Urani ne astrologji, mitologji
Faqja 1 e 1
Urani ne astrologji, mitologji
URANI
URANI NË ASTRONOMI:
Para se të zbulohej Urani, njerëzit mendonin se ishte Saturni në kufi të sistemit tonë diellor, por në fund të shekullit të 18-të doli se ai nuk ishte i fundit. Urani, i pari planet i erës moderne, u zbulua më 13 mars 1781 nga astronomi britanik Uilliam Hershel, që i dha emrin “planeti gjeorgjian” për nder të Gjergjit të tretë, mbret i Anglisë. U quajt dhe “Hershel”. Por më vonë astronomi gjerman Bade, propozoi emrin “Uran” për të respektuar emrat e planetëve të tjerë të ardhur nga mitologjia klasike dhe duke nisur nga viti 1850 u quajt përfundimisht me këtë emër. Për nga diametri, Urani është katër herë më i madh se Toka, pra 29 300 milje i gjerë dhe 1.600 milion milje larg nga Toka. Ai bën një rrotullim rreth Diellit për 84 vjet dhe ka një distancë mesatare prej tij rreth 1. 800 milion milje = 2, 869 miliard kilometra. Simboli i tij është një “H” me rreth poshtë që kujton Hershelin. Ai është një planet i veçantë pasi rrotullohet rreth boshtit të vet, në drejtim të kundërt, jo si planetët e tjerë. Urani ka 15 satelitë, ku më të mëdhenjtë janë: Miranda, Arieli, Umbrieli, Tirania dhe Oberoni. Temperatura e tij arrin në minus 129o deri - 212oC.
URANI NË ASTROLOGJI:
Urani përfaqëson forcën e vendosmërisë, shijen për gjërat e reja dhe të ndryshme, intuitën, progresin, aftësinë krijuese, reformat, shpikjen, risitë, sajimin, origjinalitetin, lirinë individuale, revolucionet, altruizmin. Është planet breznor dhe ushtron ndikimin e tij sidomos në fushën e transformimeve kulturore, rinovimeve, ndryshimeve. Ai përfaqëson pavarësinë, individualitetin, të veçantën, unikalen, mëndjen e përparuar, ultra-modernizmin, vëllazërinë universale, befasinë, shpejtësinë, surprizat, të papriturat (dashurinë e papritur), antikonformizmin, autonominë, humanizmin, të ardhmen, ndryshimet e papritura, seksualitetin, skematitetin e veçantë, energjinë psiqike. Nga ana negative shpreh eksentrizmin, revoltat, padurimin, karakterin e paparashikueshëm, kokëfortësinë, rebelimin, nervozizmin, perversionin, shthurjen, homoseksualitetin, paranojën, tronditjen. Lidhet me gjërat shpirtërore, astronominë, shkencën, astrologjinë, teknikën, informatikën, vetëtimat, elektricitetin, inxhinierinë, aviacionin, sindikatat, miqësinë, komunitetin, teknologjinë moderne, internetin, valët.
URANI NË MITOLOGJI:
Urani mori emrin e një perëndie të lashtë greke Ouranos, që do të thotë “qiell” në greqisht. Ishte babai i Kronosit (Saturnit) dhe zoti më i lashtë i qiejve. Ishte biri i Geas (nënës Tokë) dhe njëkohësisht burri i saj. Dhe nga kjo lidhje inçesti lindën monstrat, Titanët dhe Ciklopët, bashkë me Kronosin, të cilët Urani i skllavëroi në ferr sepse i urrente fëmijët. Urani ishte shumë pjellor, por Gjea (Toka) i kërkoi djalit të tij të fundit, Kronusit, t’i jepte fund pjellorisë së babait të tij duke i prerë fshehtas organet seksuale me drapër. Dhe që nga ajo kohë qielli (Urani) u nda nga Toka (Gjea). Gjymtyrët e prera të Uranit ranë në det dhe u formuan shkumë, nga kjo shkumë lindi Afërdita e bukur. (Afros = shkumë).
Per me shume futuni ne www.astro-al.page.tl

Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Similar topics
» Aleksandri i Madh ne Astrologji
» Udhëheqës besimtar në astrologji
» Mitologji
» 12 Zotat e Olimpit
» Nachzehrer - mitologji gjermane
» Udhëheqës besimtar në astrologji
» Mitologji
» 12 Zotat e Olimpit
» Nachzehrer - mitologji gjermane
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi