Aleksandri i Madh ne Astrologji
Faqja 1 e 1
Aleksandri i Madh ne Astrologji
TEMA DHE HARTA ASTROLOGJIKE E ALEKSANDRIT TE MADH
Colin Farell në rolin e Aleksandrit të Madh
<
Çfarë është ajo që e bën Aleksandrin e Madh kaq figurë unike në historinë botërore? Para së gjithash ai përmbushi disa gjëra për një kohë mjaft të shkurtër. Në moshën 20 vjeçare ai u bë mbreti i Maqedonisë. Nën komandën e tij ai çoi një ushtri prej 30 000 burrash në fund të botës që njihej atëherë në toka të huaja e të rrezikshme.
Në përputhje me faktet historike, ai luftoi në më shumë se njëqind beteja pa e humbur asnjërën. Ai formoi perandorinë më të madhe që është formuar ndonjëherë nga një njeri i vetëm në lashtësi dhe vdiq në kulmin e lavdisë së tij pa mbushur akoma 33 vitet e jetës së tij. Aleksandri i Madh është njëkohësisht një person heroik dhe tragjik.
Kam përshtypjen se ai prek disa fije të ndjeshme shumë të veçanta tonat, disa fije që kanë të bëjnë me parimet më të thella të jetës. Për disa arsye që nuk janë të lehta për t’u përcaktuar/ shpjeguar (njëra prej të cilave duhej të ishte vdekja e tij tragjike rreth moshës 33 vjeç, një moshë që lidhet disi me atë të Krishtit).
Unë besoj që në zemrat tona Aleksandri është shndërruar në një farë martiri (dëshmori), në një martir të rracës njerëzore. Ai ishte i ri, i pashëm, i fortë dhe guximtar, por prapëseprapë ai ishte njeri prej mishi dhe gjaku pikërisht siç jemi edhe ne. Kështu ai u bë një përfaqësues i rracës sonë që tejkaloi kufijtë e dimensioneve njerëzore dhe arriti pothuajse zotërimet hyjnore, një njeri që guxoi të sfidonte hyjnitë dhe ndoshta për këtë arsye vdiq.
Për të gjithë ne që merremi me astrologji do të ishte e dukshme të pyesim nëse harta e Aleksandrit të Madh është ruajtur. A do të mund të ishte aty, për shembull, ndonjë zbulim arkeologjik në Maqedoni, në atdheun e Aleksandrit të Madh, që lidhet me hartën e tij? Si fillim, do doja të qartësoja diçka këtu.
Që në kohët e lashta krahina veriore e Greqisë ka qënë quajtur Maqedoni. Kohët e fundit një republikë ish-jugosllave pretendon emrin Maqedoni. Kjo republikë e përbërë nga popullsitë, që e kanë prejardhjen nga Ballkani të paktën njëmijë vjet pas vdekjes së Aleksandrit, nuk ka të bëjë fare me Maqedoninë për të cilën po flasim.
Në çdo rast, as në Maqedoni as në ndonjë pjesë të Greqisë nuk ka elemente që janë gjetur për astrologjinë të asaj periudhe. Personalisht, kam studiuar me qindra statuja antike, urna, mbishkrime pllakash, monedha etj. dhe në asnjërën prej tyre nuk kam gjetur simbole astrologjike.
Jam bindur që deri në fundin e shekullit të katërt p.K astrologjia nuk mbizotëronte në Greqi. Megjithatë, nga fundi i shekullit të katërt p.K ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme, një ngjarje që doli se ishte shumë domethënëse në historinë e astrologjisë. Kjo ishte ekspedita, kryesisht luftarake (ushtarake), por edhe me disa nivele kulturore, e Aleksandrit të Madh në Azi dhe veçanërisht në Mesopotami, në djepin e astrologjisë.
Duhet të theksoj këtu se Aleksandri, duke qënë fëmija i një priftëreshe dhe veç kësaj një fëmijë shpirtëror i filozofit Aristotel, nuk ishte i interesuar vetëm për të pushtuar kombe, por edhe për të mësuar për kulturën e tyre. Me këtë fakt, ai solli me vete shkencëtarë grekë (gjeografë, historian, botanistë, astronomë, filozofë etj.). Deshira e tij e zjarrtë ishte të eksploronte, të pushtonte dhe pastaj të bashkonte të gjithë popujt, të gjitha vendët dhe të gjithë botën e njohur.
Për shkak të zgjuarsisë së tij, ai e dinte se nëse do të kishte sukses do të tregonte tolerance për kulturën e secilit vend dhe do të lejonte rrjedhjen e ideve midis tyre. Pra, në kohën kur ushtria e Aleksandrit hyri plot fitore në qytetin e Babilonisë, astrologjia, në formën e saj jo-horoskopike, kishte arritur zhvillim të plotë në Mesopotami. Grekët u interesuan menjëherë për astrologjinë.
Ata u bënë disi trashëgimtarë të pikëpamjeve të gjëra astrologjike të grumbulluara gjatë shekujve ndërmjet dy lumenjve të mëdhenj. Me mendjet e tyre filozofike dhe sajuese, ata i shqyrtuan këto pikëpamje, vunë në përdorim forma matematikore dhe gjeometrike për vete dhe përfundimsiht e transformuan astrologjinë mesopotamike në astrologjinë horoskopike që kemi ne sot. Dhe e gjitha nisi me Aleksandrin e Madh.
Sigurisht që mbështetja e astrologjisë nuk ishte një nga qëllimet e tij kur ai bëri fushatë kundër persianëve në Lindjen e Mesme. Sidoqoftë, me sa dimë ne astrologjia nuk ishte në kundërshtim me besimet e tij. Akeksandri ishte marrë me mistere të ndryshme kështu që ai mund të kishte njohuri në astrologji. Fakti është që jo vetëm që nuk e ndaloi atë, por ndiqte edhe traditat e vendit dhe i mbajti astrologët në oborrin e tij mbretëror.
Kështu që jam mjaft i sigurtë që disa nga këta astrologë mbretërorë “formuan” hartën astrologjike të Aleksandrit dhe ndoshta i pasuan pozicionet planetare të tij edhe tek kolegët e tjerë. Identiteti astrologjik i këtij pushtuesi bjond supreme që erdhi nga perëndimi duhet të ketë qënë çështje interesi kryesore ndërmjet astrologëve babilonas të asaj kohe. Sidoqoftë, gjer tani asnjë nga këto harta të supozuara nuk është gjetur.
Duke mos pasur në dispozicion hartën e “dorës së parë” të Aleksandrit të Madh për nevojë duhet të kthejmë vëmendjen tek ajo e “dorës së dytë”. Dy harta të tilla të supozuara të Aleksandrit u publikuan në shekullin e 17-të. E para u formua nga “Ptolemeu i vogël” Andrea Argoli në 1652.
Në të mund të lexojmë: "Genitura Alexandri Magni, 12 Augusti 355 Anno Christum, 16:40 P.M". Duke llogaritur pozicionet planetare për këtë datë p.K . Vura re që përgjithësisht ato janë të sakta (Kishte vetëm një devijim të pozicionit të Hënës dhe Merkurit).
Sidoqoftë, kjo nuk ishte harta e vërtetë e Aleksandrit, sepse ne dimë që ai ka lindur në 356 p.K. dhe jo ne 355. Rasti i dytë ishte horoskopi që përfshihej në "Collection of divers choice Nativities" të Gadbury-t i publikuar në 1662.
Në të lexojmë: "Alexander Magnus, born 357 years ante Christu, July 1, 9h. 26 m. P.M". I llogarita pozicionet planetare edhe për këtë datë dhe zbulova se, edhe pse janë shumë të sakta, data ishte e pasaktë sepse Aleksandri nuk kishte lindur në 357 p.K. Duke parë që këto dy harta janë të pasakta lind përsëri pyetja se si astrologët e shekullit të 7-të mund të llogarisnin me një saktësi të tillë pozicionin planetar për datat e së kaluarës së largët.
Fatkeqësisht, nuk ka zbulime historike që mund të hedhin dritë mbi identitetin astrologjik të Aleksandrit të Madh, prandaj alternative e vetme është të përcaktojmë datën e lindjes së tij dhe si pasojë të formojmë horoskopin e tij. Shumë historianë të lashtë kanë shkruar për Aleksandrin, por vetëm veprat e pesë prej tyre janë ruajtur, ato të Plutarkut, Arrianit, Diodorus Siculus, Quintus Curtius dhe Justinit, të gjithë pas periudhës së Aleksandrit.
Midis pesë prej këtyre historianëve vetëm Plutarku përmend datën e lindjes së Aleksandrit. Ai thotë: “ Aleksandri ka lindur me gjashtë të muajit të quajtur Hekatombaion nga athiniotët dhe Lóos nga Maqedonasit” (1). Ky është treguesi kryesor që kemi për datën e lindjes së Aleksandrit. Sidoqoftë, ky tregues nuk e zgjidh automatikisht problemin tonë.
Para së gjithash, Plutarku jetoi katër shekuj të plotë pas Aleksandrit. Si mund të jemi të sigurtë që ai e dinte datën e saktë të lindjes të Aleksandrit? Dhe pastaj, edhe nëse ishim të sigurtë për saktësinë e datës që jep Plutarku, përsëri do të kishim vështirësi ta konvertojmë atë datë (me 6 të Lóos të 356 p.K.) në datën që i korrespondon kalendarit tonë.
Ju e shikoni që kalendarët e popujve të lashtë ishin me plot gabime! Ishte teknikisht e pamundur për ta të përcaktonin me saktësi revolucionin vjetor të Tokës përreth Diellit (që sot e dimë që është i barabartë me 365.242217 ditë. Tek të lashtit ky numër do të ishte i shenjtë, ata i erdhën afër atij por kurrë nuk e arritën atë).
Kalendari i tyre bazohen në një vit me kohëzgjatje më të ndryshme se sa i lartpërmenduri; kështu me afat të gjatë ata ose i kanë ngrënë disa ditë ose i kanë shtuar ato. Mund të ndodhë, për shembull, që në përputhje me kalendarin e tyre ata ishin në një muaj që korrespondonte me qershorin tonë, ndonëse përjashta ata mund të shikonin dëborë (në Mesdhe).
Fakte si këto, kur përsëriten shpesh, i bënë ata të kuptojnë se diçka ishte gabim në kalendarin e tyre. Por përsëri, nuk mund të bënin shumë për këtë! Për të mbajtur muajt e kalendarit të tyre në sinkronizëm me stinët e vitit, ata fusnin nga një muaj shtesë herë pas here.
Parregullsia e një shtimi të tillë është pengesa kryesore e secilit që përpiqet të konvertojë një datë antike në një moderne. Dhe për t’i bërë gjërat edhe më të komplikuara, marrim në konsideratë faktin që secila prej qytet-shteteve greke, kishte kalendarin e vet i cili ishte rregulluar pavarësisht qytet-shteteve të tjera. Ndoshta tani është më e qartë se pse data që jep Plutarku nuk e zgjidh automatikisht problemin tonë.
Personalisht, mendoj se ajo datë është e saktë. Plutarku, siç njihet nga veprat e tij, ishte një historian shumë serioz dhe i kultivuar. Ai nuk do të përmendte një datë vetëm sa për ta thënë atë. Ai ishte grek, prandaj ai futej lehtësisht në shkrimet e “dorës së parë” të ruajtura në epokën e historianëve dhe oficerëve të Aleksandrit të Madh.
Përveç kësaj, ne kemi një burim tjetër historik që në një farë mënyre vërteton datën e përmendur nga Plutarku. Ky burim vjen nga shkrimtari romak Claudius Aelianus (Aelian), i cili jetoi midis shekullit të dytë dhe të tretë A.D. Aeliani thotë në “Varia Historia”-n e tij: “data 6 e muajit Thargelion konsiderohet si një ditë shumë fatsjellëse për grekët…ata fituan shumë beteja në atë datë…edhe Aleksandri i Maqedonisë, biri i Filipit kishte lindur në atë datë” (2).
Faktikisht, Aeliani nuk e përcakton nëse kjo nënkupton 6-tën e muajit Thargelion apo përgjithësisht 6-tën e një muaji të rastësishëm si datëlindjen e Aleksandrit. Mendoj se është kjo e fundit, jemi mjaft të sigurt që Aleksandri nuk lindi në muajin Thargelion. Aeliani i cili jetoi pas Plutarkut, nuk e ka kopjuar Plutarkun sepse në këtë rast ai do të shkruante që Aleksandri lindi me 6 të muajit Hekatombaion. Kështu që kemi dy historianë të lashtë që theksojnë 6-tën e një muaji të caktuar si datëlindjen e Aleksandrit (dhe muaji i tij nuk mund të jetë tjetër veçse Hekatombaion – Loos siç e shohim më vonë).
Por edhe nëse ky është rasti, kur kemi ende nevojë t’i bëjmë një tjetër pyetje vetes sonë: ai ishte data e lindjes një datë e rëndësishme për grekët e lashtë? Për t’u përgjigjur, do të mjaftone të citojmë një rresht nga testamenti i filozofit Epikurus (bashkëkohës i Aleksandrit): “.. dhe të lë ty një shumë të konsiderueshme parash kështuqë mund të festojmë çdo vit datëlindjen time, me 10 të muajit Gamelion, siç kemi bërë kur isha gjallë”.
Grekët e lashtë e festonin datëlindjen e tyre pikërisht siç bëjmë ne sot. Ky fakt konfirmon supozimin tim që data e lindjes së Aleksandrit njihej nga publiku i gjithanshëm, le pastaj nga oficerët që shkruajtën biografinë e tij. Për gjitha këto arsye unë mendoj si pikë referimi datën e dhënë nga Plutarku.
Plutarku bën diçka më tepër sesa thjesht na tregon datën e lindjes së Aleksandrit. Ai na informon që Aleksandri ka lindur në një muaj maqedonas (Lóos) që korrespondon me muajin Atintan (dialekt i greqishtes, Athinës) Hekatombaion. Kjo është një pjesë informacioni e rëndësishme meqënëse kemi një bibliografi relativisht të gjerë të kalendarit Atintan mund të dimë që Hekatombaion korrespondon afërsisht me periudhën mes Korrik – mes Gusht.
Aleksandri I Madh mund të ketë lindur me një hapësirë kohore ndërmjet Korrikut dhe Tetorit të vitit 356 p.K. Dielli i tij duhet të jetë në një nga këto shenja zodiakale: Gaforre, Luan, Virgjëreshë apo Peshore. Hapi tjetër është që ta vërtetojmë këtë hapësirë kohore me shpresë që ta shkurtojmë atë. Historiani Arrian do të na ndihmojë në këtë drejtim.
Duke përmendur Aristobulus-in, një nga oficerët dhe historianët e Aleksandrit, Arrian thotë që Aleksandri jetoi 32 vjet e 8 muaj – dhe këto 8 muaj të plotë (3). Fakti është që ne e dimë me saktësi të mjaftueshme datën e vdekjes së Aleksandrit (e cila është ruajtur veçmas nga kronikat mbretërore greke në shkrimet babilonase dhe egjiptiane). Aleksandri, sipas Aristobulus, vdiq në ditën e fundit të muajit maqedonas Daisios në vitin 323 p.K (4).
Disa kronologjistë dhe historian modernë (5) pohojnë se data e vdekjes së Aleksandrit korrespondon përafërsisht me datën 12 qershor të vitit 323 p.K., ndoshta 10 ose 13 qershor. Kështu që nëse nga ajo ditë e 323-it ai jetoi 32 vjet e 8 muaj të plotë të muajve maqedonas, atëherë ai duhet të ketë lindur midis 7 Shtatorit dhe 9 Tetorit 356 p.K. një periudhë që përputhet absolutisht me hapësirën kohore që parapërcaktuam.
Tashmë kemi një tjetër referim historik që barazvlerësohet me muajin Loos të Maqedonisë të periudhës Shtator – Tetor. Është një citim nga Demosteni, në fjalimin e tij “në majë”, të një cope letre nga mbreti Filip II drejtuar peleponezianëve në 339 p.K. Në letër, mbreti Filipi II u kërkon peleponezianëve ta takojnë atë në Fokis “në muajin Loos që athiniotët e quanin Boedromion dhe Corinthians Panemos" (6).
Meqë Boedromion ishte muaji i tretë i kalendarit të Athinës (që nis në solsticin e verës), do të korrespondonte përafërsisht me shtator/tetorin. Por nuk e dimë nëse barazimi Loos = Boedromion ishte i vërtetë për të gjitha apo shumicën e viteve në shekullin e katërt p.K. apo nëse ishte i vërtetë vetëm për disa vite të caktuara siç është një nga ato në të cilin mbreti Filip shkroi letrën e lartpërmendur.
Gjithsesi tre provat e tjera, që vijnë nga Plutarku, Diodorus Siculus dhe nga një kronikë e hershme byzantine, flasin për një lindje më të mëparshme.
Plutarku konstaton që Filipi, i ati i Aleksandrit, mori njëkohësisht tre lajme të mira ndërsa po drejtonte një ekspeditë ushtarake në Potidea, në Greqinë Veriore: 1) që një nga gjeneralët e tij korri një fitore, 2) që një nga kuajt e tij fitoi garën në lojrat olimpike dhe 3) që Aleksandri lindi.
Atëherë, lojrat olimpike zhvilloheshin në verë (historian britanik George Thomson konstatoi se lojrat olimpike zhvilloheshin ose në muajin e Apollonit ose atë të Parthenius.
Apolloni ishte (në kalendarin e Olimpias) muaji i tetë pas solsticit të dimrit dhe Parthenius i nënti. Kështu që këta dy muaj i korrespondojnë përafërsisht Gushtit apo Shtatorit tonë (8)). Atëherë, normalisht do të duhej një javë që lajmëtari t’i çojë Filipit në Potidea lajmin që kali i tij fitoi.
Por lajmi i fitores së kalit dhe lindja e Aleksandrit i erdhen Filipit në të njëjtën kohë, kështu që Aleksandri nuk mund të ketë lindur në fund të shtatorit dhe aq më pak në Tetor (Thomson tregon edhe më me hollësi, duke sugjeruar se lojrat olimpike zhvilloheshin me 9 ose me 22 gusht, ose me 6 shtator, duke u varur nga viti (8)).
Prova e dytë që Aleksandri u bë mbret direkt pas vrasjes së babait të tij Filipit, po t’i referohemi Plutarkut, ai sapo kishte mbushur 20 vitet e jetës së tij (9). Filipi u vra gjatë një ceremonie në një teatër të hapur, në mëngjes. Diodorus Siculus përshkruan me hollësi detajet që lidhen me këtë vendngjarje (10).
Nga përshkrimi i tij, mund të kuptojmë që dita kur u vra Filipi ishte mjaft e nxehtë. Mund të ishte një ditë vere ose fillim shtatori. Mos harroni që jemi në Greqinë veriore, qytet që shtrihet pothuajse në gjerësinë e Nju Jork Sitit. Mëngjeset e fund shtatorit dhe tetorit janë vërtetë të freskëta atje, jo ideale për një ceremoni në një arenë të hapur. Kështu që Filipi është vrarë në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit.
Menjëherë pas kësaj, populli maqedonas dhe ushtria e shpallën Aleksandrin si mbretin e tyre të ri. Duke iu referuar kronologjistit të mirënjohur gjerman Ideler, Aleksandri u bë mbret në shtator 336 p.K (11). Pra nëse ai tashmë i kishte mbushur 20 vitet e tij (siç konstaton Plutarku), atëherë ai duhet të kishte lindur në fillim të shtatorit ose në gusht.
Përfundimisht, prova e rëndësishme është ruajtur në “Chronicon Paschale” një kronikë e hershme byzantine. Meqë kemi mundësinë të shohim në këtë kronikë, kalendari maqedonas ishte ende në përdorim në shekullin e katërt A.D në Kostandinopojë (dhe ndoshta në tërë ish- botën helenistike).
Në një nga dëshmitë e saj kronika “Paschale” lidhet me ne: “dhe në të njëjtin vit (367 AD) Gratianus Augustus u shpall perandor në Francë, në muajin Loos, 9 ditë përpara “kalendave” (hënes së plotë) të shtatorit (12). Pra, shpallja e tij është e rëndësishme (edhe pse vjen nga një periudhë pasuese) sepse ështa një nga të parët që barazvlerësohet me muajin Loos të gushtit maqedonas!
Duke marrë në konsideratë të gjitha këto dëshmi, do të thonim që gjysma e dytë e gushtit është periudha që korrespondon më shumë me kushtet paraprake që përmendëm më përpara. Kjo periudhë shtrihet ndërmjet dy rasteve ekstreme të lindjes së Aleksandrit në korrik ose në tetor. Duke u rikthyer tek Aristobulus, mendoj se ai është mashtruar nga kalendari maqedonas, i cili ishte me plot rregullime dhe kështu i hoqi një muaj kohëzgjatjes së jetës së Aleksandrit.
Në vend të 32 vjet e 8 muaj të plota ne duhet të kishim thënë 32 vjet e 9 muaj të plota (duke nënkuptuar që nga momenti i vdekjes së tij Aleksandri faktikisht po shkonte drejt muajit të dhjetë pas datëlindjes së 32- të të tij).
Një tjetër fakt që mund të tregojë prova të vlefshme për ne është që kalendari maqedonas ishte soli-lunar. Secili prej muajve të tyre zakonisht rregullohej në përputhje me fazat hënore. Kështuqë data e parë e çdo muaji duhej të përputhej me Hënën e Re apo të paktën me duken e saj të parë kur Hëna po rritet në qiell. Ata e mbanin mend gjithmonë këtë, sidomos kur rregullonin kalendarin e tyre. Hëna e Re në gushtin e 356 p.K. bie me datën 13.
Pra, nën kushtet ideale, data 6 e muajit maqedonas Lóos do të korrespondonte me datën 19 gusht të atij viti (13 6=19). Me 19 gusht 356 p.K. (13) Dielli ishte në Luan dhe Hëna po kalonte përmes Peshores dhe Akrepit. Por personalisht do të zgjidhja një tjetër datë: 24 gushtin. Një fakt tjetër se pse Aleksandri mund të jetë i shenjës së Luanit është se Plutarku thoshte se ai ishte Bjond. Zakonisht meshkujt Luanë janë bjondë. Gjë që tek Gaforrja nuk ndodh, ose ndohd rrallë herë.
Një devijim prej vetëm pesë ditësh nga 19 gushti, data që do të kishim pranuar po të ishim të sigurtë që dita e parë e muajit Lóos të 356 p.K. ishte dita e Hënës së Re, është, në përshtatje me atë çfarë kemi thënë tashmë në kalendarin e lashtë maqedonas, më se i pranueshëm.
Më 24 gusht 356 p.K Dielli ishte në Luan, Hëna po shkonte përmes Shigjetarit dhe Bricjapit, Merkuri dhe Venusi ishin përkrah njëri-tjetrit në Virgjëreshë duke formuar gjashtëkëndësh me Marsin dhe Trekëndësh me Uranin, Marsi ishte në Gaforre katërkëndësh me Jupiterin në Peshore, në një opozitë të fortë me Uranin në Bricjap dhe në opozitë me Hënën (karakterin gjaknxehtë të Aleksandrit?).
Saturni ishte në Dem katërkëndësh me Diellin e tij (marrëdhënia e vështirë që kishte me të atin?) Nëse do kisha për të bërë një zgjedhje ndërmjet Peshores, Akrepit, Shigjetarit dhe Braicjapit si shenja të mundshme hënore të Aleksandrit do të zgjidhja pa hezitim Shigjetarin!
Hëna në Shigjetar përfaqëson shumë mirë shpirtin e pasur ( e gjallë) të Aleksandrit të Madh, ekspeditat e tij ndërkontinentale, interesat e tij në letërsi, besimin e tij të thellë në Perendi, nënën e tij Olimpia e cila ishte një priftëreshë, dhe tri gratë e tij të cilat ishin të gjitha të huaja. Në atë kohë pra, Hëna ishte në Shigjetar nga ora 20:00 e datës 21 gusht dei në 07:00 me 24 gusht (14).
Zgjodha 24 gushtin sepse vetëm atëherë Hëna, megjithëse mbetet në Shigjetar, i afrohet aksit Marsi opozitë Uranit, një aks shumë shpërthyes i cili mund të ketë të bëjë me natyrën shpërthyese (të vrullshme) të Aleksandrit. Por nëse data e tij e lindjes është 24 gushti dhe Hëna e tij është në Shigjetar atëherë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë kemi vendosur një hapësirë kohore për orën e lindjes së tij.
Ai duhet të ketë lindur midis orëve 00:00 – 07:00. Në realitet nuk kemi dëshmi të sigurta për orën e lindjes së Aleksandrit. Pseudo – Kallisthenes i cili shkroi një fare biografie romantike të Aleksandrit në shekullin e 3-të AD se ai kishte lindur kur po lindte Dielli dhe vdiq kur po perëndonte ai. Atëherë, meqënëse Plutarku konstatoi se Aleksandri vdiq vërtet gjatë mbrëmjes (perendimit të Diellit) ai mund të ketë lindur në agim.
Në këtë rast do të kemi Luanin si Ashendent që i përshtatet atij shumë më tepër se Binjakët apo Gaforrja. Veç kësaj do preferonim që Dielli i tij të ishte afër Ashendentit, në shtepinë e tij të pare dhe kjo mund të ndodhte nëse ai ka lindur rreth ores 05:30 të mëngjesit.
Në një rast të tillë do të kishim Diellin, Merkurin, Venusin dhe Neptunin të vendosur në shtepinë e tij të pare (një skemë e rrallë e cila mund të shpjegojë forcën tërheqëse të jashtëzakonshme të këtij djaloshi, magnetizmin që rrezatonte rreth tij dhe kjo i bëri ushtarët e tij ta ndiqnin atë deri në fund të botës së njohur deri atëherë sikur të ishin hipnotizuar).
Saturni i tij i lindjes do të ishte në shtepinë e tij të dhjetë, përkrah MC të tij, ndërsa sunduesi i shtepisë së tij të dhjetë do të ishte në shtepinë e tij të parë. Këto pozicione planetare përputhen plotësisht me faktin që në moshë shumë të re Aleksandri pranoi përgjegjësitë dhe me faktin e famës së tij të përhershme.
Mund të themi që kjo hartë astrologjike spekulative e Aleksandrit të Madh paraqet tiparet kryesore të karakterit të tij në mënyrë shumë të kënaqshme (të pranueshme). Theksimi i shtepisë së tij të pare pasqyron qartë impulsivitetin e tij, shpirtin e tij luftarak, dhe deshirën e tij për të qënë i pari i të parëve në çdo situatë. Edhe në seriozitetin (vetëpërmbajtjen) e tij në çeshtjet për sa i përket ushqimit dhe kënaqësive sensuale mund të shpjegohej nga Venusi në Virgjëreshë.
Por testi final do të konsistonte në verifikimin e hartës së tij me anë të Tranziteve dhe Progresioneve Dytësore për ngjarjet më madhore të jetës së Aleksandrit. Le të fillojmë me ngjarjen me rëndësinë më të madhe, vdekjen e tij. Data më e besueshme e vdekjes së tij është 10 qershor 323 p.K. Tranzitet planetare për këtë date janë shumë domethënëse: Plutoni dhe Urani janë në tranzit përkrah njëri-tjetrit 21 gradë tek Demi, që formojnë kuadrat me aspektin e supozuar të Aleksandrit Diellin 25 gradë në Luan.
Tranziti i Neptunit 28 gradë në Akrep formon gjithashtu aspekt kuadrat me Diellin e tij (një aspekt që bëhet më domethënës nëse konsiderojmë Neptunin si sunduesin e shtepisë së 8-të të hartës së lindjes së Aleksandrit). Tranziti i Saturnit 29 gradë tek Binjakët formon opozitë me Hënën e tij të lindjes, aspektin përkrah me Marsin e lindjes së tij, dhe kuadrat me Jupiterin e lindjes së tij.
Tranziti i Jupiterit 15 gradë në Gaforre formon kuadrat me Plutonin e lindjes. Marsi tranzit në shtepinë e tij të parë është përkrah Venusit të lindjes (sunduesin e shtepisë së tij të dhjetë) dhe Neptunit të tij. Venusi formon tranzit kuadrat me aksein e tij nyjor.
Tranziti i Merkurit është përkrah Marsit të tij dhe në opozitë me Uranin e tij. Së fundmi, tranziti i Diellit, që në ditën fatale ishte 14 gradë tek Binjakët formon kuadrat me Neptunin e lindjes së Aleksandrit ( një aspekt midis shumë të tjerëve që tregon vdeken e tij të përfolur nga helmi. Përgjigja e kësaj harte të lindjes spekulative të Aleksandrit të madh në tranzitet e vendosura për datën e tij të vdekjes është vërtetë mbresëlënëse.
E njëjta gjë mund të thuhej për përgjigjje përsa i përket Progresioneve: Hëna e progresuar në opozitë me Neptunin e lindjes (sunduesin e shtepisë së tetë), Dielli i progresuar kuadrat me Hënën e lindjes (sunduesen e shtepisë së 12-të), Merkuri dhe Venusi i progresuar në opozitë me Plutonin e lindjes dhe Marsi i progresuar kuadrat me Plutonin e lindjes.
Një tjetër ngjarje e rëndësishme është vrasja e babait të Aleksandrit, Filipit, nga fillimi i Shtatorit 336 p.K. Urani që atëherë ishte tranzit në shtepinë e tetë të Aleksandrit formonte një kuadrat të përkryer me Hënën e tij të lindjes (një vdekje e papritur dhe mjaft e rastësishme që po ndryshonte gjendjen e tij familjare?).
Tranziti i Jupiterit ishte përkrah Marsit të lindjes ndërsa Saturni formonte opozitë me Marsin e tij. Ky ndikim dipolar i Jupiterit dhe Saturnit me Marsin e lindjes tregon përgjegjësitë që bien mbi Aleksandrin pas vdekjes së të atit dhe deshirën e tij të zjarrtë për t’u bërë udhëheqës, për të marrë iniciativa, për të vepruar. Një konfigurim dypolar i ngjashëm rezulton nga Progresionet e vendosura për këtë ngjarje: Dielli i progresuar përkrah Neptunit të lindjes (sundues I i shtepisë së 8-të) ndërsa Hëna e progresuar shumë afër Jupiterit të lindjes.
Në një ditë të nxehtë vere të 333 p.K (ndoshta në mesin e gushtit) Aleksandri bëri not në ujrat e akullta të lumit Kydnos, në Turqinë e sotme. Menjëherë pas kësaj u sëmur dhe qëndroi në shtrat disa ditë. Atëherë Saturni formonte opozitë me Diellin e tij të lindjes, ndërkohë që mundet që tranziti i Diellit dhe Marsit ishin në shtepinë e tij të 12-të të lindjes.
Në fillim të vitit 325 p.K Aleksandri kishte arritur pozicionin më të largët të ekspeditës së tij (Indi), por prapëseprapë donte të shkonte më tej (tranziti i Jupiterit ishte në shtepinë e tij të nëntë). Ushtarët e tij refuzuan ta ndiqnin atë. Në janar të atij viti, gjatë një beteje kundër popullit të Mallonit, Aleksandri vepronte me shumë pakujdesi dhe ishte dëmtuar rëndë në kraharor nga një shigjetë.
Ai mezi i shpëtoi vdekjes dhe si pasojë qëndroi në barelë për disa javë. Tranziti i Neptunit atëherë ishte 25 gradë tek Akrepi, në kuadrat të përkryer me Diellin e tij të lindjes ndërsa tranziti i Saturnit 23 gradë tek Demi formonte kuadrat me Diellin e tij të lindjes. Marsi ishte tranzit në shtepinë e tij të 12-të të lindjes dhe Dielli tranzit në shtepinë e gjashtë të tij.
Si ngjarje e fundit për të verifikuar këtu do të marrim martesat kolektive të kremtuara në Suza midis 10 mijë ushtarëve grekë dhe atë të disa grave aziatike. Këto martesa ndodhen rreth ditëve të para të prillit 324 p.K. dhe ishin idetë e Aleksandrit (në rastin kur ai u martua vetë).
Duke shqyrtuar Progresionet Dytësore shohim që Hëna e progresuar është përkrah Deshendentit të lindjes së Aleksandrit dhe sapo kishte hyrë në shtepinë e tij të 7-të. Duke iu referuar mësimeve të Dane Rudhyar Hëna e progresuar sapo kishte plotësuar këtu gjysëm-fazën e vetëdijes (ndërgjegjës) subjektive dhe po hynte në gjysëm-fazën e vetëdijes objective.
Besoj që ky interpretim pasqyron në mënyrë të përkryer gjendjen e brendshme të mendjes sëAleksandrit gjatë asaj periudhe. Nga tipi individual i vetëdijes ai po kalonte pra në atë kolektiv dhe shndërrimi i tij i brendshëm shprehet jashtëzakonisht nga martesat kolektive që kremtoi (shpalli) në Suza.
Për sa i përket Tranziteve është interesante të përmendim Venusin që me të gjitha mundësitë ishte tranzit në shtepinë e tij të shtatë opozitë me Neptunin e tij të lindjes, ndërsa tranzititi i Jupiterit dhe Saturnit përkrah njëri-tjetrit formojnë kuadrat me Venusin e tij të lindjes.
Ky aspekt i fundit thekson gjithashtu një ndryshim në mënyrën se si Aleksandri i sheh marrëdhëniet e tij me të tjerët. Së fundmi, tranziti i Uranit sunduesit të shtepisë së tij të shtatë të lindjes ishte përkrah Mesqiellorit të tij. Ky përshkrim astrologjik pasqyron, si të thuash, shumë qartë këto martesa kolektive të pazakonshme të pajtimit (harmonisë).
Ishte në pasardhësit e këtyre 10. 000 çifteve (bashkimeve) greko-aziatike që Aleksandri po planifikonte të ndërtonte formën e së ardhmës së perandorisë së tij, një perandori të cilën ai e përfytyroi homogjene (të njëtrajtshme), të suksesshme dhe gjithmonë të qëndrueshme!
(nga Thomas Gazis)
SHËNIME
1. Plutarku : Aleksandri, III-5.
2. Claudius Aelianus : Varia Historia,B,25,28-34.
3. Arrian : Historia e Aleksandrit, VII-28.
4. Jacoby : FGrH, 59 .
5. Beloch,Samuel,Hamilton etc.
6. Demosthenes: De Corona,157.
7. Plutarku : Aleksandri, III-8.
8. Plutarku : Aleksandri, XI-1.
9. Diodorus Siculus, XVI, 92-2.
10. Beloch,III,2, 59-60.
11. Të gjitha datat e përmedura janë të Stilit të Vjetër.
12. Orët në E.E.T.
*(Autori deshiron të falenderojë James H. Holden për dhënien e informacioneve të çmuara).
(Ky artikull është një fragment nga leximi që Thomas Gazis bëri në konferenën ndërkombëtare të Astrologjisë në Venecia në 1994).
Perktheu dhe Pergaditi : Nikolaos
www.astro-al.page.tl

Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 05.01.12 15:37, edituar 18 herë gjithsej
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
harta qiellore e lindjes se Aleksandrit
Dielli te Luani 25 grade
Hena te Shigjetari 29 grade
Merkuri te Virgjeresha 4 grade
Venusi te Virgjeresha 7 grade
Marsi te Gaforrja 5 grade
Jupiteri te Peshorja 1 grade
Saturni te Demi 21 grade
Urani te Bricjapi 6 grade
Neptuni Virgjeresha 17 grade
Plutoni te Dashi 19 grade
Ashendenti te Luani 25 grade
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Similar topics
» Aleksandri i Madh
» Udhëheqës besimtar në astrologji
» Urani ne astrologji, mitologji
» Aleksandri dhe Diogjeni
» Nje njeri i madh!
» Udhëheqës besimtar në astrologji
» Urani ne astrologji, mitologji
» Aleksandri dhe Diogjeni
» Nje njeri i madh!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi