Hipnoza, mes realitetit dhe legjendês
Faqja 1 e 1
Hipnoza, mes realitetit dhe legjendês
Hipnoza, mes realitetit dhe legjendës
Hipnoza është "kushërirë" e riteve voodoo, por nuk ka asgjë magjike. është një ndryshim i ndërgjegjes që na ndodh thuajse çdo ditë kur jemi të përhumbur.
Një veprim i kryer me mjete misterioze për të manipuluar vullnetin e njerëzve të tjerë. Një metodë për të "hetuar" në ndërgjegjen e një personi për të kuptuar sekretet...
Një teknikë në gjendje të kurojë në mënyrë të mrekullueshme çdo lloj sëmundjeje.
Në një mënyrë ose në një tjetër, të gjithë besojnë se hipnoza është një lloj magjie. Ajo është "kushërirë" e riteve voodoo, megjithatë hipnoza është klasifikuar mes "pseudoshkencave".
Fenomen natyral
Megjithatë, kjo praktikë nuk ka asgjë të çuditshme. Në të vërtetë është një eksperiencë normale, me të cilën përballemi thuajse çdo ditë.
Për shembull, kur shohim një film ose kur lexojmë një roman të bukur, kur dëgjojmë një konferencë ku jemi të përfshirë, kur dëgjojmë një muzikë që na tërheq ose, për më tepër, kur "ëndërrojmë" me sy hapur.
Ndonjëherë jemi të përqendruar, të përhumbur, të rrëmbyer nga diçka që e përqendron vëmendjen tonë deri në një pikë sa arrin të "injorojë" gjithçka që ndodh rreth nesh, duke humbur edhe sensin e kohës, me pak fjalë jemi të "hipnotizuar".
Gjithashtu, vlen të theksohet se hipnoza është një gjendje që na ndryshon perceptimin dhe ndërgjegjen por që ka një të veçantë interesante: në fakt, na lejon që të aktivizojmë dhe të bëjmë të dobishme "resurse" që duken si të paarritshme, me rezultatin për të përmirësuar një performancë ose për të thjeshtësuar arritjen e ekuilibrit e mirëqenies.
Le të analizojmë një shembull konkret: ka artistë që "futen" në këtë gjendje për të krijuar veprat e tyre dhe aktorë (sidomos nëse praktikojnë metodën e famshme Stanislavskij), që e përdorin për t‘u njëjtësuar me personazhin ose për të tërhequr më shumë spektatorët.
Një fillim spektakolar
I pari që e cilësoi hipnozën si diçka misterioze dhe të çuditshme ka qenë njëkohësisht ai që është cilësuar si "zbuluesi" i saj: Franz Anton Mesmer, një personazh i diskutueshëm, që ka jetuar në periudhën mes viteve 600 dhe 800.
I ndikuar nga zbulimet e kohës së tij (në veçanti nga elektriciteti dhe magnetizmi, forca të padukshme që ndikojnë mbi trupat), Mesmer teorizoi prezencën e një lëngu jetik në të gjitha qeniet e gjalla, duke e "pagëzuar" me emrin magnetizëm trupor, në analogji me forcën e padukshme që tërheq dy objekte të magnetizuara.
Në vazhdën e eksperimenteve të tij të komplikuara, përmes aplikimit të i magneteve në pjesë të ndryshme të trupit për të rrezatuar energji), Masmer arritur të provokojë në disa persona një gjendje "somnambulizmi artificial", përveçse përpëlitje, gjendje të fikti dhe paraliza të përkohshme.
Sipas tij, personat e hipnotizuar flisnin dhe u përgjigjeshin pyetjeve të tij, duke e harruar plotësisht ngjarjen.
Me pak fjalë, flitej për efekte shpesh spektakolare, që e bënë të fitonte famë në shtresat e fisnikëve dhe borgjezëve të viteve 700.
Por, hipnoza e atyre viteve ishte shumë ndryshe nga ajo "moderne": më e komplikuar, më autoritare dhe e drejtuar ndaj personave sugjestionues (që në shumicën e rasteve e përdornin për "të bërë spektakël").
E vërtetë apo jo?
Nga një lloj e tillë eksperience e ka marrë origjinën e ashtuquajtura hipnoza skenike, një formë argëtimi, që edhe sot gëzon një sukses të madh.
Zakonisht ndodh kështu: hipnotizuesi fton një vullnetar nga publiku, e shikon drejt e në sy duke folur në mënyrë monotone dhe përsëritëse, deri sa personi i përzgjedhur lëviz dhe mbyll qepallat, duke rënë në një gjendje gjumi hipnotik.
Në këtë pikë, personi duket sikur po "komandohet" nga hipnotizuesi. Në të vërtetë, personat e përfshirë në këtë ekzibicion bëhen "bashkëpunëtorë" të hipnotizuesit.
Në fakt, duke zgjedhur mes radhëve të publikut, hipnotizuesi rrezikon të dështojë, sepse personat sugjestionues janë të rrallë. Gjithashtu, mund të denoncohet edhe si abuzim me profesionin e mjekut.
Në shumë vende perëndimore hipnoza u lejohet vetëm mjekëve psikologë, sepse, nëse ndodh diçka ndryshe nga ajo që hipnotizuesi kishte menduar (aq më tepër te personat sugjestionues) mund të ketë pasoja të rënda psikopatologjike.
Mund të kryesh krime
Një tjetër mit që duhet rrëzuar është ai i "hipnozës për të vjedhur".
Sipas ekspertëve, ato episode që në mënyrë të vazhdueshme shfaqen nëpër gazeta dhe në të cilat personazhet (zakonisht indianë ose arabë) hipnotizojnë personat për t‘i grabitur nuk janë gjë tjetër veçse legjenda. Në të vërtetë nuk është e mundur të vendosësh në gjumë hipnotik një person pa vetëdijen e tij.
Në rast të këtij lloji, më shumë se për hipnozë duhet folur për një manipulim, për shembull përmes "teknikës së konfuzionit".
Shpesh, "viktimat" nuk duan ta pranojnë se janë mashtruar, ndaj pranojnë (në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo) se janë hipnotizuar. Po ashtu, të pamundur janë edhe krimet e kryera nën ndikimin e hipnozës, siç shihet shpesh në kinema.
Në fakt, nuk mund të detyrohet një person të kryejë veprime në kundërshtim me principet e tij morale dhe aq më tepër për të kryer krime.
Mendime të gabuara
Gjithashtu, në tjetër "mit" që duhet rrëzuar është ai se hipnoza ndikon në revokimin e ngjarjeve të harruara... për shembull të ndërtosh skenarin e një krimi apo të formulosh akuza të pabaza ndaj dikujt.
Kështu, fenomeni i hipermenesisë, ose i fuqisë së kujtimeve (edhe kjo një mënyrë e shfrytëzuar nga kinemaja) në të vërtetë është i diskutueshëm.
Në fakt, nuk është e thënë se gjatë hipnozës të mendosh dhe të bësh gjëra që i ke jetuar realisht, sepse kujtimet lindin gjithmonë nga imagjinata.
Një person i pandërgjegjshëm mund të kryejë skena të imagjinuara dhe të bindet se i ka jetuar vërtet. Në këtë mënyrë shpjegohen edhe "rikthimet në kohët e shkuara", të arritura nën efektin e hipnozës: nuk janë gjë tjetër veçse "zhytje" në fantazi sugjestionuese.

Admin- 1132
Similar topics
» Hakmarrja e legjendës
» Hipnoza
» Alkimia
» Sherlock Holmes, mes të vërtetës dhe legjendës
» Hipnoza - Hypnos
» Hipnoza
» Alkimia
» Sherlock Holmes, mes të vërtetës dhe legjendës
» Hipnoza - Hypnos
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi