Doktrina Sekrete - Natyra uniforme
Faqja 1 e 1
Doktrina Sekrete - Natyra uniforme
Doktrina Sekrete - Natyra uniforme
Doktrina okulte është, mendojmë ne, më shumë logjike sesa teoritë e tjera të shumënjohura. Mëton se ka një ligj ciklik të padryshueshëm në natyrë (pa qëllim personal e kompozim special), që vepron në një plan uniform, i cili mbizotëron gjatë gjithë periudhës manvantarike, duke trajtuar njeriun ashtu siç sillet edhe me krimbin e tokës, të dy, megjithëse jo të vetëdijshëm për qenien, e prapëseprapë nën të njëjtin ligj evolutiv, të përparojnë sipas rregullave Karmike. Të dy e nisën rrugën nga e njëjta qendër neutrale e Jetës, ku të dy do të rikthehen në fund të ciklit.
Nuk mohohet se në Raundin paraardhës njeriu ishte një krijesë gjigande e ngjashme me majmunin; e kur themi “njeri” mbase duhet të themi kallëpi i pagdhendur që po zhvillohej vetëm për njeriun e këtij Raundi (i mesit, apo pika e ndryshimit ku mezi mbërritëm). As nuk ishte njeriu, ai që është tani, përgjatë dy të parave e gjysmë Rrënjë-rracave. Atë pikë e arriti vetëm 18000000 vjet më parë, gjatë Raundit të dytë, siç pretendojmë ne.
Deri atëherë ishte, sipas mësimve Okulte e traditës, “Një zot mbi tokë i zhytur në materie”, apo i degjeneruar. Kjo mund të pranohet ose jo, gjersa Doktrina Sekrete nuk imponon veten si dogmë e sigurtë; dhe kështu, edhe nëse regjistrimet prehistorike pranohen ose refuzohen, nuk ka lidhje me çështjen e njeriut aktual dhe natyrës së tij të brendshme, Rënia e sipërpërmendur nuk la prapa mëkat fillimor në Njerëzim.
Përveç kësaj, kemi mësuar se shndërrimet përmes së cilave njeriu ka kaluar në harkun zbritës – që është qendërikës (centrifugal) për shpirtin e qendërsynues (centripetal) për materien – e për ata që përgatitet të përshkojë, që tani e tutje, në shtegun ngjitës, i cili do të këmbejë drejtimin e dy forcave (materia do të bëhet qendërikëse e shpirti qendërsynues), se gjithë këto shndërrime janë në prag edhe për majmunin antropoid gjithashtu, në gjithë kategoritë, që kanë mbërritur nyjen pranë njeriut në këtë Raund (të gjithë këta do të bëhen njerëz në Raundin e Pestë, siç ishin njerëzit e tanishëm majmunë në forma majmunore në të Raundin e Tretë).
Vëreni, pra, në banorët modernë të pyjeve të mëdhenj të Sumatras shembujt e degraduar e të rrëgjuar, “kopjet e shëmtuara”, siç Huxley thotë, të vetes sonë, ashtu siç ishim ne (shumica e njerëzimit) në nënracat e hershme të Rrënjërracës së Katërt, gjatë kohës që ashtuquhet “Rënia në breznajë”.
Majmuni që njohim ne nuk është prodhim i evolucionit natyror, por një aksident, kryqëzim mes një qenieje apo forme kafshërore dhe njeriut. Siç tregohet në volumin paraardhës (Antropogjeneza), është kafsha e pagojë që nisi e para kontaktin seksual, meqënëse ishte e para që u shfaq si mashkull dhe femër. Edhe Natyra, nuk kishte ndërmend që njeriu të ndiqte shembullin e kafshës, siç shihet edhe nga pjellja relativisht pa dhimbje e specieve të kafshëve, dhe vuajtjet e tmerrshme e rreziku i lindjes te gruaja.
Majmuni, siç tregohet në fakt edhe te ISIS Vellozbuluar, është “një shndërrim i specieve të lidhura më shumë me familjen njerëzore, një degë hibride shartuar me llojin e tyre para përsosjes së njeriut”. Majmunët vijnë miliona vjet pas njeriut që flet e janë bashkëkohësit e fundit të Racës sonë të Pestë.
Prandaj, është e rëndësishme të mbahet mend se Egot e majmunëve janë entitete të detyruara nga Karma e tyre të mishërohen në forma kafshërore, të cilat janë rrjedhojë e kafshërisë së Racës së fundit të Tretë e fillimeve të Racë së Katërt njerëzore. Janë entitete, të cilat tashmë kanë kapur “stacionin njerëzor” para këtij Raundi. Rrjedhimisht, ata përbëjnë një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm.
Traditat e panumërta për Satirat nuk janë thjesht fabula, por përfaqësojnë një racë të zhdukur njerëzish-kafshë. “Eva-t” kafshë ishin kryenënat e tyre, ndërsa “Adamët” njerëzorë kryebaballarët e tyre; prej këtu alegoria Kabalistike e Lilith ose Lilatu, gruas së parë të Adamit, që Talmudët përshkruajnë si grua tërheqëse flokëgjatë (kafshë femër sot e panjohur, prapseprapë kafshë femër, që quhet në alegoritë Kabalistike e Talmudike pasqyrimi femëror i Samael, Samael-Lilith, apo njeriu-kafshë i bashkuar, një qenie e quajtur Hayo Bischat, Bisha ose Bisha e Keqe (Zohar).
Prej këtij bashkimi jonatural rrjedhin majmunët, të cilët janë vërtet “njerëz pa gojë”, e do të bëhen kafshë që flasin (ose njerëz të nivelit të ulët) në Raundin e Pestë. Ndërsa mjeshtrat e një shkolle shpresojnë që disa prej Egove të majmunëve të një inteligjenve paksa më të lartë të rishfaqen në mbyllje të Rrënjërracës së Gjashtë, kurse forma e tyre i përket dorës së dytë, pasi forma nuk do të thotë asgjë. Speciet e florës, faunës e kafshës më të lartë në krye (njeriut) ndryshojnë në varësi të ambientit e kushteve klimatike, jo vetëm në secilin Raund, por edhe çdo Rrënjërracë gjithashtu, edhe pas çdo kataklizme gjeologjike që u jep fund apo nis një kthesë në këto epoka.
Në Rrënjërracën e Gjashtë, fosilet e Orangotangut, Gorillës e Shimpanzesë do të jenë ato të gjitarëve katërduarsh të zhdukur; dhe forma të reja (megjithëse të pakta në kohërat që i afrohen mbylljes së Manvantaras) do të zhvillohen nga tiparet “e braktisura” të racave njerëzore ndërkohë që ata rikthehen sërisht në jetën astrale prej baltës fizike.
Nuk ishte askush para njeriut dhe do të shfarosen para se të shfaqet Raca e Shtatë. Karma do t’u prijë monadëve të njerëzve të pazhvilluar të racës sonë e do t’i strehojë në format e evoluara njerëzore pasuese të babuinit fizikisht të rigjeneruar. Kjo, sigurisht, do të nisë miliona vjet nga tani. Por pamja e kësaj përparësie ciklike e gjithçkaje që jeton e merr frymë tani në tokë, e çdo specieje në aktin e vet, është e vërtetë e nuk ka nevojë për “krijim special” apo formim të mbinatyrshëm të njeriut, kafshës e bimës ex nihilo.
Kështu e shpjegon Shkenca Okulte mungesën e ndonjë hallke lidhëse mes majmunit e njeriut, duke treguar se i pari rrjedh nga i dyti.
Marrë nga Doktrina Sekrete – H.P. Blavatsky
Përktheu Arben Orhani
mnvr.org

Jon- 1159
Similar topics
» Doktrina Sekrete - Përmbytja
» Doktrina Sekrete - Blavatsky
» Doktrina Sekrete - Blavatsky
» Doktrina Sekrete – Hermafroditi hyjnor
» Doktrina Sekrete – Disa nga simbolet e Krijimit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi