EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleksandri dhe Diogjeni

Shko poshtë

Aleksandri dhe Diogjeni Empty Aleksandri dhe Diogjeni

Mesazh  Luli 22.01.15 19:44

Aleksandri dhe Diogjeni Alexan11

Aleksandri i madh, mbreti i Maqedonisë, ishte zgjedhur kryekomandant i Greqisë për të udhëhequr ushtrinë kundër Iranit; njerëz nga të gjitha shtresat e shoqërisë kishin ardhur ta përgëzonin.

Por Diogjeni, më i mençuri i Greqisë, i cili jetonte në Korinth, s’i kushtoi as vëmendjen më të vogël atij. Aleksandri shkoi personalisht ta takonte. I njohur si një nga burrat e urtë, slogani i të cilit ishte:Vetëpërmbajtje, zemërgjerësi, pavarësi dhe maturi në jetë,

Diogjeni ishte shtrirë përtokë nën ndriçimin e diellit të asaj dite të kthjellët. Duke parë se një numër njerëzish po vinin drejt tij, ai u ngrit pak dhe ia nguli sytë Aleksandrit, i cili po afrohej me mburrje. Ai iu duk si një person i zakonshëm që po vinte ta takonte duke respektuar motot e parimeve të shpirtmadhësisë dhe lirisë.

Aleksandri e përshëndeti, dhe e pyeti nëse kishte ndonjë kërkesë. Diogjeni u përgjigj: “Dua vetëm një gjë prej teje: Po shijoja ndriçimin e diellit dhe ti erdhe e më pengove, ndaj lëviz pak mënjanë, të lutem!”

Këto fjalë tingëlluan si të vogla dhe të parëndësishme në sytëe shoqëruesve të  Aleksandrit. Ata menduan se sa i trashë ishte treguar ai duke mos përfituar nga një mundësi kaq e madhe. Por Aleksandri, i cili u ndje i mospërfillur përpara madhështisë së sjelljes dhe lartësisë së dinjitetit të Diogjenit, ra në mendime.

Pasi e përshkoi rrugën e tij kokulur, ai u tha shoqëruesve të tij të cilët po e tallnin filozofin: “Në të vërtetë, po të mos isha Aleksandër, do të doja të isha Diogjen.”

(Marrë nga libri “Tregimet e të Virtytshmëve”; cit. nga George Sarton, History of Science, fq 525)
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi