha.’’

Genevieve Behrend

‘’Asgjë nuk mund ta pengojë imazhin tënd që të shndërrohet në një formë konkrete, përveç të njëjtës fuqi që e ka prodhuar – ti.’’

Genevieve Behrend

Ndryshimi i vetëm mes njerëzve që jetojne në këtë mënyrë, në magjinë e jetës, dhe atyre që nuk jetojnë kështu, është se ata që jetojnë në magjinë e jetës e kanë bërë këtë një zakon.E kanë bërë zakon përdorimin e ligjit të tërheqjes dhe i ndjek magjia kudo që shkojnë, sepse kujtohen ta përdorin.E përdorin gjithë kohën, jo vetëm në një rast të veçantë.

Marci Shimoff

Njerëzit e pranojnë këtë për njëfare kohe vërtet shndërrohen në përkrahësit më të mëdhenj të saj.Ata thonë: ‘’Jam i entuziazmuar.Kam parë atë programin dhe tani do ta ndryshoj jetën time.’’ Por rezultatet nuk duken.Nën sipërfaqe, diçka është gati të ndodhë, por personi sheh vetëm rezultatet sipërfaqësore dhe thotë: ‘’Kjo nuk bën.’’Dhe e di çfarë? Universi thotë: ‘’Dëshirat e tua janë urdhra për mua.’’ Dhe gjithçka zhduket.

James Ray

Kur lejon që dyshimi të hyjë në mëndjen tënde, ligji i tërheqjes shumë shpejt do t`i përvijojë mendimet skeptike njeri-pas tjetrit.Kur të vjen nje mendim që shperh dyshim, largoje menjëherë.Lëre të ikë në rrugën e tij.Zëvendësoje me: ‘’E di që ajo që dëshiroj, po më vjen tani.’’ Dhe ndieje.

Rhonda Byrne

Duke ditur ligjin e tërheqjes, doja ta vija në përdorim dhe të shihja çfarë do të ndodhte.Në vitin 1995, nisa të krijoja diçka që quhej ‘’Tabela e Vizionit’’.Merrja fotografinë e diçkaje që doja ta arrija ose diçkaje që doja të tërhiqja, si për shembullnjë makinë, orë apo shpirtin binjak të ëndrrave të mia, dhe e vija në tabelë.Çdo ditë ulesha në zyrën time, shikoja tabelën dhe filloja të përfytyroja.Hyja në një gjendje shpirtërore sikur e kisha me të vërtetë atë që dëshiroja.
Po bëhesha gati të ndërroja shtëpi.I futëm të gjitha mobiliet dhe kutitë në magazinë dhe, në harkun kohor të pesë viteve, kisha ndërruar shtëpi tri herë.Pastaj përfundova në Kaliforni dhe bleva shtëpinë, e restaurova për një vit dhe solla të gjitha plaçkat nga shtëpia që kisha pasur para pesë vjetësh.Një mëngjes, djali im Keenan-i, më erdhi në zyrë dhe njëra prej kutive që ishte mbyllur për pesë vjet me rradhë, ishte te pragu i derës.Më pyeti: ‘’Çfarë ka në kuti babi?’’ Unë i thashë: ‘’Janë Tabelat e mia të Vizionit.’’Pastaj ai pyeti: ‘’Çfarë është Tabela e Vizionit?’’ Iu përgjigja: ‘’Aty vë të gjitha qëllimet e mia. I pres dhe i vë të gjitha qëllimet që dua të arrij në jetë.’’ Dhe sigurisht, ai ishte pesë vjeç e gjysëm dhe nuk kuptoj gjë, prandaj i thashë: ‘’Xhan, më lër të ta tregoj, kjo është mënyra më e mirë për ta bërë.’’
Hapa kutinë dhe, kur nxora një Tabelë Vizioni, aty qe fotografia e një shtëpie që e kisha përfytyruar pesë vjet më parë.Ajo që më habiti ishte se ne jetonim në atë shtëpi.Jo në një shtëpi të ngjashme – unë kisha blerë shtëpinë time të ëndrrave, e kisha restauruar dhe as që e dija fare.E pashë atë shtëpi dhe nisa të qaj, sepse isha shtangur.Keenan-i më pyeti: ‘’Pse po qan?’’- ‘’Më në fund e kuptoj si funksionon ligji tërheqjes.Më në fund e kuptoj gjithçka që kam lexuar, gjithçka me të cilën kam punuar gjithë jetën, mënyrën si e kam ndërtuar kompanitë.Ka funksionuar edhe për shtëpinë time.Kisha blerë shtëpinë e ëndrrave dhe as që e dija.’’
John Assaraf

‘’ Imagjinata është gjithçka.Është pamja paraprake e gjërave që do të tërheqë jeta.’’
Albert Einstein ( 1879-1955)

Mund ta nxitësh imagjinatën me një Tabelë Vizioni dhe të vësh fotografi të të gjitha gjërave që dëshiron dhe sipas mënyrës sesi dëshiron të jetë jeta kote.Vëre Tabelën e Vizionit në një vend të dukshëm e që ta shohësh çdo ditë, siç bëri edhe John Assaraf-i. Ushqe ndjenjat sikur tashmë i ke këto gjëra që ti i dëshiron.Ndërsa merr dhe ndihesh mirënjohës për këtë, mund të heqësh fotografi dhe t`i zëvendësosh me të reja.Kjo është mënyra fantastike për t`i njohur fëmijët me ligjin e tërheqjes.Shpresoj që krijimi i Tabelës së Vizionit të frmëzojë prindër e mësues anembanë botës.
Rhonda Byrne

Vendos çfarë dëshiron të kesh.Beso se mund ta kesh.Beso se e meriton dhe mund ta arrish.Pastaj mbyll sytë çdo ditë për disa minuta dhe përfytyro sikur ke atë që dëshiron, ndihu sikur tashmë e ke shtënë në dorë.Dil nga përfytyrimi dhe përqëndrohu te gjërat për të cilat je mirënjohës dhe shijoje ne maksimum këtë ndjesi.Pastaj vazhdo ditën tënde normale dhe lërja këtë në dorë Universit, me besimin që ai do të dijë si ta materializojë.
Jack Canfield

‘’Mendja mund të arrijë gjithçka që ajo përfytyron.’’
W.Klement Stone (1902-2002)

Jam rritur me moton:’’Duhet të punoj shumë për të fituar para.’’ Prandaj këtë e zëvendsova me.’’Paratë vijnë lehtë dhe shpesh.’’Në fillim duket si gënjeshtër, apo jo?Një pjesë e trurit tënd thotë: ‘’More gënjeshtar, është e vështirë.’’Prandaj duhet ta dish që kjo lojë tenisi do të zgjasë për pak kohë.
Loral Langemeier

Nëse ndonjëherë ke menduar:’’Duhet të punoj shumë dhe të luftoj për të pasur para,’’ largoi menjëherë këto mendime.Me këto mendime ti ke emetuar një frenkuencë të veçantë dhe kështu ato janë bërë imazhet e jetës tënde.Ndiq këshillën e Loral Langemeier-it dhe zëvendësoji këto mendime: ‘’Paratë vijnë lehtë dhe shpesh.’’
Rhonda Byrne

Kur vjen puna te krijimi i pasurisë, pasuria është një gjendje mendore.Gjithçka varet nga mënyra jote e të menduarit.
David Schirmer

Do të thosha që tetëdhjetë për qind e trajnimit që bëj me njerëzit ka lidhje me psikologjinë dhe mënyrën e tyre të të menduarit.E di kur njerëzit thonë:’’Oh, ti mund ta bësh, por unë nuk mundem.’’Njerëzit kanë aftësinë ta ndryshojë raportin e brendshëm dhe bashkëbisedimin e tyre me paratë.’’Lajmi i mirë është se, në çastin kur vendos se ajo çfarë di është e rëndësishme se ajo që të kanë mësuar të besosh, atëherë do të kesh ndërruar marsh në kërkimin tënd drejt bollëkut.Suksesi vjen Brenda, jo nga jashtë.’’
Ralph Waldo Emerson (1803-1882)

Duhet të kesh raport të mirë me paratë, për të tërhequr më shumë.Është e kuptueshme që, kur njerëzit nuk kanë para mjaftueshëm, ata nuk ndihen mirë.Por ndjenjat negative lidhur me paratë të ndalojnë të tërheqesh shuma të tilla!Duhet të dalësh nga ky rreth vicioz dhe këtë mund ta bësh duke filluar të ndihesh mirë për paratë dhe të jesh mirënjohës për ato që ke .Fillo të thuash e të ndiesh: ‘’Kam më se mjaftueshëm.’’ ‘’Ka bollëk parash dhe ato po vijnë tek unë.’’ ‘’Unë jam magnet parash.’’ ‘’I dua paratë dhe paratë më duan.’’ ‘’Marr para çdo ditë.’’ ‘’Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit.’’
Rhonda Byrne

Të japësh është një veprim i fuqishëm për të sjellë më shumë para në jetën tënde, sepse kur jep, thua: ‘’Kam bollëk.’’Nuk do të habiteshe nga fakti që njerëzit më të pasur në planet janë filantropët më të mëdhenj.Ata falin shuma të mëdha parash dhe, ndërsa e bëjnë këtë nëpërmjet ligjit të tërheqjes, Universi hapet dhe shuma të mëdha parash vërshojnë tek ata – të shumëfishuara!
Rhonda Byrne

Nëse mendon: ‘’Nuk kam para aq sa për të falur’’ – bingo! Tani e kupton pse nuk ke shumë para! Kur mendon se nuk ke aq as për të falur, fillo të falësh.Nëse tregon se ke besim te falja, ligji i tërheqjes do të të japë më shumë, që të vazhdosh të falësh.
Rhonda Byrne

Ka një ndryshim të madh mes ‘’të falësh’’ dhe ‘’ të sakrifikosh.’’Të falësh me gjithë zemër, të bën të ndihesh mirë.Të sakrifikosh, nuk të bën të ndihesh mirë.Mos i ngatarro këto të dyja – janë diametralisht të kundërta.Njëra emeton një sinjal mungese, ndërsa tjetra një sinjal bollëku.Njëra të bën të ndihesh mirë, ndërsa tjetra jo.Sakrifikimi do të të çojë drejt mërisë.Të falësh me gjithë zemër, është një prej gjërave që të jep më shumë gëzim dhe ligji i tërheqjes do ta kapë atë sinjal dhe do të të japë më shumë në jetën tënde.Ndryshimi ndihet
Rhonda Byrne

Gjithçka që ti dëshiron, është punë e brendshme! Bota e jashtme është bota e efekteve; është thjesht rezultati i mendimeve.Futi mendimet e tua në frekuencën e lumturisë.Emetoje lumturinë dhe gëzimin që ke brenda vetes dhe transmetoje në Univers me gjithë forcën tënde dhe kështu do të jetosh parajsën e vërtetë në tokë.
Rhonda Byrne

Nësë të kanë edukuar të besosh se, të jesh i pasur nuk është shpirtërore, atëherë të këshilloj të lexosh seritë The Millionaires of the bible të Catherine Ponder-it.Duke lexuar këta libra të shkëlqyer, do të zbulosh që Abrahami, Isaku, Jakobi, Jozefi, Moisiu dhe Jezusi jo vetëm që ishin mësues të mirëqenies, por ishin edhe vetë milionerë, me stile jetese më të begata nga ç`mund ta përfytyrojnë shumë milionerë të ditëve të sotme.
Rhonda Byrne

Ti je trashëgimtari i mbretërisë së tyre.Mirëqenia është e drejta jote që në lindje dhe je ti ai që e mban çelësin për të pasur më shumë bollëk nga ç`mund ta imagjinosh, madje në çdo fushë të jetës tënde.Ti meriton çdo gjë të mirë që dëshiron dhe Universi do të ta japë, por më parë duhet të thërrasësh në jetën tënde.Tani ti e di Sekretin. E ke çelësin.Çelësi janë mendimet dhe ndjenjat e tua; dhe e ke pasur gjithë jetën në dorën tënde.
Rhonda Byrne


Njoh shumë njerëz që fitojnë shuma të mëdha parash, por lidhjet e tyre ta shpifin.Kjo nuk është pasuri.Mund t`u shkosh prapa parave dhe mund të bëhesh i pasur, por kjo nuk të siguron se do të jesh i pasur.Nuk po them që paraja nuk është pjesë e pasurisë; është, por vetëm një pjesë e saj.Ndërkaq takoj shumë njerëz që janë ‘’shpirtërorë,’’ veçse janë gjithmonë të sëmurë e trokë.As kjo nuk është pasuri.Jeta supozohet të jetë e bollshme – në të gjitha fushat.
James Ray

Shumë njerëz në kulturën perëndimore po rreken të arrijnë sukses.Duan të kenë një shtëpi të madhe, duan që bizneset t`u shkojnë mirë, përqendrohen në të gjitha këto gjëra të jashtme.Por në studimet tona kemi zbuluar se këto gjëra të jashtme nuk të sigurojnë atë që do, pra lumturinë.Kështu që vihemi në kërkim të gjërave të jashtme duke menduar që të na sjellin lumturi, por është krejt e kundërta.Më parë duhet të kesh gëzim, paqe dhe vizion të brendshëm, pastaj shfaqen edhe gjërat e jashtme.
Marci Shimoff

Marie Diamond
Sekreti nënkupton që ne jemi krijuesit e Universit tonë dhe se çdo dëshirë që duam të krijojmë, do të materializohet në jetën tonë.Prandaj dëshirat, mendimet dhe ndjenjat tona janë shumë të rëndësishme, sepse ato do të materializohen.
Një ditë shkova në shtëpinë e një drejtori artistik, një producenti shumë të famshëm filmash.Në çdo cep ai kishte ai kishte imazhin e bukur të një gruaje lakuriqe të mbuluar më një copë, e cila sikur kthehej nga ana tjetër dhe thoshte: ‘’Nuk të shoh.’’ I thashë atij: ‘’Mendoj se mund të keni probleme me lidhjet e dashurisë.’’ Kurse ai tha: ‘’Jeni gjë telepatike?’’ – ‘’Jo, por shikoni.E keni vënë në shtatë vende atë grua.’’ Ai ma ktheu: ‘’Por më pëlqen ajo lloj pikture.E kam pikturuar vetë.’’ – ‘’Aq më keq, - i thashë.- Sepse keni vënë gjithë krijimin dhe krijimtarinë në të.’’
Ai është burrë shumë i pashëm, është i rrethuar gjithmonë nga shumë aktore, sepse kjo është puna që bën, por nuk kishte asnjë lidhje dashurie.E pyeta: ‘’Çfarë doni?’’ – ‘’Dua të dal me tri gra në javë. ‘’Unë i thashë: ‘’Mirë, pikturojeni.Pikturojeni veten me tri gra dhe vareni ne çdo cep të shtëpisë.’’
Kur e pashë pas gjashtë muajsh, e pyeta: ‘’Si të shkon jeta dashurore?’’ – ‘’Shkëlqyeshëm! Femrat më telefonojnë, duan të dalin me mua.’’ – ‘’Sepse kjo është dëshira juaj,’’ i thashë.Ai tha: ‘’Ndihem shkëlqyeshëm.Dua të them, për vite të tëra nuk kam qenë i lidhur me asnjë femër, kurse tani dal me tri në javë.Zihen për mua.’’ – ‘’Shumë mirë për ju,’’ iu përgjigja.Pastaj më tha: ‘’Tani dua pak stabilitet, dua të martohem, dua një lidhje të vërtetë dashurie.’’Unë ia ktheva: ‘’Epo pikturoje.’’ Ai pikturoi një lidhje të bukur romantike dhe pas një viti u martua; tani është shumë i lumtur.
Kjo ndodhi sepse ai shprehu një dëshirë tjetër.E kishte dëshiruar këtë gjë për shumë vite, por nuk kishte ndodhur, sepse dëshira e tij nuk mund të shfaqej.Niveli i tij i jashtëm – shtëpia e tij – ishte në kundërshtim të vazhdueshëm me dëshirat që kishte.Nëse e kupton këtë njohuri, fillon të luash me të.

Historia e klientit të Marie Diamond-it është një shfaqje e përkryer e mënyrës se si Feng Shui pasqyron mësimet e Sekretit.Ajo tregon se mendimet tona kanë një fuqi të madhë krijuese, kur i vëmë në punë.Çdo veprim që ndërrmarrim duhet të paraprihet nga një mendim.Mendimet krijojnë fjalët që flasim, ndjenjat që ndiejmë dhe veprimet tona.Veprimet janë veçanërisht të fuqishme, sepse janë mendimet që ato na kanë shtyrë të veprojmë.
Mund të mos e kuptojmë fare se cilat janë mendimet tona më të thella, por kuptojmë çfarë kemi menduar duke parë veprimet që kemi ndërmarrë.Në rastin e producentit të filmave, mendimet e tij më të thella pasqyroheshin në veprimet e tij dhe në mjedisin ku jetonte.Kishte pikturuar shumë femra, por të gjitha i kthenin shpinën.A arrin ta kuptosh se cilat ishin mendimet e tij më të thella?Edhe pse me fjalë thoshte se donte të dilte me më shumë femra, mendimet e tij më të thella nuk pasqyroheshin në pikturat e tij.Zgjedhja për të ndryshuar veprimet e tij e shtyu t`i përqëndronte të gjitha mendimet në atë që dëshironte.Një ndryshim kaq i thjeshtë e ndihmoi të pikturonte jetën e tij dhe ta materializonte falë ligjit të tërheqjes.
Rhonda Byrne

Në një lidhje në çift është e rëndësishme që më parë të kuptosh se kush do të hyjë në atë lidhje; dhe nuk e kam fjalën vetëm për patnerin tënd.Pikësëpari duhet ta kuptosh veten.
Lisa Nichols

‘’Për të pasur dashuri.... mbushu me dashuri derisa të bëhesh magnet.’’
Charles Haanel


Marrë nga libri ”SEKRETI” i Rhonda Byrne

Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Jetës Empty Re: Sekreti i Jetës

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi