Natyra e realitetit
Faqja 1 e 1
Natyra e realitetit
Natyra e realitetit
Do ta filloja këtë shkrim në mënyrën më të lehtë për vete, si për tërheqjen e qastit apo për gjetjen e qëllimit të jetës suaj, por dua që së pari t'i kuptoni disa koncepte që janë bazë e gjithçkasë dhe pa to duket gjithqka si e pakuptimtë dhe kufi i pamundur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të kaloni lehtas nëpër gjëra.
Bota që do të shpalos para jush është bota e së fshehtës. Rregullat e realitetit fizik që keni njohur më parë, këtu nuk vlejnë asgjë. Këtu nuk ka kufizime, gjithçka është e mundur. Mund të tingllojë si fantazi, por është aq e vërtetë sa edhe dielli që lind në lindje.
Kjo është bota ku ne jetojmë me një 'shef' të vështirë që kërkon nga ne të punojmë si skllevër, e ku gjysma e botës lufton për ushqim e ujë të pijshëm...Në sytë tanë kjo kurrë nuk do të ndryshojë dhe kur dëgjoni të flitet për krijimin e një realiteti të ri, shumica mendojnë se është e pamundur. Por e kanë gabim.
Ajo që ju "shihni" nuk është thjesht ajo 'e vërteta', por sido qoftë ju duhet ta keni të qartë se realiteti mund të ripërcaktohet. Gjithçka dhe çdo gjë. E si? Do të shohim në vazhdim, vetëm të keni durim dhe mos të mërziteni.
Duhet ta pranoni me veten tuaj se gjithçka mund të ndryshojë, por duhet të jeni të hapur. Kur them të hapur nuk mendoj të jeni naiv e të pranoni gjithçka që ju thuhet, por ato që ju thuhen t'i diskutoni me qëndrim të hapur. Nëse keni një qëndrim fiks për gjërat që ju rrethojnë dhe për realitetin tuaj, ndaloni së lexuari këtu, mos humbni kohë më tepër.
Thashë se gjithçka mund të ndryshojë. Arsyeja kryesore që e them këtë është se realiteti që ju rrethon është i krijuar nga vetë ju, dhe si i tillë mund të ripërcaktohet. Ky nuk është vetëm një mendim i dëshiruar apo një këshillë, por Fizika Kuantike ka vërtetuar se 'vetdija njerëzore' është ajo që krijon realitetin. Antikët e dinin këtë.. Ajo është e shkruar në Zohar, që është themel i Judaizmit, pastaj në tekstet e lashta të Hinduizmit, të cilat ndihmuan në lindjen e Budizmit, pastaj doktrinat e fshehta të Alkimisë, Hermetizmit etj. Këto njohuri kanë qenë rreth e rrotull botës për mijëra vjet...
Pa JU nuk ka asgjë. Të paktën s'ka asgjë 'materiale'. Universi është një burim i informacionit dhe i energjisë në një gjendje të pafund mundësish që konvertohen në realitet material me vetëdijen tonë që ju e quani "e vërteta".
Kur e shikojmë jetën tonë të përditshme, shohim gjithë këtë kaos, parregullsi, gjithë këto dështime, varfëri, luftëra dhe fatkeqësi të ndryshme – është e vështirë ta pranojmë se Ne jemi ata që tërheqim dhe që krijojmë realitetin tonë.
Pyetja e parë që iu vie në mendje shumë njerëve kur ua thua këtë është: E si mund t’ia kem aq inat vetes sa t’i shkaktoj kaq dëme?! A jam unë përgjegjës për fatkeqësitë?! A thua unë vendosa të kem jetë të varfër?! .....
Do të doja të thoja një përgjigje të thjeshtë, por kjo përgjigje ka shumë nivele brenda vetës. Ju them: Po! Ju keni zgjedhur në mes gjithë atyre mundësive që ju ofron Universi, ju keni krijuar realitetin tuaj kështu si e keni tani. Pa ‘JU’ nuk eksiston asgjë kështu ‘si është’...
Njohuri nga shkenca
Bota që ne e shohim rreth vetes ka nivele të shumta të ekzistencës. Ajo që shohim, që prekim, që dëgjojmë apo nuhasim është realiteti material. Në këtë realitet të gjithë jemi qenie të veçanta, objekte, gjini, personalitete etj. Në këtë nivel gjithçka është e qeverisur nga ligjet tradicionale të Fizikës. Ligji i Tretë i Njutonit thotë: " Actioni contrariam semper et æqualem esse reactionem: sive corporum duorum actiones in se mutuo semper esse æquales et in partes contrarias dirigi. - Për çdo forcë ekziston gjithmonë një kundërvepim i barabartë me kah të kundërt: ose për forcat e dy trupave mbi njëri-tjetrin janë gjithmonë të njëjta dhe në drejtime të kundërta." (//wiki//)
Në thelb ky ligj do të thotë se gjërat janë të ndara dhe nuk lëvizin apo nuk ndryshojnë gjendjen pa shkak ( pa ndonjë forcë të jashtme si ngrohje, goditje, shtyrje apo tërheqje). Pra, gjithçka ka një shkak dhe pasojë dhe nëse doni të bëni ndonjë gjë të ndodhë, ju në thelb duhet ta bëni atë përmes një forme të punës fizike (ose shkëmbim energjie).
Realiteti material është ai që ka atomet dhe molekulat, i kemi parë gjatë shkollimit tonë dhe ngjajnë me një sistem të vogël diellor, me elektronet që sillen dhe një bërthamë në mes. Duket se gjithçka është në rregull dhe ka shumë kuptim.
Megjithatë, ky nuk është niveli i vetëm i realitetit. Ajo që kemi mësuar në shkollë, nuk është krejt e saktë. Te atomet nuk kemi vetëm elektrone dhe një berthamë të vogël, por Ekziston edhe një Re e mjegullt e ngarkuar me elektricitet. Reja më tepër merret si 're e mundësive' dhe mund të gjendet kudo dhe kurdo. Me këtë ne hymë në fushës e Fizikës së Kuanteve.
Tradicionalisht jemi mësuar që bërthama përbëhet nga protonet dhe neutronet. Por, kjo nuk është e gjitha. Bërthama përbëhet edhe prej grimcave tjera nën-atomike si: bosonët, leptonët, kuarket etj., që në nivelin themelor janë të përbëra nga energji e pastër që lëviz me shpejtësinë e dritës (300.000 km/s) dhe dridhje ‘në dhe nga ekzistenca’.
Jo të gjitha pyetjeve në këtë nivel mund t’iu përgjigjemi duke u mbështetur rreptësisht në kufij të shkencës.
Shihni në nivelin e realitetit të kuanteve, pothuajse nuk vlejnë ligjet e Fizikës tradicionale. Në këtë nivel GJITHÇKA ekziston në një gjendje të pastër, në një nivel të mundësive të PAFUND. E çka bëhet e vërtetë, kjo varet nga ‘vëshguesi’... ‘vetëdija’ ...’Ju’...
Çka është vetëdija, pra? Ku ekziston? Nëse gjithçka është në nivelin e potencialit të pastër, atëherë kush po e ‘shemb’ këtë potencial në realitet? Kjo na sjell në nivelin e tretë të realitetit: Realiteti Shpirtëror. Realiteti shpirtëror është zona e NJË ndërgjegjëje Universale që na rrethon, mban, krijon, gllabëron dhe ËSHTË GJITHÇKA.
KJO është Vetëdija përtej kohës dhe hapsirës, pa fillim dhe pa fund, universale dhe burim i realitetit. Kjo nuk është diçka e veçantë, ky burim është pjesë e çdo gjëje dhe JU jeni pjesë e tij.
Po shtoj edhe disa citime:
“Si njeri që i ka kushtur tërë jetën e tij shkencës, në studimin e çështjeve, unë mund t’ju them se rezultatet e hulumtimeve të mia, në lidhje me atomet janë të shumta. Nuk ka lëndë të tillë. E gjithë përmbajtja rrjedh dhe ekziston vetëm në saje të një force... Ne duhet ta marrim prapa këtë ekzistencë të forcës së vetdijes dhe mendjes inteligjente. Kjo mendje është matricë e gjithë çështjes.” - (Max Planck - babai i Fizikës Kuantike, në një fjalim në Firence, Itali)
“Doktrina se bota është e përbërë nga objekte, ekzistenca e të cilave është e pavarur nga vetëdija e njeriut rezulton të jetë në konflikt me mekanikën kuantike dhe me faktet e vërtetuara nga eksperimentet." – (Bernard d'Espagnat - fizikant teorik)
“Në cilësinë e vëzhguesit dhe të krijuesit, ne jemi vazhdimisht duke ribërë botën tonë. Çdo mendim që kemi, çdo gjykim, megjithëse i pandërgjegjëm është duke pasur një ndikim. Për çdo moment mendja e vetdijshme është duke dërguar një synim” – (Lynne McTaggart – gazetar dhe autor)
Ndoshta të gjitha këto koncepte duken interesante, por si të filoni të shihni rezultate? Si do t’ju ndihmojnë këto në jetën tuaj? Si ta ndryshoni atë?
E para: Ju mund ta ripërcaktoni jetën tuaj dhe është shumë e lehtë, ndoshta ndër gjërat më të lehta që keni mësuar ndonjëherë. Them e lehtë sepse kjo është në natyrën tuaj të vërtetë, nuk keni nevojë të luftoni për ta mësuar, thellë ju e dini dhe nëse jeni të gatshëm mund ta bëni.
E dyta: Mund të tingllojë si lajm i keq, për shkak të programimit masiv të njeriut, ju keni qenë të ekspozuar ndaj keqkuptimeve dhe keni rrënjosur thellë besimet, qëndrimet dhe modelet e sjelljes së pandërgjegjshme. Kjo ndoshta do t’ju merr kohë deri sa të jeni në gjendje ta përdorni fuqinë e mahnitshme që është brenda jush dhe që ka qenë gjithënjë aty. Kjo kërkon trajnim dhe përpjekje të konsiderueshme që më në fund ‘të zgjoheni’.
Cila është zgjidhja?! Ju tashmë keni filluar të lexoni dhe keni arritur në këtë pikë, kjo do të thotë se jeni duke u bërë të vetdijshëm për potencialin brenda jush, jeni të gatshëm të merrni më shumë informacion dhe jeni gati për të ecur më tej...
(vazhdon)

Elizza- 195
Re: Natyra e realitetit
...Shumë prej nesh e kalojnë jetën me situata me shkaktar të panjohur, të cilat në dukje janë ‘pa lidhje’. A e keni vërejtur kur ndonjëherë dikush ‘goditet’ nga biseda dhe largohet nga dhoma, edhe pse ajo që thuhet nuk është serioze? Më vonë me vete pyet veten: “Pse e bëra këtë?”, por nuk është në gjendje ta kuptojë apo të tregojë. Ose a jeni zemëruar ndonjëherë me dikënd të pafajshëm dhe më vonë jeni ndjerë fajtor? A keni tymosur ndonjëherë vetëm për të mbytur problemet tuaja?...
Përgjigjëja për këto dhe shumë pyetje tjera të ngjashme është: mungesa e kontrollit në ato momente. Dhe shumë prej njerëzve kanë këto lloj ndjenjash. Nganjëherë shkojnë te mjekët dhe psikiatrit kur këto ndjenja u dalin nga dora dhe kërkojnë ndihmë. Zakonisht çfarë ndodh? Ju japin ilaçe për të larguar ndjenjat e këqija ose ju thonë të shkoni në seancat e terapisë, ku bisedoni. Ndonjëherë kjo edhe funksionon (por vetëm në zbutjen e problemeve, jo në eleminimin e tyre).
Çdo ditë mijëra njerëz nga e gjithë bota diagnostifikohen me ‘probleme mendore’ dhe ju përshkruhen receta me ilaçe. Shumica e këtyre ilaçeve janë relaksuese dhe ‘shtypin ndjenjat e këqija’...
Pse ne nuk ndalemi ta pyesim veten: “Nëse kam këmbë për të ecuar, sy për të parë, hundë për të nuhatur... atëherë pse nuk jemi aq të fuqishëm sa të kontrollojmë ndjenjat tona?!”
Një ndër gjërat që ju kushtohet rëndësi gjatë hipnoterapisë profesionale janë ndjenjat dhe emocionet. Aty kemi mësuar se ndjenjat janë as të mira as të këqija, por janë vetëm mesazhe që vinë drejpërdrejtë në jetën tonë. Ka një arsye pse janë aty. Çdo ndjenjë ka një mesazh të veçantë. Dhe kjo është arsyeja pse gjatë hipnozës kërkohet nga i hipnotizuari të kthehet në fëmijëri ose në ndonjë ngjarje që e ka tronditur dhe ka lënë 'pasojat' e veta.
Zemrimi, frika, depresioni, frustrimi etj. na japin mesazhe të veçanta, por ne gjithmonë bëjmë zgjedhjen "e drejtë" dhe 'i heqim qafe' me ilaçe. Kjo është ekuivalente me prerjen e dorës kur e kemi të thyer kockën.
Hipnoza, hyrja në një nivel më të thellë të vetdijes, nëse ju ndiqni rregullat e thjeshta, punon si magji... Nuk është e nevojshme të kuptohen të gjitha se si janë, por duhet ta kuptojmë se mendja jonë është e aftë në trajtimin e traumave në masë të madhe nëse përgatitet për këtë. Por nga papërgatitja, edhe gjërat më të vogla mund të kenë një ndikim të thellë.
Hapi i parë për ripërcaktimin e realitetit është të mësoni kuptimin e të gjitha ndjenjave dhe emocioneve tuaja. Pse i keni dhe çfarë është qëllimi i tyre? Ju do të mësoni të jeni të lirë nga të gjitha bagazhet emocionale që i keni mbajtur aq gjatë në vete.
Pasi t’i zotroni ndjenjat dhe emocionet tuaja, ju do të kuptoni se trupi fizik ka ndikim në gjendjen tuaj mendore dhe ju sjell në një nivel optimal. Niveli optimal është gjendja jonë e vërtetë.
Filloni duke pretenduar se jeta juaj po kthehet. Përqendrohuni në cilësinë e jetës suaj, jo në ngjarjet. Njihni të gjitha ndjenjat tuaja. Nëse jeni i zemëruar, pyesni veten: Pse jam i zemëruar dhe cila është arsyeja e fshehtë e këtij zemërimi, çfarë duhet të bëj? Kurdo që keni ndjenja të forta pyesni veten pse?
Në fytyrën e vështirsisë, të pasigurisë dhe të situatave të pakontrolluara, mundohuni të njihni anën magjike të tyre. Kuptojeni që Ju nuk jeni ngjarjet që kanë ndodhur në jetën tuaj. Pranojeni se ju jeni ai që i kalon kufinjtë e jetës dhe të vdekjes, Ju jeni vetëdija juaj dhe kuptoni që ju mund të njihni dhe të krijoni realitetin tuaj magjik. Në këtë realitet të dashur dhe magjik, mendimet e juaja krijojnë çështjet tuaja, ëndrrat tuaja bëhen realitet dhe dashuria iu përket të gjithëve. Prandaj përdoreni dashurinë, dritën dhe mirësinë.
(...)

...Pra, premtoni vetes se do të përqendroheni në cilësinë e jetës, jo në ngjarjet.
Bëhuni i sinqertë me veten! A keni menduar ndonjëherë se po punoni shumë? A e keni ndjerë një thirrje të madhe nga brenda për të qenë të lirë, të udhëtoni rreth botës, të fitoni më shumë se sa miqtë tuaj kanë mundur të imagjinojnë, t’i ndryshoni jetët e njerzëve, t’i jepni familjes diçka që kurrë nuk kanë ëndërruar?
A jeni ndjerë ndonjëherë i paaftë? A ju kujtohet hera e fundit kur jeni ndjerë plotësisht të gjallë, kur e keni dashur jetën tuaj dhe keni jetuar vërtetë? A do të donit që çdo ditë të ishte si ajo ditë? Të jeni i/e mbushur me bollëk, dashuri, gëzim, qeshje, liri dhe pasion? A do të donit të jetoni një jetë në të cilën të gjitha ëndrrat tuaja bëhen realitet?
Edhe nëse jeni të aftë t’i bëni të gjitha, sistemi juaj i besimit ndoshta nuk shkon rrugës së drejtë. Por ju mund ta ndryshoni!
Kujtoni! Kur ju jeni duke ëndërruar për atë që doni të jeni ose të keni, çka ju thotë mendja juaj?!.. Hë…?…”Nuk keni kualitete të veçanta” ose “Nuk keni lindur të pasur” ose “nuk jeni mjaft të zgjuar” ose “realiteti është ndryshe, jeta është e vështirë” etj…A keni menduar ndonjëherë: në qoftë se sistemi i besimit tuaj do të ishte më ndryshe, sa larg do të ishit në gjendje të shkoni??
Cal Banyan, hipnoterapist me famë botërore thoshte se janë dy përkufizime të besimit. Përkufizimi i pare është: “Të besosh është të mos dish”. Mendoni për këtë. Gjithçka që ju besoni në thelb janë gjërat që nuk i dini a janë të vërteta apo jo. Po ta dini për të sigurtë, ju do të thoni “E di!”. Mendoni, gjithçka që ‘besoni’ se është e vërtetë janë gjërat që ju nuk jeni të sigurtë për to.
Kjo na sjell te përkufizimi i dytë, i cili është: “Të mendoni dhe të veproni sikur ju dini!” Kështu është programuar mendja jonë që nga fëmijëria. Së pari mësojmë t’iu besojmë gjërave që nuk e kemi idenë fare për to. Pastaj pretendojmë se nëse ne e dimë diçka si të sigurtë, ajo duhet të jetë patjetër e vërtetë.
Kjo na sjell një lajm të mire, se ne mund ta ndryshojmë sistemin tone të besimit. Për shembull: disa njerëz mendojnë se të qenit pesimist është më e zgjuar se sa të jesh optimist. Ata mendojnë se pesimizmi është si një rrjet sigurie, por në fakt arrin ‘ndonjëherë’ të kenë ndonjë sukses. Eshtë për tu habitur! Me atë sistem besimi s’do të ishte çudi po të dështonin gjatë gjithë kohës.
Krijoni besimin se do të keni sukses gjithmonë, pamarrparasysh rrethanat... Edhe nëse dështoni ndonjëherë, ju e mësoni një mësim për sukses më të madh.
Ju duhet ta dini çfarë efekti ka sistemi i besimit. Së pari mos keni frikë nga dështimi sepse edhe nëse dështoni ju keni mbledhur eksperience të çmuar, e cila në një farë mënyre mund të konsiderohet sukses. Së dyti do të jeni në gjendje më të mirë sepse e dini se DO të keni sukses...
Megjithatë ka edhe raste kur nuk jemi në gjendje ta kontrollojmë veten... Mendjen e njeriut mund ta krahasojmë me një kompjuter. Nganjëherë, ne duke ‘shfletuar’ në jetë, mund të marrim ndonjë ‘virus’ dhe mund të ngadalsojmë apo fillojmë të sillemi në mënyra jo të dobishme për ne. Kështu, çka bëjmë ne kur një virus atakon kompjuterin tonë? A e hedhim? Sigurisht që jo. Por instalojmë një antivirus për të hequr qafe virusat. Në mënyrë të ngjashme hipnoza, afirmimet, meditimi etj. janë të programuara si antiviruse për të pastruar mendjen tonë.
Tani në pyetje është: a duam të bëjmë ca veprime e të shpëtojmë nga 'viruset' e mendjes sonë? Sidoqoftë ju duhet të bëni veprimet e nevojshme deri sa ta sillni veten në pikën kur të jeni në gjendje të besoni vërtetë që GJITHMONE do të keni sukses!
Ndërkohë mësojeni përmendsh deklaratën në vazhdim dhe përsëriteni shpesh: “Unë jam i/e gatshëm/e të bëj gjithçka që duhet, pamarrëparasysh çka, për ta bërë veten mirë e më mirë, në çdo kohë dhe në çdo mënyrë”. Sa më shumë që e përsërisni këtë në heshtje ose me zë, aq më shumë mendja juaj hapet drejt mundësive.
Gjithashtu bëjeni një listë të dhjetë gjërave që do të bëni ose do të mësoni, ose deri ku doni të arrini të shkoni...

Similar topics
» Sharon Stewart: Ivo i Vegan-Natyra e Realitetit është Logjike
» Hipnoza, mes realitetit dhe legjendês
» Alkimia
» Natyra e misterit
» Doktrina Sekrete - Natyra uniforme
» Hipnoza, mes realitetit dhe legjendês
» Alkimia
» Natyra e misterit
» Doktrina Sekrete - Natyra uniforme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi